Ema Andrea sjell në Teatrin Eksperimental dramën ‘Dua një vend’

Drama “Dua një vend” me regji nga Ema Andrea do të shfaqet per 4 netë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina”.

Vepra e autorit grek Andreas Flurakis, “Dua një vend” (I Want a Country), përmbledh ide dhe ndjesi të thjeshta të njeriut të përditshëm për të përshkruar luftën vetjake për mbijetesë të secilit prej atyre që qoftë dhe një herë kanë pyetur veten: “Të rri në këtë vend mes pasigurive, apo të emigroj në një vend tjetër?”

Mirëpo, a ndërtohet një vend i ri, duke bartur në vetvete shembujt e papërsosur të një vendi të vjetër? Askush nuk e di se ç’duhet të bëjë, por kujtimi i përkundjes nën ninullat e gjyshes, në prehrin e saj, i shtyjnë personazhet të flenë një herë, dhe të vendosin të nesërmen se ç’do të bëjnë.

Drama vjen me interpretimin e aktorëve: Loredana Gjeçi, Adriana Tolka, Matia Llupa, Paolo Kadillari, Artemis Beluli, Eva Gjika, Eraldo Malaj, Lindar Kaja.

Shfaqja teatrore këtë muaj të parë të vitit sipas TKES do të jetë në datat 10, 12, 13 dhe 14 janar./atsh/KultPlus.com

Doza e tretë e vaksinës antiCovid, EMA tregon kategoritë që duhet ta marrin

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka deklaruar të panevojshme vaksinimin me një dozë të tretë përforcuese për personat që tashmë i kanë marrë dy doza të vaksinës.

Në një raport të publikuar nga EMA, shkruhet se një dozë e tretë mund të jetë e nevojshme vetëm për ata persona të cilët kanë një sistem imunitar më të dobët.

Sipas EMA, Dëshmitë mbi efektivitetin e vaksinës dhe kohëzgjatjen e mbrojtjes tregojnë se të gjitha vaksinat e autorizuara aktualisht janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital të lidhur me COVID-19, sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.

“Në këtë situatë, përparësia tani duhet të jetë vaksinimi i të gjithë atyre individëve që kanë të drejtë të cilët ende nuk kanë përfunduar kursin e rekomanduar të vaksinimit. Për të plotësuar përpjekjet e vaksinimit, është gjithashtu thelbësore të vazhdohet me zbatimin e masave të tilla si distancimi fizik, higjiena e duarve dhe frymëmarrjes dhe përdorimi i maskave të fytyrës aty ku është e nevojshme, veçanërisht në mjedise me rrezik të lartë, siç janë objektet e kujdesit afatgjatë ose repartet spitalore me pacientë në rreziku i rëndë COVID-19”, thuhet në raportin e EMA-s.

Disa studime raportojnë se një dozë shtesë vaksine mund të përmirësojë përgjigjen imune tek individët me imunitet të dëmtuar, siç janë marrësit e transplantit të organeve, përgjigjet fillestare të të cilëve ndaj vaksinimit ishin të ulëta. Në raste të tilla, opsioni i administrimit të një doze shtesë duhet të konsiderohet tashmë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) aktualisht po vlerëson të dhënat për doza shtesë dhe do të marrë në konsideratë nëse azhurnimet në informacionin e produktit janë të përshtatshme. EMA gjithashtu do të vlerësojë të dhënat për dozat përforcuese. / KultPlus.com

Çfarë do të veshë Rita Ora në MTV EMA Awards? (VIDEO)

Rita Ora, këngëtarja nga Kosova me famë botërore do të udhëheqë sonte MTV Europe Music Awards, shkruan KultPlus.

Ajo mbrëmë dha një intervistë të shkurtër në MTV, ku foli se çfarë do të veshë dhe si po ndihet.

“Do të kënaqemi shumë. Jemi në Londër dhe është e diel, nuk do të jetë si të dielat e tjera”, ka thënë ndër të tjera Rita, ku ka tregu se ka marrë shumë pyetje në lidhje me atë se farë do të veshë.

MTV EMA Awards, mbahet sonte në Londër me fillim nga ora 20:00, ndërsa vlerësohet si një ndër ngjarjet më të mëdha të muzikës./ KultPlus.com

Edhe një shqiptar i nominuar në MTV EMA 2017-të (VIDEO)

Pas tre këngëtarëve me prejardhje shqiptare që janë nominuar sivjet në MTV EMA 2017, është edhe një këngëtar me prejardhje shqiptare që i bashkohet kësaj liste, duke sjellë sivjet numrin katër të shqiptarëve në MTV EMA 2017-të, shkruan KultPlus.

Është Shkëlzen Kastrati i njohur me emrin artistik Xen, i cili është nominuar për çmimin ‘Best Swiss Act’, në ngjarjen e madhe EMA Awards.

Xen, është shqiptari i lindur në Zvicër, i cili në vitin 2012-të, debutoi me albumin e tij ‘Ich Gäge Mich’, album ky që u radhit në numrin katër të Top Listave Zvicerane.
Rikujtojmë se sivjet në MTV EMA 2017-të, janë të nominuar katër shqiptarë: Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta dhe Xen./ KultPlus.com