Nata e parë e Sunny Hill Festival “elektrizon” Tiranën

“Sunny Hill Festival” ndezi dje atmosferën në Tiranë. Në natën e parë të festivalit të zhvilluar në mjediset e parkut të Liqenit Artificial, të mbushur me mijëra të rinj, performuan artistët e njohur shqiptarë Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Art Lokaj, Sanchet, Art Haliti, etj.

Ndërsa atmosfera u bë më elektrizuese kur në skenë u ngjit reperi italian Fedez dhe reperi Action Bronson, të cilët sollën këngët më të bukura të repertorit të tyre.

Ndërkohë, në ditën e dytë të festivalit do të performojnë vetëm DJ të njohur botëror e shqiptarë si, Hardwell, Afrojack, Regard Merk&Kremont, Drop G, Kamela Ampov, Vin Veli.

Në ditën e tretë të festivalit do të interpretojnë Stormzy, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Ledri Vula, Mozzik, Getinjo, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Nika Paris- Vegas Jones- Rooms, Barny Fletcher, Alban Chela, Ardian, Rrrrron.

Ky është viti i parë që “Sunny Hill Festival” organizohet në Tiranë, që konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në trevat shqiptare.

Bileta e blerë është e vlefshme për të tre netët. Në festival nuk paguhet me para në dorë, por pagesat për pijet dhe ushqimin bëhen përmes aplikacionit Sunny Hill. /tvklan.al/ KultPlus.com

Këngëtari me prejardhje shqiptare, Action Bronson, pjesë e ‘Sunny Hill’ në Tiranë

‘Sunny Hill Festival’ po vazhdon të zbulojë emrat e artistëve që do të përformojnë në Tiranë, përcjell KultPlus.

Së fundi ata kanë zbuluar se pjesë e ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të jetë edhe këngëtari i njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson.

“Ka vetëm një BAKLLAVA që merr përsipër skenën kryesore të Sunny Hill Tirana dhe ne jemi kaq të gatshëm të çmendemi me më të vërtetitn Action Bronson’, thuhet në postim

Ndërkaq, festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht./ KultPlus.com

Action Bronson publikon librin e tretë: Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmuan të ndryshoj përgjithmonë

Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson ka botuar librin e tij të tretë me radhë që mban titullin ”F*ck It, I’ll Start Tomorror: A True Story” që në shqip i bie ”Në djall, do ia filloj nesër: Një histori e vërtetë”, përcjell KultPlus.

Ai është autor edhe i dy librave si: “Stoned Beyond Belief (2019)” dhe “F*ck, That’s Delicious: An Annotated Guide to Eating Well (2017)”.

Siç ka bërë të ditur Amazon, në këtë libër flitet për luftën me peshën, varësinë ndaj ushqimit dhe udhëtimin drejt vetë-pranimit. Poashtu, Amazon thekson se Bronson ka trajtuar në librin e tij të gjitha ato që i ka mësuar në dekadën e kaluar duke tentuar kështu të ndihmojë të tjerët që të ndihmojnë veten.

Action po ashtu do të ndajë udhëtimin e tij për të gjetur besim, për të mbajtur larg ndjenjat negative, të qëndrojë i arsyeshëm, të qetësohet dhe të mos shikojë në pasqyrë duke shpresuar të shohë askënd përveç vetes, përcjell tutje KultPlus.

“Sigurohuni që ta merrni tani. Ky është një parathënie për rrugën aktuale të jetës në të cilën ndodhem. Ishte e dhimbshme të lexoja ato që kam shkruar por më ndihmon të ndryshoj përgjithmonë”, shkroi Bronson në postimin e shpërndarë në rrjete sociale. / KultPlus.com

Dua Lipa për Bebe Rexhën dhe Action Bronson: Jemi shqiptarë

Përderisa është duke gëzuar suksese të shumta, edhe interesimi për intervista me Dua Lipën është rritur, shkruan KultPlus.

Kështu ylli i muzikës pop është duke u shfaqur nëpër medie të ndryshme, duke shpalosur gjëra të reja.

Së fundmi, Lipa ka qenë e pranishme në “Web’s Most Searched Questions”, përgjatë së cilës ajo u përgjigj për pyetjet që iu bëheshin më së shumti nga fansat.

Një nder temat e prekura ishte edhe relacioni me Bebe Rexhën dhe Action Bronson, të cilët kanë prejardhje shqiptare.

Lipa në këtë pyetje u përgjigj me një ngrohtësi.

 “Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, u shpreh ajo për Beben.

Në anën tjetër për Bronson ajo shkoj edhe përtej kësaj, duke thënë se e konsideron si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim, po ashtu ai më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundoi Dua. / KultPlus.com

“Golden Eye”, kënga e dytë e Action Bronsonit nga albumi i ri (VIDEO)

“Golden Eye” është kënga më e re e reperit shqiptar Action Bronson.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tij të ri “Only For Dolphins”.

Reperi që jeton në New York do të sjellë albumin e tij të parë “Only For Dolphins” në Loma Vista Recordings në mënyrë digjitale më 25 shtator, kurse fizikisht do ta lansojë më 16 tetor, shkruan NME.

Kjo është kënga e dytë e publikuar nga albumi i ri, pasi në korrik kishte lansuar “Latin Grammys”.

“Nga Kosova, me dashuri”, Action Bronson publikon dokumentarin nga vizita në Prishtinë (VIDEO)

Action Bronson ka sjellë dokumentarin e realizuar gjatë vizitës në Kosovë.

Action Bronson në vitin 2018 mori pjesë në festivalin “Sunny Hill” bashkë me Dua Lipën e disa emra të njohur.

Këtë udhëtim, ai e shfrytëzoi edhe për të bërë një vizitë në Kosovë dhe Maqedoni, bashkë me disa miq të tij.

Madje, ai ka realizuar edhe një dokumentar, ku sjell pamje nga vendet që vizitoi, ushqimet që i provuan si dhe vizitat tek familjarët e tij.

Me këtë dokumentar, ai tregon nga afër për mikpritjen që shqiptarët u bëjnë të gjithëve, si dhe kulturën që ka Kosova dhe Maqedonia, ndërsa nuk munguan pamjet nga festivali “Sunny Hill”.

Si i dhënë pas kuzhinës, Bronson në pjesën më të madhe të dokumentarit tregon për ushqimet që i ka ngrënë ku ka shkuar si dhe ato që i përgatiti bashkë me hallën e tij.

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme, ku gjendet dokumentari i plotë i reperit dhe kuzhinierit të njohur./ln/KultPlus.com

Action Bronson promovon kuzhinën shqiptare në emisionin e tij në SHBA

Një ndër artistët më të njohur shqiptarë në arenën ndërkombëtare është edhe Action Bronson, shkruan KultPlus.

Hip-hop artisti shqiptar, i cili në realitet quhet Arian Asllani, gjithashtu ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.

Ai ka nxjerrë në shitje edhe librin për gatime i cili rezultoi si shumë i suksesshëm.

Shefi i kuzhinës, Arian Asllani, drejtuesi i programit televiziv “That’s Delicious” në New York, në serinë e ardhshme të “That’s Delicious” ai dhe skuadra e tij do të flasin për kuzhinën shqiptare gjatë një vizite në restorantin “Çka ka Qëllu” të shqiptarit Ramiz Kukaj i cili ndodhet në Nju Jork e ku servohen ushqime tradicionale shqiptare. Gjithashtu restoranti është vlerësuar si një ndër dhjetë restorantet më të mira atje.

Përveç ushqimit në këtë restorant gjithçka flet shqip. Vendi është i mbushur me elemente shqiptare në të katër anët e brendësisë. Më shumë rreth kësaj storie Bronson do të shpalos sonte në emisionin e tij.

Kujtojmë se Action Bronson në gushtin e vitit 2018 ishte prezent në Kosovë, duke performuar në festivalin muzikor, “Sunny Hill”. / KultPlus.com

Publikohet letra e shqiptarit të famshëm që ia dërgoi Saddam Husseinit para disa vitesh

Action Bronson ka publikuar një fotografi në Instagram, me të cilën tregon se çfarë i kishte shkruar Saddam Husseinit vite më parë.

Action Bronson në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një imazh, në të cilin tregon letrën që ia shkroi Saddam Huseinit.

“Emri i im është Arian. Jam shumë i shqetësuar për ushtarët tonë në Gji. E di që je njeri i mirë kështu që të lutem mos i vrit ushtarët tonë në Gji. Sepse ata të gjithë kanë familje të tyre në shtëpi. Jam në klasën e dytë dhe nuk dua që babi të shkon në luftë dhe të vdes”, kishte shkruar ai.

Ndërsa, mbishkrimi që ia la fotos është “Jam i hidhëruar sepse kjo letër nuk është dërgua kurrë. E shkruar më 1990”.

Action Bronson në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një imazh, në të cilin tregon letrën që ia shkroi Saddam Huseinit.“Emri i im është Arian. Jam shumë i shqetësuar për ushtarët tonë në Gji. E di që je njeri i mirë kështu që të lutem mos i vrit ushtarët tonë në Gji. Sepse ata të gjithë kanë familje të tyre në shtëpi. Jam në klasën e dytë dhe nuk dua që babi të shkon në luftë dhe të vdes”, kishte shkruar ai.

Ndërsa, mbishkrimi që ia la fotos është “Jam i hidhëruar sepse kjo letër nuk është dërgua kurrë. E shkruar më 1990”.

Dua Lipa në studio me Action Bronson

Kjo nuk është hera e parë që ata dy takohen. Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është takuar me reperin shqiptar të njohur botërisht, Action Bronson, shkruan KultPlus.

Dua ka postuar disa fotografi në Instagram ku ka treguar që ajo ndodhet në studion e Action Bronson, në New York.

Action Bronson vitin e kaluar e kishte performancën e parë në Kosovë në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bw0-6mQFZ67/

Action Bronson: Rezervoni këtë datë!

Kohë më parë ka publikuar videon e realizuar në Kosovë, ku kishte qëndruar për festivalin “Sunny Hill Foundation”.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Action Bronson, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai njihet më mirë për shoun televiziv që merret me gatime, ” Fuck, That’s Delicious”, ku në disa raste gatuan edhe ushqime tradicionale shqiptare.

Së fundi, këngëtari ka bërë të ditur që do të nxjerrë në shtije librin më të ri, i cili i dedikohet recetave të gatimit të ushqimit.

“Rezervoni këtë datë!!!! Më 17 mars do të nxjerrë pjesën e parë të librit “Stoned Beyond Belief” në Los Angelos. Do të bëjnë një art të veçantë për ditën e parë të librit”, ka shkruar reperi ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtari që në realitet quhet Arian Asllani, kohë pas kohe ka edhe të ftuar shqiptar si në rastin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Ndryshe, Bronson është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. / KultPlus.com

A

Action Bronson publikon videon e gatimeve të realizuar në Kosovë (VIDEO)

 

Action Bronson, apo Arian Asllani është një ndër reperët shqiptar që bën karrierë përtej oqeanit Atlantik, në SHBA.

Këngëtari ka qenë gjatë verës së kaluar në Prishtinë pas një kohe të gjatë gjersa ka performuar në “Sunny Hill Festival”.

Ai njihet edhe për një emision televiziv që merret me gatime, “Fuck thats Delicious” dhe herë pas here ka përgatitur ushqime tradicionale shqiptare.

Por, gjatë qëndrimit në Kosovë, Bronson ka regjistruar edhe disa episode të emisioneve, ku shihet disa gra teksa gatuajnë ushqime të ndryshme.

“Ja disa prej xhirimeve që kemi bërë në Kosovë gjatë “Sunny Hill Festival”. Shpresoj se do t’i kemi në YouTube dhe do të keni mundësi që të gjithë t’i shikoni”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se Action kohë pas kohe ka edhe të ftuar shqiptar si në rastin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Ndryshe, Bronson është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/KultPlus.com

A

Action Bronson është paguar 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës (FOTO)

Action Bronson është paguar 60 mijë euro nga Komuna e Prishtinës.

Kjo është shuma që reperi shqiptare mori për performancën në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë në gusht të këtij viti.

Vendimi i Komunës së Prishtinës është nënshkruar nga kryetari Shpend Ahmeti, shkruan rtv21.

“Miratohet vendimi për mbështetje financiare për festivalin “Sunny Hill Festival” për pagesën e performances së artistit Action Bronson”.

“Shuma mjeteve financiare do të jetë 60.000 euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinë. Ky vendim hynë në fuqi ditën e nënshkrimit të tij”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Shpend Ahmeti.

Ndryshe, në festival kanë performuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa dhe shumë yje të tjerë. /KultPlus.com

Action Bronson në albumin e tij më të ri përfshin edhe këngë me çifteli (VIDEO)

Reperi që jeton dhe vepron në Amerikë, Action Bronson, që ka prejardhje shqiptare në albumin e tij të ri ka përfshirë edhe këngë me çifteli.

Ai ka lansuar albumin “White Bronco”, që përmban 11 këngë.

E një pjesë me çifteli mund të dëgjohet në këngën e tij me Meyhem Lauren “Brutal”.

Kujtojmë se Bronson për herë të parë kishte ardhur sivjet në Kosovë ku performoi në “Sunny Hill Festival”.

Action Bronson ka gati librin e dytë të gatimeve “Stoned Beyond Belief”

Action Bronson është një ndër artistët më të suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Hip-hop artisti shqiptar, i cili në realitet quhet Arian Asllani, ka një ndër emisionet më të shikuara të gatimit në SHBA.

Së fundi, artisti ka zbuluar se ka nxjerr në shitje librin më të fundit të gatimeve, të cilën ua ka sugjeruar të gjithëve ta kenë për vete.

“I vetmi libër i gatimit që duhet ta keni në jetë. Libri im i dytë nga seria ‘Fck thats Delicious’ i titulluar ‘Stoned Beyond Belief’”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Bronson.

Por, ky i fundit ka bërë të ditur që libri në shitje do të dal gjatë vitit të ardhshëm, duke mos dhënë ndonjë datë të saktë.

Ndryshe, edhe New York Times i ka kushtuar një artikull emisionit të Asllanit, duke e cilësuar si një ndër emisionet më të interesante të gatimit, shkruan telegrafi.

Kujtojmë se Action Bronson gjatë verës ishte prezent në Kosovë, duke performuar në edicionin e parë të festivalit muzikor, “Sunny Hill”./ KultPlus.com

Action Bronsoni publikon “White Bronco” (VIDEO)

Reperi Action Bronson ka publikuar këngën e tij më të re “White Bronco”.

Videoklipi është punuar me regji të vet Bronsoni dhe Rik Cordero, transmeton Koha.net.

Kjo këngë vjen me efekte vizuale mjaft të bukura, në të cilën shihet reperi duke kënduar, e mbi fytyrën e tij kalojnë kafshë të ndryshme, e gjithashtu edhe bimë./KultPlus.com

Prokuroria del me vendim zyrtar se a konsumoi drogë Action Bronson

Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se reperi Action Bronson nuk kishte konsumuar narkotikë natën kur ishte shoqëruar në polici. “Rasti është mbyllur dhe ai është liruar” ka thënë Beka për Kallxo.com

Bronson ishte shoqëruar në polici pas koncertit të tij në festivalin “Suny Hill”. Avokati i tij Armend Krasniqi e ka quajtur gabim të policisë arrestimin e tij.
Krasniqi ka sqaruar se cigarja për të cilën u dyshua Bronson ka ardhur nga Amerika dhe ka kaluar disa kontrolle kufitare dhe nuk përmbante narkotik.

“Në fakt, ajo cigare nuk ka qenë substancë narkotike siç u raportua në media. Po të ishte substance narkotike ajo substancë nuk do mund të hynte në Kosovë dhe të kalonte pikat kufitare si ajo e Gjermanisë apo edhe ajo e New York”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se ky fakt dëshmon më së miri se cigarja nuk ishte narkotik.
“Z. Bronson për asnjë moment gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se Bronson është paraqitur vullnetarisht në Polici për intervistën dhe pas konsultimit me prokurorin ai është liruar./KultPlus.com

Action Bronson zbulon imazhin e stërgjyshit (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar-amerikan, Action Bronson, ka arritur para dy ditëve në Prishtinë ndërsa po atë ditë është paraqitur në konferencën e parë për media, para koncertit që pritet të mbajë në kuadër të Sunny Hill Festival, që do të fillojë nesër, shkruan KultPlus.

Reperi Bronson ditët e qëndrimit këtu duket se i ka të mbushura me plot aktivitete ndërsa ditën e djeshme është takuar edhe me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ai gjatë qëndrimit të tij duket sikur po mëson edhe më shumë për rrënjët e tij, pasi që ka postuar një fotografi të stërgjyshit të tij ndërsa në kokë mbanë një kapele. Ai tregon se fotoja është shkrepur para rreth 100 vitesh./ KultPlus.com

MY GREAT GRANDFATHER WITH THE WAVE CAP OVER 100 YEARS AGO. 🇦🇱

A post shared by Action Bronson (@bambambaklava) on

Action Bronson mezi pret të hajë fli në Kosovë (VIDEO)

Reperi i njohur dhe tejet i suksesshëm, Action Bronson, tashmë ka arritur në Prishtinë, ku do të performojë në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Action Bronson, që është i famshëm edhe për emisionin e tij të gatimit, në një deklaratë për KTV-në në Aeroportin e Prishtinës, ka thënë se është shumë i lumtur që ka arritur në Kosovë dhe se mezi pret të hajë fli e qebapë.

“Ndihem mrekullueshëm sepse jam në shtëpi. Kam shumë energji. Do të shkojmë të hamë fli dhe qebapë. Menjëherë”, ka deklaruar ai./KultPlus.com

Dukagjin Lipa: Vitin tjetër do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën në festival

Reperi i njohur shqiptaro-amerikan, Action Bronson, i cili do të performojë në natën e dytë të festivalit “Sunny Hill” më 11 gusht, ka mbërritur sot në Prishtinë dhe menjëherë ka mbajtur edhe konferencë për media, shkruan KultPlus.

Në këtë konferencë padyshim që ishte i pranishëm edhe organizatori i këtij festivali, Dukagjin Lipa, i cili mori fjalën menjëherë pas Action Bronson.

Ai fillimisht u shpreh që ky festival është më i miri në Evropën Juglindorë dhe se me realizimin e këtij festivali ëndrra e tij po bëhet realitet.

I pyetur nga gazetarët se pse nuk është ftuar edhe Rita Ora që të performojë në këtë festival, Dukagjin Lipa tha: “Shpresojmë që Sunny Hill Festival të ketë jetë të gjatë dhe se vitin tjetër me kënaqësinë më të madhe do të ftojmë edhe Rita Orën, Bebe Rexhën, e shumë artistë të tjerë shqiptarë që po na bëjnë krenarë, e gjithashtu edhe artistë të njohur botërorë”, tha Lipa.

Sunny Hill Festival do të mbahet përgjatë datave 10, 1 dhe 12 gushtë në parkun e Gërmisë në Prishtinë./ KultPlus.com

Action Bronson realizon në Kosovë episode të emisionit të tij të gatimit

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson nesër arrin në Prishtinë për t’iu bashkuar emrave më të mëdhenj të muzikës botërore të momentit, Dua Lipa dhe Martin Garrix në Sunny Hill Festival, që do të mbahet me 10/11 dhe 12 gusht.

Emisioni Express Summer në KTV, mëson se përveç performancës në parkun e Gërmisë, reperi me origjinë shqiptare, Arian Asllani gjithashtu do të realizojë disa episode të emisionit “The Untitled Action Bronson Show”, një emision i cili njihet për talentin e tij në gatim.

Mësohet se një nga qytetet ku do të realizohet emisioni do të jetë qyteti i Prizrenit. Kjo është edhe arsyeja e ardhjes së Bronsonit, disa ditë para festivalit Synny Hill./KultPlus.com

Action Bronson nesër në Prishtinë

Reperi shqiptaro-amerikan ACTION BRONSON nesër arrinë në Prishtinë për t’iu bashkuar kështu emrave më të mëdhenjë të muzikës botërore të momentit DUA LIPA dhe MARTIN GARRIX në SUNNY HILL FESTIVAL i cili do të mbahet me 10/11 dhe 12 GUSHT në Prishtinë.

Konferenca për media do të mbahet nesër me datë 7 Gusht në orën 18:30 në EMERALD HOTEL.

Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queensi i New Yorkut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i The Untitled Action Bronson Show, dhe Fuck That’s Delicious.

“Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të ‘Billboard’. Gjithashtu ai është nominuar në revistën ‘XXL’ për ‘Mixtape-in’ më të mirë të vitit. Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën “Blue Chips” të Bronson të hyjë në nominimin për pese ‘mixtape-t’ më të mirë.

Shqiptarët janë zgjuar gjithandej, kështu reagon Action Bronson kur shënoi Shaqiri (VIDEO)

Action Bronson i cili së shpejti fdo të vjen në Kosovë i është gëzuar pas masë shënimit të golit nga ana e Xherdan Shaqirit, shkruan KultPlus.

Ai ka reaguar nëpërmjet një videoje ku mund të shihni gëzimin e tij, por edhe mënyrën se si e shqipton mbiemrin e Xherdanit./KultPlus.com

Action Bronson i lumtur që përfshihet në “Ekipin e Kosovës” për Botërorin 2022

“Image of Kosovo” ka publikuar sot një foto me yjet që “do ta përfaqësojnë” Kosovën në Botërorin 2022.

Në të janë përfshirë yje të ndryshme të sportit e muzikës, përveç futbollistëve.

Në mesin e tyre është edhe reperi me prejardhje shqiptare, Action Bronson, përkrah yjeve të tjerë të muzikës si Dua Lipa, Rita Ora, e Bebe Rexha.

Bronson, që do të performojë në Kosovë në muajin gusht në festivalin “Sunny Hill”, në instagram ka shkruar, “ekip i madh”, duke i bashkangjitur edhe foton e “Image of Kosovo”.

Ky ekip përbëhet nga: Ilir Latifi, Herolind Nishevci, Majlinda Kelmendi, Haxhi Krasniqi, Akil Gjakova, Action Bronson, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, e Rita Ora./ KultPlus.com

“CultureTrip”: Bota është mbushur me artistë shqiptarë

Bota është e mbushur me artistë të njohur dhe të famshëm nga Shqipëria ose me rrënjë shqiptare, shkruan për “CultureTrip”, Francesca Masotti.

Zbuloni disa prej artistëve, piktorëve dhe këngëtarëve shqiptarë më të famshëm, punët e të cilëve njihen në të gjithë botën:

Albania, Berat, Onufri Museum. Detail. Icon from the central area of the iconostasi of the church of the Annunciation in Berat; one of the apostoles.

Onufri
Onufri është piktori i ikonave më i famshëm nga Shqipëria. Ai ishte aktiv në shekullin XVI në jug të Shqipërisë, në perëndim të Maqedonisë dhe veri të Greqisë. Mendohet se Onufri ka lindur në Berat, një qytet i bukur që ndodhet në jug të Shqipërisë. Sot, Berati ka një muze shumë interesant të Onufrit, ku vizitorët mund të mësojnë për artistin dhe të admirojnë pikturat e tij. Vepra të tjera arti të Onufrit mund të gjenden në Muzeun Mesjetar në Korçë dhe në shumë kisha përmes vendit.

Kolë Idromeno
Nikolla Kolë Idromeno, i njohur si Kolë Idromeno, ishte një piktor, artist, skulptor, kinematograf, fotograf dhe arktiekt shqiptar gjatë epokës së Rilindjes në Shqipëri (periudha historike nga viti 1870 deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 1912). Idromeno kishte lindur në Shkodër, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë. Ai kishte bërë studimet në Venecia në Akademinë e Arteve të Bukura, udhëtoi nëpër Europë dhe më pas u kthye në Shkodër, ku zbukuroi tavanin e Katedrales së Shën Stefanit. Shumë prej pikturave të tij tani ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra është një prej piktorëve më të famshëm shqiptarë të të gjitha kohërave. Ai studioi art në Milano dhe ishte mik me artistë të famshëm si Pablo Picasso. Punimet e tij prestigjioze ndodhen në Muzeun e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin italian në Romë, në Galerinë e Arteve të Kosovë në Prishtinë dhe në shumë koleksione private.

Adrian Paci
Adrian Paci është një prej artistëve bashkëkohorë më të famshëm në Shqipëri dhe Europë. I lindur në Shkodër, ai u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas vajti në Milano, Itali. Punimet e tij, që shpesh herë prekin tema si nostalgjia, ndarja dhe paraja, mund të admirohen në shumë muze dhe galeri artesh në botë. Paci ishte artisti i parë shqiptar që përfaqësoi Vendin e Shqiponjave në Bienalen e Venecias në vitin 1999.

Rita Ora
Rita Ora është një këngëtare britanike, aktore dhe modele e lindur nga pridnër shqiptarë në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Prindërit e saj u larguan nga Kosova kur ajo ishte vetëm një vjeç dhe vajtën në Londër, ku ajo u rrit me familjen e saj. Ajo u bë e famshme në vitin 2012 me këngën në bashkëpunim me “DJ Fresh”, “Hot Right Now”. Që prej asaj kohe ajo ka nxjerrë shumë hite që janë me famë botërore.

Dua Lipa
Një tjetër yll me origjinë shqiptare është e bukura Dua Lipa. Prindërit e saj migruan në Britani të Madhe në vitin 1990 për shkak të dhunës dhe shtypjeve dhe Dua u lind në Londër. Dua Lipa ka nxjerrë shumë këngë të bukura dhe të famshme në bashkëpunim me artistë të mëdhenj, si Sean Paul dhe Calvin Harris. Pa asnjë dyshim ajo është një nga artistet femër më premtuese në botë.
Immagini e contenuti protetti da copyright titolari: Anna Oxa ®
Oxarte ®

Anna Oxa
Ilirjana Hoxha, që njihet si Anna Oxa, është një këngëtare shqiptare, aktore dhe prezantuese televizive në Itali. Ajo u bë e famshme me pjesëmarrjet dhe çmimet e marra në festivalin prestigjoz të Sanremo, festivali më i famshëm i muzikës në Itali.

Bebe Rexha
Këngëtarja, kompozitaroja dhe producentja amerikane, Bleta “Bebe” Rexha ka rrënjë Shqiptare. Prindërit e sajë janë me origjinë etnike shqiptare nga dy qytete të ndryshme në Maqedoni. Ata vajtën në Bruklin, Nju Jork, ku Bleta lindi në vitin 1989. Ajo ka shkruar shumë këngë për këngëtarë të famshëm, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Ajo ka publikuar gjithashtu shumë hite si “Meant to Be” dhe “I Can’t Stop Drinking About You.”

Era Istrefi
Era Istrefi është një këngëtare shqiptare dhe kompozitore e lindur në Prishtinë, Kosovë. Motra e saj Nora Istrefi është gjithashtu një këngëtare. Era Istrefi bëri debutimin e saj pesë vite më parë në vendin e saj dhe më pas në vitin 2016, ajo u bë e njohur në të gjithë botën me këngën “Bon Bon”, një këngë e shkruar në anglisht me fjali në shqip.

Ermal Meta
Ermal Meta është një këngëtar italo-shqiptar dhe kompozitor i lindur në qytetin jugor të Shqipërisë, Fier. Ai fitoi festivalin prestigjoz të Sanremos në shkurt 2018 me një këgë të bukur që i dedikohet viktimave të luftës. Ai morri pjesë edhe në festivalin e Eurovizionit duke përfaqësuar Italinë.

Action Bronson
Arian Asllani, i njohur ndryshe si Action Bronson, është një reper amerikan, yll i “reality show” dhe shef kuzhine që ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Nju Jorkut nga një baba shqiptar mysliman dhe një nënë amerikane hebreje. Gjatë karrierës së tij, ai ka punuar me artistë të famshëm si Eminem, Wiz Khalifa, Prodigy, dhe Kendrick Lamar./ KultPlus.com