Quentin Tarantino së shpejti me një roman

Quentin Tarantino nuk ka bërë të ditur ende ndonjë plan për të xhiruar filmin e tij të fundit, por kineastët presin me padurim një krijim të ri nga regjisori i “Pulp Fiction” këtë vjeshtë, shkruan indiewire.com.

Tarantino po shkruan një libër të ri mbi historinë e kinemasë të quajtur “Cinema Speculation” dhe botuesi i tij HarperCollins ka njoftuar se ai ”do të jetë gati për publikim më 25 tetor”.

”Përveç se është një nga regjisorët më të famshëm bashkëkohorë, Quentin Tarantino është ndoshta më dashamirësi i filmit në botë. Me ‘Cinema Speculation’ do të kemi rezultatet më të mira që kanë shpresuar fansat e saj pasionantë dhe të gjithë dashamirët e filmit’’, theksoi HarperCollins.

I fokusuar tek filmat e mëdhenj amerikanë të viteve 1970, ky libër është sa intelektualisht rigoroz dhe depërtues, aq edhe argëtues dhe zbavitës.

Interesi i Tarantinos për të shkruar libra nuk është asgjë e re.

Ai ka qenë gjithmonë i bindur se do të tërhiqet nga filmi pasi ka bërë 10 filma (aktualisht nëntë) dhe se e sheh shkrimin e librave si një mënyrë për të qëndruar krijues kur nuk është më pas kamerës.

Së fundmi, ai përshtati filmin e tij “Once Upon a Time in Hollywood” në një roman. / KultPlus.com

Filmat e Tarantinos po kthehen në shfaqje teatrale

Adhuruesit e Tarantinos mund të shohin disa prej filmave të tij ikonik të shëndrruar në shfaqje nga kompania “Tarantino Live: Fox Force Five & The Tyranny of Evil Men”, transmeton KultPlus.

Ky teatër ofron një përvojë hibride ku teatri ndërthuret me botën kinematografike të Tarantinos.

Kjo përvojë ëshhtë përshkruar si ‘një kabare postmoderne” me shfaqje prej 90 minutash të cilat sjellin skena nga “Pulp Fiction,” “Kill Bill,” “Reservoir Dogs,” “Inglourious Basterds,” “Jackie Brown,” dhe “The Hateful Eight.”

Tarantino dhe Burton do të nderohen për arritje jetësore nga Festivali i filmit në Romë

Quentin Tarantino do të nderohet me çmim special për arritje jetësore, në edicionin e sivjetmë të Festivalit të filmit në Romë.

Regjisori i njohur hollywoodian do të jetë i pranishëm në festivalin i cili mbahet nga 14-24 tetor, dhe pritet të marrë pjesë në një takim për së afërmi me publikun lokal, ku do të kenë mundësi t’i parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga Tarantino, transmeton KultPlus.

“Në një periudhë të jetës sime e shikoja secilin film Italian. Dhe një pjesë të madhe të karrierës sime e kam kaluar duke i realizuar versionet e mia të këtyre filmave. Prandaj, ta pranoj një shpërblim për arritje jetësore nga Festival i filmit në Romë, është një ndjenjë fantastike për mua”, ka deklaruar Tarantino përmes një komunikate për “The Hollywood Reporter”.

Edicioni i 16-të i Festivalit të Filmi në Romë po ashtu do ta nderojë regjisorin, Tim Burton, me shpërblim për arritje jetësore. Regjisori më së miri njihet për filma të tillë si “Edward Scissorhands” dhe “Batman”.

Në një deklaratë për media të lëshuar nga organizatorët e festivalit, Burton u vlerësua si një prej regjisorëve më origjinal në industrinë e filmit në Amerikë, puna e së cilit mund të identifikohet qysh në shikim të parë.

Burton po ashtu do të jetë i pranishëm në ceremoni për ta pranuar çmimin e tij, transmeton tutje KultPlus.

“Ta pranosh këtë nderim nga Festivali i filmit në Romë është diçka shumë e veçantë për mua. Fellini, Mario Bava, Dario Argento, që t gjithë këta kanë qenë inspirues të mëdhenj në jetën time, dhe të nderohem me çmim në Romë, vendi të cilin e dua shumë dhe një qytet ku ndihesh sikur je protagonist i filmit tënd personal, është mjaft emocionale për mua”, ka deklaruar regjisori.

Programi i plotë i Festivalit të filmit në Romë do të bëhet publik më 6 tetor. / KultPlus.com

“Once Upon A Time In Hollywood” fiton çmimin e filmit më të mirë të “Critics’ Choice Awards”

“Once Upon A Time In Hollywood” i Quentin Tarantino ishte zgjedhja më e mirë në “Critics’ Choice Awards” të dielën (12 janar) kur u kurorëzua si filmi më i mirë.

Filmi në të cilin luajnë disa yje gjithashtu i fitoi çmimet “Best Original Screenplay” dhe “Best Supporting Actor” për Brad Pitt në ceremoninë e Santa Monica, Kaliforni, të mbajtur në prag të shpalljes së kandidimeve për “Oscar”.

Image

Joaquin Phoenix dhe Renee Zellweger vazhduan t’i shtojnë trofetë e tyre, duke i fituar çmimet “Best Actor” për “Joker” dhe “Best Actress” për “Judy”, ndërsa Laura Dern nga “Marriage Story” e fitoi çmimin “Best Supporting Actress”.

Për çmimin e regjisorit më të mirë ishte barazim midis Sam Mendes për filmin “1917” dhe Bong Joon-ho për “Parasite”, ndërsa Greta Gerwig e fitoi çmimin “Best Adapted Screenplay” për “Little Women”.

Ndërkohë, në kategoritë televizive, “Fleabag” ishte fitues i trefishtë, duke e fituar çmimin “Best Comedy Series”, “Best Acress in a Comedy Series” për krijuesin dhe yllin Phoebe Waller-Bridge, dhe “Best Supporting Actor in a Comedy Series” për Andrew Scott, dhe kishte çmime të dyfishta për Watchmen, When They See Us, dhe Succession./koha.net/ KultPlus.com

Premiera e filmit të Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”

Pas festivalit të filmit në Kanë, Kuentin Tarantino dhe kasti i tij i mbushur me super yje, prezantuan “Once Upon a Time in Hollywood” në Los Angeles, qytetin ku regjisori i famshëm është rritur, ç’ka edhe e bën veprën më të fundit të tij, më personalen dhe më prekësen e filmografisë së tij.

“Ky film është një kthim në një erë kinematografie që ne nuk do ta shohim më. Në një farë mënyrë, është një dinozaur i madh. Do të shohim një copë arti të madh, të gjithë bashkë, dhe do ta shijojmë atë”, është shprehur aktori Leonardo DicCaprio.

“Once Upon a Time in Hollywood” është filmi më personal i Tarantinos për faktin se ai është rritur atje. Por ai është sipas kritikëve edhe filmi më emocional, më prekës, dhe më i ndjerë i tij.

Filmi të çon në Hollivudin e viteve 60-70, kur gjithçka po ndryshonte. Personazhet kryesore janë një yll televiziv Rik Dalton, që luhet nga Leonardo DiCaprio dhe dublanti i tij i hershëm, Klif Booth, që luhet nga Bred Pitt, ndërsa çajnë në një industri që nuk arrijnë ta njohin më.

Ky është filmi i nëntë i Tarantinos që nderon momentet e fundit të erës së artë të Hollivudit. Pavarësisht se ishte vlerësuar shumë, nga festivali i Kanës, filmi doli me duart bosh, pa mundur të rrëmbejë asnjë çmim.

Filmi i ri i Tarantinos garues për Palmën e Artë

Filmi i ri i regjisorit Quentin Tarantino ”Once Upon a Time.. in Hollywood” me Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt do të jetë në garën zyrtare të festivalit ndërkombëtar të filmit të këtij viti në Kanë, thanë organizatorët sot.

Përfaqësuesi i festivalit, Thierry Fremo, tha në një deklaratë se kishin frikë se filmi i Tarantinos do të lirohej në kinema deri në fund të korrikut dhe se nuk do të ishte gati për festival, por që Tarantino nuk doli nga montimi për katër muaj dhe se si një “fëmijë i vërtetë i Kanës” do të jetë atje.

Organizatorët kanë shtuar edhe shtatë filma në konkurrencën zyrtare, por ata nuk do të jenë në garë për Palmën e Artë./KultPlus.com

Aktori shqiptar sjellë parodi me figurën e Tarantinos dhe Brad Pittit (VIDEO)

Pas shfaqjes “Die Mücke” (Mushkonja) që u shfaq para disa muajve për publikun gjermano-folës në një nga teatrot e Vjenës, aktori dhe regjisori Labinot Morina do të sjellë projektin e tij të ri filmik “Manson Parody”, shkruan KultPlus.

Personazhi që Morina ka sjellë identifikohet si Louis Marques. Ai me këtë film nuk kursen nga parodia as figurat e mëdha hollivudiane si Quentin Tarantino dhe Brad Pitt. Lidhur më këtë film regjisori dhe skenaristi Tarantino shprehet: “Pritet përfundimi i një drafti final për filmin më të ri që ndërlidh anëtarët e familjes Manson, në veçanti Charles Manson”.

Familja Manson (The Manson Family) quhej një grup i grave dhe burrave të rinj rreth Charles Manson, i cili kishte kryer disa vrasje në vitin 1969 në Kaliforni. Sipas një gjykate, Manson shfrytëzoi përdorimin kolektiv të drogës, karizmin e tij dhe dhunën seksuale për t’i bindur pasuesit e tij, sipas rezultateve dhe sprovave. Regjisori Morina po ashtu parodon mu me këtë figure, të cilën ai e quan pak më ndryshe Charlie Manson. Sipas disa burimeve mediatike, Tarantino ka shfaqur shume interesim që në rolin kryesor ta angazhoj Brad Pittin.

Aktualisht regjisori Morina së bashku me ekipin e tij janë duke punuar në projektin tjetër filmik të metrazhit të shkurtër, në të cilin përsëri ka futur nuanca parodike,e që disa prej tyre lidhen me producentin Harvey Weinstein./ KultPlus.com