Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi rikthehet në Prishtinë, do të performojë në ‘ReMusica’

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi që tashmë ka debutuar në skena të shumta ndërkombëtare, këtë verë do të performojë edhe në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Kajtazi do të jesh e pranishme në edicionin e 20-të të Festivalit ReMusica që do të mbahet përgjatë datave 7 deri më 17 shtator të këtij viti në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Lajmin për pjesëmarrjen e ka konfirmuar vetë sopranoja nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Instagram ku ka shkruar se është e lumtur që mezi pret të kthehet dhe të performojë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur dhe e entuziazmuar kur njoftoj se më në fund do të këndoj në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Paraqitja ime e fundit në vendin tim ishte në vitin 2016, dhe mezi pres të kthehem dhe të jem pjesë e @remusicafestival, një festival që më ka mbështetur që nga koha kur kam filluar të këndoj. Do të këndoj një muzikë të bukur franceze dhe gjermane”, ka shkruar ajo.

Kajtazi në këtë festival do të performojë muzikë franceze dhe gjermane / KultPlus.com

Nata e fundit e ‘ReMusica’ shënoj 250-të vjetorin e lindjes së Bethovenit

Udhëtimi në kohë, e vende nga më të ndryshmet që destinacion të parë pati Amsterdamin, shënoi natën e fundit në vendin e lindjes të kompozitorit që la gjurmë në histori, Bethovenit, që shkroi katër notat më të njohura në historinë e muzikës. Ishte pikërisht vendi i vogël i quajtur Münster që në natën e mbrëmshme nderoi jetën që filloi të frymonte dyqind e pesëdhjetë vite më parë, shkruan KultPlus.

Katër karrige, katër performues e tre instrumente të ndryshme, lëvizje të lehta që shënonin hyrjet e daljet e shumta nga skena, nderimi i tyre për një publik të heshtur, i dha sallës së zbrazur, ngjyrat, jetën e shpirtin që pak nga pak mbushnin secilën skutë, e çdo vend bosh.

Koncerti i fundit i ‘ReMusica’ i ishte dedikuar krejtësisht këtij kompozitori të madh, e detyrën për jetësimin veprës e jetës së tij ia kishin besuar Minguet Quartet, kuartetit gjerman që u themelua në vitin 1988 dhe interpretoi pothuajse kudo në botë.

Programi i koncertit ishte i ndryshëm ndër shekuj, ‘Katër kancelarët’ e Johannes Ockeghem na dhanë një gllënjkë të shkollës flamane. Ne nuk dimë aq shumë për jetën e tij dhe ndoshta punimet e tij nuk ishin të shumta por me siguri ai kishte një ndikim të madh në më të njohurin Josquin des Prez.

‘Streichquartett op 131’ dhe ‘Streichquartett op 132’ e Beethoven i bërë rreth viteve 1825-1826 ishin ‘zemra’ e koncertit, shumë mirë të luajtur.

Këto vepra i përkasin fazës së vonë të jetës së Beethovenit dhe ato tregojnë humbjen e strukturave tipike të njohura. ‘Ave Maria’ ishte një zgjedhje e guximshme, që nuk është aq e zakonshme ta dëgjosh në një koncert.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, ‘Mit innigster Empfindung’ nga Ardian Halimi, kompozitor i ri dhe i talentuar kosovar i formuar në Gjermani që me pjesën e tij, premierën botërore të porositur nga ReMusica, i dha një prekje bashkëkohore koncertit.

Në një postim në Facebook Halimi ka shkruar se titulli i veprës së kompozuar nga ana e tij, përmban një citat nga kuartetet më të mira të Beethovenit.

“Titulli i veprës është një citat nga njëri prej kuarteteve më të mira të Beethoven-it. Vepra ime përmban gjithashtu edhe referenca të tjera nga kuartetet e fundit të mjeshtrit të madh”, ka shkruar kompozitori.

Rrethanat në të cilat ndodhej e bota, detyroi që të gjithë që të mbyllen në një guaskë e të kenë kujdes maksimal. Bota u ndal dhe u krijua një mur, një perde, një ballkon që përfaqëson bashkësinë e rrethit të ngushtë të secilit nga ne. Marsi i këtij viti kishte qenë vula e fundit për të gjitha aktivitetet kulturore.

Ndonëse artistët ndërkombëtar nuk mund të vinin në Prishtinë, ishte festivali “ReMusica” ai që udhëtoi tek artistët dhe vendet e tyre. Sallat e mahnitshme të Amsterdamit, Austrisë, Gjermanisë, Francës e Prishtinës, ishin nikoqir i koncerteve për katërmbëdhjetë netë, për aq sa zgjati ‘ReMusica’.

Drejtoresha e këtij festivali Donika Rudi ka treguar se edicioni i sivjetmë ka shënuar një vit të suksesshëm me një rrufe koncertesh dhe me interpretime te mrekullueshme. Sipas saj pandemia ka ndikuar që ti bëjë njerëzit të jenë më afër njëri tjetrit dhe të punojnë bashkërisht, për edicionin që mbante emrin e shpresës.

“Përgjithësisht ky vit ka qenë një vit i suksesshëm dhe patëm një rrufe koncertesh fantastike me interpretime të mrekullueshme, duke filluar nga hapja me kuartetin Ebonit Saxophone Quartet që dhanë koncertin nga Concertgebouw Amsterdam, ansamblin atraktiv nga Austria Trio Klavis, dyshen e jashtëzakonshme Jeremy Jouve dhe Pierre Fouchenneret që na mrekulluan me interpretimin e tyre direkt nga Parisi, pastaj koncertet me artistët kosovarë Visar Kuci & Lirika Pula Kasapolli, Besa Llugiqi & Misbah Kacamaku, artistët e rijnë nga Kosova ‘Skena e Re;  dhe si përfundim koncerti i mrekullueshëm me ansamblin shume serioz nga Gjermania Minguet String Quartet”, ka thënë ajo.

ReMusica sivjet po ashtu ishte pjesë e nismës së quajtur Festivals for Compassion, që në thelb ka bashkëpunimin mes festivaleve të muzikës si përkrahje për krijimtari në kohën e pandemisë, duke interpretuar veprën e kompozitores holandeze Calliope Tsoupaki, e cila ka marrë rrugën drejtë tanimë 54 festivaleve me nam në botë./ KultPlus.com

‘Skena e Re’ e së shtunës solli artistë e kompozitorë të rinjë në festivalin ‘ReMusica’

Suada Qorraj

Mbrëmja e së shtunës bëri bashkë instrumente, tinguj artistë e kompozitorë të shumtë. ‘Skena e Re’, në sallën e vjetër të kryeqytetit, frymoj e jetësoj vepra që në histori lanë gjurmë, jehoi tingujt e këngës shqipe. Tradita e kamotshme e ‘ReMusicas’ dhe njëherë hapi dyert artistëve, në rrugëtimin e tyre drejt pushtimit të skenës, e zemrës së publikut, shkruan KultPlus.

Nata e gjashtë e ‘ReMusica’ filloi nën tingujt e kitarës së Tringa Sadikut e sonatës së fugës. Kitara e Sadikut për disa minuta shumë të shkurtër, për një interpretim aq të jashtëzakonshëm, Sallë së Kuqe e publikut që nuk kufizohej brenda një shteti, i dhuroj mundësinë që të udhëtoj në epoka të ndryshme, nga epoka e barokut e deri tek ajo e sotme, bashkëkohore.

Për kitaristen performanca në ‘ReMusica’ ishte e veçantë, ndonëse pa publik, ndjenjën e afërsisë asaj ja dhuruan stafi i ReMusica. Ajo shpreson që tek publiku të përçohet energjia e njëjtë, sikurse do të mund të përçohej në muret e mbushur me publik në sallën e kuqe.

“Për mua ky koncert është shumë i veçante sepse është performanca e parë pas një kohe të gjatë të izolimit që na u krijua. Edhe pse nuk ishte ndjenja e njejtë si kur ke një publik pranë teje, këtë ndjenjë e solli afërsia e stafit të Remusica të cilët i falënderohemi shumë! Shpresoj të përçohet ajo energji që mbizoteronte atë natë në muret e Sallës së Kuqe tek dëgjuesit e sontëm”, ka thënë Sadiku.

Nata që filloi nën tingujt e kitarës, vazhdoi të bëhej edhe më e magjishme atëhere kur me lojën e lehtë të Pianistes Erita Qafleshi, jehoi zëri i Granit Musliut, në tekstin e bukur të këngës  ‘Këngën e parë për ty do ta këndoj’.

Musliu u shpreh tejet i kënaqur që festivali ReMusica gjeti rrugën dhe mundësinë për të vazhduar të shfaq para publikut koncerte të niveleve të mëdha artistike, siç edhe kishte ky edicion. Musliu poashtu theksoi për KultPlus se eksperienca e këtij viti sigurisht se ka qenë më ndryshe se herët e tjera, sipas tij të kënduarit pa publik ka qenë e vështirë pasiqë janë mësuar të ndjejnë kënaqësinë e duartrokitjeve pas çdo performance.

Pianistja Erita Qafleshi tregoi për KultPlus se ndjehet mjaft e kënaqur që edhe këtë vit është pjesëmarrëse e këtij edicioni special, ku ndër të tjera shprehi edhe falënderim të veçantë për drejtoreshën artistike të festivalit, Donika Rudin, duke e cilësuar punën e kësaj të fundit si një realizim të mrekullueshëm.

‘Natyrisht që këtë ftesë e pranova me shumë kënaqësi, ndonëse nuk është pjesëmarrja ime e parë në këtë festival, e dija që këtë vit rrethanat do të ishin më sfiduese po aq edhe interesante duke marrë parasysh faktin e situatës në të cilën gjendemi. Mirëpo, gjithçka ishte në nivelin e duhur, organizimi, artistët pjesëmarrës, fryma artistike si dhe adrenalina që ishte tek secili prej nesh na dhanë një motiv më shumë që pas një kohe të gjatë të dilnim e të interpretonim në kushte me të cilat nuk ishim mësuar’, deklaroi Qafleshi për KultPlus.

Në natën e Skenës së Re, Qafleshi erdhi me një bashkëpunim me tenorin Granit Musliu, me një laramani veprash nga kompozitorët G.Verdi, Mozar, T.Zadeja etj. Ndërkaq, sa i përket interpretimit solo, ajo luajti veprën ‘Temë me Variacione’ që para publikut ishte premierë botërore.

‘E gjithë kjo eksperiencë do të jetë një aventurë që do të qëndrojë gjatë në mendjen e secilit prej nesh që ishte pjesë e këtij edicioni special të Festivalit ReMusica’, potencoi Qafleshi për KultPlus.

Kopozitori Lum Halabaku ka deklaruar së për kompozimin e veprës ‘Temë me Variacione’ i janë dashur tre muaj që ta përfundoj. Ai ka shtuar se motivet e saja bazohen mbi teknikat kompozicionale të muzikës së filmit pasi që Halabaku është i pasionuar pas asaj rryme të muzikës.

Mbrëmjes së ‘ReMusica’ krahas veprës premierës ‘Temë me variacione’ s’kishte si ti mungonin edhe vepra të tjera të kompozitorëve shqiptar. Organiozatorët kishin përzgjedhur që në edicionin e sivjetëm të këtij festivali ta përfshinin edhe kopozitorin Avni Krasniqi dhe veprën e tij të jashtëzakonshme ‘Hapi Sytë’

Kompozitori për KultPlus ka thënë se vepra është përpunim i këngës së njohur shqipe ‘Hapi sytë e zeza’. Aj ka shtuar se kjo vepër fillimisht është përpunuar dhe orkestruar për ansambël tunxhi, por që më pas është përshtatur për formacione të tjera. Sipas tij kujdesi gjatë përdorimit të motiveve të muzikës popullore dhe përpunimit të muzikës tonë të bukur, kërkon kujdes të veçantë.

“Këtë këngë fillimisht e kam përpunuar dhe orkestruar për ansambël tunxhi, me pastaj dhe për formacione të tjera. Nuk është se më ka marr shumë kohë, mirëpo kujdesi gjatë përdorimit të motiveve të muzikës popullore dhe përpunimit të muzikës tonë të bukur, kërkon kujdes të veçantë”, ka thënë Krasniqi.

Vepra e Krasniqit jehoi në muret ‘Sallës së Kuqe’ falë lojës dhe talentit të ansambli të udhëhequr nga violonçelisti Arian Zherka, i përbërë nga violonçelistja Poema Dylhasi, pianisti Bimi Milla dhe flautistja Jeta Gërqari.

Arian Zherka e ka konsideruar pjesëmarrjen në ‘ReMuisica’ pozitive, kjo për faktin se pandemia kishte pamundësuar pjesëmarrjen në koncerte të artistëve. Ai thekson se çdo interpretim i luajtur në ‘Sallën e Kuqe’ të Prishtinës është shijuar deri në maksimum.

‘Për gjithë neve ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, duke pasur parasysh faktin që artistëve për shkak të pandemisë iu është pamundësuar mbajtja e koncerteve. Ne të gjithë i kemi shijuar këto interpretime dhe na lumturon shumë fakti që na është dhënë mundësia të promovojmë veten si artist në një festival kaq të madh siç është ReMusica’, ka deklaruar violonçelisti Zherka për KultPlus.

Ndërkaq violonçelist Poema Dylhasi ka thënë se pas një periudhe në izolim si shkak i pandemisë, të jetë pjesë e këtij festivali ka qenë një ndjejnë inspiruese. Dylhasi ka shtuar se koncertet me publik gjithmonë të ngjallin ndenjën e ngrohtësisë, prandaj dhe mungesa e publikut  bëri që kjo ndejnë të mungonte.

Edhe për pianistin Bimi Mila pjesmarrja në edicionin e sivjetëm të ‘ReMusica’ ka qenë e papërshkrueshme. Ndonëse me një mungesë të publikut, interpretimi dhe ndenja që koncerti kishte arritur të ngjallë tek ai ishte në një nivel të lartë.

Segmenit ‘Skena e Re’ e festivalit ‘ReMusica’ ndër vite dhe dikur i njohur si Podium i Hapur, i dedikohet artistëve, kompozitorëve dhe instrumentistëve të rinj vendas. Në të, hapat e parë si krijues i kanë bërë e tërë plejada e re e artistëve të talentuar kosovarë, në radhë të parë kompozitorët e rinj./ KultPlus.com

Sonte në festivalin ‘ReMusica’ mbahet koncerti tematik ‘Skena e Re’, prezantohen artistët e talentuar nga Kosova

Sonte në kuadër të edicionit të 19-të special të festivalit “ReMusica” do të mbahet koncerti tematik ‘Skena e Re’, përmes të cilit prezantohen artistët e talentuar nga Kosova, shkruan KultPlus.

Ky segment i Festivalit, i cili është pjesë e ReMusica-s ndër vite dhe dikur i njohur si Podium i Hapur, i dedikohet artistëve, kompozitorëve dhe instrumentistëve të rinj vendas. Në të, hapat e parë si krijues i kanë bërë e tërë plejada e re e artistëve të talentuar kosovarë, në radhë të parë kompozitorët e rinj.

Kësaj rradhe ReMusica i krijon hapësirë një ansambli të udhëhequr nga violonçelisti Arian Zherka, i përbërë nga violonçelistja Poema Dylhasi, pianisti Bimi Milla dhe flautistja Jeta Gërqari. Përderisa në pjesën tjetër do të paraqiten pianistja Erita Qafleshi, kitaristja Tringa Sadiku, tenori Granit Musliu, të cilët në vitet e fundit kanë tërhjekë vëmendjen me paraqitjet e tyre si solistë.

Programi i Skenës së Re si karakteristikë sivjet ka përfshirjen e veprave të kompozitorëve vendas, ku në mes tjerash në program është vepra premiere, porosi e Festivalit ReMusica, e kompozitorit të ri të ri nga Kosova Lum Halabaku. / KultPlus.com

Nata e pestë e ‘ReMusica’ dërgoi veprat shqiptare në muzeun ‘Jean-Jacques Henner’ të Francës

Suada Qorraj

Një ambient ndryshe nga të tjerët, pa dritat e një salle, hapësirat e ngritura e të ulura të saj, por që në vete mbante histori, talente, kohë triumfi e rënieje, Muzeu Kombëtar ‘Jean-Jacques Henner’ në Francë u bë nikoqiri i natës së pestë të udhëtimit të magjishëm të ‘ReMusica’, shkruan KultPlus.

Dy karrige, muret e kuqe me piktura, instrumentet dhe talenti i tyre i jashtëzakonshëm, kaq ju mjaftoj Jérémy Jouve dhe Pierre Fouchenneret që brenda gjashtëdhjetë minutash të sjellin një botë krejtësisht ndryshe, të përcjellin emocion në secilin tingull që nxirrnin instrumentet e tyre, kombinimin më të bukur të kitarës e violinës.

Nata filloi nën tingujt e ‘Sonatës op 5 n 11’ të kompozitorit italian të periudhës së Barokut, Arcangelo Corelli, muzika e të cilit u bë thelbi i zhvillimit të zhanreve moderne të sonatës dhe koncertit.

Muzikologu Manfredo Gambino, në tekstin e tij ‘Arti në Art’, kushtuar interpretimit të mbrëmshëm të bërë në “ReMusica” ka shkruar se skenografia e koncertit do të ishte e mjaftueshme për të shijuar interpretimin, por kur performues janë Jérémy Jouve dhe Pierre Fouchenneret atëherë kombinimi bëhet edhe më i përsosur.

“Skenografia e mrekullueshme e koncertit do të ishte arsye e mjaftueshme për t’u ulur dhe për të shijuar koncertin, por nëse performuesit janë: Jérémy Jouve (kitarë) dhe Pierre Fouchenneret (violinë) kombinimi bëhet edhe më i përsosur”, ka shkruar ai.

Ndonëse planet ishin që të vinte dhe të interpretonte në Prishtinë, për kitaristin Jérémy Jouve mundësia që “ReMucia” ju dha, pra të interpretonin në muzeun e bukur të Francës, dhe të mbanin të gjallë ReMusicen ishte një ndjenjë e bukur.

“ReMusica na dha këtë mundësi për të luajtur një koncert në video, për festivalin. Në të vërtetë ne ishim shumë të lumtur që ndjenim një dëshirë kaq të fortë nga Donika Rudi për ta mbajtur gjallë festivalin, dhe për ta bërë të mundur këtë moment krijues dhe muzikor edhe në distancë, pa marrë aeroplanin!”, tha ai për KultPlus.

Ashtu si çdo herë tjetër, në ReMusica nuk kishte si të mungonin veprat premierë të kompozitorëve më të shquar shqiptar. ‘Viotar’ tingëlloi zëshëm, nën çatinë e muzeut ‘Jean-Jacques Henner’. E kompozuar brenda tre netëve, vepra e kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, ishte ndërtuar mbi motive shqiptare.

Aliçkaj ka treguar se kur kishte dëgjuar instrumentistët teksa luanin në instrumentet e tyre ishte ndjerë i frymëzuar që të kompozonte një vepër enkas për ta. Madje ai ndjehet i entuziazmuar për faktin që vepra e tij është interpretuar në Francë.

“Kur i dëgjova instrumentistët në YouTube ata ishin shumë të mirë dhe kjo ishte një shtytje më e madhe, një inspirim më i madh për të shkruar një vepër enkas për ta. Është një ndjenjë e mirë që kjo vepër në kuadër të festivalit ReMusica do të interpretohet në Francë”, ka thënë kompozitori.

E për veprën e shkruar nga kompozitori Kreshnik Aliçkaj nuk munguan as fjalët e Manfredo Gambino, i cili tha se kompozitori kishte bërë një punë shumë të madhe e madje të shkëlqyeshme për tingujt që jehuan në muzeun e Francës.

Krahas veprës premier të Aliçkaj, pjesë e programit të mbrëmshëm ishte edhe kompozimi i Rafet Rudit ‘Petit Suite Pour Guitare’, historia e së cilës mbanë të veçantën brenda vetes. Vepra është kompozuar gjatë kohës sa Rudi ishte student në Paris e së bashku me kitaristin Ehat Musa, të cilit edhe i dedikohet vepra.

Rudi rrëfen me nostalgji për kohën kur kjo vepër filloi të luhej për herë të parë. Sipas tij ishte Ehati ai që e popullarizoj atë në shumë vende të botës. Ai ka shtuar se ‘Petit Suite Pour Guitare’, bënë pjesë në numrin e madh të veprave që ai kishte kompozuar për kitarë.

“Ehati këtë vepër e ka luajtur dhe popullarizuar me shumë sukses në shumë vende të botës. Në këtë periudhë (fjala është për vitet ’80-ta), kjo është vetëm njëra prej shumë veprave që unë kam kompozuar për kitarë”, ka pohuar kompozitori.

Por historia e kësaj vepre nuk përfundon këtu, ajo në vitin 1985 është zgjedhur si vepër e obligueshme në Konkursin Ndërkombëtar të Kitarës në Beograd, me çka partitura e saj është shpërnda dhe luajtur prej kitaristëve të shumtë, të shumë vendeve të botës si Japonia, Argjentina, Kuba, Amerika, Australia, Korea por edhe shumë vende të Evropës. Kurse në vitin 1987 shtëpia e njohur e Parisit Transantlantique e boton po këtë vepër në kuadër të përmbledhjes Muzika Kontemporane e shekullit të 20-të, me çka ‘Petit Suite Pour Guitare’, vazhdon rrugëtimin e saj nëpër botë.

Kitaristi Jouve u shpreh i lumtur me faktin që pati fatin që të punonte me veprën e kompozuar posaçërisht për natën e mbrëmshme nga Krehnik Aliçkaj. Ai gjithashtu vuri në pah interpretimin e tij solo, të veprës së kompozuar posaçërisht për kitarë nga Rafet Rudi.

Krejt në fund Jérémy Jouve tha se ‘ReMusica’ kishte ngallur në të një energji mahnitëse dhe frymëzuese ani pse kishin luajtur për një publikë të padukshme.

“Ndjenja e një energjie kaq të mirë nga festivali i cili mund të caktonte të gjitha ato koncerte mahnitëse, ishte frymëzuese për ne edhe përkundër faktit që do të luanim pa publik prezentë (përveç stafit teknik!). Ne e mbajtëm në mendje publikun e ReMusica, kjo ishte një përvojë me mbingarkesë. Shpresojmë që publiku të shijojë muzikën që kemi interpretuar për ta në Paris”, përfundoj kështu intervistën Jovue.

Përfundimi i natës së mbrëmshme u shënua nën tingujt e këngës së tradicionale venedikase ‘La barcarola’, një nga veprat më të preferuar të Janques Henner./ KultPlus.com

Visar Kuçi e Lirika Pula, duo që përcolli ndjenja mallëngjimi në natën e katërt të ‘ReMusica’

Suada Qorraj

Udhëtimi pati rrugë të parë Amsterdamin, për të shkuar më pas larg, shumë më larg këtij metropoli, në kryeqytetin e një vendi të vogël, që ishte nikoqiri i natës së dytë të festivalit ‘ReMusica’, Prishtinën. Por, rrugën e gjatë që tashmë e kishte përpara, nuk e mbaroi këtu, shtegtimet, mbase më të shpeshta së një zog shtegtar, e sollën natën e tretë të ‘ReMusica’ në qytetin e muzikës dhe artit, Vjenë. Hijeshinë që vit pas viti festivali ndërkombëtar i kishte dhënë ‘Sallës së Kuqe’, nuk kishte si të mos e rikthente, dhe një herë në natën e katërt të këtij festivali, shkruan KultPlus.

Nën tingujt e lehtë të violinës të shoqëruar me lojën e pianos, filloi si pa zë, të luhej sonata për violinë dhe piano e Claude Debussy. Historia e trishtë që përcolli jetën e kompozitorit, përgjatë kohës sa punonte për gjashtë sonatat për instrumente të ndryshme, i dha frymë ‘Sallës së Kuqe’, duke shënuar pak nga pak, në secilën notë, veprën që i mbeti në mes, e çastet e fundit të Debussys.

Ndonëse të ulur përballë ekraneve, kombinimi i duos Visar Kuçi dhe Lirika Pula, bëri që në secilin prej nesh të ngjalleshin, si me pahir, ndjenja mallëngjimi, por dhe emocione nga ato që as fjalët s’mjaftojnë për t’i përshkruar. Mjeshtëria me të cilën sollën përballë publikut veprat gjatë natës së mbrëmshme Lirika Puka dhe Visar Kuçi, bënë të dukej sikur secila prej tyre ishte kompozuar pikërisht për gishtat e tyre.

Violinisti, Visar Kuçi teksa rrëfente për përvojën e tij në edicionin e pazakontë e të mbushur përplot me surpriza të festivalit ‘ReMusica’, theksoi se nata e këtij festivali do të qëndronte gjatë dhe e palëkundur në memorien e tij. Ai madje e konsideron veten me fat që përgjatë kësaj kohe punoi së bashku me Lirika Pulën.

“ReMusica 2020 ishte një përvojë shumë e veçantë të cilën do ta mbaj me vete për një kohë të gjatë, ndoshta përjetësisht. Isha shumë me fat që në këtë edicion të luaj së bashku me Lirika Pula-Kasapollin me të cilën ishte shumë kënaqësi me punu për herë te parë si duo”, ka thënë Kuçi.

Edhe për pianisten Pula – Kasapolli pjesëmarrja në një format të tillë të festivalit ishte e mirëseardhur. Madje për të, bashkëpunimi me violinistin siç e quan ajo shumë dimensional e bëri që pa hezitim ti përgjigjej në mënyrë pozitive ftesës për pjesëmarrje në ‘ReMusica’.

“Fillimisht, kur mu bë ftesa për pjesëmarrje, patjetër që u ndjeva mirë, sepse mbas gjithë këtyre muajve pauzë nga paraqitjet koncertale, një paraqitje e tillë, qoftë edhe në format të tillë çfarë është, ishte e mirëseardhur, besoj për secilin artist do të ishte e tillë.  E aq me tepër, bashkëpunimi me një artist si Visar Kuqi, një muzikant shumë dimensional dhe profesionist i detajeve, më bëri që ftesës ti përgjigjesha pozitivisht”, është shprehur Lirika Pula.

Sikurse në netët paraprake edhe në natën e mbrëmshme, salla ishte bosh, ishte skena ajo që i jepte jetë e ngjyrë Prishtinës. Mbase publiku tashmë kishte filluar që dal nga dalë të mësohej, por për violinistin Kuçi kjo mungesë e bëri që të mësoj shumë. Ai ka theksuar se muzika që luhet në sallat e koncerteve nuk u takon vetëm atyre që e bëjnë, por edhe atyre që e dëgjojnë.

“Ishte Recitali i parë dhe ndoshta i vetmi për këtë vit si dhe hera e parë që luanim një recital pa publikë ne sallë. Mësova shumë nga kjo përvojë dhe e ndjeva jashtëzakonisht shumë mungesën e publikut sepse muzika që ndodhë në sallë gjatë një koncerti nuk i takon vetëm atyre që e bëjnë atë, por edhe atyre që e dëgjojnë”, ka pohuar për KultPlus Visar Kuçi.

Por, nuk ishte vetëm violinisti ai që publikun e konsideronte të nevojshëm, edhe Pula tregoi se për të publiku është vet frymëzimi dhe se loja në sallë pa publik nuk ishte e këndshme.

“Duhet cekur, që për artistin përformues publiku është një domosdoshmëri, është vet frymëzimi, prandaj edhe për t’ju përgjigjur pyetjes tuaj drejtë, them se ndjenja e lojës në sallë pa publik nuk ishte fort e këndshme, mungesa e tij të krijonte idenë e provës me shumë se të interpretimit në skenë”, ka shtuar pianistja.

E veçanta e kësaj nate nuk ishin veprat premierë të kompozitorëve shqiptarë që kanë karakterizuar përherë ‘ReMusica’, por premiera e kompozitores greke-holandeze Calliope Tsoupak , ‘Thin Air’ e cila është shkruar në kohën e pandemisë dhe përmban një mesazh të fortë, atë të solidarizimit në kohë pandemie.

Ishte violinisti, Visar Kuçi, ai që solli premierën e kësaj vepre përball publikut shqiptar e të huaj. Violina e tij, por dhe talenti që posedon, jehuan në ‘Sallën e Kuqe’, veprën që do të udhëtoj në pesëdhjetë vende të ndryshme në Evropë, e nga festivali në festival.

Mirëpo në festivalin ndërkombëtar të muzikës nuk ka si të mungojnë veprat e kompozitorëve shqiptarë, edhe atëherë kur nuk vijnë si premierë përpara publikut. Nën tingujt e pianos ku e vetme në skenë luante Lirika Pula – Kasapolli, muzika e kompozuar nga Esat Rizvanolli, tashmë kishte marrë jetë, dhe për pak minuta, ngjalli skenën e kryeqytetit.

Krejt në fund Pula dhe Kuçi kanë thënë se shpresojnë që interpretimi i tyre të arrij tek secili që përcjellë koncertin online. Njëherësh ata kanë shprehur mirënjohjen e tyre kundrejt festivalit dhe përpjekjet e tyre për të sjellë një mori koncertesh interesante.

‘ReMusica’ rrugëtimin e saj do ta vazhdoj edhe në Francë e Gjermani, për të bërë kështu të mundshme edhe tre netë të tjera, që synojnë të përcjellin emocion, kënaqësi por edhe magjinë e të interpretuarit të veprave monumentale, që i qëndruan kohës./ KultPlus.com

Nata e tretë e ‘ReMusica’ solli magjishëm në skenë ‘Trio Klavis’, u performuan vepra të huaja e shqiptare

Dritat u ndezën në sallë, skena ku do të performonin tashmë ishte nën prezencën e tyre, por përballë tyre, si asnjëherë më parë, qëndronte vetëm audienca virtuale. Një sallë e heshtur, që mbushej vetëm me melodinë e bukur të kombinimit violinë, saksofon e piano, Trio Klavis dhuruan performancën e magjishme në natën e tretë të Festivalit ReMusica, shkruan KultPlus.

Treshja nga nga Lorely Saal në Vjenë kanë vendosur edhe emërtimin ta kenë nga instrumentet me të cilat kanë shëtitur skenat e ndryshme botërore. ‘’Kla’’ për piano të cilës i jep gjallëri Sabina Hasanova, ‘’Vi’’ për violinën të cilës i fal ndjenjë Jenny Lippl dhe ‘’s’’ për saksofonin të cilën e bën të mrekullueshëm performanca e Miha Ferk.

Në natën e tretë të edicionit të 19-të të Festivalit ReMusica Trio Klavis i falën ritmin e tyre veprave të njohura botërisht të Moxartit, Marc Eychennit, Astor Piazollës dhe Miha Ferkut. Vepra këto që nën duart e Trio Klavis-it, bënë që ajo sallë e zbrazur të frymonte ndryshe, të jetësohej përmes tingujve të mrekullueshëm që dilnin qetësisht nga instrumentet e tyre.

Ata veçuan Kegelstatt Trio-3rd Movement të Moxartit, për të cilën treguan se kompozitori i famshëm botëror e kishte shkruar enkas për shokët e tij të ngushtë, teksa ‘’kegelstatt’’ kishte kuptimin e lojës që ata e luanin shumë, bowling.

Trio Klavis tregoi për KultPlus se ishte një eksperiencë e re për ta, pasiqë për herë të parë po performonin pa audiencë dhe pa energjinë që marrin nga ajo. Mirëpo, siç deklaruan tutje, ata e menagjuan këtë situatë mjaft mirë, ku nga fillimi deri në fund u shndërruan në një lloj energjie për njëri tjetrin, teksa do të dëshironin të sjellnin muzikën e tyre drejtpërdrejtë për publikun e Kosovës.

‘Mundësia e performimit ishte një rreze drite për ne në këtë kohë të çuditshme që është kaq e vështirë për të gjithë. Kështu ishte me një buzëqeshje dhe një lot në të njëjtën kohë, emocione shumë të forta dhe të komplikuara. Shpresojmë se do të luajmë në Prishtinë edhe një herë në të ardhmen’’, shprehet për KultPlus violinistja e Trio Kalvis, Jenny Lippl.

Tutje ata tregojnë se ndjehen krenarë dhe të lumtur për të marrë pjesë në një Festival të tillë, që është kaq i guximshëm për të vazhduar me koncerte në një mënyrë jo-tradicionale, gjë që e bëri moto të saj përhapjen e shpresës përmes muzikës.

Përveç veprave të huaja, ReMusica në këtë natë u bë nikoqir edhe i veprave të kompozitorëve shqiptarë. Vepra me premierë botërore e cila u kompozua enkas për këtë Festival, ‘’Quest’’ nga Valton Beqiri dhe vepra e cila erdhi si piano solo, ‘’Dream’’ nga Artan Hasani u bënë gërshetim i sallës së huaj dhe veprës vendore, duke i dhënë kështu kësaj nate një atmosferë që do të mbahet mend gjatë.

Drejtoresha e Festivalit ReMusica, Donika Rudi shprehet se ndjehet e lumtur për paraqitjen me shumë precizitet dhe emocion të Trio Klavis, teksa shpreh rëndësinë e veprave nga kompozitorët shqiptarë për këtë Festival.

‘Kishim kënaqësinë që në kuadër të këtij koncerti t’i kishim dy vepra nga kompozitorët kosovarë. Ju e dini se gjithmonë në koncertet tona të ReMusicas, kujdes të veçantë kemi ndaj kompozitorëve vendor. Sivjet, kjo është më e theksuar, ngaqë koncertet po mbahen në vende të ndryshme nëpër Evropë, përfshirë edhe Kosovën’, potencoi për KultPlus drejtoresha Rudi.

Nata e tretë e këtij Festivali solli në skenë magji, ku përmes tingujve e notave të instrumenteve, secila skutë e asaj salle përcillte një art madhështor në shtëpinë e secilit. /medinapasoma/ KultPlus.com

Dr. Sylejman Krasniqi: Edhe COVID19 luftohet më lehtë me muzikë të mirë e artistë fantastik

Ndër shekuj, muzika ka qenë arti i cili ka ndihmuar në relaksimin e secilit.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë me Festivalin e ReMusicas, i cili si pasojë e situatës pandemike u mbajtë në platformën online, mirëpo ajo që ka mahnitur organizatorët, ka qenë reagimi i një mjekut nga Spitali Rajonal i Prizrenit, shkruan KultPlus.

Dr.Sylejman Krasniqi, radiolog në Spitalin Rajonal të Prizrenit ka publikuar një fotografi në të cilën shprehej se edhe Covid19 luftohet më lehtë me muzikë e artistë të mirë.

Më pas fotografia e mjekut u bë publike edhe në faqen zyrtare të ReMusica-s.

Më poshtë keni postimin e plotë.

”Mbrëmë teksa ndodhte koncerti i artistëve nga Kosova: Besa Llugiqi dhe Misbah Kaçamaku, në kuadër të #ReMusicaFestival, pranuan nje fotografi me një mesazh “Edhe COVID19, luftohet më lehtë me muzikë të mirë e artistë fantastik!”

Është fjala për fotografinë e Dr. Sylejman Krasniqi, radiolog në Spitalin Rajonal të Prizrenit, adhurues i muzikës dhe përcjellës i madh i Festivalit ReMusica, gjë që fotografia edhe na e tregon.

Tash gati njëzet vite kemi punuar në vazhdimësi që të sjellim një program të përpiluar me kujdes, në mënyrë që të përmbushë nivelin artistik dhe programor, gjithnjë në trend me kohën, apo në vendosjen e trendeve.

Megjithatë, misioni është që ajo copë muzikore nga skena të përmbushë qëllimin e ekzistencës së vet muzikës, si ushqim dhe kujdes për shpirtin dhe mirëqenjen tonë.

Në këtë stratosferë digjitale, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, arritëm të vizitojmë pjesën më intime dhe të ndjeshme të jetës së publikut që të përmbushim misionin tonë dhe këtë nuk e tregon më mirë se sa fotografia e dërguar nga Dr. Krasniqi.

I jemi mirënjohës secilit që gjatë këtyre muajve u kujdesët për mirëqenien tonë, në rradhë të parë mjekëve, si Dr. Krasniqi, në linjën e parë të mbrojtjes nga pandemia, tek prodhuesit e të mirave ushqimore që mbajtën të furnizuara dyqanet dhe punëtorët që ndejtën dita ditës në shërbimin tonë, mësuesit dhe profesorët që po kujdesen të mbajnë në jetë arsimin në këto kushte të vështira, e shumë e shumë të tjerëve.

Misioni është larg përmbushjes, ndërsa motivi që na vjen nga publiku dhe artistët vetëm sa vjen e shtohet’, thuhet në postimin e ReMusicas / KultPlus.com

Me veprën e Memli Kelmendit, ‘ReMusica’ thyen heshtjen me zërin e magjishëm të Besa Lluguqit

Suada Qorraj

Ndonëse kishte filluar nata e dytë e festivalit “ReMusica”, në Sallën e Kuqe të kryeqytetit po përjetohej e pazakonta. Tingujt e parë të pianos, Misbah Kaçamaku tashmë kishte filluar t’i luante, ndërsa zëri i sopranos Besa Llugiqi filloi dalë nga dalë të pushtonte skenën, e përmes saj edhe ekranet, prej të cilëve përcolli emocione te kushdo e kudo, shkruan KultPlus.

Mbrëmjen e filluan me madrigalin e famshëm “Amarilli, mia bella”, të kompozitorit të monodisë dhe këngës solo, Giulio Caccini. Madrigali bënë pjesë në botimin më të rëndësishëm të Caccinit, “Le nuove musiche” të vitit 1602, në të cilin thuhet se janë shkruar rreth 1580 lutje.

Nuk ishte hera e parë që e gjente veten në Sallën e Kuqe të kryeqytetit, por për të ishte hera e parë që po përjetonte diçka që nuk e kishte menduar asnjëherë, të interpretonte për një publik që nuk e shihte dot. Edhe pse përball vetes kishte pianon, kurse përkrah saj ishte sopranoja që tingullit i shtonte zë, për pianistin Misbah Kaçamaku, mungesa e publikut tek ai krijonte ndjenjën e zbrazëtisë.

“Koncerti pa publik, ishte një eksperiencë e pa përjetuar nga unë. Ndjenjë e një “zbrazëtie” të çuditshme. Ishte mungesë e komunikimit me publikun, pa të cilin komunikim është mjaft vështirë të krijohet atmosferë e duhur”, ka deklaruar ai.

Edhe për sopranon, Besa Llugiqi, të interpretonte pa publik ishte ndryshe, por sipas saj, së bashku me pianistin kanë bërë të pamundurën që të interpretonin njëlloj sikurse të ishin në një sallë të mbushur plot.

“Të interpretosh pa publik ka qenë një ndjenjë ndryshe, por ne së bashku jemi munduar që të japim maksimumin tonë dhe të sjellim përpara ekraneve atë se çka do të sillnim edhe para publikut në sallë”, ka thënë ajo.

Nata e mbrëmshme ishte e mbushur me vepra të cilat kanë lënë gjurmë në historitë e sallave dhe koncerteve që i ofruan publikut të bukurën e mallëngjimin që sjell arti e muzika. E si çdo herë, në koncerte të tilla nuk mungon edhe përfshirja e veprave shqiptare, që mëtojnë të përçojnë një emocion ndryshe tek publiku.

“Flas me heshtjen”, ishte vepra premierë enkas për këtë koncert, e që erdhi shumë bukur nga loja e pianistit Kaçamaku, por edhe nga zëri i bukur i sopranos Besa Llugiqi. Për kompozitorin Memli Kelmendi vepra shfaqë shpresën, pikëllimin dhe heshtjen, e cila në tërësi krijon një atmosferë konstante.

“Ndonëse vepra kryesisht paraqet një atmosferë “konstante”, në momente të caktuara paraqitet si tendencë e shpresës, shpërthimit, pikëllimit, heshtjes… prandaj mendova pikërisht për këtë. ‘Flas me heshtjen’ është shkruar në një periudhë kohore shumë të shpejt, për dy ditë”, ka pohuar kompozitori në një intervistë për KultPlus.

Ai ka shtuar se vepra është ndërtuar mbi bazën e tekstit të Agim Deskut, e që sipas tij në të kishte elemente interesante që e inspiruan kompozitorin të krijonte diçka të re. Kelmendi e ka konsideruar pozitiv faktin që interpretimi i veprave po bëhet në formatin online sepse sipas tij, interpretimi së bashku me veprën do mbesin përherë të arkivuara.

Për sopranon, Besa Llugiqi, interpretimi i veprës së kompozitorit Kelmendi ka qenë kënaqësi sepse ishte pikërisht kjo vepër që thyente monotoninë e heshtjes.

“Ne çdo herë interpretojmë vepra premierë, edhe të interpretosh veprën e kompozitorit Memli Kelmendi ka qenë një kënaqësi, pasi që vet vepra në vete synonte të  thyente monotoninë e heshtjes, ndërkaq kompozitori çdo herë e dëshmon veten për talentin dhe përkushtimin e tij”, ka thënë sopranoja.

Edhe pianisti Misbah Kaçamaku ka theksuar rëndësinë e kësaj vepre, si kompozim i cili mund të luhet në piano, njëkohësisht të interpretohet edhe nëpërmjet zërave të magjishëm të sopranove.

Dyshja nuk ka lënë pa përmendur edhe eksperiencën e tyre përgjatë bashkëpunimit për festivalin “ReMusica”. Ata kanë theksuar se bashkëpunimi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm, duke krijuar kështu mes vete një kimi në muzikalitet por edhe teknikë.

Krejt për fund pianisti Misbah Kaçamaku ka thënë se festivali është një motor që inkurajon krijimtarinë e kompozitorëve kosovarë, duke e konsideruar njëkohësisht pjesëmarrjen e tij në këtë edicion shumë të vlefshme.

“Përndryshe, festivali është një lloj “motori” i cili investon dhe inkurajon krijimtarinë e kompozitorëve kosovarë, ku në të njëjtën kohë bënë dhe promovimin e po të njëjtave veprave me ansamble të ndryshme botërore. Në përgjithësi, një eksperiencë shumë e vlefshme për mua”, ka përfunduar ai.

Rëndësinë e “ReMusica” për promovimin e kompozitorëve shqiptar nuk e ka lënë pa e përmendur edhe sopranoja, Besa Llugiqi. Ajo madje theksuar se vetë durimi i organizatorëve karshi tyre ka qenë shembull dhe motiv për të mos u dorëzuar.

“Festivali  është një stimulues i madh sepse ju jep hapësirë shumë artistëve edhe atyre të rijnë që të shfaqin veten, si dhe ju jep mundësinë që të jepen vepra premierë, natyrisht me porosinë e tyre. Donika ka qenë një shembull për ne se si duhet bërë një organizim në kushtet në të cilat gjendemi sot, madje ajo ka qenë edhe një motivim se si të mos dorëzohemi dhe të gjejmë një shtysë që të jemi aktiv në kohë të tilla”, ka përfunduar kështu intervistën Llugiqi.

Drejtoresha e festivalit “ReMusica”, Donika Rudi ka thënë për KultPlus se ashtu siç kanë pritur koncertet po ndiqen nga e gjithë Evropa. Ajo ka shtuar se për artistët nuk ka qenë aq e thjeshtë sepse koncertet janë realizuar në atë  formë që ti krijojnë publikut ndjenjën e të qenurit në të njëjtën sallë me ta.

“Ashtu siç e kishim paraparë në fillim ashtu edhe po ndodhë, koncertet po ndiqen nga e gjithë Evropa, nga të gjitha moshat. Për artistët nuk ka qenë aq e thjeshtë sa mund të duket, sepse koncertet janë realizuar në atë formë ku si ide ka qenë që ato (koncertet) të jepen në një frymë dhe pa ndërprerje – njëjtë ashtu si edhe në koncert, në mënyrë që publiku ta përjetoj koncertin si të ishte aty”, ka thënë ajo.

Nata e dytë e festivalit “ReMusica” u përmbyll nën tingujt e veprave të Verdit, “Mercè, dilette amiche; I vespri siciliani”, dhe “Surta e la notte…Erani in volami”. Festivali i cili ka filluar që nga e hëna mbrëma do të zgjas deri më 21 shtator dhe do të transmetohet rregullisht me fillim nga ora 21:00 në Klan Kosova si dhe live në faqen e ReMusica./ KultPlus.com

Festivali “Remusica” i bashkohet iniciativës “Festivals for Compassions”

Me nismën e titulluar Festivals for Compassions, festivalet rreth Evropës solidarizohen në këtë kohë të Korona virusit duke prezantaur dhe e futur në programet e tyre, veprën e kompozitorës greke-holandeze Calliope Tsoupaki e cila zyrtarisht mban titullin “Kompozitorja e Holandës”. Secili Festival do të zgjedhë artistët përfaqësues të cilët do ta luajnë këtë vepër.
Kjo vepër do të udhëtoi nëpër Evropë nga Festivali në Festival dhe të gjitha interpretimet e secilit Festival do të gjinden online. Deri më tani, janë 54 Festivale Evropiane që janë pjesë e kësaj inciative, gjersa ReMusica Festival ka marrë ftesë para disa muajsh dhe tash është një ndër to.

Vepra e titulluar “Thin Air” është shkruar në kohën e pandemisë dhe përmbanë mesazh të fortë, përderisa për interpretimin e kësaj vepre e cila do të ipet si premierë kosovare, ReMusica ka zgjedhur violinistin e shquar kosovar Visar Kuci.

Kjo vepër do të jetë pjesë e koncertit të datës 14 Shtator 2020, në kuadër të Festivalit ReMusica | SPECIAL TV & ONLINE EDITION 19 – RISE.

Festivali “ReMusica” udhëton në sallat më prestigjioze evropiane, sjellë vepra premierë

Suada Qorraj

Gërshetimi i epokave të ndryshme, veprave monumentale e artistëve që pushtojnë skenën duke ringjallur një pjesë të historisë, do të filloj edicionin e nëntëmbëdhjetë në shtator të këtij viti. Festivali ndërkombëtarë “ReMusica” si asnjëherë më parë do të sjellë rrugëtimin e publikut në sallat më prestigjioze të Evropës, shkruan KultPlus.  

Rrethanat e krijuara si pasojë e pandemisë pamundësuan udhëtimin e artistëve ndërkombëtar në Prishtinë, mu për këtë arsye ishte festivali “ReMusica” ai që udhëtoj tek artistët dhe vendet e tyre. Sallat e mahnitshme të Amsterdamit, Austrisë, Gjermanisë, Francës e Prishtinës, do të jenë nikoqiri i koncerteve të katërmbëdhjetë netëve të festivalit “ReMusica”.

Në një intervistë për KultPlus, drejtoresha e këtij festivali Donika Rudi ka treguar se edicioni i sivjetëm i festivalit ka qenë një ndër organizimet më sfiduese, me kërkesa të mëdha dhe i kushtueshëm. Sipas saj ekipi i ndarë në shtete të ndryshme ka vepruar si një i vetëm.

“Një projekt grandioz, me kërkesa të mëdha, gjithashtu edhe shumë i kushtueshëm. Mirëpo, vendosmëria dhe vullneti ynë ishin të padiskutueshme andaj vendosëm që koncertet t’i japim nga sallat prestigjioze në Evropë, si p.sh. Het Concertgebouw Amsterdam, Lorely Saal, duke i lënë hapësirë të veçantë artistëve të çmuar nga Kosova. Thjeshtë, një ekip i tërë në shtete të ndryshme ka funksionuar paralelisht të unifikuar dhe si një”, ka thënë ajo.

Sipas Rudit e gjithë puna që është bërë deri më tani lidhet edhe me mesazhin e festivalit për këtë vit. Ajo ka thënë se pandemia në një formë i ka bashkuar të gjithë, duke thyer barriera, kufijtë e duke i dhënë hapësirë edhe artit që të lulëzoj në një kohë të errët.

Edicioni i sivjetëm i festivalit “ReMusica” ndonëse po vie në një formë krejtësisht të re, do të ruaj cilësinë, vëllimin dhe fizionominë e ndërtuar me vite ku pjesa më e madhe e programit do të jetë e orientuar tek veprat e kompozitorëve shqiptar.

Hapja e festivalit do të bëhet nga Ebonit Saxophone Quartet, drejtpërdrejtë nga “Het Concertgebouë Amsterdam”. Kurse Salla e Kuqe e Prishtinës do prezantoj koncertin e sopranos tonë tashmë të afirmuar, Besa Llugiqi e cila do të shoqërohet nga pianisti, tashmë me përvojë të madhe Misbah Kaçamaku.

Festivali po ashtu do vizitoj edhe djepin e muzikës, ku nga Lorely Saal në Vjenë do paraqes Trio Klavis (violinë, saksofon dhe piano). Pjesë e programit do të jenë edhe veprat e autorëve shqiptar si: Valton Beqirit dhe Artan Hasanit.

Në edicionin e 19-të të festivalit artistët Visar Kuçi dhe Lirika Pula-Kasapolli do të sjellin interpretimin e veprave që nuk janë luajtur më parë në Kosovë, por edhe veprën Calliope Tsoupaki.

Një ndër të veçantat e këtij edicioni do të jenë dyshja e përbërë nga kitaristi Jeremy Juove dhe violinisti Pierre Fouchenneret. Në mesin e shumë veprave ata do të luajnë edhe premierën e veprës së autorit Kreshnik Aliçkaj.

Gjithashtu edicioni i sivjetëm do të mirëpres edhe një nga kuartetet harkore më të kërkuara ndërkombëtarisht, Minguet Quartett, e të cilët do të interpretojnë veprën e kompozitorit kosovar Ardian Halimi, e cila është shkruar si porosi e Festivalit ReMusica.

Donika Rudi ka treguar se shpresa dhe ringjallja janë dy konceptet në të cilat është bazuar programi nga organizatorët. Sipas saj ishin pikërisht këto të dyja, shpresa dhe ringjallja që përcollën të gjithë periudhën e pa përjetuar më parë.

“Mungesa e skenës dhe ndalimi i aktiviteteve kulturore krijoj një boshllëk. Në përpjekje për të dalë nga ky boshllëk, ne e pamë të rëndësishme që të gjithë këtë energji dhe këtë dëshpërim në njëfarë forme ta shndërrojmë në shpresë, si filozofi të jetës, të gëzimit e të këngës. Dhe në fund, na duket se koncepti i ringjalljes shfaqet si forcë lëvizëse në arritjen e një bote më të mirë, e më të lumtur”.

Ajo ka thënë se ndryshe nga edicionet e mëhershme ku në fokus kanë qenë ansamblet e shumta, orkestrat e koret nga Kosova, Japonia e Amerika, këtë vit kjo ka ndryshuar sepse koncertet do të jenë kryesisht me ansamble kamertale e formacione të vogla.

“Pandemia na ka bërë të reflektojmë në përpilimin e programit në tërësi, për dallim nga vitet dhe edicionet e kaluara ku gjithmonë kemi pasur në fokus ansamblet e shumta, orkestra dhe koret si nga Kosova, Japonia apo Amerika, këtë vit është dashur që kjo të ndryshoj. Kështu që koncertet do të jenë kryesisht ansamble kamertale, formacione të vogla në mënyrë që kontakti të jetë më i pakët për shkak të covid19”, ka shtuar drejtoresha e festivalit.

Krejt në fund Donika Rudi ka treguar se në sallat e koncerteve të Amsterdamit, Austrisë, Gjermanisë, Francës e Prishtinës do të mungoj publiku, sepse pavarësisht të bukurës që krijon muzika, ruajtja e shëndeti çdo herë është më e rëndësishme.

Ajo ka shtuar se festivali është me fat që për nëntëmbëdhjetë vite të ekzistencës së tij ka pasur një përkrahje dhe një publikë të devotshme. Sipas saj edhe në periudhën e pandemisë ka pasur një përkrahje të pashoq për festivalin. / KultPlus.com

Donika Rudi

Festivali ‘ReMusica’ vjen me një format të ri

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘ReMusica’, sivjet, vjen në një format të ri, format i kushtëzuar nga rrethanat dramatike që është duke kaluar njerëzimi, përcjellë KultPlus.

“Kemi qenë të shtrënguar, ashtu si edhe ndërmarrjet të tilla të ngjashme në botë, t’i kthehemi punës dhe t’i përkujtojmë vlerat fundamentale të ekzistencës”, thonë organizatorët.

Në përpjekjet që të dilet nga ky boshllëk, në horizont shfaqet shpresa si filozofi shumë e hollë e jetës – shpresa për ndryshim, shpresa për jetë, shpresa e gëzimit, shpresa e këngës, shpresa e botës së tingujve, shpresa e lumturisë. Shpresa shfaqet mu atëherë kur gjithçka duket e humbur. Ajo ngadhënjen mbi dëshpërimin (si mëkat i pafalshëm), ajo shkëlqen në fund të mendimeve tona të errëta.

Dhe në fund (apo në fillim?), na duket se koncepti i ringjalljes shfaqet si forcë lëvizëse në arritjen e një bote më të mire, më të lumtur. Pandemia zbuloi problemet fundamentale të mënyrës së jetesës dhe kjo ringjallje duhet të shërbej në adresimin e këtyre problemeve.

Në thelbin e situatës së sotme qëndrojnë fjalët Shpresa dhe Ringjallja – RISE!, thuhet në komunikatë.

“ReMusica” sjell këtë edicion mes datave 7-21 shtator 2020, e për përmbajtjen e programit dhe mënyrën e organizmit, KultPlus do të ju njoftojë në ditët në vijim. / KultPlus.com

Pianistja austriake entuziazmoi publikun kosovar me veprat e Shumanit dhe të Shubertit

Në natën e dytë të festivalit Remusica performoi pianistja e shumë talentuar nga Austria, Mariam Vardzelashvili e cila shfaqi para publikut kosovar disa nga veprat më të veçanta të muzikës klasike.

Edhe vetë titulli i performances se saj tregon mesazhin që ka dashur të përçoj përmes tingujve të muzikës së përzgjedhur nga vetë ajo, “From Austria with Love” (Nga Austria me dashuri) ku kishte përzgjedhur veprat e kompozitorit austriak dhe dy veprat e kompozitorëve më më ndikim, Shumanit dhe Shubertit.

Sipas pianistes nuk ka kompozitor tjetër që e shfaq më mirë esencen e qytetit se sa Shumani, ku pjesët e fantazisë paraqesin pjesët më të rëndësishmë të kompozimit të tij, ku Vardzelashvili e luajti me shumë emocion dhe performance e saj u përcollë me duartrokitje të ngrohta.

“Ishte ndjenjë e veçantë, një pritje e ngrohtë dhe kënaqësi për të performuar. Ky festival është përfaqësues i muzikës moderne andaj unë kam provuar të performoj pjesët e gjata tradicionale me disa pjesë të shkurtëra bashkëkohore. Dhe kam zgjedhur kompozitor prej kah edhe vi unë kështu që kompozitorët janë austriak dhe muzika është austriake”, u prononcua për KultPlus pianistja austriake, Mariam Vardzelashvili.

Vepra e Shumanit e ka pasur edicionin e parë pas 20 vjetësh, ku kompozitori kishte vendosur të rishkruaj dhe pas vdekjes se tij është shfaqur një edicion po i kësaj vepre.

Pianistja kosovare Besa Luzha, është fasionuar nga performance e Marianes, e cila si pianiste thotë se i kupton sfidat të cilat i përjetoi ajo.

“Mariam është dashur ta ndërrojë krejt programin sepse ka qenë e paraparë të jetë një program duo me violin dhe mund ta marr me mend se për të ka qenë shumë e vështirë që në moment të fundit të ndërroj programin dhe të pergadisë diçka tjetër solo për ne. Ishte program i përzgjedhur, vepra moderne, një kompozitor nga vendi  saj dhe dy përfaqësues tipik të vepres austriake si Shubert dhe Shuman me dy vepra shumë serioze dhe bukur të interpretuara”, u shpreh Luzha./KultPlus.com

“Guxo të dashurosh”, mesazhi i festivalit ReMusica i cili fillon nesër

Nesër fillon edicioni i 18-të i festivalit ‘ReMusica’ në Amfiteatrin e Bibliotekës së re Universitare me performancën e ansamblit Trio Guitar Elogio.

Në ketë edicion do të ketë një mori koncertesh me solist shumë të suksesshëm nga vendi dhe bota. Në mesin e të cilëve do të jetë virtuozi dhe tubisti Toma Leleu, i cili njihet për shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme në instrumentin e tubës, i cili ka fituar çmimin kryesor të Francës në “Victoire de la musique” në vitin 2012.

Drejtoresha e këtij festivali Donika Rudi, prononcon se ky vit përveç koncertesh  përmban edhe aktivitete të shumta edukuese në fushën e muzikës.

“Përpos koncerteve do ta përcjellim festivalin me aktivitete tjera të cilat janë segmente që iu kanë shtuar ReMusices vitin e kaluar. Janë këto ReMusica edukative e cila i dedikohet rinisë,  fëmijëve apo familjarëve kushdo që ka dëshirë ta njoh një instrument, kompozitor apo artist prej së afërmi. Ketë vit në fokus e kemi pianon dhe instrumentin e kontrabasit”, u shpreh Rudi.

ReMusica sjellë në Kosovë performues të njohur nga vende të ndryshme të botës siç është Klemant Parmetie nga Belgjika, Duoja nga Austria, Redi Llupa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili do të paraqesë një cikël të sonatave të kompozitorit amerikan George Walker.

Ndërsa nga solistët vendor, përveç bashkëpunimit me korin dhe orkestrën e Filharmonisë së Kosovës do të performojnë Vikena Kamenica dhe Merita Rexha Tershana të cilat do të vijnë me një projekt me veprën e Franc Shubert “Winter Riser” dhe do të paraqesin një frymë dimërore.

Ndërsa producenti i këtij festivali, Viktor Berishaj tha se mesazhi të cilin e përçojnë në këtë edicion është  “Dare to Love” (Guxo të dashurosh) dhe ky mesazh reflekton në programin e festivalit që duhet të kemi guxim të ngrisim zërin kundrejt pabarazive.

“Në një kohë që janë duke ndodhur shumë ndryshime të mëdha globale po harrojmë atë çka është brumi themelor apo atë çka na bën ne të veçantë si qenie, e ajo është dashuria. Në ketë moment kemi lëvizje të mëdha, emigrim të madh, kemi pabarazi gjinore dhe në shumë sfera, konflikte etnike etj. Ndërsa po harrojmë atë çka na përbën ne apo çka na jep frymë si qenie njerëzore. Dhe kemi menduar që këtë vit të përçojmë këtë mesazh, që të guxojmë të bëjmë ndryshime dhe të guxojmë të ngrisim zërin kundrejt këtyre pabarazive”, u shpreh Berishaj.

Në koncertin e hapjes do të performoj Petrit Çeku i cili bashkë me ansamblin e tij do të sjellin disa vepra më ndryshe dhe origjinale.

“TRIO ELOGIO është i vetmi ansambël që unë jam anëtar i rregullt dhe i vetmi bend që unë e kam. Ne sot i bëjmë 10 vjet të aktivitetit tonë koncertal, së bashku me Pedro Rodrigues dhe Tomislav Vukshiq. Kemi program shumë interesant për TRION si diçka më e mira në repertorin tonë. Kemi një vepër të Moxartit që na reprezanton në shumë mënyra si kitarist edhe si muzikant dhe dy vepra origjinale një nga Marko Ruzhgjak si dhe nga Rafet Rudi i cili shkroi tri vepra pikërisht për ne”, tha Çeku.

Ndërsa kitaristi nga Portugalia Pedro Rodrigues, shprehet i entuziazmuar që do të performoj për të tretën herë në Kosovë

“Jam vërtetë i gëzuar që do të performoj në Kosovë për herë të tretë me TRIO dhe ky vit është shumë i veçantë për ne sepse ne festojmë 10 vjetorin e ansamblit tonë. Kemi disa koncerte në Evropë dhe është kënaqësi që koncerti i parë të jetë në Kosovë në këtë festival të shkëlqyeshëm. Nuk  e di origjinalin e këtyre këngëve folklorike shqiptare, por kam njohuri për disa këngë folklorike dhe me pop muzikë dhe kjo është ekzotike për mua”, prononcoi Rodrigues. /KultPlus.com

Festivali ReMusica ka marrë etiketën EFFE

ReMusica ka fituar Etiketën EFFE (Evropa për Festivale, Festivalet për Evropën), një vulë e cilësisë që u dhurohet festivaleve të jashtëzakonshëm të artit të cilët tregojnë angazhimin e tyre në art, komunitet, si dhe karakter ndërkombëtar.

Për 18 tetëmbëdhjetë vjet, Festivali ReMusica ka qenë shtyllë kryesore kulturore dhe koncertale në Kosovë.

“Përgjatë viteve kemi punuar me përkushtim në krijimin, mbajtjen dhe përmirësimin e programit muzikor, kemi shërbyer si platformë e promovimit të kompozitorëve dhe interpretëve lokal, kemi punuar në ngritjen e kapaciteteve, si dhe edukimin e muzicientëve dhe gjeneratave më të reja të shoqërisë sonë. Këto dhe shumë të tjera kanë vendosur ReMusica-n të shërbej jo vetëm si nyje lidhëse për artistët dhe institucionet ndërkombëtare me Kosovën, por edhe si model për festivalet në rajon dhe më tej”, thuhet njoftimin e festivalit.

Tutje themeluesit e festivalit kanë shprehur mirënjohjen për vlerësimin e vlerave themelore të Festivalit ReMusica nga EFFE, duke i ftuar ata edhe për partneritet dhe për krijimin e lidhjeve ndërkombëtare përmes artit, hapjen mundësive për shkëmbim dhe bashkëpunim, si dhe hapjen e rrugëve për edukim kulturor dhe përmirësimin e kualitetit të jetës.

Tutje ata janë shprehur se arritjet e festivalit nuk do të mund të ishin jetike pa përkushtimin e shumë profesionistëve dhe adhuruesve të muzikës në Kosovë, të cilëve sipas njoftimin u janë përgjithmonë mirënjohës për themelimin e këndit kritik kulturor në Kosovë./ KultPlus.com

‘ReMusica’ ftohet në Holandë, në Festivalin e muzikës klasike ‘Wonderfeel’

Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘ReMusica’, respektivisht drejtoreshës së festivalit, Donika Rudit dhe producentit ekzekutiv Viktor Berishaj i është bërë ftesë nga Festivali Ndërkombëtar i muzikës klasike në Holandë “Wonderfeel”, shkruan KultPlus.

ReMusica do të jetë në mesin e 13 institucioneve/festivaleve ndërkombëtare , ndër to “Gent Festival” Belgjikë, “Concertgebouë” Belgjikë , “Music on Main” Kanada etj që do ta ndjekin nga afër këtë ngjarje të rëndësishme që do të ndodhë gjatë tre ditëve, në datat 20 -22 Korrik në ’s-Graveland.

Në Festivalin Wonderfeel këtë vit do të jenë rreth 125 koncerte pëfshirë edhe dokumentarët muzikor, ligjërata, poezi, aktivitete për fëmijë dhe të tjera. /KultPlus.com

ReMusica me një përmbyllje mahnitëse nga Kori i Filharmonisë së Kosovës

Alberina Haxhijaj

Edicioni i 17-të i festivalit “ReMusica” u përmbyll me një koncert plot pasion dhe me interpretim të mrekullueshëm nga Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës. Ata në mesin e veprave interpretuan edhe tri vepra premierë, “Agnus Dei” nga Feim Ibrahimi, “Silentium Est Pax” nga Memli Kelmendi dhe “Lament of the Sea” nga Rafet Rudi, shkruan KultPlus.

Ky koncert solli fillimisht kompozitorin Gjergj Danush Llapacaj, për të vazhduar me Jan Kukuzelin, Rexho Mulliqin, Mendi Mengjiqi, Thomas Simaku dhe Feim Ibrahimin.

Vepra “Agnus Dei” që u interpretua nga kori i meshkujve të Filharmonisë së Kosovës është në realitet një vepër orkestrale, koha e dytë e simfonistes për korn anglez dhe orkestër harkore e kompozitorit të njohur nga Shqipëria, Feim Ibrahimi. Mirëpo në këtë koncert erdhi e aranzhuar nga Hajrullah Syla, i cili edhe e dirigjoi atë.

“Më është kërkuar nga profesor Rafet Rudi, që këtë partiturë ta aranzhoj dhe ta sjell në version për kor. Unë më shumë kujdes zgjodha tekstin Agnus Dei dhe e vendosa në vepër. Shpresoj që është arritur një version mjaft i mirë dhe sonte erdhi në një interpretim tejet profesional nga kori i meshkujve të Filarmonisë dhe solisti në obo që ishte Albin Abazi. Këtë vepër kam në plan që ta sjell edhe në një version tjetër që do të jetë për kor të përzier, e që shpresoj të realizohet prapë nga Kori i Filarmonisë së Kosovës”, tha dirigjenti Syla për KultPlus.

Koncerti vazhdoi tutje me veprën e kompozitorit Memli Kelmendi, “Silentium Est Pax” që ditë më parë është interpretuar premierë në Francë nga Sottovoce Ensemble. Ansambël ky për të cilin edhe është kompozuar kjo vepër e cila do të interpretohet edhe nga “l’Étrange Boutique” që udhëhiqet nga Till Fechner (operist i njohur në Francë).

“Sonte kjo vepër u interpretua nga Kori i Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi, të cilit i jam jashtëzakonisht falënderues që ka vendos këtë vepër në repertorin e Filharmonisë së Kosovës. Jam shumë i kënaqur me performimin dhe u jam shumë falënderues edhe solistëve për këtë performancë të shkëlqyer”, tha ai për KultPlus.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, duke parë interpretimin e mrekullueshëm të solistëve mori fjalën para të pranishmëve për t’ua rikujtuar se pikërisht ky program është luajtur edhe Londër, ku kori pati tri paraqitje.

“Kritika profesionale muzikore e ka vlerësuar shumë lart prezantimin e korit tonë duke u befasuar me nivelin e lartë interpretativ të cilin nuk e kanë pritur nga Kosova. Sigurisht që kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga të tjerët dhe tashmë Filharmonia ka marrë ftesë për të interpretuar në Manchester. Po ashtu edhe në Berlini, në nëntor, në një koncert madhështor që do të mbahet për paqen. Kjo dëshmon se ne jemi në rrugën e duhur”, tha ai duke shtuar se përkrahja nga qeveria por edhe nga bizneset dhe të gjithë të tjerët është e nevojshme në këto udhëtime.

Në koncert tutje erdhën vepra si “O magnum Mysterium”, nga Th.L. de Victoria, “Nënë, sa më prite” nga Kushtrim Gashi, “Janinës ç’i panë sytë”-Tradicionale Labe, “Qorapet e burri” nga Lorenc Antoni, “Nyon Nyon” nga Jake Runestad si dhe “Lament of the Sea” nga Rafet Rudi. Vepër kjo e kompozuar nga Rudin në prill të këtij viti, dedikuar pikërisht Korit të Filharmonisë për turneun në Angli.

Vepra, shfrytëzon teksti i një këngë tradicionale nga rrethi i Vlorës dhe për dallim nga veprat korale të zakonshme të cilat zgjatin deri në 5 minuta ajo zgjatë mbi 13 minuta.

Në të flitet për vuajtjet e vajzës, e cila pret të dashurin e saj që të kthehet nga lufta. (Mbi një gurë, anës detit/ qan e zeza, qan/ shikon detin, vajton fatin/ kjo e zeza – vajz’e valëve). Më tutje përshkruhet ankthi që ajo ndjen në këtë pritje. Lutjet e saj drejtuar zogjve (Ju të bukur zogj/ ju që shkoni det’ e male/ mos e pat ju atë?). Më në fund shprehet dhembja që ndjen vajza si dhe arritja e lajmit për vdekjen e të dashurit. (Letrazeza vjen!/ dhe me të vërtetë, djali kishte udhëtuar/pa kthim për jetën. Si dhe pjesa ku paraqitet “fluturimi në amshim”, një “ritual vdekjeje”, një “lumturi” fiktive në të cilën përshkruhet bindja e vajzës së ajo të dashurin e vet do ta gjej vetëm në vdekje. (Mer’m-o val e detit, merm’ dhe mu të mjerën).

Dirigjenti Rafet Rudi tregoi për KultPlus se kori e meriton të përfaqësoj muzikës korale jashtë Kosovës. Një pasuri kjo e cila ka qenë befasi për publikun jashtë Kosovës.

“Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj koristët, janë treguar tejet bashkëpunues dhe duhet që të dini se kori në gjirin e tij ka talent të jashtëzakonshëm. Ju i shihni si tersi prej 50 vetash por në brendi ka individualitet të jashtëzakonshme. Të gjithë ne duhet që të kujdesemi për ta dhe për gjendjen e tyre materiale, pasi që nuk është e pranueshme që një anëtarë me një performancë të tillë të lartë të shpërblehet sa një mësues i shkollës fillore. Kjo ka qenë një temë në muajt e fundit dhe dua që të them se ata e meritojnë një kujdes shumë më të madh dhe sidomos për faktin se tashmë kemi dalë me interpretime edhe jashtë Kosovës”, tha ai.

Drejtoresha e Festivalit, Donika Rudi tha se festivali këtë vit ka ardhur me një shtrirje shumë të gjerë programore, me segmente të reja të cilat në të ardhmen shpreson që do të zhvillohen edhe më shumë. Segmente të tilla si “ReMusica Edukative”, “Remusica Virtuale”, “ReMusica n’shesh”, e të tjera.

“Jemi shumë të lumtur që këtë vit kemi pasur periudha të ndryshme kohore, koncerte të profileve të ndryshme por në të njëjtën kohë edhe segmente të tjera të cilat kanë qenë të kapshme edhe për fëmijët por edhe për moshat e ndryshme. Diçka që ka qenë edhe në fokus tonë pra një shtrirje e tërësishme duke i ofruar publikut zgjedhje në mënyrë që ata ta gjejnë veten se ç’farë iu pëlqen Sigurisht festivali do vazhdojë që të jetë i hapur ndaj artistëve të huaj që kanë dëshmuar veten, ndaj kompozitorëve por edhe për interpretuesve tonë”, tha ajo.

Sipas saj organizmi i një festivali në Kosovë ka përgjegjësi shumë të mëdha pasi që nuk ka agjendë kulturore gjatë vitit ndërsa buxheti mbetet problem kryesor. Mungesa e sallës koncertale është vënë në fokus edhe nga ky festival i cili ka ‘protestuar’ duke treguar se si është të jesh në një sallë të tillë në mënyrë vizuale.

Vazhdimi i një festivali kërkon shumë punë, vullnet dhe sidomos shumë dashuri, diçka që nuk ju mungon organizatorëve të këtij festivali. Kështu që ndjekësve të këtij festivali u mbetet që të presin edicionin e radhës./ KultPlus.com

ReMusica në natën e parafundit solli perlat e periudhës së Barokut

Festivali “ReMusica” të premten është kthyer prapa në kohë, në periudhën e Barokut me artistët Safet Berisha, Kaltrina Miftari, Shabi Behramaj, Donika Rushiti, Adorel Haxhiaj dhe Artemida Qarri-Haxhiaj, me koncertin tematik “Prishtina Baroque Night”, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje e cila solli një program të pasur, që i takon kësaj periudhe tashmë është bërë traditë e përvitshme e festivalit. Koncert solli vepra të kompozitorëve si Henry Purcell, Heinrich Schutz, Francesco Cavalli, George Frederic Handel, George Frideric Handel, Tomas Luis de Victoria, Grzegorz Gerëazy Gorczycki, John Farmer, John Stainer dhe Josquin des Prez.

E kësaj periudhe ka vite që i është dedikohen kontratenori, Safet Berisha, i cili pikërisht për shkak se e ka për zemër këtë stil mundohet që çdo vit në kuadër të festivalit të sjellë program të pasur dhe të ndryshëm nga ai i viteve të kaluara.

“Unë dhe Kaltrina ka vite që i dedikohemi këtij stili i cili i përket një periudhe të caktuar kohore. Unë edhe për shkak të zërit që e kam, jam i kufizuar, pra repertori të cilin unë e interpretoj është kryesisht i kësaj periudhë, me përjashtime edhe të disa kompozitorëve modern”, u shpreh ai për KultPlus.

Tutje ai tregoi sesi ky stil tani është rikthyer dhe interpretohet shumë në Perëndim dhe ky koncert është edhe një përpjekje për ta kthyer pikërisht këtë stil edhe në Prishtinë.

“Është një stil muzikë i cili dekadat e fundit në botë e ka pasur një rikthim mirëpo siç dihet të ne si Ballkan jemi pak më mbrapa. Tashmë veprat e barokut po risjellën dhe madje ato edhe po interpretohen me instrumentet autentike të asaj periudhë. Mirëpo ne me këto mundësit tona dhe së bashku me instrumentistët po mundohemi të ringjallim barokun edhe në Prishtinë duke bërë atë që po e bënë perëndimi sot. Është një muzikë atraktive, me harmoni dhe melodi të bukura”, tregoi ai.

Sopranoja Kaltrina Miftari tregoi për KultPlus se ajo dhe Safet Berisha ka një vit që punojnë për këtë program dhe sjellja e këtyre veprave nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Për këtë koncert, unë dhe Safeti, ka një vit që punojmë për përzgjedhjen dhe përpunimin e programit pasi që veprat ne muzikën e vjetër (renesanse&barok) shpesh nuk janë të shkruara në partiturë si tersi, dhe zakonisht kanë nevoje për përshtatje dhe lejnë hapësirë për improvizim nga interpretuesi. Me ansamblin kemi bërë rreth një muaj prova dhe ka qenë një bashkëpunim shumë i mire si me ta, ashtu edhe me Festivalin ReMusica, festival ky i cili vazhdon ti ndjeke dhe është në hap me trendët botërore në muzikën artistike”, tha ajo.

Një problematikë të tillë, pra mënyrën e interpretimit të partiturës e hasin edhe instrumentistët shoqërues e të cilët këtë natë ishin pianistja Artemida Qarri-Haxhiaj dhe violonçelisti Adorel Haxhiaj. Ashtu siç tregon edhe pianistja, një pjesë e madhe e asaj që dëgjohet është përshtatje apo improvizim nga vet instrumentisti, i cili në bazë të një vije të vetme melodike të dhëne nga kompozitori, duhet krijuar shoqërimin e mëtejshëm.

“Zgjedhja për të interpretuar muzike barokiene, do të thotë të kesh shije tejet të sofistikuar nga pikëpamja artistike muzikore, e kjo rrjedhimisht kërkon edhe një publik të sofistikuar që përjeton dhe shijon këtë lloj muzike. Muzika e barokut është njëlloj matematike e muzikës, e cila përveç tjerash kërkon jo vetëm energji por dhe koncentrim e memorie të fortë interpretuese, ndaj jo shume artistë zgjedhin ta performojnë atë”, tha ajo për KultPlus.

Sipas saj artistët duhet të kuptojnë edhe detyrimet e tyre si profesionistë muzikorë, e kjo nënkupton që herë pas here të sjellin në skenë epoka të ndryshme, për të qenë sa me pranë edhe brezat e rinj të cilët jodomosdoshmërish kanë pasur rastin të shijojnë edhe muzikën e bukur barokiene.

Nata përmbyllëse e edicionit të 17-të të Festivalit ReMusica ka ndodhur mbrëmë ku në kishën “Shën Ndou”, në Ulpianë ka performuar Kori i Filharmonisë së Kosovës në kuadër të festivalit./ KultPlus.com

ReMusica jehoi shqip përmes koncertit “Natë Shqiptare”

Festivali ReMusica ka sjellë mbrëmë koncertin e radhës të suksesshëm të titulluar “Nata Shqiptare”. Mbrëmje kjo e cila solli interpretime të këndshme nga muzikantët si: Klevis Gjergji, Meriton Ferizi, Pëllumb Vula, Lejla Beqiri, Bledar Bujupi, Shkelzen Baftiari, Albin Abazi, Melos Buza dhe kori Siparantum, shkruan KultPlus.

Alberina Haxhijaj

Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Universitare ka pritur koncertin “Nata Shqiptare”, koncert ky që mblodhi muzikantë të zot në kuadër të edicionit të 17-të dhe e cila pati në fokus kompozitorët dhe interpretët shqiptarë.

Koncert filloi me pianistin Klevis Gjergji dhe me veprën “Perhaps” nga kompozitori Endri Sina. Tutje pianisti me shumë mjeshtri solli edhe veprën “…upon…” nga Dorian Cene, për ta përmbyllur me “Prishtina Blues” nga Rafet Rudi. Vepra më karaktere të ndryshme të cilat edhe pse të shkruara së fundi u pritën mirë nga publiku.

Mbrëmja vazhdoi me “Trio Sonore” i përbërë nga Meriton Ferizi, Pëllumb Vula dhe Lejla Beqiri-Vula të cilët sollën kompozitorin Bashkim Shehu. Për të vazhduar me kombinimin e bukur të pianistit Melos Buza shoqëruar në obo nga Albin Abazi për të sjellë kompozitorin R.Schumann “3 romances”. Pas Schumann-it erdhi kompozitori B.Britten nga Albin Abazi. Një interpretim i bukur i “Six Metamorphoses”.
Tutje, para publikut u paraqit kuinteti pianistik i përbërë nga Meriton Ferizi-fagot, Pëllumb Vula-klarinet, Lejla Beqiri-flaut, Bledar Bujupi-kornë, dhe Shkelzen Baftiari në piano. Miq të festivalit të cilët kanë interpretuar edhe më parë pikërisht në kuadër të tij.

Ky program nga kuarteti pianistik është shfaqur edhe me parë në Gjakovë dhe në Shkup, kurse sonte ishte koncerti i tretë i këtij programi premierë përmes të cilit muzikantët kanë arritur që të tërheqin vëmendjen e donatorëve tashmë të njohur në Kosovë Dorothea dhe Georg Frankhauser nga fondacioni Pirolo. Kështu ky kuartet pianistik do të shfaqet më të njëjtin program edhe në Francë dhe në Zvicër tregoi për KultPlus, Lejla Beqiri-Vula.

“Luajtëm veprën nga Korsakov dhe Hans Huber. Dy kuintetë shumë të mëdha dhe shumë komplekse për nga ndërtimi. Hans Huber sonte ishte premierë në vendin tonë dhe më shumë gjasa edhe në Ballkan pasi që kompozitor është shumë i njohur në Zvicër por nuk është shumë i njohur për historinë e muzikës në përgjithësi. Pjesëmarrja jonë në këtë festival me karakter ndërkombëtar është shumë e rëndësishme dhe tejet motivuese për ne si artistë. Por edhe nxitje për ne që çdo herë të kemi një nivel të lart të performancës pasi që në këto festivale vijnë edhe artistë nga jashtë , prej vendeve me shumë më tepër traditë të muzikës klasike sesa që kemi ne këtu”, tha Lejla Beqiri-Vula.

Mbrëmja u përmbyll me korin Siparantum nga Pejë dirigjuar nga dirigjenti Memli Kelmendi. Ata për të pranishmit sollën veprën “Bum Çi-ke” nga Dafina Zeqiri Nushi, “Agnus Dei” dhe “Ater Umbra” nga Memli Kelmendi, “Ut Nobis Detur” nga Mendi Mengjiqi dhe “Siparantum” nga Kreshnik Aliçkaj.
“Kjo ishte një mbrëmje shumë e bukur pasi që u interpretuan vepra të kompozitorëve shqiptarë nga instrumentistë shqiptarë, një mbrëmje e ndarë në tri blloqe, në atë për piano, instrumente frymore dhe pjesa e fundit ajo korale. Ky është një festival shumë i rëndësishëm njëlloj si kjo natë pasi që promovoi vlerat tona, kompozitorët tanë dhe interpretët tanë”, u shpreh Memli Kelmendi për KultPlus.
Sonte është nata e parafundit e këtij edicioni të festivalit “ReMusica” i cili në Kishën “shën Ndou”, në Ulpianë do të sjelle solistë të talentuar vokal, në koncertin e titulluar “Prishtina Baroque Night”./KultPlus.com

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe ReMusica sollën edhe një bashkëpunim të fuqishëm

Alberina Haxhijaj

Festivali ReMusica dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, dirigjuar nga Toshia Yanagisawa dhe shoqëruar nga violinisti Marc Bouchkov sollën mbrëmë një koncert të përbashkët, programi i të cilit ishte mjaft sfidues. Ky koncert ngërtheu në vete vepra të kompozitorit Rexho Mulliqi, Felix Mendelssohn dhe Sergei Prokofiev, shkruan KultPlus.

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” është bërë traditë bashkëpunimi i këtij festivali me Filharmoninë e Kosovës. Bashkëpunim ky të cilin Filarmonia tashmë e ka traditë edhe me festivalet e tjera të njohura në Kosovë. Kështu mbrëmja e katërt e edicionit të 17-të të festivalit ReMusica bëri së bashku përsëri këtë dyshe.

Koncerti i cili u mbajtë mbrëmë në kuadër të festivalit solli një program mjaft interesant dhe sfidues si për dirigjentin, violinistin e po ashtu edhe për orkestrën e Filharmonisë. Fillimi i këtij koncerti e që ishte simfonia Nr.1 nga kompozitori shqiptar Rexho Mulliqi bëri hapjen e këtij koncerti duke shënuar edhe 95 vjetorin e lindjes së kompozitorit.

Kreacioni i simfonisë së parë siç e quan kompozitori e të cilën e ka lënë vetëm me një kohë, duke e vazhduar me simfoninë numër dy ku e ka vendosur edhe pianon, solli një rrugëtim jashtëzakonisht delikat bazuar edhe në kohën kur është shkruar kjo vepër.

E cila ka qenë sfiduese për dirigjentin Toshia Yanagisawa, pasi që tingujt të cilët janë në veprën e kompozitorit Rexho Mulliqi ai nuk i kishte dëgjuar më parë, kjo për shkak të dallimeve kulturore e të cilat sigurisht që vërehen dhe lënë gjurmë edhe në punët e kompozuesve.

“Jam shumë i lumtur që pata mundësin të dirigjoj simfoninë numër 1 të këtij kompozitori shqiptarë. Tingulli i kësaj vepre është shumë interesant për mua pasi që nuk është një tingull që mund ta gjejë edhe në vendin tim, nuk është në kulturën tonë”, u shpreh ai për KultPlus.

Vepra e dytë solli në skenë violinistin Marc Bouchkov i cili edhe bëri hapjen e këtij festivali duke sjellë tinguj të fuqishëm së bashku me kitaristin Petrit Çeku. Kësaj radhe para të pranishmëve në Sallën e Kuqe erdhi kompozitori Feliz Mendelssoh. Kjo vepër tingëlloi edhe më fuqishëm pikërisht përmes lojës së violinistit, duartrokitjet për të cilin nuk kishin të ndalur.

“Violinisti ndonjëherë ka tinguj shumë të fortë ndërsa ndonjëherë shumë të ndjeshëm. Ai jo vetëm që luan por edhe e dëgjon orkestrën dhe kjo e ka bërë shumë të lehtë bashkëpunimin. Ndonjëherë kemi instrumentistë të cilët nuk e dëgjojnë orkestrën por luajnë kryesisht vetëm dhe në ato raste është shumë e vështirë krijimi i një lidhje në mes të solistit dhe orkestrës dhe një dhimbje kjo për dirigjentin. Kuptohet këtë problem nuk e kisha sonte, kishim një solistë fantastik dhe jam shumë i lumtur”, tregoi tutje dirigjenti Toshia Yanagisawa, për KultPlus.

Pjesa e dytë e këtij koncerti iu dedikua një kompozitori tjetër. Kësaj radhë vëmendjen e mori kompozitori Sergei Prokofiev. Duke shënuar edhe 65 vjetorin e vdekjes së tij, erdhën pjesë nga suita nr.1 dhe nr.2 nga baleti “Romeo dhe Xhulieta”. Një përzgjedhje e dirigjentit, e cila ka qenë një sfidë për Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Sergei Prokofiev është kompozitor i shekullit 20-të. Orkestra ka evoluar dhe krahas rritjes së sektorëve është avancuar edhe gjuha shprehëse e kompozitorëve, në veprat e tyre kanë futur elemente shumë komplekse e që kërkojnë përgatitje të jashtëzakonshme teknike dhe artistike profesionale të çdo muzikanti në orkestër. Me një fjalë ka qenë një sfidë realizmi i veprave të fundit dhe mendoj që më të vërtetë është arritur një sukses nga orkestra”, u shpreh ai.

Dita e pestë e Festivalit ReMusica po vazhdon të sjellë në Prishtinë ngjarje të shumta dhe atraktive për publikun. Sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare do të jetë koncerti autorial nga Donika Rudi./ KultPlus.com

95-vjetori i lindjes së Rexho Mulliqit kremtohet me koncert

Nëntëdhjetepesë vjetori i lindjes së kompozitorit të njohur Rexho Mulliqi do të kremtohet përmes një koncerti, të cilin do ta organizojë festivali “ReMusica” në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës.

“Simfonia nr. 1”, të cilën e ka kompozuar disa vite më parë në Beograd, autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, do të luhet në këtë jubile nga Orkestra Simfonike Shtetërore, që do të udhëhiqet nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa.

Koncerti do të fillojë të martën nga ora 20 e 30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë./ KultPlus.com

Kjo është kronika e realizuar nga KTV:

“ReMusica 17” me fokus tek kompozitorët vendor e me shtrirje në segmente të reja

Gili Hoxhaj

Duke e ruajtur fizionominë e saj, të bazuar në gërshetimin e muzikës së re me atë të epokave të tjera, ato të barokut, klasicizmit dhe të romantizmit, ReMusica veçse po e vazhdon këtë traditë për të 17-in vit me radhë. Në këtë edicion ky festival synon shtrirje edhe më të madhe, duke u zgjeruar edhe në disa fusha të tjera të artit por edhe duke synuar diversifikimin e mëtejmë të publikut.

Producenti ekzekutiv i Festivalit, Viktor Berishaj tha se përveç netëve koncertale këtë vit kanë synuar të sjellin një program atraktiv dhe mjaft të gjerë, duke synuar përmes festivalit edukim, emancipim, ngritjen e kapaciteteve dhe të sjellin bashkëpunim me ReMusicen me departamentin e teknologjisë.

Ky festival që sonte do të filloi mbrëmjen e parë koncertale, publikut të Prishtinës do t’i sjellë tingujt e kitaristit të mirënjohur kosovar, Petrit Çekut i cili do të paraqitet në duo me violinistin virtual belg Marc Bouchkov.

Çeku sot në konferencën për media u shpreh i lumtur që sonte do të performoi në hapjen e ReMusices, veçmas me violinistin Bouchkovin dhe me programin që e kanë zgjedhur. Më tutje ai prezantoi edhe kapacitetin artistik që ka violinist belg, me të cilin do të hapin sot festivalin.

“Sot do të interpretoi me Marc Bouchkovin, një mik dhe bashkëpunëtor shumë i mirë, jashtëzakonisht inspirues, muzikant gjenial i cili i përket një familje që është si familje “mbretërore”, e botës së violinës dhe kjo vërehet edhe në traditën e tij por edhe ai ka një karizëm dhe muzikalitet të cilin rrallë e kam parë në botë”, u shpreh Çeku.

Ai tha se programi që e kanë përpiluar është shumë i përshtatshëm për të dy instrumentet, ku fillojmë me Paganin, një virtuoz mjaft i madh i violinës i cili ka qenë edhe kitarist njëkohësisht, ai zakonisht ka thënë që ai është “Zot” i violinës por që kitara është “Zot” i tij. Më pas ai u shpreh se do të sjellin vallen romune të Bela Bartok me elementet emocionues që i ka dhe tha se është i kënaqur që sonte do të luaj tri këngë të përpunuara nga Rafet Rudi.

Drejtoresha artistike e Festivalit “ReMusica”, para mediave shpalosi pasqyrën e programit që do të sjellë këtë vit edicioni i 17-të i Remusices. Ajo tha se si çdoherë tjetër edhe këtë vit “ReMusica” do të ketë në fokus kompozitorët kosovar, të cilët do të jenë të pranishëm në çdo koncert.

“Këtë vit me shumë kënaqësi e fillojmë koncertin me kitaristin Petrit Çeku, i cili do të mbaj koncertin me violinistin Marc Bouchkov. Më pas do të vazhdojmë me koncertin tjetër në të njëjtin vend në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare me një ansambël jashtëzakonisht interesant “proModern” të cilët vijnë nga Polonia dhe vijnë me një projekt të quajtur “Shakespired”, me të cilin kanë fituar mjaft çmime në Poloni. Do të jetë një koncert me sonetet e Shekspirit të gërshetuar me muzikën sot, kjo është një prej koncerteve që e pasqyron shumë bukur fizionominë e festivalit tonë duke sjellë vepra të vjetra të gërshetuara me vepra të reja”, u shpreh Rudi.

Ajo tutje tregoi se këtij festivali nuk do t’i mungojnë as artistët vendor, madje ajo tregoi se do t’i sjellin dy koncerte të tilla “Nata shqiptare”, e cila është ndërtuar në atë formë që të prezantohen veprat e autorëve shqiptar dhe është një bashkëpunim me Festivalin Ballkanik të Tiranës. Ky festival do të përmbyllet me koncertin në bashkëpunim me Korin.

“Po ashtu këtë vit kemi edhe 95-vjetorin e Rexho Mulliqit dhe 60-vjetorin e Mendi Mengjiqit dhe natyrisht që veprat e tyre do të jenë prezentë në gjithë rrjedhën e festivalit dhe jemi shumë të lumtur për kë të”, tha Rudi.

Këtë vit ReMusica krahas koncerteve të mbrëmjes me emrat më të spikatur të skenës ndërkombëtare do të sjellë për publikun segmente te reja:

ReMusica Edukative – Koncerte familjare – më afër me muzikën, artistin, repertoarin/kompozitorët, instrumentin. ReMusica N’shesh – në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, koncerte dhe muzikë për të gjithë. ReMusica VIRTUAL (project në bashkëpunim me Zombie Soup) 3D VIRTUAL REALITY CONCERT experience.

Po ashtu “ReMusica” këtë vit do të sjellë edhe Konferencën Ndërkombëtare “Perspektiva Ballkanike dhe Europiane”, ku të ftuar do të jenë udhëheqës të institucioneve kulturore, Festivaleve nga Rajoni dhe Europa.

Po ashtu edhe gjatë ditës së sotme kanë filluar aktivitetet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, si pjesë e programit “ReMusica n’shesh”, duke i shërbyer publikut muzikë klasike.

Më poshtë e gjeni programin e plotë të edicionit të 17-të të Festivalit “ReMusica”.
_________
E diel / Sunday 27 MAJ
11:30 Sheshi “Zahir Pajaziti”
ReMusica N’shesh

Hapja / Opening of ReMusica Festival 2018
20:00 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare

PETRIT ÇEKU kitarë / guitar
MARC BOUCHKOV violinë / violin
_________

E hënë / Monday 28 MAJ
10:00 Hotel Prishtina
Konferenca Ndërkombëtare “Festivalet: Perspektiva Ballkanike dhe Europiane”

11:30 Sheshi “Zahir Pajaziti”
ReMusica N’shesh: Grup vocal iso-polifoni ”Bilbili”

20:00 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
SHAKESPIRED
proMODERN sekstet vokal / contemporary vocal sextet
_________
E martë / Tuesday 29 MAJ
10:30 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare

ReMusica Edukative: Profili i kontratenorit
Safet Berisha, kontratenor

20:00 Salla e Kuqe / Red Hall
ORKESTRA E FILHARMONISË SË KOSOVËS / KOSOVO PHILHARMONIC ORCHESTRA (koncert në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës)

Marc BOUCHKOV violinë / violin
Toshio YANAGISAWA dirigjent / conductor
_________
E mërkurë / Wednesday 30 MAJ
10:30 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare

ReMusica Edukative: Instrumentet frymore
Trio Sonore: Meriton Ferizi, fagot/bassoon| Lejla Beqiri, flaut/flute|Pellumb Vula, klarinet/clarinet | Albin Abazi obo/oboe

11:30 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
ReMusica Junior: Udhëtim tingullor
Donika Rudi, spacializuese

20:00 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
NATA AKUSMATIKE / ACOUSMATIC NIGHT
Koncert autorial Donika RUDI
Donika RUDI Spacializuese/spacializer
_________
E enjte / Thursday 31 MAJ
11:30 Sheshi “ZahirPajaziti”

ReMusicaN’shesh: Siparantum Choir

20:00 Amfiteatri i Ri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare
NATA SHQIPTARE
Kompozitorë dhe Interpretë shqiptarë

I Vepra pianistike dhe kamertale
Klevis Gjergji, piano
Trio Sonore

II All about wind … instruments!
Kuintet pianistik: Meriton Ferizi, fagot/bassoon|Pëllumb Vula, klarinet/clarinet|
Lejla Beqiri, flaut/flute| Bledar Bujupi, kornë / corno
Albin Abazi, obo/oboe| Melos Buza, piano

III Vepra korale
SIPARANTUM CHOIR, dirigjent/conductor Memli Kelmendi
_________
E premte / Friday 1 QERSHOR
20:00 Kisha Katolike “Shën Ndou”

PRISHTINA BAROQUE NIGHT
Safet Berisha, kontratenor/countertenor | Kaltrina Miftari, soprano|
Donika Rushiti mezzosopran | Shaban Behramaj, bas
AdorelHaxhiaj, violoncelo/cello |Artemida Qarri, piano
_________
E shtunë / Saturday 2 QERSHOR
20:00 Kisha Katolike “ShënNdou”

KORI I FILHARMONISË SË KOSOVËS / Kosovo Philharmonic Choir
Rafet RUDI dirigjent/conductor

Të dielën nis edicioni i 17-të i ReMusica

ReMusica – Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës, edicioni i 17-të nisë këtë të diel, me koncertin e duos fantastike: Petrit Ceku, i cilësuar në shtypin e shumë qendrave botërore si “gjeniu i kitarës” dhe Marc Bouchkov, violinist virtuoz belg, i cili është duke pushtuar furishëm sallat prestigjioze evropiane.

Duke e ruajtur fizionominë e saj, të bazuar në gërshetimin e muzikës së re me atë të epokave të tjera, ato të barokut, klasicizmit dhe të romantizmit, edicioni i 17-të me radhë i ReMusica-s sivjet bën një shtrirje më të madhe, duke u zgjeruar edhe në disa fusha të tjera të artit por edhe duke synuar diversifikimin e mëtejmë të publikut.

“Edicionin e sivjetmë, më 27 maj, do ta hap kitaristi i mirënjohur kosovar Petrit Çeku, i cilësuar në shtypin e shumë qendrave botërore si “gjeniu i kitarës”. Ai kësaj radhe paraqitet në duo me Marc Bouchkov, violinist virtuoz belg, i cili është duke pushtuar furishëm sallat prestigjioze evropiane duke bashkëpunuar me orkestrat më me nam të Evropës, si Orkestra Nacionale të Belgjikës, Orkestra e Brukselit, Orkestra e Moskës, etj. Ata do të shpalosin një literaturë të veçantë, gjithnjë e më të preferuar në jetën muzikore të sotme, të shkruar për këto dy instrumente”, thuhet në njoftimin dërguar medieve.

Nata e dytë do t’i takoj sekstetit vokal proMODERN nga Polonia, që shquhet me një këndim të rafinuar, stilistikisht të diferencuar dhe me kulturë të lartë vokale. Ata do ta shfaqin projektin e tyre Shakespired, të sajuar prej veprave të stilit të barokut, me sonetat e Shekspirit, që gërsheton poezinë e shekullit 16 dhe muzikën moderne. Frymën e barokut edhe këtë vit do e sjell ansambli i përbërë prej solistëve tanë të talentuar vokal, në koncertin vijues të quajtur Prishtina Baroque Night. Ky ansambël tash e disa vite paraqitet në ReMusica dhe ngadalë por bindshëm është duke u formësuar si një ansambël kompakt dhe atraktiv i përkushtuar në mënyrë specifike muzikës së barokut. Nata Shqiptare, segment i pandashëm tematik i festivalit, këtë vit sjell në pah autorët dhe interpretët nga Kosova dhe Shqipëria. Programi i këtij koncerti është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: a) Vepra pianistike dhe kamertale të autorëve tanë, b) Vepra për instrumente frymore, interpretuar nga kuinteti All about ëind… instruments! dhe c) Vepra korale të autorëve tanë interpretuar nga Siparantum Choir nga Peja.
ReMusica Junior dhe Nata Akusmatike edhe këtë vit synojnë promovimin e muzikës akusmatike dhe botës tingullore të saj. Programi është i përbërë nga veprat e kompozitores Donika Rudi, të cilat zbulojnë strukturat dhe shtresat tingullore në hapësirë.

Këtë vit ReMusica, krahas koncerteve të mbrëmjes, sjell segmente të reja përmbajtsore dhe programe shtesë, si ‘ReMusica Edukative’, ku publiku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të jetë afër me muzikën, interpretimin, instrumentin dhe kompozitorin duke u njohur me zejen dhe teknikën e zejes së tyre.

Publiku, i përbërë prej fëmijëve trevjeçar e tutje, do ta ketë mundësinë të shijojë koncertet e shkurtra dedikuar instrumenteve të veçanta. ‘ReMusica Virtuale’ në fokus ka inovacionin dhe zhvillimet e fundit të teknologjisë së përdorur në muzikë, andaj ReMusica sjell një aktivitet specifik që ka për synim që nëpërmjet syzeve të Realitetit Virtual (Virtual Reality) të projektoj publikun në mënyrë virtuale, në koncertet e skenave të mëdha botërore. Programi tjetër shtesë është ‘ReMusica n’Shesh’ që synon të përafroj publikun e gjerë me muzikën në këndin e festivalit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku për çdo ditë për dy orë rresht, do të ketë dëgjim të muzikës klasike dhe njëkohësisht publiku do të ketë mundësi të dëgjoj dhe të merr informacione direkt nga artistët që do të performojnë në netët kryesore, të mbrëmjes, të ReMusica-s. Në zgjërimin e saj pëmbajtësor festivali sivjet promovon programin ‘PRE ReMusica’, në të cilin do të shfaqet filmi dokumentar “Sarabandë”, me regji të autores Kaltrina Krasniqi, ku ajo në mënyrë origjinale e portretizon virtuozin Petrit Çeku gjatë inçizimeve të Suitave të Bahut në një Studio në Spanjë në vitin 2014.

Koncertet në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës mbesin të çmueshme dhe shumë të veçanta të programit tonë. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës me solist Marc Bouchkov dhe dirigjentin Toshio Yanagisaëa, sjellin repertoar nga epoka të ndryshme. Kurse Kori i Filharmonisë së Kosovës me dirigjentin Rafet Rudi sjellin një program ta përpiluar kryesisht me vepra të autorëve shqiptarë, të prezantuara me shumë sukses ditë më parë në turneun e këtij ansambli në Angli.
Në ReMusica gjithmonë i është dhënë rëndësi diskutimit të çështjeve të rëndësishme, andaj festivali vendosë që nivelin e diskutimit ta ngritë në nivel ndërkombëtar, duke sjellë përfaqësues të institucioneve muzikore kyçe nga Evropa dhe rajoni, me fokus në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Së fundmi, sivjet ReMusica theksin e ka në krijimtarinë e kompozitorëve kosovar andaj edhe do të sjellë për çdo natë vepra të autorëve kosovarë, me fokus në përvjetorët e dy kompozitorëve tanë të çmuar, 95 vjetorin e lindjes së Rexho Mulliqit dhe 60 vjetorin e lindjes së Mendi Mengjiqit./ KultPlus.com