Ministria e Arsimit: Bursat për studentët nuk u ekzekutuan shkaku i gabimeve teknike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.

“MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MASh.

MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021./ KultPlus.com

NjoftimNjoftim rreth mosekzekutimit të mjeteve për bursa të studentëve elitarë për vitin akademik 2019/2020Ministria…

Gepostet von Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH am Mittwoch, 30. September 2020

Ministria e Arsimit me apel për Covid-19 në shkolla: Nëse situata përkeqësohet ato mund të mbyllen

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, iu ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

MASh, po ashtu, ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKShPK-së, MSh-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.

Përmes një komunikate Ministria ka paralajmëruar se nëse situata pandemike përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë mund të marr vendim t’i mbyllë ato.

“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa çasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit./KultPlus.com

MASh bën thirrje për kujdes të shtuar në shkollaMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), iu bën thirrje menaxhmentit…

Gepostet von Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH am Samstag, 19. September 2020

MASh publikon udhëzuesin mbi masat Anticovid për fillimin e vitit shkollor 2020/2012 (VIDEO)

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021, një fillim ky i ri për të gjithë nxënësit, pasiqë vie në një situatë aspak të lehtë për ta, shkruan KultPlus.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar një udhëzues mbi masat anticovid, duke udhëzuar kështu nxënësit në mbrojtjen nga Covid19 gjatë qëndrimit të tyre në klasë dhe jashtë saj.

Ja si duhet të mbroheni nga COVID-19 gjatë qëndrimit tuaj dhe mësimit në klasë.

Ja si duhet të mbroheni nga COVID-19 gjatë qëndrimit tuaj dhe mësimit në klasë.

Gepostet von Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH am Freitag, 11. September 2020

Gjithashtu, në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Facebook, është bërë e ditur se për fillimin e vitit të ri shkollor, ora e parë e mësimit, në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, do t’i kushtohet informimit dhe vetëdijësimit të nxënësve lidhur me pandeminë Covid19

”Në vendim, po ashtu thuhet se, në javët në vijim, së paku një orë në javë do t’i kushtohet informimit të nxënësve për zhvillimet më të reja për pandeminë dhe për përgjegjësitë e nxënësve në luftimin e saj”, thuhet tutje në njoftimin e MASh. / KultPlus.com

Sot dihet përfundimisht vendimi i MASHT-it për fillimin e vitit shkollor

Më së largu sot, Ministria e Arsimit do të marrë vendim përfundimtar për fillimin e vitit të ri shkollor. Vendimi pritet të merret në bazë të propozimeve që janë dhënë nga MASH-i dhe drejtoritë komunale të Arsimit.

Sipas propozimeve, më 14 shtator është paraparë të fillojnë klasat 0 deri në 6 dhe 10. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca

Ndërkaq, në fazën e dytë më 21 shtator, mësimin do ta fillojnë klasat 7 deri në 12 në formë të kombinuar, dy ditë në shkollë dhe tri ditë nga distanca.

Ministri Ramë Likaj ka deklaruar se në bazë të informacioneve nga terreni, shumica e shkollave i kanë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e mësimit.

Por, disa shkolla të Prishtinës, që kanë numër të madh të nxënësve, e kanë caktuar vetë se me cilat klasë do të nisin fazën e parë të mësimit. Në shkollën “Faik Konica”, që ka afro 1.500 nxënës të hënën fillojnë në shkolla vetëm parafillorët, klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e gjashtë.

E në shkollën “Ismail Qemali”, që ka afro 3 mijë nxënës, të hënën mësimin në shkolla e fillojnë vetëm nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të gjashtë, kurse të tjerët online.

Viti i ri shkollor është dashur të niste më 1 shtator, por u shty për shkak se institucionet shkollore nuk i kishin bërë përgatitjet e duhura./  KultPlus.com

26 mijë maturantë i nënshtrohen nesër testit të maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. / KultPlus.com

MASH shpalos opsionet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21.

Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Në skenarin A është paraparë kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi, teksa në skenarin C është paraparë E-mësimi.

MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor. /KultPlus.com