Pranvera në Prishtinë me koncertin ‘Kanga jonë’, homazh për muzikën e përjetshme të Musa Piperkut

Flonja Haxhaj

Nën ngrohtësinë e një mbrëmje pranvere, sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u shndërrua mbrëmë në një skenë të hapur nën yje, ku u dha koncerti madhështor “Kanga Jonë 2025”, një përjetim muzikor i mbushur me kujtim, emocion dhe respekt të thellë për trashëgiminë e njërit prej emrave më të shquar të muzikës së lehtë shqiptare, kompozitorit Musa Piperku, shkruan KultPlus

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ky koncert erdhi si një rrugëtim nëpër tingujt që për dekada kanë shënuar ndjeshmërinë për vendin e dashurinë në të gjitha trevat shqiptare.

Koncerti, i cili solli përpara publikut këngët që i kanë shoqëruar nëpër etapa të ndryshme të jetës, u moderua me finesë nga prezantuesja Dojna Mema dhe aktori i njohur kosovar Alban Ukaj, të cilët udhëhoqën me delikatesë rrjedhën e natës, duke ndërlidhur artistët dhe repertorin në shenjë respekti për veprën e Piperkut.

Mbrëmja nisi me interpretimin e Genc Salihut, i cili solli këngët “Kaltrina” dhe “Të fala nga Prishtina”, duke vendosur menjëherë tonin e një nate të mbushur me dashuri për qytetin dhe muzikën. Më pas, këngëtarja Eneda Tarifa i dha skenës një elegancë të veçantë me interpretimin emocional të këngëve “Malli për ty lotin ndjell” dhe “Kosovarja e bukur”, duke përçuar ndjeshmërinë e melodisë së Piperkut.

Shpat Deda solli atmosferën intime të këngës “Pranvera në vendin tim”, e pas tij ansambli “Zanat” sollën një interpretim të fuqishëm të “Kënga shpirtin ma rrëmben”.

Më tej, këngëtarja Fifi solli energji nëpërmjet këngëve“O bilbil” dhe “Qeshu rini”, dy këngë që reflektojnë gjallërinë dhe frymën rinore që karakterizon veprat e Piperkut. Ndërkohë, Vlashent Sata solli një emocion e një frymë romantike teksa interpretoi këngën“Buzëqesh prapë Suzi”. Pas tij, këngëtarja Jehona Sopi solli gjallëri në publik me këngën “Ku mbet hareja”.Kënga ikonike për fëmijë ‘Fidani’ erdhi më pas nëpëmjet zërit të dashur të Korit të Fëmijëve ‘Okarina’.

Ndërkaq, kulmi i mbrëmjes u arrit me performancën e sopranos së famshme Inva Mula, e cila interpretoi magjishëm këngën “Pranvera në Prishtinë”.Pas saj, Armend Rexhepagiqi solli një tjetër perlë shqiptare, këngën e tij “Dashurinë o ku e kam”, po ashtu kompozim nga Piperku. Ndërsa mbrëmja u kurorëzua me duetin e tij dhe të Invës në këngën “Këngë Moj”, si një himn të dashurisë për artin dhe jetën.

Përgjatë këtij koncerti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndau familjes së Piperkut, Medaljen Presidenciale të Meritës ‘Post Mortem’, për kompozitorin Musa Piperku, si vlerësim për jetën, krijimtarinë dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në kulturën muzikore shqiptare.

Pas një interpretimi brilant që u mirëprit me duartrokitje të zjarrta nga publiku i Prishtinës, sopranoja me famë ndërkombëtare Inva Mula, e cila solli emocione të thella me zërin dhe interpretimin e saj në skenën e koncertit “Kanga Jonë”, tha për KultPlus se është prekur nga fuqia artistike dhe vlera historike e këngëve të Musa Piperkut, duke vlerësuar këtë koncert si një nismë me rëndësi të madhe për ruajtjen e identitetit muzikor shqiptar.

“Këto janë këngë të mrekullueshme. Edhe unë i duke dëgjuar dhe gjatë provave, nuk e dija të gjitha këto këngë kanë qenë të Musa Piperkut, sepse nganjëherë këngët kur bëhen kaq popullore sikur bëhen edhe anonime. Prandaj ky rikthim, me të gjithë krijimtarinë e kompozitorit është me shumë vlera, sepse na kthen në identitetin e një njeriu, i cili ka lënë një krijimtari, një thesar për artin shqiptar të të pa çmuar dhe mendoj që kjo iniciativë për të krijuar ‘Kanga Jonë’ si produksion është një iniciativë shumë e bukur, për arsye se ka kompozitorë të mrekullueshëm, dhe unë u ndjeva kaq bukur, u ndjeva kaq mirë, me ato dy interpretime që ishin nga këngët më të bukura të kompozitorit”, tha Mula duke shtuar më tutje se këngë si këto janë AND-ja e muzikës shqiptare, prandaj edhe duhet të rikthehen.

Ajo më tutje shprehet e lumtur edhe për interpretimin e saj të parë me këngëtarin Armend Rexhepagiqi, duke shprehur se do të mbetet një kujtim shumë i bukur për të.

“Unë u ndjeva shumë e lumtur, se e kam adhuruar gjithmonë Armendin, por nuk kemi pas mundësi ndonjëherë të këndonim bashkë, një herë nuk bashkohen artistët për shumë arsye, por kur më thanë që do ta bësh duet, u gëzova shumë. Ne u takuam këtu, u takuam me shumë mall,  e përsëritëm  këngën, bile e përsëritëm shumë herë, si ata fëmijët e vegjël, vetëm se kishim dëshirë, domethënë që ta bënim këto duet. Jam shumë e lumtur dhe është një kujtim shumë i bukur për mua”, tha Mula.

Ndërkaq, pas koncertit, këngëtari Vlashent Sata tha për KultPlus se ndjehet i lumtur lumtur që ishte pjesë i një organizimi të tillë, ku kujtohet trasigimia që ka lënë pas një kompozitor.

“Gjëja më e bukur ishte me këndu në gjuhën shqipe dhe të këndoj shqip në formën e muzikës. Musa Piperkun nuk e njihja si emër por si muzikë dhe ishte shumë e rëndësishme për mua të jem pjesë e këtij koncerti. Është shumë e rëndësishme që po vlerësohet një artist për punën që ka lënë mrapa.Ajo që është e bukur është që të kuptojmë se shqiptarët kanë ditur të jetojnë, të krijojnë, të gëzojnë jetën dhe të mbijetojnë edhe në kushte shumë të vështira. Kjo tregon se ata kanë qenë brenda jetës me muzikën dhe artin ashtu siç kanë dashur jeta e tyre të jetë”, tha Sata, duke shtuar mes tjerash se shpreson se me versionin e tij të ‘Buzëqesh prapë Suzi’ ka sjellë ndjeshmërinë që do t’i afrohej botës së Piperkut.

Me paraqitje për herë të parë në rolin e moderatorit, aktori Alban Ukaj tha se i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese si nderim dhe respekt të jetës dhe veprës së kompozitorit Piperku, vepra që më nuk krijohen në ditët e sotme.

“Është hera e parë që po e bëj moderatorin. E kam prauar për një arsye, për të madhin Musa Piperku. Jemi rritë me këto këngë. Ka qenë një nder dhe përgjegjësi të madhe, që të prezantoj koncertin që i kushtohet një njeriu aq të madh dhe një prej kompozitorëve tonë më të mirë. Kur i dëgjon atë melodi, atë ritëm, e sheh që diçka është ndryshe në krahasim me atë që po prodhohet sot. Unë shpresoj që dikush do të ketë veshë dhe do të ketë vetëdije, që merr kthy atë që e kanë sjellë Randobrava, Piperku e kompozitorë të ndryshëm”, tha Ukaj për KultPlus.

Ndërkaq, ju kujtojmë se koncerti ‘Kanga Jonë’ e cila më shumë se sa një mbrëmje artistike, ishte një akt përulje për një trashëgimi që vazhon të jetojë nëpërmjet notave, është organizuar nga Dardan Selimaj dhe Jehona Sopi./KultPlus.com

Screenshot

Alban Skënderaj dhe Fifi, pjesë e koncertit të 28 korrikut në sheshin “Skënderbej”

Në kuadër të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, më 28 korrik do të zhvillohet një koncert në sheshin “Skënderbej”, përcjell KultPlus.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në këtë koncert do të marrë pjesë këngëtarja e njohur Fifi si dhe këngëtari Alban Skënderaj.

Fifi do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.

Albani do të jetë në shesh. Bashkë në #28Korrik, me super koncertin në #sheshinSkenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas.

Ndërkohë, është konfirmuar edhe performanca e artistëve të tjerë si Xhensila Myrtezaj dhe Flori Mumajesi.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajtën në 19 korrik Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel, që shënoi edhe hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. / KultPlus.com

“Veten harrova mas teje, ti veç pak t’kishe bo mas meje” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare, Fifi, është një nga emrat më të lakuar kohëve të fundit në tregun medial, shkruan KultPlus

Fifi ka realizuar një varg këngësh, të cilat kanë marrë një vëmendje të veçantë të publikut.

“Marova” është kënga e zhanrit baladë që ka marrë shumë komente pozitive. Melodinë dhe tekstin e ka punuar vet këngëtarja, teksa orkestrimin e ka bërë Kledi Bahiti.

Me këtë këngë Fifi ka konkuruar në festivalin “Kënga Magjike” 2019. Këtu KultPlus ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Ne kopshtin e lotve po djegem si e mjer
Po pres ti mem kap prej ersire mem nxjer
Rrug me gjilpana mi shtru si perher
Qe ti kurr mos mem prek
Aaaaaaaaai
Qe ti kurr mos mem prek

Se marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Prekma shpirtin nese do ti theje

Se marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Ti veq pak tkishe bo mas meje

Zemra e lodhur pa gjak po shlon vner
Pres te me thuash te dua njeher
Nga ti te lendohem se prisja najher
Kush dhimbjen mu ma njeh
Aaaaaaaaaai
Kush dhimbjen mu ma njeh

Se marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Prekma shpirtin nese do ti theje

Se marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Ti veq pak tkishe bo mas meje

Ske faj ti jooo
Qe per ty detit nkom un i kisha shku
Ke faj ti pooo
Nuk ka shkronj nuk ka fjal qe ti i ke besu

E prap marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Prekma shpirtin nese do ti theje

Se marova,mas teje
U terbovaa,mas teje
Veten harrovaa,mas teje
Ti veq pak tkishe bo mas meje
Tkishe bo mas meje”.

Fifi dhe MC Kresha, me dhimbje në ‘Kënga Magjike 2018’ (VIDEO)

Festivalin ‘Kënga Magjike 2018’ po vazhdon prezantimin e këngëtarëve të këtij edicioni.

Çdo të diele, në këtë festival po prezantohen këngëtarët pjesëmarrës, njëjtë edhe artistët e rinj, me anë të emisionit E diela Shqiptare nën moderimin e Ardit Gjebresë.

Dje, u veçua prezantimi i MC Kreshës dhe Fifit, në një bashkëpunim si asnjëherë më parë.

Tekstin e këngës “Psikopatja jote” e kanë shkruar dyshja ndërsa në vetëm pak orë kënga ka shpërthyer në rrjetet sociale. Duke se bashkëpunimi mes dyshes është gjetja e radhës në estradën shqiptare.

Festivali në muajin dhjetor do të mbajë netët gjysmëfinale dhe natën finale.
Fifi është ndër këngëtaret më aktive momentalisht, ndërsa MC Kresha gjithmonë vjen i freskët në zhanrin e tij. / KultPlus.com

Këngëtarja Filloreta Raçi nderohet me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës

Këngëtarja shqiptare Filloreta Raçi është nderuar ditën e sotme me çmimin e “Mirënjohjes” nga Komuna e Prishtinës. Reperja e njohur si Fifi, e ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.

“Për kontributin shumëvjeçar në ngritjen e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes Kosovës e Shqipërisë në aspektin arsimor, kulturor, artistik, social, edukativ dhe shkëmbimin e përvojave në krijimin e lidhjeve të qëndrueshme,”- shkruhet në çmimin që Fifi postoi në instastory./koha.net/KultPlus.com