Një pllakë në nderim të figurës së Nënë Terezës në Hungari

Të dielën që lamë pas në kishën “Zemra e Jezusit” në qytetin Ajka, në Hungari u mbajt mesha në kujtim të 6 vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës së Kalkutës. Gjatë ceremonisë u inaugurua një pllakë përkujtimore, prej graniti, ku janë gdhendur fjalët e “himnit jetës” së Nënë Terezës.

Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Pecs, Avni Hafuzi, në bashkëpunim me famulltarin, Frigyes Bakos dhe me Ferenc Mayer, kalorës i Urdhërit të Shen Gjergjit, si dhe me mbështetjen e veçantë të Gentiana Mburimi e ngarkuar me punë e Republikës së Shqipërisë në Hungari, realizuan këtë aktivitet, i cili pati pjesëmarrjen e gjerë nga e gjithë Hungaria, miq e dashamirës hungarezë si dhe komunitetit shqiptar. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Me flamurin e krenarisë në shpinë, Dua Lipa vazhdon shkëlqimin dhe magjinë e saj në Hungari (FOTO)

Pas performancës së jashtëzakonshme në Prishtinë në Festivalin “Sunny Hill”, Dua Lipa, ka udhëtuar për në Hungari në turneun e saj të “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Ylli 26 vjeçar luajti disa prej hiteve të saj, duke dhënë një performancë magjike në Budapest.

Festivali “Sziget”, i cili do të zgjasë deri më 15 gusht, do të ketë edhe emra tjerë të njohur botërisht, sikurse: Justin Bieber, Arctic Monkeys dhe Tame Impala.

Daily Mail shkroi për paraqitjen e Lipës, duke vlerësuar pamjen e saj “seksi” dhe kombinimi e veshjeve me flokët e saj.

Sa i përket aksesorëve, fituesja e çmimit “Grammy” ishte zbukuruar me një palë vathë që shkëlqenin nën dritat e skenës.

Dua dha një performancë me energji të lartë ndërsa vazhdoi me koreografinë intensive të kërcimtarëve të saj në sfond. /KultPlus.com

Për herë të parë, Kosova pranohet në organizatën më të madhe të floklorit ‘CIOFF’

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Kemajl Azizi” nga Vitia, është pranuar zyrtarisht partner i Organizatës CIOFF,  që përndryshe është partner zyrtar i UNESCO-së  (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara), përcjellë KultPlus.

Komuna e Vitisë ka njoftuar për lajmin përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”, ku edhe kanë bërë të ditur se me të gjitha votat e shteteve anëtare me të drejtë vote, është votuar në kongresin 50-të në Budabest të Hungarisë që A.K.V “Kemajl Azizi” nga Kosova të jetë partner zyrtar i kësaj organizate që cilësohet si ndër më të mëdha në botë.

Arsim Abazi, Drejtor Ekzekutiv i AKV “Kemaj Azizi”,  ka potencuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare duke thënë se Integrimi ne arenën ndërkombëtare për promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar është shumë e rëndësishëm për vendin tonë. Ai shtoj se përmes tyre, Kosova po promovon vlerat e mirëfillta kulturore të etnosit shqiptar në çdo cep të botës. 

Drejtori Abazi falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur A.K.V “Kemaj Azizi” në këtë arritje në veçanti kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti më pas edhe Ministrinë e Punëve të  Jashtme dhe Diasporës, Ambasadën e Kosovës ne Hungari por edhe të gjithë artistet e këtij ansambli për punën e tyre të madhe duke u zotuar se ata do të vazhdojnë të promovojnë vlerat e mëdha që ka kultura shqiptare në Kosovë.

Këshilli Ndërkombëtar i Organizatave të Festivaleve Folklorike dhe Arteve Popullore është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në Partneritet Zyrtar me UNESCO-n dhe është i akredituar për të ofruar shërbime këshillimore për Komitetin e Konventës së UNESCO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. /KultPlus.com

Busti i Skënderbeut vendoset në parkun qendror të Budapestit

Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, u vendos sot busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo është dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit, transmeton KultPlus.

“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, tha Rama.

Më herët, gjatë vizitës së tij në Hungari më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku ishte vendosur ndërkohë piedestali. / KultPlus.com

Dua Lipa pritet me flamurin kuq e zi edhe në Hungari (FOTO)

Ylli botëror, Dua Lipa që u bë kryelajm i mediave për praninë e saj katër ditore në Kosovë, pasi që i dhuroi publikut këtu një koncert të paharruar, ka marrë rrugën për në Hungari në një koncert madhështor ku është pritur nga një numër i jashtëzakonshëm i fansave.

Dua Lipa iku nga Kosova duke lenë prapa vetes një koncert që do të kujtohet gjatë në kuadër të Sunny Hill Festival, e duke lenë po ashtu dhe shumë pamje ku ajo përfaqësohet me simbolet kombëtare.

Flamuri kombëtar e ka shoqëruar edhe në Hungari ku ka elektrizuar të pranishmit me performancën e saj. Në mesin e audiencës, bie shumë në sy flamuri kuq e zi i ngritur në drejtim të këngëtares Lipa, e cila në disa fotografi nga kjo mbrëmje, ka publikuar edhe atë me flamur.

Dua Lipa këtë të premte erdhi në Prishtinë për të performuar për të dytën herë ndërsa u prit me majft emocione nga publiku i cili këndoi e vallëzoi bashkë me të. / KultPlus.com

Veshjet tradicionale shqiptare do të prezentohen në Budapest të Hungarisë (FOTO)

Në kuadër të promovimit kulturor të Shqipërisë, Ambasada shqiptare në Hungari ka zhvilluar disa takime me stilisten Edlira Sulaj, në te cilat është diskutuar për planifikimin e tre aktiviteteve në të ardhmen, shkruan KultPlus.
Me presidenten e shoqatës hungareze Lidhja Kombëtare e Modës, Gabriella Walek, është diskutuar mbi një prezantim në prill të këtij viti nga ana e stilistes Sulaj të veshjeve tradicionale shqiptare dhe teknikave të përdorura për realizimin e tyre.

Ndërsa në prill të vitit tjetër stilistk Sulaj planifikon të marrë pjesë në sfilatën e Javës Globale të Modës së Qendrueshme, e cila zhvillohet çdo vit në Budapest. Ky takim u pasua nga një vizitë në Muzeun Etnografik në Budapest, ku grupi i shqiptarëve u njoh me veshjet e rajoneve të ndryshme të Hungarisë. Më tej, ky grup është takuar me Zoltan Korsos, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeut të Historisë së Natyrës, ku më 23 qershor planifikohet ta hapin një ekspozitë me veshje popullore shqiptare. /KultPlus.com