‘Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë, përveç dhimbjes’ (VIDEO)

Grupi Marigona është dashuria e plot gjeneratave në Kosovë.

Këngët e këtij grupi edhe sot dëgjohen me ëndje, anipse grupi ndër vite është më pasiv në krijimin e muzikës dhe melodive të reja.

Secili prej nesh e kemi dëgjuar në një kohë ose tjetrën Grupin Marigona. “Sonte”, mbetet një prej hiteve të këtij grupi që i ka mbijetuar kohës.

Ka më shumë se 15 vjet që kur është realizuar kënga “Sonte”, shoqëruar edhe me videoklip, dhe gjithmonë mbetet si këngë e re dhe plot emocion edhe në realitetin e sotëm.

Sonte gjithqka ndahet n’gjysmë përveq dhimbjes
Sonte asgjë s’është e lehtë përveq ikjes
Sonte kujt dorën ia mban, kujt ne vesh i flet
Puthja jote nesër kend e pret e kend me vonë e vret

Ref:

Nëse emrin tënd çdo natë e thërras dhe për ty flas
S’do t’thotë se ty të du
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem une pa ty
Kur ti mundesh pa mu.

Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du ti harroj
Ndoshta nesër kot do t’qan,ndoshta veq ëndërroj
Se fshehtësi ishe për mu, këtë unë tash e di
Do t’provoj pa ty me jetu, do t’lutem në vetmi./
Kultplus.com

‘Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë, përveç dhimbjes’ (VIDEO)

Grupi Marigona është dashuria e plot gjeneratave në Kosovë.

Këngët e këtij grupi edhe sot dëgjohen me ëndje, anipse grupi ndër vite është më pasiv në krijimin e muzikës dhe melodive të reja.

Secili prej nesh e kemi dëgjuar në një kohë ose tjetrën Grupin Marigona. “Sonte”, mbetet një prej hiteve të këtij grupi që i ka mbijetuar kohës.

Më poshtë KultPlus ua risjell tekstin dhe videon kësaj kënge:

Sonte gjithqka ndahet n’gjysmë përveq dhimbjes
Sonte asgjë s’është e lehtë përveq ikjes
Sonte kujt dorën ia mban, kujt ne vesh i flet
Puthja jote nesër kend e pret e kend me vonë e vret

Ref:

Nëse emrin tënd çdo natë e thërras dhe për ty flas
S’do t’thotë se ty të du
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem une pa ty
Kur ti mundesh pa mu.

Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du ti harroj
Ndoshta nesër kot do t’qan,ndoshta veq ëndërroj
Se fshehtësi ishe për mu, këtë unë tash e di
Do t’provoj pa ty me jetu, do t’lutem në vetmi./
Kultplus.com

Mentor Haziri publikon këngën ‘Sonte’ (VIDEO)

Këngëtari i njohur nga Ferizaji, Mentor Haziri ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ”Sonte”, përcjell KultPlus.

Kënga trajton një histori dashurie dhe është vizuelizuar edhe me klip të realizuar nga produksioni ”Time Pictures”.

Për muzikën u kujdes Gent Myftaraj, ndërsa teksti u shkrua nga vet këngëtari.

Kujtojmë që ky projekt vjen pas një pauze pothuajse njëvjeçare të këngëtarit pas këngës së tij e fundit “Nji grusht trandafila” e cila u publikua në tetor të vitit të kaluar. / KultPlus.com

‘Nëse emrin tënd çdo natë e thërras e për ty flas, s’do të thotë se ty të du’ (VIDEO)

Çdokush që ndjen nostalgji për krijimtarinë e grupit “Marigona”, s’mund të mos e kujtojë një nga këngët epike të tij e që është e titulluar “Sonte”.

Kjo këngë e realizuar në vitin 2002, i ka rezistuar kohës për shkak të vijës melodike, tekstit e vdieoklipit që zbërthen kuptimin e këngës. Duke qenë se grupi “Marigona”, nuk i ka munguar as festivaleve, pikërisht me këngën “Sonte” arriti të shpërblehet në në festivalin “Shoëfest”, në vitin 2002, shkruan KultPlus.

Grupi Marigona është një grup muzikor i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi.

KultPlus ju përcjellë videoklipin dhe tekstin e këngës.

Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë përveç dhimbjes
Sonte asgjë s’është e lehtë përveç ikjes
Sonte kujt dorën ia mban , kujt ne vesh i flet
Puthja jote nesër kënd e pret e kënd me vonë e vret

Ref:
Nëse emrin tënd çdo nate e thërras e për ty flas
S’do t’thotë se ty të du
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem unë pa ty
Kur ti mundesh pa mu.

Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du t’i harroj
Ndoshta nesër kot do t’qan, ndoshta veç ëndërroj
Se fshehtësi ishe për mu, këtë unë tash e di
Do t’provoj pa ty me jetu, do t ‘lutëm në vetmi / KultPlus.com

“Nëse emrin tënd çdo nat’ e thërras e për ty flas, s’do të thotë se ty të du” (VIDEO)

Çdokush që ndjen nostalgji për krijimtarinë e grupit “Marigona”, s’mund të mos e kujtojë një nga këngët epike të tij e që është e titulluar “Sonte”.

Kjo këngë e realizuar në vitin 2002, i ka rezistuar kohës për shkak të vijës melodike, tekstit e vdieoklipit që zbërthen kuptimin e këngës. Duke qenë se grupi “Marigona”, nuk i ka munguar as festivaleve, pikërisht me këngën “Sonte” arriti të shpërblehet në në festivalin “Shoëfest”, në vitin 2002, shkruan KultPlus.

Grupi Marigona është një grup muzikor i themeluar në vitin 1991 nga Faton Kurteshi në qytetin e Mitrovicës. Vokalist i grupit është Vullnet Sefaja po ashtu nga Mitrovica. Anëtarët e grupit janë ndërruar disa herë, por Vullnet Sefaja ka qenë pjesë e grupit që nga fillimi.

KultPlus ju përcjellë videoklipin dhe tekstin e këngës.

Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë përveç dhimbjes
Sonte asgjë s’është e lehtë përveç ikjes
Sonte kujt dorën ia mban , kujt ne vesh i flet
Puthja jote nesër kënd e pret e kënd me vonë e vret

Ref:
Nëse emrin tënd çdo nate e thërras e për ty flas
S’do t’thotë se ty të du
Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem unë pa ty
Kur ti mundesh pa mu.

Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du ti harroj
Ndoshta nesër kot do t’qan, ndoshta veç ëndërroj
Se fshehtësi ishe për mu, këtë unë tash e di
Do t’provoj pa ty me jetu, do t ‘lutëm në vetmi

Bendi holandez hapë sonte ‘Javën e No Recess’

Në Hamam Bar Prishtina, sonte më 16 tetor hapet ‘Java e No Recess’ (The Week of No Recess), festival një-javor i muzikës alternative, i cili do t’i sjellë në Hamam Bar Prishtina para publikut kosovar 4 bende nga Evropa dhe Amerika Veriore, shkruan KultPlus.

Festivali hapet sonte me fillim nga ora 21:00, me performancën e bendit holandez BIRTH OF JOY. BoJ janë formuar në Utrecht në vitin 2005, por së shpejti nënshkruan kontratë me shtëpinë e njohur diskografike Suburban Records dhe u prezantuan në festivale të mëdha si Rencontres Trans Musicales në Francë dhe Eurosonic Noorderslag në Holandë. Edhe pse të influencuar nga psikodelia dhe bluzi, muzika e tyre përfshinë interpretime moderne të Stoner, Grunge dhe Punk. Bendi ka pas vetes 4 studio dhe 1 album live; ata vijnë në Javën e No Recess duke promovuar albumin e fundit “Get Well” të publikuar në vitin 2016.

Të mërkurën, më 18 tetor, në orën 21:00, në Hamam Bar Prishtina performon bendi grek psych/noise A VICTIM OF SOCIETY. AVOS ka filluar si lo-fi projekt në vitin 2011 nga Vagelis Makris (vokal, gitarë) dhe Fotis Ntouskas (gitarë) në Athinë, Greqi. Albumi i tyre i parë ishte vetëpublikimi në kasetë 6-trakëshe; në vitin 2011 nxorrën një 7″ EP përmes Sëeet Mistake Productions/Fractal Press. Gjatë vitit 2013 kanë performuar së bashku me The Black Angels, Moon Duo, Dirty Beaches dhe Disappear. Albumi i tyre i parë është publikuar përmes Inner Ear në prill 2014. Në vitin 2015 bendit iu bashkua Pantelis Karasevdas (bateri). Albumi i fundit “Freaktown” tani mund të blihet përmes Inner Ear Records dhe web store të The Fuzz Club Records.

Të premten, më 20 tetor, në orën 21:00, nga Kanadaja vjen BEN CAPLAN & THE CASUAL SMOKERS. Ben Caplan e përshkruajnë si sharmer karizmatik dhe torturues i pianos. Njeri i çmendur dhe poet i sinqertë. Pas nxjerrjes së albumit të dytë, ai kishte krijoi adhurues në Australi, Evropë dhe në gjithë Amerikën Veriore. I inspiruar nga tradita e folkut të Evropës Lindore dhe hebreje, me mjekër të gjatë dhe figurë markante, ai është thjeshtë i paharrueshëm. Zëri i tij i thellë shpërthen turmat e mëdha njerëzish; por dukja nganjëherë mashtron, sepse ai mund të jetë më i çiltër se një gotë uiski, duke shpërndarë të bukurën gjithandej. Independent thotë se ‘përkundër dukjes së tij kanadeze asgjë s’mund të ju përgatis për zërin e tij, në të folur dhe kënduar.’

Java e No Recess mbyllet më 22 tetor me koncertin e BATTLEME nga Portland, Sh.B.A. Më së miri i njohur si vokalisti dhe kitaristi i bendit nga Austin, Texas, LIONS, Matt Drenik hulumton lo-fi folk dhe electro me projektin e tij solo BATTLEME. I filluar në vitin 2009, autori zgjeroi diapazonin e tij tekst-shkrues në drejtim shumë personal. Në kërkim të modusit për materialin e tij të ri, ai u rilokua nga Austin në Portland, Oregon, dhe filloi të shkruaj këngë nga bodrumi, duke kompletuar më tepër se 40 këngë para se që u zbulua nga Ghostland Observatory’s Thomas Turner, të cilët e kontraktuan në Trashy Moped në vitin 2010. Albumi i tij i parë me emrin e bendit “Battleme” u publikua në vitin 2012. Pas “Future Runs Magnetic” (2014) dhe “Habitual Love Songs” (2016), BATTLEME nxori albumin e katërtë “Cult Psychotica” më 6 tetor përmes El Camino Media.

NO RECESS është platforma e re kulturore e bazuar në Prishtinë, e cila mëton promovimin e shprehjeve alternative artistike në Kosovë, si dhe eksportimin e iniciativave të ngjashme jashtë vendit. Pas festivalit të parë një-javor të muzikës alternative, të mbajtur mes 15 – 21 majit 2017 në Hamam Bar Prishtina, ky është intervenimi i dytë më i madh i NO RECESS në skenën alternative kosovare. Gjatë 10-muajshit të parë të ekzistimit të platformës (performanca e parë ishte më 21 dhjetor 2016 me REPETITOR nga Beogradi), para publikut vendor performuan Marc O’Reilly (IRL), Camera (GER), I Tpame I Tvrame (ALB), Kralj Cacka (Serbi, në bashkëpunim me festivalin POLIP), Desert Mountain Tribe (UK/GER), My Baby (NL), RiB (MK), Bledi Boraku dhe Dritëro Nikqi (ALB/KS), Stray Dogg (SRB), Transformer (UK), Tetris (KS), Chickn (GR), Inaktiv + Uj Pa Gaz (ALB), K-X-P (FIN), si dhe Damo Suzuki, këngëtari legjendar i bendit CAN, i cili performoi në Hamam Bar së bashku me Tetris nga Prishtina më 18 qershor 2017.

Pas përfundimit të Javës së No Recess koncerti i radhës do të jetë më 16 nëntor kur në Prishtinë zbarkojnë OTHERKIN nga Irlanda, senzacioni më i ri nga skena e respektuar e rockut në Dublin. / KultPlus.com

Sonte nis ‘Prishtina International Theater Festival’

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Prishtina International Theater Festival”, i cili është themeluar në hapësirat e Teatrit AAB “Faruk Begolli”, në qershor të vitit 2017, ka shpalosur programin për këtë edicion, shkruan KultPlus.

Në skenën e këtij teatri, do të shfaqin punën e tyre artistike trupa teatrore të vendeve e të rajonit.

Festivali fillon sonte më datë 16 tetor dhe zgjatë deri më datë 21 tetor. Këto data janë rezervuar për gjashtë shfaqje të mrekullueshme nga vendi dhe rajoni.

“Dhe jetuan të lumtura…?” – Kroaci, “Shërbëtoret” – Bullgari, “Vdes siç vdes një vend” – Shqipëri, “SPEAK MEDEA” – Iran, Darka e Thërrimeve – Maqedoni, Armiku i Popullit – Kosovë, janë shfaqjet që do të mirëpriten përgjatë këtij edicioni të parë të festivalit. / KultPlus.com