Mediat serbe e quajnë provokim festimin me shqiponjë, kërkojnë reagimin e FIFA

Mediat serbe kanë reaguar menjëherë ndaj festimit me simbolin e shqiponjës nga dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Xhaka e Shaqiri, duke e quajtur si provokim.

Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan Kurir.rs.

Madje “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj “provokimeve”, siç i quajnë ata.

Telegraf.rs fitoren e cilëson si rezultat të shqiptarëve dhe të gjyqtarit të takimit.

Edhe B92 e ka cilësuar si provokim festën e shqiptarëve.

“Mezi priti – Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”, shkruan ky portal.

Lulet e Kosovës

Ullmar QVICK

Të bukura janë bozhuret dhe lulëkuqet
prapë dihet se gjaku kërkon gjak
dhe mjaft lule gjaku çelen në Kosovë
Në oborr të Fakultetit rriten bresat*
pak të ashpër në shtat, ndërsa lulet
me ngjyrë të kaltër,
veç pak të kuqe brenda!
Në prag të Fakultetit ngjyra e besës
ngjyra e shpresës!
Dëgjoj të qeshurat e studentëve…
Bresat më shikojnë me sy të kaltër
Po mendoj për të ardhmen,
për besën dhe shpresën
në jetën e rinisë kosovare…
 
* Bresa (Cikoria) – bime e rëndomtë në Kosovë
që ka lule të kaltëra. Në disa shtete dhe në Suedi,
është përdorur gjatë luftës së dytë botërore
si surrogat për kafe.
____________
Kjo poezi ka marrë Çmimin e parë
në Festivalin e poezisë në Malmö,2004.

Edhe kapiteni Lichtsteineri festoi me shqiponjë

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, njëjtë si Xhaka e Shaqiri festoi me shqiponjë në duar.

Kur Granit Xhaka shënoi golin e parë ndaj Zvicrës, e festoi duke ngritur duart në formë të Shqiponjës. Edhe Xherdan Shaqiri, njësojë iu gëzua golit të dytë.

Por, entuziazëm të tillë pati edhe kapiteni Stephan Lichtsteiner.

Fillon festivali ku do të theren 10 mijë qenë dhe do të hahet mishi i tyre

Përkundër kërkesave të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, ka filluar edhe këtë vit në Yulin të Kinës, festivali ku festohet duke ngrënë mish qeni.

Festivali nisi dje dhe do të vazhdojë për nëntë ditë. Rreth 10 mijë qen do të theren për të festuar solsticin e verës.

Për të shmangur protestat e shoqatave dhe aktivistëve, këtë vit therja e kafshëve do të mbahet larg nga sytë e klientëve dhe çdo shitës do të ekspozojë maksimumi dy trupa qensh.

Dhe në Yulin, ku festohet çdo vit solstici veror , janë masakruar dhe më pas ngrënë rreth 10 mijë mace dhe qen, një masakër: Sipas besimit popullor, mish i qenit është burim shëndeti, fati dhe energjie seksuale; ndërsa sëmundjet e shkaktuara nga konsumimi i mishit të qenve me origjinë të panjohur janë të njohura – në bazë të të dhënave nga institucionet lokale dhe institucionet shëndetësore “.

Shqiptarët janë zgjuar gjithandej, kështu reagon Action Bronson kur shënoi Shaqiri (VIDEO)

Action Bronson i cili së shpejti fdo të vjen në Kosovë i është gëzuar pas masë shënimit të golit nga ana e Xherdan Shaqirit, shkruan KultPlus.

Ai ka reaguar nëpërmjet një videoje ku mund të shihni gëzimin e tij, por edhe mënyrën se si e shqipton mbiemrin e Xherdanit./KultPlus.com

Rusët e ndaluan futjen e flamujve shqiptarë në Kalinigrad, por harruan që shqiponjat vijnë nga lart

U bënë bashkë rus e serb për të vetmin qëllim që ta mundin Zvicrën e shqiptarizuar.

Madje u murr edhe vendimi që të ndalohet futja e flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë Natyrale.

Por si rusët vendas ashtu edhe miqtë e tyre serbët harruan që Shqiponjat vijnë nga lartë.

Xherdani, Graniti, Valoni e Blerimi treguan se kush janë dhe nga vijnë, treguan se dinë të luftojnë për Zvicrën që i dha gjithçka dhe për Kosovën e Shqipërinë që aq shumë e duan.

Edhe pse u ndalua hyrja e flamujve shqiptarë nga tifozët, rusët e serbët kishin harruar që kemi djem shqiptarë në fushë që me krenari e tregojnë prejardhjen e tyre.

Valoni e kishte tatto në krah flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar.

Është e kotë t’i ndaloni shqiptarët, nëse gjithçka mbyllet për herën tjetër mos harroni që SHQIPONJAT vijnë nga lart.

Rita Ora i bashkohet festës së shqiptarëve

Rezultati i ndeshjes Zvicër-Serbi ku përfaqësuesja e Zvicrës shënoj fitore 2 me 0 falë dy golave të djemve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka gëzuar të gjithë shqiptarët në mbarë botën.

E kësaj feste i është bashkuar edhe ylli botëror i muzikës, këngëtarja shqiptare Rita Ora, shkruan arbresh.info.

Në një fotografi e postuar nga Granit Xhaka nga ndeshja e sontme, këngëtarja 27 vjeçare ka reaguar duke pëlqyer këtë imazh.

Rita Ora vazhdimisht ka treguar se është krenare për prejardhjen e saj e lajmi i fitores ndaj Serbisë padyshim se e ka gëzuar edhe atë./Arbesh.info/

Tamlin e Nanës (VIDEO)

Jericho

Lindje, Perëndim, Perëndim a Lindje?
Si dele në pazar po t’thonë mes dy qytetërimeve
Dy konop n’qafë t’vnumë
Dytë po t’ngrehin e ti po qet shkumë
Je shumë i lodhun, gjat ke nejt n’zhurmë
E ki nevoj me marr frym, se jon tu t’ngulfat
Zani spo t’del e don me piskat
Krejt lomsh n’kry t’kan hallakat
Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë
Deri sa t’dajnë e sa t’përvlojnë
Deri sa ta kupton se sun vazhdon me konfuzion
E beba sun e han ni pulë t’pjektë
As sun e han ni spec t’djegst
E ti po don me shti me ngajt hala pa u msu me hec?
E ti ndaq jepi cucëll t’Arabisë
Ndaq jepi cucëll të Francës
Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Bal!
Bal!
Bal!
Bal!/KultPlus.com

Edhe Dua Lipa emocionohet me golat e Shaqirit dhe Xhakës (FOTO)

Pas triumfit të madh të futbollistëve shqiptarë në ndeshjen Zvicër- Serbi, ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

Ajo sapo ka postuar fotografinë e Xherdan Shaqirit derisa ka bërë shqiponjën në fushë pas golit të shënuar, ndërkohë ka vendosur simbolin e shqiponjes dhe dy flamuj të Kosovës dhe dy të Shqipërisë. / KultPlus.com

The Guardian: Dy kosovarë, dy golashënues, në një stadium me tifozët rusë dhe serbë

Edhe mediat botërore kanë shkruar për ndeshjen e sontme në mes Zvicrës dhe Serbisë. Një artikull të gjatë ia ka kushtuar edhe gazeta prestigjioze britanike, The Guardian.

Kjo gazetë, ka shkruar se Shaqiri dhe Xhaka, kanë shënuar dhe festuar për nder të Shqipërisë.

“Nga të gjithë njerëzit, ata duhej të ishin ata. Papritmas, në minutën e fundit, Xherdan Shaqiri po garonte, serbët e ndoqën, por nuk arritën ta kapnin para se ai të rrëshqiste topin nën Vladimir Stojkoviç. Ishte qëllimi që mundi Serbinë dhe e vuri Zvicrën në një pozitë të fortë për të përparuar në raundin tjetër, por ishte gjithashtu shumë më tepër se kaq. Ndërsa ai u kthye dhe bërtiti, ai e mori këmishën e tij, i shtriu muskujt dhe bëri një festë dyfishe për nder të Shqipërisë. Krahas tij, Granit Xhaka bëri të njëjtën gjë – për herë të dytë”, shkruan The Guardian.

“Xhaka kishte shënuar barazimin, tani Shaqiri kishte fituesin. Dy kosovarë, dy golashënues, në një stadium ku tifozët ruse dhe serbë kishin ardhur së bashku për të mbështetur një ekip që ata nuk e shihnin si kundërshtarë të thjeshtë. Një skuadër që kishte parë superior në gjysmën e parë, por u tërhoq prapa në të dytën, dhe u rrah në vdekje”, thuhet në tutje në shkrimin e The Guardian.

Blick: Falë shqiponjave Xhaka e Shaqiri ëndërrojmë të fluturojmë lart

E përditshmja zvicerane, Blick ka lavdëruar paraqitjen fantastike të dyshes shqiptare te kombëtarja e Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas fitores ndaj Serbisë.

Në titullin e lajmit Blick ka shkruar, “Falë shqiponjave Xhaka e Shaqiri ëndërrojmë të fluturojmë lartë”, transmeton Koha.net. Xhaka e Shaqiri mposhtin Serbinë

Xhaka me një supergol barazoi së pari rezultatin ndaj Serbisë, kurse Shaqiri me një mjeshtëri të jashtëzakonshme në minutën e 90 i dha fitoren Zvicrës ndaj Serbisë.

Që të dy festuan me shqiponjë.

Xhaka: Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mua më thonë Granit Kosova (FOTO)

Granit Xhaka ka bërë reagimin e parë pas golit ndaj Serbisë.
Xhaka ka shënuar një super-gol në Kupën e Botës ku ka festuar pastaj me shqiponjë.

Ai në Instagram nuk ka mundur t’i kontrollojë emocionet, duke bërë edhe një reagim.

“Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mua më thonë Granit Kosova”, ka shkruar Xhaka./Lajmi.net/

A të duhen luftëtarë, gjithë botës t’i vësh zjarrë, do arratinë të marrë, merr nja dhjetë Kosovarë!

Zgjidh e merr vet

Poezi nga Fan Noli

A të duhen luftëtarë,
Gjithë botës t’i vësh zjarrë ?
Do arratinë të marrë ?

Merr nja dhjetë Kosovarë!

Njerez të zgjuar me lezet
që i gjen në ç’do anë,
të bëjnë hallv’ e salep,

keta janë mjeshtrit Dibranë.

A do njerëz për ahengje,
Për tryez’ e për kuvende ?
Burra e gra kërcejn’ në lodër ?

Keta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë,
matrapaz’ e kokëtharë,
që rërën shesin për farë ?

Merr Krutanë dhe je i larë!

Po qefli a të duhen
që me jevga din’ e kruhen,
Zonja që pjellin çdo vit ?

Vetëm Elbasani rrit.

Do ministra Kolonjarë,
se mbahen burra me mënd,
duan kudo të jenë të parë

në mexhlis’ e në kuvend !

Do budallenjë që veç hanë,
e hajvanë me dy këmbë,
pasuri s’dinë të vënë ?

E ke gjithë Myzeqenë!

A do te rruash florinë,
katandinë e shtëpinë,
me dy qofte mbush sininë ?

Ec’ e merr Gjirokastrinë !

Do të hash e të besh qejf,
Sofra shtruar si për mbret ?
Pastërti e për hyzmet ?

Të tillë gjen në Përmet

A do male me dëborë,
Trima t’ fortë e malësorë,
fort bujar’ e burrërorë ?

I ke n’ Kukës, i ke me dorë !

Matjanët burra të zotë,
që dikur kanë ngrenë barot,
se i njeh gjith’ vendi mbarë,

Janë të gjithë për xhandarë !

A do trima e sejmenë,
kapardisur kudo venë,
pa zëre gjumi mos flenë,

Për tre Mirditor’ bëj benë !

Do dembela për Stamboll’,
Mos u loth, t’ gjezdiç dynjanë,
Më Tiranë rresht’ taborrë,

Vetëm të zgjatësh një dorë !

Do për punë një Korçar,
E ke bujk dhe ushtar,
Te gjith’ bashkë venë në arë,

Kok’ e këmbë s’kanë të sharë !

Hall i math me Skraparlinë,
ka rrezik të hash dhe dru,
Dy ministra le rrinë,

Se na duhen dhe pa tru !

A do urt’ njerzit të rrinë,
Në komandë të kesh ushtrinë ?
Me taban ta kesh njerezinë,

Merr të gjithë Labërinë !

Ore të gjorë harruam Vlorën,
se kjo punë lahet me gjak;
Dy shirita, një medalje,

Kësaj gjëje i venë kapak !

A të duhen sharlatanë,
që të lëpihen në ç’do anë,
që të përçajnë vatanë?

Ke sa të duash Tropojanë !

Fan Noli 1926

‘Serbia me represion policor i ka ndjekë familjet Xhaka dhe Shaqiri nga Kosova’

Nezir Kraki

Para 20-30 viteve Serbia me represion policor i ka ndjek familjet Xhaka dhe Shaqiri nga Kosova.

Sot fëmijët e tyre i hakmerren me represion sportiv dhe i tregojnë asaj dhe Daçiqeve që çdo politikë shtypese një ditë kthehet bumerang.

Një shekull përpjekje me i zbraz tokat tona i shkuan huq ne vitin 1999.
Tash në çdo skenë musike, në çdo terren sporti, në çdo universitet, në çdo kënd të botës Serbia i ritakon ata që i ndiqte si popull nënkategori.

Tash ajo është veç shikuese e ndrydhur nga urrejtja dhe e mllefosur nga pamundësia për një ndjekje të re të Shqiptarëve.

Ne s’kemi urrejtje. Ne e kemi pasë synim shpëtimin dhe lirimin e tash që shpëtuam s’ka dreq që na ndal.

Me ose pa shtetet tona (Kosovë e Shqipëri) ne do peshojmë aty ku jeta do na çojë. Do peshojmë si Shqiptarë nga të gjitha viset. T’hekun keq por t’pathyeshëm dhe t’patjetërsueshëm.

E paçim njeri-tjetrin !
🇦🇱🇽🇰🇨🇭

Dy shqiptarë sonte e mposhtën Serbinë

Sonte u duk sikur po luante Kosova kundër Serbisë, dhe jo Zvicra.

Loja futbollistike mes Serbisë e Zvicrës përfundoi me fitoren e kësaj të fundit, me dy golat që u shënuan nga dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pjesa e parë e lojës i takoi dukshëm Serbisë ndërsa revanshi filloi pjesën e dytë.

Fitorja bëhet edhe më historike kur dihet se dy golashënuesit janë shqiptarë dhe me duart e tyre bënë shqiponjën në stadiumin e njohur në Kaliningrad të Rusisë. / KultPlus.com

Serbët e marrin si provokim shqiponjën e Granit Xhakës

Është e pritshme që mediat nga Beogradi dhe Serbia do ta konsiderojnë si provokim shqiponjën me duar nga Xhaka.

Blic.rs menjëherë e ka quajtur provokim gjestin e Xhakës pasi ai shënoi golin e parë për Zvicrën sonte në ballafaqimin me Serbinë në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit – Rusia 2018.

“Shqiponja është simboli i atyre që e mbështesin atë që quhet “Shqipëri e Madhe”, dhe atë e bëri sonte Xhaka” shkruan mes tjerash Blic.rs

Edhe për B92 është provokim gjesti i Xhakës pasi shënoi gol.

Mediat serbe jo rrallë tentojnë të mos kenë një raportim gazetaresk profesionist kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla ku simbolet kombëtare shpesh zënë vend.

Edhe TANJUG ka të njëjtin mendim, se goli u festua me provokim – me titullin “Srbija – Švajcarska 1:1, strelac Džaka u 53. minutu, proslavio gol uz provokacije”.

Loja Serbi-Zvicër po vazhdon me rezultatin 1-1 deri në këtë moment.

Granit Xhaka bën shqiponjën në mes të Rusisë

Granit Xhaka sapo ka shënuar kësisoj golin e parë sonte për Zvicrën, duke e barazuar lojën me Serbinë.

Xhaka para pak minutash ka shënuar golën e barazimit në këtë lojë dhe nuk ka munguar simboli shqiptar i shqiponjës si përshëndetje dhe pjesë e gëzimit.

Ai shënoi në minutën e 52, ndërsa festoi duke e bërë simbolin e shqiponjës.

Xhaka me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Argjentina, futbolli dhe kultura e tifozërisë

Ndue Ukaj

Argjentina, në kulturë dhe në sport, i ka dhënë njerëzimit jashtëzakonisht shumë.
Pikërisht për këtë arsye, unë kam një simpati krejt të veçantë për këtë vend, dhe kjo lidhet pikësëpari me titanët e letërsisë, si Jorge Luis Borges, Julio Cortazar dhe Ernesto Sabato.
Pa dyshim, si çdo i ri, edhe unë kam ushqyer simpati për futbollin argjentinas.
Ky vend ka zhvilluar futboll të bukur, përmes të cilit i ka mbajtë të mbirë para ekraneve televizive miliona njerëz: i ka mërzitë dhe i ka gëzuar, ndonëse, këtë sport, njëri nga shkrimtarët më të ditur dhe më të mëdhenj botëror, Jurge Luis Borges, e quante “estetikisht të shëmtuar.”
Nuk mund të pajtohem me këtë gjykim të Borgesit, edhe pse, në disa pika, ai ka plotësisht të drejtë. Sidomos kur fletë për kulturën e tifozërisë, të cilën ai e lidhi me mbështetjen popullore që tifozëria iu dha liderëve politikë të lëvizjeve më të tmerrshme politike të shekullit XX.
Shkrimtar i madh argjentinas, Jorge Luis Borges, pohon se, “futbolli është popullor, vetëm se budallaku është popullor.”
Këto mendime tëBorgesit për “lojën e bukur”, lidhen kryesisht me neverinë e tifozërisë.
Sot, gjykimet e Borgesit mund të na duken atipike. Sepse, ky sport ngashënjen të madh e të vogël dhe atë në çdo skaj të botës.
Por, shtrohet pyetja, a kishte të drejtë Borgesi, kur neveritej prej kulturës së tifozërisë, që manifestohet në sferat tjera, sidomos në ato politike dhe nacionaliste. Unë them që po. Pra, sa i përket kulturës së tifozërisë, Borgesi i ka rënë pikës, dhe për këtë duhet të përsiasim.

Populli ynë, nuk ka ndonjë traditë në futboll, por e zhvillon në mënyrë të çuditshme kulturën e tifozërisë, dhe kjo për mua është tejet shqetësuese, sepse kur kjo manifestohet shumë në sferën e politikës, ku shqiptarët dinë të bëhen tifozë fanatikë.

Prandaj, sot, po të ishte gjallë Borgesi dhe të shihte si sillen shqiptarët në raport me këtë sport, ndonëse kontributi i tyre real në këtë fushë është krejt i papërfillshëm, atëherë empirikisht do të thoshte: Po, unë kam të drejtë.

Eleni Foureira, e tëra në ‘Fuego’ në Barcelonë (VIDEO)

Eleni Foureira po e vazhdon suksesin e saj.

Destinacioni i radhës për këngëtaren me prejardhje shqiptare ka qenë Barcelona, atje ku ajo ndezi atmosferën duke performuar këngët e saj.

Sidomos dallohet kënga “Fuego” me të cilën Eleni morri pjesë në Eurovizion këtë vit.

Ajo ka mahnitur fansat e saj edhe me performancën e këngës “Lo Malo” të kënduar nga Aytana dhe Ana Guerra.
Nata ka vazhduar edhe me këngët “Tranquila” dhe “Gigi Paradiso”.

Eleni jeton në Greqi, atje ku edhe është rritur dhe ka krijuar një karrierë të mirë muzikore. / KultPlus.com

‘Letra e fundit sime shoqe’ – Mitrush Kuteli

MITRUSH KUTELI

Kaq afër jemi, por kaq larg
Të lutem mos më prit-
Na ndajnë terre rreth e qark
Dhe yll për mua s’ndrit.

Përse ta lidhësh fatin tënd
Me një pafat si unë,
Kur di se emri im u shëmb
Me dhunë e me përdhunë?

Pra hidhe hapin guximtar
Ndaj jetës së gëzuar.
Dhe më harro këtu, në varr,
Të vdekur pa mbuluar.

Se unë pres, përças po pres
Një udhë fort të gjatë
Dhe një të martë, në mëngjes,
Do hidhem nëpër natë.

Nëpër një natë që s’ka mbarim
Po qetësi për jetë:
Pushim…harrim…pushim…pushim…
Në prehjen e vërtetë.

Mediat e Beogradit veshin Shaqirin e Behramin si serbë

Tifozët e Serbisë janë të vetëdijshëm që po i pret një ndeshje futbolli e rrezikut të lartë dhe gjatë bisedimeve nëpër kafene dhe në rrugëve të qytetit Kalinjingrad kanë bërë marrëveshje që në tribuna mos të sjellën egër dhe transparent që mos të dënohet përsëri Federata e Serbisë.

Megjithatë, mediat në Serbi raportojnë se prapa portës në stadiumin në Kalinjingrad ata do të bëjnë thirrje anti futbollistëve shqiptarë që luajnë për Zvicrën, transmeton Koha.net.

“Valoni serb”, “Xherdani serb”, janë thirrjet që pritet ata t’i bëjnë.

Në Kalingrad është duke jehuar informacioni të cilin “Alo” e ka lëshuar mbrëmë se dy reprezentuesit e Zvicrës, të lindur në Kosovë, kanë kërkuar shtetësi serbe.

Madje gazeta serbe “Alo” ka publikuar një foto të Valon Berishës e Xherdan Shaqirit me veshje kombëtare serbe.

Shaqiri: Ja pse mbaj dy flamuj në këpucët e mia

Xherdan Shaqiri ka bërë një rrëfim prekës rreth jetës së tij dhe karrierës si futbollist.

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, që po luan Botërorin e tretë të tij, ka treguar për The Players’ Tribune se si arriti që nga një fëmijëri e vështirë, të ngjitej në majat e futbollit.

Shaqiri ka rrëfyer për jetën e vështirë të familjes së tij, fëmijërinë e tij si dhe ngritjen e tij në karrierë, shkruan Insporti.

Insporti transmeton në tërësi shkrimin e Shaqirit:Shtëpia jonë nuk kishte ngrohje. Vetëm një oxhak të madh. Ishte një shtëpi shumë, shumë e vjetër në një fermë në Basel, dhe kështu ishte. As nuk mendoja për këtë. E mbaja veten të ngrohtë duke vrapuar si i çmendur. Vëllai im më i madh ishte ai i cili gjithmonë ankohej për të ftohtët, sepse dhoma e tij ishte lartë, larg vatrës së zjarrit. Atij i duhej të flinte me rreth pesë batanije gjatë dimrit.

Shaqiri në rrëfimin e tij për The Players’ Tribune

Por atëherë unë kisha flokë të bardha dhe kaçurrela, kështu që ishte çmenduri. Shkova në shkollë dhe të gjithë fëmijët po më shikonin skur të mendonin çfarë ka ndodhur me këtë djalë, çfarë dreqin ka bërë?Kjo nuk më pengonte aspak. Isha thjesht vetja. Shkolla ime ishte në pjesën e mirë të qytetit, por shtëpia ime ishte vetëm pesë minuta ecje nga pjesa shumë e keqe e qytetit dhe këtu ishte pjesa ku luhej futbolli i mirë. Nëna ime më lutej që të mos shkoja, por unë shkoja aty çdo ditë pas shkollës për të luajtur. E di se njerëzit mendojnë që Zvicra është e gjitha e mirë, dhe pjesa më e madhe e saj është, por në këtë park, ishte çmenduri. Të gjitha ekipet ishin si Kombet e Bashkuara. Kishte turq, afrikanë, shqiptarë, serb, gjithçka. Dhe nuk ishte vetëm futboll – të gjithë po kalonin kohë aty, kështu që kishte njerëz që dëgjonin hip-hop gjerman, fëmijë që po bënin freestyle në rep, vajza që po ecnin në fushë derisa po luhej ndeshja.Futbolli ishte futboll i vërtetë. Për shembull, djemtë po grushtoheshin gajtë gjithë kohës. Unë nuk u grushtova kurrë, sepse gjithmonë e mbaja gojën e mbyllur.

Por të luaja në atë park më ndihmoi me të vërtetë sepse isha një djalosh i vogël, dhe mësova si të luaja me burra të cilët nuk po bënin shaka.Kur isha 14 vjeç, po luaja për të rinjtë e FC Baselit, dhe patëm rastin që të luanim në Nike Cup në Pragë. Problemi ishte se më duhej të humbisja disa ditë nga shkolla, dhe kur e pyeta mësuesin tim, ai tha jo. Në Zvicër, mësuesit janë shumë serioz për shkollën. Mendova, dreqin, në rregull, do të më duhet të bëj kinse jam i sëmurë.Kështu që bëra që nëna t’i shkruante letër shkollës për t’i thënë se kisha gripin ose diçka e tillë, dhe shkova në Pragë për turneun. Luajta shumë, shumë mirë dhe kjo ishte hera e parë kur pashë fëmijë nga vende tjera të më shikonin duke menduar: Ky është djaloshi nga Baseli. Ai është. Kjo ishte një ndjenjë me të vërtetë e mrekullueshme.U kthyem në shtëpi dhe shkova në shkollë të hënën, ende duke bërë gjoja se isha pak i sëmurë.

Dhe mësuesi menjëherë tha: “Xherdan, eja këtu. Eja, eja, eja”.Ai më mori te tavolina e tij, dhe nxori gazetën nga tavolina. Ai po e shikonte atë dhe tha, “Oh, ishe i sëmurë?”Në faqen e parë të gazetës ishte një foto e imja duke buzëqeshur, duke mbajtur trofeun e Lojtarit të Turneut.Vetëm e shikova atë dhe ngrita duart në ajër, duke menduar, epo… dreqin!Fillova të merrja shumë vëmendje pas këtij turneu, por paratë vazhdonin që të ishin një problem për familjen time, sepse të dy vëllezërit po ashtu po luanin për Baselin. Kurdo që duhej të paguanim për të shkuar në një turne apo diçka e tillë, kushtonte tri herë më shtrenjtë. Kur isha 16 vjeç, duhej të shkonim në një kamp stërvitje në Spanjë, dhe kushtonte rreth 700 franga zvicerane. Babai na tha një natë se ishte e pamundur, pasi nuk mund ta paguanim.

****

Në 2012-tën, kur luajtëm ndaj Shqipërisë, vendosa flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në këpucët e mia, dhe disa gazeta zvicerane po shkruanin gjëra negative për këtë. U kritikova për këtë, por është çmenduri se disa njerëz ndihen kështu sepse është thjesht identiteti im.Gjëja e mrekullueshme për Zvicrën është se shteti ka qenë shumë mirëseardhës për njerëzit që vijnë nga lufta dhe varëfria dhe që kërkojnë jetë të mirë.Zvicra ka liqene, male dhe të gjitha këto. Por Zvicra po ashtu ka parkun ku luaja me turqit, afrikanët, shqitarët dhe serbët. Dhe vajzat me reperët gjermanë. Zvicra është për të gjithë.Kur futem në fushë në Botërorin 2018, kam flamujt e Zvicrës dhe Kosovës në këpucët e mia. Jo për shkak të politikës apo diçkaje të tillë. Por për shkak se flamujt tregojnë storien e jetës time.Por, mos u bëni merak, në këmbën e majtë kam flamurin e Zvicrës.

Ligj për të rikthyer Enver Hoxhën në varrezat e dëshmorëve

Qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.

Dhe ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve.

Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

Statusi i plotë i studiuesit Erald Kapri

Qeveria, ligj për rikthyer Enver Hoxhën në varrezat e dëshmorëve

Nuk po mjaftojnë skandalet korruptive të përditshme të qeverisë, por tani po vendos PPP edhe me historinë dhe ndjeshmërinë e shqiptarëve. Në mënyrë krejt tinëzare, të fshehtë, qeveria i ka dërguar Parlamentit një ligj për ri për statusit e dëshmorit të Atdheut.

Dhe gjejeni çfarë, ky ligj hap rrugën që Enver Hoxha, Mehmet Shehu, gjithë anëtarët e byrosë kriminale, të marrin statusin e dëshmorit e madje me status të tillë, të kenë mundësi t’u rikthehen eshtrat në varrezat e dëshmorëve. Kjo sepse sipas këtij projektligji, Enver Hoxha duhet të jetë dënuar me vendim gjykate për krimet e tij, dhe përderisa s’ka ndodhur, ai me ligj do jetë dëshmor i atdheut.

Kjo do vlejë për të gjithë. Nexhmije Hoxha do e përfitojë statusin direkt e madje me protokoll duhet ti bëhen nderime për në varrezat e dëshmorëve kur të ikë në botën tjetër.

Ky projektligj i shëmtuar do nderojë vrasësit e Prek Calit e Jup Kazarit, kryengritësit e parë në Postribë, sepse parashikon që asnjë vrasje nuk quhet para datës 9 maj 1945. Kjo do të thotë, se çdo krim në luftë e madhe deri në vitin 1945 nuk mund të jetë krim me ligj.

Mund të duket e pabesueshme por Musine Kokalari, Sabiha Kasimati e çdo martir që u sakrifikua nga komunizmi nuk mund të përfitojë statusin e dëshmorit. Asnjë nacionalist s’mund të jetë dëshmor, por çdo komunist po.