Japonia do të burgos personat që përhapin ‘gjuhë të urrejtjes’ në internet

Sipas legjislacionit, shkelësit e dënuar për ngacmim kibernetik mund të burgosen deri në një vit, ose të gjobiten para përcjell KultPlus.

Kjo vjen pas vdekjes së yllit të televizionit – Hana Kimura – vetëvrasja e së cilës në maj të 2020 tronditi kombin. Arsyeja e vetëvrasjes raportohet se ishte bullizmi në internet.

Parlamenti i Japonisë ka miratuar legjislacionin të hënën që i bën të dënueshme ‘fyerjet në internet’.

Kjo vjen pas shqetësimit në rritje për bullizmin kibernetik në vend, i shkaktuar nga vetëvrasja e një ylli të televizionit realitet, i cili ishte përballur me abuzimin e mediave sociale.

Amendamenti do të hyjë në fuqi më vonë këtë verë dhe të dënuarit mund të burgosen deri në një vit, ose gjobë prej më shumë se 2 mijë eurosh.

E gjithë kjo bëhet për të parandaluar përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. /KultPlus.com

Belgjika ndëshkon ashpër keqtrajtuesit e kafshëve

Parlamenti flamand i Belgjikës miratoi sot projektligjin që rrit dënimin me burg për abuzim me kafshët në 10 vjet dhe gjobën deri në 1.6 milionë euro.

Qeveria e rajonit flamand dëshiron që të rritet edhe më shumë dënimi me burg deri në 18 muaj dhe gjobë nga 16 mijë deri në 100 mijë euro në rast të keqtrajtimit të përsëritur pasi që ishte i paefektshëm më parë.

Me propozimin e pranuar nga parlamenti, personat që neglizhojnë ose keqtrajtojnë me dashje kafshët mund të gjobiten deri në 800 mijë euro dhe të dënohen me burgim deri në 5 vjet nëse kryejnë këto krime për herë të parë.

Nëse fajtorët kanë vepruar në këtë mënyrë në 5 vitet e fundit, gjoba mund të jetë deri në 1.6 milionë euro dhe dënimi me burg deri në 10 vjet.

Vendet e punës që konstatohet se kanë abuzuar me kafshë mund të mbyllen për periudha të caktuara ose për një kohë të pacaktuar.

Paratë e mbledhura nga gjobat do të përdoren për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve apo kërkimin shkencor përmes fushatave ndërgjegjësuese të kafshëve. / KultPlus.com

Mbi 200 mijë euro gjoba për partitë politike që thyen heshtjen zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datën 18 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 10 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, etj.

Prej 10 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 2 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar si të pabazuara, 2 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 5 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 1,200.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit, respektivisht shpërndarja e SMS-ve tek qytetaret thirrje për të votuar subjektin e caktuar politik.

Subjekteve politike ne seancën e sotme iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 600.00 €;

Në fund ju informojmë se Paneli sot ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha ankesat dhe apelet e paraqitura nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

PZAP për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, Mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 216,350.00 €. 

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66,100.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 52,750.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 44,700.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 28,600.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,200.00 €. / indeksonline/ KultPlus.com

Gjobë 1 mijë euro kush nuk deklaron shpenzimet e dasmës

Të gjithë çiftet e reja të martuar gjatë 5 viteve të fundit do të jenë nën shënjestrën e Agjencisë së Mbledhjes së Taksave, ANAF. Sipas kësaj të fundit, ata duhet të deklarojnë shumën totale të shpenzimeve të dasmës së tyre, në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 1071 euro.

Në Rumani, ashtu si në shumë vende të Evropës, dhuratat e dasmës zakonisht janë në formën e parave për t’i dhënë mundësi çiftit të paguajnë për ceremoninë e martesës së tyre dhe për të shërbyer në një farë mënyrë si mbështetje financiare edhe për muajt në vijim.

Pagesa me para ‘cash’ e individëve dhe kompanive që ofrojnë shërbime në dasma, duke përfshirë këngëtarët, fotografët, etj, ka filluar të shqetësojë autoritetet tatimore, pasi të ardhurat e tyre nuk deklarohen, raporton “scantv”.

Nisur nga kjo, ata kanë vendosur që të dorëzojnë formularë të gatshëm të gjithë këtyre çifteve duke kërkuar detaje për njerëzit që kanë ofruar shërbime në dasmën e tyre dhe për shumën totale që kanë shpenzuar.

Ndërkohë, ministri i Financave të vendit, Eugen Teodoroviç ka kritikuar nismën e autoriteteve tatimore rumune mbi taksimin e dhuratave të dasmës dhe deklarimit të shpenzimeve./ KultPlus.com

Gjobë për aktorin që dështoi reprizën e “Bordel Ballkanit”

Teatri Kombëtar i Kosovës ka vendosur që aktori Armend Baloku të gjobitet me 444 euro.

Ky është vendimi që ka marrë drejtori i përgjithshëm i TKK-së, Agim Sopi, pasi Baloku në shenjë proteste nuk ka marrë pjesë në reprizën e shfaqjes “Bordel Ballkan” të martën mbrëma. Pas mungesës së tij, institucioni është detyruar ta anulojë dhënien e shfaqjes.

Vendimi i drejtorit Agim Sopi i është dërguar Ministrisë së Kulturës të mërkurën. Ky veprim i Sopit bazohet në Rregulloren për stimulimin dhe përgjegjësitë e ansamblit rezident të TKK-së. Por gjoba është e papranueshme për aktorin Baloku dhe sipas tij, drejtori i përgjithshëm, Agim Sopi, dhe udhëheqësi artistik Agon Myftari nuk janë njerëz të denjë për ta udhëhequr Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Drejtori Agim Sopi ka thënë se në bazë të Rregullores, aktori që nuk vjen në reprizë të shfaqjes pa arsye detyrohet të paguajë gjysmën e biletave, në rastin e dytë, të gjitha biletat dhe në rastin e tretë i ndërpritet kontrata e punës. “Pasi salla e TKK-së ka 296 karrige, Baloku do t’i paguajë gjysmën e biletave, që i bie për 148 karrige nga tri euro, që i bie 444 euro”, ka thënë Sopi, shkruan KohaDitore./ KultPlus.com