UP-ja, për herë të parë, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe të doktoratës

Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës, nga ky vit akademik, do të ndajë bursa për studentët e nivelit master dhe ata të doktoratës.

Ky vendim u mor nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më 13 prill 2023 dhe i njëjti është propozuar edhe si pikë e veprimit në planin e punës të rektorit, prof. Qerim Qerimi.

Bursat ndahen për rezultatet e arritura gjatë vitit akademik dhe paraqesin një lehtësi shtesë për studentët tanë, duke synuar njëherësh stimulimin e kërkimit shkencor, ndërtimin e kapaciteteve kërkimore për të ardhmen, si dhe motivimin e tyre.

Për kriteret e konkursit dhe mënyrën e aplikimit, ju lutëm të klikoni konkurset më poshtë:
Konkursi për bursa për studimet master
Konkursi për bursa për studimet e doktoratës. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës miraton nismën e MAShTI për bashkëfinancim të bursave për Master me Ambasadën e Francës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar nismën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për lidhjen e marrëveshjes me Ambasadën e Francës në Kosovë për bashkëfinancim të bursave të arsimit të lartë në nivelin Master.

Marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e lëvizjes së studentëve kosovarë në Francë dhe përforcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke hapur kështu rrugë për financimin e disa bursave për studentët tanë që të ngrisin kapacitetet profesionale në fushat me interes për zhvillimin e vendit. / KultPlus.com

Filmat që duhet t’i shikoni këtë javë

Nëse ende nuk i keni gjetur filmat që do t’i shikoni këtë javë, ne ua sjellim disa ide.

Deep Water”

Është një gjë që duhet parë për adhuruesit e mprehtë. Jo vetëm sepse është një thriller erotik i mbushur me intriga dhe joshje, por edhe sepse në të luajnë Ana de Armas dhe Ben Affleck, të cilët filluan të takoheshin pas takimit në xhirime. E mbani mend gëzimin e ”Benanës” dhe shëtitjet e tyre pandemike?

“Life & Beth”

“Life & Beth” shënon rikthimin e Amy Schumer, e cila duhet t’ju tregojë menjëherë nëse do të jeni në serial apo jo. Ai ndjek Beth-in, një grua në fund të të 30-tave, e cila po përjeton një lloj krize, duke menduar për jetën e saj dhe çfarë e bëri atë në vendin ku ndodhet tani.

”Human resources”

Nga universi i “Big Mouth” vjen “Burimet Njerëzore”. Seriali është ana tjetër e “Big Mouth”, duke vënë theksin te insektet e dashurisë, përbindëshat e hormoneve, magjistarët e turpit dhe të gjithë personazhet që kanë qenë prej kohësh tepër intrigues dhe komikë.

”Windfall”

Me protagonistë Lily Collins, Jason Segel dhe Jesse Plemons, “Windfall” ndjek një hajdut, një CEO dhe gruan e tij, të cilët janë bashkuar të gjithë nga fakti se çifti kap hajdutin në mes të grabitjes së shtëpisë së tyre të pushimeve.

”Master”

Me protagoniste Regina Hall, “Master” është një film i frikshëm dhe i menduar për tre gra zezake në një kampus të mallkuar kolegji. Historia ndjek Gail Bishop (Hall), mjeshtri i parë i zi i një prej shtëpive të banimit të shkollës, Liv Beckman ( Amber Grey ), një profesoreshë në rrugën e saj drejt mandatit dhe Jasmine Moore ( Zoe Renee ), studente e parë. / KultPlus.com

Vazhdojnë regjistrimet në MASTER në Kolegjin Universum

A dëshironi të ndjekni studimet master me orar fleksibil apo online, ku ligjërojnë profesorë vendor e ndërkombëtar dhe pastaj të vazhdoni studimet jashtë vendit me BURSË të plotë, Kolegji Universum është vendi se ku ju duhet të drejtoheni https://bit.ly/3oDUjsN.

Programi Master në Kolegjin Universum është i vetmi program i cili është ranguar si i 16’ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushe në botë nga agjencia prestigjioze franceze Eduniversal.  

Poashtu i vetmi institucion në Kosovë që ofron diplomë të dyfishtë gjermane, duke ju mundësuar studentëve kosovar ti fillojnë studimet në Kosovë dhe ta vazhdojnë vitin e dytë në Gjermani, ku përveq studimeve studentët do të kryejnë punë praktike me pagese në kompani gjermane.

Këtë vit Këshilli shtetëror i cilësisë i Agjencionit të Akreditimit të Kosovës ka akredituar edhe programin Master në Diplomaci.

Fillo studimet Master në Kolegjin Universum. Eksploro Evropën gjatë studimeve, përfito BURSË të plotë për studime në njërin nga 22 shtete të BE-së. Apliko këtu 

Për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, apo kontaktoni në [email protected] ose +38344144062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Hapet aplikimi për studime master në Universitetin e Prishtinës

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar në vegzën në vijim: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,1463

“Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e UP-së. / KultPlus.com

Nga 1 tetori arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar që nga 1 tetori i këtij viti, do të hiqen pagesat për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master, në universitetet publike në Kosovë. Kurti theksoi se ky vendim vlen për studentët e vitit akademik 2021/2022.

Kryeministri tha se lehtësime do të ketë edhe për studentët e Doktoratës.

“Nga një tetori i këtij viti duke filluar nga viti akademik 2021/2022, arsimi i lartë në Kosovë do të jetë pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë për nivelin Bachelor dhe Master ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësime”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera, kryeministri Kurti tha se nga ky vendim do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të rajonit.

“Besojmë që në këtë formë nxisim interesimin për studime të larta duke përmirësuar nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë sonë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

Nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Do të përfitojnë edhe studentët e vendeve të tjera e sidomos të atyre të rajonit që do të trajtohen si të gjithë studentët e tjerë”, ka thënë Kurti. / KultPlus.com