James Bluntit i vjedhin gjithçka, ai u ofron para për t’ia kthyer bajonetën që e mbante nga koha kur shërbente si ushtar në Kosovë

Shtëpia që këngëtari anglez James Blunt dhe familja e tij kanë në Ibiza, afër Santa Gertrudis në Spanjë, ka qenë cak i hajnave gjatë orëve të para të së enjtes së kaluar. Hajdutët morën të gjitha veshmbathje të artistit, një orë nga gjyshi i tij dhe një bajonetë nga koha kur Blunt shërbente si ushtar në Kosovë, raporton Dario de Mallorca.

Këngëtari ofron një shpërblim financiar nëse hajnat ia kthejnë disa prej gjërave që ia vodhën, pasi ato Blunt i konsideron “të pazëvendësueshme” për shkak të vlerës së tyre të madhe sentimentale.

Policia dyshon se tre burra hynë në shtëpinë, pasi familja e këngëtarit gjeti tri gjurmë gishtash të panjohur në shtëpi, njoftoi gruaja e Blunt, Sofia Wellesley. Shtëpia ishte rinovuar kohët e fundit dhe ishin punësuar disa punëtorë të jashtëm.

Hajdutët morën këmisha të Blunt, syze dielli dhe sende të shumta tjera nga këngëtari, përveç manshetave prej ari, një ore xhepi që i përkiste gjyshit të tij dhe një bajonetë nga koha kur Blunt shërbeu si ushtar në luftën e Kosovës. 

Artisti, në një deklaratë për Diario de Ibiza, ka thënë se e kupton që “këto janë periudha të vështira në ishull për shkak të krizës së madhe të shkaktuar nga Covidi” dhe ka kërkuar vetëm kthimin e gjësendeve që ai i cilëson të pazëvendësueshme.

Blunt, me disponim të mirë përkundër asaj që ndodhi, ka thënë: “Hajdutët morën rreth 100 artikuj, përfshirë një qilim të bardhë dhe një tjetër të lëkurës së lopës që gruas sime nuk i pëlqente, kështu që unë dyshoj se ajo mund të jetë përfshirë. Ata gjithashtu morën të gjitha bluzat e mia, kështu që ato nuk duhet të kenë shije shumë të mirë të estetikës, pasi unë nuk jam i njohur për stilin tim. Por seriozisht, unë e kuptoj se është një kohë e vështirë për shumë njerëz në ishull dhe trishtimi im i vetëm i vërtetë është se ata morën disa mansheta dhe një orë xhepi të vjetër që i përkisnin gjyshit tim dhe një bajonetë nga koha ime si ushtar në luftën e Kosovës më 1999. Unë me kënaqësi do të paguaja një shpërblim për kthimin e tyre dhe ata mund të kontaktojnë me mua në emailin [email protected]”.

Ai dhe gruaja e tij kanë bërë një njoftim përmes rrjeteve sociale dhe kanë treguar se ofrojnë shpërblim financiar për ata që mund t’i informojnë mbi vendndodhjen e sendeve të tyre të vjedhura. Policia dhe Garda Civile vazhdojnë hetimet.

Blunt shërbeu si ushtar i NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999. Pas largimit nga ushtria, ai u bë i famshëm në vitin 2004 me publikimin e albumit të tij debutues Back to Bedlam, duke arritur famë në të gjithë botën me “You’re Beautiful” dhe “Goodbye My Lover”. /Express/ KultPlus.com

“Yll Deti”, kënga më e re nga Hazz x Bllind (VIDEO)

“E kalume” ishte kënga me të cilët dolën për herë të parë në skenë këngëtarët Hazz x Bllind, duke pasuar pas pak muajsh me “Latina” e cila ju solli mjaft sukses. Nuk vonoi shumë që këngëtarët të sjellin këngën e radhës e cila vjen me një titull mjaftë të veçantë, “Yll Deti”, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarët, ndërsa kënga është realizuar në studion e Genc Prelvukaj, ku kompania e këtij të fundit “BlackFish” ka realizuar edhe videoklipin.

Nën ritme të lehta e me një videoklip veror, kënga të mbetet në mendje qysh në dëgjimin e parë.

Hazz x Bllind kanë hyrë fuqishëm në treg, ku për pak muaj kanë sjell tri projekte radhazi. Duket sikur fundin e vitit këngëtarët do ta kurorëzojnë me një tjetër projekt surprizë. / KultPlus.com

“Dashuria është gjithçka, pa të nuk mund të bëni dot”

Thënie nga Bob Dilan

Dilan i cilësuar si këngëtari më i madh folk i shekullit të 20-të, me një karrierë mëse 45-vjeçare në publik, me më tepër se 40 albume muzikore, mijëra këngë të shkruara dhe disa libra poetik, poet me një vizion të jashtzakonshëm, shpesh i është shmangur kësaj pyetje.

Antikonformist i njohur në raport me materializmin industrialist të pop-kulturës amerikane, në vitin 1965 është përgjigjur shkarazi ” Mendoj më tepër rreth vetes se jam një këngëtar se sa valltar “. Për gati 20 vjet nuk ka dhënë asnjë intervistë. Argumentet janë edhe njëherë rihapur së fundi me daljen e librit “Vision of Sin” nga profesori i Universitetit të Oxford-it zoti Christopher Ricks i cili thotë se “Lirikat e shkruara nga Dylan, kanë hyrë në paktin e jetgjatësisë”.

Termi “literaturë” është veçse letërsi e përbërë prej sinteza të ngjeshura fjalësh. Pra tërheqja e vëmendjes prej këtyre fjalëve, jo në besimin e funksionit të fjalës si njësi e vetme, sepse natyrisht kadenca muzikore, zëri, stili, kanë rrolin e tyre, por pamja e fjalës së breftë në mënyrën më të pavarur nga të gjitha këto përbërës përbën argumentin e ngritur për dekada tashmë në pyetjen nëse është Bob Dylan zëri i “bum” gjeneratës e cila pa të a do kishte vallë zë.

Më poshtë disa nga thëniet e tij të njohura:
Dashuria është gjithcka, pa të nuk bëni dot
Sa rrugë duhet të bëjë njeriu para se të mund të quhet i tillë?
Kur s’ke asgjë, s’ke cfarë të humbësh
Nuk ke nevojë për meteorolog për të kuptuar nga cila anë fryn era /KultPlus.com

Mentor Mripa sjellë në treg albumin e tij të parë

Mentor Mripa ka njëzet vjet që është bërë emër i dëgjuar dhe respektuar i radios, por edhe skenës e ekranit. Kohë pas kohe ai sjellë projekte të ndryshme, duke i qëndruar gjithmonë besnik stilit të tij, shkruan KultPlus.

Kësaj radhe Mripa për gjithë adhuruesit e këngës së tij ka sjellë në treg albumin e tij të parë me këngë të vjetra qytetare.

Orkestrimin dhe incizimin e këtyre këngëve e ka bërë Hysni Klinaku.

Mripa është shprehur i lumtur që pas një kohë të gjatë ky album tashmë është në duart e publikut si dhe falënderon të gjithë ata që i ndihmuan në këtë rrugëtim.

“Te dashur Miq! Sot doli ne shitje, pas shume kohesh albumi im me kenge te vjetra qytetare. Orkestrimin dhe inqizimin e te gjitha ketyre kengeve e beri Hysni Klinaku, me te cilin e beme perzgjedhjen e ketyre kengeve. Per albumin tim nga zemra e falenderoj : familjen time, Hysni Klinakun , Agron Sylen , Hekuran Hoxhen , Driton Fazliun , Agron Rexhen , Avni Selmanin , Shtypshkronjen Iliria , dhe Produksionet Ardi dhe Arboni ( Afrim Sekiraqa dhe Florim Haliti ). Falenderimi me i madh i takon Zotit qe ma mundesoj daljen ne treg te ketij albumi , uroj qe te ju pelqej. Ju Falemnderit sinqerisht!”, ka shkruar Mripa në faqen e tij në Facebook. / KultPlus.com

Vdes këngëtari Charles Bradley

Ka vdekur në moshën 68 vjeçare, këngëtari Charles Bradley.

Bradley u diagnostifikua me kancer në stomak në vitin 2016, e megjithatë turnetë e tij ai kurrë nuk i ndaloi.

Por kohët e fundit, kanceri i tij u përhap nëpër mushkëri, që ia vështirësoi jetën këngëtarit.

Vdekja e tij u njoftua përmes rrjeteve sociale, nga faqet zyrtare që ai i posedonte. / KultPlus.com

Capital T me turne botëror (FOTO)

Këngët e suksesshme, koncertet e shumta dhe gjithë dashuria që ka marrë, sidomos kohëve të fundit nga fansa e tij të cilët gjithmonë janë në rritje, kanë bërë që këngëtari Capital T të synojë më larg, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në Instagram, Capital T ka njoftuar që shumë shpejt do të nisë një turne botëror të koncerteve, por duke mos dhënë më shumë detaje. Ai ka shkruar që një gjë e tillë po vjen dhe së shumë shpejt do të njoftojë për detaje të tjera. Gjithashtu, këngëtari ka pyetur fansat se në cilat vende të botës dëshirojnë ta shohin.

Se çfarë përmasa do të marrë ky turne i koncerteve të Capital T dhe sa i suksesshëm do të jetë, kjo mbetet të shihet. / KultPlus.com