American Music Awards do të frymojë shqip

Përpara ceremonisë vjetore të American Music Awards , kush nga yjet botërore do të prezantojnë eventin e madh muzikor.

Një mori personazhesh të famshëm do të moderojnë AMA-s dhe përfshijnë disa prej emrave më të mëdhenj në muzikë, televizion dhe film.

Më parë u lajmërua se një nga prezantueset do të jetë Rita Ora, ndërsa vjen edhe lajmi se midis tyre është dhe Bebe Rexha.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Ndërsa, këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa pritet të performojë në AMA-s dhe paralajmëroi se do të vijë plot surpriza.

Midis yjeve që do prezantojnë janë: The Chainsmokers, Normani, Rita Ora, Sara Gilbert, Macaulay Culkin, Billy Eichner, Amber Heard, Heidi Klum, Tyra Banks, Busy Philipps, John Stamos dhe Constancewu.

Kurse, personazhet që do performojnë janë: Taylor Swift, Camila Cabello, Cardi B, Mariah Carey, Halsey, Jennifer Lopez, Ella Mai, Shaën Mendes me Zedd, Carrie Underëood, Khalid, Ciara, Post Malone dhe shumë të tjerë./KultPlus.com

Bebe Rexha: Jam shqiptare, andaj përfshiva daullet në album

The Forbes ka publikuar një intervistë të realizuar me këngëtaren Bebe Rexha e cila ka diskutuar më shumë për albumin e saj “Expectations” dhe jetën e saj duke nxjerr në pah edhe detaje që kanë të bëjnë më prejardhjen e saj shqiptare, përcjellë KultPlus.

Më të filluar intervistën këngëtarja është shprehur e lumtur që ka arritur të publikojë albumin si dhe ka diskutuar për muzikën dhe për admirimin që ka ndaj këngëtares Pink dhe Beyonce, duke mos harruar edhe nënën e saj.

“Kur shikoni dikë si Pink apo Beyonce, ka diçka ndryshe në mënyrën sesi ato e vënë në pah muzikën dhe artin e tyre. Ka diçka më të thellë që e ndjen”, është shprehur ajo.

Tutje ajo ka treguar se radhitja e këngëve në album në një mënyrën është e sinkronizuar edhe më kohën kur ato këngë janë shkruar.

“Unë isha në këtë botën e muzikës pop/rock dhe pastaj fillova ta bëjë këngën “I’m A Mess” pastaj “2 Souls On Fire” dhe këngën “Shining Star” dhe mendova se sado që e dua muzikën pop/rock, unë mbetem një vajzë nga Neë York-u dhe më pëlqen muzika ritmike dhe kultura. Unë jam edhe shqiptare dhe ne kemi ato daullet dhe më është dashur të përfshijë edhe ato. Kjo ka ardhur natyrshëm mirëpo ishin definitivisht tri këngët e para që ndihmuan në ndërtimin e tingullit të këtij albumi”, ka treguar ajo.

Tutje këngëtarja ka biseduar për mbështetjen e saj të cilën po ua ofron, grave që janë në industrinë e muzikës dhe për lidhjen e saj më nënë, Bukurije Rexha. E pyetur se kush është personi që e mbanë ‘ me këmbë në tokë’ ajo është përgjigjur se ai person është nëna e saj. Ajo ka treguar sesi ajo shpesh herë kur e qorton i flet edhe në gjuhën shqipe.

“Isha nervoze kur dëshirova që ta nxjerrë këngën “I’m A Mess” sepse kur për herë të parë e shkrova atë këngë isha në një vend të errët dhe nëna ime e dëgjoi atë. I dhimbsem kur më sheh duke shkruar këngë të tilla. Ajo ka dëshirë që të më sheh të lumtur dhe urren të më shoh të shqetësuar dhe në atë gjendje. Kështu që isha shumë nervoze që ta publikoj këtë këngë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja ka publikuar albumin “Expecations” dhe tashmë ka lajmëruar se do të realizojë videoklipin e këngës së saj “I’m A Mess”./KultPlus.com

Bebe Rexha dhe Eminem performojnë së bashku në Coachella (VIDEO)

Festivali Coachella Valley Music and Arts Festival tashmë ka filluar dhe po mbledh rreth vetës emra të njohur të muzikës.

Në skenën e këtij festivali është ngjitur edhe këngëtarja Bebe Rexha për të performuar së bashku me Eminem këngën “The Monster”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Bebe Rexha edhe pas performancës ka qenë e shokuar nga ky bashkë interpretim. Këngëtarja e cila ka qenë edhe bashkë autore e tekstit “The Monster” asnjëherë nuk e kishte menduar se do të performonte në skenë së bashku me këngëtarin.

Ajo përmes llogarisë së saj në Twitter ka shkruar në lidhje me këtë interpretim.

“Posa performova ‘The Monster’ së bashku me Eminem në Coachella. E kam shkruar këtë këngë në vitin 2013 në një kohë kur mendoja se nuk do arrija që t’i realizoj ëndrrat e mia. Pesë vite më vonë, heroi im më ftoi në një nga skenat më të mëdha botërore për të kënduar këtë këngë që ka shumë kuptim për mua.”, ka shkruar këngëtarja Bebe Rexha.

Në skenë për të performuar këngë të ndryshme gjatë këtij koncerti Eminem kishte ftuar edhe këngëtar të tjerë si: Dr Dre, Skylar Grey, 50 Cent, e shumë të tjerë./ KultPlus.com