Hidhet shorti për Eurovizion, kjo është data kur do të këndojë Shqipëria

Është hedhur mbrëmë shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin “Eurovizion” që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj.

Për këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa, i cili fitoi festivalin në RTSH me këngën “Mall”.

Data 8 maj do të jetë dita kur Eugent Bushpepa nën flamurin kuq e zi do të performojë në natën e parë të festivalit.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Shqipëria
Azerbajxhani
Bjellorusia
Belgjika
Bullgaria
Republika Çeke
Estonia
Islanda
Izraeli
Lituania
Armenia
Austria
Kroacia
Qipro
Finlanda
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
Greqia
Irlanda
Zvicra

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Australia
Danimarka
Norvegjia
Moldavia
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Holanda
Hungaria
Gjeorgjia
Malta
Mali i Zi
Letonia
Polonia
Sllovenia
Suedia
Ukraina.

“Mercy” me një rrëfim të prekshëm përfaqëson Francën në Eurovizion 2018 (VIDEO)

Me rrëfimin për vajzën me emrin Mercy, e lindur gjatë krizës së refugjatëve në Evropë, duo Madame Monsieur mori dritën e gjelbër për përfaqësimin e Francës në Eurovizion 2018-të, shkruan KultPlus.

“Mercy”, pikërisht si emri i vajzës për të cilën flet kënga, titullohet ky krijim muzikor i cili mbrëmë në Francë doli të jetë më e votuara nga të gjitha këngët tjera që ta përfaqësoj Francën në këtë garë të madhe muzikore që nis më 8 maj dhe përfundon më 12 maj 2018 në Lisbonë./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=c-5UnMdKg70

Tri këngë shqiptare në listën e 250 këngëve më të pëlqyera të Eurovizion-it (VIDEO)

Eurovizion për 10 vite rresht nxjerrë sondazhin për 250 këngët më të pëlqyera të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Kësisoj, në këtë sondazh që janë të radhitura këngët më të pëlqyera të të gjitha edicioneve, janë edhe tri këngë shqiptare, të kënduara nga vajzat të cilat përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në këtë garë.

E para është Elhaida Dani e cila ka zënë vendin e 44 me këngën “I’m Alive” dhe e cila mori pjesë në Eurovizion në vitin 2015-të.

Pas saj në vendin e 46 vjen Rona Nishliu me “Suus” e cila në Eurovizion mori pjesë në vitin 2012-të ku asokohe edhe zuri vendin e pestë në këtë garë të madhe, vend këtë që ende asnjë shqiptar nuk ka mundur ta thyej. Rona deri më tani ka korrur suksesin më të madh nga shqiptarët që morën pjesë në Eurovizin.

Krejt në fund është edhe Lindita Halimi me këngën “World” e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2017-të.

Kësaj liste, i prinë për pesë vite radhazi kënga “Euphoria” e Loreen. Sondazhi organizohet nga ESC Radio dhe Songfestival.be.

Ndërkohë, sivjet në vitin 2018-të Shqipërinë në Eurovizion, do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili mori vendin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, festival ky që fituesi fiton menjëherë biletën për Eurovizion./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU

2771 këngë konkurrojnë për ta përfaqësuar Suedinë në Eurovizion

Janë gjithsej 2771 këngë të cilat kanë konkurruar në Televizionin Publik Suedez – SVT, për të qenë pjesëmarrës në përzgjedhjen e këngës suedeze për Eurovizion.

Melodifestivalen është festivali i cili përzgjedhë këngën fituese e cila më pas e përfaqëson Suedinë në Eurovizion. Ky numër është më i madhi pas garës së vitit 2012-të, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=Up07AY2g3AI

Interesi është i madh në Suedi për të marrë pjesë në Eurovizion, por madje edhe opinioni publik në Suedi e pëlqen shumë këtë festival.

Hapi tjetër do të jetë përzgjedhja e vetëm 28-të këngëve të cilat shkojnë në finale.
Suedia është shtet i suksesshëm në Eurovizion dhe i cili i kushton rëndësi pjesëmarrjes. Suedia ka fituar në Eurovizion dy herë gjatë këtij shekulli, në vitin 2012-të dhe në vitin 2015-të. / KultPlus.com