Rikthehet edicioni i dytë i Prishtina Gastronomy Festival

Edicioni i dytë i Prishtina Gastronomy Festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare, që do të frymëzojnë lëvizje dhe veprimin.

Ky festival vjen si nevojë e promovimit të recetave dhe produkteve mbarëkombëtare shqiptare, si një nga elementet e ruajtjes së identitetit kombëtar.

Festivali ofron një gamë të gjerë mundësish për bizneset, familjet, njerëzit e të gjitha moshave por edhe iniciativat jo-fitimprurëse që kanë të bëjnë me ushqimin që të ndajnë produktet, shërbimet dhe programet e tyre.

Festivali mbahet nga data 22 deri me 31 Korrik 2022 në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë. / KultPlus.com

Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira”, fillon edicionin e dytë në Romë

Festivali i filmit shqiptar “Albania, Si Gira” do të filloj edicionin e tij të dytë në Romë, shkruan KultPlus.

Edicioni i dytë i festivalit të filmit shqiptar në Romë “Albania, si Gira” do të zhvillohet nga data 8 deri më 11 shtator.

Edicioni i sivjetëm do të përmbajë një përzgjedhje kinematografike që pasqyron marrëdhëniet Shqipëri-Itali, nëpërmjet prodhimeve të ekipeve italo-shqiptare.

Gjithashtu në fokus të këtij festivali është reflektimi mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e përbashkët të dy popujve./ KultPlus.com

Javën tjetër vjen edicioni i dytë i “Shtigje poetike”

Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, do të organizojë edicionin e dytë të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”, shkruan KultPlus.

Ky aktivitet letrar do të mbahet javën e ardhshme për nder të 21 marsit, Ditës Botërore të Poezisë.

Ngjarja do të mbahet më 21 mars (e mërkurë), duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë e Arteve Pamore në Tetovë./ KultPlus.com

Sonte nis edicioni i dytë i “Kosova Brass Festival”

Sonte në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare të Prishtinës, vjen edicioni i dytë i festivalit “Kosova Brass”, shkruan KultPlus.

Ky edicion mbledh rreth vetës emra të njohur botërorë dhe sjellë aktivitete të ndryshme.

Instrumentistët pjesëmarrës sivjet në “Kosova Brass” vijnë nga Kosova, Shqipëria, Gjermania, Republika Çeke dhe Amerika.

Në mesin e tyre është dhe trumpetisti me renome botërore, gjermani Otto Sauter i cili do të prezantohet para publikut tonë me Piccolo Trumpetë i shoqëruar nga kuarteti i harqeve i udhëhequr nga violinisti jonë Visar Kuçi.

Festivali edhe këtë vit, rëndësi të veçantë do t’i kushtoj studentëve dhe nxënësve të tunxhit në vend. Në kuadër të festivalit do të organizohen gjatë gjithë kohës sa zgjatë festivali, masterklase për studentët me pjesëmarrës të festivalit.

Mbrëmja e parë e festivalit nis sonte më 30 nëntor me fillim në ora 19:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare./ KultPlus.com

Nesër nisë ‘Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve’ në Elbasan

Për të dytin vit radhazi qendra e Artit Skampa në Elbasan do të jehojë nga muzika e Dhomës.

Nga 18 deri më 20 tetor qyteti do të presë Takimin Kombëtar të Orkestrave të Harqeve, një aktivitet që bën bashkë grupe nga i gjithë vendi.

Përvoja e fituar vitin e kaluar dhe angazhimi për ta kthyer aktivitetin në një traditë ka bërë që përgatitjet të jenë intensive.

“Ia dolëm dhe sot kemi kalendar të plotë të tre ditëve të festivalit, 18, 19, 20 dhe kemi rreth nëntë trupa informacioni duke filluar nga ansamblet trio, kuartetet duke tek orkestrat e mëdha, të cilat kanë kohë që përgatiten në programet e tyre ku një risi ose një nga kriteret më të rëndësishme është krijimtaria shqiptare e kompozitorëve”, tha Blerim Narazani.

Për tre ditë Elbasani kthehet në kryeqendër e muzikës së dhomës, ndërsa qyteti e shndërron aktivitetin në një festë.

“Besoj do jenë tre ditë të mbushura plot me artistë, plot me qytetarë. Kjo është një festë në qytetin e Elbasanit dhe ne e kemi vendosur ta trajtojmë si të tillë”, Kliton Kapaj, shkruan oraneës.

Takimi Kombëtar i Orkestrave të harqeve mbështetet nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, ndërsa synohet që festivali të kthehet në një traditë të bukur për qytetin./ KultPlus.com

Vjen edicioni i dytë i Multi-Cult Fest

Multi-Cult Fest rikthehet me edicionin e dytë, i cili do të mbahet më 29 shtator, në Teatrin e qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 18:00, shkruan KultPlus.

“Multi-Cult Fest” është një festival që synon të rrisë shkëmbimin kulturor ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike në Kosovë, duke ju ofruar mundësi për të bashkëvepruar dhe komunikuar përmes artit. Ajo çfarë e veçon këtë festival është promovimi i multikulturalizmit në Republikën e Kosovës, duke ndihmuar thellimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet të rinjve që vijnë nga komunitetet e ndryshme.

Edicioni i parë i Multi-Cult Fest ishte i financuar nga Bashkimi Evropian – përmes skemës së grandeve nga Culture for All – dhe targetonte vetëm të rinjtë e shkollave të mesme nga komunitetet serb, turk dhe rom së bashku me të rinjtë kosovar të rajonit të Gjilanit. Ndërsa, këtë edicion Multi-Cult Fest përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Gjilanit, ku në programin performues do të ketë grupe profesionale nga e gjithë Kosova që vijnë nga komunitetet e lartë cekura.

Këtë edicion programi i Multi-Cult Fest do të ketë performancë me këngë dhe valle, pikturim dhe promovim të ushqimit tradicional.

Festivali i parë i këtij lloji në rajonin e Anamoravës.

Multi-Cult Fest implementohet nga organizata jo-qeveritare KAND – Center For Social and Cultural Development./ KultPlus.com