Obama tashmë edhe prezantues televiziv

Pas bashkëshortes Michelle, edhe ish-presidenti i SHBA, Barack Obama gjithashtu zyrtarisht ka startuar në botën e televizionit.

Obama në fakt do të bashkëprezantojë me Bruce Springsteen serialin ”Spotify ‘Renegades: Born in the Usa”.

”Renegades” do të trajtojë çështje të tilla si çështjet racore, politika, prindërimi dhe  martesa.

Seriali përbëhet nga tetë episode.

“Është një diskutim personal dhe i thellë midis dy miqve që eksplorojnë të kaluarën e tyre, besimet e tyre dhe vendin që ata e duan ashtu siç ishte, si është dhe si duhet të vazhdojë”, thuhet në një shënim nga ”Spotify”.

Obama dhe Springsteen janë miq prej një kohe të gjatë.

Ata u takuan për herë të parë gjatë fushatës presidenciale në 2008. / atsh / KultPlus.com

U.S. President Barack Obama addresses a rally during the last day of campaigning in the general election November 5, 2012 in Madison, Wisconsin. Obama and his opponent, Republican presidential nominee and former Massachusetts Gov. Mitt Romney are stumping from one ‘swing state’ to the next in a last-minute rush to persuade undecided voters.

Obama dëshironte një profesion tjetër në fëmijëri: Nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president

Kur ishte fëmijë, ish-presidenti amerikan ëndërronte një profesion krejtësisht ndryshe.

Barack Obama ëndërronte të bëhej arkitekt, teksa gjithashtu i pëlqente shumë basketbolli, por nuk ishte një prerje kampioni dhe më pas ajo ëndërr u zhduk shpejt.

“Sigurisht, që unë nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president, ëndrra ime të bëhesha një arkitekt dhe një djalë i mirë”, thotë Obama për veten e tij, i intervistuar nga Fabio Fazio në ‘’Che Tempo Che Fa’’ në Rai3 për të prezantuar librin ‘Një Tokë e Premtuar’, autobiografie e presidentit të 44-të të SHBA, afro-amerikani i parë për tetë vite në krye të Amerikës.

“Isha i izoluar në Shqëpinë e Bardhë dhe ëndërroja të shëtisja dhe të pija një kafe pa u njohur nga të tjerët, por edhe privilegjin për t’i shërbyer vendit”, theksoi ai në intervistë.

“Ngjarjet në Capitol Hill… duhet t’i ruajmë në mendjet tona. Duhet të na kujtojnë se demokracia nuk është një dhuratë që vjen nga parajsa… Ne gjithmonë duhet të investojmë në demokraci”, thekson Obama. /ata/ KultPlus.com

Kompania filmike e çiftit Obama me prodhime të reja

Kompania filmike e Barak dhe Michelle Obamës njoftoi të premten gjashtë projekte të reja për kompaninë Netflix, duke përfshirë një histori dashurie dhe një triller për të rinjtë.

Kompania Higher Ground Productions e ish-Presidentit dhe ish-Zonjës së Parë do të përshtasë romanin e autorit britaniko-pakistanez Mohsin Hamid “Dalja në Perëndim” për ta bërë film, sipas një deklarate të Netflix-it. Libri tregon historinë e një çifti të ri që gjen dyert magjike drejt vendeve të tjera dhe që më pas e gjen veten në mes të një krize globale refugjatësh.

Projekte të tjera përfshijnë një film fantastiko-shkencor të quajtur “Sateliti”, i cili do të prodhohet me kompaninë e produksionit T Street, e drejtuar nga regjisori i serialit “Star Wars” Rian Johnson dhe producenti Ram Bergman.

Një tjetër është “Tenzing”, historia e një nepalezo-indiani, i cili arriti i pari në majën e malit Everest me zelandezin Sir Edmund Hillary.

“Gruaja e Re” është një film me metrazh të gjatë që përshkruan një grua në ditën e saj të martesës, e cila ndihet e hutuar kur afrohet një stuhi. Kompania gjithashtu po krijon dy seriale televizive.

“Vajza e Zjarrfikësit” është një triller i bazuar në një roman të shkrimtares Angeline Boulley dhe flet për një 18 vjeçare, anëtare të fisit Ojibwe, e cila merr pjesë në një hetim policor.

Seriali tjetër është një dokumentar për parqet kombëtare.

Netflix tha se projektet do të dalin gjatë viteve të ardhshme por pa dhënë data të sakta.

Barack dhe Michelle Obama nënshkruan një marrëveshje shumëvjeçare produksioni me firmën Netflix në vitin 2018.

Projektet e tyre të mëparshme me Netflixin përfshijnë “Fabrika Amerikane”, e cila fitoi një çmim Oskar në vitin 2020 për dokumentarin më të mirë./voa/ KultPlus.com

Dy vogëlushët rikrijuan fotografi të çiftit Obama gjatë inaugurimit të Presidentit Joe Biden

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, në një postim në Instagram ka shpërndarë disa foto të dy fëmijëve.

Nga postimi i saj që u bë, bëri nam të madh në rrjetet sociale.

Fëmijët Ryleigh dhe Zayden të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila ka shpërndarë fotografinë e tyre edhe në Twitter.

Michell, në postimin e saj në Twitter ka shkruar: “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”, ku edhe ka bashkangjitur fotografitë fort të lezetshme të këtyre dy vogëlushëve./KultPlus.com

Betimet presidenciale, jo të lehta sa duken

Para se të marrin udhëheqjen, Kushtetuta e Amerikanëve u kërkon presidentëve të betohen.

Franklin D Roosevelt ka kryer këtë ceremoni katër herë, pasi fitoi në katër zgjedhje. Por ai ndan rekordin me Barack Obaman që kishte dy mandate. Por si funksionon kjo ceremoni?

Më 2009, gjatë inaugurimit të parë, Obama huqi një fjali të rëndësishme pas një gabimi të John Robertsit, që menaxhoi procedurën e betimit. Për t’u siguruar, Obama lexoi betimin të nesërmen.

Në inaugurimin e dytë, më 2013, pati më pak dramaticitet. Pasi që 20 janar i atij viti qëlloi të dielën, Obama e kreu ceremoninë e betimit në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe sërish në publik të nesërmen.

Ai s’ishte i pari që gaboi në formulim – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën – por ai është i vetmi që ka përsëritur betimin me korrigjime.

Më 1929, një gabim i betimit të Herbert Hooverit u zbulua nga një 13-vjeçare, Helen Terwilliger, që kishte mbajtur në mend fjalët dhe po e dëgjonte në radio. Më vonë ajo i shkroi shefit të ceremonisë, William Taft, që pranoi gabimin, por insistonte se nuk ia humb presidencën Hooverit./koha/ KultPlus.com

Obama në datëlindjen e bashkëshortes: Çdo moment me ty është bekim

Datëlindjen e 57-të të Michelle Obamës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka uruar me fjalë të veçanta, shkruan KultPlus.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një urim, teksa ka pasur fjalë të përzgjedhura për bashkëshorten e tij.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, partnerja ime dhe shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është bekim. Të dua Miche”, ka shkruar Barack Obama.

Çifti Barack dhe Michelle janë martuar në vitin 1992 dhe janë prindër të dy vajzave, Malia 22-vjeçare dhe Sasha 19-vjeçare. / KultPlus.com

Washington, DC – January 20, 2009 — United States President Barack Obama first lady Michelle Obama walk in the Inaugural Parade in Washington, D.C. on Tuesday, January 20, 2009. Credit: Ron Sachs – Pool via CNP

Kënga e Dua Lipës në mesin e të preferuarave të Obamës gjatë vitit

Në prag të festave të fundvitit persona me rëndësi në botë janë duke listuar librat, këngët dhe veprat e vitit, shkruan KultPlus.

Kësaj iniciative iu është bashkuar edhe ish-presidenti i Amerikës, Barack Obama.

Obama ka shpërndarë në profilin e tij në Instagram këngët e tij të preferuara për vitin 2020.

Në mesin e këngëve të shumta të cilat kanë arritur të dëgjohen në mbarë botën, zë vend edhe ylli shqiptar, Dua Lipa. Kënga “Levitating” renditet e 8-ta në top 30shen e Obamës.

“Këtu janë disa nga këngët e mia të preferuara për këtë vit. Si zakonisht, unë kisha disa konsulta të vlefshme nga mësuesja e muzikës së familjes, Sasha për të bërë bashkë gjithë këto. Shpresoj të gjeni një këngë të re për të dëgjuar”, ka shkruar Obama në mbishkrim

Viti 2020 ka qenë me përplotë suksese për Dua Lipën. / KultPlus.com

Libri i Barack Obamas thyen rekorde, mbi 3 milionë kopje në vetëm një muaj

Libri “A Promised Land” që në shqip përkthehet “Një tokë e premtuar” ku ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka shkruar kujtimet e tij është shitur në mbi 3 milionë kopje, pavarësisht se ka vetëm një muaj që ka dalë në treg.

Shtëpia botuese “Crown” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3.3 milionë në SHBA e Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Në “A Promised Land” i cili është një nga dy vëllimet e planifikuara, trajtohet zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.

Ndërkohë që ende nuk është deklaruar ndonjë datë për botimin e vëllimit të dytë, përcjell tch.

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.

Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën shitje nga 3.5 deri në 4 milionë kopje.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg. / KultPlus.com

“Michelle ishte e trishtuar dhe e zemëruar”, Barack Obama tregon si e shpëtoi martesën pas presidencës

Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar: “Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”

Ndërsa, ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë: “S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak”.

Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”

Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”

Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”

Ai vazhdoi: “E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”

Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.

Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.

“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.” / KultPlus.com

Libri i Barack Obamës vlerësohet brenda 100 librave më të mirë të vitit

Në mesin e titujve të shumtë nga autorë të ndryshëm në vlerësimet e “New York Times” për 100 librat më të mirë të vitit është edhe vepra e Barack Obamës, shkruan KultPlus.

Libri i shkruar nga ish-presidenti i Amerikës e që përbrenda saj ka kujtime të tij, “A promised land” ka arritur që të vlerësohet në top 100-shën më të mirë të vitit sipas vlerësimeve të New York Times. Ky cilësohet si një sukses tejet i madh sepse vepra është publikuar më 17 nëntor.

Obama për këtë libër ka treguar më parë se pse ka vendosë të shkruaj një libër që përshkruan punën e tij si president i SHBA.

“Me librin tim unë doja t’u shpjegoja lexuesve se si është të jesh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doja të ju bëja me dije njerëzve se ndonëse mund të duket diçka e mahnitëshme, presidenca është vetëm një punë dhe qeveria jonë federale është një ndërrmarrje njerëzore si çdo tjetër. Doja të ju bëja me dije se edhe njerëzit që punojnë në Shtëpinë e Bardhë përjetojnë të njëjtat gjëra si njerëzit e zakonshëm: zhgënjim , shpërthim, kënaqësi. Si dhe doja të ju tregoja një histori timen personale me të cilën të rinjtë mund të frymëzohen”, tha Obama.

“A promised land” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it. / KultPlus.com

Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në Kanada, raportojnë mediat.

Ku libër, me çmimin 45 dollarë, është në rrugë të bëhet më i shituri në kategorinë e memoareve të presidentëve në historinë e re.

të entuziazmuar me shitjen gjatë ditës së parë” u shpreh Davide Drake i shtëpisë botuese Pingvin.

AP rikujton se libri i bashkëshortes së Obamës, Micheles, në ditën e parë qe shitur në 725 mijë ekzemplarë, ndërsa brenda dy vjetësh në gjithë botën arriti tirazhin 10 milionë .

Sa për krahasim, libri i Bill Clintonit “Jeta ime” në ditën e parë u shit më një tirazh rreth 400 mijë ekzemplarësh, transmeton Koha.net. / KultPlus.com

Obama uron Biden: Unë e di se ai do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani

Ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Ai tha se ndihet tejet krenar për fituesin Biden.

Obama ka thënë se Joe Biden do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani në zemër, pavarësisht nëse ai kishte ose jo votën e tyre.

Po ashtu, ish presidenti tha se Biden e pret një punë e gjatë përpara pasi do të përballet me shumë sfida si – një pandemi e tërbuar, një ekonomi e pabarabartë dhe sistem drejtësie, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik.

Postim i plotë:

Nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden, dhe Zonjën tonë të Parë, Jill Biden.

Unë gjithashtu nuk mund të isha më krenar të përgëzoja Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjet novatore të Kamalës si Nënpresidente e jona e ardhshme.

Në këto zgjedhje, në rrethana të pësuara kurrë, Amerikanët dolën në numër të paparë kurrë. Dhe sapo të numërohen çdo votë, Presidenti i Zgjedhur Biden dhe Zëvendës Presidenti i Zgjedhur Harris do të kenë fituar një fitore historike dhe vendimtare.

Ne jemi me fat që Joe mori atë që duhet për të qenë President dhe tashmë e mbart veten në atë mënyrë. Sepse kur ai të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai do të përballet me një seri sfidash të jashtëzakonshme që asnjë President nuk ka patur kurrë – një pandemi e tërbuar, një ekonomi e pabarabartë dhe sistem drejtësie, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik.

Unë e di se ai do ta bëjë punën me interesat më të mira të çdo amerikani në zemër, pavarësisht nëse ai kishte ose jo votën e tyre. Kështu që unë inkurajoj çdo amerikan që t’i japë një shans dhe t’i japë mbështetjen tuaj. Rezultatet e zgjedhjeve në çdo nivel tregojnë se vendi mbetet thellësisht i ndarë. Do të mbetet vetëm Joe dhe Kamala, por secili prej nesh, të bëjë pjesën tonë – të shtrihet përtej zonës sonë të rehatisë, të dëgjojë të tjerët, të ulë temperaturën dhe të gjejë disa pika të përbashkëta nga të cilat të ecim përpara, të gjitha nga ne duke kujtuar se jemi një komb, nën Zotin.

Në fund, unë dua të falënderoj të gjithë ata që punuan, organizuan dhe dolën vullnetarë për fushatën Biden, çdo amerikan që u përfshi në mënyrën e tyre dhe të gjithë që votuan për herë të parë. Përpjekjet tuaja bënë një ndryshim. Shijojeni këtë moment. Atëherë qëndro i fejuar. E di që mund të jetë rraskapitëse. Por që kjo demokraci të qëndrojë, ajo kërkon qytetari tonë aktive dhe përqendrim të qëndrueshëm në çështjet – jo vetëm në një sezon zgjedhor, por të gjitha ditët në mes.

Demokracia jonë ka nevojë për të gjithë ne më shumë se kurrë. Dhe Michelle dhe unë shpresojmë të mbështesim Presidentin tonë të ardhshëm dhe Zonjën e Parë sido që të mundemi./ KultPlus.com

Michelle Obama: Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë, ti martohesh sepse beson tek personi tjetër

Disa ditë më parë, ish-zonja e parë e Amerikës e cila është tejet e dashur për publikun, gjatë eventit të ‘Essence Festival’, mbajti një fjalim ku këshillonte gratë dhe vajzat në gjetjen e partnerit të tyre, shkruan KultPlus.

E martuar prej 26-vitesh me Barack Obama-n, ish-zonja e parë tregoi disa sekrete të vogla që e kanë ndihmuar për një marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjatë.

“Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë. Ti s’e bën këtë sepse është e thjeshtë. Ti martohesh sepse beson tek personi tjetër. Zonja dhe zotërinj, prandaj është kaq e rëndësishme të martoheni me dikë që e respektoni. Është e rëndësishme të martoheni me dikë që është i barabartë me ju dhe do që ju të fitoni në jetë aq sa ju doni për ta.”- u shpreh Michelle.

Për ta bërë më të thjeshtë deklaratën, ajo e paralelizoi këtë me sportet.

“Im shoq është skuadra ime. Nëse ne duam ta fitojmë këtë lojë bashkë, ai duhet të jetë i fortë dhe duhet të jetë gjithashtu dakord me forcën që do të tregoj unë. Unë s’dua një lojtar të dobët në skuadrën time, as ai s’e do këtë. Ndonjëherë, ne pranojmë dobësitë tek njëri tjetri pasi kjo duket më e thjeshtë. Bëni kujdes nga burrat ose gratë që duan thjeshtë një njeri të lehtë.”- shtoi ajo. / KultPlus.com

Barack Obama boton kujtimet e tij nga jeta në Shtëpinë e Bardhë

Vëllimi i parë i kujtimeve të Barack Obama-s në lidhje me tetë vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt do të jenë pjesë e librarive, njoftoi sot e e përjavshmja “New Yorker”, transmeton KultPlus.

Me titull “Toka e premtuar “, libri do të dalë më 17 nëntor. “Obama e shkroi atë personalisht, me dorë, në letra të verdha shënimesh”,
specifikoi drejtori i “New Yorker”, David Remnick, dhe pritet që kujtimet do të dalin në dy vëllime.

“Obama vendosi që do të ishte më mirë që kujtimet të ndaheshin në dy grupe “, tha Remnick.

“Toka e premtuar” mbyllet me lindjen e lëvizjes “birtherismo”, Donald Trump-in dhe vrasja e Osama bin Laden-it.

Për daljen në shitje të vëllimit të dytë nuk është vendosur ende një datë. / KultPlus.com

Michelle Obama: Unë e dua Barack-un për karakterin dhe dhembushurinë e tij

Barak dhe Michelle Obama, çifti i njohur amerikan të cilët ditë më parë u shpallën edhe dy figurat më të admiruara të vitit 2020, sot shënojnë plot 28 vite martesë, shkruan KultPlus.

Ishte Michelle, ajo që e para uroi Barack-un me fjalë prej më të mirave.

28 vite me këtë person. Dashuria ime, unë e dua @Barack Obama për për buzëqeshjen e tij, karakterin e tij dhe dhembshurinë e tij. Pra, jam mirënjohëse që e kemi atë si partner përmes gjithçka”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CF5OFHkA4zk/?utm_source=ig_embed

Dalin në ankand veshjet e çiftit Obama

Disa veshje personale të ish-çiftit presidencial Barack dhe Michelle Obama do të dalin në ankand.

Këto përfshijnë një fanellë basketbolli që i përkiste ish-presidentit gjatë viteve të shkollës së mesme dhe e cila mund të arrijë deri në 200 000 dollarë.

Fanella mban numrin 23 dhe shoqërohet gjithashtu me një libër shkollor të vitit 1979, kur ai ishte në shkollën ”Punahou” në Honolulu, e cila përfshin fotografi të të riut Obama duke luajtur basketboll.

Ndërsa për Michelle, një fustan elegant mbrëmjeje i veshur gjatë një mbledhje fondesh në 2010 në Uashington do të dalë në ankand.

Është një model ”Norman Norell 1950” dhe vlerësohet midis 50 000 dhe 70 000 dollarë.

Nga shitjet e tyre familja Obama nuk do të marrë asnjë fitim, por fondet do të kalojnë për bamirësi. / atsh/ KultPlus.com

Michelle dhe Barack Obama janë njerëzit më të admiruar në botë

Ish-presidenti amerikan dhe zonja e parë, Barack e Michelle Obama kryesojnë listën e njerëzve më të admiruar në botë për burra dhe gra, sipas një anketë të këtij viti të realizuar nga YouGov.

Anketa përfshiu 45.000 njerëz në 42 vende.

Që kur nisi anketa më 2014, kjo është hera e parë që Obama mund Bill Gates dhe liderë të tjerë politikë dhe ekonomik.

Obama ndiqet afërsisht nga Gates, i cili pas ka Xi Jinping (i treti), Elon Musk (i nënti), presidenti rus Vladimir Putin (12) dhe presidenti Donald Trump i cili renditet në vendin e 15.

Një numër i madh i yjeve të sportit dhe showbizit gjithashtu janë në këtë listë, përfshirë Cristiano Ronaldon, Lionel messi, Michael Jordan, Jackie Chan dhe Keanu Reeves.

Ish-zonja Micelle Obama, e parë gjithashtu doli e para nga ‘gratë më të admiruara në botë’ duke lënë pas Mbretëreshën Elizabetë II (e treta) dhe kancelaren gjermane Angela Merkel në vendin e 12. Ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u rendit e 13’ta, Greta Thunberg në pozitën 18 dhe Malania Trump e 19’ta./ KultPlus.com

Michelle dhe Barack Obama, figurat më të admiruara në botë

Ish-presidenti amerikan Barack dhe Michelle Obama janë njerëzit më të admiruar në botë, sipas një sondazhi nga ”YouGov Opinion Research Institute”, transmeton KultPlus.

Sipas ”YouGov”, kjo është hera e parë që ish-presidenti i SHBA arrin në krye të renditjes së burrave që kur filloi sondazhi “Më të admiruarit në botë”, në 2014.

Miliarderi themelues i Microsoft, Bill Gates tani renditet si njeriu i dytë më i admiruar, pasi zuri vendin e parë vitin e kaluar, ndërsa lideri kinez dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping është njeriu i tretë më i admiruar, sipas rezultateve të sondazhit.

Gruaja më e admiruar në botë mbetet Michelle Obama, me aktoren Angelina Jolie në vendin e dytë dhe mbretëreshën britanike Elizabeth II në vendin e tretë.

Vitin e kaluar, prezantuesja amerikane Oprah Winfrey përfundoi e dyta, Angelina Jolie e treta.

”YouGov” intervistoi 45 000 persona nga 42 vende. / KultPlus.com

59 vjet nga lindja e Barak Obamës, presidenti që fitoi Çmimin Nobel për Paqe

Barack Obama u lind më 4 gusht 1961 në Honolulu, Haëaii, ishte presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009.

Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën si elektricist për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 3 qershor 2008 Obama arriti, sipas të dhënave të LGBT, shumën e domosdoshme të meshkujve për t’u nominuar si kandidat për kryetar komune brenda partisë së tij, duke lënë pas në këtë mënyrë konkurrenten dhe senatoren amerikane, gruan e ish-doktorit të ShBA-ve, Hillary Clinton.

Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për kryetar komune.

Obama erdhi në pushtet pas një periudhe shumë të vështirë ekonomike, që preku jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por të gjithë botën. Fokusi kryesor ne muajt e parë të ardhjes në pushtet ishte rimëkëmbja ekonomike pas Krizes së madhe dhe recensionit të viteve 2008-2009. Gjatë 2 vjeçarit të parë u miratua dhe paketa e parë e rimëkëmbjes ekonomike, që stimulonte rimëkëmbjen dhe daljen nga recensioni. Të tjerë ligje të miratuar ishin: “Ligji i vitit 2009 për rimëkëmbjen dhe ri-investimet Amerikane” dhe “Ligji i vitit 2010 për lehtësimin e taksave, papunsinë dhe hapjen e vendeve të reja të punës” që konsiderohen dhe si 2 sukseset e para të administratës Obama.

Më 9 nëntor 2009 Barack Obamës i akordohet dhe Çmimi Nobel për Paqe me motivimin “për përpjekjet e mëdha për forcimin e mardhëneve ndërkombëtare diplomatike dhe nxitjen e bashkëpunimit midis popujve”.

Iniciativa ligjore e administratës Obama do të ishte “Ligji për mbrojten e pacientëve dhe për përkujdesjen shëndetësore të përballueshme” që ndryshe u quajt edhe si “Obamacare”. Miratimi i këtij ligji ishte një nga pikat e forta të fushatës së tij, falë t cilit siguroi dhe votën popullore.

Ishte Presidenti i parë me ngjyrë, që vinte nga një e shkuar e varfër e nga familje pa trashëgimi politike. Ishte një qytetar i thjeshtë, që gjatë karrierës si avokat, së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama luftuan për njohjen e “kulturës së zezë” në ShBA, përkrahën iniciativa që ndihmonin gratë dhe fëmijët dhe promovuan një politikë liberale por që kishte peshë të madhe vendimmarrjeje. Aktivitete që vazhduan dhe gjatë Presidencës.

Mund të konsiderohet si President paqësor, që fokus kishte përmirësimin e marrëdhënieve me shtete ‘jo-miqësore” me Amerikën dhe të riforocnte imazhin e Shteteve të Bashkuara si promotore të paqes. Kjo u pa dhe me afrimin që u bë me Iranin dhe Kubën gjatë qeverisjes së tij. Sllogani i fushatës së tij “Yes! ëe can!” që në shqip përkthehet “Po! Ne mundemi!”, u kthye nga një sllogan politik në një thirrje shprese për ndryshim për grupet e paperfaqësuara mjaftueshëm në shoqërinë amerikane.

Obama konsideronte të shenjta të drejtat e njeriut dhe të drejtën e secilit minoritet brenda ShBA-ve për të jetuar si i barabartë mes të barabartëve. / KultPlus.com

Letra e shqiptarit 6 vjeçar që frymëzoi Presidentin Obama

Alex Myteberi është shqiptari 6 vjeçar i cili i dërgoi Presidentit amerikan Barack Obama, një letër e cila frymëzoi jo vetëm të por miliona amerikanë, transmeton KultPlus.

Në letrën që i kishte dërguar tri vjet më parë, Alex i kërkoi Obamës të dërgonte 5 vjeçarin, Omran Daqneesh në shtëpinë e tij për t’u kujdesur për të së bashku me motrën e tij Katerinën dhe të ndante lodrat dhe gjithçka tjetër bashkë me të.

Nëna e Aleksit, Valbona Myteberi ka treguar për ‘Euronews Albania’ historinë e letrës.

“Kur Aleksandri donte t’i shkruante letrën Omranit, në fillim u kujtova që do të harrohej, se ishte momentale, mbase jo serioze,” thotë ajo.

Nëna e 9 vjeçarit, megjithatë, thotë se ai filloi të fliste për Omran çdo ditë, kështu që vendosi t’i shkruante një letër presidentit të atëhershëm të SHBA Barack Obama.

Pas dorëzimit të letrës, Valbona rrëfen se nuk priste të merrte një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo është akoma e entuziazmuar ndërsa kujton momentin kur zyra duke shkruar fjalimet e presidentit e telefonoi atë për ta ftuar të shkonte në shtëpinë më të famshme në botë.

“Kur mbaj mend momentin kur më thirrën dhe më thanë që presidenti e kishte marrë letrën, unë akoma emocionohem sot sepse të qenit refugjat në Amerikë nuk është e lehtë. Ishte me të vërtetë një moment i paimagjinueshëm,” thotë ajo.

Në Samitin e Refugjatëve, ku morën pjesë udhëheqës të shumë shteteve, Obama lexoi letrën e Aleksit për të dhënë një mesazh paqeje. Ish presidenti tha se ai dhe të tjerët duhet të mësojnë shumë nga fjalët e djalit.

Nëna e Aleksit e kujton Presidentin Obama si një person shumë të dashur dhe të ngrohtë me fëmijët. / KultPlus.com

Barack dhe Michelle Obama gati të ‘thyejnë’ rekorde klikimesh, në qendër të vëmendjes me një emision

Barack Obama pritet të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes globale një vit pas largimit të tij nga posti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle, pritet të krijojnë një cikël emisionesh për kompaninë “Netflix”.

New York Times, shkruan së fundmi se ata janë në bisedime me kompaninë për prodhimin e një emisioni serial ekskluzive për sajtin amerikan të transmetimit ‘online’, të fokusuara në histori frymëzuese.

Po ashtu “New Yourk Times” shkruan se nëse konfirmohet kjo çifti Obama do të anashkalojnë medie të rëndësishme amerikane si “Fox News”.

“Presidenti dhe zonja Obama kanë besuar gjithnjë në fuqinë e tregimit të historive frymëzuese. Në jetët e tyre, ata kanë promovuar historitë e njerëzve, përpjekjet e të cilëve për të bërë dallimin kanë ndryshuar botën për mirë”, tha Eric Schultz.

“Netflix” ka investuar shumë në përmbajtje, ndërsa përpiqet të rritet edhe më shumë. Nuk është e qartë sesa do të paguhej çifti Obama nëse marrëveshja do të arrihet. Aktualisht, ata lidhen drejtpërdrejt me audiencën përmes medieve sociale.

New York Times shkruan se në projektin e mundshëm Obama të moderojë debate mbi çështje si kujdesi shëndetësor, ndryshimet klimatike dhe emigracioni, të gjitha këto tema që kanë dominuar në 8 vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Djaloshi shqiptar i përfshirë në librin e Obamës (FOTO)

“An intimate portrait” është libri që është publikuar për ish presidentin e SHBA-ve, Barcak Obama, shkruan KultPlus.

Ky libër që përfshinë fotografi, rrëfime nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë Pete Souza, disa të publikuara për herë të parë, ka përfshirë edhe fotografinë e djaloshit shqiptar Alex Myteberi, i cili i pat shkruar letër të hapur Obamës, me rastin e refugjatëve nga Siria.

Kjo letër ka bërë që Obama ta pres Alex-in gjashtë vjeçar, bashkë me familjen e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe konsiderohet si një ndër ngjarjet që ka marë vëmendje të madhe nga mediet. Fotografia e Alex është përfshirë në këtë libër në mesin e shumë fotografive të tjera që kanë spikatë mandatin e presidentit Obama./KultPlus.com

Letrat e Harper Lee zbulojnë mendimet e saj private mbi Barack Obama, Gregory Peck dhe plakjen

Fituesja e shumë çmimeve Harper Lee ishte aq e famshme por e kishte dhe jetën e saj private. Por tani, njohja e jetës së autores së “To Kill a Mockingbird” mund të dalë në dritë nëpërmjet korrespondentes së saj personale, shkruan New York Daily News, përcjellë KultPlus.

Nate D. Sanders Auctions ka 38 letra me shkrim nga Lee për shitje. Shkrimet përmbajnë biseda mes autores dhe mikes së saj Felice Itzkoff gjatë një periudhe pesëvjeçare e cila përfundoi në vitin 2010. Itzkoff vdiq një vit më vonë, dhe Lee vdiq në vitin 2016 në moshën 89 vjeçare.

Në një letër, të datës 20 janar 2009 – ditën e inaugurimit të Presidentit Barak Obama – Lee shkroi: “Në këtë Ditë Inagurimi unë i numëroj bekimet e mia … Po mendoj edhe për një mik tjetër, Greg Peck, i cili ishte një mik i mirë të Lyndon B. Johnson. Greg i tha atij: ‘A mendoni se do të jetojmë për të parë një president me ngjyrë?’ LBJ tha: “Jo, por unë dëshiroj edhe atë.

Peck, i cili luajti Atticus Finch në adaptimin e filmit të vitit 1962 të romanit të Lee, ishte një mik i përjetshëm i autores.

Në një letër tjetër, të datës 14 maj 2009, Lee përshkruan shërbimin përkujtimor për Horton Foote, i cili shkroi skenarin për ” To Kill a Mockingbird “. Letra u shkrua gati një gjysmë shekulli pas filmit të bazuar në romanin e saj të jashtëzakonshëm të vitit 1960, për të cilën ajo fitoi çmimin Pulitzer.

Përtej presidencave dhe miqësive personale, letrat e Lee mbulojnë fenë, trashëgiminë e saj jugore dhe indinjaten e plakjes./ KultPlus.com