Trump vendos të hapë platformë të medias sociale

Sikurse e kishte paralajmëruar disa kohë më parë, ish-presidenti amerikan Donald Trump do të hapë rrjetin e tij social të quajtur “Truth Social”. Sikurse vet ai e deklaroi, ky rrjet do konkurrojë rrjetet e tjera si Facebook apo Twitter.

 “Jam i emocionuar që do ju shpërndaj të vërtetën nëpërmjet rrjetit Truth”, shtoi ai. Facebook Inc i pezulloi llogaritë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Facebook dhe Instagram për dy vjet. Ai u ndalua për një kohë të pacaktuar nga të dy rrjetet sociale në janar pas postimeve që bëri në trazirat e Kapitolit të SHBA-së./lapsi.al/ KultPlus.com

Balona ‘Trump’ në koleksionin e Muzeut të Londrës

Balona me ajër, e gjatë 6 metra, u bë simbol i protestave britanike kundër presidentit amerikan në largim.

Balona me ajër, karikatura që personifikon Donald Trumpin e që u bë simbol i Britanisë së Madhe kundër presidentit amerikan ka siguruar vendin e vet në histori brenda një muzeu me rëndësi.

Balona e mbushur me helium, e paguar me fonde të grumbulluara, e shfaq Trumpin si një bebe të zhurmshme të portokalltë që mban pelene, me duart e tij të vogla, që shtrëngojnë një telefon. Fillimisht ajo qe shfaqur mbi sheshin e Parlamentit gjatë protestave për vizitën e parë presidenciale të Trumpit në Britani, në vitin 2018. U rishfaq për vizitën e tij shtetërore në vitin 2019 dhe gjithashtu u shfaq në Francë, Argjentinë, Irlandë, Danimarkë dhe vende të tjera në SHBA.

Tani, pas turneut global, balona e Trumpit si bebe, e dizajnuar nga Matt Bonner dhe e konstruktuar nga “Imagine Inflatables of Leicester”, është marrë nga Muzeu i Londrës. Do të ruhet dhe do të shfaqet si pjesë e koleksionit që ka nën mbrojtje muzeu.

Kreatoret e portretit kanë thënë se po shpresojnë që të shërbejë si një rikujtim për luftën kundër “politikave të urrejtjes”.

“Përderisa ne jemi të kënaqur që balonën e Trumpit si bebe, tani ka hyrë në histori së bashku me vetë Trumpin, ne nuk jemi nëniluzion që ky është fundi i historisë”, kanë thënë ata në një deklaratë për media.

“Ne shpresojmë që vendi i bebes në Muze do të jetë si një rikujtim për kohën kur Londra ishte kundër Trumpit dhe do t’i nxisë ata që e shohin, që ta kuptojnë se si mund të vazhdojnë luftën kundër politikave të urrejtjes. Mbi të gjitha, ne shpresojmë që bebja Trump shërben si rikujtim i politikave të rezistencës që kanë ndodhur gjatë mandatit të Trumpit”.

Me shfaqjen e balonës në vitin 2018, Nigel Farage e ka quajtur “ofendimi më i madh që i është bërë një presidenti amerikan”. Trumpi pati thënë: “Hamendësoj se e kanë vendosur balonën që të mos ndihem i mirëpritur e që nuk kam arsye të shkoj në Londër”.

Sharon Ament, drejtoresha e Muzeut të Londrës, ka thënë: “Sigurisht që muzeu nuk është politik dhe se nuk ka një qëndrim në lidhje me politika në Amerikë”. Por balona prek një përgjigje tipike britanike – satirën. “Ne e përdorim shakanë shumë. Dhe ne i ngacmojmë politikanët. Ky është një shembull i madh i kësaj”.

Balona tashmë ka arritur në Muze, ka thënë ajo, e palosur në një valixhe. “Është në kohë pasi që po vjen te ne në ditët e fundit të presidentit Trump si president… gjëra më ikonike është për momentin në karantinën e muzeut. Të gjitha objektet duhet që të vendosen në karantinë, para se ato të bëhen pjesë e koleksionit pasi që mund të kenë insekte”.

Muzeu është një strehë për shëmbëlltyra, që është “një përgjigje nga londinezët”, ka thënë ajo. “Kjo ide ka lindur në Londër…ishte e jashtëzakonshme dhe kreative”.

“Kjo balonë ishte vetëm një copëz e vogël e një lëvizjeje globale”, ka thënë realizuesi. “Një lëvizje që është udhëhequr nga njerëzit e margjinalizuar, të cilët janë prekur më së shumti nga politikat e Trumpit – roli i të cilit në këto momente nuk duhet nënvlerësuar”. /Koha/ KultPlus.com

Trump për marrëveshjen e 4 shtatorit: Kosovarët e serbët përqafoheshin e putheshin (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka treguar prapaskena nga takimi mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kandidati për t’u zgjedhur sërish si President ShBA-ve, në një tubim për fushatë zgjedhore tha se nuk u nevojit shumë kohë për t’u arritur marrëveshja mes shteteve.

“Marreveshja në mes Kosovës dhe Serbisë u arrit për 15 minuta. Derisa palët që ishin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, përqafoheshin e putheshin”, u shpreh Trump në Bullhead City, Arizona.

Donald Trump tha se gjatë takimeve përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, siç thotë ai iu ka thënë se a janë budallenjë që po vriten mes vete./Front Online/ KultPlus.com

Trump: Ne ndaluam vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump në një kampanjë në Karolinën Veriore tha se ai mund të jetë i i kualifikuar për ta fituar çmimin Nobel për Paqe.

Kjo pasi, sipas tij, ai arriti të ndaloj vrasjet masive që po bëhen që disa dekada mes Serbisë dhe Kosovës, transmeton KultPlus.

“Tregimi tjetër, unë jam i sigurt se jam i kualifikuar për çmimin Nobel për Paqe. Ne po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë vetën për shumë vite. Ata po ndalojnë së vrari. Unë ju thash miq le të bashkohemi”, u shprehë Trump, shkruan “Yahoo”.

Presidenti i ShBA-ve këtë muaj u nominua për çmimin Nobel për Paqe pasi arriti të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë./KultPlus.com

Twitteri ia bllokon llogarinë të birit të Trumpit

Ekipi për komunikim i Twitterit ka bërë të ditur se nuk ia ka shlyer përgjithmonë llogarinë në Twitter Donald Trump Jr., pasi që i biri i presidentit ka shpërndarë informata të rreme rreth koronavirusit.

Ekipi i Twitterit ka bërë të ditur përmes një statusi: “Llogaria nuk është mbyllur përgjithmonë. Shkaku i një ‘screenshot’-i, postimi duhet të fshihet pasi që shkel rregullat tona (shkëmbimin e dezinformatave rreth COVID-19) dhe llogaria do të funksionojë në mënyrë të kufizuar për 12 orë”.

Arsyeja është shpërndarja prej tij e pretendimeve të demantuara rreth ilaçit kundër malarjes, si kurë për COVID-19. /KultPlus.com

Libri i mbesës së Trumpit shitet në 1 milion kopje që në ditën e parë

Libri i shumëpërfolur i mbesës së presidentit amerikan, Donald Trump, është shitur në pothuajse 1 milion kopje që në ditën e parë të botimit dhe është ngjitur në krye të listës së librave më të shitur në “Amazon”.

Libri i Mary Trump, që shtjellon përjetimet përbrenda familjes Trump, u botua të martën dhe u shit në 950 mijë kopje, pasi gjykata e lejoi publikimin e tij, pavarësisht kundërshtimeve të presidentit.

Në këtë vëllim, autorja përshkruan babanë e Trumpit, Fred, si një burrë sociopatik që shtypte ndjenjën e mirësisë dhe empatinë e të gjithëve përreth tij, përfshirë edhe vetë presidentin aktual.

Libri ka bërë bujë të madhe qysh para botimit, teksa presidenti është munduar që ta ndalte me çdo kusht publikimin e tij.

Duke folur për mediat amerikane, pas heqjes së ndalesës për deklarime publike, psikologia Mary Trump ka përshkruar presidentin si person me tendenca “të qarta raciste”. Ajo në një intervistë për “Washington Post” madje ka vlerësuar Trumpin si të padenjë për të qenë president dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Trump i jep Medaljen e Artë të Ekselencës nxënësit shqiptar

Një tjetër fëmijë shqiptar shkëlqen në arritjet akademike. Dhe jo për herë të parë.

Ai është Dario Toska, i cili për të dytën herë brenda një cikli shkollor është nderuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me medaljen më të lartë për arritje akademike. Dario u nderua me Medaljen e Artë të Ekselencës, të programit “President’s Outstanding Education Award”.

Kjo medalje jepet dy herë gjatë arsimit të ciklit 8-vjeçar për nxënësit e shkëlqyer, në përfundim të klasës së pestë dhe asaj të tetë. Dario sapo përfundoi me rezultate të shkëlqyera klasën e 8- të të shkollës amerikane Garmisch Elementary/Middle School në Gjermani, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, shkruan Panorama, transmeton KultPlus.

Shqiptari aq simpatik, Dario Toska, bashkë me prindërit e tij, provuan këto ditë një tjetër gëzim të veçantë. Që nga klasa e parë e deri me përfundimin e klasës së tetë, ai ka pasur vetëm rezultate të shkëlqyera, duke u shpallur çdo vit si nxënësi më i mirë i shkollës.

Edhe në vitin 2017, me mbarimin e klasës së pestë, Dario u vlerësua me këtë medalje. Presidenti Trump do t’i akordonte për të dytën herë medaljen e artë të ekselencës, një rast ky i rrallë. Dario është djali i Valbona Zenelit dhe Igli Toskës.

Dario ka shkëlqyer jo vetëm në mësime. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave e konkurseve në matematikë, histori, letërsi, Spelling Bee e të tjera dhe ka përfaqësuar shkollën e tij në olimpiada të sistemit të shkollave amerikane në Europë. Dario, megjithëse ende nuk ka mbushur 14 vjeç, zotëron disa gjuhë të huaja dhe pasioni i tij i madh është leximi.

Pa bërë asnjë ditë mësim në gjuhën shqipe, ka lexuar të gjithë veprën e shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare. Dario ka pasion sportin dhe artin, sidomos pikturën. Para disa vitesh u prezantua në një libër së bashku me të ëmën e tij, Valbonën, ku me një mjeshtëri kishte skicuar pikturat e shkrimeve ekonomike dhe politike.

Me rezultatet e larta të arritura në mësime, duke u vlerësuar dy herë me medaljen e artë të ekselencës nga presidenti Trump, Dario Toska ka bërë krenarë jo vetëm prindërit Valbona dhe Igli, por të gjithë shqiptarët ndihen po kaq krenarë me djaloshin aq të ditur, të kultivuar e të edukuar.

Trump, presidenti me shkallën më të lartë të pakënaqësisë së popullit në histori të ShBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shkallën më të lartë të pakënaqësisë popullore në këtë periudhë të qëndrimit në pushtet, sipas një ankete të re.

Sipas të dhënave të faqes “FiveThirtyEight”, 54 për qind e amerikanëve nuk janë të kënaqur me punën e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ky është niveli më i lartë që nga tetori i vitit të kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Pakënaqësia ndaj presidentit Trump ka shënuar rritje përsëri, tani deri në 54 për qind. Ka pasur presdientë me përkrahje më të ulët në këtë pikë gjatë mandatit të parë, por asnjë president nuk ka pasur shkallë më të lartë të pakënaqësisë sesa që e ka Trump tani”, tha Nate Silver, themelues i kësaj faqeje.

I vetmi president amerikan që kishte shënuar shkallë të përafërt të pakënaqësisë së popullit ishte Jimmy Carter me 52 për qind në ditën e 1230-të të presidencës.

Në të njëjtën periudhë të qëndrimit në pushtet, ish-presidenti Barack Obama kishte përkrahje prej 47.3 për qind, ndërsa 47.1 për qind ishin të pakënaqur me punën e tij.

Rritja e pakënaqësisë ndaj punës së presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me koronavirusin dhe protestat në të njëjtën kohë. / KultPlus.com

Trumpi është futur në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Sipas disa raportimeve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje, kur protestuesit po përplaseshin me policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.

Gazeta “The New York Times” raportoi të dielën se kreu i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje.

 Sipas televizionit “CNN”, presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron, shkruan “The Hill”, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk i kanë komentuar këto raportime, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale. Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Sidoqoftë, Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje.

Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Bowser reagoi ndaj akuzave të presidentit, duke thënë se qëndron me protestuesit që po kërkojnë drejtësi për këtë rast dhe u zotua se policia e kryeqytetit do t’i mbrojë të gjithë banorët. / KultPlus.com

Facebook nuk pranon të marrë masa kundër komenteve të Trumpit

Teksa rrjeti social Twitter ka marrë masa ndaj një postimi të presidentit amerikan Donald Trump, Facebooku s’ka pranuar të marrë masa.

Trump të enjten në mbrëmje kishte shkruar në të gjitha rrjetet sociale një fjali që ishte përdorur në vitet e ’60-ta nga një shef policie që kishte urdhëruar patrulla me pushkë dhe qen në lagje të banuara me afro-amerikanë.

“Në çfarëdo vështirësie, ne do të marrim kontrollin, por kur plaçkitja fillon, ne do të sulmojmë”, kishte shkruar Trump në postimin që u interpretua si kërcënim dhe nxitje e dhunës kundër banorëve të Minnesotas, në të cilin kanë shpërthyer protesta për shkak vrasjes së George Floyd, një afro-amerikan i cili lutej për jetën e tij gjersa një polic i bardhë ja shtypte fytin për disa minuta, raporton The Guardian.

Twitteri vendosi një shenjë paralajmërimi në postim, sipas rregullave të vendosura më 2019. Por Facebooku që ka rregulla të qarta kundër fjalëve që mund të frymëzojnë apo nxisin dhunën, nuk ka marrë asnjë veprim kundër postimit të Trumpit. Që nga e premtja mbrëma, ky postim në Facebook është ndarë më shumë se 65,000 herë dhe ka marrë 196,000 pëlqime, 32,000 ikona zemre, dhe 6,600 ikona të të qeshurit.

Të premten mbrëma, pronari i Facebookut, Mark Zuckenberg, mbrojti vendimin e kompanisë për të lejuar postimin duke thënë se rrjeti social ka rregulla për lejimin e paralajmërimeve të përdorimit të forcës nga ana e akterëve shtetërorë.

Sidoqoftë Zuckenberg kritikoi Trumpin, duke thënë: “Personalisht, kam qëndrim të kundërt ndaj kësaj retorike ndarëse dhe nxitëse…nuk pajtohem me mënyrën se si presidenti ka folur për këtë çështje, por besoj se njerëzit duhet të shohin për vete, sepse në fund të fundit njerëzit në pozita të fuqishme duhen marrë përgjegjësi, dhe kjo ndodhë vetëm nëse fjalimi i tyre shihet haptazi”.

Kërcënimet me dhunë nga ana e akterëve shtetërorë në platformat e Facebookut kanë qenë temë e ndërlikuar për këtë kompani. Facebooku u përdor nga ekstremistët budistë dhe zyrtarë ushtarakë në Myanmar për të nxitur urrejtje dhe dhunë ndaj pakicës myslimane të këtij shtetit, popullit Rohingya në vitin 2017, një kampanjë e pastrimit etnik i cili kulmoi në vrasjen e 25,000 Rohingyave dhe zhvendosjen me dhunë të më shumë se 700,000 prej tyre, transmeton KOHA. /KultPlus.com

Twitter e merr një hap të jashtëzakonshëm: Ia bllokon Presidentit Trump një postim

Twitter ka lajmëruar se kanë bllokuar një postim nga Donald Trump për shkelje të politikave (rregullave) të Twitter-it, më saktësisht “glorifikimin e dhunës bazuar ne kontekste historike të frazës së fundit në postim.

Thuhet se lidhja e këtij postimi (tweet) me dhunën nënkupton që “ekziston mundësia që njerëzit të inspirohen për vepra të ngjashme”.

Postimi i Trump ndër të tjera përmbante fraza si : “banditët” po turpërojnë kujtimin e George Floyd.

Fraza e fundit ne postim thoshte se “grabitjet fillojnë, te shtënat fillojnë”.

Presidenti Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për kompanitë e mediave sociale

Duke përshkallëzuar luftën e tij me kompanitë e mediave sociale presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që sfidon mbrojtjen ndaj detyrimeve ligjore që këto kompani kanë për materialet e postuara nga përdoruesit e tyre.

Megjithatë, masa duket se ka të bëjë më shumë me politikën sesa substancën, pasi presidenti kërkon të mbledhë pas vetes mbështetësit e tij pasi ai sulmoi Twitter-in për aplikimin e konceptit të kontrollit të fakteve në dy nga postimet e tij.

Presidenti Trump tha se kontrollet e fakteve ishin “vendime editoriale” nga Tëitter dhe kishin të bënin me një aktivizëm politik.

Ai tha se kjo lëvizje do t’u kushtojë kompanive të mediave sociale mbrojtjen nga paditë për ato që janë postuar në platformat e tyre.

Trump, i cili personalisht mbështetet shumë tek Tëitter-i për të sulmuar armiqtë e tij, ka akuzuar prej kohësh gjigantët e teknologjisë në Silicon Valley që anojnë nga liberalët, se po vënë në shënjestër konservatorët duke i kontrolluar ose duke hequr postimet e tyre. / KultPlus.com

Trumpi thotë se do ta fitonte Nobelin ‘nëse do të ndahej në mënyrë të drejtë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se ai e meriton çmimin Nobel për një varg çështjesh, mirëpo nuk e ka fituar atë, sepse çmimi nuk është ndarë në mënyrë të drejtë.

“Unë mendoj se do të merrja një çmim Nobel për shumë gjëra, nëse ata do ta jepnin atë me të drejtë, gjë që ata nuk e bëjnë”, tha Trump, më 23 shtator, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përcjell rel.

Komenti i Trumpit erdhi si përgjigje e një vërejtjeje nga një gazetar, se Trump do të meritonte një çmim Nobel nëse ai mund të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Indisë dhe Pakistanit mbi rajonin e ndarë të Kashmirit.

Kashmiri pretendohet nga India dhe Pakistani, që kur këto vende e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në 1947.

Presidenti amerikan ka ofruar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen, e cila ka çuar në dy luftëra midis rivalëve rajonalë.

Paraardhësi i Trumpi, ish presidenti amerikan, Barack Obama, e kishte fituar çmimin Nobel.

Trump tha se Obama e mori çmimin aq herët në presidencën e tij sa që “ai nuk e kishte idenë pse e mori atë”.

“Kjo ishte e vetmja gjë për të cilën u pajtova me të”, tha Trump. / KultPlus.com

Foto: Reuters

Bebe Rexha tallet me presidentin Trump përmes disa videove

Ajo siç duket nuk e pëlqen presidentin republikan që ka 2 vjet që është në krye të presidencës së Shteteve të Bashkuara.

Këngëtarja e famshme amerikane, por me prejardhje shqiptare, është tallur me presidentin Donald Trump, duke e xhiruar atë gjatë një fjalimi në televizion.

Derisa Trump po fliste në ekran, Rexha e ka xhiruar presidentin e saj, duke i vënë më pas filtrat e snapchat, nga ato më të famshmet.

Fillimisht Rexha ka lozur duke i vënë në fytyrë presidentit veshët dhe hundën e qenit, më pas një palë syze të animuara e plot filtra të tjerë. / KultPlus.com

Robert De Niro: Trumpi është racist

Aktori hollywoodian, Robert De Niro, vazhdon të jetë një prej kritikëve më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për The Guardian, De Niro e quan Trumpin racist dhe supermacist të bardhë.

Aktori 75-vjeçar thotë se Trumpi po sjell dëme të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur e shihni dikë si Trumpi duke u bërë president, mendoni… ‘në rregull, të shohim se çfarë do të bëjë, ndoshta do të ndryshojë’… Megjithatë, ai po bëhet gjithnjë e më i keq. Ai është një racist i vërtetë. Kam menduar se si një njujorkez e kupton diversitetin në qytet, por ai është po aq i keq siç kam menduar më herët se është, dhe po bëhet gjithnjë e më i keq. Është turp. Është diçka shumë e keqe për vendin”, tha De Niro, transmeton Koha.net.

Tutje, De Niro i ka përmendur edhe disa personalitete famëkeqe.

“ Kanë qeshur edhe me Hitlerin. Të gjithë duken qesharakë. Hitleri është dukur qesharak, Mussolini është dukur qesharak, ashtu siç duken qesharakë edhe diktatorët dhe despotët tjerë, e edhe Trumpi”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, thotë se e shqetëson fakti se në një të ardhme, njerëzit do ta shohin Trumpin si shembull dhe se ai, do të ketë ndikim tek popullata.

The Guardian shkruan se Trumpi e De Niro, kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy janë sipërmarrës dhe zotërojnë hotele e restorante. Të dy, janë rreth të 70-tave. Dhe, të dy janë njujorkezë që ‘ofendojnë haptas’. /KultPlus.com

“Nëse më paguan sa do ti, unë punoj si dua unë… Nëse më paguan sa dua unë, unë punoj si do ti”

“Nëse më paguan sa do ti, unë punoj si dua unë… Nëse më paguan sa dua unë, unë punoj si do ti!”. – Donald Trump

“Një person i tretë asnjëherë nuk krijon problem midis dy njerëzve. Është një problem midis të dyve që krijon hapësirë për personin e tretë”. – Anonim

“Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë”. – Khaled Hosseini

“Vështirësitë e jetës disa i lodhin,të tjerë i forcojnë.Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë”. – Nelson Mandela

“Kur mendimi i fundit i natës përputhet me të parin e mëngjesit e në mes të pasdites marin nga një kafe sëbashku, do kuptosh që dikush zgjon ëndrrat e tua para teje e luan me to gati gjithë ditën”. – Massimo Bisotti

“Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…”. – Dritëro Agolli

“Kishte një buzëqeshje ngjitëse si të atyre që kanë vuajtur. Ishte mallkueshmërisht e veshur bukur me gabimet e saj”. – Lara Adrian

“Mos imitoni kurrë asgjë dhe askënd. Një luan që imiton një luan, ngjan me një majmun”. – Viktor Hygo

“Askush nuk është bërë i varfër, duke dhënë”. – Ana Frank

Artisti që e portretizoi administratën e Trumpit si “Kabineti i Tmerreve” (VIDEO)

Artisti gueril, Robbie Conal, është i njohur për krijimtarinë e tij që ngacmon politikanët amerikanë dhe kësaj radhe ai është fokusuar në administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ai në ciklin e tij ka përfshirë nga zëvendëspresidenti, Mike Pence, e deri tek këshilltarët, Steve Bannon dhe Kellyanne Conway.

Ekspozita e titulluar “Kabineti i Tmerreve” shfaq edhe veprat që artisti 74 vjeçar ka punuar nëpër rrugët e Los Anxhelosit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Veprat e mia ndodhen nëpër vende të ndryshme në mënyrë që njerëzit të hasin në to papritur gjatë jetës së tyre të përditshme dhe të mendojnë për këta njerëz që unë mendoj se kanë abuzuar me fuqinë e tyre dhe me emrin tonë”, ka thënë artisti Robbie Conal.

Artdashësja 68 vjeçare nga qyteti Los Anxhelos, Carole Patchett, ka thënë: “E gjithë puna e Robbies, shfaq djallëzinë prapa maskave shumë-shumë të holla që veshin njerëzit”.

Ekspozita do të mbahet e hapur deri më 8 dhjetor të këtij vitit në galerinë “Track 16” në Los Anxhelos dhe pastaj do të shfaqet edhe në Uashington të Shteteve të Bashkuara./ KultPlus.com

Videoja më simpatike që fansat bëjnë për Bebe Rexhën, Trump këndon këngën e saj (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë ka qenë protagonist i mediave për shkak të karakterit interesant dhe kontrovers që ka.

Por kësaj here ne do shkruajmë për të, duke ua prezantuar një video të tijën të realizuar nga fansat e këngëtares shqiptare Bebe Rexha.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video të montuar me fjalët të cilat Trump i ka thënë gjatë paraqitjeve të tij publike, derisa çdo gjë që ai thotë përshtatet me vargjet e tekstit të këngëtares Rexha.

Kënga “I’m a mess”, që e ka lansuar së fundmi Bebe, është përshtatur në diskursin e përditshëm të presidentit amerikan, i cili po që është një personazh qesharak. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BoZTTUVHmUO/?taken-by=beberexha