Bruce Springsteeni dhe John Legend do të performojnë në inaugurimin e Bidenit

Bruce Springsteen dhe John Legend janë emrat e rinj që kanë hyrë në listën e performuesve në inaugurimin e Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

New York Times raporton se këngëtari 71 vjeçar i “The Dancing in Dark” dhe këngëtari i hitit “All Of Me”, 42 vjeçari John Legend do të shoqërojnë grupin muzikor Foo Fighters gjatë ceremonisë që do të zhvillohet më 20 janar.

Në shfaqjen që do të udhëhiqet nga aktori i famshëm Tom Hanks do të marrin pjesë edhe aktoret Eva Longoria dhe Kerry Washington.

Ditë më parë është raportuar se himnin kombëtar në ceremoninë e inaugurimit do ta performoj Lady Gaga.

Ndërkaq artistë të tjerë që do të marrin pjesë në këtë ngjarje janë edhe Jennifer Lopez, Justin Timberlake e Demi Lovato. /Koha / KultPlus.com

“Western Stars” e shkëput Springsteen prej tradicionales

Albumi i nëntëmbëdhjetë i Bruce Springsteen është cilësuar si shkëputje dramatike prej traditës. 

Aq dramatike madje saqë në intervistat që i paraprinë publikimit, autori i “Western Stars’” u ndje i shtrënguar që t’i sigurojë fansat me termet “shërbimet normale do të vazhdojnë sa më parë që është e mundur”, duke aluduar se do t’u kthehet xhirimeve dhe turneve me bendin “E Street Band” më vonë gjatë këtij viti. 

Zotimi qartazi e vë në pah shqetësimin se “Western Stars” i tmerroi fansat e Bosit për faktin se sa larg cilido prej stileve standarde muzikore të tij e ka shpënë ky album heroin e tyre.

Në të nuk ka gjurmë të stilit dallues të “E Street Bandit” dhe as të tipareve veçuese të solo-albumeve të mëhershme të tij: krejt këto janë zëvendësuar nga orkestrime të këndshme, vargje të bollshme e tipare të muzikës franceze, vokale të buta femërore, tinguj të vakët kitare dhe efekte të shumta vibrimesh. 

Nuk bazohet aq fort në muzikën country. E gjithë kjo përbën shkëputje të qartë, ndonëse ekziston një ndjesi që megjithatë i përputhet qasjes së përhershme të Springsteenit. 

Zëri i tij tingëllon sërish nostalgjik. “E Street Band” dhe kënga “The Ghost of Tom Joad” kanë bazë në muzikën që lulëzoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur Springsteen ishte rreth 12 vjeç.Koha.net/ KultPlus.com