“Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë.
Në një letër që mban datën 30 prill 1956 kur Miller ishte duke i dhënë fund divorcit me Mary Slattery, tregohet pasioni i madh që i kishte rrëmbyer.
“Do të puth e do të mbaj në krahë deri sa bashkë të shkrihemi në ndodhi të papritura, e jashtëzakonisht të bukura, deri sa të dëgjosh psherëtimat e mia. E kur koka jote të prehet mbi shpatullën time, atëherë do të jem burri më i lumtur më botë…”, shkruan Miller.
Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misfits” (Mospërshtatjet) posaçërisht për Marilyn Monroe. Fatkeqësisht martesa e Monroe dhe Arthur Miller mori fund në 20 janar 1961, kështu që filmi “The Misfits” (Mospërshtatjet) u duk sikur t’i përshtatej plotësisht situatës të krijuar mes çiftit.
Miller do të shprehej më vonë se “Unë nuk e kam kuptuar, se si Marilyn u bë një simbol i autenticitetit. Ndoshta kjo kish të bënte me faktin, se prej shikimit të saj burrat tradhëtonin dhe gratë indinjoheshin nga smira…”.
Pas vdekjes së saj, Miller do të ishte njeriu që do të përkufizonte më mirë karakterin e jetën e saj.
“Merlin vinte nga vitet dyzetë dhe pesëdhjetë. Ajo ishte dëshmia, se në psikikën amerikane seksualiteti dhe serioziteti nuk mund të ekzistonin bashkë, madje ato ishin në armiqësi e dy kontradikta përjashtuese mes tyre. Por më në fund Marilyn hapi rrugë dhe sërish asaj iu desh të pozojë nudo në një pishinë, që të mund të xhirohej një film”, shprehej ai. / KultPlus.com
(Bisedë me “Naša Borba”, marrë nga vepra “Zoti nuk është shqiptar”, 1996)
● Kohë më parë morët shpërblimin për libër të vitit. Ku ndodhet momentalisht, krijimtaria shqiptare, në ç’drejtim ecën dhe a ka sot kushte në kosovë për t’u marrë seriozisht me vlera të njëmendta artistike? ► Krijimtaria artistike shqiptare në Kosovë edhe në këto kushte të vështira po dëshmon vitalitetin e saj, jo vetëm të ekzistencës, po edhe të zhvillimit e të avancimit të vlerave. Krijimtaria, në veçanti letërsia, mund të vështirësohet, por është e papengueshme. Krijuesi i mirëfilltë, shkrimtari i mirëfilltë, në të gjitha kushtet dhe në të gjitha situatat është shkrimtar. Tekefundit, krijimtaria artistike shumë herë nuk është rezultat i ndjenjës së mirëqenies. Shkrimtari e prodhon vetë lirinë e vet krijuese, vetë akti krijues është çlirim dhe liri. Është e vërtetë se klima krijuese te ne është e rënduar mjaft, e ngushtuar, e ngarkuar me pasoja të vrazhdta të gjendjes në të cilën ndodhemi. Vlerat që arrijnë të krijohen dhe të ngrihen mbi këto vështirësi e pengesa, japin apriori provë të qëndrueshmërisë së tyre. Autorë vlerash të tilla, si çdo kulturë tjetër, ka edhe krijimtaria jonë dhe ata janë të papushtueshëm Kjo kurrsesi nuk do të thotë se dhuna e represioni të cilat në esencë janë antikulturë dhe anticivilizim, nuk e kanë lënduar ndjeshëm edhe kulturën dhe krijimtarinë tonë artistike, se nuk i kanë dëmtuar ndjeshëm vlerat, sepse, ato atë punë e atë qëllim kanë kurdo që pushteti i njërit i përdor ndaj kulturës dhe identitetit të tjetrit.
● Sa është e kushtëzuar krijimtaria artistike shqiptare nga ngjarjet ditore politike dhe a është e mundur t’u shmanget atyre? ► Klima dhe hapësira krijuese shqiptare këtu janë të rënduara, të ngushtuara, të ngarkuara. Ç’raport tjetër mund të kenë arti e kultura me dhunën, represionin e terrorin policor që janë përherë antipodë të kulturës e të artit? Kushtëzimi është evident. Ky kushtëzim nuk ka se si të evitohet, pasojat s’ka se si të mos ndjehen. Shkrimtari ynë, sikundër edhe të tjerët, nuk mund të jetojë jashtë kohës dhe jashtë jetës së popullit të tij, pra jashtë brengave dhe shqetësimeve dramatike që jetojnë sot shqiptarët në Kosovë, por edhe në vise të tjera të ish Jugosllavisë. Politika këtu nuk është më sferë interesimi e aktiviteti shtresash të caktuara që të mund t’i rrish anash. Ajo mirret me të gjitha dhe me të gjithë duke pasur në shënjestër çdo gjë që bën jetën, identitetin dhe ekzistencën shqiptare. Jeta politike këtu ndodh e kondensuar, e tensionuar, e instrumentalizuar ekstremisht nga tendenca shpërbëijeje të një substrati etnik. Është krejtësisht e kuptueshme përse shqiptarët nuk duan të jenë më vetëm objekt i politikave që do të vendosnin pozitën dhe fatin historik të tyre, ata duan të jenë subjekt esencial dhe i pakapërcyeshëm i vendosjes për pozitën dhe ardhmërinë e vet. Është po ashtu e kuptueshme përse në këtë vorbull vlimesh dramatike dhe vendimtare, intelektualët, andaj edhe shkrimtarët, nuk mund të kundrojnë anash. Kjo, madje as nuk varet më nga ata, varet nga imperativa të cilat nuk i përcakton vokacioni dhe vullneti i tyre.
● Ju ishit njëri nga pjesëmarrësit e dialogut të dëgjuar që u zhvillua në Francuska 7. Ç’ndodhi, në të vërtetë, atëbotë, ku u shfaqën mospajtimet më të mëdha dhe a ishin ato të pakapërcyeshme? ► Konsideroj se ai takim i shkrimtarëve në Beograd ishte i pari dialog mes shqiptarëve e serbëve. Ai ishte fillim i një dialogu i cili nuk u zhvillua dhe nuk u krye. Ishte i drejtpërdrejtë dhe krejtësisht i hapur. Një dialog politik pa politikë, pa rrotulla e retorizma të demagogjisë politike. Ai dialog, ai fillim dialogu, nuk ishte kurrsesi shkak i konfliktit, ishte hapje dhe sheshim i shkaqeve të konfliktit dhe, në esencë, dëshirë që ato të evitohen. Mospajtimet dhe kundërshtitë u hapën. Mirëpo, ato nuk qe e mundur të zgjidhen aty për aty. Ato u thanë sy më sy, pa ngurim e konsiderata të rreme, pa dorëza e komplekse. Dhe nuk u fshehën kurrë më. Ku e merr që ai dialog t’ishte ç’duhej t’ishte: fillim i një dialogu sigurisht të gjatë, të rëndë e të mundimshëm, por konstruktiv dhe qëllimmirë. Megjithatë aty u tha esenca e pozicionimeve të të dyja palëve. Nuk kishim iluzion se me një dialog, me një filiim dialogu, do të zgjidheshin e do të rrafshoheshin mospajtimet të dlat janë të ashpia, të thella dhe të kahershme. Ato as nuk mund të kapërcehen ndonjëherë pa u kapërcyer më parë shkaqet e tyre. Aq romantikë naivë të politikës nuk ishim as ne shkrimtarët. Ne vetëm po fillonim diç të domosdoshme që duhej të gjente vendin, mënyrën dhe vullnetin e mirë të vazhdohej. Krahasoni tani rezultatet e asaj që është dashur të bëhej me këto të kësaj që është bërë tragjikisht mbrapsht! Një gjë mund ta them me bindje të thellë: Mbyllja e dialogut që në fillim të tij ishte fatale. Sado që dialogu ynë atëherë filloi i ndezur e i elektrizuar nga kundërshti të ashpra të interesave e të argumenteve, nga paragjykime e emodone të hrinjuara gjatë kohë, në ffymën dhe në esencën e qëilimit të atij dialogu të rreptë përmes të dlit doemos që do të zbrazej në fillim tërë një akumulim i gjatë e i fshehur mllefesh e urrejtjesh, kishte më shumë kulturë e tolerancë, më shumë prirje për rezonim intelektual e njerëzor, se sa në të gjitha që pasuan. Mirëpo, dialogun e morën në dorë politika; polida, militarizmi. Gjuhën e argumenteve e zëvendësoi gjuha brutale e forcës, e represionit dhe dhunës. Dihet si i zgjidhin ato çështjet mes popujve. Ato thelluan ndarjen e mosbesimin, urrejtjen e egërsuan dhe e bënë patologjike. Mes nesh futën edhe mjaft gjak dhe varre. Tani jemi shumë më larg njëri-tjetrit. Jemi definitivisht të ndarë dhe të larguar. Në mënyrën më të egër, më primitive, më të papajtueshme.
● A ka sot çfarëdo komunikimi a bashkëpunimi të intelektualëve shqiptarë me kolegët e atyre nga ish-Jugosllavia dhe veçmas nga Serbia? ► Ndarja dhe largimi vazhduan të thellohen. Motivet që i shkaktuan dhe pasojat që lanë janë traumatizuese. Të rinjtë dhe një pjesë e madhe e inteligjencisë shqiptare njohën një realitet të hidhur raportesh të cilat nuk i mbanin mend nga golgotat e kaluara shqiptare dhe nuk mund t’i supozonin të mundshëm tani. Dëshprimi qe i madh posaçërisht tek ajo masë e shqiptarëve të cilët kishin investuar mjaft besim dhe bindje se ishte e mundur jo vetëm fqinjësia e mirë, po edhe bashkëjetesa dhe ardhmëria me serbët. Besimi dhe iluzionet u rrënuan gjer në themel: Duke zhveshur shqiptarët nga çdo subjektivitet politik, duke ushtruar kolonizim e ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike të Kosovës, duke përzënë nga puna, nga shkollat e nga fakultetet qindra mijëra punëtorë, kuadro, studentë e nxënës shqiptarë, duke serbizuar emra rrugësh, firmash, entesh, institucionesh e toponimesh, duke aplikuar ligje të posaçme diskriminuese si dhe përmes një sërë masash e veprimesh të tjera të dhunës, represionit, diskriminimit, aparteidit e gjenocidit të hapur, Serbia demonstroi në mënyrën më të vrazhdtë variantin dhe modelin e saj të kahershëm se si do ta zgjidhte ajo çështjen e Kosovës e të shqiptarëve, po t’i mbetej në dorë ta zgjidhi. Shqiptarët, të cilët nuk janë më çobanë, argatë dhe sharraxhinj, me sytë e tyre panë dhe njohën te ky model tërë monstruozitetin trishtues të elaboratit famëkeq të një Qubrilloviqi. Një e keqe e posaçme qe fakti se përballë gjithë kësaj, mungoi të dëgjohet zëri i ndërgjegjes së inteligjencisë serbe. Ai zë qe i shurdhër ose i shurdhuar. Nuk ka rëndësi në i mungoi guximi qytetar apo vullneti të dëgjohet. Në mos për të mbrojtur shqiptarët, atëherë për të mbrojtur dinjitetin e vet njerëzor, intelektual dhe kombëtar para vetes dhe para botës. Ishte një fenomen befasues e i palakmueshëm, do të thonim i shëmtuar, një shkak i posaçëm dëshprimi dhe thellimi të mosbesimit e të largimit. Pasojat janë të ndjeshme e të rënda dhe nuk shërohen lehtë. Ato do të jetojnë të thadruara në kujtesë gjeneratash. Dhe, kuptohet, ato lënduan thellë dëshirën dhe vullnetin për komunikim, kuptimin e komunikimit. Tani duhen durim, kohë dhe përpjekje të mëdha e të gjata për të rivënë urat e rrëzuara të çfarëdo kontakti a bashkëpunimi të cilit mund t’i besohet. Në Beograd kam pasur edhe vetë mjaft miq serbë nga fusha të ndryshme të artit e të kulturës. Nuk jemi parë e nuk jemi dëgjuar qëmoti. Nuk dua të besoj se janë bërë të tjerë njerëz, sepse njerëzorja mbetet te njeriu. Më dhimbset kushdo që, me vullnet e vetëdije apo pa to, misionin e vet të artistit e të intelektualit e viktimizion për shkaqe e motive të cilat nuk i bëjnë nder.
● Si i komentoni qëndrimet radikale të intelektualëve të shquar serbë e shqiptarë, me të cilat, krijohet përshtypja, këputen edhe ato pak fije bashkëjetese të serbëve e shqiptarëve në Kosovë, apo ndoshta konsideroni se bashkëjetesa është e pamundur? ► Do të jem krejtësisht i hapur dhe i sinqertë, ndryshe nuk ka kuptim biseda jonë. Pyetja juaj sikur i barazon pozicionimet [pa] dallim mes qëllimeve radikale të njërës dhe të palës tjetër. Ka, dhe dallimi është radikal, pothuaj i pakapërcycshëm: Ndërkohë që radikalistët shqiptarë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa liri, vetvendosje dhe pavarësi për vete, pa i munguar kujt as qimet e flokut, radikalistët serbë kërkojnë zgjidhje militare, dhunë, represion e terror, përzënie të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, ndërrim të dhunshëm të strukturës etnike, kolonizim e serbizim të Kosovës, zhbërje nacionale të qenies së tjetrit. Ky pozicionim, që është manifestim brutal dhe i shëmtuar i errësimit dhe erozimit të ndërgjegjjes nga pasione patologjike të urrejtjes ndaj tjetrit, nuk i bën nder as individit, as artistit e intelektualit, dhe as popullit në emër të interesave “të larta” të të cilit prononcohet.
● A është e mundur bashkëjetesa? ► Kjo është kryepyetja. Kryepërgjegjjen nuk e jep dot individi, e jep populli. Të dy popujt. Mundësitë e bashkëjetesës i provuam bashkë kaq gjatë në histori dhe në të gjitha variantat na doli e padurueshme dhe e pamundur. Dëshmitë e fundit ishin fatale, ishin tragjike. Duket sikur me bashkëjetesën mes popujve dhe me bashkëshortësinë është njësoj. Kur thyhen, thyhen si kupa e qelqtë, nuk ngjiten dhe nuk amohen më. Tani ne shqiptarët duam që, nga bashkëjetesa e keqe, të bëjmë fqinjësi të mirë. Ndoshta të dyja palët jemi më të përshtatshme për të dytën.
● Pos ndonjë tentimi të zbehtë imitimi të dialogut, dialog të njëmendët serbo-shqiptar nuk kishte deri sot. Sa mund t’i kontribuojnë intelektualët e pavarur normalizimit të marrëdhënieve dhe vendosjes së dialogut serioz politik? ► Intelektualët, po qenë intelektualë seriozë, nuk mund të mos jenë të pavarur. Intelektualët, po qenë të pamanipuluar e të painstrumentalizuar nga pushteti e politika, të painfektuar nga sëmundje urrejtjesh nacionale, janë pa dyshim më të miratueshmit të shtrojnë udhën dhe klimën e arsyes e të vullnetit të mirë, të qetësojnë euforitë banale e pasionet nacionaliste, të zbusin e të humanizojnë raportet, të ndërtojnë besimin në nevojën, në domosdonë dhe në mundësitë e dialogut. Kush tjetër pos intelektualëve dhe para intelektualëve. Të dy popujve tanë u uroj që tani, në të hyrë në shekullin njëzetenjë, ta kenë më të mençur kokën sesa pushkën. Artistët shqiptarë, disa vite të fundit, shumë rrallë kanë marrë pjesë në manifestime kulturore në Serbi. Edhe ato pak tentime që u bënë, është përshtypja se u instrumentalizuan nga garniturat politike. Në ca raste, artistët e tillë u shpallën “tradhëtarë” të interesave nacionale. A nuk ju duket edhe kjo pyetje paksa e instmmentalizuar dhe a nuk është më mirë që përgjigjen ta lëmë për kohë më të mira?
● Pas rënies së komunizmit në vendet evro-lindore, ndihet nevoja e krijuesve të tyre për të pushtuar hapësira të reja në rrjedhat kulturore evropiane e botërore. Çfarë është depërtimi i krijuesve shqiptarë në këtë plan? ► Hapja e Shqipërisë ndaj botës, pas aq kohë mbylljeje e izolimi, pas aq kohë vetëmjaftimi që është vetvrasës për kulturën e çdo populli, është hapje e udhëve dhe e vlerave për komunikim kulturor me botën. Po sistemohen përpjekjet të depërtohet me vlerat më të mira. Vlera te tilla ka nga shumë fusha të krijimtarisë dhe rezultatet, jo vetëm me një Kadare, janë kurajuese. Kurajim, vetëvetiu, na përket edhe ne këtu sepse një është kultura shqiptare./ KultPlus.com
Si sot, me 10 shkurt 2007 u mbajtën protestat në Prishtinë, për kundërshtimin e ndodhive të fundit që po ndodhnin asokohe.
Fotografitë nga ajo ditë, tregojnë vetë situatën dhe revoltën e qytetarëve.
Pastaj përkujtohen edhe dy të vrarët më 10 shkurt 2007, Mon Balaj e Arben Xheladini.
“Në përpjekje për ta ndalur kundërshtimin që qytetarët e Kosovës po i bënin Pakos së Ahtisaarit, më 10 Shkurt 2007, policia e UNMIK-ut, përveç që vrau Monin dhe Arbenin, i plagosi edhe mbi 80 demonstrues. Zenel Zeneli vazhdon ta ketë plumbin në afërsi të zemrës, Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisë, Mustafë Nerijovaj ishte qëlluar me plumb në ballë duke e ndihmuar një të plagosur” ka shkruar sot në rrjetin social Facebook Dejona Mihali nga VV./KultPlus.com
Një emër i spikatur i letërsisë shqiptare dhe që përfaqësonte gruan e pavarur dhe inteligjente ishte Musine Kokalari, shkruan KultPlus.
E lindur në Turqi, Musineja rikthehet me familje në Gjirokastër ku e vazhdon shkollimin deri për studimet akademike.
Studimet në Universitetin e Romës, në Itali, i kreu shkëlqyeshëm në vitin 1941. Teza e disternacionit të saj ishte “Naim Frashëri”, një studim pak i njohur, ndonse i çmuar në literaturën naimjane.
Në librin “Si lindi partia social demokrate”, Musineja kishte përshkruar pasionin e saj përgjatë përgatitjes së disteracionit të temës, duke e çmuar lartë kontributin e Naim Frashërit në letërsinë shqiptare.
“…Une u laurova më Nëntor 1941, duke mbrojtur tezën në përgjithësi për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, në katedrën e gjuhës shqipe që përfaqesohej nga arbëreshi Zef Skiroi
dhe Namik Resuli. Ne jemi brezi i rritur dhe ushqyer me ndjenja, mendime te vëllezërve Frashëri. Ata të tre ishin per ne apostuj të shqiptarizmit, të lirisë, te barazise, te demokracisë. …Une e kam njohur këtë ambient që në vogëli. Jam rritur me gjithshka qe rritej, zhvillohej, kërkohej, ishte mbështetur ne botëkuptimin e thellë iluminist dhe në reformimin e parlamentarizmin që na ushqeu Sami Frasheri që në bankat e shkollës…”, kishte shkruar Kokalari.
KultPlus ua sjell pamjen origjinale të diplomës së doktoraturës së Musine Kokalarit. / KultPlus.com
Shumë prej frazave për ekzistencën nga Aleksander Pushkini, janë nxjerrë nga poezitë e tij dhe fjalët e shprehura nga personazhet në romanet e tij. Janë të gjitha shumë të bukura, të thella dhe të veçanta, shkruan KultPlus.
Babai i letërsisë moderne ruse ka pasur një ekzistencë të trazuar. Si për mënyrën e tij të veçantë të të parit të botës, ashtu edhe për frymën rebele që e ka dalluar gjithmonë. Për pjesën më të madhe të jetës së tij ai u interesua për politikën, më shumë për etikën e saj sesa për ethet e pushtetit.
“Njerëzit janë shumë të ngjashëm me nënën e tyre të parë Evën: për atë që u jepet nuk janë mirënjohës e të kënaqur. Gjarpri i bind ata të shkojnë me të, drejt pemës së jetës. Ata duan të kenë frutin e ndaluar, ose parajsa nuk do të jetë parajsë për ta”.
Ky poet i madh rus pësoi persekutime të ndryshme dhe jetoi shumë vjet në internim. Pothuajse gjatë gjithë jetës së tij ai nuk njohiu qetësi. Vdiq në moshën 37 vjeç në një duel absurd, por fjalitë e tij mbi ekzistencën ende mbahen mend pas shumë shekujsh. Ja disa prej tyre.
Fraza për ekzistencën dhe vuajtjen nga Alexander Pushkin
Prodhimi i parë letrar i këtij poeti pati një ndikim të konsiderueshëm në romantizëm. Në njërën prej frazave të Aleksandr Pushkinit thuhet: “Vala e zemrës, mashtrimi magjepsës, na bën të vuajmë shumë shpejt”. Kjo frazë pasqyron frymën dramatike që karakterizoi shkrimtarët romantikë të epokës së tij.
Një citim tjetër nga autori rus pasqyron ndjenjën melankolike dhe idealiste tipike të shekullit të tetëmbëdhjetë. “Më mirë të rrimë këtu dhe të presim, mbase stuhia do të qetësohet dhe qielli do të ndriçohet, më pas ne do të jemi në gjendje të gjejmë rrugën tonë përmes yjeve”.
I huaji është i panjohuri
Pushkini u internua sepse ishte pjesë e një grupi sekret politik që ishte kundër monarkisë dhe sepse ai kishte botuar disa vargje që autoritetet i konsideronin subversive. Më vonë, edhe për shkak se në një letër personale u vetëshpall ateist.
Për të gjitha këto arsye, shumë nga fjalitë e Pushkinit për ekzistencën janë të ndërthurura me ndjesinë e të ndjerit larg, të përkatësisë në një realitet që nuk e ndjen të vetin. Një herë ai tha: “Shija e bukës së të tjerëve është e hidhur, thotë Dante, dhe shkallët e një shtëpie të huaj janë të rënda”.
Çdo gjë ka kohën e vet
Një nga temat e përsëritura në citimet e Aleksandar Pushkinit është rinia. Ndoshta sepse e kuptoi që vitet e tij rinore po kalonin shpejt për shkak të gjithë peripecive të tij, ose mbase sepse ai pa në këtë fazë të jetës më të mirën që mund të ofronte shpirti njerëzor.
Në shumë prej veprave të tij ai u drejtohet të rinjve drejtpërdrejt. Një nga frazat më të njohura thotë: “Duke parashikuar zërin e natyrës, ne nuk bëjmë asgjë, por dëmtojmë lumturinë tonë, dhe rinia e zjarrtë fluturon duke rendur pas këtij zëri”.
Realiteti nuk është gjithmonë gjëja më e mirë
Edhe pse veprat e fundit të Pushkinit kishin një ton më realist, poeti kurrë nuk e braktisi idealizmin që e karakterizonte. Ai ishte i vetëdijshëm për këtë, siç mund ta shohim në këtë thënie: “Një iluzion na lartëson më shumë se një mori të vërtetash të ulëta”. Do të thotë që është më mirë të kemi një ëndërr të madhe që na bën të rritemi, se sa shumë realitete të vogla që na bëjnë të mbetemi të mbërthyer në mediokritet.
Në një fjali tjetër ai shpreh këndvështrimin e tij më fort: “Për mua, më e dashur se shumë të vërteta të vogla, është iluzioni që lartëson”. Këtu, ai shprehet qartë se preferon ëndrrën e iluzionit në vend të zakonshmërisë.
Mbi moralin
Tema e moralit është e pranishme në tërë veprën e Pushkinit. Në veçanti, ai kritikonte falsitetin e jetës së oborrit, zakonet e kohës së tij dhe padrejtësitë e thella që pësonte populli. Për këto arsye, ai u kushtoi shumë reflektime këtyre problemeve.
Një tjetër prej frazave të tij të shkëlqyera thotë: “Klishetë morale janë shumë të dobishme kur nuk gjejmë brenda vetes sonë, justifikimet e sjelljes sonë”. Me këto fjalë ai nënvizon zakonin e disa njerëzve të gjejnë justifikime për sjelljen e tyre bazuar në idetë e të tjerëve, që merren si të mirëqena.
Aleksandar Pushkin ishte një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Si një mendimtar, një njeri që jetoi para kohës së vet, ai vdiq i zhytur në borxhe, por në mënyrë paradoksale, ishte Cari Nikolla ai që shleu të gjitha borxhet e tij./KultPlus.com
Në një prej teatrove të Selanikut, këtë fundjavë, u kënduan këngët e Korit “Lira”.
Koncerti në Selanik i korit i cili mban titullin “Nderi i Kombit” ishte një ngjarje që ka ngjallur emocione të veçanta tek bashkatdhetarët që jetojnë në Greqi.
Në një sallë të mbushur plot me dashamirës të muzikës dhe artit, teatri “Aneton” u bë dëshmitar i një performance të paharrueshme, ku Kori “Lira” përcolli disa nga pjesët më të bukura të repertorit të tij, të cilat janë të lidhura me trashëgiminë muzikore të qytetit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.
Dhjetëra emigrantë shqiptarë por edhe miqtë e tyre grekë kanë mbushur sallën e teatrit Aneton, ku performoi kori me histori 100-vjeçare. Ky aktivitet erdhi në përgjigje të ftesës së bërë nga Kori “Armonia” i Selanikut.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, në një mesazh në rrjetet sociale e vlerësoi këtë koncert si një rikthim te origjina, një moment emocionues me bashkatdhetarët që edhe pse larg atdheut ruajnë fort lidhjen me traditat dhe identitetin e tyre kombëtar./atsh/KultPlus.com
Bazilika Sinagogë e Sarandës është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të zbuluara në qytetin e Sarandës, në jug të vendit.
Ajo është një ndërtesë antike që daton nga periudha e vonë romake dhe është një nga sinagogat më të mëdha të zbuluara në rajon. Sinagoga është zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike të kryera në vitet e fundit dhe është e njohur për strukturën e saj të madhe dhe mozaikët e mrekullueshëm që janë gjetur në të.
Mendohet se hebrenjtë mbërritën në Shqipëri në katër periudha të ndryshme, që nga shekulli II. Ata madje krijuan një qytet të quajtur Jeriko e më vonë u quajt Orikum.
Sinagoga e Sarandës mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit. Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.
Gjatë shekujve XI-XII, Orikumi, i quajtur atëherë Jeriko, ishte pjesë e një krahine bizantine që përfshinte gjithashtu Kaninën dhe Vlorën. Kjo provincë, e njohur si provincia Jericho et Caninon, përmendet në dekretin perandorak dhënë Venedikut në 1198 nga Alexios III Angelos.
Sinagoga është një nga objektet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj, që shkojnë në Sarandë, duke qenë se është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit.
Aty zhvillohen edhe vizita të organizuara, të nxënësve të shkollave, të cilëve specialistët e DRTK Vlorë u shpjegojnë historikun dhe vlerat e monumentit./atsh/KultPlus.com
Më 11 dhe 12 shkurt 2025, në shenjë të festimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, organizon mbrëmje poetike dhe tryezë letrare, me pjesëmarrje të shkrimtarëve dhe studiuesve nga Kosova, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ulqini.
Në këtë aktivitet kulturor me fjalë përshëndetëse do të paraqitet Agim Krasniqi,
Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Në ditën e parë, në mbrëmjen poetike do të recitohen poezi të zgjedhura për Kosovën, të shkruara nga poetët e mirënjohur: Dritëro Agolli (“Unë di shumë për Kosovën”), Ali Podrimja (“Drenica), Ismail Kadare (“Kosova”), Azem Shkreli (“Motiv me Kosovë”), Bilal Xhaferri (“Kosova “) dhe Voreo Ujko (“Fusha e Kosovës”).
Në këtë mbrëmje poetike poezitë e tyre do t’i lexojnë: Agim Vinca, Sadik Bejko Ibrahim Berisha, Entela Kasi, Puntorie Muça Ziba, Binak Kelmendi, Sali Bashota, Salajdin Salihu, Lulzim Tafa, Lulzim Haziri dhe Hajredin Kovaçi.
Në ditën e dytë do të mbahet tryeza: Shkrimtarët për Kosovën. Kumtesat e tyre do t’i paraqesin shkrimtarët dhe studiuesit e letërsisë: Ibrahim Berisha (Shkrimtari i Kosovës: identiteti dhe pavarësia), Sadik Bejko (Takimet e mia me Rugovën në vitet e nëntëdhjeta), Agim Vinca (Shkrimtarët për lirinë e Kosovës), Entela Kasi (Kadare dhe Kosova), Ismet Kallaba (Kosova në publicistikën e Basri Çapriqit), Salajdin Salihu (Shkrimtarët për Kosovën: dy qasje të kundërta)
Binak Kelmendi (Pavarësia e Kosovës në shtypin francez), Qazim Muja (Jevrem Bërkoviqi dhe shkrimtarët e Kosovës) dhe Sali Bashota (Poetët për Kosovën)./ KultPlus.com
Po e përkujtojmë sot në 188-vjetorin e vdekjes, poetin Aleksandër Pushkin, shkruan KultPlus.
Aleksandër Sergejevic Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare.
Më 1811 u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e Aristokracisë Peterburgase. Ambienti ne lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anti-carizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare.
Popullaritetin e poetit anti-carist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti pa i mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhenj të Rusisë u vra në duel për çështje nderi, më 10 shkurt 1837./ KultPlus.com
108 vjet më parë lindi shkrimtarja Musine Kokalari, në Adanë të Turqisë.
Familja Kokalari u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Nëntë vjet më vonë, familja Kokalari u vendos në Tiranë. Në vitin 1937, mbaroi shkollën e mesme “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës, në Itali, të cilin e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1941.
Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Ishte viti 1943, kur Musine Kokalari së bashku dhe me disa shokë të tjerë formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”. Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari.
Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.
Në vitin 1961, e nxorën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret me kancer dhe dy vjet më pas ndahet nga jeta.
Dhjetë vjet pas largimit nga kjo jetë, në vitin 1993, iu dha pas vdekjes medalja “Martir i Demokracisë”./KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Gjatë qëndrimit në Francë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah Presidentit Macron, Zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, Kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.
Në kuadër të vizitës, Presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Presidenti Macron dhe Kryeministri Modi.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu./KultPlus.com
Artur Milleri i lindur në Nju Jork, vjen nga një familje hebreje austriake që ishin mërguar në ShBA. Familja e tij humbi pasurin gjatë viteve të krizës ekonomike botërore. Nga viti 1934, Milleri studioj publicistiken dhe gjuhen dhe literaturën angleze pranë Universitetit të Miçigenit. Krahas studimeve ai punojë ndër të tjera edhe si reporter dhe ndihmës në labor. Pas përfundimit të studimeve më 1938, Milleri shkroi pjesë për dëgjim dhe pjesë aktrimi.
Më 1945 doli romani i tij Pika Kyçe i cili e bëri të njohur Millerin si tregimtar. Shpërthimin si dramaturg i solli drama e tij Të Gjithë Bijtë E Mij (1947): Një fabrikat makinash me dijeni dërgonte pjesë rezeve të prishura për forcat ajrore, dhe në këtë mënyrë shkakton rrëzimin e 21 avionëve dhe vdekjen e njësiteve ushtarake në to. vetëm vetëvrasja e të birit të tij shkakton që edhe ky të ndiejë vetën përgjegjës për të tjerët. Më 1949, Milleri arrin sukses botërorë me Vdekja e Tregtarit Udhëtar.
Në dramën e tij Shikimi Prej Urës (1955) ai tematizonë ngjarjen e xhelozisë në mileun italiano-amerikan të qarkut të limani të Nju Jorkut nën urën e Bruklinit. Ndërsa pjesa e tij Kujtimi Në Dy Të Hënat (1955) paraqet botën moderne të punishteve. Nga mesi i viteve 50-ta, Milleri citohet nga senatori Mek Karti (McCarth) iKomiteut për sjellje jo amerikane, dhe denucohet si mik i komunistëve. Një padi në të holla dhe burgim e ngrehur për shkak të mos pranimit që të fliste më vonë u tërhoq.
Më 1956 Milleri për herë të dytë martohet, këtë herë me Merlin Monron (Marilyn Monroe); për atë, ky shkroi më 1959 librin e filmit të Gjon Hustonit (John Huston) I Pashoqërueshëm (1961) – filmi i fundit si për Merlin Monron po ashtu edhe për Klark Gablesin (Clark Gables). Në dramën Pas Mëkatit (1964), Milleri lëkundet për përkushtimet qendrore të tij, pyetja e fajit dhe përgjegjësisë së individit dhe shoqërisë.
Figura e avokatit merret si pasqyrë vetëfigurimit të Millerit, me figurën Magi ai portretronë ish gruan e tij tani më të vdekur Merlin Monron. Në dramën Çmimi (1968) Milleri demonstron se si shkatërrohen marrëdhëniet njerëzore nëpërmjet këmbënguljes së arritjes së qëllimeve ekonomike egoiste. Më 1983, Milleri inskenon në Pekin në teatrin popullor me aktor kinez pjesën Vdekja e Tregtarit Udhëtar. Rreth kësaj pune ai ka botuar një ditarë. Përkrahë Tenesi Uiliamit (Tennesse Williams), Milleri merret si përfaqësuesi më i rëndësishëm i realizmit psikologjik amerikanë. / KultPlus.com
Sipas rezultateve të fundit të pulbikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.13 për qind të votave pas numërimit të 88.59 për qind të votave, apo 2 mijë e 244 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë në total.
PDK renditet e dyta me 22.04%, LDK e treta me 17.67%, kurse AAK 7.64%.
Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.30%./KultPlus.com
Azem Shkrelí ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Librat e tij me të njohur me poezi janë: Bulzat, Engjujt e rrugëve, E di një fjalë prej guri, Nga bibla e heshtjes, Pagëzimi i fjalës, Nata e papagajve , “Lirikë me shi, Zogj dhe gurë. Ndërsa në prozë ai shquhet sidomos me romanin e tij “Karvani i bardhë”.
Azem Shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe dhe vazhdon të mbetet i tillë falë thesarit që ka lënë si pjesë e letërsisë shqipe. / KultPlus.com
Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje Çfarë pretendon se do shikoje? Cilin përbindësh mendon se fsheh? Po të zhgënjej, por nuk më njeh. Nuk ka nevojë për të trokitur Hyr, shih, kërko, mbet’ e habitur. Mure të zbrazët lyer pa ngjyra Fotografi, por pa fytyra. Diku e hedhur afër shtratit Është nje kuti e tersit, e fatit. E mbushur plot është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime. Janë fjalët që kam thënë aty, gjithkush që njoha, përfshi ty. Gjithçka që bëra, e që vetëm i ëndërrova Vendet ku shkela, ku jetova. Janë zënkat tona dhe mëritë Janë puthjet netëve pa dritë. Veset e mia që aq urreve Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty Herët kur s’të pash në sy. Jetët që pa ty jetova Të tjera femra që dashurova. Janë dhe sekretet që s’të kam thënë E amanetet që të kam lënë.
Fëmijet që kurrë nuk më lindën Epshet që vrava se nuk mu bindën. Ka letra, që për ty i shkrova Në zarfet që kurrë s’ti dërgova. E nëse gjithcka përmbys do kthesh Sekretin më të madh do gjesh. E kam fshehur në fund fare Po s’e zbulove, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim Atë më të shtrenjtin sendin tim. Balsamin që plagët shëronte kur kjo djall jete më kafshonte. Para fytyrës ngadalë afroje Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje. E kur ngadalë ta kesh zbuluar. Veç një pasqyrë do gjesh në duar. Do shohësh veten, reflektim Se ti , ishe thesari im! / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përgëzon qytetarët që edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.
Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.
Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.
”Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Gazetën Express, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi se “janë evidente probelemet teknike në platformë”.
Elezi bëri të ditur se të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.
“Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat”, tha Elezi.
Kantinat shqiptare janë përzgjedhur dhe vlerësuar në revistën më prestigjioze franceze të verës, “La Revue du Vin de France”.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ndau shkrimin e botuar në revistën franceze.
Në vlerësimin e verërave të kuqe, “Kallmet Rezerva 2019” e Kantinës “Arbëri” renditet me pikët më të larta, 93 pikë, duke na rikujtuar edhe njëherë rëndësinë e kultivimit të variteteve autoktone shqiptare. Ndër kantinat e tjera të vlerësuara me 88-92 pikë janë edhe Kantina Faba, Kantina Pupa, Uka Wine, Çobo Wine dhe Kantina Alpeta.
“Ky është një moment shumë i mirë për verën shqiptare dhe një provë e pakundërshtueshme se prodhimi ynë cilësor po hyn në hartën botërore të verërave më të mira”, theksoi Rama./atsh/ KultPlus.com
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri në këto momente kanë votuar 40.08 për qind e votuesve me të drejtë vote.
Sipas Elezit, procesi i votimit për kuvendin e Kosovës është përmbyllur me kohë dhe sipas informacioneve nuk ka pasur ndonjë problem që do ta cenonte integritetin.
“Duke u mbështetur në të dhëna preliminare, në zgjedhjet për kuvendin kanë votuar 40.04% apo 789 mijë njerëz, ku janë numëruar rreth 90.68% e vendvotimeve”.
“Menjëherë pas orës 19:00 ka filluar numërimi andaj KQZ-ja fton anëtarët e këshillave të vendvotimeve që ta kryejnë rolin e tyre dhe ta numërojnë saktë cdo votë”, tha Elezi.
Poezi nga José Saramago Përkthimi: Orjela Stafasani
Në fund të minierës ma sekrete Në brendësi të thelbit të frutit që ha Në dridhjen e notës ma diskrete Në guaskën e përdredhun që lshon zâ
N’shtresën ma t’dendun që piktura mund t’ketë Në venën ku gjaku ma shumë gurgullon, Në fjalën që për ma së shumti butësi flet Në rranjën që fshihet sa ma thellë që shkon.
Në heshtjen ma të thellë të ksaj pauze Në të cilën jeta shndrrohet në përjetësi Kërkoj dorën tande, t’ia zgjidh nyjen ksaj kauz Me dashtë, pa besu’, ma n’fund, këtë privatësi./ KultPlus.com
“Një grua që dashuron, i adhuron madje dhe veset edhe poshtërsitë e njeriut të cilin e dashuron. As ai vetë nuk do t’i gjente dot ato justifikime që gjen ajo për poshtërsitë e tij. Kjo do të thotë shpirtmadhësi, është bash ajo që e merr në qafë femrën”.
“Dhimbja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmangshme për një njeri inteligjent dhe me zemër të madhe. Burrat e vërtetë fisnik, unë mendoj, se kanë pikëllimin më të mrekullueshëm mbi tokë”.
“Çfarë është ferri? Unë pohoj se kjo është vuajtja e të qenit të paaftë për të dashuruar. “
“Njeriut i pëlqen vetëm t’i numërojë problemet, ai kurrë nuk e kalkulon lumturinë e tij.”
“Sa më e errët është nata, aq më të ndritshme janë yjet. Sa më i thellë të jetë pikëllimi, aq më afër je pranë Zotit!
“Unë i thash lëre bota le të shkojë në ferr, por unë duhet gjithmonë të kem çajin tim.”
“Të shkuarit gabim në rrugën e vet, është më mirë se të shkuarit drejtë në rrugën e dikujt tjetër”.
“Njerëzit flasin ndonjëherë rreth “shtazarakes” mizore të njeriut, por që është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët, asnjë kafshë nuk mund të jetë kurrë aq mizor sa një njeri, aq dinak…”
“Mbi të gjitha, mos e gënje vetveten. Njeriu i cili gënjen veten dhe dëgjon gënjeshtrën e tij vjen në një pikë që ai nuk mund të dallojë të vërtetën brenda, apo rreth tij, dhe kështu humbë gjithë respektin për vete dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur respekt ai pushon së dashuruari. “
“Unë e dua njerëzimin, tha ai,” por unë e shoh për habi se sa më shumë e dua njerëzimin si një tërësi, aq më pak e dua njeriun në veçanti. “
“Ne ndonjëherë befasisht takohemi me njerëz, madje edhe me të huaj të përsosur, të cilët fillojnë të na interesojë në shikim të parë, disi papritmas, gjithë përnjëherë, para se një fjalë është folur.”
“Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.”
“Shumë pakënaqësi kanë ardhur në botë për shkak të hutimit dhe gjërave të lënë të pashprehura.”
“Mbërritja tek një qëllim është pikënisja për një tjetër.”
“Në këtë botë nuk ka asgjë më të vështirë se sa të flasësh të vërtetën, ndërsa asgjë më të lehtë se sa të bësh lajka.”
“Unë besoj se përkufizimi më i mirë i njeriut është dykëmbësh dhe përbuzës.”
“Nuk është truri që ka rëndësi më të madhe, por ajo që e udhëzon atë -. Si karakteri, zemra, cilësitë bujare, idetë progresive.”
“Nëse dëshironi të vështroni brenda një shpirtit njerëzor dhe për të marrë dijeni se si ta njihni një njeri, mos u mërzisni duke analizuar mënyrën e tij për të qenë i heshtur, duke folur, apo duke qarë, duke e parë atë se sa ai është i vendosur nga idetë fisnike, ju do të merrni rezultate më të mira në qoftë se ju e shikoni atë si qesh. Nëse ai qesh mirë, ai është një njeri i mirë. “
“Bukuria do e shpëtojë botën”
“Unë mund ta shoh diellin, por edhe nëse unë nuk mund ta shoh atë, unë e di se ai ekziston. Dhe duke qenë në dijeni se dielli është aty – kjo është jeta “.
“Bëhu dielli dhe të gjithë do t’ju shohin”.
“Unë jam një ëndërrimtar. Unë di kaq pak nga jeta reale që unë thjesht nuk mund të ndihmojë t’i rijetoj ato momente si ato në ëndrrat e mia, për çaste të tilla është diçka që kam shumë pak përvojë. Unë po shkoj të ëndërroj për ty gjatë gjithë natës, tërë javën, dhe tërë vitin. Unë ndihem se të njoh ty aq mirë sa që nuk mund të kem njohur më mirë, edhe nëse kishim qenë miq për njëzet vjet.
Ti nuk do të më humbasësh mua? Vetëm dy minuta, dhe më ke bërë mua të lumtur përgjithmonë. Po, të lumtur. Kush e di, ndoshta më ke pajtuar mua me veten time, duke zgjidhur të gjitha dyshimet që i kisha. Kur u zgjova më dukej sikur disa rrokje të një melodie që e kisha njohur një kohë të gjatë, kisha dëgjuar diku më parë, por e kisha harruar, një melodi me ëmbëlsi të mrekullueshme, që tashmë ishte kthyer tek unë. Dukej për mua se kisha qenë duke u përpjekur për të dalë nga shpirti im gjatë gjithë jetës sime, dhe vetëm tani-
Qoftë se ju bieni në dashuri, ju mundeni të jeni të lumtur me të. Ju s’keni nevojë t’i uroni asgjë asaj, sepse ajo do të jetë e kënaqur me ju. Bëje që qielli juaj të jetë gjithmonë i qartë, bëje që buzëqeshja juaj e dashur gjithmonë të jetë e ndritshme dhe e lumtur, dhe bëje të jeni të bekuar për gjithnjë, për atë moment të begatshëm lumturie që i ke dhënë një zemre të vetmuar dhe mirënjohëse. A nuk është një moment i tillë i mjaftueshëm për tërë jetën e dikujt? “
“Më e zgjuara mbi të gjitha, sipas mendimit tim, është njeriu i cili e quan veten një budalla të paktën një herë në muaj.”
“Të duhet diçka më shumë se sa inteligjenca për të vepruar me zgjuarsi.”
“Të duash është të vuash dhe nuk mund të ketë dashuri ndryshe.”
“Mos ta harrojmë se shkaktarët e veprimeve njerëzore të pamatur janë zakonisht më komplekse e të ndryshme se sa shpjegimet tona të mëvonshme të tyre.”
Presidenti Bajram Begaj, e nisi me komunat shqiptare, Tuzin e Plavë- Gucinë, vizitën zyrtare dyditore në Malin e Zi, ku iu rezevua një pritje vëllazërore dhe ceremoni festive.
Në Tuz, ansambli “Besa” e priti Presidentin e Republikës së Shqipërisë me “Vallen e Mejdanit” në sheshin ku ngrihet monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skëndërbeu.
Presidenti Begaj vendosi një kurorë me lule në monumentin e Skënderbeut, të vendosur në këtë shesh më 28 Nëntor të vitit të shkuar për festën e flamurit dhe u përshendet me qytetarët.
Më pas zhvilloi një takim me drejtues të Tuzit dhe përfaqësues politikë të shqiptarëve në institucione, me të cilët diskutoi për forcimin e pozitave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe rajon, si dhe angazhimin e përbashkët për të mirën e tyre. Kreu i Shtetit inkurajoi drejtuesit e Tuzit të vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e identitetit, ndërsa garantoi mbështetjen e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, duke u shprehur se kjo është një përparësi për institucionet shqiptare.
Edhe në takimin me veprimtarët shqiptarë të Plavës e Gucisë, Presidenti i Republikës, ndërsa u njoh me problematikat që ata hasin, theksoi nevojën e gjetjes së rrugëve për të ruajtur dhe forcuar identitetin shqiptar përballë çdo lloj sfide, siç është emigrimi apo asimilimi i shqiptarëve autoktonë.
Presidenti përgëzoi shqiptarët që kanë ruajtur gjuhën dhe shqiptarinë, si dhe shprehu vullnetin për të ndjekur projektet zhvillimore ndërkufitare që do të ndikonin në ekonominë e këtyre trevave, ndërsa theksoi rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e këtij takimi për trajtimin e çështjes shqiptare dhe vijimësinë e kontakteve të tilla, në menyrë që komunikimi të institucionalizohet edhe përmes ndërtimit të infrastrukturës lidhëse mes njëri-tjetrit.
“Çështja kombëtare, duhet të dominojë mbi çdo interes politik, për faktin se është më e rëndësishme dhe gjithashtu duhet të punojmë fort të mbrojmë gjuhën shqipe”, – u shpreh Presidenti Begaj.
“Interesi ynë i përbashkët është që të mbrojmë ADN- në tonë dhe ADN-ja jonë është e lidhur me gjuhën. Ju thatë se askush nuk është i ndalur në shkollë që të mësojë shqip, por duhet që ne të promovojmë më shumë, të trashëgojmë më shumë, të kultivojmë më shumë. Kjo arrihet me kontributin e çdo individi shqiptar që jeton këtu, fëmijë, të rinj, të rritur, pleq të mençur, të cilët duhet të bëhen bashkë për atë që është e rëndësishme për ne”, vijoi ai.
Presidenti i Republikës u zotua se një mesazh të tillë do t’i përcjellë edhe homologut të tij, Milatovic, për zhvillimin e këtyre zonave, në menyrë që të rinjtë të gjejnë mundësi pune këtu, që rinia shqiptare të mos ikë në emigrim, por të jetojë në trojet e të parëve.
Presidenti Begaj, premtoi shqiptarëve në Mal të Zi se personalisht dhe si President i Republikës do të jetë në dispozicion të tyre në shërbim të interesave madhore kombëtare dhe gjithashtu i siguroi ata që kanë e do të kenë vëmendjen e shtetit shqiptar./atsh/ KultPlus.com
Një nga konceptet më të vështira për mendimtarët e hershëm për t’u kuptuar ishte ideja e asgjësë. Kudo që shkojmë dhe gjatë gjithë jetës sonë, gjithmonë ka diçka rreth nesh. Ka ajër dhe materie që na rrethon, sepse nëse nuk do të kishte, as ne nuk do të ishim këtu.
Me kalimin e kohës, shkencëtarët dhe filozofët u mësuan me idenë e asgjësë dhe filluan ta studionin. Ajo që zbuluan ishte se asgjëja në të vërtetë është diçka.
Nga boshllëku te numri zero
Ideja e një vakumi dhe e numrit zero kanë origjina shumë të ngjashme.
Filozofët e lashtë grekë debatonin nëse një vakum – të cilin ata e quanin gjithashtu zbrazëti – mund të ekzistonte edhe teorikisht. Shumë nga këto debate ishin të lidhura me çështjen e ekzistencës së atomeve, një temë për të cilën kanë diskutuar filozofët atomistë si Leukipi, Demokriti dhe Epikuri.
Sipas tyre, nëse gjithçka ishte e përbërë nga atome, atëherë duhej të kishte hapësira midis atomeve, të cilat përbëheshin nga asgjëja.
Nga ana tjetër, Aristoteli ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së vakumit dhe është ai që formuloi shprehjen e famshme: “natyra e urren boshllëkun”. Sipas Aristotelit, një vakum nuk mund të ekzistonte, sepse nëse do të krijohej, gjithçka rreth tij do të vërshonte menjëherë për ta mbushur atë.
Megjithatë, ky ishte një nga ato raste ku mendimi i lashtë ishte njëkohësisht i gabuar, por edhe i saktë. Duke pasur parasysh rrethanat që supozonte Aristoteli, ai kishte të drejtë: një vakum në Tokë do të mbushej nga atmosfera përreth. Kjo ide e presionit atmosferik është baza e shumë pajisjeve që përdorim sot.
Por ai edhe gabohej, pasi ekzistenca e vakumit u provua më vonë në rrethana që Aristoteli nuk mund t’i imagjinonte.
Sfida ndaj Aristotelit
Për shumë shekuj, ndikimi i Aristotelit dominoi filozofinë dhe shkencën. Gjatë Mesjetës, pikëpamja e tij mbizotëroi në filozofinë islame dhe europiane.
Megjithatë, disa dijetarë filluan ta vënë në pikëpyetje këtë ide. Jean Buridan, një filozof francez i shekullit XIV, sugjeroi se mund të kishte zbrazëti mes sferave qiellore. Po ashtu, në botën islame, dijetari iranian al-Biruni argumentonte se “nuk ka asnjë provë të dukshme që e përjashton mundësinë e ekzistencës së vakumit”.
Një debat i madh mes filozofëve mesjetarë ishte se çfarë ndodhte kur dy pllaka metalike të bashkuara tërhiqeshin nga njëra-tjetra. A krijohej një vakum midis tyre, qoftë edhe për një moment?
Eksperimenti që ndryshoi gjithçka
Deri në vitin 1643, çdo diskutim mbi vakumin ishte thjesht teorik. Nuk kishte eksperimente për ta krijuar atë dhe askush nuk dinte si ta bënte. Madje, disa njerëz besonin se as Zoti vetë nuk mund të krijonte një vakum.
Kjo ndryshoi kur shkencëtari italian Evangelista Torricelli kreu një nga eksperimentet më të rëndësishme në historinë e shkencës. Ai mbushi një tub të gjatë me mërkur dhe e përmbysi në një enë të mbushur me mërkur. Ai vuri re se niveli i mërkurit në tub ra në rreth 76 cm, duke krijuar një hapësirë boshe në pjesën e sipërme.
Kjo hapësirë, e njohur më vonë si “vakumi i Torricellit”, ishte prova e parë se boshllëku ekzistonte dhe se presioni atmosferik ishte ai që mbante shtyllën e mërkurit në këmbë. Eksperimenti i tij çoi në shpikjen e barometrit të parë në botë.
Pas Torricellit, shkencëtarë të tjerë vazhduan kërkimet mbi vakumin:
Blaise Pascal e përsëriti eksperimentin në lartësi të ndryshme dhe konfirmoi ekzistencën e vakumit.
Otto von Guericke shpiku pompën me vakuum në vitin 1650 dhe kreu eksperimentin e gjysmë-sferave të Magdeburgut, duke treguar fuqinë e presionit atmosferik.
Robert Boyle dhe Robert Hooke përdorën pompa vakumi për të studiuar sjelljen e gazrave, duke vendosur bazat e Ligjit të Boyle, i cili përshkruan marrëdhënien midis presionit dhe vëllimit të gazit.
Vakumi në hapësirë dhe sfidat moderne
Në shekullin e 19-të, studiuesit zbuluan se drita përhapej si një valë, por nuk e dinin se në çfarë mediumi lëvizte. Për një kohë, ata menduan se ekzistonte një substancë e quajtur “eter”, që mbushte hapësirën. Kjo hipotezë u rrëzua më vonë, duke konfirmuar se drita mund të udhëtojë edhe në vakuum.
Me zhvillimin e mekanikës kuantike, ideja e vakuumit u bë edhe më komplekse. Studimet treguan se vakuumi nuk është plotësisht bosh, por përmban fluktuacione kuantike dhe grimca virtuale. Një efekt i tillë, i njohur si Efekti Casimir, u vërtetua eksperimentalisht dhe tregon se edhe në boshllëk të plotë, ekzistojnë forca të padukshme që veprojnë mbi objektet.
Disa shkencëtarë dhe autorë të fantashkencës kanë spekuluar se Zero Point Energy – energjia e fshehur brenda vakuumit kuantik – mund të shërbejë si një burim i pafund energjie. Megjithatë, nuk kemi ende ndonjë ide se si mund të shfrytëzohet kjo energji.
A është hapësira një vakuum i përsosur?
Jo, edhe hapësira nuk është një vakum i përsosur. Në orbitën e ulët të Tokës, presioni është 10⁻⁶ deri në 10⁻⁸ Torr, që është mjaftueshëm për të krijuar fërkime mbi satelitët dhe për t’i bërë ata të dalin nga orbita.
Në hapësirën ndërplanetare, presioni bie në 10⁻¹² Torr.
Në hapësirën ndëryjore, mes yjeve të një galaktike, është rreth 10⁻¹⁷ Torr.
Në hapësirën ndërgalaktike, larg gjithçkaje, është 10⁻¹⁸ Torr – që është sa një atom hidrogjeni për metër kub, pra maksimumi i një vakuumi perfekt që mund të gjejmë në natyrë.
Filozofët e lashtë debatuan për vakuumin mbi 2000 vjet më parë, dhe të dyja palët kishin të drejtë në mënyra që nuk mund t’i kishin kuptuar atëherë. Vakuumi mund të ekzistojë, por nuk mund të jetë kurrë perfekt.
Në fund të fundit, ata ishin njerëzit e parë që e bënë një çështje kaq të madhe… nga asgjëja. / bota.al/ KultPlus.com