Doktoreshat punojnë më shumë se doktorët ndonëse paguhen më pak

Doktoreshat paguhen më pak se sa doktorët, por një studim thotë se kjo nuk është se ato punojnë më pak.

Në fakt, doktoreshat kalojnë më shumë kohë me pacientët, urdhërojnë bërjen e testeve dhe kalojnë më kohë duke diskutuar mbi parandalimin e sëmundjeve se sa kolegët e tyre burra, kanë gjetur studiuesit e New Englasn Journal of Medicine, transmeton KultPlus.

“Kjo ngre pyetjet se në qoftë se ne paguhemi për atë që punojnë në kujdesin shëndetësor, ka thënë Dr. Ishani Ganguli, specialist i mjekësisë së përgjithshme në “Harvard Medical School and Brigham”, që i ka prirë studimit.

Ganguli dhe kolegët e saj kanë shikuar të dhënat që mbulojnë 24 milionë vizita gjatë 2017-ës në SHBA.

“Kemi llogaritur se gratë paguesin 87 cent të dollarit për çdo orë pune krahasuar me kolegët e tyre burra”, ka thënë Ganguli. / KultPlus.com

Gezim Gashi me ligjëratë në “Harvard”, prezanton Erza Muqollin, e krahasojnë me Celine Dion

Jeta Zymberi

Një emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles dhe duke qenë shqiptari i parë që është një ndër themeluesit e shkollës së artit në Amerikë, Gezim Gashi rrugëtimin e tij nga një refugjatë në një djalë të suksesshëm e ka shpalosur para studentëve nga e gjithë bota në Universitetin prestigjioz “Harvard”, shkruan KultPlus.

Të larguar nga Kosova gjatë kohës së luftës, ai bashkë me familje u shpërngulën në Alvesta të Suedisë dhe tash historinë e tij e ka ndarë në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”.

Gashi e ka vlerësuar këtë si një përvojë të veçantë duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Ligjërata ime para studentëve nga e gjithë bota në Universitetin prestigjioz “Harvard” është një ëndërr e bërë realitet. Para studentëve kam folur për rrugëtimin tim, nga refugjatë nga Kosova në Suedi e deri te vlerësimi i George W Bush (që edhe ai ishte student aty ku po ligjëroja). Gjithashtu kam folur për shkollën e muzikës që e kam hapur në Amerikë, si dhe rreth mbështetjes që po e marr nga industria e muzikës në US”, ka treguar në pika të shkurtra Gashi rreth asaj se çfarë ka shpalosur para të pranishmëve.

Por përveç ligjëratës, Gashi ka vendosur që përpara studentëve nga e gjithë bota të prezantoj edhe yllin shqiptar Erza Muqollin e cila po mahnit të gjithë me zërin e saj magjikë.

Erza Muqolli gjatë kësaj ligjërate është lidhur me Skype, ku përmes ekranit ajo ka folur në gjuhën shqipe për suksesin dhe ëndrrat e saj.

“Erza ka folur për ëndrrat e saj, ndërsa unë duke e vlerësuar vokalin që ajo ka, e kam krahasuar atë me Celine Dion dhe Mariah Carey dhe studentët ishin të të njëjtit mendim. Të gjithë po mahniten me zërin e saj”.

Ky prezantim i dy shqiptarëve në “Harvard” është një tjetër sukses që flet shumë për punën dhe arritjet e tyre. / KultPlus.com

View this post on Instagram

Still can’t get over yesterday at @harvard

A post shared by Gezim Gashi (@thegezimgashi) on

Ylli shqiptar, Erza Muqolli prezantohet në ‘Harvard’ nga Gezim Gashi

Jeta Zymberi

Gezim Gashi, i pari shqiptar në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë dhe një emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles, po vazhdon të punojë fort në rrugën që ka zgjedhur, shkruan KultPlus.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është i ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, ishte shprehur Gëzim Gashi për KultPlus.

Por përveç ligjëratës, Gëzim Gashi ka vendosur që përpara studentëve nga e gjithë bota të prezantoj yllin shqiptar Erza Muqollin e cila po mahnit të gjithë me zërin e saj magjikë.

Erza Muqolli gjatë kësaj ligjërate do të lidhet me skype, ku përmes një ekrani gjigant ajo do të flas për suksesin e saj para të pranishmëve.

Gashi ka ndarë lajmin edhe në rrjetet e tij sociale duke u shprehur tejet i emocionuar për këtë prezantim të Erzës.

“Kaq i emocionuar të njoftoj se Erza Muqolli po bashkohet me mua në Universitetin e Harvardit në 9 Mars! Erza është vetëm 14 vjeç dhe është me origjinë nga Kosova, por ka lindur dhe jeton në Francë. Erza ka brenda vetës elementin që të bëhet një artiste e madhe dhe unë jam shumë i entuziazmuar që ajo do të jetë me mua në Harvard!”, ka njoftuar Gashi.

Përndryshe, Muqolli e cila ka arritur një sukses të madh sidomos në Francë, pritet të shndërrohet në një yll edhe përtej Francës.

Ligjërata nga Gëzim Gashi ku do të prezantohet edhe Erza Muqolli, do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.  /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9DxW1vhiAI/

Shqiptari Gezim Gashi, nga një refugjat tashmë me ligjëratë në Universitetin prestigjioz “Harvard”

Jeta Zymberi

Duket sikur jeta e vështirë prej një refugjati është shndërruar në forcë për shumë shqiptarë që gjatë kohës së luftës në Kosovë morën rrugën në vende të ndryshme të botës për të pasur një jetë më të sigurt, shkruan KultPlus.

Shumë nga këta persona sot gëzojnë një jetë me plot suksese e madje disa edhe me një famë të madhe botërore, çka ka bërë që shqiptarët të ndihen krenarë me këta emra.

Një ndër ta është edhe djali nga Kosova, Gezim Gashi. Ai është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë. Ai është një prej emrave më të njohur shqiptar në botën e artit në Suedi dhe emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.

Por, degëzimet e suksesit për të po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, është shprehur Gëzim Gashi për KultPlus.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post.

“Ndihem shumë krenar të ndaj historinë time dhe të njihem për atë që unë bëj për gjeneratën e re. Jam krenar që jam shqiptar dhe fakti që i bëj njerëzit e mi krenarë është shumë e rëndësishme për mua. Mezi po pres të marr pjesë në Harvard dhe të ligjëroj para studentëve nga e gjithë bota”, ka thënë Gashi.

Ligjërata nga Gëzim Gashi do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.  /KultPlus.com

Profesorët nga Harvardi: Libri që në vitin 2018 duhet ta lexojë çdo student!

Profesorët nga Universiteti i Hardvardit vazhdimisht lexojn dhe u sygjerojnë libra studentëve të vetë. Prandaj ata kryesisht i njohin librat e mirë. Duke e pasur parasysh këtë fakt, “Bussines Insider” i ka pyetur këta profesorë për ta ndarë librin të cilin ata mendojnë se duhet të lexohet nga secili student në vitin 2018.

Paneli i cili e ka bërë këtë rekomandim janë profesorë që kanë qenë Laureat për çmimin Nobel, shkenctarë, ekonomistë dhe fitues të çmimit prestigjioz “Pulitzer”. Librat që këta i kanë zgjedhur kanë qenë po aq të ndryshëm sa edhe sfondi i tyre profesional.
Në vazhdim i keni titujt të cilët këta profesor mendojn se duhet ti lexoni në vitin 2018:

“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

“Jam duke e rilexuar “Anna Kareninën”. Nuk ekziston asnjë novel më e mirë rreth asaj se si gratë – dhe nuk mendoj vetëm për Annën – elitare, inteligjente dhe të edukuara, janë të injoruara, të shtypura dhe kanë shumë pak mbështetje. Gratë janë kujdestare, të ndjeshme. Gratë e mbajnë shoqërinë të bashkuar dhe ofrojnë shpëtim madje edhe atëherë kur për këtë, kreditet i marrin priftërinjtë.
Kjo novel e Tolstoyt është po aq relevante ashtu siç ka qenë gjithmonë. Si një vi anësore, njeriu gjithashtu mëson për ndryshimet taktike në agrokulturë dhe se si ti inkurajojnë punëtorët për ti pranuar ato. Por ka edhe më shumë… kjo është pa dyshim novela më e mirë që është shkruar ndonjëherë dhe e denjë për tu ri – lexuar vazhdimisht nga të gjithë ne.”
– Claudia Goldin, historiane e ekonomisë dhe ekonomiste e punës, autore e “Women Working Longer: Increased Employment at Older Ages”

“Ndërkombëtarët” nga Oona Hathaway dhe Scott Shapiro

“Ndërkombëtarët” nga studiuesit ligjorë Oona Hathwëay dhe Scott Shapiro, e shpjegojnë fenomenin për të cilin ju me shumë gjasë nuk e keni ditur që ekziston – dobësimin e luftës dhe pushtimit ndërshtetërorë – me një ngjarje historike e cila me shumë gjasë mund të ju duket e quditshme: Pakti i Paqes i Parisit i vitit 1928, i cili luftën e ka shpallur si jo – legale.
“Në librin e tyre të flaktë dhe të pasur me dëshmi, ata e bëjnë një rast të besueshëm. Dhe, njësoj sikur libri “Përplasja e qytetërimeve” dhe “Fundi i Historisë”, ky libër e paraqet një vizion gjithëpërshirës të skenës ndërkombëtare.”
– Steven Pinker, Profesor i Psikologjisë në Universitetin i Hardvardit dhe autor i dhjetë librave, duke përfshirë edhe librin e ardhshëm “Enlightenment Now: The Case for Reason, Science, Humanism, and Progress.”

“Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson
Unë ju sygjeroj “Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson.
– Stephen Greenblatt, Profesor i gjuhës angleze, fitues i çmimit “Pulitzer” dhe autor i librit “The Rise and Fall of Adam and Eve”

“Teoria e ndjenjave morale” nga Adam Smith

“Secili student i ekonomisë e di librin “The Wealth of Nations”, por ky libër më i hershëm e paraqet një pikëpamje shumë më të pasur dhe më të larmishëm të natyrës njerëzore.”
– Eric Maskin, ekonomist, laureat i çmimit Nobel në vitin 2007, dhe autor i librit “The Arrow Impossibility Theorem”

“Robot-Proof” nga Joseph Aoun

“Edukimi i lartë në epokën e inteligjencës artificiale”
– Ej Corey, kimist organik, laureat i çmimit Nobel në vitin 1990, dhe autor i librit “Molekulat dhe Medicina”