Ministria e Arsimit ofron mbështetje financiare për studentët që vijojnë studimet në top universitetet më prestigjioze në botë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.

Sipas Nagavcit, në këtë thirrje do të kenë përparësi gratë.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Vazhdojmë përkrahjen financiare për studentët tanë.

Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë.

Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studijojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë.

Shuma maksimale e kësaj mbështetje financiare do të jetë 7.000 euro për student/e ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.

Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike.

Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, gjeni linkun më poshtë:

Suksese!

https://bit.ly/3A9i8zZ /  KultPlus.com

Besfort Shala përfundon studimet në Oxford me notën më të lartë, falënderon ata që e mbështetën për të vijuar studimet

Studenti nga Kosova, Besfort Shala, ka përfunduar studimet master në matematikë në Universitetin e Oksfordit.

Vitin e kaluar, ai së bashku me familjen e tij pati kërkuar mbështetje për mbledhje fondesh përmes ‘Go Fund Me’, për shkak të kostos së lartë të studimeve, kurse kompania EXFIS e kishte mbështetur atë financiarisht, shkruan KultPlus.

Pas përfundimit të studimeve, Besfort Shala ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten në këtë rrugëtim.

“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falënderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!” / KultPlus.com

Hapet aplikimi për studime master në Universitetin e Prishtinës

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar në vegzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1463

“Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e UP-së. / KultPlus.com

Besfort Shala mbështetet nga kompania ‘Exfis’ për të vijuar studimet master në Universitetin e Oksfordit

Studenti nga Kosova, Besfort Shala i cili vijon studimet në Universitetin e Oxford-it, dikur së bashku me familjen e tij pati kërkuar mbështetje për mbledhje fondesh përmes ‘Go Fund Me’, për shkak të kosotos së lartë të studimeve, kurse tani së fundmi kompania EXFIS e ka mbështetur atë financiarisht, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale ata treguan se Kompamia EXFIS ka ofruar mbështetje financiare për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, duke e mbështetur pjesërisht studentin e shkëlqyer, anëtarin e ShMK, Besfort Shala për t’i vijuar studimet master në drejtimin matematikë në Universitetin e Oksfordit në Angli.

KultPlus ju sjell njoftimin e tyre të plotë:

EXFIS e përkrahë Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës

Kompamia EXFIS ka ofruar mbështetje financiare për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës, duke e mbështetur pjesërisht studentin e shkëlqyer, anëtarin e ShMK, Besfort Shala për t’i vijuar studimet master në drejtimin matematikë në Universitetin e Oksfordit në Angli.

Besfort Shala ka mbaruar studimet për matematikë në Universitetin e Primorskës në Koper, Slloveni në vitin akademik 2020/21. Gjatë studimeve, Besfort Shala ka marrë pjesë në dy gara të rëndësishme ndërkombëtare, përkatësisht garën “Vojtech Jarnik” në Çeki ku ka fituar “çertifikatë të garuesit të suksesshëm”, si dhe në garën “International Mathematics Competition (IMC)” në Bullgari ku ka fituar medalje të argjendtë në vitin 2019 dhe një tjetër medalje të argjendtë në vitin 2021.

Për këto suksese në gara ndërkombëtare si dhe për shkak të suksesit akademik, ai është shpërblyer nga fakulteti me arsyetimin “arritje të larta akademike dhe suksese në gara ndërkombëtare (outstanding academic achievements and successes in international competitions)”. Krahas sukseseve akademike dhe garuese, Besfort Shala është aktiv edhe në propozimin e detyrave në revista shkencore dhe gara, ku vlejnë të përmenden publikimet në revistën “Mathematical Reflections” si dhe propozimet për Olimpiadën Matematikore të Kosovës (OMK) në vitet 2020 dhe 2021.

Së fundi, një propozim i tij është publikuar në një ndër revistat më cilësore në botë për probleme matematike, përkatësisht “American Mathematical Monthly”.

Besforti është i përfshirë në menyrë direkte në organizimin e të gjitha aktiviteteve garuese të organizuara nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, prandaj është interes i ShMK që ai të mbështetet dhe të vazhdojë avancimin e tij në fushën e matematikës Universitetin e Oksfordit.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e falënderon stafin e kompanisë EXFIS, e cila në kuadër të vizionit dhe politikave të saj për mbështetjen e të rinjve të talentuar që i kontribuojnë zhvillimit të shoqërisë sonë, ka përzgjedhur Shoqatën Matematikanëve të Kosovës për ta përkrahur!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e përgëzon Besfortin për sukseset e arritura dhe i uron suksese të mëtutjeshme gjatë studimeve në Universitetin e Oksfordit!

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës,

Prishtinë, më 16.09.2021 / KultPlus.com

Si ti fitoni shkathtësitë e duhura për të menaxhuar një biznes përmes studimeve Master?

Drejtoresha ekzekutive e një biznesi të suksesshëm zejtarie Shoshana Stewart, mori MBA-në e saj në Shkollën e Biznesit në Londër (LBS). Ajo gjatë një interviste thotë se “Një MBA ju jep tre gjëra, një rrjet njerëzish, besim, ekspozim dhe një grup aftësish“. Të gjitha këto pika shumë të qëlluara.

Pavarësisht se çfarë keni ndërmend të bëni si ndërmarrës, ekzistojnë aftësi kryesore të biznesit që të gjithë duhet ti studiojnë, zhvillojnë dhe fitojnë. Këto përfshijnë kontabilitetin, marketingun, analizën e të dhënave dhe konceptet të strategjisë së rritjes.

Si përfundim, për të gjithë ndërmarrësit e rinjë të cilët kanë vision që një ditë të ndërtojnë ndërmarrjen e tyre, duhet filluar të ndeshen me botën e biznesit sa më parë. Asnjeherë nuk është vonë të behesh një ndërmarrës, mirëpo aftësitë dhe dituria që i fiton në një ambient universitar, do t’ju ndihmojë shumë në aventurat tuaja profesionale. Fillo studimet Master në Menaxhment dhe Ndërmarrësi në Kolegjin Universum, punësohu në Kosove dhe kudo në Evropë. Apliko këtu https://www.universum-ks.org/apliko/

Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal

95% e profesorëve të Programit Master të Kolegjit Universum kanë studiuar jashtë vendit, përveq tyre gjatë vitit vijnë dhe profesor vizitor për ligjërim si Prof. Dr. Svend Hollensen, autori i librit të dytë më të shitur në botë për Marketing Global, njëherit Profesor i Assocuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark.

Për më shumë informata kontakto [email protected] apo +383 44 144 062;

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)