105 vjeçarja mund Covidin dhe merr dozën e tretë të vaksinës

Margherita Fiorenza ka lindur në vitin 1916, ka përjetuar dy luftëra botërore, epideminë spanjolle dhe tashmë dhe Covid-19. Margerita Fiorenca, supergjyshja nga Roma ka mbushur 105 vjeç vetëm pak ditë më parë.

Nipi i saj shprehet për mediat se pavarësisht moshës ajo është shumë e kthjellët dhe mban mend shumë gjëra të jetës së saj, përfshirë bombardimet dhe jetës si e pastrehë për një farë kohe. Tani ajo jeton në një azil për të moshuarit por të afërmit dhe kryebashkiaku kanë shkuar të festojnë ditëlindjen e saj.

Një vit më parë ajo rezultoi pozitive me Covid por nuk u sëmur pasi nuk kishte simptoma. Gjyshja tashmë ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid dhe mendon se pandemia do të kalojë si çdo gjë tjetër./abcnews.al / KultPlus.com

Kreu i “BioNTech” shpjegon pse nevojitet doza e tretë e vaksinës kundër COVID

“Rreth shtatë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Covid, ne mund të marrim koronavirusin”, kështu ka deklaruar Ugur Sahin, kreu i kompanisë gjermane të BioNTech, për gazetën “Bild”.

Ai shpjegon se doza përforcuese e vaksinës vjen për të mbushur boshllëkun dhe madje është efektive kundër mutacionit “Delta”.

Deklaratat e kreut të kompanisë gjermane të BioNTech vijnë në kohën kur gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer, me të cilin po bashkëpunon për përgatitjen e një vaksine kundër Covid-19, njoftoi se ai ka gati pilulën kundër koronavirusit.

“Nga muaji i shtatë, i tetë apo i nëntë pas dy dozave të para të vaksinës Covid, nivelet e antitrupave fillojnë të bien, duke e lënë trupin të prekshëm ndaj sëmundjes”, tha Sahin.

Duke komentuar gjetjet e provave klinike, drejtori i BioNTech tha se kur dikush është i infektuar me Covid dhe është plotësisht i vaksinuar, nuk do të sëmuret rëndë.

“Përveç kësaj, ne kemi të dhëna studimore që tregojnë se një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës (gjashtë muaj pas dozës së dytë). Kjo vlen edhe për mutacionin e virusit Delta. Për këtë arsye të moshuarit duhet të marrin urgjentisht dozën përforcuese, gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit”, tha Sahin. / KultPlus.com

Javën e ardhshme merret vendimi për dozën e tretë të Pfizer

Vlerësimi do të bëhet në bazë të të dhënave të paraqitura nga kompania farmaceutike dhe rezultati pritet “brenda javëve të ardhshme, përveç nëse kërkohet informacion shtesë”.

Agjencia Evropiane e Barnave ka filluar të vlerësojë aplikimin për përdorimin e një doze përforcuese të vaksinës Comirnaty (Pfizer-BioNTech) që do të administrohet gjashtë muaj pas dozës së dytë te personat e moshës 16 vjeç e lart.

“Dozat përforcuese u jepen njerëzve të vaksinuar (d.m.th. njerëzve që kanë përfunduar vaksinimin parësor) për të rikthyer mbrojtjen pasi të ketë rënë”, shpjegon EMA, transmeton CNN.

Ndër informacionet e siguruara nga Pfizer-BioNTech për shqyrtimin e Komitetit për Mjekimet Njerëzore (CHMP) të EMA-s janë edhe rezultatet e një studimi klinik të vazhdueshëm, në të cilin rreth treqind të rritur me sistem imunitar të shëndetshëm morën një dozë përforcuese rreth gjashtë muaj pas dozës së dytë. / KultPlus.com

Doza e tretë e vaksinës antiCovid, EMA tregon kategoritë që duhet ta marrin

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka deklaruar të panevojshme vaksinimin me një dozë të tretë përforcuese për personat që tashmë i kanë marrë dy doza të vaksinës.

Në një raport të publikuar nga EMA, shkruhet se një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme vetëm për ata persona të cilët kanë një sistem imunitar më të dobët.

Sipas EMA, Dëshmitë mbi efektivitetin e vaksinës dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes tregojnë se të gjitha vaksinat e autorizuara aktualisht janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital të lidhur me COVID-19, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

“Në këtë situatë, përparësia tani duhet të jetë vaksinimi i të gjithë atyre individëve që kanë të drejtë të cilët ende nuk kanë përfunduar kursin e rekomanduar të vaksinimit. Për të plotësuar përpjekjet e vaksinimit, është gjithashtu thelbësore të vazhdohet me zbatimin e masave të tilla si distancimi fizik, higjiena e duarve dhe frymëmarrjes dhe përdorimi i maskave të fytyrës aty ku është e nevojshme, veçanërisht në mjedise me rrezik të lartë, siç janë objektet e kujdesit afatgjatë ose repartet spitalore me pacientë në rreziku i rëndë COVID-19”, thuhet në raportin e EMA-s.

Disa studime raportojnë se një dozë shtesë vaksine mund të përmirësojë përgjigjen imune tek individët me imunitet të dëmtuar, siç janë marrësit e transplantit të organeve, përgjigjet fillestare të të cilëve ndaj vaksinimit ishin të ulëta. Në raste të tilla, opsioni i administrimit të një doze shtesë duhet të konsiderohet tashmë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) aktualisht po vlerëson të dhënat për doza shtesë dhe do të marrë në konsideratë nëse azhurnimet në informacionin e produktit janë të përshtatshme. EMA gjithashtu do të vlerësojë të dhënat për dozat përforcuese. / KultPlus.com

Paralajmërohet aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëron aplikimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, në rast se paraqitet nevoja.

Kështu ka bërë të ditur Vitia permes një paraqitje për media, teksa shton se ky virus do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, transmeton KultPlus.

“Kemi parë se në disa vende përkundër vaksinimt masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku 7-8 muaj, kështu që tashmë si qeveri jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi me kohë të gatshme nëse paraqitet nevoja”, është shprehur ai ndër të tjera.

Situata në vendin tonë me koronavirusin është shumë e rëndë, në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 18 persona, ndërsa rreth 2 mijë qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Siptalet janë stërmbushur me pacientë që po trajtohen nga ky virus, ndërsa bëhet fjalë për mbi 25 mijë raste aktive në vend. / KultPlus.com