Flamujt në gjysmështizë dhe turmat jashtë pallatit Buckingham (FOTO)

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka tronditur Britaninë e Madhe dhe mbarë botën, teksa në ishull kanë filluar përgatitjet për nderimet e fundit të monarkes më jetëgjatë.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë, ashtu siç e kërkon rregulli në një rast të tillë.

Ndërkohë, jashtë Pallatit Buckingham janë mbledhur turma të mëdha me njerëz, të cilët vajtojnë vdekjes e Mbretëreshës 96-vjeçare.

Njerëzit filluan të shkonin para pallatit që në momentin që u dha lajmi se gjendja e Mbretëreshës nuk është më e mirë, ndërsa numrat janë shtuar.

Elizabeth II u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare në Kështjellën Balmoral në Skoci. Gjatë ditës së sotme atje shkuan me urgjencë anëtarët e familjes mbretërore, që nga Pirnci Charles e deri te Princi William e vëllai i tij Harry. /abcnews.al/ KultPlus.com

Foto e rrallë – Nëna Terezë me Mbretëreshën Elisabeta II

Mbretëresha Elizabeta II përshëndet Nënë Terezën gjatë takimit të saj më 24 nëntor 1983. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më mirë si Nënë Tereza e kaloi jetën duke u kujdesur për të varfërit dhe të sëmurit. E shenjtëruar në vitin 2016 si Shën Tereza e Kalkutës, ajo tani është zgjedhur si bashkëpatroneze e Kryedioqezës së Kalkutës. Dhembshuria dhe puna e saj e ndihmës për ata që vuajnë nga lebra, të sëmurët përfundimisht dhe të dëbuarit e shoqërisë e bënë atë një ikonë globale të bamirësisë së krishterë. Një gërmim nëpër arkivat e HT hedh dritë mbi personalitetin e saj. (Virendra Prabhakar / HT FOTO)

Një Barbie e re për 96-vjetorin e Elizabeth II

Jubileu historik i platintë i mbretëreshës Elizabeth II do të përkujtohet nga marka e njohur e kukullave ”Barbie” me krijimin e një kukulle nderi me  imazhin e saj.

Mbretëresha Barbie Elizabeth II, e cila do të publikohet sot me rastin e 96-vjetorit të mbretëreshës, do të jetë e dallueshme menjëherë, me një fustan elegant dhe një fjongo blu të stolisur.

Shiriti rozë në kukull imiton atë që i është dhënë mbretëreshës nga babai i saj George VI, ndërkohë që ai blu imiton atë të gjyshit të saj, George V.

Kukulla do të jetë pjesë e koleksionit ”Barbie”, i prezantuar vitin e kaluar për të festuar individët vizionarë me ndikim dhe trashëgimi të jashtëzakonshme brenda shoqërisë.

Ajo do të prezantohet në një kuti të frymëzuar nga stilet e pallatit Buckingham, në 3D e zbukuruar me prerje që përfshin figurën dhe me një panel të brendshëm që tregon fronin dhe tapetin e kuq të dhomës ku gjendet froni./ KultPlus.com

Queen Elizabeth II Barbie https://app.asana.com/0/1135954362417873/1202129696234516/f Credit: Mattel

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II uron qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës, i ka dërguar një telegram urimi presidentës Vjosa Osmani, shkruan KultPlus.

Një ditë përpara, Osmani ka pranuar disa urime nga liderë të ndryshëm të botës, përfshirë edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ndërkaq, Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.  /KultPlus.com

eth

Veturat e veçanta të udhëheqësve botërorë

Krerët e shteteve, monarkët dhe udhëheqësit fetarë të botës zotërojnë disa prej automjeteve më të veçanta.

Njihuni me një pjesë të tyre:

Numri një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vozitet me atë që njihet si “Bisha”. Versioni aktual i automjetit tejet të blinduar presidencial është prezantuar më 2018. Është një Cadillac i modifikuar, me përmirësime estetike, që e bëjnë atë më të hollë sesa versioni i mëparshëm më masiv. Sipas mediave amerikane, vetura përmban një frigorifer, për ta bartur gjakun që i përshtatet tipit të presidentit, në rast se nevojitet ndonjë transfuzion emergjent. Automjeti presidencial po ashtu raportohet të ketë doreza të elektrizuara të dyerve, për të zmbrapsur personat e paautorizuar që provojnë të futen brenda. Ndërkaq, për të ruajtur sekretet, versionet e pensionuara të veturës shkatërrohen nga stafi i Shërbimit Sekret amerikan.

Rivali rus i “Bishës” është limuzina Aurus, e cila përdoret nga Vladimir Putin si automjeti shtetëror presidencial i Rusisë, që nga prezantimi i tij më 2018. Versioni i veturës që përdoret nga Putin rëndohet nga veshja mijëra kilogramëshe me blindë, e cila e çon peshën e përgjithshme të veturës në 6.5 tonë. Ekzistojnë edhe versione civile të veturës së prodhuar në Rusi. Versioni më i lirë shitet për 245 mijë dollarë.

Modeli i fundit i limuzinës që përdoret nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, është Hongqi N501. Edhe ky automjet presidencial është prezantuar më 2018, dhe Xi është vozitur sefte me të gjatë një turneu në Afrikë. Pothuajse asgjë nuk dihet publikisht për veçoritë e sigurisë që përmban kjo veturë. Hongqi është marka më e vjetër kineze e automjeteve.

Limuzina shtetërore Bentley është automjeti zyrtar i mbretëreshës Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar. Dy modele të kësaj veture janë ndërtuar më 2002. Që të dyja përmbajnë një stoli të trashë mbi kapakun e motorit, që shfaq Shën Gjergjin duke vrarë një dragua. Rrotat e limuzinës së blinduar, që bart flamurin e monarkisë, janë gjithashtu të mbrojtura nga kevlari, i njëjti material i papërshkueshëm nga plumbat që përdoret në helmetat e ushtarëve britanikë.

Dukja duket të ketë qenë më prioritet sesa siguria gjatë dizajnimit të veturës së perandorit të Japonisë, Naruhito. Toyota ka krijuar një version unik, me çati të hapur, të limuzinës së saj luksoze Century, për paradën e kurorëzimit të udhëheqësit simbolik të Japonisë, në Tokio, në nëntorin e vitit 2019. Vetura pritet të shihet në publik përsëri, gjatë paraqitjeve të perandorit në ceremonitë e Lojërave Olimpike, në kryeqendrën japoneze.

Papa Françesku është vozitur me vetura të ndryshme gjatë vizitave të tij nëpër botë, por ndoshta “papëmobili” më unik është ky automjet Karenjy, i prodhuar në Madagaskar, dhe i përdorur në shtatorin e vitit 2019. Karenjy, që do të thotë shëtitje në gjuhën madagaskane, është një kompani afrikane, e njohur për kamionët e tij që i përballojnë rrugët e vrazhda lokale. Një ekip prej 15 punonjësish kanë punuar pesë muaj për ta krijuar këtë automjet. Ai përmban një ndenjëse rrotulluese, flamuj të Vatikanit, dhe versione të arta të stemës së papës në dyert e tij të pasme./ REL / KultPlus.com

Vendimi i papritur i Mbretëreshës Elizabeth, heqja dorë nga detyrat mbretërore

Mbretëresha mund të heqë dorë nga detyrat mbretërore, për pjesën tjetër të jetës që do e kalojë pa princin Philip, tha një korrespondent mbretëror.

Pasardhësit e mbretëreshës janë në pritje për marrjen e përgjithësive të reja mbretërore, pasi mbretëresha të heqë dorë zyrtarisht.

Ish-korrespondenti mbretëror i BBC, Peter Hunt tha për New York Times: “Në fund të fundit, mbretëresha do të zbehet me hijeshi.”

“Covid-19 gjithashtu ka përshpejtuar këtë vendim, që çdo grua e arsyeshme 95-vjeçare, e cila nuk qëndron në këmbë gjatë gjithë ditës, do të dëshironte të bënte.

Këtë javë u raportua se Princi Charles do të marrë mantelin e babait të tij të ndjerë, duke shoqëruar Mbretëreshën në Hapjen Shtetërore të Parlamentit.

Pas vdekjes së Princit Philip, ai do të caktohet “partneri” zyrtar i Mbretëreshës dhe do të bashkohet me nënën e tij për ceremoninë në 11 maj./ KultPlus.com

Mbretëresha Elizabeth i kishte bërë presion qeverisë për të mos ia zbuluar pasurinë

Mbretëresha Elizabeth II ka bërë presion mbi qeverinë britanike në vitet 1970 për të ndryshuar një projekt-ligj që do ta lejonte atë të mos zbulonte publikisht pasuritë e saj personale. Kjo raportohet nga “Guardian” bazuar në disa dokumente që ka shqyrtuar.

Nga memorandumet, të mbajtura në Arkivat Kombëtare, duket se avokati privat i mbretëreshës bëri presion ndaj ministrave të kohës.

Dhe pas këtyre, qeveria futi një klauzolë me të cilën ajo rezervoi të drejtën për të përjashtuar kompanitë e përdorura nga “krerët e shtetit” nga zbatimi i rregullave të reja mbi transparencën.

Kjo lejoi të ruajë një lloj fshehtësie në punët private të Mbretëreshës deri të paktën në 2011,  shkruan Guardian .

Vlera reale e pasurive të saj private nuk është zbuluar kurrë, edhe pse sipas disa llogaritjeve do të ishte në qindra milionë paund. /express/ KultPlus.com

Kate Middleton dhe princi William zëvendësuan mbretëreshën Elizabeth II gjatë izolimit

Përderisa mbretëresha Elizabeth është ende në izolim në kalanë Windsor, së bashku me bashkëshortin, Kate Middleton dhe William u detyruan të merrnin vendin e saj.

Për shkak të bllokimit, çifti i ri ndodhet ende në rezidencën e tyre Anmer Hall në Norfolk.

Ata nuk janë kthyer në pallatin Kensington siç ishte planifikuar pas pushimeve të Krishtlindjeve.

Por, për të punuar ata huazuan një shtëpi afër Sandringham.

Siç deklaruan burime pranë pallatit, Kate dhe William “kishin qasje në dhomën e miqve të mbretëreshës Elizabeth II në Sandringham House për të vazhduar punën e tyre gjatë bllokimit”.

Nga atje, në fakt, ata u lidhën me video-konferencë me punëtorët e vijës së frontit të angazhuar në programin më të madh të vaksinimit në historinë e Shërbimit Kombëtar Britanik.

Deri më tani 4,6 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 140 persona vaksinohen çdo minutë në Angli.

Kate dhe William falënderuan stafin e kujdesit shëndetësor për misionin.

Mbretëresha, 94 vjeçe, dhe princi Philip, 99, u vaksinuan më 8 janar. / ata/ KultPlus.com

Elizabeth II: Media tradicionale rol të paçmueshëm

   

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II vlerësoi median tradicional për shërbimin e saj gjatë pandemisë.

Në një letër për Shoqatën e Medieve, që përfaqëson të gjithë gazetat kryesore lokale dhe kombëtare në Britaninë e Madhe, sovrania nënvizoi se si “pandemia e Covid-19 demonstroi edhe një herë rolin e rëndësishëm të shërbimit publik që media luan në të dyja nivelet, në shkallë kombëtare dhe në nivel lokal”.

“Përpjekjet e medias në mbështetjen e komuniteteve në të gjithë Britaninë e Madhe gjatë pandemisë ishin të paçmueshme”, shtoi ajo.

Ndërhyrja e mbretëreshës përkoi me fillimin e fushatës ”Journalism Matters”, e konceptuar për të kërkuar mbështetjen e publikut dhe qeverisë drejt medias tradicionale./ Konica.al/ KultPlus.com