“Javët e frankofonisë” ju ftojnë për një takim me artistin Alban Muja

“Javët e frankofonisë” gjatë këtij muaji do të sjellin aktivitete të shumta duke përfshirë këtu edhe ngjarjen e sotshme, një takim me artistin Alban Muja.

Alban Muja do të përfaqëson Kosovën në ngjarjen më të madhe të artit në Bienalën e 59-të të Venedikut. Alban Muja është një nga artistët më premtues kosovarë.
Ai do të flasë për qëndrimin e tij në Rezidencën 3 mujore në “Arts Cité” në Paris dhe përvojën e tij ndërkombëtare si artist.

Ky takim do të mbahet në Aleancën Francezë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00. Hyrja është falas./ KultPlus.com

27 vjet nga vdekja e Martin Camajt

Sot bëhen 27 vjet që nga vdekja e shkrimtarit dhe albanologur shqiptar, Martin Camaj në Munih.

Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.

Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.

Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 13 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.

Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.

Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.

Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.

Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.

Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.

Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.

Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.

Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.

Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.

Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.

Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.

Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.

Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com

Erza Lalinovci e argjendtë në garat “Balkan Voice”


Publikuar më: March 11, 2019 

Në garat “Balkan Voices” për Oratori të mbajtura në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG), Kosova u përfaqësua nga ferizajasja  Erza Lalinovci me temën “Being a girl in Kosovo” e cila u shkrua nga vetë Erza.

Janë këto garat Ballkanike që organizohen  AUBG- American University in Bulgaria e në të cilat morën pjesë përfaqësues nga  të gjitha shtetet e Ballkanit.

Prezantimi i Erza Lalinovcit u përcjell gjatë gjithë kohës me vemendje dhe arriti deri në natën finale ku u shpërblye me kupën e argjendit.

Në  këto gara  morën pjesë  110 student nga gjithë rajoni dhe një vend i tillë është sukses jo vetëm për Erzën por edhe për gjithë Kosovën.

 Ndryshe Erza Lalinovci ka marrë pjesë në shumë gara  jasht vendit ndër të cilat  është edhe  “GENIUS OLYMPIAD” e mbajtur në NEW YORK ku ka fituar 36000$ bursë në vitin 2017.

Aktualisht Erza është student në British School of Kosova.

Ky është shkrimi i plotë me të cilin u prezantua Erza në këto gara.

“Being a girl in Kosovo” – “Të jesh vajzë në Kosovë”

Being a girl in Kosovo It is the year 1960. Picture a place where there is a 15-year-old girl in a village in Kosovo, who had a dream to continue her education and become a teacher. Teachers were very few in Kosovo back then. But, between her and her dreams stood the villagers who thought that females can only be good at cooking and taking care of children and a girl going to school would bring disgrace to the entire village. Luckily for her, the girl was fortunate.

There was a man whose thinking was different from that of his villagers, the girl’s father. He chose to ignore everyone and everything and decided to let his daughter follow her dream. The girl became a teacher and through her 40-year long career she taught 10 generations of primary school children. Unfortunately, the majority of Kosovo’s girls of that time did not share the same fate.

Fast forward to the year 1999. Kosovo was at war. Kosovo’s population suffered genocide. Among many victims who suffered from violence, there were as many as 20,000 women who were victims of the sexual violence. I do not want to talk about that, as sensitive as it might be, but I just want to say that after the war ended these women experienced another form of it.

They suffered mental violence caused by Kosovo’s society as they didn’t receive any support for being victims. On the contrary, they felt ashamed. Therefore, they were forced to remain silent and not tell what happened to them. This mentality and prejudice against women was the reason that made my mother be concerned when she understood that she is carrying a baby-girl on her belly, since she did not want her daughter to be raised in an environment with such mentality. And that is what I want to talk about today.

I want to show how the mentality of a population can harm a female’s values, dignity and success and what should a female do when she finds herself in a similar environment. And this is not only applicable to Kosovo as we all share similar experiences.

Talking about experiences, let me share a personal one with you; When I was younger, I loved playing football. Once I saw my brothers and their friends playing in our house’s backyard. I went to ask them if I could join, but guess what was my brother’s response: “Go inside the house, this is not a game for girls, don’t you see that there is no girl in here?”

I was six at that time. First feeling I had was that I wished I was a boy. All those dreams I had, imagining myself playing football for my country, suddenly disappeared. However, my mother told me that a simple opinion must not stop me and that the hurt feeling I experienced should motivate me to never quit and try to prove my brother wrong.

So, I started changing and instead of wishing to be a boy, now I wanted to be thankful for being a girl. And that is what all girls actually did in Kosovo.

Until those days people used to think that females could not be strong and feminine at the same time. This made them believe that women could not be as successful as men because they linked everything with their feelings, which reason shaped the mentality the population used to have. But women wanted to give it an end by standing up against it.

That is why the situation I explained above is not a reflection of the present-day Kosovo. Day after day females in Kosovo started building their self-confidence by combining their passions and skills thus shaping the road to their success. It only took a few girls to continue education so that every other girl followed. This way they chose what they wanted to do with their lives instead of letting the others control them.

While back in 1960 the percentage of illiterate females was over 60%, in 2009 it dropped to less than 10%. Few years ago, Mrs. Vasfije Krasniqi, one of the 20,000 war victims of the sexual violence, defied the fear and prejudice and publicly shared her painful experience and her fight to bring justice in court.

It was a breakthrough that inspired hundreds of other victims to come out of the dark, break the silence and share their experiences too. Now, the Government of Kosovo has set a pension for every woman that has lived that terror along the war since they could not be compensated morally.

More importantly, the victims of sexual violence are now getting support from the entire society. They are now seen as heroines. Kosovo’s society gradually became aware of women’s abilities. In 2011, Mrs. Atifete Jahjaga was elected Kosovo’s first female president. This was the first time that a country in the entire Balkan Region elected a woman for their president.

Today, women of Kosovo have the necessary space to freely express their professional abilities. Today women are successful educators, doctors, politicians, musicians and even sportswomen. Rita Ora and Dua Lipa, are great examples of how successful and talented our women can be if they are given a chance. While once I was not allowed to play football because it was considered a sport for boys only, today there are many football clubs for girls and recently a rugby club has been created too.

In 2016, Majlinda Kelmendi won the gold medal in judo at the Olympic Games in Rio de Janeiro.

These and many other stories of successful women, inspired the society and have helped in improving Kosovo’s population mentality.

The stories proved that women have power, are smart and strong no matter of the circumstances.

This is why women should be given the necessary support and should stop being judged because among them there could be the next Mother Theresa, Rita Ora, Dua Lipa or Majlinda Kelmendi.

Today I would like to leave a message to the women all around the world, that they must be proud for who they are and should continue to raise their voices in fighting for gender equality, fight against prejudices and not be afraid to follow their dreams.

One thing for sure, I know I will.

Thank you! Erza Lalinovci

Jericho ka gati këngën dhe videoklipin “Ëndërr e Prerë”, frymëzuar nga poezia e Agollit

Jericho ka paralajmëruar se kënga “Ëndërr e Prerë” me titull nga poezia e Dritëro Agollit është pothuajse gati.

Përmes një postimi në Facebook, frontmeni i rockgrupit të njohur kosovar, Petrit Çarkaxhiu ka bërë të ditur po ashtu se edhe videoklipin e këngës së re e kanë gati. Atë e kanë realizuar në bashkëpunim me aktorin Xhevdet Doda, i cili, sipas Çarkaxhiut, me lojën e tij i dha kuptim projektit të ri.

Në prononcimin tij, “Rrusta” ka folur edhe disa fjalë për projektin në përgjithësi.

“Emocionalisht ishte puna më e rëndë që kemi bërë ndonjëherë. Është hera e parë që ndjehemi totalisht të pashpresë për të ardhmen e vendit tonë! Është i pabesueshëm dhe i trishtë rrugëtimi jonë prej 1999 deri në 2019, prej ‘This Is My Home’ përplot jetë e ëndrra në ‘Ëndërr e Prerë’”, ka shkruar Çarkaxhiu, transmeton Koha.net.

Frontmeni Çarkaxhiu, po ashtu, ka kritikuar ashpër akterët politikë shqiptarë. Ai ka shkruar se “atë çfarë as armiqtë nuk mundën ta thyejnë, ‘shpresën për një ditë më të mirë’, e thyen dhe e shkatërruan akterët politikë shqiptarë”.

“Atë çfarë as armiqtë tanë nuk munden ta thyejnë, ‘shpresën për ditë më t’mirë’, e thyen dhe shkatërruan akterët politikë shqiptarë të të gjitha partive pa dallim, në bashkëpunim me oligarkët e bizneseve, duke mos respektuar as më të paktën e dinjitetit njerëzor, të natyrës, ajrit e ujit e ambientit që na rrethon, në të cilën frymojmë e jetojmë!”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Çarkaxhiu thotë se thelbi i këngës së re përbëhet nga katër vargjet e fundit të poezisë së Agollit me të njëjtin titull – “Ëndërr e Prerë”. Sipas tij, këto vargje nuk ka më mirë se si ta përshkruajnë një ëndërr të prerë.

Këto janë katër vargjet:

Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë

Është turp kaq shpejtë të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje më të mirë

Duke vdekur fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës”.L

“‘Ëndërr e Prerë’ është titulli i këngës së re të Jerichos. Është njëkohësisht titulli i një prej poezive më të dashura për mua nga Dritëro Agolli. Arsye pse kemi zgjedhur këtë titull është për shkak se, përveç tekstit të Jerichos në këngë, në formë të recitalit do të përdoret pjesa e fundit e kësaj poezie e që përbën pothuajse vet thelbin e këngës”, kishte thënë Çarkaxhiu për Koha.net, në shtatorin e vitit të kaluar.

“Tomlin e Nones” është kënga hit e këtij grupi që ishte inspirim nga poezia e “Mes dy Qytetërimeve” të Ali Podrimës.

“Nëntor i Ftohtë”, “Kur do t’pushojë kjo kangë”, e “Shkaba” janë disa prej këngëve më të njohura të Jerichos.

Letër vetes tem t’re

Poezi nga Maya Angelou

Përktheu: Vlora Konushevci

E dashtun Marguerite

Mezi s’po pret me dalë e me jetue vet. Nuk do kurrkush me të tregu në sa ora me u kthy te shpija, apo qysh duhet me e rritë fëmijën tand. Ki me dal prej shtëpisë së bekueme t’nanës edhe nana s’ka me provu me të ndal, ajo t’ njeh ty ma mire së krejt.

Por vnoja mendjen fjalëve të saj:

Kur t’dilsh prej kësaj dere mos lejo kurrë kurrkush me t’rritë – ti je e rritun tashma.

E din dallimin në mes t’mirës dhe t’ keqes.

Në çdo marrëdhanie që do me ndërtu dije se duhesh me tregu gatishmëni me u adaptu e me u përshtat.

Mbaje mend, në shtëpi mundesh gjithmonë me u kthy.

Ki me u kthy n’shpi kur bota të rrëzon për toke ose të bjen bota n’krye. Po veç shkurt. Nana ka me t’përkdhelë e me ta gatu vaktin tand të preferuem, pasul dhe oriz. Ki me e praktiku kthimin të shpija kohë pas kohe që nana me të çliru – dhurata ma e madhe që ajo ka me ta ba, tu ta ushqy edhe guximin, që ajo ka me ta dhuru.

Bahu e guximshme, por jo e dalldisun.

Ec me krenari ashtu qysh je,

Maya.

Ekziston një Zot, spitali është shtëpia e vërtetë e tij

Ekziston një Zot, gjithmonë ka ekzistuar. E shoh atë këtu, në sytë e këtyre personave në këtë korridor dëshpërimi të spitalit. Kjo është shtëpia e vërtetë e Zotit, është vendi ku ata që e kanë humbur do ta gjejnë Atë… ekziston një Zot, duhet të jetë, dhe tani unë do të lutem, do të lutem që ai të më falë që unë e kam braktisur atë gjatë këtyre viteve, të më falë që e kam tradhëtuar, gënjyer dhe kam mëkatuar dhe vetëm për tu kthyer tek Ai në momëntin kur kam nevojë.

Unë lutem që ai të jetë i mëshirshëm, dashamirës dhe zemërbardhë ashtu siç libri i tij thotë se është.

Khaled Hosseini

Kadare: Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha

Lili Sula: “Kukulla” është një nga rrëfimet më delikate e mbresëlënëse të prozës suaj. E botuar më 2014, në “Mëngjeset në kafe Rostand: motive të Parisit”, romani u publikua shumë shpejt si libër më vete e më pas në frëngjisht, italisht, spanjisht etj., duke tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës. Po, çfarë është “Kukulla” për ju?

Kadare: Për “Kukullën”, në radhë të parë, nuk u nisa të jap ndonjë risi për figurën e nënës në letërsi, se figura e saj në letërsi, duhet pranuar, është ndoshta konceptuale, si shqetësim i shkrimtarëve, si dëshirë për të shkruar, si romantikë, si gëzim ose hidhërim ndonjëherë, në rastet kur ata kanë pasur marrëdhënie jo fort të mira me nënat. Në këtë kuadër, do të thoshim se është e njohur marrëdhënia që shkrimtarët kanë me nënat e tyre.

Pothuajse të gjithë kanë qenë të prirur që të shkruajnë për to, madje edhe në rastet kur marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të mira, siç e përmenda më lart. Po, kjo çuditërisht është e vërtetë! Për këtë kam shkruar hapur edhe unë. Nga shkrimtarët modernë që kanë shkruar për marrëdhëniet jo të mira me nënën do të përmendnim, për shembull, Xhek Londonin, i cili kishte një acarim të vazhdueshëm me nënën e tij. Biografitë profesionale e përmendin këtë, madje e pranonte edhe vetë shkrimtari. Edhe Balzaku kishte një marrëdhënie jo të mirë me nënën, – jo deri në këtë shkallë, – por edhe ai ka shkruar hapur për të. Nëna e Balzakut e qortonte: – Ti s’di të shkruash! – Ti je dështak! E si mund të imagjinohet kjo! Përse nënat nganjëherë, me bijtë e tyre, shkrimtarë gjenialë, të tërë të talentuar, të silleshin në këtë mënyrë?! Tek-tuk mund të qëllonte që biri të sillej keq me nënën, pa ndonjë arsye.

Pra, është vështirë të gjenden në letërsi rastet kur bijtë silleshin keq me nënat e tyre. Arti i nxiste ata që të shkruanin të vërtetën. Po shtroj një pyetje në lidhje me këtë gjë: A kërkon letërsia botërore apo morali botëror, apo kurioziteti kulturor botëror në përgjithësi, të vërtetën apo të pavërtetën për nënën? Kjo është një pyetje naive për letërsinë. Letërsia nuk merret me kërkesa të tilla. Ajo s’ka nevojë për asgjë nga këto. Nuk ka nevojë as për nënë, as për babë, as për nip, as për mbesë [qesh]…

Letërsia është letërsi dhe mbetet e tillë. Ajo ka nevojë për vetveten. Fakti tregon se letërsia e madhe, ajo botërore, shpreh vetveten. Letërsia ka ligjet e saj. Dhe, mbi të gjitha, bukuria dhe hyjnia e saj e brendshme është ajo çka të nxit, prandaj unë nuk u nisa të jap ndonjë të vërtetë për nënën. – Jo! Kam sjellë ndër mend nënën time, me një intuitë letrareartistike. Kam kuptuar se figura e saj të jep dorë për letërsi. Figura e nënës sime ishte e pazakontë e kjo më ndihmoi. Po të mos ishte ashtu, nuk do të shkruaja fare për të, por do ta krijoja vetëm në mendjen time.

Ato të dhëna që kam gjetur te nëna ime ishin të tilla… Thuajse nuk e kam përmendur fare nënën në veprën më përpara. I shmangesha gjithmonë përshkrimit të saj. I shmangesha se e ndieja që donte një sqarim kjo gjë; për të thënë të vërtetën e saj. Për shembull, për gjyshen kam shkruar me shumë dashuri, gjithashtu, edhe për gjyshin nga nëna, babazotin, po ashtu edhe për ungjërit, tezet, për të gjithë…

Domethënë, vetiu e kam shmangur gjithmonë nënën, se ishte e komplikuar për t’u shkruar; ishte jashtë skemave. Siç thashë, kjo nuk është e rëndësishme për letërsinë, pra që të shkruaj si ishte nëna ime. Fundja, janë çështje private. Nuk është parim ky. Por është një rastësi në jetën e shkrimtarit. Fillova të shkruaj për figurën e saj të komplikuar se është bukur për letërsi. Nëna ime, Hatixhe quhej, ishte e lindur për letërsi, me atë mendjen e saj të kufizuar. Unë e kam thënë, pa e fshehur, që s’ishte as e zgjuar shumë e as e pazgjuar [qesh]. Ajo e dinte këtë, e pranonte. Dhe ne bënim humor me të. Ajo ishte e tillë që përjashtonte skemën: nënë e mirë ose nënë e keqe; nënë e kujdesshme ose e pakujdesshme. I përjashtonte këto të gjitha. Do të shkruaj thashë. Në këtë rast nuk kam ndonjë tjetër shtysë sesa të respektoj letërsinë, jo nënën, as familjen.

Lili Sula: Mund të na veçoni ndonjë prej shkrimtarëve botërorë, që ka lënë gjurmë te ju, në qendër të veprave të të cilëve është figura e nënës?

Kadare: Kadare: Plot kam lexuar. Nuk ka vepra kush e di se çfarë për nënën. Ka edhe libra ku trajtohet nëna me tone paksa groteske… Ja, përse e kam marrë zët “Nënën” e Gorkit. Është thuajse e neveritshme! Nëna e tij jepte vetëm këshilla revolucionare. Gorki ishte shkrimtar i madh, të themi të drejtën. Po, si ka rënë ai në këtë personazh?! Nëna e tij qe model për revolucionarët e rinj. Prandaj edhe për letërsinë tonë, ajo [‘Kukulla’] është një arritje. Është një pjekuri që nuk pritet nga një vend ballkanik. Pritej nga Balzaku, për shembull, që të shkruante diçka për nënën, diçka jo të mirë, negative. Por nuk shkroi, vetëm la tek-tuk ndonjë kujtim. Po nëna e Xhek Londonit? Hapi furrë buke vetëm për të turpëruar të birin. Ai filloi të bëhej i pasur nga botimet, ndërsa ajo donte t’i fitonte vetë të ardhurat, kështu u bë furrtare. Siç janë të mira nënat, janë edhe të këqija ndonjëherë. Dhe mua Zoti më dha, si të thuash fati, një nënë që nuk më detyronte as nga njëra anë e as nga ana tjetër që të shformoja gjurmët.

Lili Sula: Si mendoni, a përkon titulli “Kukulla” me pjesën e pazakontë të një nëne të çuditshme, pak koketë e artificiale?

Kadare: Po, e ka këtë lidhje me kukullën si krijesë artistike, artificiale. E kam thënë se ishte pak artificiale si njeri, në kuptimin që nuk ishte e zakonshme. Dhe, në të vërtetë, është një Kukull krejt e veçantë dhe pikërisht këtu qëndron origjinaliteti i saj. Është e thjeshtë! Nëna ime ka vdekur vonë; njëzet vjet pas babait. Dhe më kujtohet, ishte shumë naive. Kishte vërtet një naivitet të theksuar e gati të tepruar. Vuante se mos nuk e merrnim seriozisht. Dhe mirë e kishte, se nga naiviteti thoshte gjëra që të vinte për të qeshur. Ishte gati si fëmijë… Babai im ka qenë i pashëm, ndërsa nëna ka qenë grua e mesme. Në tërë këtë konceptim duhen thënë gjërat që janë… Vërtet lexuesit mund të shfaqin habi për nënën time. E vërteta është se ishte naive, tepër naive, për këtë, jo vetëm babai, por edhe ne, si të thuash, e vinim në lojë. Mospëlqimi i familjarëve për mënyrën se si e kam përshkruar nënën erdhi pa dramaticitet.

Në letërsinë bashkëkohore, “Kukulla” luan rolin e çelësit modern në interpretimin e rrëfimit. Po te ju, si vjen ajo?

Vetë figura e saj, e kukullës, është moderne. Një çelës që të kujton njeriun, sendërgjimin e tij. Është ai a s’është ai. I shkon letërsisë, për të thënë se i shkon shumë bukur. Dhe për çudi, ne kështu e perceptonim, edhe fëmijët e mi, si një kukull. Lozte rolin e kukullës edhe me vajzat. Ndoshta nga kjo e lidha edhe në subkoshiencë. Vajzat e mia i vinin tela, ajo rrinte, se ishte e durueshme dhe e urtë. – Nëna rri kështu tani, – dhe ajo rrinte. Ato e zbukuronin, e kur vinim ne ajo thoshte: – Ç’të bëj unë, më vjen keq t’ua prish vajzave. Kështu ishte tipi i saj [qesh].

Ishte naive. Ajo donte, në kuptimin, i pëlqente dhe ëndërronte të bëhej e famshme, me naivitetin krejt si të fëmijëve, të cilët duan të bëhen mbreti/mbretëresha ose princi/princesha. Ngaqë dëgjonte që unë u bëra i famshëm, me sa duket e ngacmonin gratë dhe me mendjen e saj fare naive mendonte se ç’bëjnë shkrimtarët. Kisha shkruar diku që shkrimtarët e famshëm ndërrojnë nënat, si ndërrohen gratë [qesh]. Nëna ime kujtonte se kjo mund të ndodhte me të vërtetë [qesh]. Nuk e dinte! Dinte ndërrimin e grave, më vonë, që martoheshin e rimartoheshin…

Mirëpo, si të ndërrojë njeriu nënën?! [qesh] Po ishte aq naive, saqë arrinte ta besonte këtë. Me siguri e nxiste fakti që unë isha i dëgjuar, shumë i dëgjuar, dhe ajo e përjetoi këtë gjë; e shijoi si të thuash. Ia thoshin të gjithë: djali yt është i dëgjuar, i famshëm. Dhe i pëlqente që të trajtohej si nëna që ka lindur një fëmijë të famshëm, por edhe këtë e shprehte me naivitet. Gjatë shkrimit të “Kukullës” doja që ajo të më koincidonte me një përfytyrim të bukur të nënës dhe thuajse të gjithë e kanë kapur këtë sens origjinal.

Thënë ndryshe, më nxiti edhe ana e saj artificiale, çka thashë, ana prej manekine, më ndihmoi ai gjaku i saj që ishte pak i ngrirë, në kuptimin statik. Më falte atë përjetësi. Afër statujës. Diçka origjinale që më ka shkuar në mendje është, se më dukej që ajo pagoi një taksë për mua. Pati një mendje të thjeshtë. Nuk do ta besonte njeri që një shkrimtar që quhet i shquar, i madh, e ku e di unë, të ketë një nënë kaq naive e të pamençur, të flasim realisht.

Lili Sula: Nga ana tjetër, ju e keni sofistikuar e modernizuar figurën e saj, duke përmbysur gjithë imazhin e nënës në letërsinë tonë.

Kadare: Mirëpo, e pranoi publiku botëror. E kam vënë re, se ka me qindra artikuj për të. Askund nuk ka diçka jo të mirë ose si të thuash një negacion për të. Përkundrazi, çmohet! Është një nënë e vërtetë dhe e pavërtetë, një nënë e vërtetë për letërsi. E sakrifikuar për letërsinë. Kam përshkruar Izmini Kokobobon, jo vetëm në këtë vepër, por edhe në vepra të tjera, kështu e kishte emrin në të vërtetë.

Ajo kishte studiuar në Itali. Nëna ime pati një rivalitet të hapur me të. Izmini e ngacmonte dhe krijonte situata humori në shtëpinë tonë, duke i thënë: – Ti je nëna e një shkrimtari të famshëm. – E, ashtu jam!, – ia kthente nëna, por me të e kishte si me inat, si të thuash. – Po si nuk del të flasësh në ndonjë konferencë…, – vazhdonte Izmini. Nëna qëndronte pa folur dhe vetëm e dëgjonte, sepse nuk arrinte ta kuptonte a e kishte me të vërtetë apo jo. Unike, në letrat tona, figura e Kukullës-nënë, krijim i fantazisë dhe i kujtesës, që tkurr format trupore për t’i lënë vend lehtësisë së grafikës me tone karikatureske e portretit të zbrazët. Po! E vërtetë është. Nëna ime nuk ishte trupore, njerëzore. Unë nuk e mbaj mend, për shembull, dhe e them me të vërtetë këtë, nuk e mbaj mend ta shihja të hynte ose të dilte nga tualeti. I shmangej kësaj. Por jo vetëm kësaj… Kaq shumë përjashtohej ana trupore tek ajo. Është e çuditshme! Kishte një prudencë, një vetëpërmbajtje, në kohën që unë nuk isha ndonjë i turpshëm [qesh]…

Lili Sula: Siç e përmendët, janë të njohura dy forma kryesore marrëdhëniesh mes fëmijëve, (shkrimtarëve të famshëm) me prindërit e tyre. Ç’mund të na thoni për rolin e kujtesës në sendërtimin e Kukullës-nënë?

Kadare: Është një nga pakënaqësitë e mia! Kam edhe pakënaqësi të tjera, për të cilat kam shkruar edhe gjetkë, siç janë, për shembull, bisedat e tyre në mëngjes, të cilat nuk më pëlqenin fare, për arsye thjesht egoizmi. Mendoja se ata duhet të mendonin të më martonin mua [qesh], e jo të flisnin për ato gjepura; jo nuk na dalin paratë, jo kështu e jo ashtu… Në të vërtetë, unë kisha marrëdhënie të mira me prindërit. Babai dhe nëna ishin njerëz krejt të kundërt. Babai (Haliti) ishte serioz e i heshtur. Kur kam shkruar se babai bënte gjyqe në shtëpi, nuk është trillim, por e vërtetë. Babai im ishte ftues gjyqi. Ftues gjyqi është postier i gjyqit, postier special që dërgon dokumentet gjyqësore.

Pra, ishte një postier i besuar. Një pjesë të kohës e kalonte në sallën e gjyqit. Tërë jetën ka dëgjuar sekrete gjyqësore, që janë të pafundme në një qytet si Gjirokastra; sekrete intime nga ndonjëherë, sekrete që kishin lidhje me trashëgiminë, me tradhtinë bashkëshortore, me tapitë, me ndarje pasurish e të tjera si këto. Ai nuk tregonte asgjë lidhur me to. Ishte institucional, respektonte shtetin, ashtu siç ishin burrat gjirokastritë në përgjithësi.

E siç po thosha, bisedat e tyre të mëngjesit ishin përgjithësisht për anën ekonomike, por unë e kisha mendjen se si nuk më martojnë, të mendojnë për martesën time. Isha dymbëdhjetë–trembëdhjetë vjeç dhe doja të martohesha [qesh]. Të gjithë ne të vegjlit ishim me ëndërrime të tilla. Ëndërronim si është trupi i femrës dhe thoshim ç’bëjnë këta prindërit tanë, duhet të mendojnë të na martojnë [qesh]. Ishim idiotë nga mendja. Ka sinqeritet

[te ‘Kukulla’]

, por kryesorja është që kam respektuar artin. Kam gjetur një personazh në familjen tonë, që ishte e lindur për letërsi.

*Ismail Kadare në: Bisedë me drejtuesen e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Lili Sula.

Eriola Pira emërohet kuratore e Qendrës për Art dhe Politikë Vera List

The New School në New York ka njoftuar emërimin e Eriola Piras si kuratore në Qendrën e Vera LIST për Art dhe Politikë, një qendër kërkimore dhe forum publik i themeluar nga universiteti në vitin 1992, përcjell KultPlus.

Pira do të ndihmojë në zhvillimin e Forumit vjetor të Qendrës Vera List, i cili do të hapet në tetor.

“Eriola i sjell kësaj pozitë një portofol të gjerë ndërkombëtar, përvojë të gjerë kuratoriale dhe aftësi strategjike për ndërtimin e institucioneve me një fokus të veçantë në zhvillimin e vendbanimeve dhe krijimin e bursave”, thuhet në deklaratën e Carin Kuonit, drejtor i qendrës dhe kuratori kryesor./ KultPlus.com

Dy artistë nga Italia, në Vlorë me dashurinë për jetën

Arti mund të shndërrohet në një mjet të pazëvendësueshëm për të luftuar dukuritë negative, në një shoqëri që aspiron të zhvillohet. Përmes tij, mund të ndryshojnë balancat, mund të përshpejtohet ritmi, mund të nxitet optimizmi.

Me këtë motiv dhe me idenë se, gjithkush çdo artist duhet të kryejë misionin e vet në funksion të të tërës, Daniela Moçia, aktore teatri dhe Marco Picistrelli, fotograf, u bënë protagonistë të një mbrëmjeje të mbushur me emocione, të titulluar “Të dua sa jeta”, zhvilluar në mjediset e Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Vlorë, në prani të një publiku të zgjedhur me intelektualë, artistë, dashamirës të fotografisë e të interpretimit skenik, drejtues të institucioneve vendore në Vlorë.

Dy akset e këtij aktiviteti mbresëlënës, ekspozita me fotografi dhe interpretimi skenik, me autorë dy prej emrave më të njohur në fushat respektive sot në Italinë fqinje, konvergonin tek e njëjta temë, ajo e përpjekjeve kundër dhunës ndaj grave.

Për Picistrellin, mbetet udhërrëfyese perifrazimi se, “një kategori fotografish që frymëzon një qëllim të mirëpërcaktuar, mund të shndërrohet në armën më të fuqishme dhe në të njëjtën kohë në notën lirike më të ndjeshme. Në këtë përcaktim, sipas tij, gjendet e tërë nevoja që çdo artist ndjen se mund të kontribuojë për një qëllim social në kohët ku jeton, duke përdorur instrumentet e veta shprehëse. Prandaj dhe Picistrelli, emër i njohur sot në botë, në fushën e fotografisë krijuese, është vazhdimisht në udhëtim në të gjithë globin. Ai fotografon pa fund, fikson personazhe, detaje, ngjarje dhe çel ekspozita për të përcjellë mesazhe për jetën, për të ardhmen. Kudo, në Tibët, apo në Islandë, ai i dedikon gjithmonë një sallë projektit të tij kundër dhunës ndaj gruas.

“Sjell bukurinë e natyrës, por i dedikoj një hapësirë edhe kontradiktave mes njerëzve, dashurisë për jetën dhe dhimbjes së vdekjes”, thotë fotografi i shquar italian, për të cilin angazhimi social është një detyrë. Ekspozita e tij, përcjell idenë se, komunikimi jo verbal si në rastin e fotografisë, shpesh është më efikas, pasi arrin në thellësi të shpirtit, lë gjurmë, i drejtohet botës së brendshme të njerëzve dhe ndjeshmërisë.

Kështu e argumenton Picistrelli zgjedhjen e tij artistike, të cilën e çon përpara, duke përdorur për këtë edhe mënyra të tjera të artit të të shfaqurit, sikundër është teatri.

Një takim me aktoren Daniela Moçia, aktore e njohur teatri, e ngriti në një stad të ri, idenë se, përmes artit dhe formave të bashkëpunimit, mesazhet mund të jenë edhe më të fuqishme. Imazhet pa zë të artistit fotograf bashkuar me gjuhën e trupit, fjalët, interpretimin e artistes aktore, konsolidojnë qëllimin për të reflektuar, menduar, hamendësuar, goditur, por mbi të gjitha për të mos qëndruar indifferent ndaj temës së dhunës ndaj grave.

“Të dua sa jeta”(“Ti amo da vivere”), e përbërë nga një ekspozitë fotografike dhe një pjese teatrale, alternuar me foto e video, vjen në Vlorë, pasi është shfaqur më parë, në Romë(tre herë), Bolonjë, Ascoli Piceno etj.

Imazhet e ekspozitës në bardhë e zi, shfaqen jo dhunuese, jo të dukshme,  por simbolike, evokuese, emocionuese.

Gjithsekush nga vizitorët, përballë këtyre fotove mund të shohë diçka të ndryshme, të japë një gjykim, të projektojë ankthin, apo të ndjejë thjesht emocione, por gjithsesi në një mënyrë subjektive. Pra, gjithçka lidhet me botën e brendshme të secilit. Një mur në Romë, ku për çdo grua të vrarë projektohet silueta e saj, apo një fotografi tjetër ku gratë e dhunuara apo të zhdukura nga kjo jetë, kanë vetëm një imazh, një fytyrë, përbëjnë edhe dy nga kulmet e kësaj ekspozite me shkallë të lartë ndjeshmërie.

Nga ana e saj, aktorja Daniela Moçia, përlot të pranishmit me interpretimin e saj në dy monologë “Nannarella” të Giulia Riçiadi dhe “Deri sa vdekja të na ndajë”, të Francesco Olivieri.

Në këto dy pjesë, ku tregohet respektivisht fati i një prostitute që përballet esktremisht me dhunën, si edhe historia e një gruaja të vdekur të vrarë, aktorja sjell një prezantim dramatic të jetës reale dhe prekëse njëkohësisht, ku ajo përjeton dhe përcjell emocione të forta.

Konsullja e Përgjithshëm e Italisë në Vlorë, Luana Michelli, thotë se, dhuna ndaj gruas është një dukuri që nuk njeh kufij. Arti, është një mënyrë, një mjet i fuqishëm për ta kundërshtuar, për ta minimizuar atë.

Pa diplomë në xhep, por miliarderë

Shumica e njerëzve mendojnë sesa më i lartë të jetë niveli i arsimit, aq më shumë gjasa ka të bëhesh i suksesshëm. Përgjithësisht personat që lënë shkollën ose marrin një arsimim minimal, pritet të përfundojnë në pozicione të ulëta pune me paga qesharake. Kjo është ideja që na përcillet që në fëmijëri dhe kultivohet në mendjen tonë për të gjithë jetën. Mësohemi të shohim përpara shumë larg dhe harrojmë se mjetet për sukses mund të jenë para syve tanë në çdo moment. Njihuni me persona të famshëm, edukimi i të cilëve bën përjashtim nga rregulli:

Xhon D. Rrokfeler, miliarder

Përpara se të bëhej njeriu më i pasur në histori, Xhon Rrokfeler ishte djali më i vogël i një artisti të panjohur dhe një gruaje me shkollë të mesme në provincën e Cleveland, Ohaio. Megjithëse kishte një farë edukimi, në moshën 16-vjeçare Rrokfeler vendosi se ishte koha për ta lënë shkollën dhe për të filluar një karrierë, me qëllimin e vetëm për të siguruar 100 000 dollarët e jetës së tij. Është e sigurt se ai e përmbushi qëllimin dhe shumë shpejt e kaloi atë. Rrokfeler themeloi firmën e tij në industrinë e naftës, “Standart Oil”, duke krijuar kështu një monopol në këtë fushë. Në vitin 1902, Rrokfeler kapi shifrën prej 200 milionë dollarësh dhe para se të vdiste pasuria e tij u vlerësua miliarda dollarë.

Horac Grilei, gazetar dhe kongresmen

Horac Grilei ka lindur në Hampshire në fillim të shekullit XIX, për t’u bërë më pas një prej gazetarëve më të dëgjuar në historinë e Amerikës. Ishte gjithashtu një kongresmen dhe anëtar i Partisë Republikane të SHBA-së. Ai arriti deri këtu pa pasur asnjë arsim të veçantë. Në moshën 15-vjeçare Horac Grili u largua nga shtëpia për të praktikuar një zanat, së bashku me një tipograf në Vermont. Në moshën 20-vjeçare u zhvendos në Nju Jork dhe filloi punë në gazetat “The New Yorker” dhe “The New York Tribune”. Kjo e fundit ishte gazeta që e bëri të njohur. Horac Grili dha ndihmesë në gjetjen e një qyteti në Kolorado, qytet i cili në ditët e sotme mban emrin e tij. Karriera e shkëlqyer e Horac Grilit përbën një kontrast të dukshëm me nivelin e tij të arsimit, por është padyshim në të njëjtin nivel me përpjekjet e tij. Historia e gazetarisë amerikane e ka vlerësuar maksimalisht këtë njeri.

Xhon Glen, astronaut

Gjatë garës së tensionuar të hapësirës, zhvilluar në vitet 1950 dhe 1960, një burrë u shfaq si fytyra e përpjekjeve të Amerikës, për të mundur sovjetikët në betejën e hapësirës dhe uljes në Hënë. Ky burrë quhej Xhon Glen. Ai ishte heroi i luftës dhe një prej astronautëve më të njohur në histori, pavarësisht se e kishte lënë universitetin përgjysmë. Glen frekuentonte Universitetin “Muskingum”, ku studionte shkencë. Bombardimet japoneze në Pearl Harbor e detyruan që ta linte kolegjin dhe të hynte në ushtri për të marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Amerika e nderon këtë njeri duke e quajtur si një prej astronautëve që ndihmoi jashtëzakonisht shtetin në një situatë të vështirë.

Stiv Xhobs, bashkëthemelues i kompanisë “Apple”

Ka nxjerrë shumë mendimtarë të mëdhenj fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI dhe disa prej tyre kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, pa përfunduar universitetin apo ndonjë arsim tjetër më të lartë, për shembull Bill Gejts dhe Mark Zuckerberg. Megjithatë vlerësohet se mendja më e madhe e teknologjisë së shekullit të kaluar ishte Stiv Xhobs, bashkëthemeluesi i kompanisë “Apple”. Xhobs dhe kolegu i tij krijuan kompjuterët e parë personalë, ose siç njihen ndryshe laptop, dhe ndihmuan për shpikjen e produkteve të tjera revolucionare si “iPod”, “iPhone” dhe “iPad”. Të gjitha këto me një frekuentim vetëm 6-mujor të universitetit nga Stiv Xhobs. Stiv ishte dhënë për adoptim me kushtin e vetëm nga nëna biologjike, se prindërit adoptues duhet t’i jepnin atij një nivel të lartë arsimimi. Pol dhe Klara, prindërit birësues, duket se nuk e kanë përmbushur plotësisht këtë porosi. Stive Xhobs kishte një pasuri, e cila pas vdekjes së tij u vlerësua se arrinte deri në 8 miliardë dollarë.

Mark Tuejn, autor dhe mendimtar

Padyshim shkrimtari dhe komiku amerikan, më i njohur në histori, Mark Tuejn, e fitoi famën e tij pasi krijoi personazhet e Tom Sojerit dhe Hakërbej Fin. Në fakt thuhet se libri i tij “Aventurat e Hakërbej Fin” konsiderohet prej shumë njerëzve si novela më e mirë amerikane. Aspak keq për një djalë, me një edukim të dobët dhe me një zanat që në moshën 11-vjeçare. Kur mbushi 18 vjeç Tuejn punonte si tipograf në qytete të tilla si Nju Jork, Filadelfia, St. Luis, ndërsa netët i kalonte duke lexuar në bibliotekën kombëtare. Librat ishin lidhja e tij më e madhe me dijen, ai lexonte gjithçka, përpara se të bëhej ndër të tjera një kapiten anijesh me avuj. Ai vazhdoi të punonte derisa shpërtheu Lufta Civile e Amerikës. Pas një shërbimi të shkurtër në ushtrinë e Konfederatës ai filloi udhëtimet rreth vendit duke shkruar gjithë kohës. Tuejn është një shembull i qartë sesi zgjuarsia nuk mund të mësohet, ajo lind.

Henri Ford, industrialist dhe sipërmarrës

Në historinë e Amerikës, pak njerëz e kanë përcjellë kaq mirë idenë e një burri të formuar në mënyrë autodidakte, sa Henri Ford. Ai është një nga personat që kujtohet për krijimin e industrisë së automobilave në Amerikë. Ford kishte një shkollim shumë të kufizuar, duke qenë se kishte lindur në një fermë në periferi të Detroit, rritur me një baba që besonte se një ditë djali i tij do të drejtonte fermën e familjes. Por përkundrazi Ford la shtëpinë në moshën 17-vjeçare dhe u largua në qendër të Detroit, ku u bë nxënës i një mekaniku. Një karrierë kjo, të cilën ai e çoi në nivele të larta dhe që i shërbeu për t’u bërë më pas një industrialist i pasur. Ford, pavarësisht arsimit të tij, krijoi linjën e automjeteve për Asamblenë Amerikane. Nuk kaloi shumë kohë dhe Detroiti u quajt qyteti i motorëve, për shkak të punës së palodhshme të Henri Ford. Ai vdiq në vitin 1947, duke lënë një pasuri që vlente 60 milionë dollarë.

Uilliam Shekspir, poet dhe dramaturg

Një nga emrat më të njohur në histori, Uilliam Shekspir, krijoi disa nga punët më të njohura dhe të dashura të botës, që nga Romeo dhe Zhulieta deri te Makbethi. Jeta e tij është shumë pak e njohur dhe e mbushur me errësirë në lidhje me të dhënat e arsimit të tij. Studiuesit janë të lëkundur në lidhje me faktin nëse ai studioi në shkollën “King’s New Scool”, apo nëse sipas shkrimeve të tij ai nuk ishte pjesë e asnjë shkolle pas moshës 13-vjeçare. Është shumë e habitshme që një njeri, i cili ka meritën për shpikjen e më shumë se 1700 fjalëve, sipas të gjitha llogarive nuk kishte as arsim të mesëm. Puna e tij është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, dramat e Shekspirit janë luajtur në teatrot botërorë dhe shumë filma vazhdojnë të krijohen frymëzuar nga veprat e tij.

Uillson Çërçill, burrë shteti dhe udhëheqës lufte

Një prej figurave më të forta politike të shekullit XX, një mendje e njohur dhe një autor shprehjesh të famshme. Çërçilli lindi në një familje aristokrate. Nuk është aspak çudi të mendosh se ai u rrit për të qenë në radhët e atyre të cilët do ta çonin Mbretërinë e Bashkuar drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore. Çudia është se nëse ai nuk do të përfshihej në listat e personave të rëndësishëm, shkaku do të ishte arsimimi i tij i ulët. Çërcilli, duke qenë se vinte nga një familje e ngritur, kishte mundësinë për të marrë edukimin më të lartë të mundshëm. Ai, nga ana tjetër, e pa shkollën si të vështirë dhe për këtë arsye e ndoqi shumë pak. Për të kaluarën e tij akademike ai është përfolur shumë herë. Në shërbimin ushtarak dha gjithashtu një rendiment të ulët. Aplikoi tri herë për të hyrë në Universitetin Mbretëror të Ushtrisë, por u pranua vetëm për shërbim në kalorësi, sepse aty kërkesat për aftësi të mira në matematikë ishin të ulëta. Vlerësohet si një nga udhëheqësit më të mirë të kohës së luftës në shekullin XX, shërbeu si Kryeministër dy herë në 1940-1945 dhe 1951-1955. I njohur si burrë shteti dhe orator i shkëlqyer, Çërçilli ishte gjithashtu oficer në ushtrinë angleze gjatë luftës, historian, shkrimtar dhe artist. Është i vetmi Kryeministër britanik, i cili është vlerësuar me çmimin “Nobel” në letërsi dhe personi i parë që i është dhënë çmimi “Qytetar Nderi i Amerikës”.

Abraham Linkoln, President i SHBA-së

Ndoshta Presidenti më i njohur në historinë e Amerikës. Abraham Linkoln ishte burri i 16 që drejtoi SHBA-në. Ajo ishte ndoshta koha më e vështirë, sepse trazirat ishin të shumta gjatë luftës civile mes skllavopronarëve të jugut dhe kapitalistëve të veriut. Abraham Linkoln njihet si njeriu që i dha fund skllavërisë në Amerikë edhe pse jo nëpërmjet dekretit të tij për lirimin e skllevërve, i cili nuk kaloi në Kongres. Linkoln njihej si përtac dhe si personi i edukuar pak a shumë vetë. Këto paragjykime nuk e larguan atë nga karriera e tij si politikan i suksesshëm, e cila vlerësohet të ketë ardhur nga leximet me qirinj, që ai bënte në kabinën e tij të drunjtë.

Albert Ajnshtajn, fizikan

Burri i etiketuar si gjeni, burri që publikoi më shumë se 300 punime shkencore, njeriu që fshihet pas formulës së njohur të fizikës E=MC2, njeriu që nxori teorinë e relativitetit, burri që fitoi çmimin “Nobel”, ishte në fakt një gjimnazist i dorëhequr. Përpjekja e tij për të hyrë në universitet u kundërshtua, pasi nuk mori provimet e hyrjes. Por kjo nuk e ndaloi Ajnshtajnin të bëhej shkencëtari më i njohur i kohëve moderne, ndihmesa e të cilit ka një rëndësi thelbësore në përparimet e deritanishme shkencore. Ai është shembulli ideal i frymëzimit për studentët, të cilët dëshirojnë të bëhen gjeni.

Pra, nëse arsimi juaj nuk është në nivelet e kërkuara, mos u shqetësoni, keni më shumë mundësi se të tjerët për t’u bërë një miliarder. /Gazeta Shqip

Vdiq vitin e kaluar, këtë muaj shfaqet premiera e filmit ku ka luajtur i ndjeri Selatin Bilalli

Shumë pak ditë kanë mbetur deri në premierën e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit. Ky film për personazh të njërit nga rolet, ka edhe aktorin Salaetin Bilalin i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, shkruan KultPlus.

Rolin të cilin e jetësoi Bilali në këtë film, ka një fund tragjik të cilin mund ta kuptoni me detajisht në premierën e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” që do të shfaqet më 29 mars në Cineplexx të Shkupit.

Kush ishte Salaetin Bilali?

Aktori Salaetin Bilal ka lindur më 19 mars 1942 në Shkup. Veprimtaria e tij ka qenë e fokusuar në aktrim si në teatër, filma dhe seriale televizive të nacionalitetit turk.

Ai ka studiuar në konservatorizmin teatror në Stamboll të Turqisë. Më vitin 1964 është bërë pjesë e ansamblit të Dramës Turke në Teatrin Kombëtar në Shkup. Si aktor mysafir ka qenë ka luajtur edhe në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Dramatik si dhe në teatrin e tij amë, Teatrin Shqiptar në Shkup.

“Armiku i popullit”, me tekst të Henrik Ibsenit dhe regji të Dino Mustafiqit, bashkëprodhim midis “Teatrit të një aktori” të Shkupit dhe teatrit ODA të Prishtinës, ishte shfaqja pjesë e së cilës ka qenë edhe aktori Salaetin Bilal, shfaqje kjo që u shpërblye me çmimin Çmimi për Lexim Bashkëkohor në edicionin e 25-të të Festivali Kombëtar i Teatrove të Formacioneve të Vogla në Vratsa të Bullgarisë.

Roli prej aktori është vlerësuar edhe me çmim sikur artisti më i mirë në Shfaqjet Teatrore “Vojdan Çernodrinski” në Prilep më vitet 1976 dhe 1990, dhe në shfaqjet teatrore më vitin 1992 u zgjedh si roli më i mirë i realizuar.

Tashmë i ndjeri Salaetin Bilali, më vitin 1977 ka qenë i dekoruar edhe me çmimin më të lartë shtetëror të Qytetit të Shkupit, “13 Nëntori”, e kurse më vitin 1984 ai mori dekoratën më të lartë shtetëror në Maqedoni, “11 Tetori”./ KultPlus.com

Ja se çfarë mësova si drejtor

Unë jam një drejtor prej gjashtë vitesh. Ju listoj disa gjëra që i mësova gjatë asaj periudhe: 

1. Mësuesit të cilët gjithmonë kanë një qëndrim pozitiv janë shumë të vlefshëm. 

2.Energjia pozitive është mjaft e rëndësishmë.

3. Kuzhinierët e shkollave vërtet e dinë sesi gatuhet mirë.

4. Nëse jeni i sëmurë ose keni nevojë të qëndroni në shtëpi me një fëmijë të sëmurë, mos u shqetësoni, klasa do të vazhdojë pa ju. Mësimi gjithsesi do zhvillohet.

5. Mos lejoni që gjërat e vogla t’ju shqetësojnë, si vonesa e nxënësit në mësimdhënie. Do ketë githmonë nxënës që do vijnë me vonesë. Përkundrazi, përqendrohuni në gjërat më të rëndësishme tek të cilat ia vlen t’i përqëndroni energjitë.

6. Gjithkush në shkollë është i rëndësishem – çdo student dhe çdo i rritur. Përpiquni të memorizoni sa më shumë emra.

7. Nëse harroni të përshëndesni dikë në korridor në mëngjes, ai person do ju mbajë mend dhe do t’ju kujtojë më vonë.

8. Nganjëherë mësuesit dhe nxënësit kanë nevojë për pak kohë për veten e tyre.

9. Mos merrni vendime të njëanshmedhe vetëm. Ju pothuajse gjithmonë do të merrni vendimet më të mira duke biseduar me të tjerët. 

10. Mësuesve të matematikës nuk u pëlqen të shkruajnë.

11. Është e rëndësishme për të gjetur kohën edhe për shaka. Shkolla është një vend më i mirë edhe kur argëtoheni. Gjeni gjithmonë batuta për të çdramatizuar situatën.

12. Mësuesit nuk i lexojnë të gjitha emailet. (Kjo do t’ju mërzisë, por nuk është “fundi i botës”.)

13. Mos u mërzitni mësuesit kur nuk bëjnë gjithçka.

 14. Zgjidhni një mësues që të lexojë mesazhet e tua të rëndësishmë, përpara se t’ia dërgoni të gjithë stafit, mësuesve të tjerë.

15. Mësuesit vërtetë u pëlqen të veshin xhinse.

16. Energjia pozitive mund të nënkuptojë shumë.

17. Është mirë të shpërbleheni kolektivisht dhe ta ndëshkoni mesuesin  individualisht.

18. Nëse nuk ju pëlqejnë nxënësit apo mësuesit atëherë nuk duhet të jeni drejtor.

19. Ndonjëherë hyni nëpër klasa dhe luani me fëmijët.

20. Kur mësuesit tuaj kanë ide të mira, zbuloni mënyrat se si mund t’i zbatoni ato

21. Shkruani datëlindjet e stafit tuaj.

22. Nxënësit respektojnë origjinalitetin … Dhe mësuesit gjithashtu.

23. Mësoni duhet t’i thoni “Nuk jam i sigurt” dhe “Duhet ta kontrolloj”.  Ju, ashtu si kushdo, nuk mund të dini gjithçka

24. Mbajini gjithmonë fjalët e dhëna.

25. Mos harroni se respekti nuk fitohet kurrë për shkak të titullit, respekti duhet merituar.

26. Asnjë program shkollor nuk do ta tejkalojë kurrë pasionin e mësuesve që e zbatojnë atë.

27. Dëgjojini studentët.

28. Dëgjoni idetë e mëdha të drejtorëve të tjerë.

29. Fjalët pozitive, lavdërimi, konfirmimi – këto gjëra nuk bëhen kurrë të vjetëruara. Dhe të gjithë kanë nevojë për to.

30. Sekretarët dinë më shumë nga çmendoni

31. Është e rëndësishme të mendojmë se qëllimet e mësuesit janë gjithmonë të mira.

32. Filloni dhe mbaroni mbledhjet tuaja në kohë.

33. Të jesh një menaxher është një punë e mrekullueshme, por mos harroni se në këtë profesion duhet të mësoni vazhdimisht.

(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

Unë do të kisha atdhe

Poezi nga Ali Podrimja

Të kanë rrejtur
se je më i bukuri
ndër trimat me trimi
më i vjetri ndër të moçmit

Tjetër kush do të ishe

Të kanë rrejtur
se nënë ke ulkonjën
krahët e orakullit
se pi ujë në gurra të Drinit

Tjetër kush do të ishe

Të kanë rrejtur
se je Zoti i Dheut
se je Zjarr i Fshehur
se mbi Pashtrik hapet qielli
e pikë terri në pjatë të Djallit

Tjetër kush do të ishe

Dhe unë do të kisha Atdhe.

Ansambli “Tirana”, folklor dhe traditë në skenë

Nata e fundit e festivalit “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” solli në skenë artistët e Ansamblit ”Tirana”.

Artistë prezantuan para publikut në koncertin e fundit një program të pasur artistik, duke marrë dhe vlerësimin e të pranishmëve që e ndoqën në Teatrin Metropol.

”Është kënaqësi të ndjekësh performancat gjithnjë e më të elegante të ansamblit folklorik “Tirana”! Çdo herë e më krenar për këtë formacion që punon me shumë dashuri për të ruajtur dhe përcjellë më së miri vlerat tona kombëtare nëpërmjet këngëve dhe valleve nga të gjitha trevat”, shkruante teatri.

Në netët e festivalit “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” kishin në skenë artistë të ndryshëm të huaj dhe shqiptarë.

Festivali përbëhej nga një përzgjedhje artistike e cila sipas organizatorëve erdhi e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë mesdhetare, ku pjesë e skenës ishte dhe ansambli “Tirana”, i themeluar në vitin 1978.

Ansambli popullor është i përbërë nga një grupim artistësh që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare, këngët dhe vallet tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë së mesme. /ata

“Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, së shpejti premierë në Shkup


Premiera e filmit artistik me metrazh të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” me skenar dhe regji të Kushtrim Bekteshit do të shfaqet më datën 29 mars në kinemanë CINEPLEXX – Shkup, duke filluar nga ora 19:30, shkruan KultPlus.

Filmi është bashkëprodhim në mes Manufaktura Production (Maqedoni) me producent Sasho Pavslovski, Media&Film Production (Kosovë) me producent Mumin Jashari, Ska-Ndal Production (Shqipëri) me producent Genc Permeti dhe Skupifestival (Maqedoni) me producent Muzbajdin Qamili dhe Osman Ahmeti.

Filmi tregon se si jeta e  zakonshme e qetë e një fshati ‘të harruar’ trazohet nga ardhja e tri prostituteve në kafenenë e fshatit.

“Burrat, edhe përkundër përpjekjeve të grave të tyre për t’i ndaluar, tërë kohën e kalojnë në kafene duke shpenzuar gjithë paratë në alkool dhe seks. Në shkollë fillon të mbizotërojë një gjendje kaotike. Hoxha i fshatit e humb autoritetin dhe xhamia mbetet pa besimtarë. Vetëm dy të rinj përfitojnë nga kjo rrethanë duke arritur t’a realizojnë lidhjen e dashurisë të ndaluar nga prindërit. Në fund gratë e fshatit çohen në kryengritje dhe si pasojë kafeneja digjet, ndërsa jeta në fshat duket se do të kthehet përsëri në normalitet”, shkruhet në sinopsisin e filmit.

Në film është përfshirë një kastë e madhe aktorësh nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, ndër të cilët: Shkumbin Istrefi, Osman Ahmeti, Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Salaetin Bilall, Muzbajdin Qamili, Vjollca Bekteshi Hamiti, Adriana Matoshi, Diana Spasova, Hismet Ramadani, Musa Isufi, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Adrian Aziri, Bujar Ahmeti, Shengyl  Ismaili, Donikë Ahmeti, Taulanta Jupi, Mona Mustafa, Sokol Hajrullai, Ilire Vinca, Vebi Qerimi, Adem Karaga, Muzafer Etemi, Besmir Bitraku, Gentë Ratkoceri, Lili Çavdarova Suçeva, Amernis Nokshiqi Jovanovska, Emine Kadriu, Flora Kadriu, Blerim Dardhishta, Muhamed Arifi, Mendim Murtezi, Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Elhame Bilalli, Hajrullah Ramizi, Zijadin Murtezi, Vaske Niço, etj…

Filmi është xhiruar në fshatin Gjonomadh të rrethit të Korçës. Drejtori i fotografisë në këtë film është Almir Gjikolli, muzikën origjinale e ka kompozuar Trimor Dhomi, montazhin Radovan Petroviç, skenograf është Durim Neziri, kostumografe Zhaklina Krstevska dhe dizajner i zërit Darko Spasovski.

Filmi është i mbështetur financiarisht nga Agjencioni për Film i Maqedonisë, Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë së Shqipërisë, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni i Maqedonisë 2 dhe Radiotelevizioni i Shqipërisë./ KultPlus.com

Arbnora Dushi dhe Eli Krasniqi prezantojnë hulumtimet e tyre në Universitetin e Humboldt-it në Berlin

Në fillim të muajit mars në Universitetin e Humboldt-it në Berlin u organizua takimi akademik ndërdisiplinar mbi “Të kufizuarit e performancave të identitetit dhe dhunës”, ku studiues nga qendra të ndryshme akademike ndërkombëtare sollën interpretime e dëshmi nga studimet e tyre kulturore e sociale në zonat kufitare në Ballkan, shkruan KultPlus.

Krahas shumë studiuesve nga vende të ndryshme të botës, atje u paraqiten edhe prezantimet e studiueses Arbnora Dushi dhe antropologes Eli Krasniqi.

 Nën përkujdesjen e ballkanologes Agata Rogoś dhe profesorit Christian Voss, nga Instituti për Sllavistikë dhe Hungarologji i Universitetit të Humboldt-it, programi i këtij takimi përmbante tema të grupuara në gjashtë panele tematike, në të cilat u zhvilluan edhe diskutime e shqyrtime të problematikave të paraqitura. Temat që u trajtuan kishin të bënin me perceptimet mbi të kaluarit e kufirit në qytetet kufitare; mbi vënien e kufijve të rinj në Ballkan dhe rolin e qendrës e të periferisë; mbi identitetin, nacionalitetin dhe mungesën e pushtetit në zonat kufitare; mbi praktikat përkujtuese në zonat kufitare; mbi histori gojore nga këto zona si edhe mbi muret, dhunën, kufijtë dhe përballjen me barrierat.

E veçanta e këtij takimi akademik ishte prania e dallueshme e temave që prezantuan hulumtime e dëshmi nga zonat kufitare që i rrethojnë shqiptarët, përfshirë edhe rastet kur kufiri i ka përgjysmuar ata. Me temën e Mitrovicës dhe hulumtimet në këtë qytet u paraqitën studiuesja nga Varshava, Marzena Maciulevic, “Sfidat dhe organizimi i hulumtimeve në qytetin e ndarë të Mitrovicës” si dhe studiuesi nga Regensburgu, Pieter Troch, me temën për urbanizimin socialist dhe ndarjen etnike në Mitrovicë.                                  

Brenda tematikës së këtij qyteti cilësohet të jetë edhe prezantimi i studiueses nga Kosova, Arbnora Dushit, e cila me temën “Nga kujtesa për kufirin tek përvoja me kufirin”, solli dëshmi auto-etnografike, nga perspektiva e saj si hulumtuese e brendshme dhe raporti i saj me kufijtë e shtetit. Nëpërmjet kujtesës ndërbreznore, si pjesëtare e brezit të tretë në familje, ajo e përshkroi kufirin me Shqipërinë, kur gjyshja e saj e martuar nga Kukësi në Gjakovë, kontaktin me familjen e saj matanë kufirit e kishte mbajtuar nëpërmjet letrave dhe fotografive familjare për disa dekada. Më pas, vetë autorja, me luftën e fundit dhe deportimin e shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni, e kishte fituar dhunshëm statusin e refugjatit, për të përfunduar në kufirin tjetër, ku vendilinda e saj Mitrovica, sot figuron e ndarë në anën veriore dhe jugore të të njëjtit qytet.

Mbi përvetësimin e prejardhjes së përbashkët në politikat identitare në Opojë të Kosovës, fokusohej prezantimi i hulumtimit të antropologes Eli Krasniqi, e cila momentalisht punon si asistente universitare në Institutin e Historisë në Universitetin e Gracit në Austri.

Gjithashtu në këtë takim akademik, me tema për shqiptarët u prezantuan edhe dy studiuesit, Enriketa Pandelejmoni nga Universiteti i Tiranës me temën “ Kujtimet e kontestuara në zonat kufitare: çamët dhe identiteti e përfaqësimet greke në Shqipërinë e jugur sot” si dhe studiuesi shqiptar nga Universiteti i Varshavës, Rigels Halili me temën “Margjinaliteti dhe centraliteti: disa të dhëna mbi luginën e Zagorisë dhe kufirin shqiptaro-grek”.

Po ashtu, antropologu francez, Gilles de Rapper, nëpërmjet një këndvështrimi mbi kufijtë konceptualë (jo fizikë) prezantoi temën mbi neo-pellazgizmin në Shqipëri, të shfaqur pas viteve ’90.

Në këtë takim akademik, nga perspektiva të ndryshme u paraqitën hulumtime për praktikat dhe paradoksest në zonat kufitare në Bosnje, për kalimin transitor të refugjatëve në Kroaci në vitin 2015, për kufijtë e dobët inter-konfesionalë në vendet e kultit ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve në Maqedoni, për kontestimin e “Vëllazërim-Bashkimit” gjatë luftës civile greke në kujtesën ndërbreznore të diasporës maqedonase si dhe problematika të tjera kufitare nga Serbia, Kroacia, Bullgaria./ KultPlus.com

Shqipëria me tre filma në Festivalin e Filmit në Sofje

Kinematografia shqiptare është në konkurrim me tri filma në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit që ka hapur siparin më 7 mars në Sofie, për të vijuar deri më 17 mars.

“Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani është pjesë zyrtare e konkurrimit për çmimin e madh, “Open Door” i Florenc Papas dhe “Luna Park” i po këtij regjisori, janë në kategoritë “në proces” dhe “diskutime”. Regjisori Papas do të jetë dhe pjesë e një paneli mbi kinemanë sot, që zhvillohet gjatë ditëve të këtij festivali.

Në qendër të filmit Delegacioni është historia e një delegacioni të ardhur nga Komuniteti Europian në Shqipëri për të mësuar më shumë mbi të drejtat e njeriut. Personi që kryeson delegacionin, ka qenë shok i ngushtë shkolle diku në Pragë me një shqiptar. Ky kryesues patjetër do të flasë me shokun e tij shqiptar, të cilit do ti besoj të vërtetën për këto të drejta apo shtypjen e demokracive në Shqipëri. E pikërisht këtë njeri, pra shokun e kryesuesit të delegacionit qeveria komuniste shqiptare asokohe, para qysh 17-të viteve e ka futur në burg politik në Shqipëri.

Nga Ministria e Brendshme, shkon një makinë e sigurimit të shtetit për ta marrë nga burgu këtë njeri, duke e sjellë urgjentisht në Tiranë, që ti tregojë mikut të huaj që këtu çdo gjë shkon mbarë. Filmi përcjell mesazhe të forta dhe është pritur mirë dhe në Festivale të tjera ndërkombëtare ku ka qenë i pranishëm. Skenari është nga Artan Minarolli.

Image

Pak kohë më parë filmi u shpall fitues i “Çmimit të madh” (Warsaw Grand Prix)në Festivalin e 34-t të Filmit të Varshavës si dhe me çmimin “special të jurisë”. Në qëndër të filmit “Open Door” të regjisorit Papas, është tema e shoqërisë patriarkale shqiptare. Boshti i filmit vendoset mes dy motrave, Rudinës dhe Elmës, të cilat e kanë një baba shumë tradicional, dhe në shtëpinë e tij, motra më e vogël Elma kthehet nga jashtë shpatëzën dhe e pamartuar.

Me rolet kryesore në këtë film luajnë aktoret shqiptare: Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, kurse me role të tjera luajnë edhe aktorët: Maxwell Guzja, Guljem Radoja, Visar Vishka, Elidon Aliko…Filmi për producent ka Eno Milkanin, kurse drejtor të fotografisë, Sevdije Kastratin. Ndërsa “Luna Park” në qershor të vitit të kaluar ka qënë pjesë e TORINO FILM LAB (TFL Extended – Script Development), një nga workshopet me të rëndësishëm Europiane të dedikuar për zhvillimin e skenarit./Shqip

‘Nesër mund të jetë shumë vonë’

Shkruan: Fitim Uka

Çka nëse vdekja na këput rrugën sot dhe mund të mos jemi nesër?
Sa sekrete të trishta e të bukura do të vdesin me ne?
Sa fjalë të pathëna do të na vrasin ndërgjegjen edhe andej “kufirit” fizik? 
Sa kërkimfalje të pamiratuara dhe sa të tjera të paartikuluara do t’i shtohen listës së mëkateve tona? 
Sa dromca dashurie që nuk i dhamë kurrë do të rëndojnë barrën? 
Si do të gjejë prehje shpirti me gjithë atë ngarkesë mbi supe?

Flisni për sekretet tuaja, thoni të pathënat, falni dhe kërkoni falje, dhuroni pafund dashuri… sepse kështu ushqeni mendjen dhe gjeni prehjen e shpirtit tuaj.

Nesër mund të jetë shumë vonë!

Kori e Orkestra e Filharmonisë së Kosovës u bashkuan në një program të pasur

Gili Hoxhaj

Kori i Filharmonisë së Kosovës pas një kohe të gjatë mbrëmë u kthye për të interpretuar në hapësirën e Sallës së Kuqe në Pallatin e Rinisë, pasi që koncertet e kaluara kryesisht kanë qenë të pozicionuara në kishën “Shën Ndou”. Rreth 100 performues u bashkuan në mbrëmjen e kaluar të Filharmonisë së Kosovës, ku u interpretuan shtatë vepra, në mesin e tyre dy prej kompozitorëve vendorë. Dirigjenti spanjoll Fernando Briones që nuk vjen për të parën herë në Kosovës dëshmoi goxha energji nën dirigjimin e mbrëmjes, ku pjesa e parë e koncertit erdhi “A cappella” për të përfunduar me veprën vokalo-intrumentale të kompozitorit Kristë Lekaj që erdhi premierë për publikun, shkruan KultPlus.

Anëtarët e korit që udhëhoqën shumicën e pjesës së parë të programit, jo rrallë ndërruan pozicionet e tyre në skenë. “Good nightt, dear heart” e Dan Forrest dhe  “Ao Pasar por camarinas” e Julio Domingues erdhën si hyrja e koncertit, për të kaluar në vepra më dinamike, ku anëtarët e korit do të vendosnin partiturat te këmbët, e përveç zërit do të aktivizonin edhe duart në zbërthim të veprës së Vocalvas Augustinas “Tykus, tykus”, atë të  HuddieW. Lebetter “Bring me little water” dhe veprën e Jake Runestad “Alleluia”, për të kaluar në veprën e kompozitorit nga Kosova, Rafet Rudit i cili është edhe udhëheqës i Korit të Filharmonisë së Kosovës.

Për ta sjell këtë vepër tek publiku, pranë korit erdhi mezosopranoja nga Shqipëria, Vikena Kamenica. Merita Rexha- Tërshana dhe Misabah Kaçamaku ishin vënë përballë njëri-tjetrit me piano, e pak më lart qëndronin instrumentistët të tjerë në përcjellje të veprës nga Patris Berisha në perkusione, Meriton Zajmi në timpan dhe Lulzim Lushtraku në kontrabas.

Kori së bashku me instrumentistët, përmes interpretimit gjurmuan në  reliefin dramaturgjik të veprës, i cili është ndërtuar mbi dhembjen e babait (Dedalus) për humbjen e djalit të vet (Icarus). Sipas mitologjisë greke, Dedalus ishte ngujuar në burgun famëkeq të kohës bashkë me djalin Icarus, si ndëshkim  nga mbreti Minos i Kretës. Dedalus (arkitekti më i famshëm i mbretërisë) me qëllim të ikjes, ndërton flatrat prej dyllit për veten dhe për të birin, si mundësi e vetme për të ikur. Pasi fluturojnë, i biri (Icarus), nuk e dëgjon këshillën e babait që të mos fluturoj lart. Për pasojë flatrat prej dyllit shkrihen nga dielli dhe ai bie në det. Babai (Dedalus), i trishtuar vajton vdekjen e të birit me fjalët:

“Icare ubi es? Quea te regjione requiram?”, “Icarus, ku je? Në ç’vend të kërkojë?”.

Edhe pse vepra është kompozuar vite më parë, mezosopranoja Vikena Kamenica tha që për të ishte premierë, të cilën edhe vetë ajo e përjetoi me emocione të forta, ndërsa tha se skena në Prishtinë për të mbetet gjithnjë e shenjtë.

“Kjo është një vepër moderne, me një dramë shumë të fortë për humbjen e fëmiut dhe në vitet që është realizuar edhe nga vetë profesori, ishte nga ato dramat që prekte rrethanat në të cilat ka kaluar vendi dhe të dy vendet tona kanë pasur humbje, kështu që kishte emocione të përziera për neve deri në finalizimin e kësaj drame për ta sjell me emocion”, tha Kamenica, e cila tutje për KultPlus u shpreh se ndihet e kënaqur me bashkëpunimin me Korin e Filharmonisë së Kosovës dhe shpreson se kjo mbrëmje do të rezultojë edhe me bashkëpunime të tjera.

Në rreshtin e parë të ulëseve, për ta ndjekur koncertin kishte ardhur edhe Elbenita Kajtazi, sopranoja kosovare që po shkelë skenat botërore.  Meqë karriera e saj është e përqendruar në Gjermani, ajo për disa vite nuk ka mundur të ndjekë koncertet e Filharmonisë së Kosovës, ndërsa tha për KultPlus se ndihet e kënaqur që  mbrëmë arriti ta ndjekë nga afër koncertin, të cilin e vlerësoi pozitivisht.

“Pjesa e parë më la jashtëzakonisht shumë përshtypje, e përgëzojë Vikenën për interpretimin e mrekullueshëm që i ka bërë veprës së profesorit Rafet. Më pëlqej jashtëzakonisht shumë tingëllimi por salla normalisht që është një problem këtu pasi që akustika mundet me e dëmtu edhe atë interpretim të mrekullueshëm që e  kanë bërë, por i përgëzojë për punën që kanë bërë”, tha Kajtazi në një intervistë të shkurtër për KultPlus.

Pas një pushimi të shkurtër, kori u rikthye në skenë së bashku me orkestrën e Filharmonisë së Kosovës për të marrë rrugën drejt një vepre tjetër vendore. “Requiem” e kompozitorit Kristë Lekaj erdhi si përmbyllje duke bashkuar shumë tinguj e zëra. Në një pjesë të veprës, më në pah dilnin zërat e sopranos Shkurte Hykaj dhe Besë Krasniqi. Vepra “Requiem” që erdhi mbrëmë premierë për publikun, vitin e kaluar ishte shpërblyer me çmimin për vepra vokale- instrumentale, nga MKRS.  Lekaj shpjegoi për KultPlus se këtë vepër e ka shkruar para dy  viteve, ndërsa këtë vepër e ka shkruar për martirët e popullit shqiptarë të të gjitha kohërave. Lekaj theksoi se ishte emocion i veçantë ta dëgjonte për herë të parë veprën e tij “Requiem”.

“Këtë vepër e kam shkruar për popullin tim martir, të vuajtur ndër shekuj. Vepra nuk më ka marr shumë kohë pasi që këtë vepër e kam pasur në kokë për shumë vite, andaj  më ka ardhur me lehtë ta qes në letër. I falënderohem këtij ansambli, orkestrës, solistëve dhe dirigjentit që më kanë ekzekutuar. Distanca kohore tregon se çfarë do të jetojë dhe çfarë do të mbetet. Unë do të vdes por shpresoj që vepra ime do të jetojë pas meje”, tha krejt në fund të intervistës Lekajt për KultPlus. / KultPlus.com

“Evening Standard”: Drimadhe, ndër 30 plazhet më mahnitëse në Europë


Nga një perlë e fshehur përgjatë Rivierës Shqiptare, në një vend të nxehtë të famshëm në Francë dhe plazhet më të mira në ishujt grek, gazeta londineze ”Evening Standard” ka listuar 30 plazhet më mahnitëse në Europë që duhet të vizitohen gjatë kësaj vere.

Mes destinacioneve të Greqisë, Turqisë, Portugalisë, Francës etj, ”Evening Standard” ka renditur dhe Rivierën Shqiptare ku veçon plazhin e Drimadhësit afër Dhërmiut, mes 30 plazheve më mahnitëse në Europë që duhet vizituar këtë verë.

“Një nga gjërat më të mira për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar është se ne kemi disa plazhe të shkëlqyera rreth nesh. Jo vetëm në Britani të Madhe, por fqinjët tanë europianë gjithashtu mburren me disa nga plazhet më mahnitëse në botë”, shkruan gazeta londineze.

“Shqipëria ndoshta nuk është vendi i parë që mendoni kur imagjinoni një destinacion europian për plazh, por plazhet përgjatë Rivierës shqiptare kanë ngjyrën blu të fortë si plazhet e Greqisë, por pa rrëmujë dhe turistë të shumtë. Gjiri i vogël në Drimadhes është më i miri për t’u vizituar, me një shkëmb të madh që ndan plazhin me guralecë nga ai me rërë. Mos e humbisni por zbulojeni”, shkruan ”Evening Standard”.

Si të arrini atje: një fluturim i drejtpërdrejtë tre orësh do t’ju vendosë në aeroportin e Tiranës dhe një udhëtim prej gati katër orësh me makinë ju çon në këtë plazh. Bëjeni një udhëtim rrugor në Shqipëri dhe ndaluni në qytetet e vogla përgjatë rrugës. /a.g/ KultPlus.com

Studimet ballkanike, albanologjike dhe përkthimi i letërsisë shqipe në Gjermani


Bisedë me përkthyesin e njohur gjerman Hans Joachim Lanksch, laureat i çmimeve “Literaturstipendium”, “Nikolaus Lenau”, ”Penda e Argjendtë” dhe „Azem Shkreli“.

Bisedën e realizoi Mimoza Hasani Pllana

Hans Joachim Lanksch, u lind më 1943 në Braunschweig të Gjermanisë veriore. Studioi sllavistikë, ballkanologji, albanologji dhe etnologji në Munih dhe Zagreb. Jeton në Munih dhe punon si përkthyes. Sa i përket letërsisë, Joachim Lanksch, kryesisht përkthen poezi moderne nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane.   
Më 1992 mori Çmimin “Literaturstipendium” të qytetit Munih, më 1999 Çmimin “Nikolaus Lenau”, më 2002 Çmimin kombëtar ”Penda e Argjendtë” dhe më 2018 Çmimin „Azem Shkreli“ .

Mimoza Hasani Pllana: I nderuar Z. Lanksch, studiuesit gjerman me shekuj kontribuuan për njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe. Për fat të mirë edhe sot ne kemi miq të shqipes që me pasion dhe përkushtim realizojnë hulumtime gjuhësore dhe letrare bazuar në motive të ndryshme. A mund të na thoni se cilat janë motivet që orientuan interesimet/studimet tuaja drejt gjuhës dhe letërsisë shqipe?

Hans Joachim Lanksch: Në studimet e sllavistikës hasa në kulturën patriarkale të Malit të Zi ku më tërhoqi dhe mbijetesa e saj në anën shqiptare. E dyta ishte njohja me poezinë e Martin Camajt që më fascinonte tej mase.

Mimoza H.P.: Nga puna juaj në funksion të promovimit dhe përkthimit të letërsisë shqipe, fillimisht veçojmë librin që u botua së voni (2018), me titull: “Martin Camaj ende i pazbuluem”. A mund të themi se për përzgjedhjen e këtij autori ka ndikuar jeta dhe veprimtaria e tij mbi 20 vjeçare në qytetin e Mynihut të Gjermanisë, ku me mbështetjen e autoriteteve gjermane, M. Camaj themeloi katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e qytetit?

Hans J.L.: Çdo përkthyes e ka “autorin e vet”. Për vete më bënë jo faktet që i cekni më lart por poezia camajane. Po të kishte qenë në funksionin e Camajt p.sh. Dritëro Agolli, nuk do të bëhesha përkthyesi i tij.

Mimoza H.P.: Çfarë ndodhi me katedrën e albanologjisë pas shkuarjes së Martin Camajt?

Hans J.L.: Pas daljes në pension të Martin Camajt profesura e tij e vazhdonte punën me pasardhësit, profesorët Rexhep Ismaili, Wilfried Fiedler dhe Bardhyl Demiraj. Pas pensionimit të prof. Demirajt duhet pritur mbyllja e degës së albanologjisë. Kështu vepron burokratia gjermane me lëndët e “kullës së fildishtë”. Edhe pas pensionimit të Camajt donin ta mbyllnin degën që shpëtonte vetëm falë angazhimit dhe ndërhyrjes së shumë njerëzve dhe institucioneve.

Mimoza H.P.: A ishte e vështirë të përktheni Camajn kur dihet se në tekstet e tij përdorte dialektin gegë? Për të vazhduar te dialekti, përmes punës tuaj duke se e pëlqeni të folmen e veriut të Shqipërisë, përshirë edhe të folmen e Kosovës. Ndonëse letërsia shqipe është një, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë pavullnetshëm letërsia e Shqipërisë dhe letërsia e Kosovës u zhvilluan ndaras, cilët nga autorët e këtyre dy vendeve keni përkthyer në gjuhën gjermane? 

Hans J.L.: Ishte e vështirë, ama jo për shkak të morfologjisë dhe fonologjisë  së gegnishtes që mund të mësohet pa vështirësi, problemi ishte frazeologjia e gegnishtes camajane. Punën e përkthimit e nisa në vitet e 80-ta, këtu nuk dinim gjë për autorët si Frederik Rreshpja, Zef Zorba, Kasëm Trebeshina, Primo Shllaku, Visar Zhiti, Mihal Hanxhari dhe autorë të tjerë ‘burgaxhinj a klandestinë’ kështu që merresha përveç me Camajn me poetët e mëdhenj të Kosovës, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj etj. Prej fillimit të viteve ’90 “zbulova” fushën e gjerë të poetëve të viktimizuar nga diktatura si dhe poete dhe poetë të rinj si të qarkut “E për7mja” etj. Përndryshe, e pëlqej gegnishten letrare por më pëlqen po ashtu idiomi jugor, gjuha e Lasgushit, Kutelit, Trebeshinës etj. Duke shkruar në gjuhën e standardizuar më vjen keq se nuk mund ta përdor e-në trema para bashkëtingëlloreve hundore (përmënd, zëmëra etj).

Mimoza H.P.: Kur bashkëbisedojmë me lexues të huaj lidhur me letërsinë shqipe, thuajse të gjithë përmendin një emër, autorin më të përkthyer shqiptar, Ismail Kadaren. Si e vlerësoni ju, cilët autorë shqiptarë duhet të njihen nga lexuesi dhe kritika e huaj dhe që nuk janë të përkthyer mjaftueshëm, apo duhet të vazhdojmë  që në botë të njihemi më së shumti nëpërmjet Kadaresë?

Hans J.L.: Më lart ju dhashë ca emra ku do të shtoja autorët Lasgush Poradeci (për mua i papërkthyeshëm), Mitrush Kuteli, Anton Pashku dhe veprat e brezave të rinj që mospërfillen pothuaj totalisht. Kadareja ka meritat që i ka, por shqiptarët kanë jo vetëm një autor por një letërsi të tërë.

Mimoza H.P.: Çfarë mendoni për praktikat e përkthimit, transformimin e tekstit nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane dhe anasjelltas, a besoni se teksti mund të ruaj vlerat letrare gjatë këtij procesi të vështirë?

Hans J.L.: Natyrisht teksti i përkthyer ndryshon nga origjinali. Përkthyesi duhet të punojë me materialin e gjuhës së tij amtare që ndryshon nga ai i gjuhës së origjinalit në shumë vështrime. Mirëpo, nëse teksti i përkthyer humbet vlerën letrare të origjinalit, nuk ka vlerë përkthyesi.

Mimoza H.P.: Si e vlerësoni kritikën letrare shqipe, në veçanti a është e zhvilluar kritika letrare e përkthimit, duke pasur parasysh se jeni laureat i çmimit Penda e Argjentë , Azem Shkreli dhe çmime tjera prestigjioze?

Hans J.L.: Kritika letrare shqiptare pothuaj nuk ekziston. Zëvendësohet nga puna klanore. Kritika u televizionit. Çështje supërfaqësore. (Flas për Shqipërinë). Përmenden dhe laureohen penda të një karuseli gjithnjë e më shumë emrash të njëjtë. Kritika e përkthimit letrar mungon totalisht (ngjashëm me gjendjen në Gjermani). Mungojnë kritikët që njohin mjaftueshëm të dyja gjuhët. “Kritika” shterret me klishetë qesharake se përkthyesi përdor “një shqipe të rrjedhshme”.

Mimoza H.P.: Për përzgjedhjen e autorëve dhe librave, a ndikon tek ju kritika letrare shqipe, interesimi i përkthyesve, apo përzgjedhja juaj është e pavarur dhe e bazuar në shijen tuaj?

Hans J.L.: Përzgjedhja ime është e pavarur dhe varet nga shija ime subjektive.

Mimoza H.P.: Studimet albanologjike janë të vona, ndonëse gjatë kërkimeve gjejmë studiues të njohur gjerman që shprehën interesime për gjuhën shqipe që nga shekulli XVII. Është i njohur fakti se kontributet e tyre për studimin e albanologjisë janë të mëdha, por a kanë pasur ndikim në karrierën tuaj, çoftë edhe për të ua nxitur kureshtjen lidhur me rezultatet dhe seriozitetin studimor që kanë shfaqur?

Hans J.L.: Pak. Këtu duhet përmendur një fakt i çuditshëm: interesimi dhe puna e albanologëve gjermanë dhe më gjërë u dedikohet gjuhësisë, historisë dhe etnografisë. Përjashtime janë albanologu Maximilian Lambertz dhe albanologu kanadez, i ndjeri Robert Elsie, që shqiptarëve u dha një vepër që ata nuk ishin në gjendje ta shkruanin, një Histori të Letërsisë Shqiptare.


Fotografi e realizuar ne qytetin e Shkodrës në Shqipëri

   

Mimoza H.P.: A ju kujtohen vizitat e para në qytetet shqiptare, cilat ishin ato, si jeni ndjerë, a mund të veçoni diçka nga ajo kohë dhe nga koha sot lidhur me atë se çfarë jeni duke lexuar, përkthyer nga letërsia shqipe në gjuhën gjermane?

Hans J.L.: Kam qenë pak herë në Shqipëri. Kam qenë vetëm në Tiranë dhe Shkodër për pak ditë. Për herë të parë isha në Shkodër më 1992. Më zhgënjeu shumë gjendja e atëhershme e qytetit të Koliqit dhe Camajt. Edhe më shumë më zhgënjeu udha Tiranë – Shkodër ku u ndjeva si në Botën e Tretë. Të njëjtën rrugë bëra para dy vitesh ku pashë shumë ndryshime pozitive. Nuk lexoj përkthime nga letërsia shqipe dhe jam një lexues i poezisë, jo i prozës. / KultPlus.com

Filmi biografik prodhuar në Indi për Nënën Terezë, do të lansohet në 2020-n

Me regjisor Seema Upadhyay, filmi biografik për Nënë Terezën, pritet të lansohet në vitin 2020.

Siç njofton gazeta indiane “HindustanTimes”, në këtë film biografik do të luajnë aktorë indianë dhe ndërkombëtarë, transmeton Koha.net.

Bollywoodi, ka kohë që ka planifikuar të nisë një film biografik për laureaten e çmimit Nobel për Paqe, Nënë Terezën.

Filmi do të prodhohet nga Praeep Sharma, Nitin Mahnmohan, Girish Johar dhe Prachi Manmohan.

Siç raporton gazeta, këta janë takuar me motrën Prema Mary Pierick, për ta marrë bekimin e saj për të nisur biografinë për Nënë Terezën, që edhe e kanë marrë miratimin e sja.

Prodhuesit e këtij filmi biografik për Nënën Terezë, thonë se janë të kënaqur të bashkëpunojnë për të dhënë mesazhe se si Tereza shfaqi në gjithë botën fisnikërinë dhe bamirësinë e saj.

Filmi është në proces të finalizimit dhe besojnë se deri në fund të 2019-ës do të jetë gati, e në 2020 do të lansohet.

Nënë Tereza, emri i së cilës ishte Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. / KultPlus.com

Action Bronson: Rezervoni këtë datë!

Kohë më parë ka publikuar videon e realizuar në Kosovë, ku kishte qëndruar për festivalin “Sunny Hill Foundation”.

Bëhet fjalë për reperin shqiptar, Action Bronson, i cili jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai njihet më mirë për shoun televiziv që merret me gatime, ” Fuck, That’s Delicious”, ku në disa raste gatuan edhe ushqime tradicionale shqiptare.

Së fundi, këngëtari ka bërë të ditur që do të nxjerrë në shtije librin më të ri, i cili i dedikohet recetave të gatimit të ushqimit.

“Rezervoni këtë datë!!!! Më 17 mars do të nxjerrë pjesën e parë të librit “Stoned Beyond Belief” në Los Angelos. Do të bëjnë një art të veçantë për ditën e parë të librit”, ka shkruar reperi ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se këngëtari që në realitet quhet Arian Asllani, kohë pas kohe ka edhe të ftuar shqiptar si në rastin e këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

Ndryshe, Bronson është duke punuar në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. / KultPlus.com

A

Shfaqet filmi dokumentar “N’Agim” nga Malborë Krajku

Shoqëria kulturore-artistike ‘’Agimi’’ është ndër institucionet më të rëndësishme shoqërore të shekullit të fundit, i cili mbrojti dhe përfaqësoi dinjitetshëm kulturën tonë, si në planin krijues ashtu në atë riprodukues – me këngët korale dhe vallet tona popullore. Me formimin e SH.K.A ‘’Agimi’’, filloi jeta e organizuar dhe e institucionalizuar e spektrit kulturor dhe artistik përbrenda vullnetit amator të shqiptarëve të Prizrenit.

Ky dokumentar i punuar nga Malborë Krajku, paraqet videot dhe fotografitë nga arkiva e një periudhe të ndritshme kulturore të Prizrenit. Gjithashtu sjellë tregimet personale të disa nga ish-anëtarët e shoqërisë “Agimi”, të cilët do të na tregojnë më shumë rreth kujtesës nostalgjike të përbashkët dhe rrugëtimit të këtij komuniteti.

Shfaqja e filmit dokumentar “N’Agim” bëhet me 13 Mars (e mërkurë) te ”Kino Armata” në Prishtinë në orën 20:00. Së bashku me dokumentarin “N’Agim” do të shfaqet dhe filmi dokumentar “Herd” i regjisorit Baris Karamuco, i cili flet për pjesët e jetës së përditshme të fermerëve që jetojnë me kopetë e deleve në malet e Sharrit. Premierat e të dy këtyre dokumentarëve u shfaqën në dhjetorin e vitit të kaluar në DokuKino në Prizren, ku pas një interesimi të madh të audiencës po rishfaqen në Prishtinë

Ky projekt është bërë i mundshëm nga Heritage Space e cila është platformë e nisur nga CHwB Kosova që i krijon hapësirë individëve kreativ të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e punëve të reja, përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme, për zhvillim ekonomik, social dhe kulturor në Kosovë. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë. / KultPlus.com