Gjinovci: Do të doja t’ju uroja për ditën e parë në shkollë, por nuk mundem

Sot pas gjashtë muajve nxënësit Kosovarë janë kthyer në bankat e shkollës. Dita e parë e shkollës ka filluar ndryshe nga vitet tjera, nxënësit krahas librave, këtë herë ishin pajisur edhe me maska.

Udhëheqësit shtetërorë por edhe prindër të ndryshëm gjatë ditës së sotme kanë postuar fotografi e shkrime duke uruar për një vit sa më të mbarë dhe suksese për fëmijët.

Mirëpo krahas urimeve, ka pasur edhe shkrime në të cilat është shprehur pakënaqësia kundrejt sistemit të arsimit të krijuar për këto njëzet vite në vendin tonë.

Aktivisti Rron Gjinovci në rrjetin social Facebook ka shkruar se do të donte që t’i uronte nxënësit në ditën e parë të shkollës, por sipas tij ai nuk mundet sepse ata po ju dorëzohen analfabetëve funksionalë, për t’i nxjerrë nxënësit po ashtu si analfabetë funksional.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Do të doja t’ju uroja, për ditën e parë në shkollë, por nuk mundem, kur e di se sot tragjikisht ju dërgojnë për t’ju dorëzu te analfabetët funksionalë (shumicës së tyne, me përjashtime gjithsesi), ashtu që mbas 15 vitesh t’ju nxjerrin nga shkollat po ashtu si analfabetë funksionalë, të paktën 76% të juve, që nuk do të dini të lexoni.
Do të doja t’ju uroj, por nuk mundem, kur e di se më kreativët nga ju do t’i shkatërrojnë e do t’ua zhdukin pasionin, e do t’ju kthejnë në bilbila përsëritës të bajatshëm. Të paktën 76% të juve.
Do të roja t’ju uroj, por nuk mundem se nuk kam bërë sa duhet për ta ndryshu këtë realitet tragjik.
Do të doja… por nuk po mundem./KultPlus.com

Do të doja t'ju uroja, për ditën e parë në shkollë, por nuk mundem, kur e di se sot tragjikisht ju dërgojnë për t'ju…

Gepostet von Rron Gjinovci am Montag, 14. September 2020

Aktivisti Gjinovci lirohet nga policia pasiqë ekspozita nuk kishte elemente të veprës penale

Sot, duke filluar nga ora 11:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, është mbajtur ekspozita e parë e plagjiaturës në Kosovë, e cila erdhi pas një pune 3 vjeç e gjysmë të ORCA-s, në të cilën u shfaqën plagjiaturat e ministrit të arsimit, Ramë Likaj, njofton KultPlus.

Mirëpo, aktivisti Rron Gjinovci i cili ishte edhe organizator i kësaj ekspozite, sot u shoqërua në polici. Ai përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka njoftuar për rastin.

”Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agin Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti’, është shprehur Gjinovci në statusin e tij.
Ndërkaq ky i fundit është liruar menjëherë pasi u konstatua se aktiviteti i sotëm nuk kishte elemente të veprës penale.

”Ju njoftojmë se aktivisti Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit.”, njoftoi ORCA. / KultPlus.com

Dirigjenti Llapaj: Shqipëria ka nevojë për ndihmën e Kosovës për tu çliruar nga okupimi i bastardëve

Dirigjenti i njohur shqiptar Bujar Llapaj ka reaguar pas debateve të shumta pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke iu referuar debatit të fundit mes Rron Gjinovcit nga Kosova dhe kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama, shkruan KultPlus.

Pikërisht mbi këtë debat, Llapaj ka shkruar se më herët Kosova kishte nevojën për ndihmën e Shqipërisë për tu çliruar nga okupimi serb, kurse tani Shqipëria ka nevojë për ndihmën e Kosovës.

KultPlus ju sjell reagimin e plotë të dirigjentit shqiptar.

Në vitet ’90 Kosova kishte nevojë për ndihmën e Shqipërisë për tu çliruar nga okupimi serb, tani Shqipëria ka nevojë për ndihmën e Kosovës për tu çliruar nga okupimi i bastardëve të rilindur!

KultPlus sjell edhe një pjesë nga debati i Rron Gjinovcit me kryeministrin Rama, debat që ka nxitë këtë reagim të dirigjentit Llapaj/ KultPlus.com

‘I kam mbajtur ligjeratat, ua kam qit rezultatet, ua kam skjaru krejt’…. perlat e Universitetit të Prishtinës

Sot edhe profesorët dhe ligjëruesit dhe asistentët e tyre nga Universiteti i Prishtinës mund të futen në grevë, por kjo nuk e largon faktin se ka prej tyre që në fakt janë perla.

PERLA TË UP-së, pikërisht kështu titullohet një prej faqeve të numrit të tretë të revistës ‘Tempulli i Dijes’ e cila trajton arsimin  në Kosovë, përparësit dhe ngecjet e tij.

E në këto perla, është tmerrësisht e mahnitshme se çfarë ka shkruar një Profesor asistent në UP.

E këto përshkrime as nuk kanë të ndalur, dhe asnjëra nuk bëhet më pak qesharake se tjetra.

Ndërsa, nga po e njëjta revistë po e nxjerrim edhe një CV që kjo revistë e ka identifikuar si CV e Ajvaz Berishës, në gjuhën angleze, ku dukshëm ka gabime esenciale dhe është përdorur Google Translate- përkthyesi fjalë-për-fjalë nga Google që shpesh nuk ia qëllon fare.

Redaktor i ‘Tempulli i Dijes’ është Rron Gjinovci i cili edhe e shkruan fjalën hyrëse të revistës, një projekt i financuar nga Ambasada Amerikane. / KultPlus.com

“I papranueshëm rrëzimi i ndërtesës që dikur ishte konsullata e Serbisë”

Gjatë ditës së sotme, objekti i mbrojtur si trashëgimi kulturore që gjendet në zonën e vjetër të qytetit, ka filluar të shembet, njoftojnë kështu nga Komuna e Prishtinës.

Yll Rugova, drejtor në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka dhënë më shumë detaje.

“Sot është stabilizuar objekti i ish-Konsullatës Austriake në Prishtinë për të siguruar pjesët jostabile të saj. Objekti tashmë nuk e paraqet rrezikun për qytetarët. Pas 20 vjet neglizhence institucionale Komuna e Prishtinës ka ndarë fonde për konservimin dhe rekonstruktimin e këtij objekti në gjendjen origjinale” ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

“Politikisht e pamençme dhe kulturalisht e papranushme është rrëzimi i ndertesës 120 vjeçare që dikur ka qenë konsullata e Serbisë. Kjo bahet temë në Këshill të Sigurimit që dmth fshijeni UNESCO-n dhe në anën tjetër Prishtina e hup edhe ni monument të pjesës së vet të vjetër” ka shkruar në anën tjetër Rron Gjinovci, aktivist, duke reaguar rreth shkatërrimit të këtij objekti. / KultPlus.com