Kosnett nga “Parada e Krenarisë”: Të gjithë njerëzit meritojnë respekt të barabartë pavarësisht kush janë ata

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë.

Kosnett ka postuar disa fotografi nga parada the ka thënë se komuniteti LGBTQI+ akoma përballet me diskriminim.

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett. / KultPlus.com

Foto nga Parada e Krenarisë në Prishtinë

Në Prishtinë ka filluar Parada e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar”.

Parada ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.

Në përkrahje të Paradës janë parë shumë qytetarë.

Në mesin e tyre edhe emra të njohur si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Më poshtë keni fotot nga Parada e Krenarisë. / Gazeta Express / KultPlus.com

Nrecaj: Parada e krenarisë duhet mbahet çdo muaj, vetëm kështu e kuptoni se është normale të kesh orientim tjetër seksual

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Prishtinës është mbajtur parada e krenarisë me vetura dhe nën sloganin ‘Po, du’, për të kërkuar drejtësi për vendimet e kodit civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njëjtë shkruan KultPlus.com

Reagimet e njerëzve në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, e disa prej tyre edhe ofenduese. E për këtë ka reaguar edhe aktivisti Ardian Nrecaj, i cili ka thënë se parada është e nevojshme të mbahet jo vetëm në herë në vit, por çdo muaj sepse sipas tij kjo është mënyra e vetme që të ngulitet në kokat e njerëzve që është normale të kesh orientim tjetër seksual.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Dmth pe kuptoni pse ka nevoje me u mbajt parada, per shkak se me mujt i kishit mbyll neper shpia. Eh pak ma kadale, se ma nuk po na intereson bash asnje troh a te ofendon ty orientimi seksual i tjeter kujna, apo identiteti gjinor.

Vec kqyrne reagimin neper komente edhe e kuptoni se parada duhet mbajt jo nje here ne vit, por cdo muaj, qe me jau ngllatis ne kokat tuaja te ngushta qe asht krejt normale me pas orientim tjeter seksual edhe qe mundesh me linde me identitet tjeter gjinor.

Edhe po gjinia e njejte duhet te kene te drejte te martohen, sepse duhet ti mbroj ligji, edhe sa ashtu thote kushtetuta e vendit./ KultPlus.com

Dmth pe kuptoni pse ka nevoje me u mbajt parada, per shkak se me mujt i kishit mbyll neper shpia. Eh pak ma kadale, se…

Gepostet von Ardian Skenderbe Nrecaj am Montag, 12. Oktober 2020

U mbajt Parada e Krenarisë, LGBTI: Pas gjithë këtyre sfidave ne qëndrojmë në këmbë dhe krenar, për këtë na rreh zemra

Xhemile Hysenaj

‘Dashuria është ndjenjë, jo orientim”, ishte kjo njëra ndër thëniet që spikatej mbi kokat e aktivistëve të LGBTI-së, që sot po marshonin për dashurinë e lirinë, shkruan KultPlus.

”Për kon t’rreh zemra”, ishte motoja kryesore e kësaj paradë, që këtë vit organizohet për të tretën herë në Kosovë.

Marshi filloi tek sheshi ”Skënderbeu”, ku aty të mbledhur ishin personat e këtij komuniteti dhe jo vetëm. Artistë, aktivistë të komunitetit dhe qytetarë të thjeshtë, me pjesëmarrjen e tyre në paradë shfaqnin përkrahjen drejt këtij komuniteti. Të gjithë të pranishmit me padurim prisnin të fillonin marshin e tyre, që do të vazhdonte deri te sheshi ”Zahir Pajziti”, ku aty edhe zyrtarisht do të shpallnin të hapur paradën.

Marshonin me këngë, vallëzim, brohoritje e fishekzjarre. Shfaqnin dashuri dhe emocione të mbështjella me një energji pozitive të pashoq.

Lend Mustafa, njëri ndër përfaqësuesit e këtij komuniteti, për KultPlus u shpreh se ndjehej shumë krenar që për të tretën herë në Kosovë po mbahet Parada e Krenarisë.

 “Jemi shumë krenarë me atë që kemi arritur deri sot, për arsye se këtë herë do të ketë shumë më shumë njerëz, kemi pasur përkrahje më të madhe dhe njerëzit kanë filluar të vetëdijesohen rreth kësaj çështjeje duke bërë kështu që edhe komuniteti LGBTI të ndihet më mirë. Ky edhe ka qenë qëllimi ynë, të fuqizohet komuniteti”, shtoi ai.

Ndërkaq, e pranishme ishte edhe Uta Ibrahimi, e cila deklaroi se merr pjesë në Paradën e Krenarisë çdoherë kur është brenda vendit. ”Mendoj që të drejtat e komunitetit LGBTI, janë të drejta elementare të njerëzve. Sot për dallim prej dy paradave të viteve të kaluara, ka më shumë njerëz, është një energji e mirë, vërehet që edhe njerëzit kanë filluar të ndihen më të lirë me atë që ndjenjë dhe atë që dëshirojnë të bëjnë”, deklaroi Uta për KultPlus.

Artistja Fitore Berisha, krijimtaria e së cilës zë vend  në pikturë, teatër e vallëzim, u shpreh jashtëzakonisht e lumtur që ishte pjesë e paradës.

”Jam shumë e lumtur që sot jam këtu, unë e përkrahi këtë komunitet dhe si artiste jam pjesë e tij. Zemra mal më është bërë sot, përderisa po e shoh që është organizuar kaq mirë, njerëzit janë të lumtur dhe poashtu një harmoni shumë e mirë po mbizotëron”, deklaroi ajo për KultPlus.

Ashtu si edhe paradat e viteve të kaluara, i pranishëm ishte edhe një burrë në moshë të shtyrë që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, ai ishte pjesë e paradës nga fillimi i marshit e deri në fund të tij.

Me muzikë e brohoritje, marshi arriti te sheshi ”Zahir Pajaziti”, ku Lend Mustafa me një fjalim emocional që kishte qëllim motivues, përçonte emocione të mëdha tek komuniteti.

”Sot është një ditë, kur ne pas shumë kohësh që jemi mësuar të fshihemi, po dalim me shumë krenari për herën e tretë. Ka qenë një vit me shumë sfida për ne, por ia kemi dal. Sot jemi mbledhur edhe një herë për të treguar që pas gjithë këtyre sfidave, ne qëndrojmë në këmbë dhe krenar, sepse, për këtë na rreh zemra.”

”Na rreh zemra për juve që iu dëbuan familjet e juaja, për juve që çdo ditë përballeni me presion në shtëpitë e juaja, aty ku do të duhej të jeni më të sigurt. Na rreh zemra për transgjinorët që deri vonë ju mohua edhe identiteti. Na rreh zemra për gratë lezbike, biseksuale e transgjinore që për çdo ditë përballen me sistemin patriarkal në këtë vend. Na rreh zemra për personat LGBT që janë romë, ashkali e egjiptian por na jemi mbrapa tyre dhe bashkë kemi me ia dalë. Na rreh zemra për të gjithë juve që të paktën njëherë në jetë keni menduar që do të ishte më mirë të mos iu rrehte zemra. Sot jemi këtu të tregojmë se ne jemi bashkë dhe krenar për njëri tjetrin. Kemi me pasë dashni, kemi me qenë të lirë e zemra do të na rreh për njëri tjetrin.”

Me këtë fjalim, zyrtarisht u hap Parada e sivjetme e Krenarisë. Duke i lënë pjesëtarët e këtij komuniteti të vazhdonin me këngë, vallëzim e shumë dashuri. /KultPlus.com

Me moton “Për kon t’rreh zemra”, më 10 tetor organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë

Më 10 tetor, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI, përkrahës dhe aktivistë, do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë.

Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të shumta të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen në datat 7, 8 dhe 9 tetor. Parada e Krenarisë do të mbahet me 10 tetor me fillim nga ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke u përmbyllur me një koncert.

Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Për kon t’rreh zemra”.

Këtë vit, na rreh zemra për drejtësi.

Na rreh zemra të kemi lirinë të jemi vetvetja dhe të shprehemi lirshëm. Na rreh zemra që të kemi siguri në rrugë, shkollë e institucione shtetërore. Për një shtëpi të sigurt në të cilën trajtohemi me dinjitetin që e meritojmë. Na rreh zemra për Dashni. Na rreh zemra për njëri-tjetrin.

Të zëshëm e të dukshëm, sikurse dy vitet e kaluara, edhe këtë vit Java e Krenarisë do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë. Parada e Krenarisë synon të fuqizoj personat LGBTI për tu përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë. Qëllimi jonë është të qëndrojmë të bashkuar ndaj çdo sfide.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD) dhe Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS). Organizatorët ftojnë institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet i\e lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.

“Të jetë zëri jonë, zëri i të gjithëve!”, thuhet në komunikatë. / KultPlus.com

“Parada e Krenarisë” përmes fotografive (FOTO)

Fotografitë: Gili Hoxhaj

Edhe këtë vit në Kosovë u shënua ”Parada e Krenarisë” e cila ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë Kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore, shkruan KultPlus.

Një numër i madh pjesëmarrësish morën pjesë në këtë paradë e cila nisi nga sheshi “Skënderbeu” deri tek sheshi “Zahit Pajaziti”. KultPlus ka realizuar disa fotografi dhe përmes tyre ju sjellë momentet e kësaj parade në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, Mimoza Kusari, Dhurata Hoxha, përfaqësues të ambasadave e figura të njohura publike.

Për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm që ka ndodhur kundër personave LGBTI pas Paradës së Parë të Krenarisë “Në Emër të Dashurisë”, si dhe për shkak të nevojës së tyre për të jetuar në vende ku ndihen të lirë nga paragjykimet, pa u ballafaquar me refuzime dhe diskriminim, tash organizatat dhe personat LGBTI vendosën që këtë vit Paradën ta emërojnë “Në Emër të Lirisë”. Në këtë mënyrë ne shprehim reagimin tonë dhe kërkesën për liri dhe siguri për komunitetet.

Sllogani “Në Emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit të sigurtë, për liri te ndryshme të identitetit dhe sekualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet./ KultPlus.com