Ermal Meta po vjen me album të ri, publikon datën

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e tij më të ri, shkruan KultPlus.

Meta ka paralajmëruar adhuruesit e tij përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur tejet i ngazëllyer me publikimin e albumit të tij.

‘Përshëndetje miq, albumi im i ri ‘TRIB Ù URBANA’ do të lansohet më 12 Mars. Jam shumë i entuziasmuar dhe mezi po pres ta dëgjoni.

Në këto kohë të vështira, ajo që më dha guximin të vazhdoj të ëndërroj është vetëdija se forca qëndron së bashku. Nuk është lumturi nëse nuk e ndan, nuk është qesharake nëse nuk qesh me dikë. Unë do të pres për ju në # 12 Mars dhe e di se unë jam i ngazëllyer për të filluar këtë udhëtim’, ka shkruar Meta. / KultPlus.com

Albumi i ardhshëm i Zara Larsson-it i inspiruar nga muzika e grupit ‘ABBA’

Këngëtarja e njohur suedeze me famë botërore, Zara Larsson, ka bërë të ditur se muzika e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Poster Girl”, është inspiruar nga grupi legjendarë i muzikës pop “ABBA”.

Ylli i hitit “WOW” pritet ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, më 5 mars të këtij viti, dhe në një intervistë të fundit këngëtarja ka zbuluar se me muzikën e re, i ka përqafuar rrënjët e saj suedeze dhe ka gjetur inspirim nga artistët, muzikën e së cilëve e ka dëgjuar si fëmijë.

“Unë jam inspiruar nga legjendat e popit në Suedi, si ‘ABBA’, Roxette dhe Robyn. Jam vërtetë krenare me trashëgiminë time të muzikës pop. Një gjë të cilën e kam kuptuar është se, për mua, muzika pop ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani i kemi rrjetet e ndryshme sociale si Tik Tok dhe Instagram, të cilat ju tërheqin dhe ju largojnë nga realiteti, por kur unë isha fëmijë, muzika pop ishte forma e vetme për mua që të arratisesha nga jeta e përditshme. Mbaj mend se e shikoja veten në pasqyrë dhe shtiresha sikur isha dikush tjetër. Mendoj se kjo ka ndikuar në dëshirën time për t’u marrë me muzikë dhe për t’i argëtuar njerëzit”, transmeton KultPlus.

Larsson ndër të tjera ka treguar se tema kryesore e këtij albumi, i cili vjen pas atij të vitit 2017, “So Good”, është dashuria. Këngëtarja 23-vjeçare e pranoi se në realizimin e këtij incizimi, ka pasur shumë më shumë ndikim dhe kontroll.

Ylli i hitit “Ain’t My Fault” është në lidhje dashurie me modelin, Lamin Holmén, dhe me shumë entuziazëm tregoi se po ndihet më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë, dhe pikërisht kjo ndjenjë e ka ndihmuar ta përballojë pandeminë e koronavirusit.

“Do të tingëllojë paksa klishe por jam shumë e dashuruar dhe e lumtur. Dhe kjo më ka ndihmuar ta tejkalojë gjithë këtë situatë. Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë dashuri të këtillë. Nuk di si ta shpjegoj këtë pa tingëlluar qesharake, por thjeshtë jam shumë e dashuruar. Askush nuk mund të jetë i fuqishëm duke qenë vetëm, veçanërisht gjatë situatave të këtilla, prandaj mendoj se të qenit në një lidhje të lumtur më ka ndihmuar shumë”, ka përfunduar Larsson.

Zara Larsson debutoi në tregun ndërkombëtarë në vitin 2013, duke u shndërruar menjëherë në një artiste shumë të dashur nga publiku dhe shumë të kërkuar për bashkëpunime nga yjet e muzikës. Ndër vite ka realizuar hite të mëdha të tilla si “Uncover”, “Ain’t My Fault”, “Lush Love”, “This One’s For You” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Albumi i ri i Adeles do të jetë ndryshe nga ata të mëparshmit

Albumi i katërt i Adele nuk do të fokusohet në divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki.

Ky do të jetë albumi i parë i Adeles në gjashtë vitet e fundit i cili pritet të lëshohet në treg gjatë këtij viti.

Thuhet se albumi do të tingëllojë ndryshe nga albumet e saj të mëparshme të cilat kanë në përmbajtje vetëm këngë për romancën dhe zemrat e thyera.

Një burim i ka thënë “The Sun” se “tekstet për zemrat e thyera i kanë ndihmuar Adeles në të kaluarën që të thyejë rekorde mirëpo tani gjithçka do të jetë ndryshe”.

Sipas burimit, Adele dhe Simon janë të pajtimit që ata duhet ta mbrojnë djalin e tyre Angelo dhe se për këtë arsye këngëtarja e famshme nuk do të përfshijë divorcin e tyre në këtë album. /Koha/ KultPlus.com

Bebe Rexha bën një gjest human, ia dhuron albumin e saj vajzës që iu dogj shtëpia

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Bebe Rexha njihet për aktivitetin e saj humanist e bamirës, por dhe mbështetjen për fansat e saj.

Pikërisht një fanse i ka shkruar në Twitter, se i ishte djegur shtëpia e bashkë me të dhe disku i këngëve “All your fault”, një album i vogël i këngëtares së famshme.

Sapo ka parë këtë status, këngëtarja shqiptare i ka kthyer përgjigje duke i thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of your fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Ndërkohë Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”. /dp/ KultPlus.com

Albumi i Elina Dunit vlerësohet nga revista prestigjioze e muzikës në Angli

Albumi më i ri i këngëtares shqiptare, Elina Duni është vlerësuar lartë nga revista e famshme “Jazzwise” në Angli, shkruan KultPlus.

Albumi i dedikuar emigrantëve “Lost ships” ka marrë katër yje, e që nënkupton vlerësimin më të lartë nga kjo revistë e muzikës jazz, teksa lajmin e ka bërë të ditur Duni.

“Vlerësim i madh me katër yje nga Jazzwise Magazine në Mbretërinë e Bashkuar për albumin tonë të ri, ku ne jemi paraqitur edhe këtë muaj si përzgjedhje e redaktorit! “Rob Luft bën debutimin e tij në ECM, dhe Elina Duni paraqet një ansambël të ri – dhe rezultati thjesht ndodh të jetë një klasik i vogël”, ka shkruar ajo në facebook.

Albumi “Lost Ships” ishte realizuar nga Elina Duninë bashkëpunim me Rob Luft, Fred Thomas  dhe është publikuar në ECM Records. / KultPlus.com

Rikthehet bendi “AC/DC”, paralajmëron këngë dhe album të ri

Bendi legjendar i muzikës rok “AC/DC” i ka entuziazmuar fansat duke e bërë të ditur lajmin se po rikthehen në skenën muzikore, dhe këtë javë do ta lansojnë një këngë të re.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të grupit në Twitter, pesë anëtarët e “AC/DC” i informuan fansat se së shpejti do të ribashkohen për të lansuar materiale të reja. Ata i postuan dy video paralajmëruese të shoqëruara me mesazhin “A jeni gati?”.

Vokalisti Brian Johnson, bataristi Phil Rudd dhe basisti Cliff Williams, po i ribashkohen bendit australian pas largimit në vitin 2016 kur edhe e përfunduar turneun e fundit muzikorë. Në fotografinë e fundit të postuar në rrjetet sociale, ata shoqërohen nga muzikantët veteran, Angus dhe Stevie Young, transmeton KultPlus.

Ndërkaq sa i takon këngës së re, ajo e mban titullin “Shot in the Dark” dhe adhuruesit e bendit mezi po e presin lansimin e këtij projekti. Po ashtu para pak orëve, inxhinieri i zërimit njëherësh bashkëpunëtor i kamotshëm i bendit, Mike Fraser, e konfirmoi lajmin se ka punuar në albumin e ardhshëm të “AC/DC”, me titull “PWR/UP”. Ky inçzim vjen pas albumit të fundit të grupit, “Rock Or Bust” të lansuar në vitin 2014.

Rok bendi “AC/DC” ishte themeluar nga vëllezërit Angus Young dhe vëllai i tij Malcolm, në vitin 1973. Rrugëtimi i tyre drejt suksesit nuk ka qenë i lehtë por ata ia kanë dalë t’i mbijetojnë disa sfidave, përfshirë këtu vdekjes së vokalistit të bendit, Bon Scott, në vitin 1980.

Albumi i bendit i vitit 1980, “Back in Black”, është një prej albumeve më të shitura në historinë e muzikës, me më shumë se 20 milionë kopje të shitura vetëm në Amerikë. Grupi nuk ka lansuar muzikë të re nga viti 2014, ndërsa turneu i tyre u fundit zuri vend më 2016-en. / KultPlus.com