Dua Lipa artistja e katërt më e dëgjuar në ‘Spotify’, tejkalon Rihannën

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, me muzikën e saj ka bërë për vete dëgjues nga e gjithë bota, shkruan KultPlus.

Duke jetuar e vepruar në Britani të Madhe, Lipa po shijon suksese të mëdha në njërën prej platformave më të madhe në botë, Spotify.

Së fundmi është bërë e ditur se 26 vjeçarja është bërë artisjta e katërt grua më e dëgjuar në këtë platformë.

Me 18.229 miliardë dëgjime nga e gjithë bota, Lipa tanimë ka më shumë dëgjime sesa ylli i muzikës, Rihanna (18.226). E para saj janë vetëm Taylor Swift, Ariana Grande dhe Olivia Rodrigo.

Në anën tjetër, Lipa është artistja e 21-të në listën e këngëtarëve më të dëgjuar ndonjëherë. /KultPlus.com

Ariana Grande dhuron 5 milionë dollarë për terapi falas për shëndetin mendor

Ariana Grande ka njoftuar për partneritetin me ofruesin online të terapisë për shëndetin mendor “Better Help Sunday”, në nderim të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor.

Ky partneritet parasheh që këngëtarja e famshme amerikane të japë donacion në vlerë prej 5 milionë dollarësh, për terapi falas.

“Duke qenë në njohuri për barrierat kur bëhet fjalë për aksesin në burimet e shëndetit mendor, dhe derisa ky është një veprim simbolik, doja ta bëja këtë sërish me “Better Help”, me shpresë se do t’u ofrojë akses pak më shumë njerëzve, dhe ndoshta do të inspirojë dikë nga ju që të provoni diçka të re dhe ta bëni prioritet shërimin tuaj”, ka shkruar Grande lidhur me donacionin e saj.

Në qershor të vitit të kaluar, Ariana kishte bërë publike planet e saj për të dhënë 1 milion dollarë për këtë qëllim.

10 tetori është shpallur nga Organizata e Kombeve të Bashshendkuara si Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pa stabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara, siç janë vendet që kanë kaluar luftëra, apo konflikte. / KultPlus.com

Ariana Grande debuton si anëtare e jurisë në ‘The Voice’

Ariana Grande doli në skenë të hënën mbrëma për premierën e sezonit të “The Voice” në NBC si gjyqtarja më e re e shfaqjes për fillimin e audicioneve.

Ishte hera e parë që këngëtarja pop 28-vjeçare qëndronte në karrigen ikonike të rrotullueshme të shfaqjes, por nuk iu desh shumë kohë para se të hynte në garë, shkruan DailyMail.

Ariana së shpejti mësoi se si të ‘luftonte’ me trajnerët e tjerë me përvojë – Kelly Clarkson, John Legend dhe Blake Shelton për të fituar garues të mirë për vete.

Sezoni 21-të i shfaqjes filloi me John, 42, dhe Blake, 45, duke kënduar “Hold on I’m Coming”.

Kelly, 39 vjeç dhe Ariana u bashkuan me ta në skenë dhe hitin e vitit 1967 “Respect” të Aretha Franklin.

“The Voice” do të rikthehet të martën në NBC ndërsa audicionet po vazhdojnë ende./KultPlus.com

Daily Mail

Ariana Grande ofron terapi falas për fansat e saj

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka ofruar 1 milion dollarë në mënyrë që fansat e saj të marrin një muaj terapi falas përmes BetterHelp.

Grande ka lobuar prej kohësh për shëndetin mendor, duke ndarë hapur me British Vogue betejat e saj me PTSD pas sulmit terrorist të Manchester Arena, transmeton KultPlus.

Tani, superylli po i vë paratë e saj atje ku edhe vetë është e përfshirë, duke dhuruar 1 milion dollarë për të financuar terapi për ndjekësit e saj përmes faqes së shëndetit mendor BetterHelp. “Përderisa e pranoja që terapia nuk duhet të jetë vetëm për disa të privilegjuar, por diçka në të cilën të gjithë kanë qasje, dhe duke pranuar se kjo terapi nuk e rregullon çështjen e shëndetit mendor në një kohë afatgjate, megjithatë unë me të vërtetë doja ta bëja këtë gjithsesi me shpresën që t’ju frymëzoja të zhytni një gisht në këtë nismë. të ndihesh në rregull duke kërkuar ndihmë dhe të shpresosh të heqësh mendjen nga çdo lloj vetëgjyqësie! “, shkruajti artistja në postimet në Twitter dhe Instagram duke njoftuar për partneritetin. BetterHelp u ofron përdoruesve terapistë të licensuar.

Përmes partneritetit me Grande, e cila është shprehur shumë herë se terapia i shpëtoi jetën, po ofron një muaj falas të terapisë për përdoruesit, plus 15% ulje për ata që duan të vazhdojnë muajin e dytë. “Shpresoj shumë që kjo të jetë një pikë fillestare e dobishme që ju të jeni në gjendje të ndërtoni një hapësirë në jetën tuaj dhe të vazhdoni përpara”, shkroi këngëtarja./KultPlus.com

Ariana Grande i bashkohet jurisë së “The Voice”

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, do të zë njërën nga karriget e “The Voice” këtë vit.

Grande do të jetë pjesë e jurisë bashkë me Blake Shelton, Kelli Clarkson dhe John Legend.

Sezoni i 20-të aktualisht është duke u mbajtur dhe në juri ka këta tre këngëtarë dhe Nick Jonas, shkruan AP.

“Jam e nderuar dhe e lumtur t’i bashkohem familjes ‘The Voice’. Kam qenë admiruese e kësaj shfaqjeje për shumë kohë. Mezi pres të bashkohem kokë më kohë me trajnerët e mrekullueshëm, të njoh artistët e rinj dhe t’u ndihmoj të kalojnë në nivel tjetër”, ka thënë Grande./ KultPlus.com

Ariana Grande fiton titullin e 20-të të Rekordeve Botërore Guinness

Ariana Grande po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme në karrierën e saj.

Veprimi i fundit i yllit botëror? Fitimi i titullit të saj të 20-të të Rekordeve Botërore Guinness.

Rekordet Botërore të Guinness javën e kaluar njoftuan se vlerësimi më i ri për Grande është ‘debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100”, me pesë të renditura në krye të top listave.

Ariana Grande (Foto: CBS News)

“Ajo që bëri të fitojë edhe një rekord të ri është si e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori”, thuhet në njoftim. “Triumfet e saj vijnë pas hapave mbresëlënës që ka bërë në industrinë e muzikës, të filluar qysh në adoleshencë”.

Disa nga titujt e tjerë të rëndësishëm të Rekordeve Botërore të Guinness së Grande përfshijnë:

Më e transmetuara në Spotify brenda një jave (artiste femër)

Artistja femër më e ndjekur në Spotify

Artistja që ka zënë pozitat e para në tabelë edhe në ShBA

Artistja me më së shumti (40) hyrje në tabela në ShBA

Artistja me këngët më të transmetuara në Spotify brenda një jave

Artistja femër me më së shumti abonues në YouTube

Artistja me albumin më të transmetuar brenda një jave në ShBA.

Artistja me më së shumti nominime në MTV EMA për ‘Bashkëpunimin më të mirë’

Artistja me këngët më të transmetuara në një javë në listat e Billboard

Artistja femër me më së shumti dëgjues në Spotify

Ariana Grande (Foto: Getty Images)

Albumi i gjashtë dhe më i fundit i Arianas, “Positions”, u publikua më 30 tetor 2020. Ky i fundit u rendit në vendin e parë në Billboard dhe qëndroi deri më 7 nëntor 2020.

Debutimet e tjera në vendin e parë të ikonës së muzikës pop përfshijnë: “thank u, next”, “7 rings”, “Stuck with U” dhe “Rain on Me”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Ariana Grande bëhet artistja më e dëgjuar në “Spotify”

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, shënoi një rekord të ri, duke e lënë pas yllin Rihanna dhe duke u bërë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në platformën “Spotify”.

Këngëtarja 27-vjeçare doli para Rihannas, e cila më parë kishte mbajtur vendin e parë në shërbimin popullor të transmetimit të muzikës, ka shkruar “DailyMail”.

Pavarësisht se ishte e nderuar, Grande ka shkruar në llogaritë e saj në rrjetet sociale se shpresonte që Rihanna së shpejti të rimarrë kurorën e saj. Këtë sukses Grande e shënoi duke e publikuar një status në rrjetin social Twitter.

“Mezi pres që t’ju sjell gjëra të reja për t’i dëgjuar”, ka shkruar ajo, duke mos i fshehur emocionet.

Ajo e shfrytëzoi po ashtu Twitterin për të thënë se mezi po e priste për një album të ri Rihanna, e cila ka bërë të ditur në të kaluarën se e ka lënë anash angazhimin në muzikë për shkak të përqendrimit në sfera të tjera të jetës.

Megjithëkëtë, Rihanna gjatë muajit të kaluar ka konfirmuar se është duke punuar në realizime të reja muzikore.

“Jam gjithmonë duke punuar në muzikë”, ka thënë ajo. “Jam gjithmonë duke punuar në sferën e muzikës dhe kur të jem gati ta publikoj albumin ashtu siç dua unë, atëherë edhe do të dalë. Dhe nuk do të zhgënjeheni, kur kjo gjë të ndodhë. Do t’ia vlejë”, ka shtuar këngëtarja nga Barbadosi. / KultPlus.com

Lady Gaga për Ariana Grande: Aftësia e saj për të ecur përpara, është për t’u admiruar

Lady Gaga dhe Ariana Grande, janë bërë bashkë për lansimin e këngës së tyre të re dhe tejet ritmike, “Rain On Me”.

Ky bashkëpunim, që është i pari për dyshen e famshme të pop muzikës, vjen si rezultat i një shoqërie të re mes dy artisteve të cilat si duket kanë zhvilluar simpati të menjëhershme për njëra-tjetrën, transmeton Koha.

Duke folur me prezantuesin Zane Lowe në emisionin e tij “Apple Music”, Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, zbuloi se si Grande e ka bërë atë ta kuptojë se për një kohë të gjatë ishte fshehur nga diçka.

“Padyshim, ajo femër ka kaluar nëpër disa situata vërtetë të vështira dhe testuese në jetë. Dhe aftësia e saj për të ecur përpara, është vërtetë për t’u admiruar. Kur ajo erdhi në studion incizuese, unë ende po qaja ndërsa ajo jo. Eventualisht, ajo më kritikoi, duke më thënë se po fshihesha nga diçka, dhe kjo është e vërtetë. Unë po fshihesha pa e kuptuar këtë gjë,” tha Gaga, duke folur për këngëtaren Grande e cila kishte përjetuar tmerr të vërtetë kur në viti 2017, një bombë shpërtheu në koncertin e saj në Manchester duke i vrarë disa adhurues të saj, si dhe në viti 2018 ajo e humbi ish të dashurin, Mac Miller, i cili u vetëvra.

Sa i përket këngës “Rain On Me”, fituesja e shumëfishtë e shpërblimit “Grammy”, Gaga, e përshkroi atë si proces shërues duke shtuar se teksti i këngës i referohet edhe problemit të saj me alkoolin, me ç’rast ajo kishte konsumuar në masë të madhe për t’i shuar ndjenjat dhe emocionet.

“Rain On Me” është kënga e dytë nga albumi i gjashtë i incizuar në studio i Lady Gagas, “Chromatica”, dhe vjen pas këngës “Stupid Love” e cila u lansuar në shkurt të këtij viti. Kënga e re e dyshes është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat anembanë botës, dhe duket se është në rrugë për të triumfuar në maje të toplistave muzikore.

Pas vetën dy ditëve të lansimit, “Rain On Me”, i numëron më shumë se 41 milionë klikime në YouTube.

Albumi i ri i Lady Gagas, “Chromatica”, do të lansohet më 29 maj të këtij viti, pasi është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, në muajin prill, ylli i hitit “Born This Way” kishte ndihmuar në organizimin e një koncerti bamirës i cili i përfshiu performancat e yjeve të ndryshëm të filmit, modës dhe muzikës, të tillë si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Ngjarja e cila u transmetua live në televizione, “One World: Together At Home”, arriti t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi. / KultPlus.com

Lady Gaga e Ariana Grande publikojnë bashkëpunimin ‘Rain on me’

Ariana Grande dhe Lady Gaga dy mbretëresha të muzikës ‘pop’, të premten kanë publikuar projektin e tyre të ri muzikor.

Kënga të cilën ato e kanë titulluar ‘Rain on me’ shfaq dy vokale të kundërta të Ariana Grandes dhe Lady Gagas.

‘Rain on me’ është publikuar fillimisht pa klip nga dyshja, por vetëm për katër orë këngëtaret arritën mbi një milionë klikime në platformën e Youtube. / KultPlus.com

Grande dhe Bieber lansojnë këngën e parë së bashku, fitimet shkojnë për të prekurit me COVID-19

Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë lansuar sot këngën e parë të përbashkët, të quajtur “Stuck with U”, dhe të gjitha fitimet do t’u shkojnë fëmijëve të punonjësve në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë COVID-19, ka raportuar revista Female First, transmeton KultPlus.

Ariana tha se është shumë e lumtur që kënga e parë e përbashkët me Bieberin shkon për një kauzë të tillë.

Vetëm disa orë para lansimit të këngës, ajo shkroi në faqen e saj në Instagram: “Nuk mund të shprehem se sa e lumtur jam, kemi pritur aq gjatë për ta bërë këtë këngë. Ky moment është shumë domethënës dhe jam e lumtur se kemi mundur të japim zërin tonë për një projekt të tillë dhe bashkëpunimi ka qenë aq përmbushësh, dhe e dua këtë këngë aq shumë. E kam zemrën plot dhe ju dua shumë” ka shkruar ajo.

E pas lansimit të këngës, u deklarua edhe Justin.

“Kënga dhe video ‘Stuck with U’ janë publikuar sot, me mikeshën time të mrekullueshme Ariana Grande. Të gjitha fitimet do të shkojnë për një kauzë të mirë. Araina je e mrekullueshme. Jam i lumtur që më në fund e bëmë”, ka shkruar Bieber në rrjetet sociale.

Pop yjet herën e fundit që punuan bashkë ishte gjatë performancës së Arianas në Coachella, vitin e kaluar.

Gjithashtu ata patën një duet në hitin “Sorry” të Justinit, në vitin 2015. / KultPlus.com

Ariana Grande i nxitë fansat ta marrin më seriozisht pandeminë e koronavirusit

Ylli i hitit “7 Rings”, Ariana Grande, e cila e ka një bazë adhuruesish të moshës më të re, i shfrytëzoi rrjetet sociale gjatë fundjavës për ta shprehur frustrimin ndaj personave që nuk po e marrin seriozisht këtë sëmundje duke thënë “ne do të jemi mirë, sepse jemi të rinj”.

Këngëtarja, po ashtu deklaroi se njerëzit duhet të kenë më shumë konsideratë dhe kujdes për njerëzit e tjerë, transmeton Koha.

Përmes në postimi në Twitter, Grande tha: “E kuptoj se kështu jeni ndier para ca javësh, por ju lutem shumë lexoni dhe informohuni rreth asaj që po ndodhë tani. Mos i injoroni faktet. Mentaliteti i ‘unë jam i ri dhe nuk me gjen asgjë’ po i rrezikon jetët e njerëzve të tjerë të cilët janë në moshë të shtyrë apo janë shëndetligë. Duke deklaruar kështu, ju thjesht po tingëlloni budallenj dhe të privilegjuar, andaj duhet të mësoni si të kujdeseni më shumë për të tjerët.”

Pop ylli 26-vjeçar tutje i kërkoi falje të gjithë personave që mund t’i ketë mosrespektuar për shkak se janë të detyruar të punojnë, pavarësisht se presidenti i shtetit, Donald Trump, e ka shpallur gjenden emergjente pas përhapjes së madhe të koronavirusit.

“Disa prej neve duhet të punojnë. E kuptoj dhe e mbështes tërësisht frustrimin tuaj. Nuk dua të tregohem mosrespektuese ndaj askujt që nuk e ka privilegjin të mos dal në punë. Por, kjo është një emergjencë shtetërore dhe një pandemi me përmasa globale,” ka shtuar tutje pop këngëtarja.

Ariana Grande më pas i ka ftuar 177 milionë ndjekësit e saj në Instagram, që në vend se t’i dërgojnë asaj mesazhe ku e shprehin frustrimin e tyre rreth kësaj gjendje, të ndihmojnë në kalimin e një ligji i cili u ofron mbështetje financiare dhe shumë më shumë, të gjithë personave në nevojë. / KultPlus.com

NEW YORK, NY – DECEMBER 06: Ariana Grande speaks onstage at Billboard Women In Music 2018 on December 6, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard )

Ariana Grande shënon histori në platformën muzikore “Spotify”

Ariana Grande është bërë artistja e parë femër me tri albume të ndryshme, të shkarkuara 3.5 miliardë herë në platformën muzikore “Spotify”.

Lajmi i këtij suksesi të radhës së pop këngëtares Grande, u publikua në Twitter nga portali “Chart Data”, sipas së cilit ylli i hitit “7 Rings” është artisjta e parë femër që e ka arritur një sukses të tillë, dhe kjo falë albumeve muzikore” “My Everything”, “Dangerous Woman” dhe “Thank u, Next”.

“@ArianaGrande bëhet artistja e parë femër që i ka tri albume me më shumë se 3.5 miliardë shkarkime në historinë e platformës “Spotify”, thuhej në mesazhin e postuar në Twitter.

Ky lajm i mirë vjen disa javë pasi Grande, u padit për plagjiaturë nga reperi Josh Stone, i cili e akuzoi pop këngëtaren se hitin “7 Rings” e ka vjedhur nga ai. Stone, i njohur me emrin artistik “DOT”, thotë se disa pjesë kyçe të tekstit të këtij hiti, janë marrë nga kënga e tij e vitit 2017, “You Need It, I Got It”.

Ndërkohë, së fundmi producenti i albumit postmortum të Mac Millerit, “Circles”, ka bërë të ditur që beson se zëri i pop yllit Ariana Grande, është përfshirë fshehurazi në njërën prej këngëve të reperit të ndjerë. / Koha.net / KultPlus.com

Ariana Grande e kryeson listën e Billboard për albumet e vitit

Albumi i Ariana Grande “Thank U, Next”, e kryeson listën vjetore të albumeve në Billboard.

Albumi, i cili i përmban hitet “Thank U, Next” dhe “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored”, e ka mposhtur këngën e Billie Eilish, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” dhe “Lover” nga Taylor Swift për t’u vendosur në pozitën numër një, shkruan KOHA Ditore.

Top-pesëshja femërore përfshin gjithashtu “Cuz I Love You” të Lizzos dhe “Heard It in a Past Life” të Maggie Rogers, ndërsa top 10-ja e përmban “Norman F**ing Rockwell” të Lana Del Rey, “IGOR” nga Tyler the Creator, dhe “Kirk” nga DaBaby. / KultPlus.com

Ariana Grande kryeson me shtatë nominime në MTV EMA

Ariana Grande kryeson në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së çmimeve në MTV European Music Awards me shtatë nominime, ndërsa Billie Eilish është menjëherë pas saj me gjashtë.

Këngëtarja 26-vjeçare garon për çmimin prestigjioz Best Artist, por do të ketë konkurrencë të fortë nga Taylor Swift, Shawn Mendes, J Balvin dhe Miley Cyrus, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu do të garojë për çmimin Best Video për Thank U, Bext, Best Song për 7 Rings, Best Pop, Best Live, Best Act (Home Region) dhe Biggest Fans.

Dhe derisa Billie është një emër relativisht i ri në industrinë e muzikës, ajo gjithashtu është e sigurt se do të shijojë sukses në ceremoni, e cila do të zhvillohet më 3 nëntor (19) në Sevillë, Spanjë.

Përveç se garon për Best Song për hitin e saj Bad Guy, Billie do të garojë në kategorinë Best New Artist kundër Lil Nas X, Lizzo, Ava Max, Lewis Capaldi dhe Mabel.

Si ylli i hitit Old Town Road, Nas, ashtu edhe Shawn gjithashtu garojnë për gjashtë çmime, ndërkohë që ky i fundit është nominuar së bashku me bashkëpunëtoren dhe të dashurën e tij Camila Cabello në kategorinë më të mirë të kolaborimit për këngën Senorita ku garon edhe Bebe Rexha. Nas gjithashtu do të garojë në atë kategori, me hitin e tij botëror Old Town Road. Bebe Rexha garon edhe në kategorinë Best World Stage.

Ylli latin Balvin garon për pesë nominime, ndërsa Taylor dhe Lizzo të dy nga katër. / KultPlus.com

Ariana Grande për një javë me rekord të ri

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer rekord në Britani të Madhe me këngën “7 Rings” për më së shumti dëgjime në një javë.

Kjo këngë, po ashtu, ka arritur edhe të jetë e para në listë me 126,000 kopje të shitura, transmeton Koha.net. “7 Rings” është dëgjuar në Britani të Madhe 16.9 milionë herë gjatë javës së kaluar, kështu duke thyer rekordin e Mariah Careyt e cila në dhjetor të vitit të kaluar kishte shënuar 15.3 milionë dëgjime me këngën “All I Want for Christmas is You”.

Gjithashtu, siç raporton BBC, “7 Rings” është kënga e parë e Grandes e shitur mbi 100,000 kopje që nga “Grenfell”, kënga të cilën e ka publikuar në qershor të vitit 2017 për nder të viktimave që kanë mbetur në djegien e ndërtesës “Grenfell Tower” në Britani.

Videoklipi i këngës, i cili është publikuar më 17 janar, është shikuar 23.6 milionë herë në YouTube brenda 24 orëve të parë, shkruan nme.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja 25-vjeçare ka thyer rekorde të dëgjimeve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, videoklipi i këngës së saj “Thank U, Nest” ka thyer rekordin në YouTube me 829,000 fansa duke e shikuar njëkohësisht videoklipin pas lansimit, përcjell Koha.net. Po ashtu, kjo këngë është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotifyt, platformë për dëgjimin e muzikës, duke arritur 100 milionë dëgjime.

Grande, po ashtu, ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Thank U, Next”, do të lansohet në muajin shkurt. “Dy albume brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar së fundmi këngëtarja 25-vjeçare. /KultPlus.com

Kjo është shqiptarja që u bë pjesë e dy videoklipeve të Ariana Grande (VIDEO)

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentin. Para pak kohësh ajo u komentua për marrëdhënien me Dua Lipën dhe për një bashkëpunim të mundshëm me të, por këtë herë do të flasim për një lidhje të saj me një tjetër artiste shqiptare.

Bëhet fjalë për Njomzën, e cila është parë në dy videoklipet e fundit të Arianës, ‘Thank u, Next’ dhe ‘7 Rings’. Në postimet e fundit në ‘Instagram’, Njomza duket shumë e afërt me Arianën, ato përveç që kanë shoqëri të ngushtë, Ariana pak kohë më parë kishte deklaruar që Njomza qëndron edhe pas disa këngëve të saj si tekstshkruese.

Përveç si tekstshkruese e këngëve të Ariana Grandes, Njomza tashmë ka filluar karrierën e saj si këngëtare në Amerikë. Ndoshta në një të ardhme ato edhe mund të sjellin ndonjë bashkëpunim.

Njomza ka lindur në Gjermani dhe ka jetuar në Chicago, por di të flasë shumë mirë gjuhën shqipe. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bsw5J8bnThx/
https://www.instagram.com/p/BsbiwiSnD2i/

Lajmi i ri për Ariana Granden konsiderohet historik për artisten

Këngëtarja e njohur Ariana Grande mori dhuratën më të bukur për vitin e ri. Asaj i është konfirmuar se do të performojë në Coachella dhe do të jetë ylli kryesor tek festivali më i madh muzikor në botë këtë vit. Ariana do të jetë së bashku me Childish Gambino dhe grupin Australian Tame Impala.

Ky lajm është konsideruar dhe komentuar si historike tek mediat e huaja, pasi Ariana Grande është një nga katër këngëtaret që mban titullin ‘headline’ tek Coachella (tre të tjerat janë: Beyonce, Lady Gaga dhe Bjork).

Gjithashtu një ndër arsyet e tjera që pjesëmarrja e Ariana Grande në Coachella është konsideruar historike është për faktin se ajo është artistja më e re femër që e ka nderin të mbajë gjithë peshën e këtij festivali muzikor.

Si reagoi Ariana kur e mori vesh lajmin? ‘Jam e përulur dhe e ngazëllyer’ u shpreh ajo nëpërmjet një postimi në Instagram. /KultPlus.com

Ariana Grande tregon se pas shumë këngëve të saj qëndron një vajzë shqiptare

Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.

Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë ish-të dashurit dhe lidhjet, që ka pasur, duke i përmendur madje secilin prej tyre në tekst. E pyetur se ideja e kujt ishte për të bërë një këngë të tillë, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.
https://www.instagram.com/p/BoxLklxjsD1/
“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte, ku këndon vetë. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BrJWy5iH0u8/
https://www.instagram.com/p/BrF9gXcnrmW/
https://www.instagram.com/p/Bq-rFCOHcVY/

Ariana Grande merr çmimin ‘Artistja e vitit’: 2018 viti më i keq i jetës sime (VIDEO)

Ariana Grande ka shkëlqyer mbrëmjen që lamë pas, në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’, por fjalimi i saj ka prekur të gjithë.

Këngëtarja tërhoqi çmimin pas një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin ‘Artistja Vitit’. Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky vit është më i miri për karrierën time muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej.

Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Wua ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’. Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”. Duke marrë parasysh faktin që para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari, gjërat vërtetë nuk po shkojnë mirë për të. /KultPlus.com

Ariana Grande thyen rekord në “Spotify”

Kënga e fundit e Ariana Grandes, ‘Thank U, Next’ është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotify që kaloi 100 milionë dëgjime.

Kënga, e cila u publikua këtë muaj, rrëfen marrëdhëniet e këngëtares me ish të dashurit e saj, Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.

Hiti theu rekordin e Taylor Swift në platformë si kënga më e transmetuar nga një artiste femër në një ditë të vetme me 9.6 milionë dëgjime.

Gjithashtu shënon këngën e parë të Arianës së qëndron numër 1 në tabelat e SHBA. /KultPlus.com

Grande nderohet me çmimin Gruaja e Vitit në muzikë

Këngëtarja Ariana Grande është përzgjedhur Gruaja e Vitit nga mediumi “Billboard”.

25-vjeçarja do të marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë” që do të organizohet nga ky medium më 6 dhjetor në New York.

Në një njoftim, “Billboardi” ka thënë se Grande i qëndron prapa “vendimeve të veta në një botë që nuk është shumë mikpritëse për gratë”.

Në vitin e fundit, Grande kishte hyrë në “Top 40” me hitet “No Tears Left to Cry”, “Breathin” dhe “God Is a Woman”.

Ajo organizoi edhe një koncert në Manchester vitin e shkuar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet, shkruan koha.net.

Këtë çmim më herët e kanë fituar edhe Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez./KultPlus.com

Ariana Grande thyen heshtjen, përlot me dedikimin për Mac Miller

Ditë më parë, reperi Mac Miller ndërroi jetë. Shkaktar i vdekjes së Miller thuhet të jetë mbidoza e drogës.

Mac Miller njihet edhe si ish i dashuri i këngëtares së njohur Ariana Grande, e cila është akuzuar si shkaktare e vdekjes së tij.

Përveç një fotografie të ish të dashurit, që Ariana e publikoi në rrjete sociale, deri tani nuk kishte reaguar.
https://www.instagram.com/p/Bneu_dCHVdn/?taken-by=arianagrande
Por, në një status që postoi minuta më parë, ajo ka shkruar fjalë prekëse dedikuar ishit të saj.

“Të adhurova që nga dita që të takova kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç dhe gjithmonë do të të adhuroj. Unë nuk mund të besoj se nuk je më këtu. Me të vërtetë nuk mund ta bind kokën rreth saj. Kemi folur për këtë. Kaq shumë herë. Unë jam aq e mërzitur, aq e trishtuar, nuk di ç’të bëj. Ju ishit miku im i dashur, për kaq gjatë, mbi çdo gjë tjetër. Më vjen shumë keq që nuk mund ta rregulloja ose të largoja dhimbjen. Unë me të vërtetë doja. Shpirti më i këndshëm dhe më i ëmbël me demonët që ai kurrë nuk e meritonte. Unë shpresoj se ju jeni mirë tani. Pusho.”, ka shkruar Ariana. /Lajmi.net/KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/Bnt_GTOF9kb/?taken-by=arianagrande

Ariana Grande dhe James Corden risjellin me muzikë skenat e filmit “Titanic” (VIDEO)

Ariana Grande dhe James Corden janë bashkuar për të risjellë tregimin e Jack Dawson dhe Rose DeWitt Bukater nga filmi “Titanic” në emisionin The Late Late Show.

Corden është shfaqur në rolin e karakterit të Leonardo DiCaprios, Jack, duke veshur një pallto të gjatë.

“Sonte i kemi 13 këngë, nëntë skena, një akt dhe zero presion – kjo është Ariana Grande në një kolonë zanore të ‘Titanic’”., ka thënë moderatori me entuziazëm.

Këngëtarja e ka nisur këndimin me hitin “Styx”, “Come Sail Away”, ndërkohë që kanë risjellë skenat e filmit nga viti 1997.

Gjatë emisionit ka kënduar edhe prezantuesi 39-vjeçar duke e entuziazmuar publikun.
Nuk ka munguar edhe ribërja e skenave brenda anijes e sidomos skena e famshme në pjesën e përparme të Titanikut.

Filmi me regji të James Cameronit ka sjellë tregimin e një aristokrateje 17-vjeçare, e cila dashurohet me një artist të varfër në anijen “Titanic”. /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?time_continue=73&v=7f_d8AVoAjg