Sfidës “Mbjellë një pemë” sot i është përgjigjur edhe prifti Don Lush Gjergji dhe teologu Xhabir Hamiti

Sfidës “Mbjellë një pemë” të nisur nga ish presidentja Atifete Jahjaga, sot i është përgjigjur edhe prifti Don Lush Gjergji, dhe teologu i islamit Xhabir Hamiti.

Ata mbollën së bashku dy fidane në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Të mbjellësh pemë është detyrë ndaj brezit të tashëm dhe të ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra. Pema e jetës është biblike dhe kuranik”  ka thënë Hamiti në rrjetin e tij social  Facebook.

Hamiti gjithashtu është shprehur se mbjellja e përbashkët domethënë  bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.

“Mbjellja e përbashkët e ka simbolin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.  Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë. I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjellë mes gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe gjithë njerëzimit mbarë” është pjesa tjetër e mesazhit./ KultPlus.com

Ndue Ukaj: Notre Dame dhe Franca kanë dhënë shumë për kulturën e përbotshme dhe për ne, sado që të themi e bëjmë është pak

Ndue Ukaj

Notre Dame dhe Franca kanë dhënë shumë për kulturën e përbotshme dhe për ne, ndaj, sado që të themi e bëjmë ne, është pak.

Notre Dame nuk i përket vetëm Parisit, Francës dhe të krishterëve. Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit. E miliona njerëzve që ndër shekuj janë ushqyer dhe formuar me poezi, muzikë, filma, romane, ese e piktura të frymëzuara nga madhështia e saj, prandaj të mërzitesh për të është detyrë njerëzore, që buron nga thellësia e secilit njeri që i ndjen dhe i çmon të mirat universale.

Parisi është mostër kulturore dhe estetike universale, është atdheu i shumë mrekullive artistike të përbotshme, por edhe atdhe i shumë mendimtarëve me peshë botërore. Kështu që, me të drejtë, Parisi konsiderohet busull orientimi, për shumë popuj dhe vende. Është referencë që s’mund të tejkalohet dhe e tillë duhet të jetë edhe për ne, nëse vërtet jemi të sinqertë me vetveten dhe nuk shtiremi në qenësinë tonë perëndimore, vetëm për punë interesash, vizash, sigurie dhe luksi.
Të ndjesh dhimbje dhe mërzi për djegin e një pasuri të tillë është detyrë njerëzore, sepse ajo katedrale, ashtu si kryeveprat e njerëzimit, “Komedia Hyjnore”, “Hamleti”, “Fausti” nuk u përkasin vetëm italianëve, anglezëve, gjermanëve dhe danezeve…

Ndaj, ata që janë kënaqur estetikisth me këtë katedrale madhështore dhe me veprat që janë krijuar rreth saj- e besoj të tillë janë gjitha ata që e duan artin- nuk ka sesi të mos jenë të pikëlluar edhe me djegien apokaliptike të saj. 
Në anën tjetër, janë krejt anakronike, të mjera, të pakuptimta dhe të pakrahasueshme tentimet për krahasime që bëhen mes kësaj Katedrale dhe objekteve tjera ndër ne.
Notre Dame nuk është rrëfim dosido, por është një kryerrëfim, një histori dhe identitet i një kulture të madhe dhe shkon përtej rrëfimeve lokale.

Kombi ynë ka problem të shumta me vetëdjen kulturore, kujtesën historike dhe me trashëgiminë kulture, meqë një pjesë e madhe e saj i është zhbërë, por kjo nuk do të thotë që ai të mos interesohet për të mirat e përbotshme, të kontinentit të cilit i përket. Sepse, nëse s’ dimë t’i çmojmë këto thesare që kanë formuar dhe ushqyer atë që sot është Europa, të cilën ne aspirojmë, sigurisht se do ta kemi të vështirë, në mos të pamundur, të orientohemi dhe të organizojmë kaosin tonë të thellë politik dhe estetik./ KultPlus.com

Elbenita Kajtazi fiton edhe një rol në Operën Shtetërore të Hamburgut

Një rol tjetër i rëndësishëm do i shtohet listës së roleve të shumta që ka interpretuar sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi, shkruan KultPlus.

Kajtazi do të ketë rolin e Marzillines në operën e  njohur “Fidelio” të cilin do e sjellë në vitin 2020 në Staatsoper në Hamburg.

 “Petkun e rolit të Marzelline nga opera e vetme e kompozuar nga Ludwig van Beethoven do e vesh me 28.04.2020 në Staatsoper Hamburg nën dirigjimin e të mrekullueshmit Kent Nagano . E stërlumtur të bëj debutimin tim në mesin e këngëtarëve me nivel botëror prej të cilëve mësoj gjithmonë aq shumë, e padyshim është privilegj dhe fat i madh të jem në skenën e mrekullueshme të operës shtetërore të Hamburgut!” është shprehu Kajtazi në një postim në facebook.

Në Operën shtetërore të Hamburgut Kajtazi do të jetë edhe vajza e luleve në operën “Parsifal”./ KultPlus.com

QKK-ja ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019

QKK-ja ka hapur konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2019, shkruan KultPlus.

Këshilli Drejtues i QKK-së në mbledhjen e fundit të mbajtur, ka hapur konkursin në këto kategori: konkursi për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar, konkursi për film të shkurtër të animuar, konkursi për film debutues të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik, konkursi për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik si dhe konkursi për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.

Afati i fundit për të aplikuar për mbështetjen e projekteve filmike është 19 maj 2019.

Ndërsa afati i fundit për regjistrimin e shtëpive filmike në QKK është 10 maj 2019. Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së.

Për më shumë informata klikoni KËTU./ KultPlus.com

Më mirë të jesh çoban i kuptueshëm prej kopesë së berrave, sesa poet i kuptuar gabim prej njerëzve

Fragmente nga: Soren Kierkegaard
Përktheu: Agron Tufa

Çfarë është poeti? Një fatkeq që përjeton tortura të rënda shpirtërore; klithmat dhe rënkimet shndërrohen në buzët e tij në muzikë të madhnueshme. Shortin e tij mund ta krahasosh me shortin e atyre njerëzve, të cilët i digjnin përsëgjalli në një zjarr të ngadaltë brenda demit të bakërrt Falaris: flitë nuk arrinin ta trondisnin veshin e tiranit me klithmat e tyre, që për të tingëllonin si kumbi i një muzike të ëmbël.

Dhe mblidhen përreth poetit, duke përsëritur: “Këndo, këndo dhe pak!”, thënë ndryshe – le të dërmishet shpirti yt ndër dhimba, mjafton që klithma e dalë prej shpirtit tënd, ta na tallazitë po si më parë dhe të na kënaqë me harmoninë e madhnueshme.

Kërkesën e turmës e përkrahin kritikët: kjo është e vërtetë, kështu i takon sipas ligjeve të estetikës! Kritiku, sidoqoftë, është po ai poet, por në zemrën e tij nuk ka të tilla vuajtje, dhe në buzë, nuk ka të tillë muzikë. Së këndejmi, them se më mirë të jesh çoban, i kuptueshëm prej kopesë së berrave, sesa poet i kuptuar gabim prej njerëzve!

* * *

Ç’njerëz të çuditshëm! Duke mos e ushtruar asnjëherë lirinë e jeratisun për ta në një sferë, i bien gurit e drurit, plasin së kërkuari atë në një sferë tjetër: u është dhënë liria e mendimit, por mezallah… jepu më mirë veç lirinë e fjalës!

* * *

Ka asi insektesh që vdesin fill pas kryqëzimit seksual. Kështu dhe gëzimet tona: Çasti i kënaqësisë më të plotë – tretet bëhet fir!

* * *

Papërsosuria më kryesore e natyrës së njeriut qëndron në qëllimin e dëshirave tona – gjithherë në të kundërt. Mund të sjellësh një mori të tërë shembujsh që psikologut t’i ziejë koka. Kështu, Hipokondriku është veçanërisht i ndjeshëm ndaj humorit, dashnori romantik flet me sqimë për idilet, perversi për moralin dhe skeptiku për besimin. Paj dhe shenjtëria nuk është se mbërrihet ndryshe, përpos se nëpërmjet mëkatit.

* * *

Përveç të njohurve të shumtë, unë kam dhe një shok tjetër – trishtimin. Midis haresë së bujshme dhe në çastet e punës zellshum ai ia beh e më therret, englediset me vetminë e tij, dhe unë i shkoj përmbas, anipse, në thelb, nuk luaj vendit. Kurrëherë zemra ime nuk ka patur një mik më besnik – më të mençur ndofta, të cilit i përkas me gjithë zemër!

* * *

Pleqëria, siç dihet, realizon ëndërrimet e djalërisë; për shembull – Suifti: në djalëri ai pati ndërtuar një shtëpi për të çmendurit, ndërsa në pleqëri u bë një banor i rëndomtë i saj.

* * *

Thjesht mund të të trembë fakti se me çfarë thellësie të errët mendore e kanë zbuluar anglezët në lashtësi dyfishësinë (ambivalencën) në themel të së qeshurës. Ja se ç’na thotë, për shembull, doktor Hartli: “E qeshura qëkur shfaqet tek fëmijët është zanafilla e një të qare që e grish dhimbja, ose dhimbja e ndrysur menjëherë që përsëritet pas intervalesh të shkurtra të shprehjes së ndjenjës së dhimbjes ”… Çfarë do të ndodhte nëse gjithçka në botë do të kishte qenë vetëmse një ngatërresë, nëse e qeshura do të kishte qenë, në thelb, e qarë!

* * *

Korneli Nepot rrëfen se si komandanti i një regjimenti të madh kavalerie, i kyçur nga armiku në një kështjellë qe i urdhëruar t’u grahte me kamzhik kuajve çdo ditë, me qëllim që të mos squlleshin nga qëndrimi i gjatë dhe nga mungesa e veprimit… Unë gjithashtu rroj tani si një i izoluar dhe që të mos vuaj nga mosveprimi i gjatë, qaj, qaj, gjersa të ndalem.

* * *

Forca madhështore dhe e pavenitshme e poezisë sonë të vjetër popullore ka vetëm një sekret, dhe sekreti qëndron në forcën e dëshirimit. Por, dëshirat e kohës sonë janë veçse mëkatare dhe banale – dëshira jonë reduktohet – të jetojmë vetëm për hesap të të afërmit. Poezia popullore e di për mrekulli që i afërmi nuk e ka atë çka ajo dëshiron, për çka ajo është e etur, dhe prandaj, nëse në një rast tjetër ndodh të paraqesë ndofarë dëshire mëkatare, atëherë ajo është aq madhështore, aq vikatëse në kupë të qiellit, sa të përqethet shtati. Kjo poezi nuk bën pazar në kërkesat e veta me reflektimet e ftohta të arsyes së esëllt. Gjer më tash, për shembull, Don Zhuani kalon para nesh në skenë me “1003 dashnoret” dhe askush nuk guxon të vërë buzë në gaz – tashmë nga nderimi për gojdhanën. Dhe të bëjë vaki të krijojë poeti diç të tillë të ngjashme në kohën tonë, atë me siguri do ta bëjnë gazin e botës. / KultPlus.com

Këshillë për tim bir

Poezi nga Xhevdet Bajraj

Mos rri zgjuar deri natën vonë
mos u rrah me njerëz
mos u nervozo me politikanë
mos bëj seks pa prezervativ
mos e vozit automobilin shpejt
mos e lodh veten duke punuar shumë
mos pi çaj a kafe shumë
mos pi alkool
mos merr drogë
mos tymos duhan
mos dil në dimër lakuriq në gjah
mos e lodh trurin se ka kush mendon për ty

Kështu që do t’ia arrish im bir
të vdesësh
i shëndoshë si topi

Hakeri serb nxjerr nga serverët amerikanë fotografi të papara të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi

Kanë kaluar 20 vjet nga nisja e bombardimeve mbi caqet e ushtrisë serbe nga aeroplanët e NATO-s në fushatën humanitare për të ndaluar vrasjet dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

Ndonëse deri më tani kemi parë fotografi të shumta nga kjo fushatë, një haker serb, me emrin Neven Djenadija, pretendon të ketë nxjerrë nga serveri i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së rreth 400 fotografi të kësaj periudhe, fotografi të cilat thotë të mos jenë publikuar kurrë më parë, raporton Koha.net.

Ai thotë se ka ndërhyrë në serverin e vjetër të Administratës amerikane derisa ishte duke u bërë bartja e të dhënave në serverin e ri, dhe deklaron se fotografitë janë të një cilësie shumë të lartë.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të tyre, ndërsa koleksionin e plotë mund ta shkarkoni nga KËTU.

Image

Rita Ora lanson tekilën e saj

Ylli i muzikës pop Rita Ora po e shndërron dashurinë e saj për tekila në një mundësi biznesi duke investuar në brendin e saj të alkoolit.

Ylli i hitit “Your Song” është duke i bashkuar forcat me zyrtarët në Conecuh Brands për t’u bërë aksionare dhe partnere kryesore kreative e “Prospero Tequila”.

Sipas Billboard.com, pija do të prodhohet në Don Roberto Distillery në Meksikë nga njëra nga distilueset e para femër të tekilës, Stella Anguiano, ndërsa Rita është shumë e ngazëllyer për projektin e saj më të ri.

Image

“Kam pasur privilegjin të bashkëpunoj me brendet mahnitëse dhe secilën herë mësoj diçka të re në lidhje me anën afariste të industrisë”, ka thënë këngëtarja në një deklaratë.

“Me këtë partneritet kam dashur ta sfidoj veten për të marrë rol të ri. Të qenit partnere kryesore kreative dhe aksionare më ka mundësuar të investoj kohën dhe energjinë time në një sipërmarrje të re, e cila në thelbin e saj i nxjerr në pah femrat e fuqishme dhe të pavarura”.

Image

Ajo vazhdoi: “Puna me Stellën dhe vizita e distilerisë ishin një eksperiencë mahnitëse dhe ajo e konfirmoi dëshirën time për ta marrë këtë pozicion brenda kompanisë. Mezi po pres të ngre dolli për këtë partneritet të ri me familjen, miqtë dhe fansat e mi”, shkruan KOHA Ditore.

“Prapa çdo familjeje të suksesshme qëndron një femër e fortë e cila shërben si zemra dhe shtylla kurrizore”, shton Stella. “Prospero është një tekila që e nënvizon këtë thënie. Jam krenare që po bashkëpunoj për një brend të bërë nga femrat dhe të cilin të gjitha femrat mund ta shijojnë”.

Këto zonja kanë dalë me tri varietete të “Prospero Tequila”: “Blanco”, “Reposado” dhe “Anejo”, me çmimet që fillojnë nga 34.99 dollarë.

Rita është personaliteti më i fundit i famshëm që ngre dolli me tekilën e saj – Justin Timberlake e ka “Sauza 901”, rokerët Sammy Hagar dhe Adam Levine u bashkuan për “Santo Mezquila”, ndërsa George Clooney e ka brendin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm “Casamigos” me partnerin e biznesit Rande Gerber. / KultPlus.com

Pianisti Peter Donohoe, interpretoi mbrëmë për herë të parë në Kosovë sonatën e Tchaikovsky-it

Nata e tetë e festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”, priti mysafirin me përvojë dyzet vjeçare, pianistin Peter Donohoe nga Britania e Madhe, shkruan KultPlus.

Para një numri të madh artdashës, përvojën dyzet vjeçare me piano, britaniku Peter Donohoe e shfaqi para publikut prishtinas. Natën e mbrëmshme në Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare u  luajtën vepra të mëdha, të cilat kanë kërkesa të vështira si teknike po ashtu edhe muzikore dhe se rrallë herë performohen.

Për tri orë rresht sa edhe zgjati koncerti, ai luajti në piano vepra të Schumann-it, W.A Mozart-it, vepra e Tchaikovsky-it e cila duhet cekur që u luajt për herë të parë në Kosovë, pastaj vepra e Scriabin-it dhe veprat e M. Mussorgsky-it.

Interpretimi i këtyre veprave erdhi shumë ngrohtë, plot emocion e ngjyrë tek publiku i cili e duartrokiti pianistin e njohur britanik.

Fituesi i çmimit në garat e Tchaikovskit, me prezencën e tij në festivalin Chopin, bëri që organizatorët të ndihen shumë të nderuar, kështu të paktën u shpreh drejtoresha e këtij festivali Lejla Haxhiu-Pula. Ajo tregoi që me Peter Donohoe ishte takuar për herë të parë në vitin 82 në Moskë. Ajo po ashtu shtoj që nuk ka besuar që një ditë ai do të vijë në Kosovë dhe do të performoj për publikun kosovarë sepse sipas saj ai i takon nivelit më të lartë botëror.

“Ne jemi shumë të nderuar, sepse ky është pianist i nivelit më të lartë botëror. Unë e kam dëgjuar Peter Donohoe me një raste në vitin ‘82 kur isha në Moskë për t’i përcjellur garat e Tchaikovskit dhe ai e ka fituar atje çmimin e parë. Unë kam pasur dëshirë që ai të vij edhe në skenën e Prishtinës, por nuk e kam besuar që një ditë do të vijë ky rast. Ky përpos që është pianist i mrekullueshëm është edhe personalitet jashtëzakonisht bujar dhe sot na premtoi që ai do të vijë kurdo që e ftojmë sepse ai u shpreh shumë i kënaqur për ngrohtësinë dhe mirëpritjen që i ka dhënë publiku”, tha Haxhiu-Pula për KultPlus.

E fjalë të mira si për publikun ashtu edhe për festivalin, pati edhe mysafiri Peter Donohoe, i cila tha që është shumë krenar që ka performuar në këtë festival dhe sipas tij publiku prishtinas ka një nivel të lartë përqendrimi.

“Nuk kam qenë më parë këtu, është hera ime e parë në këtë festival të mrekullueshëm. Jam shumë, shumë krenar që jam përfshirë në këtë festival, njerëzit këtu kanë vizion të mrekullueshëm, kanë energji shumë të madhe. Është një festival shumë i mirë, me një audiencë shumë të mirë, me një nivel të lartë përqendrimi, është një vend shumë i këndshëm”, tha Peter Donohoe.

Chopin Piani Fest vazhdon me koncertin e radhës ditën e premten duke filluar nga ora 20:00 në Salla e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare ku do të përformojnë Flaka Goranci, mezosoprano, Arta Jashari, soprano,  Armando Likaj, baritonë,  si dhe Ardita Bufaj, me piano./ Gzim Mujaj / KultPlus.com

Vdes papritur ylli televiziv i BBC, aktorja 16-vjeçare

Ylli televiziv i BBC, Mya-Lecia Naylor ka vdekur papritur në moshën 16 vjeçare.

Shkaku i vdekjes së aktores dhe modeles nuk dihet ende. Ajo vdiq më 7 prill, por lajmi është raportuar vetëm sot.

Agjencia e saj, A&J Management, tha se ngjarja ndodhi pasi Naylor u rrëzua, duke mospërcaktuar qartë se çfarë kishte ndodhur.

Mya-Lecia ka luajtur në shfaqje si Millie Inbetween dhe Almost Never, e së fundmi u bë pjesë e grupit Angels N’ Bandits.

Alice Webb, drejtoresha e BBC Children, tha se lajmi i vdekjes së saj e la ekipin të tronditur dhe tmerrësisht të trishtuar/K.J.

Hana Arapi sfidon barazinë gjinore përmes dizajnit grafik

Artistja e re Hana Arapi, në hapësirën ekspozuese “Hani i 2 Robertëve” në Prishtinë, prezantoi mbrëmë ekspozitën e saj të dytë personale me një përmbledhje punimesh të realizuara gjatë pesë viteve të studimeve në Fakultetin e Arteve, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë e titulluar “Në Progres”, prezantoi një varg punimesh të cilat Arapi i ka realizuar gjatë studimeve nga lëndët të cilat ligjërohen në Fakultetin e Arteve. Punimet janë të  realizuara në lëndën “Komunikim me vizualin”, “Ilustrimit” dhe lëndën “Mediat Digjitale”.

E kuratorja e kësaj ekspozite, njëherësh edhe profesoresha e Hanës, Lyra Zajmi, tha që është shumë krenare që një studente e saj po prezanton ekspozitë personale pasi që ekspozita të dizajnit grafik, sipas saj janë të vështira të realizohen.

“Jam shumë e kënaqur sepse është krenari e madhe për një profesor që një student i tij të hapë ekspozitë personale, sepse njëkohësisht është edhe sukses i profesorit. Është e vështirë pak të organizosh një ekspozitë të dizajnit grafik, nuk është njëjtë si piktura e skulptura,  më të vërtet mund të them se jam shumë krenare sonte”, u shpreh Zajmi për KultPlus.

Po ashtu Lyra u bëri thirrje studentëve dhe artistëve të tjerë që të merren me punime të dizajnëve grafike dhe të hapen më shpesh ekspozita të tilla.

Punimet të cilat u prezantuan mbrëmë janë punime të identitetit vizuel, animacionit e po ashtu edhe punime nga fusha e turizmit të cilat janë postere turistike.

Po ashtu edhe  profesori i Hanës, Muhamet Ahmeti, pati fjalë të mira për artisten e re, për të cilën tha që është një studente e shkëlqyer dhe se nga ajo pritet që të jetë një dizenjatore e njohur që do të realizoj punime dhe vepra artistike të cilat do të shërbejnë për të gjithë.

Ndërsa vetë artistja Hana Arapi, tha që gjitha këto punime janë eksperienca e saj që ka mësuar gjatë pesë viteve të studimeve dhe se në punimet e saj ajo mundohet të sfidoj barazinë gjinore.

“Ekspozita është një përmbledhje e punimeve që i kam realizuar gjatë studimeve në Fakultetin e Artëve, këtu janë disa punime personale dhe punime komerciale, krejt këto e përmbledhin një eksperiencë timen që kam mësuar brenda këtyre pesë viteve. Në punimet e mija mundohem të sfidoj barazinë gjinore, për shembull karakteri që është realizuar për fotosintezën është një djalë që i ka flokët e gjelbërt e një bluzë rozë, që do të thotë se ngjyra që veshë nuk definon gjininë e tij”, tha Hana për KultPlus.

E kjo artiste e re, premtoj që shumë shpejt për adhuruesit e veprave të saj do të vij me një ekspozitë të re e cila do të përmbaj një cikël të veçantë veprash. Hana Arapi është duke i vazhduar studimet Master në Fakultetin e Arteve në Departamentin e Dizajnit./ Gzim Mujaj / KultPlus.com

“The Balkan Line”, filmi serbo- rus ndalohet të shfaqet në Bujanoc, Ministria e Kulturës së Serbisë e quan censurë

Ministri serb i Kulturës, Vladan Bukosavljevic, ka reaguar pasi është anuluar shfaqja e filmit ruso-serb “Kufijtë e Ballkanit” në Bujanovc.

Ai ka thënë se anulimi i shfaqjes së atij filmi në Bujanovc është një lloj cenzure, që tregon tentimin e politikës për të pasur ndikim në kulturë.

Sipas tij ndikime të tilla të politikes në kulturë asnjëherë s’kanë qenë të mira.

“Ne nuk e dimë nëse është një ndalim, por projekti që ishte paralajmëruar të shfaqej është anuluar. Një ndalim i tillë ka ardhur si pasojë e disa manipulimeve politike, dhe një gjë e tillë mbetet të shihet”, ka thënë Vukosavljevic, shkruan tanjug, trasnmeton Gazeta Express.

Në filmin ruso-serb tregohet një rrëfim se çfarë kanë bërë trupat ruse në Aeroportin e Prishtinës, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s.

Ndërkohë sa i përket skenave me ushtarë të UÇK’së, disa mediume të cilat merren me propagandë në Serbi, kishin thënë se njëri prej aktorëve që luan rolin e ushtarit të UÇK’së, përngjanë shumë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe atë se çfarë ai ka bërë gjatë luftës.

Dje producenti i këtij filmi kishte treguar se ka anuluar shfaqjen e tij në Bujanovc, shkaku i tensioneve që mund të shkaktojë.


Këngëtari shpërthen në lot pas bashkëpunimit me Madonnan

Pas disa muajve të njoftimit të një bashkëpunimi të ri, Madonna më në fund ka publikuar këngën e saj më të re “Medellin” në bashkëpunim me Maluman.

Mbretëresha e Popit dhe artisti urban nga Kolumbia për herë të parë ishin takuar në prapaskenën e VMA-së më 2018 me ç’rast kishte filluar edhe komunikimi i tyre rreth një bashkëpunimi, shkruan Billboard.

Në shkurt të këtij viti ata janë parë në një studio muzikore duke incizuar projektin muzikor.

Por, Maluma nuk është përmbajtur nga gëzimi për këtë “ëndërr të bërë realitet”.

Ai ka postuar në Instagram një video në të cilën shihet dukme qarë nga gëzimi.

“E pamundur të përmbajë lotët dhe emocionet pasi kam dëgjuar këtë”, është shprehur ai. “Nuk e dini gëzimin dhe çfarë përfaqëson kjo në jetën time. Ju thosha se është mirë të ëndërrosh”.

Më poshtë mund ta shikoni këtë moment emocionues të Malumas.

©

Nga Kosova në Amerikë, si u bë i famshëm stilisti Nazim Salihu

Ishte periudhë e vështirë për Kosovën, kur iu hapën dyert e ëndrrës së madhe. Ai është shembulli i një njeriu që ka realizuar gjithçka me shumë mund. Pasionin dhe profesionin e tij e vlerësojnë në SHBA e kudo ku duart e tij kanë prekur të bukurën.

Nazim Salihu jeton në Amerikë që nga viti 1999, ndërsa tregon se dëshira për t’u bërë stilist e kishte ngacmuar që në adoleshencë e fill prej atyre viteve mori drejtim e duhur duke u realizuar profesionalisht e duke lobuar për të veçantë përtej oqeanit. Salihu ka përfunduar shkollën “Brio Academy” në Hartford të Connecticut dhe është i certifikuar si stilist. Është fitues i shumë çmimeve. Për “Gazeta shqiptare” vjen një rrëfim ndryshe i një personazhi, që e vlerësojnë dhe e duan figura të njohura të kulturës dhe artit në botë. Stilisti tregon për rastet kur ka rregulluar disa nga personazhet e njohur të Hollivudit si Luck Welson, Jenifer Aniston, këngëtarin Keny Roger, sportistë e shumë aktorë të tjerë. Më tej, këshilla mjaft të vlefshme vijnë për flokët, sidomos për sezonin e verës që është pranë. Tek rrëmojmë përtej punës së tij, me shumë krenari Nazimi na pohon se me stilimin e flokëve tanimë merren edhe vajzat e tij, që janë bërë pjesë e pandarë e skuadrës.

-Sa e vështirë ka qenë për ju të depërtoni në SHBA, përmes profesionit?

N. Salihu: Me të vërtetë ka qenë një sfidë që nuk kam për ta harruar. Në vitin ’99, gjatë kohës së luftës në Kosovë, pata fatin që u lajmërua një sponsor në shtetin e Minnesotes, i cili e kishte lokalin në aeroport (sallon flokësh). U bëra pjesë integrale e sallonit të tij e kështu për 9 vitet e para më dha mundësinë të punoja në profesionin tim.

-E veçanta e një stilimi që do e bënit përsëri?

N. Salihu: T’ju them të drejtën, ka 3 dekada që merrem çdo ditë me flokun dhe trendet e fundit të modës, të cilat përpiqem t’i përcjell në të njëjtën mënyrë dhe të eksperimentoj për t’i bërë edhe më të veçanta ato. Punoj në atë mënyrë që të jem unik dhe të duken sa më interesante punimet e mia.

-Puna juaj ju ka lidhur me shumë personazhe të famshëm. Sa ndryshojnë ata nga ekrani? Kush prej tyre ju është dukur më me komplekse?

N. Salihu: Kam punuar dhe punoj ende me shumë figura publike aktore, këngëtare, të cilat natyrisht me mua janë shumë modeste. Kur shohin që unë e bëj punën me zemër dhe mundohem që të duken sa më bukur para ekranit, më çmojnë edhe më shumë. Në përgjithësi, ndodh shpesh që kur i rregulloj dhe shohin një ndryshim në pamje, ndihen mjaft lumtura dhe më vlerësojnë për kreativitetin.

– Cilat janë tendencat e fundit që preferojnë femrat për ngjyrën dhe modelin e flokëve?

N. Salihu: Çdo gjë që po paraqitet tani nëpër trendet botërore sa i përket stilimit të flokëve ka të bëjë me veçantinë e ngjyrave. Është kënaqësi e jashtëzakonshme që të punosh me shumë lloje ngjyrash e të eksperimentosh me to.

-Këshilla që do u jepnit atyre për sezonin veror?

N. Salihu: Këshilla ime për sezonin veror sa u përket flokëve është më shumë për pjesën e përdorimit të shampove dhe balsamit që e rregullon dhe e mirëmban flokun, duke i dhënë butësinë e dëshiruar. Gjithashtu, këshilloj të përdoren vajra gjatë procesit të krehjes dhe shumë më pak spraj shkëlqimi.

-Keni fituar një sërë çmimesh. Çfarë synoni të arrini më tej?

N. Salihu: Po, e vërtetë. Kam marrë shumë çmime për këto tri dekada dhe më besoni kur ju them se qëllimi i vetëm i imi ka qenë ta bëj punën me pasion, si në ditën e parë kur kam filluar ta ushtroj profesionin. Pra, unë suksesin tim e shoh në bazë të punës, që aq shumë e dua. Kam dëshirë të jem rreth njerëzve të botës së artit dhe kulturës, si dhe të lë gjurmë që as pluhuri i kohës të mos mundet t’i fshijë.

-Fëmijët janë duke ndjekur rrugën tuaj. Keni ndikuar te zgjedhja e tyre?

N. Salihu: Kjo pyetje që më bëtë më jep një emocion të thellë, më bën të ndihem shumë krenar. Kur fëmijët ishin shumë të vegjël, shpesh më kanë ndjekur gjatë punës që bëja, gati për çdo ditë, muaj, vit, me orë të tëra. Tani janë 4 stilista. Një mundem ta veçoj e ajo është vajza e vogël Tina, që merret edhe me efekte filmike dhe për këtë ndihem shumë i lumtur dhe krenar.

-Çfarë ju mungon më shumë nga Kosova?

N. Salihu: Më duhet të flas shumë për Kosovën time të bukur. Atje u rrita dhe më besoni se ndiej mungesë të madhe për vendin tim. Çdoherë që bëj vizita nëpër Kosovë, e ndiej atë freskinë dhe kënaqësinë e vendit, traditat e popullit tim të dashur, që me të vërtetë më kthen pas në kohë për në viset e vendlindjes. Kam mall për gjakun e të parëve, për vendin ku linda.

-Një komunikim që ju ka ndryshuar rrjedhën e jetës?

N. Salihu: Për pjesën e komunikimit, mund t’ju them se ka pasur të shumtë në numër. Kur kam marrë mirënjohje në Europë dhe në SHBA, dy nga ato janë më të veçantat që nuk do t’i harroj kurrë. E para, kur kam marrë lajmin që do të shkoj në SHBA dhe e dyta, kur jam diplomuar në master si “Hairstylist” në vitin 2000 e për të vazhduar me shumë befasi të tjera, që ma bëjnë edhe më të veçantë punën e jetën natyrisht.

-Koha më e përshtatshme për të hequr dorë nga gjithçka?

N. Salihu: Mund t’ju them se do ta kem shumë të vështirë që të heq dorë nga profesioni im, nga filmi dhe TV që merrem çdo ditë. Lus Zotin që të kem shëndetin edhe të mos ndalem në realizimin e punëve sa më produktive dhe të bukura. Sa i përket punës sime, lodhje për të nuk kam kurrë.

Mediet e huaja jehonë Shqipërisë turistike

Shqipëria është pjesë e destinacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2019 në listat e mediave dhe blogjeve të huaja të udhëtimit.

Në harkun kohor të 7 ditëve, “Lonely Planet”, “Who” dhe ” Il sole 24 ore” i kanë kushtuar Shqipërisë artikuj që e përshkruajnë atë si vendi me bukuri marramendëse natyrore, me histori e tradita për t’u njohur, me mikpritjen dhe buzëqeshjen për të mos u humbur.

Një shkrim i veçantë i kushtohet dhe agroturizmit, një atraksion i shtuar që po zhvillohet falë investimeve dhe politikave zhvilluese të qeverisë.

LONELY PLANET: SHKONI DHE SHIKONI SHQIPËRINË E PAEKSPLORUAR!

”Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku. Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.

Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”,kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale”.

“Il SOLE 24 ORE”: SHQIPËRIA, DESTINACIONI I DËSHIRUAR NË ÇDO STINË! 

”Me 300 ditë me diell në vit, Shqipëria paraqitet si destinacion i dëshiruar në të gjitha stinët “Në të vërtetë, pa nxehtësinë e verës, mund t’i vlerësoni më mirë qytetet në brendësi të vendit dhe zonat arkeologjike me të cilat është i mbushur Vendi i Shqiponjave…. Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikpritjen dhe bujarinë”.

“WHO”: SHQIPËRIA, NDËR VENDET MË TË MIRA PËR NJË VERË EUROPIANE

“Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019. Më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe dhe qytete pa turma. Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra “.

THE FEELING REMAINS: VIZITOJENI MENJËHERË SHQIPËRINË!

”Qëndrova në Shqipëri për gati dy muaj sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend”. /a.a/ KultPlus.com



Folk grupi amerikan që tenton ta dërgojë publikun në një botë më të mirë


Gili Hoxhaj

Ka një dekadë që luajnë bashkë por rrugën me muzikën e nisën shumë herët edhe pse në instrumente të ndryshme. Nga përvoja e tyre kuptohet se kanë eksperimentuar mjaft në muzikë derisa kanë gjetur veten dhe njëri- tjetrin.  “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” quhet  folk grupi amerikan që po e shpërndajnë muzikën amerikane në vende të ndryshme të botës. Kosova ka qenë “shtëpia” e tyre për pesë ditë radhazi, në ditët e para të muajit prill. Loja e muzikaliteti i tyre i veçantë ka lëvizur në disa qytete të Kosovës, ata janë prezantuar me koncerte në Mitrovicën e Veriut, në Prizren, Gjakovë e në dy mbrëmje në Prishtinë. Kosova shenon një vend më shumë në hartën e tyre të udhëtimeve që e kanë përjetuar përmes “American Music Abroud”.

Grupi nga Ohklama përbehet nga Kylle Delingham që luan në violinë e që është figura kryesore e bendit. Kyle Dillingham në skenë  shoqërohet nga kitaristi dhe vokalisti i bendit Peter Markes dhe kontrabasisti  dhe vokalisti Brent Saulsbury. Instrumentistët e vokalistët Markes e Sausbury e përshkruajnë Dillingham si një muzikant që gjendet “një në milion”, e në performancat e tyre kurrë nuk e kanë drojën që diçka nuk do të funksionojë me të. Mes buzëqeshjes Delingham shpreh të njëjtin nder për të punuar me dy instrumentistët e vokalistët e tjerë.

“Të luash me këta dy është një shansë që të vjen një herë në jetë”, thotë Dillingham.

KultPlus e ka takuar grupin në ditën e parë të qëndrimi të tyre në Kosovë, ndërsa ka biseduar më shumë për energjinë që ata bartin në skenë e misionin që përpiqen ta përçojnë përmes muzikës e programit “American Music Aboroad”. Për të dhënë përshtypje të mira për vendin e tyre, grupi nga Ohklama thonë se nuk e kanë pasur të vështirë në Kosovë, madje për këtë janë bindur qysh në minutat e parë kur kanë zbritur në aeroport.

“Misioni është të ndajmë muzikën tonë me sa më shumë njerëz që është e mundur dhe të krijojmë përshtypje të mira për Amerikën. Në Kosovë kemi parë shumë njerëz që e duan Amerikën me zemër. Kur kemi zbritur në aeroport, kishim një eksperiencë interesantë dhe përderisa ndodheshim në një rend të gjatë, agjenti i shërbimeve na pyeti se prej nga vini, i treguam që vijmë nga ShBA-ja dhe na tha “ejani, ejani, e admiroj atë që e keni bërë për vendin tim” dhe kështu që ne u kursyem nga rendi i gjatë. Këtu nuk  ka qenë  e vështirë të krijojmë përshtypje të mirë për Amerikën, çka edhe është misioni ynë të krijojmë eksperienca dhe përshtypje të mira për Amerikën me vendet e tjera”, tregon Dillingham për KultPlus.

Interpretuesit amerikanë të muzikës folk, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” që kanë qëndruar në  Kosovën nga 3 deri më 8 prill në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit, krahas koncerteve  programi i tyre ka qenë i ngjeshur me  punëtori për nxënës në tërë Kosovën.

“Në mendjen e shumicës së amerikanëve,  ju siguroj që Kosova është një vend që është vështirë të imagjinohet. Por pas qëndrimit një javor në Kosovë, unë ndihem keq që nuk kam pasur mundësi që këtë vend ta vizitoja më herët. Këtu përjetuam mjaft ngrohtësi dhe njerëzit na mirëprisnin kudo që shkonim, e ndjeja dashurinë e sinqertë e njerëzve dhe dukej si një lidhje e natyrshme mes tyre dhe neve”, tha Dillingham për KultPlus pas kthimit të tij në Amerikë.

Kyle Delingham për KultPlus ndau edhe rrëfimin e fillimeve të tij në muzikë. Ai e kishte kapur violinën kur kishte qenë veç nëntë vjeç. Derisa kishte qenë akoma në shkollë të mesme, Dillingham  është paraqitur dy herë në Nashville’s Grand Ole Opry dhe ka performuar me legjendën Roy Clark dhe Hank Thompson. Më vonë kishte marrë titullin Bachelor në muzikën e performancës instrumentale nga  Universitetit i qytetit të Oklahomas. Muzika e tij që kishte udhëtuar në 37 vende të botës, i ka dhënë atij titullin “Ambasadori Muzikor i Oklahomas”.

“Prindërit e mi fillimisht nuk dinin asgjë për violinën kështu ata gjetën një mësues të violinës, fillimisht më interesonte muzika ëestern sëing dhe kështu kalova goxha kohë duke u munduar që ta mësojë këtë lloj të muzikës dhe përgjatë rrugës takova shumë njerëz  që më ndihmuan që të rritem muzikalisht dhe në të njëjtën kohë  mësoja edhe për një program për muzikën e harqeve në një shkollë publike”, tregoi për fillimet e tij  Delingham në një intervistë për KultPlus.

“Zemra, shpirti im dhe rrënjët e mija janë gjithnjë në muzikën folk të  vendit tim dhe jam shumë i lumtur që e shpërndaj këtë muzikë gjithkah në botë. Muzika amerikane e ka influencën në mbarë botën dhe jemi të impresionuar kur e shohim që muzika “country” ka depërtuar në shumë vende dhe shumë studentë dijnë për të”, tha tutje Dillingham.

Peter Markes: Kur e mëson një instrument, e mëson një gjuhë të re

Peter Markes kishte filluar me pianon kur kishte qenë veç tre vjeç e me violinë ishte marrë qysh kur kishte qenë katër vjeç, ai thotë se kur e mëson një instrument, e mëson një gjuhë të re pasi që fillimisht e dëgjon atë dhe pastaj mëson ta thuash atë. Kur kishte qenë 11 vjeçar  kishte mësuar kitarën, duke ia shtuar një gjuhë të re aftësive të tij muzikore, e duke iu bashkuar bendit të shkollës.

“Kur filluam të luajmë së bashku me Kylen, të dy luanim kitarë dhe violinë dhe ishim në gjendje të luanim çfarëdo që dëgjonim dhe pastaj Kyle filloi të formojë bendin në 2005, disa anëtarë e lanë atë kurse Brent Saulsbury ishte një nga instrumentistët më të mirë në 2007-ën dhe unë u bëra instrumentist i kitarës në 2009, kështu ne filluam të luajmë së bashku në vitin 2007 , kjo ishte edhe koha kur u largova nga të dhënit mësim kështu që mund ta bënim këtë që bëjmë tani, pra të udhëtojmë gjatë gjithë kohës”, tregon Markes.

Dillingham thotë se misioni i tyre nuk është vetëm shpërndarja e  muzikës vende të ndryshme  të botës por që përmes kësaj edhe të krijojnë një eksperiencë pozitive dhe përshtypje të mirë për Amerikën, ndërsa theksoi se misioni i tyre personal  lidhet me besimin e tyre plotë në atë që muzika mund të ndryshojë jetën e njeriut duke qenë se sipas tyre muzika mund të ndryshojë gjithçka.

“Ne veç besojmë se duke qenë këtu dhe në vende të tjera të botës, ne kemi një mundësi pranë vetes për të inspiruar njerëzit dhe kështu duke i ndihmuar audiencës që e takojmë që të shërohet nga ajo që ata e përjetojnë. Besoj që muzika mund t’i bëjë këto gjëra. Një djalë i ri, në një ëorkshop na tha “çfarë ju bëtë dhe çfarë thatë ju sot me të vërtetë ka ndryshuar mënyrën e të menduar, veçmas të mësuesve” e  kjo është shumë e rëndësishme për të ndikuar mënyrën se si dikush mendon”, tregoi tutje violinisti i njohur Kyle Delingham.

Performancat si një përqafim me publikun

Performancat e “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” tregojnë se interpretimi i tyrë në skenë është më shumë se vec një performancë më shumë, për ta interpretimi para audiencës është një depërtim në botën e tyre.

“Kur e takojmë dikë dhe na dëgjon duke luajtur ne mundohemi ti influencojmë që të bëhen më të mirë. Çdo kush që vjen në koncertin tonë, vjen për arsye të ndryshme. Çdokush është duke u përballur me diçka në jetë, dikush është duke përjetuar diçka që e mërzitë e dikush është duke festuar për diçka, ose janë vetëm të lodhur ose të dëshpëruar, pra njerëzit përballen me probleme të ndryshme në tërë botën.  Shpresojmë që sado pak do të shërbejmë si një lehtësim për ta, që përmes muzikës t’i dërgojmë ata në një tjetër botë dhe t’i inspirojmë ata”, u shpreh Delingham në një intervistë për KultPlus. Duke qenë gjithnjë në lëvizjes, Delingham thotë se  se përmes programit “American Music Abroud”, jetët e tyre kanë ndryshuar mjaft shumë dhe përvec se prezantojnë vendin e tyre në vende të tjera të botës, ata marrin edhe eksperiencat nga këto vende për t’i prezantuar në vendin e tyre.

“Në kuadër të këtij programi kur ne kthehemi në vendin tonë ne e prezantojmë në njëfarë forme atë që e kemi gjetur në Kosovë, pra përshtypjet tona nga këtu. Kudo që të shkosh kur je pjesë e programit American Music Abroud  ose je duke udhëtuar, gjithmonë je duke prezantuar diçka më shumë se veten tende. Dhe kjo të bën të vetëdijshëm se kë një mundësi unike para vetes dhe në rastin tonë, ne jemi duke prezantuar Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe kjo të jep më shumë përgjegjësi, kështu që është e rëndësishëm t’i thuash vetes “bëhu vetja dhe shfrytëzoje këtë mundësi për të prezantuar diçka më shumë se veten tënde”, shpjegoi Delingham.

Qëllimi dhe energjia pozitive që ata përçojnë, Delingham mendon se është shumë e rëndësishme. Muzikën ai e sheh si një përqafim mes njerëzve ndërsa thotë se pas performancës realisht edhe ata e praktikojnë që ta kenë një përqafim me publikun.

“Kur e mar instrumentin dhe luaj me të, jam duke ia dorëzuar gjërat Zotit dhe besoj që Zoti përmes nesh po punon për të sjellë diçka më shumë se sa që jemi ne. E gjithë kjo nuk është veç art, është jetë është dashuri”, Delingham tha në një intervistë për KultPlus.

Kitaristi dhe vokalisti i bendit Peter Markes po ashtu mendon se muzika është çelësi i një komunikimi të suksesshëm. Ai thotë se njerëzit mund të takohen për qëllime të ndryshme e edhe ata kanë qenë pjesë e shumë takimeve që nganjëherë tingëllojnë si “të përgjumuara”, e të tensionuara, por kur muzika ka qenë qëllimi i takimit të tyre e kryefjala e komunikimit atëherë çdo gjë ka ndryshuar.

“Aty i sheh njerëzit tek përqafohen e buzëqeshin, kështu që mendoj se muzika e thyen akullin. Kur e viziton një vend tjetër, e kupton që asgjë s’ka të bëjë me politikë, kur shkon në aeroport i sheh mijëra njerëz dhe të gjithë ata kanë një lider politik që i udhëheqë por më e rëndësishmja përtej kësaj është lidhja mes njerëzve. Nga programi “America Music Abroud”, asnjëherë s’jam ndarë i dëshpëruar”, tregon Markes.

Flokëgjatë e më një shprehje më të mbyllur të fytyrës, Kontrabasisti  dhe vokalisti Brent Saulsbury  arrin që  shpejtë të mposhtë përshtypjet e para me entuziazmin që prezanton posa nis të flas për punën e tij. Pamja dhe zëri i tij menjëherë të bindin për lidhjen e tij me muzikën rock, me çka kishte nisur krejt rrugëtimi i tij muzikor.

Qysh prej moshës pesë vjeçare, Saulsbury ishte përcaktuar më shumë në muzikën “rock and roll” ndërsa kur ishte bërë 12 vjeçar kishte filluar të merrej më saksofon dhe pastaj me tambur. Me këto instrumente dhe me kitarë kishte luajtur gjatë shkollës së mesme ndërsa para dhjetë viteve ishte takuar me dy anëtarët e grupit me të cilët luan sot.

Brent Saulsbury thotë se udhëtimi nëpër vende të ndryshme i ka ndihmuar për ta kuptuar se sa të ngjashëm janë njerëzit edhe pse jetojnë në vende të ndryshme të botës.

“Të luash me instrumentistë lokal, të ndash me ta eksperiencën tënde është një përvojë e mrekullueshme” thotë Saulsbury.

Violinisti Delingahm pas largimit të tij nga Kosova thotë se qëndrimi këtu e ka bindur që kjo nuk do të jetë hera e tij e fundit e ardhjes në Kosovës

“Për të gjithë miqtë e mi të rinj që mund të lexojnë artikullin tuaj, dëshiroj tu them që edhe unë i dua shumë, shpresoj që të kthehem sa më shpejtë dhe të jemi përsëri bashkë”, përfundoi Delingham./ KultPlus.com

Dëgjomë siç dëgjohet shiu


Poezi nga Octavio Paz

Dëgjomë siç dëgjohet shiu
as vëmendshëm as shkujdesur,
hapa të lehtë, rigon,
uji që është ajër, ajri që është kohë,
dita që s’ka të perënduar,
nata që ende s’troket,
shëmbëllesa të mjegullës,
me të marrë kthesën,
shëmbëllesa të kohës,
në hark të kësaj prehjeje,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
pa dëgjuar, mbaj vesh ç’them,
duke fjetur por me të pesë shqisat zgjuar,
me sytë hapur thellë brenda teje,
bie shi, hapa të lehtë, shushurimë rrokjesh,
ajri dhe uji, fjalë që s’rënden:

ajo që ishim dhe jemi,
ditët dhe vitet, ky çast,
kohë e pavlerë, pikëllim i pamatë,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
llamburin asfalti i lagësht,
avulli ngjitet lart, arratinë merr,
nata shpaloset dhe më kundron,
je ti dhe trupi yt i avullt,
ti dhe shëmbëlltyra jote e natës,
ti dhe flokët e tu, rrufe e ngadaltë,
rrugën përshkon dhe në ballë më vërshon,
hapa të njomë mbi qepallat e mia,

dëgjomë siç dëgjohet shiu,
llamburin asfalti, ti rrugën përshkon,
është mjegulla endacake nëpër natë,
është nata e përgjumur në shtratin tend,
është fëshfërima e hukamës tënde,
gishtat e tu të lagësht njomin ballin tim,
gishtat e tu të zjarrtë djegin sytë e mi,
gishtërinjtë e tu të ajërt hapin qepallat e kohës,
burim vizionesh e ringjalljesh,
dëgjomë siç dëgjohet shiu,
vitet ikin, çastet kthehen,

a i dëgjon hapat e tu në dhomën ngjitur?
jo këtu as atje: i dëgjon,
në një kohë tjetër që e tashmja është,
dëgjo hapat e kohës,
trillues hapësirash pa vlerë të askundit,
dëgjo shiun që rrjedh mbi tarracë
tash nata më pus është nën korije,
mes gjethesh rrufeja ka gjetur strehë,
kopsht i mugët që rravgon,
– hyr, hija jote mërtis këtë faqe.

Përktheu Beti Njuma. /KultPlus.com

Walt Disney ofron pesë milionë dollarë për rindërtimin e Notre Dam

Gjignati amerikan “Walt Disney”, që ka fituar miliona dollarë të ardhura nga filmi vizatimor “Kurrizo i Notrë Damit” i publikuar në vitin 1996, bëri sot një dhurim prej pesë milionë dollarësh për rindërtimin e katedrales Notre Dam në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri që ra të hënën.

“Notre Dam është një simboll shprese dhe bukurie që ka farkëtuar zemrën e Parisit dhe shpirtin e Francës ndër shekuj, arkitektura e tij frymëzon respekt dhe nder”, theksoi drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes, Robert Iger, i cituar sot në një komunikatë të sipërmarrjes.

“Kompania Walt Disney qëndron në krahë të miqve dhe fqinjëve tanë (…), duke ofruar mbështetjen tonë të sinqertë si dhe një dhuratë prej pesë milionë dollarësh për restaurimin e kësaj vepre arti të pazëvendësueshme”, shtoi Robert Iger.

Filmi i rreth katedrales, “Kurrizo i Notrë Damit”, i ka sjellë më shumë se 300 milionë dollarë fitime “Disney”/ ATSH-AFP. / KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit “Vulë”, së shpejti premierë në Tiranë (VIDEO)

Është publikuar traileri i filmit “Vulë”, me regji të Valmir Tertinit, i cili pritet që të jepet shumë shpejt premierë në Tiranë.

Ky film flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur.

Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.

Xhirimet e tij kanë përfunduar në tetor të vitit të kaluar, teksa së fundmi është prezantuar edhe traileri.

Në rolin kryesorë atë të Viktorias, luan aktorja shqiptare Jorida Sorra e cila vepron në Gjermani ku është pjesë e teatrit.

Pjesë e filmit janë gjithashtu emra të njohur nga fusha e artit: Fatlume Bunjaku, Avni Dalipi, Kristina Dodaj, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Nexhip Nexhipi, Denardo Neziraj, Donald Shehu etj.

Posteri zyrtar i filmit “Vulë”

Regjisori Tertini, i cili jeton dhe vepron në Tiranë, është shprehur i entuziazmuar për këtë projekt, i cili do të jetë së shpejti i gatshëm për publikun.

“Nder dhe kënaqësi, të ndajë me Ju trailerin e filmit VULE Ju falënderoj nga zemra, për kontributin e dhënë në këtë projekt. Shumë shpejt, premierë në Tiranë”, ka shkruar Valmir Terrtini në Facebook. /Telegrafi/ KultPlus.com

“Prishtina Fashion Nights” shënon sonte edicionin e katërmbëdhjetë me radhë

Eventi i modës ‘Prishtina Fashion Nights 2019’, po shënon edicionin e katërmbëdhjetë me radhë.

Organizuar nga B Models dhe IB Events, ky event i modës ka nisur mbrëmë e do të vazhdojë edhe sonte për  të shpalosur para publikut koleksionet Pranverë / Verë 2019.

Këto koleksione vijnë  nga dizajnerë të shumtë e Shtëpi të Modës, shkruan KultPlus.

Mbrëmë është mbajtur “Teleset Fashion Nights”, për të vazhduar sonte më mbrëmjen e dytë “Swiss Cafe Fashion Nights”.

Dizajnerët të cilët do të prezantojnë sonte koleksionet e tyre janë: Enkelejda Shatri, Jehona Bunjaku, Avva, Fjolla Qela, Fitore Jaha, Diellza Salihu, Mad Empire, Piazza Italia, S//Sprint dhe Akademia Evolucion.

 “Prishtina Fashion Nights 2017” do të mbahet sonte në Golden Imperial duke filluar nga ora 20:00. / KultPlus.com

20 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

Sot bëhen 20 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, Radio “Kosova e lirë” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.

 Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, kishin rënë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.

Luftimet e prillit 1999 në këtë anë, kishin qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kishin qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kishin qenë në këto gryka. Po ashtu, luftëtarët që e kishin bërë betejën e prillit 1999, kishin qenë muri i gjallë që nuk e kishin lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata.

Dita Botërore e Monumenteve dhe Vendbanimeve historike

Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike (International Council on Monuments and Sites-ICOMOS) në vitin 1982, ka krijuar ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike, duke vendosur kështu që 18 prilli të shënojë këtë ditë.

Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të këtij këshilli, që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite, çdo vit si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.

Kështu, çdo vit, Komitetet Kombëtare të ICOMOS-it, organizojnë aktivitete të ndryshme për të shënuar 18 prillin. / botasot/ KultPlus.com

“Dua t’ia di”, kënga e parë e Duo Mondan

Duo Mondan, në përbërje të Petrit Çarkaxhiu – këngëtari i grupit Jericho dhe Enver Muhamedit, ka publikuar këngën e parë të titulluar “Dua t’ia di”.

Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë Çarkaxhiu, derisa në bass kitarë luan Enver Muhamedi.

Videon e ka punuar Genc Halimi.

“Kjo është video e parë e projektit të ri që e kemi filluar me Enver Muhamedin e të cilin e kemi emërtuar ‘DUO MONDAN’. Kënga quhet ‘Dua t’ia di’ dhe është pjesë e incizimeve live/home session. Video është e punuar prej Genc Halimit”, ka shkruar Çarkaxhiu.

Eduart Makri do të drejtojë Qendrën Kombëtare të Kinematografisë

Aktori dhe regjisori Eduart Makri tashmë do të marrë timonin e të parit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë në Shqipëri, shkruan KultPlus.


Këtë njoftim e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës në Shqipëri ndërsa i kanë uruar suksese Makrit.


Eduart Makri ka lindur në 5 qershor të vitit 1957 në qytetin e Gjirokastrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit fillon punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si regjisor dhe skenarist. Në vitin 1993 fillon punën si pedagog në Akademinë e Arteve. Në vitin 1997 u zgjodh Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kulturës dhe Arteve “Fan Noli”. Në vitin 1997 do të emërohet Drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në Televizionin Publik Shqiptar. Në vitin 2000 largohet nga atdheu për në Kanada. Në teatër ai interpretoi disa role me trupën e Teatrit Të Instituti të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si psh rolin e Kronshtadit në dramën “Shtëpia e kukullës” apo rolin e Hetuesit në dramën “Vdekja e një vajze”. Në kinematografi roli i tij i parë si aktor do të jetë ai i Vasos në filmin “Vëllezër dhe shokë” në vitin 1980. Më tej do të vazhdonin interpretime të tjera si ai në rolin e Aristotelit në filmin televiziv “Agimet e Stinës së Madhe”, Gjergji në filmin “Besa e kuqe”, Andrea në filmin “Në emër të lirisë”, Pirro në filmin “Shpresa”etj. Në regjisurë pjesëmarrja e tij e parë do të jetë si as/regjisor i dytë në filmin “Plaku dhe hasmi” në vitin 1981, duke realizuar gjithsej 11 regji si asistent regjisor në po kaq filma duke bashkëpunuar me regjisorë të njohur si Gëzim Erebara (Artist i Merituar), Hysen Hakani, Kujtim Çashku (Artist i Merituar), Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) etj. Si regjisor, filmi i parë i drejtuar plotësisht prej tij do të jetë filmi “Shpresa” në vitin 1989 e ndjekur në “Shpella e Piratëve” 1991. Me vendosjen e tij në qytetin e Torontos (Kanada) ai do të vazhdojë profesionin e tij. Roli i tij i parë do të jetë ai i Andre Tristan, piktorit në filmin “This is Ëonderland” në vitin 2004. Interpretimin e tij më të fundit do të jetë në rolin kryesor në filmin “Missing” Season 3, Episode “Cut ” në rolin e Viktor Brosky-t në vitin 2006. Eduart Makri është anëtar me të drejta të plota i ACTRA-s (Alliance of Canadian Cinema, Television and Radio Artists)./ KultPlus.com