Trishtim refugjatësh

Poezi nga Uiston Oden, përktheu Rudolf Marku.

Supozojmë, 10 milionë njerëz ka ky qytet
Ca jetojnë në pallate, ca jetojnë për ibret
Por për ne s’ka asnjë vend, e dashura ime,
për ne s’ka asnjë vend.

Dikur kisha një atdhe, dhe i bukur na dukej ai
Shiko në atllas, atje do ta gjesh përsëri
S’mund të shkojmë tani atje, e dashura ime,
s’mund të shkojmë tani atje.

Në varrezat e fshatit rritej një i vjetër qipariz
Për çdo pranverë gjelbëronte sërish
Pasaportat e vjetra sërish nuk lulëzojnë,
e dashura ime,
pasaportat e vjetra sërish nuk lulëzojnë

Përplasi grushtin në tavolinë konsulli dhe tha:
“Zyrtarisht jeni të vdekur, po t’mos keni
pasaporta”
Po ne jemi ende gjallë, e dashura ime,
po ne jemi ende gjallë!

Vajta në një komitet, më zgjatën një kolltuk
Vitin tjetër duku prapë, më thanë me zë të butë.

Po sot ku do të shkojmë, e dashura ime,
po sot ku do të shkojmë.

Shkova në një miting, u ngrit folësi dhe tha:
“Po t’i pranojmë në vendin tonë, bukën e gojës
do na marrin ata!”

Fliste për ty dhe për mua, e dashura ime,
fliste për ty dhe për mua.
M’u duk sikur rrufeja në qiell po gjëmonte
Ish Hitleri mbi Europë “Duhet të vdesin!” ai po
thonte

Oh, ai ne po na kujtonte, e dashura ime,
ne po na kujtonte!
Pashë një kone me xhaketë në gjilpërë
të mbërthyer

Pashë një derë tek hapej dhe një mace duke hyrë
Po nuk ishin çifutë gjermanë, e dashura ime,
po nuk ishin çifutë gjermane!

Bëra poshtë nga porti dhe qëndrova në bankinë
Pashë peshqit që notonin sikur të qenë në liri
Vetëm tre metra largësi, e dashura ime
vetëm tre metra largësi.

Kalova përmes pyllit, vura re zogj mes drurëve
S’merrnin vesh nga politika, këndonin në qejf të
tyre

Nuk kishin racë njerëzore, e dashura ime,
nuk ishin racë njerëzore.
Pashë në ëndërr një ndërtesë që 1000 kate kish
Me njëmijë dritare dhe me njëmijë dyer ish.

Asnjëra prej tyre s’ishte për ne, e dashura ime,
asnjëra prej tyre s’ishte për ne.
Në një fushë të gjërë qëndroj poshtë dëborës që
bie

1000 ushtarë tej- tëhu po marshojnë
Ty dhe mua na kërkojnë, e dashura ime,
ty dhe mua na kërkojnë./KultPlus.com

Xhaka e Shaqiri nuk do të dënohen për shqiponjën

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka hapur procedurë disiplinore për dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dy futbollistët nga Kosova shënuan gola të rëndësishëm duke gjunjëzuar serbët në triumfin e Zvicrës 2-1.

Por ka qenë, Claudio Susler ish-futbollisti i njohur zviceran që ka folur për këtë çështje.

Susler tani punon në FIFA si delegat i ndeshjeve dhe ka thënë se nuk ka vend për dënimin e dy shqiptarëve.

“Nuk ka vend për dënimin e Xhakës e Shaqirit. Ata nuk dërguan mesazhe politike. Ato ishin reagime emocionale të momentit”.

“As shkenca nuk mund t’i përshkruan. Ne nuk mund t’i kontrollojmë emocionet”, deklaroi Susler.

Ndërkohë, FIFA ka nisur hetimet ndaj trajnerit të përfaqësueses serbe Mladen Krstajic, i cili një ditë pas ndeshjes kishte thënë se gjyqtari Felix Brych e meriton të gjykohet në Hagë të Holandës.

TKOBAP hapë konkurs për krijimtari muzikore në Vitin e Skënderbeut

Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor në kuadër të vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, hapin konkursin mbarëkombëtar të krijimtarisë muzikore, shkruan KultPlus.

Konkursi për krijimtarinë muzikore do të mbahet në gjinitë: Opera, Balet dhe Muzikal.

Të gjithë artistët me ide inovative dhe që i duan sfidat e po ashtu të gjithë krijuesit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit mund të aplikojnë në www.kultura.gov.al dhe [email protected].

Afati i dorëzimit të veprës është 11 tetor 2018./ KultPlus.com

Rita Ora e veçantë edhe në Paris (VIDEO/ FOTO)

Rita Ora mbrëmë është paraqitur në mbrëmjen e Dior në Paris Fashion Week që po mbahet atje, shkruan KultPlus.

Plot sharm e kombinim ngjyrash verore, ajo ka mahnitur të pranishmit në Paris, atje ku janë prezantuar koleksionet pranverë/ verë.

KultPlus ju përcjellë disa video e fotografi nga dukja e yllit botëror nga Kosova. / KultPlus.com

Publikohet programi i edicionit të 8-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Nga data 2 korrik deri më 7 korrik 2018, shoqata Art-Im-Pulse organizon në kinemanë e Pogradecit edicionin e VIII të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë (B3F), i vetmi aktivitet kulturor ndërballkanik në Shqipëri.

Marrin pjesë me krijimit e tyre qindra artistë nga të gjitha vendet e Ballkanit. Gjatë këtij edicioni do të projektohen 75 filma të gjinive: metrazh i gjatë, i shkurtër, filma eksperimentalë, filma të animuar. Gati një e katërta e filmave janë krijime të rinjsh nga shkollat e filmit në Rumani, Serbi, Shqipëri, Maqedoni, etj.

Filmat e gjatë në konkurrim janë “Dita zë fill”, Genti Koçi, Shqipëri; “Martesa”, Blerta Zeqiri, Kosovë, “Sekrete nga e kaluara”, Rasit Gorgulu, Turqi; “Omnipresent” Ilian Djevelekov, Bullgari.

Në kuadrin e vitit jubilar në përkujtim të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut do të projektohen filmi “Skënderbeu”, versioni i restauruar, dhe “Një kafe me Skënderbeun” nga Piro dhe Eno Milkani.

Për herë të parë këtë vit do të organizohet dhe “Balkan Story”. Tetë projekteve do të prezantohen nga vetë autorët dhe Juria e festivalit do të përzgjedhë një fitues I cili do të fitojë 500 euro për zhvillim të mëtejshëm të skenarit. Këto para autori mund ti përdorë për përkthim të skenarit apo fazë përgatitore të filmit.

Në bashkëpunim me World Vision, programi “Reporter”, në kuadër të festivalit do të organizohet një shkollë verore filmi me pjesëmarrjen të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova. Ekspertë me përvojë do të trajnojnë të rinjtë në lidhje me pasqyrimin e tematikave të mprehta sociale. Një çmim special është parashikuar për punën më të mirë të të rinjve.

Çmimet e festivalit do të caktohen nga një juri ndërkombëtare, joballkanike, me pjesëmarrës të figurave të njohura të ekranit nga SHBA, Franca, Anglia, Italia, Austria, Spanja.

Të ftuar nderi të festivalit janë figura të njohura të kinemasë shqiptare: Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Xhevdet Feri, Ndriçim Xhepa, Ema Andrea, Reshat Arbana, Mirush Kabashi, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj etj. President nderi i festivalit është i mirënjohuri Viktor Zhusti./ KultPlus.com

“Njeriu me pelerinë” vepra më e re e Ibrahim Kadriut

Shkruan: Makfire Hajdari Kurteshi

Në panairin e sivjetmë të Prishtinës, në fillim të qershorit, doli edhe një roman i ri i Ibrahim Kadriut. Në këtë roman, botim i “Rozafës” autori ka shtrirë ngjarje nga vitet e hershme të sistemit të kaluar komunist, kur prania e shqiptarëve në tokat e tyre urrehej nga nomiklatura shtetërore pjesën më të madhe të së cilës e përbenin serbët ose përulësit e tyre.

Me titullin “Njeriu me pelerinë” autori që në fillim këtë roman e bën të mistershëm; hulumton përmes tipizimit të karaktereve njerëzore të humbur për ushqim të interesave personale. Në plan të parë është dhuna, ajo e reflektuar tek të pa krahët të cilëve nga çdo aspekt iu ngushtohen rrugët dhe mbesin si peshqit në rërë e që do të detyroheshin t’i gjenin rrugët e ikjeve nga vendlindja e cila, në roman, përfaqësohet me Katundin e Kalasë.

“Njeriu me pelerinë” merret me ndërgjegjen njerëzore e cila humbet para planeve ogurzeze shtetërore ku janë të sistemuara projektet për gjenocid, bartësit e të cilëve paraqesin tmerrin e katundit. Për ta bërë romanin tërheqës autori rrëfen mistershëm, kurse deshifrimi i tërë ngjarjes merr kuptimin e plotë në përfundim. Romani është realizuar me dinamikë tërheqëse, në vazhdën e romaneve të mëparshme që, pikërisht me dinamikën e sforcuar, janë bërë të kërkuar dhe të lexueshëm.

Në fjalën shtesë, përmbyllëse, të këtij romani është edhe mendimi i prof.dr.Mahmud Hysës, që thotë se zgjedhja e temave dhe trajtimi i tyre, ndërtimi kompozicional, figuracioni i matur dhe i zgjedhur, ndërtimi, përshkrimi dhe fleksibiliteti i personazheve, pasazhet e jashtëzakonshme të natyrës me vegjetacionin dhe konfiguracionin të lënë përshtypje të veçante, thua se je në mesin e një parajse tokësore që mund t’i përshkruaj vetëm një njeri që ka jetuar gjatë në atë ambient. Të gjitha këto faktorë të poetikës letrare të Ibrahim Kadriut të bëjnë të jesh i lidhur me romanin e tij./ KultPlus.com

Vjen edicioni i 7-të i Turtle Fest

Turtle Fest prej tashmë disa muajsh ngacmon duke publikuar disa nga emrat të cilët do i japin ritmin kësaj vere që pret të bëhet e paharrueshme. Ky festival shumë i dashur, nga audienca lokale, rajonale dhe jo vetëm, publikoi listën e plotë të emrave do të performojnë.

Këtë herë, breshka ka ndarë artistët në dy kategori të mëdha: International Acts dhe Local Heroes.

Tek grupimi ndërkombëtar gjejmë emra të cilët ndoshta vetëm pak vite më parë as nuk e kishim menduar që do vinin në vendin tonë! Dub FX rikthehet për të na kujtuar përse nata tek Minus 1 ishte më e bukura që kemi patur deri tani në qytet! Sa prej jush mezi presin të rijetojnë energjinë e jashtëzakonshme që ai përcjell? Shonky është një tjetër emër i cili do zbresë në Dhërmi në ditët midis koncerteve të tjera ku do jetë pjesë si ai në Moskë, Berlin dhe Ibiza. Sabb është pjesë e emrave ndërkombëtarë po aq sa është heroi ynë lokal, duke qenë se prej tashmë shumë vitesh është kthyer në etalon suksesi dhe muzike të mirë.

Nickodemus dhe Nappy G janë prurjet më të reja të këtij edicioni, muzika e të cilëve e ka bazën në Neë York dhe tashmë secili prej tyre ka shpëndarë ritmin e tij autentik në të gjithë botën. Nga Mbretëria e Bashkuar vjen legjenda absolute e rrymës drum’n’bass: Dj Aphrodite! Por jo vetëm kaq, Dj Vadim do jetë ai që do ju bëjë të mos ndalni asnjë moment kërcimin me hip-hop-in që vetëm një djalë rus i rritur në Londër mund të sjellë [seriozisht, jemi shumë kuriozë!]. E treta që vjen nga UK është zbulimi absolut i Turtle Fest për këtë edicion! Qëndresa është talenti më i ri shqiptar i rritur në Londër, e cila për herë të parë do performojë në një festival në Shqipëri, dhe do e bëjë këtë pikërisht në skenën e Turtle Fest 7!

Italia na sjell Andrea Mi dhe Afreak! Andrea Mi nuk është aspak i panjohur, pasi herën e fundit që performoi në Tiranë na dhuroi emocione të papërshkrueshme për të cilat ende flitet. Ata që ishin e dinë. Ata që nuk e dëgjuan dot, nuk mund ta humbasin! Dj Afreak premton të sjellë rrënjët afrikane në skenën moderne, dhe ne nuk kemi çfarë të kërkojmë më shumë se kaq në një natë vere!

Joel është dhe emri i fundit i publikuar në listën e artistëve ndërkombëtarë të cilët do jenë në edicionin e shtatë të Turtle Fest. Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe do na fusë në Beefzone [gogle it!]!

Mbërrijmë kështu tek heronjtë tanë lokalë, djemtë që e kthejnë natën në ditë, arratisja jonë e vetme drejt një botë plot ritëm dhe ngjyra! Secret 47, Noki, RRRRon dhe Liburni janë DJ-të që vijnë në Tiranë herë pa here për ta sjellë një copëz nga shija e tyre e pakrahasueshme muzikore. Nëse gjithmonë kemi menduar që duhet të performojnë më shpesh dhe në skena më të medha, le të themi që Turtle Fest është përgjigja e kërkesave tona.

Për të prezantuar Tatu, Leo Ciko, Ad Disha apo Dj Cool do na duhej një natë dimri! Pionerët e jetës së natës dhe muzikës së lirë në Shqipëri janë ata që kanë hapur rrugët mbi të cilat tashmë ngrihet kultura jonë e muzikës urbane, dhe për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.

Chriss V, Erblin Bajko, Positive Cuts dhe dyshja e paparashikueshme The Funky Villainz nuk janë aspak emra të rinj për ne, përkundrazi. Nëse gjithmonë janë “lezeti” i fundjavave në qytet, këtë herë do jenë shtylla të forta të cilat do e plotësojnë Turtle Fest 7 në dimensionet e një festivali të madh dhe gjithëpërfshirës!

Kjo ishte dhe lista e plotë e artistëve, sepse nuk po flasim për Dj të thjeshtë, por për muzikantë që vetë jetën e tyre e kanë kthyer në një deklaratë lirie!

Turtle Fest 7 do mbahet në fundjavën e parë të muajit korrik, konkretisht në datat 6,7 dhe 8 të këtij tij.

Ai do sjellë muzikën më të mirë lokale dhe ndërkombëtare në bregdetin e pakrahasueshëm të Shqipërisë.

Jo thjesht si një fundjavë argëtuese, përgjatë këtyre 6 edicioneve, Turtle Fest është rritur tashmë në një eksperiencë unike e cila njëkohësisht promovon artin dhe kulturën urbanë në vend dhe në botë, duke u kthyer kështu në arratisjen më të shumëpritur të sezonit veror./ KultPlus.com

Autori e nxjerr në shitje logon e FFK-së, çmimi fillestar 10 mijë euro

Autori i logos së Federatës së Futbollit të Kosovës që ngjalli debat të madh ka vendosur që ta nxjerr në shitje vizatimin orgjinal të kësaj logoje.

Autori Sali Musliu, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nga sot e deri më 31 gusht vizatimi origjinal i logos së FFK-së do të jetë në ankand, ndësa çmimin fillestar ia ka vendosur 10 mijë euro.Sipas autorit vizatimi origjinal është bërë me laps me ngjyrë kimike në një dimension 19 x 16 cm dhe është punuar në një letër 250 gram.Ai ka njoftuar se të drejtë të blerjes kanë të gjithë përvec qytetarëve serb.

“Të drejtën për blerje dhe ofertim e kanë të gjithë shqiptarët biologjik dhe ata shqiptarë të cilët kanë shtetësi tjetër, si, gjermane, zvicrane, amerikane etj., etj.. Të drejtën për ofertim e kanë edhe popujt tjerë të botës në përjashtim të serbëve, që do të thotë, serbëve nuk ju lejohet e drejta për ofertim dhe blerje të Logo-s së FFK-së, andaj edhe ofertat e tyre nuk do të merren në konsideratë”, ka shkruar në proflin e tij në Facebook, autori i logos, Sali Musliu.

Ai gjithashtu ka shkruar se ofertuesi me çmimin më të lartë do të njoftohet në konfidencialitet me datën 31 gusht dhe se transportin do ta paguaj vet blerësi.

FIFA hap procedurë kundër Shaqirit dhe Xhakës

Shtëpia botërore e futbollit do të hetojë mënyrën e festimit të golave nga ana e futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë disiplinore kundër futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi”, thuhet në një njoftim të FIFA-s, raporton KTV.

Masa disiplinore do të ketë edhe kundër Federatës Serbe të Futbollit për problemet me tifozë dhe vendosje të mesazheve politike dhe fyese nga ana e tifozëve serbë.

Për më tepër, një hetim fillestar ka nisur edhe kundër trajnerit serb, Mladen Krstajiq për deklaratat e dhëna pas ndeshjes.

Ambasadori i Kosovës e vlerëson romanin “Psycho”

Në Akademi të Shkencave në Tiranë u promovua romani triler ‘Psycho” i autorit Ilir Muharremi. Për romanin foli Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini i cili e vlerësoi punën e Muharremit duke e cilësuar si një roman shumë të veçantë. “Duhet të sjellim sa më shumë tituj nga Kosova po ashtu edhe nga Shqipëria t’i sjellim në Kosovë. Romani i Muharremit është shumë i veçantë”, u shpreh para Akademikëve Ukshini. Në anën tjetër akademiku Gjovalin Shkurtaj, romanin e vlerësoi lartë: “Gjuhësisht është i ndërtuar mirë, e veçanta është se respektohet gjuha standarde dhe ka një veçanti në strukturë ky roman”. Ndërsa, artistja Flutura Maçi e cila bëri prezantimin e romanit “Psycho”, theksoi: “Bëhet fjalë për një banakiere e cila tenton të vetëvritet. Protagonisti po ashtu ka një fat të njëjtë. Ai e humb gruan, më nuk mund të dashuroj, është i ftohët emocionalisht”. Sipas saj, seksi është tejet direkt në roman. “Përse të fshihet seksi dhe përdorimi i gjuhës sepse vet realiteti e lejon një gjë të tillë”, tha para Akademikëve Maçi.
Ndërsa, autori Muharremi tregoj se është munduar të sjellë një roman me një frymë të re, një frymë që ende nuk është trajtuar as në Kosovë e as në Shqipëri. “Është roman i një fryme për herë të parë, qëllimi është që lexuesi të mos dal nga ngjarja, të thellohet dhe mos ta kopjoj protagonistin”, shtoi Muharremi.
U debatua për këtë lloj letërsie dhe pyetjet i drejtoheshin autorit Muharremi.

Shqipëtar

Poezi e shkruar nga Andon Zako Çajupi.

Shqipërin’ e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s’të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhè.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me këmn’ e duar
me zinxhir!…

Myslyman’ e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz’ e dashur,
memëdhè,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s’kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
memëdhè,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

Visar Zhiti: Papa Françesku, natyrshëm bëri shqiponjën shqiptare

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me Shenjtërinë e tji Papa Françeskun. Zhiti shkruan si më poshtë:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij,

lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve,

atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur,

domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti.

Kështu dukeshin si fëmijë futbollistët kosovarë që mposhtën Serbinë (FOTO)

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dje triumfuan me lojën e tyre derisa përfaqësonin kombëtaren e Zvicrës në ndeshjen me Serbi, në Kampionatij Botëror po mbahet në Rusi, shkruan KultPlus.

Fotografitë e tyre me simbolin shqiptar të krijuar me duar tashmë kanë marrë jehonë edhe në mediat e huaja, duke bërë krenarë shqiptarët anë e mbarë botës.

KultPlus sot ju sjellë një fotografi të këtyre futbollistëve se si ata dukeshin si fëmijë. Fotografia është postuar sot nga Micky Haxhiislami. / KultPlus.com

Serbët reagojnë për postimin e Dua Lipës, kërkojnë ndalimin e këngëve të saj

Dua Lipa si shumë shqiptarë të tjerë është ndjerë krenare për golat e Xhakës dhe Shaqirit në përballjen me Serbinë.

Këngëtarja kosovare menjëherë pas ndeshjes kishte publikuar një foto të dy kosovarëve duke bërë shqiponjën pas golave të shënuar, shkruan Indeksonline.

Por, ky postim i Duas i ka acaruar serbët. Këngëtarja e famshme serbe, Goca Trzan bëri një postim me anë të së cilit kërkoi që të ndalohet transmetimi i këngëve të Dua Lipës në radio stacionet serbe.

Kjo iniciativë e saj u shpërnda edhe në media të cilat po i japin përkrahje duke kërkuar që këngët e Dua Lipës mos të transmetohen në Serbi.

Reagimi i Era Istrefit për golat e Xhakës dhe Shaqirit

Mbrëmë u mbajt ndeshja Zvicër-Serbi, në të cilën Zvicra triumfoi me golat e dy shqiptarëve.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë bërë krenarë gjithë shqiptarët pasi arritën të shënonin gola në ndeshjen e mbrëmshme, shkruan lajmi.net.Ka pasur reagime të shumta përmes të cilave shqiptarët kudo në botë kanë shprehur krenarinë me arritjet e futbollistëve.

Këngëtarja Era Istrefi së fundi ka publikuar fotografitë e Xhakës dhe Shaqirit, përmes tyre ka treguar përkrahje për dyshen me mesazhin “Një jetë, një ëndërr”.Ky njëherësh është varg i shkëputur nga kënga zyrtare e Kampionatit Botëror “Live it Up”, e cila këndohet nga Era, Will Smith dhe Nicky Jam. /Lajmi.net/

Zbulohet dorëshkrimi i panjohur i Marin Barletit

Kërkimet shkencore disavjeçare individuale dhe të përbashkëta të studiues Lucia Nadin dhe historianit Aurel Plasari, kanë çuar në zbulimin e një teksti të panjohur të Marin Barletit. Ai ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës, i ardhur nga Venecia.

Nga studimi i deritanishëm, ky dorëshkrim që vjen i ilustruar përmes dy fotografive, është më i hershmi i zbuluar nga Marin Barleti, si dëshmues i rrethimit të parë të Shkodrës mbi pesë shekuj më parë.

Albanologia Lucia Nadin nënvizoi faktin se ishin disa të dhëna që çuan në këtë studim, ndërsa nënvizoi se bashkë me studiuesin Aurel Plasari ka punuar për vite me radhë.

Plasari tha se fakti që dokumenti daton shumë më herët seç studiuesit kishin menduar, përfshirë edhe vetë atë, përkthehet në një “vetëkorrigjim” që i duhet bërë historisë.

“Ky dorëshkrim përmban rrethimin e Shkodrës të datuar në 1500. Botimi i librit i dedikohet një dogje, kreut të Republikës, më 1504. Botimi ose teksti i tanishëm i dedikohet dogjës paraardhës dhe kjo është siguria maksimale që është shkruar shumë vite më parë se Beçikemi. Kjo ndryshon shumë gjëra në kontekstin kur është shkruar vepra e Barletit. Është menduar se është shkuar gjatë paqes që bënte Republika e Venedikut me otomanët, por në të vërtetë vitet na japim diçka tjetër. Është viti i kryengritjes shqiptare, kryengritjes së Lezhës, për çlirimin e Krujës dhe Shkodrës dhe kur në Arbëri vjen nipi i Skënderbeut, ose Skënderbeu i Ri. Pra, rrethanat përmbysen krejtësisht. Pretendimet e autorëve që duke llogaritur botimin dhe pa njohur këtë vepër kanë menduar se Barleti ka marrë pasazhe nga Beçikemi në 1503, pra ka kopjuar prej tij. Këto marrëdhënie kthehen kokëposhtë, sepse rezulton që është Barleti vite përpara Beçikemit dhe nuk është Barleti ai që ka marrë nga Beçikemi, por e kundërta”, shpjegoi studiuesi Plasari.

Nga ajo që është studiuar deri tani bëhet fjalë për një dorëshkrim që i përket fundit të 1494-ës. Sipas Nadinit dhe Plasarit, dorëshkrimi duket si një kopje luksi e përgatitur për botim, pa shënime anash, i pastër, me një shkrim të thjeshtë, lehtësisht e korrigjueshme. Një kopje e këtij dorëshkrimi në formatin digjital do t’i jepet edhe Bibliotekës Kombëtare. / KultPlus.com

Shqiptari rrezikon jetën për flamurin e Kosovës

Pas përballjes Serbi-Zvicër, teksa tifozët serbë tentonin t’i vënin flakën flamurit të Kosovës, një shqiptar hyn në mes të turmës, rrëmben flamurin dhe me pas ndiqet nga huliganët serb.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë në Hardbrücke ne Zürich të Zvicrës, pas disfatës që pësoi kombëtarja serbe në Kampionatin Botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri arritën të shënojnë fitore të rëndësishme për Zvicrën, e cila e mundi Serbinë në Rusi me rezultat 2:1.

Golat e tyre u komentuan dhe dyshja u urua nga emra të njohur vendor e ndërkombëtarë./21Media

Rita Ora jep përkrahje për albumin e ri të Bebe Rexhës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi albumin e saj të ri.

“Expectations” titullohet albumi i saj më i ri, i cili ka gjithsej 14 këngë përbrenda e tij.

“I’m a mess” është kënga e fundit që këngëtarja Rexha solli për fansat e saj, këngë e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

Përkrahje për albumin e saj më të ri përveç fansave, kanë dhënë edhe kolegët e saj.

Rita Ora është njëra ndër mikeshat më të mira të këngëtares, e cila në një fotografi të publikuar në InstaStory, ka dhënë mbështetje për albumin e koleges së saj.

Kujtojmë që të dy shqiptaret këtë vit sollën së bashku edhe një bashkëpunim me Cardi B dhe Charli XCX, të titulluar “Girls”.

Kur Xhaka e Shaqiri shënojnë gol, ky është komentimi i zjarrtë i Andin Lokajt (VIDEO)

Andin Lokaj, komentatori i ndeshjes së mbrëmjes së fundit mes Zvicrës dhe Serbisë, është një ndër personat më të komentuar, pas fitores së Zvicrës, shkruan KultPlus.

Ai po konsiderohet si një ndër komentatorët më të zjarrtë, që i ka dhënë një shije edhe më të mirë kësaj fitore të ekipit të Zvicrës, që është arritur si rezultat i golave të Xhakës dhe Shaqirit. Për më shumë, shijojeni edhe njëherë emocionin e Lokajt/KultPlus.com

Urimet e politikanëve shqiptarë për ndeshjen Zvicër – Serbi

Politikanët shqiptarë kanë ndarë kohën e tyre për të uruar ekipin e Zvicrës për fitoren e tyre ndaj Serbisë, mbrëmë, ku golashënues ishin dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

KultPlus ju sjellë reagimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Shpend Ahmetit, Albin Kurtit, Kadri Veselit, Erion Veliaj dhe Edi Ramës.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci në urimin e tij ka shprehur edhe dashurinë që ka Kosova ndaj Xhakës dhe Shaqirit duke ju thënë: Kosova ju don!

Ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli i cili ka shikuar ndeshjen nga Prizreni së bashku me tifozë të tjerë, ka shkruar “Faleminderit djema për këtë fitore” duke ndarë një fotografi ku shihen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka duke bërë shqiponjën pas shënimit të golave. Më të njëjtën fotografi ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili këtë fotografi e ka cilësuar si fotografinë e ditës.

Natën e mbrëmshme e ka konsideruar të paharrueshme kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në anën tjetër kryetari i Bashkësisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë më miqtë e tij fotografitë e realizuara në Sheshi Skënderbej gjatë lojës Zvicër-Serbi, rezultati i së cilës ishte 2:1.

Një shkrim më të gjatë për këtë mbrëmje ka ndarë Albin Kurti sipas të cilit paraqitja e Xhakës dhe Shaqirit iu ka dhuruar nga pak dinjitet shqiptarëve.

“Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet. Së dyti: Shumë politikanë që bëjnë politikë pazaresh dhe kontrabandë me Serbinë, që kanë dëmtuar vazhdimisht Kosovën me pjesëmarrjen në negociatat pa parime, sot po ekzaltohen pse kombëtarja e Serbisë humbi lojën. Kinse patriotë? Hipokrizi”, ka shkruar ai. / KultPlus.com

“Kosova, kantoni i 27-të i Zvicrës”, gazetari zviceran i mahnitur nga festa në Gjilan (VIDEO)

Gjithçka të përkujton sikurse në Langstrasse të Cyrihut, ku pas përfundimit të ndeshjes filloi festa, fishekzjarrët nuk kishin të ndalur.

Në Kosovë, i njohur edhe si “kantoni i 27-të i Zvicrës” – tifozët shqiptarë të futbollit e kanë festuar fitoren e Kombëtares zvicerane kundër serbëve. Gazetari zviceran i “Aargauer Zeitumg” dhe bashkëkombësja jonë Melani Alilaj, kanë raportuar nga festa e qytetarëve të Gjilanit, nga vendlindja e shënuesit të golit të fitores, Xherdan Shaqiri.

Me fishkëllimën përfundimtare të referit në ndeshjen Zvicër-Serbi, tifozët jo vetëm që brohoritën në Cyrih, Bernë apo Gjenevë. Tifozët e futbollit ishin të çuditshëm edhe në Gjilanin e Kosovës. Pak para përfundimit të ndeshjes, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores. Duhet ta dini se: Gjilani është vendlindja e ndërkombëtarit zviceran me prejardhje shqiptare. Në vitin 2014, qyteti e shpalli birin e tij të famshëm, qytetar nderi.

“Jemi duke festuar për zviceranët”, thotë një grua e stërlumtur në rrugët e Gjilanit. Veturat i bien borisë, njerëzit këndojnë. Qyteti i Gjilanit i ka tejkaluar të gjithë kufijtë. Rruga kryesore është e bllokuar. Një tifoz mban trikonë e Shaqirit. Shaqa ishte lojtari i ndeshjes.

Gjithçka të përkujton sikurse në Langstrasse të Cyrihut, ku pas përfundimit të ndeshjes filloi festa, fishekzjarrët nuk kishin të ndalur, transmeton Albinfo.ch.

Në Gjilan, Festa Shabani i dërgoi Zvicrës një mesazh urimi në gjuhën shqipe: “Urime nga Gjilani. Ju urojmë nga Kosova. Urime për Zvicrën”.

Ironikisht, mu këta dy lojtarë të cilët vazhdimisht ishin fishkëllyer nga tifozët serbë, deficitin nga pjesa e parë e kthyen në një fitore zvicerane: Përveç Shaqirit, edhe Granit Xhaka. Ishte një ndeshje e nxehtë që pritej në Kupën e Botës në Rusi.

Ndeshjet e futbollit midis Zvicrës dhe Serbisë, që para disa vitesh janë ndezur emocionalisht. Kjo ka ndodhur për shkak të lojtarëve kombëtarë zviceranë me origjinë shqiptare të Kosovës: Xhaka, Shaqiri, apo Behrami. Arsyeja: Serbia refuzon ta njohë ish-krahinën e saj si një shtet të pavarur.

Sikurse Xhaka, po ashtu edhe Shaqiri kanë festuar me duart e tyre të kryqëzuara mbi njëra-tjetrën, duke aluduar në shqiponjën dykrenare. Është shpendi heraldik i shqiptarëve. Reagimi i Shaqirit ndaj fishkëllimave të serbëve? “Kjo nuk ka të bëjë me politikën, por me futbollin,” ka thënë pas pak kohe Shaqiri para kamerave.

Bile edhe Xhaka është distancuar nga politika: “Gjesti ishte për njerëzit që gjithmonë më mbështetën, nuk u drejtua kundër kundërshtarit”.

Në rrjetet sociale, festimet e golave ​​të Xhakës dhe Shaqirit tashmë po bëjnë xhiro. Kosovarët janë krenarë për heronjtë e tyre të futbollit. Shenjën e shqiponjës do të gjeni me të madhe.

Trajneri kombëtar zviceran Vladimir Petkoviq u përpoq të mbajë distancën e tij nga debati politik. “Ne e ndajmë sportin nga politika. Unë e mbaj këtë qëndrim njësoj sikurse ekipi dhe lojtarët. Ne jemi neutral në, dhe jashtë fushës së gjelbër”. Por pastaj ai e ngriti gishtin e tij paralajmërues drejtuar mediave dhe tha me ironi: “Unë jam mirënjohës që u derdh gaz në zjarr”.

Trajneri serb Mladen Krstajiq nuk ka dashur të diskutojë rreth festës së golit të fitores të zviceranëve. “Unë nuk jam një njeri që merret me këtë. Unë jam një sportist dhe i tillë do të mbetem”.

Nga ana tjetër, Shaqiri ka marrë gjithashtu një paraqitje ikonografike: atë të italianit Balotelli.

Granit Xhaka tregon pse e bëri shqiponjën pas golit ndaj Serbisë

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka është deklaruar pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë.

Xhaka është shprehur se valvitja e shqiponjës me duar nuk ishte për kundërshtarin por për ata që e kanë mbështetur.

“Ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Kjo është një fitore për familjen time, për Zvicrën, Shqipërinë, Kosovën. Gjesti (shqiponja) ishte për njerëzit që gjithnjë më mbështetën, nuk iu drejtova kundër kundërshtarit. Kjo ishte një lojë vërtet emocionale”, ka thënë Xhaka.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy golashënuesit e ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë./ kallxo

Lichtsteiner: “Kanë përjetuar shumë provokime, duhet të solidarizohemi me ta”

“Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes, edhe nga ministri serb. Kështu që mendoj se është normale dhe duhet të solidarizohemi me ta”

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, ka deklaruar se është shumë normale që Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri festuan golat duke bërë shqiponjën. Madje edhe vet ai u pa pas ndeshjes duke festuar me shqiponjë.

“Kemi pasur shumë presion, nuk ishte aspak vendim i lehtë. Kemi shumë shqiptarë, kështu që ka shumë histori mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ishte ndeshje e vështirë, sidomos për ta.

Festimi i golave? Ishte bukur, pse jo? Kjo është historia e tyre”, ka deklaruar ai. Lichtsteiner ka thënë se kjo ndeshje ishte më shumë se futboll, pasi ka treguar se ai e ka mësuar historinë nga babai i njërit prej futbollistëve. “

“Mendoj se është normale, është pjesë e jetës së tyre. Mos harroni, ka pasur provokime të shumta para ndeshjes nga Serbia. Kështu që mendoj se është normale dhe duhet të solidarizohemi me ta”, theksoi Lichtsteiner.

I pyetur nga gazeta “Le Matine” se cilave provokime po u referohet, kapiteni i Nati-t është shprehur: “Ka pasur shumë gjëra, siç e dini mirë – madje provokoi edhe ministri serb”.

Ndërsa rreth asaj nëse ky gjest ka shkaktuar pakënaqësi te disa zvivceranë, Lichtsteiner thotë: “Jo, është qesharake. Kur të shihni se çfarë bëjnë ata në fushë, se si japin gjithçka për ekipin zviceran, nuk mund ta mendojmë këtë.

Guardian: Festimet me shqiponjë rrezikojnë ngritjen e tensioneve në Ballkan

“The Guardian” ka kritikuar Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin për festimet e tyre me shqiponjë.

Kjo gazetë, një ditë pas ndeshjes të cilën Zvicra e fitoi 2 me 1 kundër Serbisë, ka shkruar se dy shqiptarët kanë rrezikuar në ngritjen e tensioneve politike në Ballkan kur përdorën simbolin kombëtar të Shqipërisë për të festuar golat kundër Serbisë.

“Dyshja, të dy shqiptarë, por të rritur në Zvicër, kthyen rezultatin pasi Serbia kishte epërsinë me golin e Aleksandar Mitroviq të shënuar në fillim të pjesës së parë”, shkruan The Guardian.

“Të dy hapën duart për të bërë atë që njihet si shqiponjë me dy krerë të paraqitur në flamurin e Shqipërisë. Gjesti i tyre me gjasë do të rrisë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve”, shkruan gazeta e njohur britanike.

“Shaqiri ka lindur në Kosovë, ish-provincë e Serbisë që deklaroi pavarësinë në vitin 2008. Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve mbesin të tensionuara. Prindërit e Xhakës vijnë nga Kosova. Babai i mesfushorit të Arsenalit ishte burgosur në ish-Jugosllavi për protesta në favor të pavarësisë së Kosovës”, shkruan “The Guardian” për prejardhjen e dy lojtarëve shqiptarë.