“S’dimë a do vdesim nga virusi, nga varfëria, a nga Serbia?!”

Pandemia që ka përfshirë të gjithë botën, përpos pasojave në jetë njerëzish, tashmë ka filluar që të ketë një ndikim të madh edhe në ekonomitë e vendeve të ndryshme, shkruan KultPlus.

Ndonëse shumë vende tashmë kanë marrë të gjitha masat për rimëkëmbje ekonomike, por edhe sigurim të qytetarëve, një gjë të tillë në vendet e Ballkanit ka krijuar mjaft probleme.

Madje për qytetarët e Luginës së Preshevës, luftës së virusit, i është shtuar lufta nga varfëria. I riu nga Presheva, Driton Hyseni me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se nuk e dinë se nga do ju vijë vdekja, virusi, varfëria, apo Serbia.

“Vanë mendtë e mia, vanë… S’dimë a do vdesim nga virusi, nga varfëria, a nga Serbia?! #ShqiptarNëSerbi”, ka postuar ai./ KultPlus.com.

Nis shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhen shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë  dhe e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se do të shpërndahen rreth 20 mijë libra dhe do të përfitojnë 4 mijë nxënës shqiptarë.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”. / KultPlus.com

Nis shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhen shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë  dhe e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj, njoftoi se do të shpërndahen rreth 20 mijë libra dhe do të përfitojnë 4 mijë nxënës shqiptarë.

“Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Luginën e Preshevës. Përderisa mbetet ende shumë për t’u bërë, ne do të vazhdojmë me masa tjera për ta mbështetur pakursyer Luginën”.

Kosova ndan 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

Kosova ka ndarë 500 mijë euro për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, njofton Ministria e Financave dhe Transfereve e Kosovës.

Në këtë njoftim për media, theksohet se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, Ministria e Financave dhe Transfereve në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e ndihmës financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e kësaj ndihme ka dhënë zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, me prejardhje nga Kapiti – Medvegjë”, thuhet në njoftim.

Sipas kumtesës, kjo shumë është ndarë për arsye se Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme për obligimin që ka për popullatën shqiptare e cila jeton në këto treva.

Në këtë frymë, Qeveria është treguar e gatshme t’iu dalë në ndihmë këtyre komunave me shumat përkatëse si më poshtë:

Për komunën e Preshevës – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Bujanocit – dyqind mijë euro (200,000.00 €);

Për komunën e Medvegjës – njëqind mijë euro (100,000.00 €).

“Gjithashtu, Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se me datën 27 prill, Thesari i Kosovës ka realizuar pagesat, përkatësisht donacionet, për të tri komunat. Sipas procedurave të zakonshme bankare, këto pagesa janë realizuar si transfere ndërkombëtare nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG” (Gjermani) në llogaritë e komunave në Bankën Qendrore të Serbisë, si ndihmë dhe solidaritet për popullatën e atjeshme në këtë kohë pandemie nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.