Rona Nishliu, koncert në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit

Rona Nishliu do të realizojë sonte një koncert në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.

“Këngëtarja që na ka bërë krenarë në skenën e madhe të Eurosongut, ngjitet sot në skenën e Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkroi mininistrja e Kulturës, Margariti në rrjetet sociale, ku edhe ftoi artdashësit të mos e humbasin koncertin e Rona Nishliut dhe The New Orchestra.

Koncerti do të shfaqet sot në mbrëmje, në ora 20:30 dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Kohët e fundit, Rona Nishliu ka qenë më aktive në skenën artistike në të dyja anët e kufirit. Këngëtarja nga Mitrovica organizoi në qytetin e saj të lindjes, para disa muajsh, një festival ndërkombëtar xhazi, Mitrovica International Jazz Days”.

Rona Nishliu ka përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në 2012, me këngën “Suus”, me të cilën arriti të renditej e 5-ta në natën finale. “Rona do të na rrëmbejë zemrat me koncertin që do të reflektojë ndjesitë e brendisë sonë: dashurinë, rritjen, mallëngjimin, mallin, humbjen e idealin për vendin”, shkruhet në faqen online të TKOB./ atsh / KultPlus.com

Koncert spektakolar i Rona Nishliu dhe New Big Band në Mitrovicë

Rona Nishliu & the New Big Band, me programin e aranzhuar nga profesionistët më të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ngrohën zemrat e audiencës mitrovicase me koncertin e fundit të këtij viti, duke kujtuar me mallëngjim traditën e pasur muzikore të këtij qyteti, e duke festuar mu në të njejtën sallë, në frymën e disa dekadave më parë.

Disa nga këngët e aranzhuara enkas për këtë koncert e të performuara nga Rona Nishliu ishin: “Loçkë” nga TNT, “Më lehtë pa dhimbje” nga Muharrem Qena, “Moj e mira te pojata” nga MAK, dedikim Haki Misinit dhe Mehmet Tupella, si dhe “A ka arsy” me Bim Bimma, ndërsa kënga ikonë “Suus” duke qenë se u përformua për herë të parë në Kosovë pas festivalit të Eurosong, u pritë me shumë ovacione nga audienca në sallë.

Ky aktivitet është organizuar nga 7Arte në kuadër të programit të sivjetëm të Green Fest-XII, dhe se i njejti është përkrahur financiarisht nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, si dhe DKRS-Komuna e Mitrovicës. Fotografitë: Majlinda Hoxha. /KultPlus.com

Rona Nishliu sonte me koncert premierë në Mitrovicë

Më shumë se 40 vite kanë shkuar, por fryma JAZZ që i papërsëritshmi, Big Band i Mitrovicës solli për herë të parë në vendin tonë, jeton në kujtimet e pashlyeshme të ngulitura thellë në zemrat e dashamirëve të muzikës në mbarë Kosovën.

Si tribut për magjinë e netëve të paharruara kur Mitrovica ishte jo vetëm zëri por edhe tingulli i Kosovës së re që po lindte, tashmë do të mbahet koncerti premierë i kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes, nën shoqërimin e orkestrit të saj të ri, New Big Band.

Rona Nishliu & New Big Band, me programin e aranzhuar nga profesionistët më të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, do t’i ngrohin zemrat tona me koncertin e fundit të këtij viti, duke kujtuar me mallëngjim traditën e pasur muzikore të qytetit tonë e duke festuar në frymën e shumë dekadave më parë.

Koncerti do të mbahet sonte me fillim në orën 20:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

7Arte me këtë koncert, përmbyll edhe programin vjetor të “Green Fest-12”, i cili është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, si dhe DKRS-Komuna e Mitrovicës. /KultPlus.com


Rona Nishliu me koncert premierë në Mitrovicë, si homazh për traditën e vendlindjes

Më shumë se 40 vite kanë shkuar, por fryma JAZZ që i papërsëritshmi, Big Band i Mitrovicës solli për herë të parë në vendin tonë, jeton në kujtimet e pashlyeshme të ngulitura thellë në zemrat e dashamirëve të muzikës në mbarë Kosovën.

Si tribut për magjinë e netëve të paharruara kur Mitrovica ishte jo vetëm zëri por edhe tingulli i Kosovës së re që po lindte, tashmë do të mbahet koncerti premierë i kuruar dhe ideuar nga Rona Nishliu si homazh për traditën e vendlindjes, nën shoqërimin e orkestrit të saj të ri, New Big Band.

Rona Nishliu & New Big Band, me programin e aranzhuar nga profesionistët më të shquar nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, do t’i ngrohin zemrat tona me koncertin e fundit të këtij viti, duke kujtuar me mallëngjim traditën e pasur muzikore të qytetit tonë e duke festuar në frymën e shumë dekadave më parë.

Koncerti do të mbahet më 29 dhjetor 2022, me fillim në orën 20:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

7Arte me këtë koncert, përmbyll edhe programin vjetor të “Green Fest-12”, i cili është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, si dhe DKRS-Komuna e Mitrovicës. / KultPlus.com

Rona Nishliu pritet të rikthehet në Festivalin e Këngës pas 10 vitesh



Këngëtarja Rona Nishliu e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 në Eurovision me këngën “Suus”, është gati të rikthehet në garën e Festivalit të Këngës.

10 vite nga fitorja në Festivalin e 50-të të Këngës në RTSH, Rona pritet të rikthehet në festivalin e 61-të.

Sipas Eurovision Kosova, këngëtarja që i dha Shqipërisë pozicionin më të mirë në Eurovision, ka përgatitur diçka mjaft të veçantë për edicionin e këtij viti, por që mbetet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Se a do të shkoj Rona edhe një herë në Eurovision për ta radhitur Shqipërinë edhe më lartë, të presim nëse ajo do jetë në listën e pjesëmarrëseve ashtu siç po përflitet. / KultPlus.com

Dhjetë vjet nga kënga ‘Suus’, Rona Nishliu shpalos arsyen e pjesëmarrjes

Në 10-vjetorin e krijimit të këngës ‘Suus’, Rona Nishliu ka ndarë me publikun arsyen e pjesëmarrjes në edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook, Nishliu thotë se ajo që e bëri të marrë pjesë në këtë festival ishte kthimi i Orkestrës së plotë pas më shumë se dy dekadash.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:

Shpesh më keni pyetur “pse konkurrove në FiK 50”?

Dihet se çdo festival fton në sesione informative muzikantët në lidhje me zhvillimet që sjell çdo edicion i ri. Prof Shpetim Saraci, Drejtor Artistik i Festivalit, na mblodhi në Prishtinë për të rejat e edicionit 50. Ajo që më bëri të marr pjesë ishte kthimi i Orkestrës së plotë pas më shumë se dy dekadash! E mendova si privilegj pjesëmarrjen dhe mundësinë për t’u prezantuar në një format të tillë. Rreth 10 ditë prova për “Suus” me Orkestrën e mrekullueshme nën dirigjimin e prof. Alfred Kacinari dhe në piano me profën tim Shpetim Saraci ishin ditë magjike me plot emocione pozitive, dhe s’kishte ku të shkonte më mirë se kaq. E pa ngarkuar totalisht nga ambicia për garë (këtë e dijnë më së miri miqtë e mi backvokalë me të cilët zbardhëm shumë mëngjese bashkë El-Tina Minarolli dhe Armando Likaj) konsiderova këtë prezantim si një pikë të një koncerti solistik që e ëndërroja, aq më tepër që në prova e në çdo ambient përfliteshin emra të tjerë për triumf si Elton Deda, Elhaida Dani, Frederik Ndoci, Kamela Islamaj, etj. Gjithsesi unë e shijova në maksimum këtë eksperiencë dhe në këtë 10 vjetor vendosa të ndaj me ju këtë kujtim të bukur për pyetjen tuaj të shpeshtë. Ju dua./KultPlus.com

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears sjellin këngën ‘Mallëngjjimi’

Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj kanë publikuar këngën ‘Mallëngjimi’, përcjell KultPlus.

Dyshja kanë sjellur një version të ri të këngës së interpretuar nga Muharrem Qena.

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears janë dy këngëtarët shqiptar që shënuan suksesin më të madh në Eurovision./KultPlus.com

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears, dy shqiptarët më të suksesshëm të Evrovizionit (FOTO)

Rona Nishliu vazhdon të jetë këngëtarja më e suksesshme e Evrovizionit që ka përfaqësuar Shqipërinë, pasi që, suksesi i saj akoma mbetet top për shumë vite, sikurse edhe Gjon’s Tears që shënoi sukses të madh me përfaqësimin e Zvicrës në Evrovizion, ku me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari.

Mirëpo, se cila është arsyeja e takimit mes Ronës e Gjonit ende nuk është kuptuar, mirëpo ajo që e dimë është se që të dy kanë një zë kumbues, dhe nëse veç kanë vendosë të kenë edhe një bashkëpunim, atëherë pritet një super këngë./ KultPlus.com

‘Nisu për veri aty ke vendin ti, s’dua përqafim, sot po ndahemi’ (VIDEO)

Rona Nishliu që prej fillimeve të saj ka ditur të krijojë këngë që nuk harrohen dhe që veçohen gjithmonë, shkruan KultPlus.

Nishliu njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe për këngët që gjithmojnë përçojnë mesazhe kuptimplota.

Kariera e saj muzikore filloi ne vitin 2004 ku mori pjese ne “Ethet e se premtes” dhe arriti deri tek top 10-shja e keti festivali.

Sot, KultPlus ju sjell ‘Veriu’, njërën nga këngët më të njohura të Nishliut, një këngë kjo që edhe pas kaq shumë vitesh prej kur u lansua, vazhdon të mbetet ndër këngët më të dëgjuara të këngëtares.

Ti merre shtratin tonë
Kush dojë le ta provojë
Më nuk më pengon

Per dritare gjuaje
Marrinë që patem ne
Më smë bëhet vonë

Asnjë fjalë se di
Vetëm jeto pa mua ashtu si deshe ti
Sot po ndahemi sot po ndahemi

Ref:
Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim

Sot shiu le t rigojë
E askush mos t ‘ më ngushllojë
Se më poshtë nuk shkoj

E ty ,ty asgje s te prek
Se ti je aq i fort
Ti je aq gjakftohtë

Je veri , Neveri
Thua polin e veriut ke vendlindje ti
Sot po ndahemi sot po ndahemi

Ref:Nisu për veri aty ke vendin ti
S’dua përqafim Nisu nisu ti
Sot po ndahemi
Merri të gjitha qe i ke në dollap
Krenarinë veq nuk do ta jap

Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim

Sot po ndahemi sot po ndahemi
Sot po ndahemi sot po ndahemiii
Sot po ndahemi vera po vlon
E unë po ngri këtu
Jemi ku jemi veq me tar e dru
Je veri neveri nisu nisu (a a a…..)

Ref:Nisu për veri aty ke vendin ti
S’dua përqafim Nisu nisu ti
Sot po ndahemi
Merri të gjitha qe i ke në dollap
Krenarinë veq nuk do ta jap

Nisu për veri aty ke vendin ti
Kafene e papir nisu nisu ti
Lere n tavolinë të tjerat merri
Nisu pash perendinë vetëm dhembjen time lere ktu si suvenir
Le ta kem kujtim/ KultPlus.com

‘Shko pastro pas saj, njollat që i la ajo në qiellin tonë’ (VIDEO)

Një baladë e fuqishme e Rona Nishliut nuk shkon lehtë në harrim.

Rona Nishliu që prej fillimeve të saj ka ditur të krijojë këngë që nuk harrohen dhe që veçohen.

“Shko pastro pas saj”, shembull, është një prej atyre këngëve të cilat ka goditur mirë në zemrat e fansave. Një baladë që më pas kthehet në pikën kulmore diku nga mesi i këngës, kjo këngë me një tekst të fuqishëm tregon për një dashuri ku hyn personi i tretë, shkruan KultPlus.

“Shko pastro pas saj” është një prej këngëve të njohura të Ronës, krahas edhe këngëve si “Suus” apo “Shenja” dhe këngëve tjera që Rona i publikon jo shumë shpesh por gjithmonë e kujdesshme me stilin e saj dhe me emocionin që e përçon me anë të këngëve.

Sot, po e sjellim këtë baladë për ta rikthyer emocionin e saj. / KultPlus.com

Rona Nishliu: Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka kërkuar nga Qeveria shqiptare ë urgjentisht t’i pajis kosovarët me pasaporta shqiptare. Ky reagim vjen pas kritikave që u janë bërë kosovarëve të cilët votuan dje për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo i lutet qeverisë shqiptare që urgjentisht t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët e Kosovës që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon.

KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Nishliut:

U kritikuan keq 5,000 kosovarë për votim në Shqipëri! Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon. / KultPlus.com

‘Nisu për veri aty ke vendin ti, s’dua përqafim, sot po ndahemi’ (VIDEO)

Rona Nishliu që prej fillimeve të saj ka ditur të krijojë këngë që nuk harrohen dhe që veçohen gjithmonë, shkruan KultPlus.

Nishliu njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe për këngët që gjithmojnë përçojnë mesazhe kuptimplota.

Kariera e saj muzikore filloi ne vitin 2004 ku mori pjese ne “Ethet e se premtes” dhe arriti deri tek top 10-shja e keti festivali.

Sot, KultPlus ju sjell ‘Veriu’, njërën nga këngët më të njohura të Nishliut, një këngë kjo që edhe pas kaq shumë vitesh prej kur u lansua, vazhdon të mbetet ndër këngët më të dëgjuara të këngëtares. / KultPlus.com

“Kur shpirti thehet në copëza, nuk ngjitet s`janë si më parë” (VIDEO)

Rona Nishlu ka shumë këngë të fuqishme, të cilat e kanë pozicionuar në zërat të cilët nuk janë të shpeshtë, por janë të veçantë dhe të formuar. Kënga “Zonja Vdekje” u këndua para disa vitesh në Festivalin Kënga Magjike, dhe e vërtetoi magjinë e brishtë që ka brenda saj.

Rona, si gjithmonë e veçantë në muzikë e në paraqitje, e solli një melodi të fuqishme e cila mund ta prekë secilin prej nesh, thellë thellë, nëse lidhet diçka e jona me këtë këngë, shkruan KultPlus.

Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Naaaa`ha`ha`ha`ha`haaa…

Një re e zezë na përpiu

me të zeza u vesh

Gjithë qyteti..

të gjithë përveç saj

Folëm në heshtje

por heshtjen..

s`deshi ta prish

U përulennn..

U gjunjëzuaaaaaaann.

Reff:

Zonja vdekje

kush të solli

Trego kush të ftoi

pse ma more?

Zonja vdekje

a s`mund të prisje

Pse s`mund të prisje

një herë tjetër..

Sa e ftohtë ishte ndarja

më e ftohtë se thellësitë

e oqeaneve fund i pa skaj

e vetmja gjë që s`ribëhet

kur shpirti thehet në copëza

nuk ngjitet s`janë si më parë.

Reff:

Zonja vdekje

kush të solli

Trego kush të ftoi

pse ma more?

Zonja vdekje

a s`mund të prisje

Pse s`mund të prisje

një herë tjetër..

Reff:

Zonja vdekje

kush të solli

Trego kush të ftoi

pse ma more?

Zonja vdekje

a s`mund të prisje

Pse s`mund të prisje

një herë tjetër!!/ KultPlus.com

“Jepi flakaresh loti kur i del dita e re le të qelë” (VIDEO)

Në vitin 2005 Rona Nishliu, Vesa Luma dhe Teuta Kurti u bënë bashkë për të hyrë në edicionin e 43-të, të Festivali të Këngës, për një shans për të përfaqësuar Shqipërinë në garën e këngës Eurovizion me këngën “Flakareshë”, shkruan KultPlus.

Treshja u kualifikua për natën finale të mbajtur më 18 dhjetor 2005, por humbi ndaj Ledina Çelo e cila u shpall fituese. Kënga ishte një këngë Pop-Dance, dhe madje edhe pa fituar konkursin, u bë një hit i menjëhershëm në radio.

KultPlus sonte ju sjellë videon dhe tekstin e këngës.

vesa :prekum me gisht me brina e me gisht

teuta: prej ku prehet atje dehet

rrona: nuk je viktim dhe vetem sa te rri

vesa teuta rrona :jam e fort dhe pik nanana nanana nana nananana nana nan nanana

vesa : ti nuk je yll akrep ti nuk flet per sy e vesh :

hejjjjjjjjjjj

Teuta :ska meshir para gje e embel dhe e mir kerkoja nje pythje po nuk ka mjalt as sheqer

rrona vesa: per sherr per sherr

Vesa, Teuta Rona:flakarresh bum jepi flakaresh skuqe le ta djeg kur ti as me gish se prek flakaresh ti bum jepi flakaresh loti kur i del dita e e re let qel/ KultPlus.com

‘Shko pastro pas saj, njollat që i la ajo në qiellin tonë’ (VIDEO)

Një baladë e fuqishme e Rona Nishliut nuk shkon lehtë në harrim.

Rona Nishliu që prej fillimeve të saj ka ditur të krijojë këngë që nuk harrohen dhe që veçohen.

“Shko pastro pas saj”, shembull, është një prej atyre këngëve të cilat ka goditur mirë në zemrat e fansave. Një baladë që më pas kthehet në pikën kulmore diku nga mesi i këngës, kjo këngë me një tekst të fuqishëm tregon për një dashuri ku hyn personi i tretë, shkruan KultPlus.

“Shko pastro pas saj” është një prej këngëve të njohura të Ronës, krahas edhe këngëve si “Suus” apo “Shenja” dhe këngëve tjera që Rona i publikon jo shumë shpesh por gjithmonë e kujdesshme me stilin e saj dhe me emocionin që e përçon me anë të këngëve.

Sot, po e sjellim këtë baladë për ta rikthyer emocionin e saj. / KultPlus.com

Këngëtarja sllovene: Mbretëresha mbetet Rona Nishliu

Për herë të parë në 66 vite, Festivali Europian i Këngës, nuk do të mbahet këtë vit si pasojë e Covid-19 por kjo nuk do të thotë se këtë edicion nuk pati këngë dhe bujë. Faqja zyrtare e Eurovision-it në Youtube, çdo ditë ka sjellë interpretime live dhe intervista me artistët e këtij viti, ku ndër të tjera, është pyetur për 3 këngët më të mira.

Përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, ka treguar se në vendin e parë si këngën më të mirë të Eurovisionit në 66 vite histori, ajo vendos artisten kosovare, Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 me këngën ‘Suus’, ku mban ende pozicionin më të mirë, atë të vendit të pestë.

Rona Nishliu është njëra ndër artistet shqiptare më të suksesshme. Duke përfaqësuar Shqipërinë, me këngën ‘Suus’ ajo krijojë simpati ane mbanë botës me vokalin e saj unik, që bëri për vete shumë dëgjues.

Përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, thotë se vlerëson origjinalitetin e këngës, të cilin e sheh si përshkrim të kësaj jete, të gjithçkaje midis dritës dhe errësirës.

Sigurisht që këngëtarja ka realizuar edhe versionin e saj të këngës Suus! le ta shijojmë edhe njëherë Suus, që ende sot magjest Europën dhe jo vetëm. /KultPlus.com

Florent Boshnjaku sjell remixin e këngës “Suus” të Rona Nishliut (VIDEO)

Në Dhjetor të vitit 2011, Rona Nishliu mori pjesë në Festivalin e 50-të të RTSH-së me këngën “Suus” ku edhe doli fituese e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision në vitin 2012, shkruan KultPlus.

Florent Boshnjaku është kompozitor i këngës “Suus”, e cila deri sot mban pozitën më të mirë të shqiptarëve që kanë marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion.

Por, Boshnjaku ka vendosur që në këto ditë izolimi ta sjell remixin e këngës “Suus”. Kënga në këtë formë që ka marrë të bën edhe njëherë më shumë për vete.

Florenti është shprehur i lumtur që ka sjell këtë remix.

“Shoke dhe Shoqe ju ftoj ta degjoni remixin e ‘Suus’ .Se bashku me Ronen jemy happy me ju disponu ne keto dite te karantines .Enjoy & Share”, ka shkruar ai në Facebook ku edhe ka shpërndarë linkun e këngës. / KultPlus.com

Këngët e shqiptarëve, në mesin e 250 këngëve më të dëgjuara të Eurovizionit

Fansat e Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, çdo fundvit zgjedhin këngët më të mira dhe më të dëgjuara nga festivali në fjalë.

ESC 250 çdo fundvit sjellë listën e këngëve që nga mijëra këngë të festivalit, arrijnë të dëgjohen e klikohen më shumë.

ESC250 për vitin 2019 është publikuar dhe për fatin e mirë, edhe këngët shqipe në Eurovizion janë pjesë e kësaj liste.

Në vendin e 40-të, Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ është pozicionuar mjaft mirë.

Këngët tjera nga përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovizion, pjesë e listës, janë edhe ‘Mall’ nga Eugent Bushpepa, Rona Nishliu me këngën e saj ‘Suus’, Elhaida Dani me këngën ‘Im alive’ dhe Kejsi Tola me këngën ‘Carry me in your dreams’.

Përfaqësimet tjera shqiptare nuk kanë arritur të futen në këtë listë, gjë që nënkupton se këto këngë fansat e Eurovizionit nga mbarë Evropa i dëgjojnë më shumë, shkruan KultPlus.

Shqiptarë ka të tjerë në listë. Ermal Meta, i cili përfaqësoi Italinë, me këngën e tij ‘Non mi avete fatto niente’ renditet në pozitën 44, ndërsa shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në vitin 2018, renditet e treta.

Në anën tjetër, këto janë dhjetë këngët më të dëgjuara të vitit nga Eurovizioni, votuar nga fansat.

  1. Loreen – Euphoria
  2. Duncan Laurence – Arcade
  3. Eleni Foureira – Fuego
  4. Mahmood – Soldi
  5. Keino – Spirit in the Sky
  6. Loic Nottet – Rhythm Inside
  7. Salvador Sobral – Amar pelos dois
  8. Jamala – 1944
  9. Il Volo – Grande Amore
  10. Secret Garden – Nocturne

Mediumi spanjoll shkruan për Rona Nishliun

Ajo është këngëtarja më e suksesshme shqiptare në festivalin evropian të muzikës, i njohur më mirë si Eurovision.

Rona Nishliu njihet më mirë edhe për zërin e veçantë dhe shpeshherë komentohet për këngët që sjell para fansave.

Por, pos mediave shqiptare për këngëtaren tonë po shkruajnë edhe mediat e huaja, përkatësisht ato të shtetit spanjoll.

“Me lule t’bukra” është kënga e fundit që e ka sjell artistja me një video të veçantë, kjo ka bërë jehonë të madhe edhe në Spanjë, ku “ogaespain.com” e ka promovuar.

Ajo është një këngë popullore për Veriun e Shqipërisë, ka shkruar ndër të tjera ueb-faqja e njohur e shtetit iberik.

Ndryshe, Rona pritet që të mbajë disa koncerte gjatë këtyre muajve të verës në të gjitha trojet shqipfolëse. /Telegrafi/KultPlus.com

Rona Nishliu sonte koncert në Maqedoninë e Veriut

Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu sonte me një koncert në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut do të promovojë albumin e ri “Mindil”.

Në albumin “Mindil”, Rona ka bërë një përzgjedhje të këngëve të cilat i përkasin trashëgimisë së pasur muzikore të popullit tonë. Rona Nishliu e cila është shtatzënë, albumin ia ka dedikuar fëmijës së saj të parë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur tash e disa muaj brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çka e inspiron muzikën kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mija, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etc. Jam falënderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruhet në kopertinën e albumit të ri të Ronës të cilin e ka promovuar më 24 prill me një koncert në Kino ARMATA.

Ndryshe, Rona para disa ditëve ka publikuar videoklipin e këngës “Me lule t’bukra”, pjesë e albumit “Mindil”.

Sonte, koncerti do të mbahet me fillim nga ora 21:00. / KultPlus.com

Rona Nishliu performon traditën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Jazz – këngëtarja Rona Nishliu, muajin e kaluar promovoi albumin e saj më të ri të titulluar “Mindil”, me disa këngë të përpunuara që pasqyrojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Albumi “Mindil”, për të cilin kuarteti ka punuar dy vjet, përmban gjithsej dhjetë këngë, ndër të cilat janë  “Baresha”, “Moj e mira te pojata” dhe “Me lule t’bukra.” Përveç këngëve të folklorit, përfshihen edhe dy këngë të etnive të tjera. “Kasmangjesa”, e cila është këngë e kulturës rome dhe kënga me motive turko-greke, “Opa nina”, që këngëtarja rome, Esma Rexhepova, e kishte bërë të famshme në Ballkan.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kosovë, Nishliu do të përformoj me koncert live edhe në Maqedoninë e Veriut, koncert ky që do të mbahet me 20 Maj./KultPlus.com

Rona Nishliu komenton performancën e Jonida Maliqit në Eurovizion

Shqipëria sonte do të paraqitet për herë të 16-të në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.

Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare. Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës”, shkruan rtv21.tv

Rona Nishliu në vitin 2012 me këngën “Suus”, zuri vendin e pestë në këtë festival duke u bërë e para që e çon Shqipërinë në këtë nivel në kuadër të Eurovizionit. Kurse, sot kur Jonida është nën ethet e perfromancës, Rona e ka perkrahur atë duke mos dyshuar në paraqitjen e saj. “Shijoje skenën sonte, jam e sigurt do shëndrrisësh”, ka shkruar Rona në Instagram ku dhe ka publikuar fotografi të Jonides.  Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv. Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 18 maj./ KultPlus.com

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë organizoi festen e ditëlindjës së Nexhmije Pagarushës

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë sonte me 7 maj organizoi një mbrëmje solemne me rastin e shënimit të ditëlindjes së yllit shqiptar Nexhmije Pagarushës, ngjarje që u mbajtë në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje ishin mbledhur shumë artistë, këngëtarë, miq e adhurues të shumtë për të nderuar mbretëreshën e muzikës shqiptare. Mbrëmja filloi me përformancën e Korit të Shkollës së Muzikës në Prishtinë.

Më pas përformuan këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ndër këngëtarët të cilët erdhen në Kosovë që me tingujt e muzikës së tyre të festojnë ditëlindjen e bilbilit Nexhmije Pagarusha, ishin: Shpresa Gashi, Eva Rusi, Rona Nishliu, Shkurte Fejza, Selami Kolonja, Bujar Qamili e shumë të tjerë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, zotëri Qemal Minxhozi, tha që është privilegjë pjesëmarrja në ditëlindjen e saj dhe duke e konsideruar organizimin përkatës si një dhuratë modeste për figurën e saj të çmueshme.

“Është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës e cila na ka frymëzuar për të bërë këtë dhuratë modeste për të, ajo është diva e muzikës shqiptare është privilegjë për secilin për të marrë pjesë në ditëlindjen e saj. Për Nexhmien uroj ti bën edhe 100 vjet të tjera, të ketë shëndet dhe sa më shumë lumturi” tha Minxhozi për KultPlus.

Në këtë mbrëmje u recitua edhe një poezi nga artistja Safete Rugova, e po ashtu u kënduan edhe këngë kushtuar Nexhmijes.

 Kënga kushtruar Nexhmijes u dha premier në ketë mbrëmje, e kompozuar nga Pranvera Badivuku dhe u interpretua nga Selami Kolonja për herë të parë në ditëlindjen e 86-të të  Bilbilit të Kosovës.

Kompozitorja Pranvera Badivuku, tha që inspirim për të kompozuar këtë këngë kushtuar Nexhmijes, i kishte ardhur nga teksti i cili ishte shkruar më herët nga tekstshkruesi shkodran Ramazan Qeka.

“Unë i kam kushtuar 2 këngë  më herët kengëtarës tonë të madhe që është zë i artë i këngës shqipe, e për këtë rast më ka inspiruar tekstshkruesi Ramazan Qeka nga Shkodra i cili e ka postuar një tekst para vitit të ri, unë e gjeta atë e që titullohet “Lauresha Kosovare”, kjo ka qenë inspirimi i tekstit  që unë vendosa ta bëjë kengë. Po më vije mirë që kënga u realizua para ditëlindjes së saj dhe është një dhuratë për të” u shpreh Badivuku për KultPlus.

Ndërsa edhe këngëtari Selami Kolonja u shpreh mjaft sentimental në lidhje me këngën që e këndoi me shumë dashuri dhe sipas tij kishte një ndjenjë të veçantë.

 “Para vitit të ri më thirri kompozitorja dhe më tha që e kam shkruar një këngë për Nexhmije Pagarushen, ishte një ndjenjë e shumë e mirë që unë u përzgjodha për ta kënduar këtë këngë. Ishte një këngë që e kam sjellur dhe e kam kënduar me shumë dashuri”.

Edhe pse e lodhur nga mosha, entuziazmi i Nexhmije Pagarushës nuk mungoi në ngjarjën e rëndësishme kushtuar ditëlindjës së saj, madje u shpreh e mahnitur me ketë organizim meqë ishte hera e parë që bëhëj diçka kaq e madhe për të.

 “Nuk kemi pasur rast të kemi një koncert të tillë kurrë në Kosovë, i falënderohem ambasadorit shumë, nuk kam fjalë  edhe besoj se të gjithë janë duke e ndjerë  vetën të lumtur. Janë mbledhur të gjithë artistët sonte këtu edhe ata janë të lumtur edhe publiku është i lumtur e sidomos une, ju falënderoj shumë” – tha ajo.

Nexhmije Pagarusha është një këngëtare dhe aktore shqiptare, e cila njihet si mbretëresha e muzikës shqiptare. Me një karrierë të ndritur Pagarusha është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe atë klasike./KultPlus.com

Gëzim Mujaj

Rona Nishliu shpalosi mbrëmë “Mindil”, aty ku gërshetoi emocionet dhe përjetimet njerëzore

“Moj e mira te pojata” ishte kënga që hapi koncertin e mbrëmshëm të këngëtares Rona Nishliu e cila e promovoi albumin e saj të ri të titulluar “Mindil”, shkruan KultPlus.

 “Mindil” i cili u promovua në ambientet e “Kino Armata”, përfshinte dhjetë këngë ku secila prej tyre i dedikohej dikujt dhe sillnin emocione dhe  përjetime të ndryshme, këngë këto që paraqesin një trashëgimi muzikore qindra vjeçare. Disa prej këtyre këngëve ishin si: “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e  Jusuf Gërvallës, “Moj e mira te pojata” në versionin e grupit MAK nga Mitrovica, “Mallëngjimi” nga Rashid Krasniqi e interpretim të Muharrem Qenës, etj. Gjatë gjithë mbrëmjes këngët u interpretuan live dhe gjatë gjithë kohës performanca e grupit muzikor u përcoll me duartrokitje.

Veçanti e këtij albumi është dhe përfshirja e këngës Rome, “Kasmangjesa”, interpretuar në versionin instrumental në filmin shqiptar “Tinguj Lufte”.  Për të cili këngëtarja tha që e ka përzgjedhur për arsye që muzika rome ka ndikuar në muzikën e Ballkanit në përgjithësi dhe se mesazhi që jep kjo këngë është shumë i veçantë.

“Muzika rome ka pasur një ndikim shumë të madh te muzika jonë atëherë, jo vetëm te ne por te çdo popull ku ata janë e sidomos të Ballkanit, atëherë është një padrejtësi shumë e madhe që mos ta përfshijmë këtë këngë në krijimtarinë tonë. Kam hulumtuar për këtë këngë dhe kam gjetur tekstin origjinal të saj, kam kuptuar që fletë për muzikën që është ushqim shpirtëror dhe ushqim në çdo aspekt, për arsye që në kohën kur është krijuar kënga, muzika ka mbush barkun dhe shpirtin e atij populli”, tha Rona për KultPlus.

E në lidhje me përzgjedhjen e këngëve për këtë album këngëtarja Rona Nishliu tha që arsyeja është së këto këngë gërshetojnë emocione dhe përjetime të cilat çdo njeri në përditshmëri i përjeton ato dhe se këta si grup muzikor dëshirojnë ti shërbejnë trashëgimisë kulturore.

“Misioni që i kemi venë vetës si grup, që do ti shërbejmë trashëgimisë kulturore, e ka bërë këtë proces shumë më special sepse kemi pasur një përgjegjësi më të madhe në punimin e këngëve, jo pse kemi dashur që patjetër të sjellim versionin që i tejkalojnë apo të bëjnë gara me njëra tjetrën por thjeshtë që këngët janë aq të bukura, kanë domethënie edhe për neve ka qenë si një sfidë me i sjellë ato dhe publiku me i duartrokit, por sonte kisha një përshtypje shumë të mirë që publiku i pëlqej dhe i duartrokiten shumë edhe ky është një motiv shumë i madh për neve dhe pa diskutim që sonte po ndjehemi ashtu si dikush që është i ledhatuar”, u shpreh tutje ajo.

Grupi muzikor “Quartet” përbëhet nga: Rona Nishliu- vokal, Edon Ramadani- pianist, Kiril Tufekcievski- kontrabas dhe  Nesim Maxhuni- baterist. / Gzim Mujaj / KultPlus.com