Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit



Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kancerit

E kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.

Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.

Professor Adrian Hill, drejtor i Universitetit Jenner pranë këtij Universiteti tha se “vaksina e re ka potencialin ta ndryshojë rrënjësisht trajtimin kundër kësaj semundjeje”, raporton TCh.

Ajo bazohet mbi një njëjtën teknologji vektori që u përdor për vaksinën anti Covid të Oksfordit dhe AstraZenecas.

Materiali genetik i përcjellë në këtë mënyrë e nxit trupin t’i përgjigjet molekulave të njohura si proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit. / KultPlus.com

Simptomat e kancerit po anashkalohen nga frika prej COVID-19

Të dhënat më të reja, të publikuara nga organizata britanike e bamirësisë “The Less Survivable Cancers Taskforce”, kanë sugjeruar se vetëdijesimi për simptomat e kancerit është rrezikshmërisht i ulët dhe se COVID-19 e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën veçse kritike

Ekziston shqetësim përherë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar se personat që përballen me llojet më vdekjeprurëse të kancerit janë duke i anashkaluar simptomat dhe po i shtyjnë kontrollet mjekësore për shkak të frikës se mund të shkaktojnë ngarkesë më të madhe për shërbimet shëndetësore të vendit.

Të dhënat më të reja, të publikuara nga organizata britanike e bamirësisë “The Less Survivable Cancers Taskforce”, kanë sugjeruar se vetëdijesimi për simptomat është rrezikshmërisht i ulët dhe se COVID-19 e ka përkeqësuar situatën tashmë kritike.

Për John dhe Pam Elliott, 2020-a ishte viti më i gjatë ndonjëherë, jo vetëm për shkak të COVID-19, por edhe për shkak të kancerit.

Ajo që Johni mendonte se ishte thartirë e stomakut dymbëdhjetë muaj më parë, ishte në fakt një tumor në ezofagun e tij. Pas gjashtë trajtimeve me kimioterapi dhe një operimi, Johni ia doli ta çrrënjoste tërësisht kancerin.

“Po përjetoja reagime në lukth dhe thartirë, ngase përherë kam qenë një prej atyre personave që pëlqejnë ta hanë shpejt ushqimin”, ka thënë Johni.

Kërkimi i hershëm i ndihmës mjekësore ia shpëtoi jetën, por kjo nuk është gjëja që të gjithë e bëjnë.

Besohet se vetëm 12 për qind e personave me kancer në ezofag mund të shërohen. Diagnostikimi i hershëm është çelësi, por gjatë pandemisë përherë e më pak njerëz me llojet më vdekjeprurëse të kancerit janë duke kërkuar ndihmë mjekësore.

“Mendoj se kanë shqetësime, e dini, se e ngarkojnë shërbimin shëndetësor”, ka thënë Anna Jewell, udhëheqëse e organizatës së bamirësisë “The Less Survivable Cancers Taskforce”. “Mendoj se njerëzit janë edhe të shqetësuar se mos preken nga COVID-19 nëse shkojnë në spital. Janë shumë të shqetësuar, mendoj, nga përhapja e virusit, nga përhapja e variantit të ri të koronavirusit”.

Spitalet në Britaninë e Madhe vazhdojnë të përballen me vështirësi në luftimin e COVID-19, teksa shërimi i pacientëve të sëmurë varet ekskluzivisht nga ofrimi i njohurive më të provuara në shkencën e mjekësisë.

Por, pavarësisht rrethanave të vjetra dhe të reja, këshilla kryesore mjekësore për rastet e kancerit vazhdon të jetë: “Mos i anashkaloni simptomat dhe shkoni për t’u vizituar te mjeku”.

“Mos e shtyni”, ka thënë Johni.

Është ky një paralajmërim prej një personi që e kupton mirë urgjencën. /Koha/ KultPlus.com

QPDG organizon në Drenas sesion informues për kancerin e gjirit

Vazhdës së shënimit të fushatës për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit iu bashkua edhe Komuna e Drenasit bashkë me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Gravë në Drenas, nëpërmjet një sesioni informues, shkruan KultPlus.

Ky aktivitet është organizuar për të informuar dhe ngritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, ndërkaq folës ishte radiologu Shkëlzen Gashi i cili detajisht shpalosi zbulimin e hershëm dhe trajtimin e sëmundjes.

“Përmes kësaj fushate vjetore ndërkombëtare duam të shtojmë zërin tonë dhe duke drejtuar thirrjen ndaj të gjitha grave dhe vajzave në shpërndarjen e informacioneve për rëndësinë e shëndetit të gjirit”, thuhet në postimin e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave.

Tutje kjo organizatë thekson se ndihma kryesore ndaj grave, respektivisht nënave, motrave dhe shoqeve të prekura është përmes informimit për parandalim dhe vetëdijësim për ato të cilat s’janë prekur nga kjo sëmundje.

Muaji tetor globalisht shënohet për ndërgjegjësim ndaj kancerit të gjirit. / KultPlus.com

Çmimi “Nobel” për tre shkencëtarët që studiuan për trajtimin e kancerit

Tre shkencëtarë që studiuan se si qelizat përcaktojnë nivelin e tyre të oksigjenit u është dhënë çmimi “Nobel” në Mjekësi.

William G. Kaelin, Jr., i Universitetit të Harvardit, Sir Peter J. Ratcliffe, i Universitetit të Oksfordit dhe Gregg L. Semenza, nga Universiteti Johns Hopkins morën së bashku çmimin e rëndësishëm.

Sipas fjalëve të komitetit Nobel:

“Ndjesia e oksigjenit është thelbësore për një numër të madh sëmundjesh. Zbulimet e bëra nga laureatët e këtij viti kanë rëndësi thelbësore për mjekësinë dhe i kanë hapur rrugën premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, deklaruan ata.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme dhe 3-shja – William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza – zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie./abcnews / KultPlus.com

1 mijë e 475 euro u mblodhën mbrëmë për Bekim Lumin

Mbrëmë në kryeqytet në Klubin M është organizuar një festë me muzikë të viteve 90-të, për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi i cili po ballafaqohet me sëmundjen e kancerit, shkruan KultPlus.

Derisa në kryeqytet po organizohen edhe shumë mbrëmje e aktivitete të tjera humanitare, mbrëmja e kaluar ka qenë iniciativë e dy aktoreve, Alketa Sylaj dhe May-linda Kasumoviq. Ato sot kanë treguar lidhur me fondet që janë mbledhur nga ky organizim.

“Shoke dhe kolege, mrame ne nejen e M-it, perpos qe jemi knaqe shume, gjithashtu i kemi mledhe 1,475 euro bashkarisht. Falemnderit shume krejtve per kontributin edhe bashkepunimin. Jeni t’mrekullueshem!”, kanë shkruar ato./ KultPlus.com

Me një mesazh në operatorin Ipko, mund të ndihmohet shërimi i regjisorit Bekim Lumi

Ndihma për shërimin e regjisorit Bekim Lumi po vazhdon me anë të mënyrave të ndryshme. Tani edhe me anë të dërgimit të një SMS në operatorin IPKO, mund të kontribuohet në shërimin e regjisorit Bekim Lumi, shkruan KultPlus.

Tani mund të dërgoni SMS në numrin 55049 me tekst “Bekim” për ta ndihmuar atë. Vlera e një SMS-i është 1Eur. Të gjitha të hollat e mbledhura destinohen për shërimin e tij.

Që prej dy vitesh, regjisori i mirënjohur dhe profesori i Fakultetit të Arteve të UP-së, Bekim Lumi, është duke u përballë me sëmundjen e rëndë të kancerit. Gjatë kësaj kohe, shpenzimet e trajtimit të gjatë mjekësor në Gjermani kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha dhe ato, me sforcim të madh, janë përballuar vetëm nga familja e Bekimit.

Ndërkohë, thirrja që është bërë për të ndihmuar Bekim Lumin ka këto të dhëna si më poshtë, dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë regjisorin, mund ti transferojnë mjetet e tyre në këto xhirollogari.

Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë
Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:
Account No (IBAN): XK051110251567000198
SËIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany./KultPlus.com

Artistët bashkohen në TKK, iniciojnë aktivitete për të ndihmuar regjisorin Bekim Lumi

Gili Hoxhaj

Dhjetëra artistë ishin mbledhur sot në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, prej nga edhe kishin filluar të diskutojnë për aktivitetet e mëtutjeshme për të mbledhur fonde për ta ndihmuar regjisorin Bekim Lumi i cili po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit, shkruan KultPlus.

Duke qenë se regjisori i njohur Bekim Lumi tash e dy vite po përballet me këtë sëmundje, dhe trajtimin i tij i mëtutjeshëm mjekësor po bëhet i papërballueshëm për buxhetin e tij familjar, artistët kanë marrë një vendim, që të mobilizohen dhe të solidarizohen me njeriut me të cilin kanë ndarë shumë nga përvoja e tyre.

Pas këtij takimi, Fatmir Spahiu në një deklaratë për media tha se kjo iniciativë është bërë pa dijeninë e regjisorit Bekim Lumit. Ai tregoi se në këtë mbledhje artistët diskutuan disa iniciativa për mbledhjen e fondeve.

“E para që vlen të ceket është se kjo nuk është një iniciativë institucionale dhe në anën tjetër nuk është dëshirë e pastër e regjisorit Bekim Lumi, pra regjisorit artistit e njeriut të teatrit që ne si miq dhe shokë po duam që t’i ndihmojmë. Ai nuk besoj se do ta lejonte një mbledhje të tillë sepse krenaria e tij është e tillë dhe ne e duam ashtu siç është ai”, u shpreh aktori Fatmir Spahiu.

Ai tutje shtoi se kjo mbledhje është një shembull i jashtëzakonshëm që tregon solidaritetin e artistëve që ta ndihmojnë kolegun e tyre. Spahiu tutje tha se përmes aktivitete të planifikuara beson se do ta arrijnë vlerën që është e domosdoshme për regjisorin Lumi.

Ndërkohë Adriana Matoshi sqaroi për media se përmes aktiviteteve të tyre po mundohen që sado pak ta ndihmojnë Bekim Lumin. Ajo tha që dëshira dhe solidariteti që ta ndihmojnë regjisorin, i ka bërë të gjithë aktorët një.

“Jemi bërë një, më vjen keq që në këtë mënyrë jemi bërë një por më shumë se i duhemi ne Bekim Lumit, na duhet Bekim Lumi neve”, u shpreh aktorja Matoshi.

Ajo tregoi për media se gjatë diskutimeve të tyre kanë iniciuar ide të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre artistik, përmes detyrave të ndryshme.

“Brenda jemi mbledhur për të dhënë ide që ta japim kontributin tonë artistik në mënyra të ndryshme. Dikush po merr iniciativa që të komunikojnë me njerëzit jashtë Kosovës, dikush me Ministri të Shëndetësisë, dikush me deputet dhe me ministra, e artistë që veprojnë jashtë vendit”, tregoi aktorja Matoshi ndërsa shtoi se ata vet si aktorë kanë marrë iniciativa që të mbajnë aktivitete në shesh apo në klubet dhe kafiteritë e Prishtinës.

Ndërkohë, thirrja që është bërë për të ndihmuar Bekim Lumin ka këto të dhëna si më poshtë, dhe të gjithë ata që duan të ndihmojnë regjisorin, mund ti transferojnë mjetet e tyre në këto xhirollogari.

Bartësi i kontos: BEKIM LUMI
Adresa: Rr. “Theodor Muzaka”, H. 1, Nr. 10, Prishtinë, 10000, RKS, Kosovë
Numri i kontos: 1110251567000198
Banka: ProCredit Bank Kosovo J.S.C.
Adresa e Bankës: Rr. George Bush, Nr. 16, Prishtinë, Kosovë
Ndërkaq, për banorët jashtë Kosovës, përveç të dhënave të mësipërme, duhet të jenë edhe këto shënime shtesë:
Account No (IBAN): XK051110251567000198
SWIFT (BIC) CODE: MBKOXKPRXXX
Bank Identification Code: PRCBDEFFXXX
Correspondent / Intermediary Bank: PROCREDIT Bank AG, Frankfurt am Main, Germany./KultPlus.com