Të gjitha kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para

Inxhinieri gjeolog, Sazan Guri tregoi në një intervistë për Euronews Albania se kafshët dhe shpendët e ndiejnë tërmetin disa sekonda para se të ndodhë.

Sipas tij nuk ka asnjë formë për të parashikuar tërmetin, përveçse disa sekonda para përmes identifikimit të lëvizjes kaotike të shpezëve.

“Të gjitha kafshët e ndiejnë pa përjashtim sepse kanë 4 milionë marrësa, receptorë, njeriu ka 2 mijë,” – u shpreh Guri.

Goditja e parë e tërmetit shkatërrues në juglindje të Turqisë ishte 7, 8 ballë e pasuar nga qindra pasgoditje 2 prej të cilave 7,5 ballë.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Mbi 2700 njerëz kanë humbur jetën deri tani, ndërsa dhjetëra mijëra janë plagosur.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja./ KultPlus.com

Belgjika ndëshkon ashpër keqtrajtuesit e kafshëve

Parlamenti flamand i Belgjikës miratoi sot projektligjin që rrit dënimin me burg për abuzim me kafshët në 10 vjet dhe gjobën deri në 1.6 milionë euro.

Qeveria e rajonit flamand dëshiron që të rritet edhe më shumë dënimi me burg deri në 18 muaj dhe gjobë nga 16 mijë deri në 100 mijë euro në rast të keqtrajtimit të përsëritur pasi që ishte i paefektshëm më parë.

Me propozimin e pranuar nga parlamenti, personat që neglizhojnë ose keqtrajtojnë me dashje kafshët mund të gjobiten deri në 800 mijë euro dhe të dënohen me burgim deri në 5 vjet nëse kryejnë këto krime për herë të parë.

Nëse fajtorët kanë vepruar në këtë mënyrë në 5 vitet e fundit, gjoba mund të jetë deri në 1.6 milionë euro dhe dënimi me burg deri në 10 vjet.

Vendet e punës që konstatohet se kanë abuzuar me kafshë mund të mbyllen për periudha të caktuara ose për një kohë të pacaktuar.

Paratë e mbledhura nga gjobat do të përdoren për kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve apo kërkimin shkencor përmes fushatave ndërgjegjësuese të kafshëve. / KultPlus.com

Artistja që i kthen gjethet e rëna në art me qëndisje shumëngjyrëshe

Artistja braziliane Laura Dalla Vecchia, përdor natyrën si pikë qendrore të artit të saj.

Ajo merr atë që kanë për të ofruar pemët lokale, gjethet e tyre dhe i qëndis mbi to kafshët me ngjyra të ndryshme. Rezultatet janë mahnitëse dhe frymëzojnë një lidhje më të thellë me mjedisin që na rrethon.

Disa nga punimet e artistes Laura Dalla Vecchia./KultPlus.com

Ndotja plastike problem i madh global, kafshët po vdesin shkaku i saj

Ndotja plastike është një problem urgjent global që kërkon një marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme të OKB-së, thuhet në një raport të Agjencisë Kërkimore (EIA).

OJQ-ja mjedisore thotë se ka prova të shumta për efektet e dëmshme të plastikës dhe argumenton se ndotja plastike është një problem po aq i rëndësishëm sa edhe ndryshimi i klimës. 

Ajri që thithim sot përmban mikrogrimca plastike, plastika u gjet në borën e Arktikut dhe gjithashtu gjendet në tokë dhe ushqim, shkruan BBC. 

Kjo mbështetet nga një raport që thotë se rreth 20 elefantë ngordhën në Tajlandë pasi hëngrën mbetje plastike nga deponitë. 

Autorët e raportit u bëjnë thirrje kombeve të bien dakord për një marrëveshje detyruese të OKB-së që synon reduktimin e prodhimit të plastikës dhe mbetjeve plastike. 

“Është koha që ne ta trajtojmë këtë problem vdekjeprurës”, tha Tom Gammage nga EIA. 

“Nëse kjo valë ndotjeje vazhdon, deri në vitin 2040 pesha e mbetjeve plastike në dete mund ta kalojë peshën totale të të gjithë peshqve detarë”. / KultPlus.com

Revista e modës ”Elle” ndalon publikimin e produkteve prej gëzofit të kafshëve

Revista franceze e modës ‘’Elle’’ ndalon publikimin e produkteve që vijnë prej gëzofit të kafshëve në faqet e 41 edicioneve të saj ndërkombëtare, si dhe nga kanalet e saj në internet dhe media sociale.

‘’Përdorimi i gëzofit të kafshëve, si në rubrikën editoriale ashtu edhe në atë të reklamave, nuk është më në përputhje me vlerat e revistës’’, theksoi Valeria Bessolo Llopiz, menaxherja ndërkombëtare e ‘’Elle’’.

‘’Revista synon të jetë një pionier ndërkombëtar në fushën e saj dhe të bëjë një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit dhe të kafshëve’’, theksoi Llopiz.

Ndërsa ndalimi i gëzofit të kafshëve është tashmë në fuqi në 13 nga emetimet e Elle, ai do të hyjë në fuqi për 20 të tjera nga fillimi i vitit 2022 dhe pjesa tjetër nga 2023.

Revista i përket grupit francez Lagardere.

Sipas botuesit, Elle ka 33 milionë lexues në mbarë botën dhe 100 milionë vizita në muaj në faqen e saj të internetit. / KultPlus.com

Mrekullitë e Nënës Natyrë përmes fotografive

Kush nuk fotografon një kafshë shtëpiake të lezetshme ndërsa është duke fjetur ose një flutur shumëngjyrësh kur është në park? Na pëlqen të kemi një kujtesë fizike të asaj që mendojmë se është e bukur apo interesante. Por, ka njerëz që bëjnë fotografi për një qëllim krejt tjetër.

Njerëzit që paraqesin punën e tyre në konkursin e fotografisë “BigPicture Natural World” shkojnë përtej dhe përtej për të kapur foton e duhur në kohën e duhur, transmeton KultPlus

Megjithëse ka një çmim monetar për fituesin, konkursi shpreson që këto imazhe që marrin frymë nga e gjithë bota dhe do të frymëzojnë të tjerët për të mbrojtur dhe ruajtur planetin Tokë./ KultPlus.com

Buzëqeshjet më të bukura të mbretërisë së kafshëve (FOTO)

Çdo vit, në gjithë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Buzëqeshjes. Vetëm shikoni në rangun e emocioneve që kafshët shprehin

Dita Ndërkombëtare e Buzëqeshjes ka për qëllim të nxitë njerëzit në përhapjen e mirësisë, vullnetit të mirë dhe gëzimit.

Pavarësisht nëse buzëqeshja e tyre tregon sinjale kënaqësie apo sulmi, këto foto tregojnë krijesat origjinale të planetit tonë!

Shpeshherë buzëqeshjet e tyre bëjnë edhe njeriun të qesh.

Për këtë rast për ju kemi ndarë buzëqeshjet më të bukura të mbretërisë së kafshëve me dëshirën që edhe juve t’ju sjellim buzëqeshje dhe t’jua zbukurojmë ditën. / KultPlus.com

Tre miliardë kafshë të vrara apo të zhvendosura nga zjarret në 2019-2020 në Australi

Rreth tre miliardë kafshë janë vrarë apo zhvendosur nga zjarret e pazakonta që përfshinë pyjet e Australisë në vitet 2019-2020, sipas një studimi të publikuar sot që flet për një prej katastrofave më të rënda të historisë moderne për faunën.

Ky studim i kryer nga disa universitete australiane thekson se 143 milionë gjitarë janë prekur nga kjo krizë, si dhe 2,46 miliardë zvarranikë, 180 milionë zogj dhe 51 milionë bretkosa. 

Kjo nuk është shifra e kafshëve të vrara, por perspektivat për ato që iu kanë shpëtuar flakëve janë shumë të tmerrshme, për shkak të mungesës së ushqimit, pemëve dhe mbrojtjes përballë grabitqarëve të tyre”, theksoi Chris Dickman, një prej autorëve.

Këto zjarre, të cilat ktheheshin çdo vit në fund të dimrit, por që ishin shumë aktiv për disa muaj në 2019-2020, shkatërruan 115 000 kilometra katrorë, ​​një zonë tre herë më të madhe se Holanda, duke shkaktuar edhe vdekjen e 30 personave.

Një studim i mëparshëm në janar vlerësoi numrin e kafshëve të vrara në zonat më të prekura në shtetet e Viktorias dhe Uellsit të Ri Jugor në një miliard.

“Studimi i publikuar është i pari që merr parasysh të gjitha zonat që janë djegur në Australi”, sipas Lily van Eeden nga Universiteti i Sidneit./ atsh/ KultPlus.com

Grupi “Të bashkuar për Kafshët” reagon për trajtimin e Luanit në Gjilan

Grupi “Të bashkuar për Kafshët” ka reaguar rreth trajtimit që po i bëhet një Luani në Gjilan, shkruan KultPlus.com

Sipas këtij grupi, kjo sjellje ndaj Luanit nuk është as humane as ligjore, teksa nuk është hera e parë që grupet e ndryshme për mbrojtjen e kafshëve reagojnë ndaj sjelljeve të tilla.

“Kjo kafshë e egër e gjorë, e burgosur në një KAFAZ tepër të vogël për të kënaqur sytë e njerëzve që nuk e dijnë çka është dhembshuria ndaj kafshëve! Kjo përveç që nuk është humane nuk është as ligjore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.