Von der Leyen viziton sot Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë sot në Kosovë, si pjesë e turit të saj katërditor në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë kësaj vizite, Von der Leyen do të zhvillojë takime me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiq.

Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

Gjithashtu, Policia e Kosovës thotë se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizitë do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.”

Në njoftim thuhet se gjatë mesditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.” / KultPlus.com

Von der Leyen: Duhet të rrisim mbështetjen ndaj Ukrainës dhe presionin ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë BE-ja duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

Von der Leyen tha se Rusia kishte shkurtuar 80 për qind të furnizimeve të saj me gaz në BE që nga fillimi i luftës, por blloku e kishte kompensuar duke diversifikuar furnizuesit e tij./ KultPlus.com

Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar kushtet, sistemi ETIAS është i ndarë nga kriteret për liberalizim vizash

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një konferencë për media pas takimit që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave. Von der Leyen ka thënë se Komisioni qëndron prapa qëndrimit se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Ajo gjithashtu ka thënë se do të bëjë çmos për të bindur edhe Këshillin Evropian për të adresuar këtë çështje sa më shpejt dhe në mënyrë konstrutkive, shkruan Gazeta Express.

“Sa  përket vizave. Kosova I ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. E Kemi thënë edhe në 2018 e kemi përsëritur. Janë plotësuar të gjitha standardet. Jemi plotësisht në anën tuaj”, ka thënë Von der Leyen, raporton Express.

“Do të bëjmë përpjekje ta bindim të gjithë këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë për sistemin ETIAS ka thënë se është çështje e ndarë nga procesi i liberalizimit të vizave.

“ETIAS është i pavarur nga ky proces. Është proces shumë i rëndësishëm për BE-në. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që të gjithë që futen në BE të aplikojnë përmes këtij sistemi që do të jetë i pavarur nga kriteret e vizave.

Me këtë do të kemi transparencë në lëvizje. Do të vlejë për të gjitha vendet e BE-së”, ka thënë ajo./KultPlus.com

Von der Leyen: Evropa të punojë e gjitha së bashku për krizën e gazit

Vendet evropiane që nuk varen nga gazi rus duhet të tregojnë solidaritet me ata që detyrohen të bëjnë përpjekje për kursim për shkak të ndërprerjes së afërt të karburanteve, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Edhe vendet anëtare që nuk kanë gjasa të blejnë gazin rus, nuk mund t’i shpëtojnë efekteve të një mbylljeje të mundshme të furnizimit në tregun tonë të brendshëm”, deklaroi von der Leyen përpara një takimi special të ministrave të Energjisë të bllokut.

”Ekonomitë e BE-së janë të ndërthurura ngushtë”, theksoi ajo duke vënë në dukje se një krizë gazi do të prekte çdo shtet anëtar në një formë ose në një tjetër.

”Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të gjitha shtetet anëtare të reduktojnë kërkesën, që të gjithë të rezervojnë më shumë dhe të ndajnë me anëtarët më të prekurit”, shtoi ajo.

Komentet erdhën pas kritikave nga Spanja dhe Portugalia për një plan emergjence gazi të propozuar nga Komisioni.

Qeveria portugeze e quajti planin të paqëndrueshëm dhe tha se ”konsumi i gazit ishte një domosdoshmëri absolute”.

Në terma konkretë, plani i Komisionit të BE-së u kërkon të gjitha shteteve të BE-së të reduktojnë vullnetarisht konsumin e tyre të gazit me të paktën 15% midis 1 gushtit dhe 31 marsit, duke lejuar gjithashtu reduktime të mëtejshme të konsumit në rast të një krize serioze gazi./ atsh / KultPlus.com

Von der Leyen: Rimëkëmbja e Ukrainës, përgjegjësi e veçantë e BE-së

Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën në financimin e rindërtimit të saj të pasluftës, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Evropa ka një përgjegjësi të veçantë dhe një interes strategjik për të qenë në anën e Ukrainës në çdo hap”, tha von der Leyen në një konferencë ndërkombëtare të donatorëve në Lugano, Zvicër.

Von der Leyen mbrojti propozimet e komisionit për krijimin e një platforme për të kanalizuar përpjekjet e financimit ndërkombëtar në vend.

Presidentja e Komisionit Evropian,Von der Leyen tha se platforma do të ishte e hapur për të gjithë ata që do të kujdeseshin për të ardhmen e Ukrainës dhe do të koordinonte fondet, ekspertizën burimore dhe parashtronte kërkesat e vendit. / atsh / KultPlus.com

Von der Leyen i kërkon falje Italisë: Munguam kur kishte nevojë për ndihmë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Parlamentin Evropian, iu drejtua në mënyrë të veçantë Italisë, transmeton KultPlus.

Ajo kërkoi falje për sjelljen e BE në kohën kur shteti italian kishte më shumë nevojë për ndihmë.

“Është e vërtetë që shumë munguan kur Italia kishin nevojë për ndihmë në fillim të kësaj pandemie. Dhe është e vërtetë, BE tani duhet t’i kërkojë falje Italisë. Por faljet zbatohen vetëm nëse ndryshoni sjelljen tuaj. U desh shumë kohë që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë njëri-tjetrin. E vërteta është kjo: tani Bashkimi Evropian është e pranishme për të ndihmuar më nevojtarët.”

Reagimi i von der Leyen erdhi pasi BE u kritikua shumë për qëndrimin që mbajti karshi Italisë. Madje, kryeministri Conte kërcënoi edhe me daljen nga unioni. / KultPlus.com