Xhemajl Berisha përkujtohet nesër në Prizren


Për nder të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit,  profesorit Xhemajl Berisha nesër organizohet akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, shkruan KultPlus.

Kjo akademi përkujtimore organizohet nën patronatin e Ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në këtë akademi do të marrin pjesë ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe Presidenti i Republikës së Kosovës i cili në këtë akademi do ta dekorojë Xhemail Berishën  me titullin “Hero i Kosovës”.

Xhemajl Berisha kishte lindur në fshatin Smallushë, komuna e Lipjanit. Që nga vitit 1967, ai jetonte dhe vepron në Gjilan. Për herë të parë është paraqitur si këngëtar kur ishte në klasën e dytë të arsimit fillor. Këtë rrugë të artit muzikor e adhuroi që nga mosha e re.

Si këngëtar, Xhemajl Berisha, u ka ndihmuar shumë ansambleve kulturor-artistike. Ai ka qenë anëtare i Ansamblit “Zenel Hajdini” të qytetit, Gjilanit, “Idriz Seferi” nga Zhegra e shumë ansambleve të tjera. Me vetë iniciativë ka formuar Ansamblin Folklorik me emrin “Emin Duraku Krasniqja” në vitin 1969. Por, ka formuar Ansamblin “Ulpiana” në Lipjan (1971). Mandej, ai në vitin 1983 ka formuar Ansamblin kulturo-artistik “Ganimete Tërbeshi” në lagjen e tij “Dheu i Bardhë”, në Gjilan.

Akademia Përkujtimore mbahet nesër në ora 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha”, në Prizren./ KultPlus.com

Ibrahim Kadriu shpërblehet me çmimin “Pena e artë” në Suedi

Ditë më parë, në Suedi, në qytetin Boras, u mbajt Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i teti me radhë, “Sofra poetike Boras 2019”, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare e Borasit.

Ishte ky një event i rëndësishëm me pjesëmarrjen e shumë poetëve, me ç’rast u prezantua edhe “Antologjia poetike” e autorëve pjesëmarrës. Në këtë manifestim laureat i takimit ishte Ibrahim Kadriu, të cilit iu nda “Pena e artë” për gjashtëdhjetë vjetorin e krijimtarisë së pandërprerë letrare, transmeton Koha.net.

Manifestimi letrar vazhdoi edhe në Nordshoping, ku u bë prezantimi i Ulmar Kvikut, me rastin e botimit të librit të tij “Më shumë heroizma sesa grurë”, që çmohet si kryevepër në mesin e veprave të tjera që ky autor (tash në moshën e shtyrë) ka botuar. Ulmar Kvik, siç dihet, për gjysmë shekulli ka qenë i lidhur shpirtërisht me popullin shqiptar.

Në kuadër të këtij manifestimi në Goteborg u organizua takimi me publik, ku u fol për zhvillimin e letërsisë shqipe pas tranzicionit, si në Shqipëri (foli Prof. dr. Zyhdi Dërvishi) dhe në Kosovë (foli Ibrahim Kadriu), ku edhe u përurua libri poetik i Ibrahim Kadriut, me titull “Udhëkryqet”, përkthyer nga Hamit Gurguri dhe redaktuar nga poetja Anna Mattsson, e cila njëherësh është edhe anëtare e Bordit të PEN-it suedez. Para të pranishmëve, të cilët edhe bënë pyetje të shumta, Anna Mattsson i lexoi poezitë e Ibrahim Kadriut në gjuhën suedeze, ndërkaq autori i lexoi shqip.

Humbi shikimin sa ishte fëmijë, ai sot ushtron profesionin e zdrukthëtarit (Video)

Daut Hoxha gjërat nuk i sheh, por i ndjen me gjithë zemër.

Kjo është punishtja, ku kalon një pjesë të madhe të ditës. Në këtë vend ai praktikon zanatin prej zdrukthëtarit, që e ka trashëgim nga  gjyshi i tij.

Daut Hoxha, nga Ferizaj, ka thënë se të qenit i verbër nuk e ka penguar për asgjë në jetë.

“Zanatin e kemi të trashëguar nga gjyshi. Pas lufte jam angazhuar më shumë pasi para lufte kam qenë duke vijuar shkollën e të verbërve në Pejë. Tash ju ndihmoj vëllezërve të mi aq sa kam mundësi…Jam adaptuar me këtë punë. Ndjehem komod pasi që jam në shtëpi, ndoshta po të isha diku tjetër nuk do të mundesha të punoj”, tregon për RTV Dukagjinin, Daut Hoxha.

Ishte fëmijë kur e humbi shikimin. Por, asnjëherë për t’u dorëzuar.

Sfidat atë e kanë bërë edhe më të fortë dhe më këmbëngulës në realizimin e  qëllimeve  të tij jetësore.

“Asgjë nuk më ka penguar në jetë. Unë tashmë jam pajtuar me fatin. Unë kisha kërkuar nga institucionet të na japin rastin. Nuk do të thotë se të verbrit nuk mund të bëjnë një punë, vetëm duhet t’iu jepet rasti”, tha Daut Hoxha.

Daut Hoxha, nuk u ndalë asnjëherë për të  ndjek ëndrrën e tij.

Ai madje, e realizoi edhe dëshirën fëmijërore, që ishte të bëhej jurist. Sot, ai ushtron këtë profesion në qytetin e tij. Por, jo vetëm kaq.

“Shkollën e mesme për të verbër e kam përfunduar në Ferizaj. Kam studiuar në degën e Juridikut. Jam nënkryetar i Shoqatës së të Verbërve në Ferizaj dhe nënkryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës. Jam edhe lojtar i reprezentacionit të Kosovës në një sport. Merrem edhe me shah dhe aktivitete tjera”, thotë Daut Hoxha.

Të njohësh botën përmes zërit, nuk është e lehtë, por jo edhe e paarritshme.  Për Daut Hoxhën, frymëzimi i tij më i madh janë vështirësitë me të cilat ai përballet!/Telegrafi/

Folk-grupi amerikan këndojnë në Kalanë e Prizrenit

Folk-grupi amerikanë këto ditë është duke vizituar Kosovën e duke shpërfaqur përmes koncerteve stlin e tyre të vecantë në disa qytete të vendit, shkruan KultPlus.

Kyle Dillingham & Horseshoe Road dje kanë interpretuar në qytetin e Prizrenit ndërsa përmes një videoje të publikuar ata shihen teksa interpretojnë nga Kalaja e Prizrenit këngën “Will dhe Circle be Unbroken”.

Ata po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të  një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit .

Kyle Dillingham mori violinën kur ishte nëntë vjeç dhe tetë vjet më vonë, ai dha dy shfaqje në Grand Ole Opry në Nashville. Kyle tani menaxhohet nga impresari legjendar, Jim Halsey, i cili ka udhëhequr karrierën e shumë interpretuesve të mëdhenj, përfshirë Roy Clark, The Oak Ridge Boys dhe James Broën. Në skenë, Horseshoe Road kryen një përzierje të grupeve origjinale, me muzikë klasike.

Kyle Dillingham & Horseshoe Road kanë përfaqësuar Amerikën ndërkombëtarisht në 37 vende, duke i dhënë energji shikuesve kudo që shkojnë./ KultPlus.com

Pas sukseseve në Grammy e Brit Awards, Dua Lipa e Bebe Rexha nominohen nga Billboard

Nominimet e kategorive muzikore për këngëtarët nga Billboard, tashmë janë publikuar.

Reperja Cardi B, i dominon të gjitha kategoritë e këtij viti, pasi që është nominuar 21 herë ne 18-të kategori.

Ajo pasohet nga Drake dhe Travis Scott e po ashtu nga reperi i ndjerë XXXTentacion.

Në mesin e të nominuarve janë edhe Lady Gaga dhe Bradley Cooper, me këngën e tyre “Shallow”.

Kurse ëmbëlsira mbetet në fund!

Edhe Bebe Rexha e Dua Lipa kanë marrë disa nominime, ndërsa listën e plotë mund ta shihni më poshtë:

Emrat e kategorive janë lënë në gjuhën angleze, për t’ua ruajtur origjinalitetin:

Top Artist:
Cardi B
Drake
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott

Top New Artist:
Bazzi
Juice Wrld
Lil Baby
Dua Lipa
Ella Mai

Billboard Chart Achievement Award:
Dan + Shay
Drake
Ariana Grande
Lady Gaga & Bradley Cooper
Dua Lipa

Top Male Artist:
Drake
Post Malone
Travis Scott
Ed Sheeran
XXXTentacion

Top Female Artist:
Cardi B
Ariana Grande
Halsey
Ella Mai
Taylor Swift

Top Duo/Group:
BTS
Dan + Shay
Imagine Dragons
Maroon 5
Panic! At The Disco

Top Billboard 200 Artist:
Drake
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott
XXXTentacion

Top Hot 100 Artist:
Cardi B
Drake
Ariana Grande
Juice Wrld
Post Malone

Top Streaming Songs Artist:
Cardi B
Drake
Ariana Grande
Post Malone
XXXTentacion

Top Song Sales Artist:
Drake
Ariana Grande
Imagine Dragons
Lady Gaga
Post Malone

Top Radio Songs Artist:
Cardi B
Drake
Ariana Grande
Maroon 5
Post Malone

Top Social Artist:
BTS
EXO
GOT7
Ariana Grande
Louis Tomlinson

Top Touring Artist:
Beyoncé & JAY-Z
Bruno Mars
Ed Sheeran
Taylor Swift
Justin Timberlake

Top R&B Artist:
H.E.R.
Khalid
Ella Mai
The Weeknd
XXXTentacion

Top R&B Male Artist:
Khalid
The Weeknd
XXXTentacion

Top R&B Female Artist:
H.E.R.
Ella Mai
Queen Naija

Top R&B Tour:
Beyoncé & JAY-Z
Childish Gambino
Bruno Mars

Top Rap Artist:
Cardi B
Drake
Juice Wrld
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Male Artist:
Drake
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Female Artist:
Cardi B
City Girls
Nicki Minaj

Top Rap Tour:
Beyoncé & JAY-Z
Drake
Travis Scott

Top Country Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs
Dan + Shay
Florida Georgia Line

Top Country Male Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs

Top Country Female Artist:
Maren Morris
Kacey Musgraves
Carrie Underwood

Top Country Duo/Group:
Dan + Shay
Florida Georgia Line
Old Dominion

Top Country Tour:
Luke Bryan
Kenny Chesney
Shania Twain

Top Rock Artist:
Imagine Dragons
Lovelytheband
Panic! At The Disco
Queen
Twenty One Pilots

Top Rock Tour:
Elton John
The Rolling Stones
U2

Top Latin Artist:
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Ozuna
Romeo Santos

Top Dance/Electronic Artist:
Calvin Harris
Kygo
Marshmello
Odesza
The Chainsmokers

Top Christian Artist:
Cory Asbury
Lauren Daigle
For King & Country
Hillsong Worship
MercyMe

Top Gospel Artist:
Kirk Franklin
Koryn Hawthorne
Tori Kelly
Tasha Cobbs Leonard
Marvin Sapp

ALBUM AWARDS

Top Billboard 200 Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion”
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Soundtrack:
“13 Reasons Why: Season 2”
“A Star is Born” by Lady Gaga & Bradley Cooper
“Bohemian Rhapsody” by Queen
“Spider-Man: Into the Spider-Verse”
“The Greatest Showman”

Top R&B Album:
Ella Mai “Ella Mai”
H.E.R. “H.E.R.”
Khalid “American Teen”
The Weeknd “My Dear Melancholy,”
XXXTentacion “17”

Top Rap Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion”
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Country Album:
Jason Aldean “Rearview Town”
Kane Brown “Kane Brown”
Luke Combs “This One’s For You”
Dan + Shay “Dan + Shay”
Carrie Underwood “Cry Pretty”

Top Rock Album:
Dave Matthews Band “Come Tomorrow”
Imagine Dragons “Origins”
Mumford & Sons “Delta”
Panic! At This Disco “Pray For The Wicked”
Twenty One Pilots “Trench”

Top Latin Album:
Anuel AA “Real Hasta la Muerte”
Bad Bunny “X 100PRE”
J Balvin “Vibras”
Maluma “F.A.M.E.”
Ozuna “Aura”

Top Dance/Electronic Album:
Clean Bandit “What Is Love?”
David Guetta “7”
Kygo “Kids in Love”
Major Lazer “Major Lazer Essentials”
The Chainsmokers “Sick Boy”

Top Christian Album:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “Look Up Child”
For King & Country “Burn The Ships”
Hillsong Worship “There Is More”
Zach Williams “Chain Breaker”

Top Gospel Album:
Snoop Dogg & Various Artists “Snoop Dogg Presents Bible of Love”
Aretha Franklin “Gospel Greats”
Koryn Hawthorne “Unstoppable”
Tori Kelly “Hiding Place”
Jonathan McReynolds “Make Room”

SONG AWARDS

Top Hot 100 Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Streaming Song (Audio):
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”
XXXTentacion “SAD!”

Top Streaming Song (Video):
Drake “In My Feelings”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Travis Scott “SICKO MODE”
XXXTentacion “SAD!”

Top Selling Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Drake “In My Feelings”
Halsey “Without Me”
Lady Gaga & Bradley Cooper “Shallow”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”

Top Radio Song:
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Post Malone “Better Now”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle”

Top Collaboration:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Marshmello & Bastille “Happier”
Post Malone ft. Ty Dolla $ign “Psycho”

Top R&B Song:
DJ Khaled ft. Justin Bieber, Chance The Rapper & Quavo “No Brainer”
Ella Mai “Boo’d Up”
Ella Mai “Trip”
Khalid “Better”
Lil Dicky ft. Chris Brown “Freaky Friday”

Top Rap Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Drake “In My Feelings”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Country Song:
Kane Brown “Heaven”
Luke Combs “She Got the Best of Me”
Dan + Shay “Speechless”
Dan + Shay “Tequila”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be”

Top Rock Song:
Foster The People “Sit Next to Me”
Imagine Dragons “Natural”
Imagine Dragons “Whatever It Takes”
Lovelytheband “broken”
Panic! At The Disco “High Hopes”

Top Latin Song:
Bad Bunny ft. Drake “Mia”
Daddy Yankee “Dura”
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Nicky Jam & J Balvin “X”
Casper Magico, Nio Garcia, Darell, Nicky Jam, Bad Bunny & Ozuna “Te Bote”

Top Dance/Electronic Song:
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Calvin Harris & Dua Lipa “One Kiss”
Marshmello & Bastille “Happier”
Tiësto & Dzeko ft. Preme & Post Malone “Jackie Chan”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle”

Top Christian Song:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “You Say”
For King & Country “joy.”
Hillsong Worship “Who You Say I Am”
Tauren Wells “Known”

Serial për ditët e fundit të jetës së Marilyn Monroes

Gjashtë muajt e fundit të jetës së Marilyn Monroes do të shfaqen në një seri të re të shtëpisë të prodhimit “BBC Studio”, e cila gjë do të zbardh ndër të tjerash edhe marrëdhënien me presidentin amerikan, John F. Kennedy.

Titulli fillestar i serialit është “Ditët e fundit të Marilyn Monroe” dhe është i bazuar në pjesë të librit Keith Badman, Viti i fundit i Marilyn Monroe, histori e mahnitshme e vërtetë”

Producenti ekzekutiv, Simon Lupton, ka arritur marrëveshje me skenografinë Dan Sefton, i cili ka pohuar se është “i kënaqur se kjo histori e pabesueshme do të transferohet në ekran”.

Marilyn Monroe vdiq në vitin 1962 në moshën 36-vjeçare, si shkak i vdekjes thuhet është mbidoza me pilula gjumi. Ndërkohë, vdekja e saj shkaktoi shumë polemika dhe spekulime.

“Serioziteti në punë i Marilyn Monroes dhe beteja e saj me njerëz të fuqishëm që kontrollojnë shtëpinë e prodhimit, për fat të keq, ende edhe sot është aktuale”, tha Dan Sefton.

Ndryshe, ende nuk dihet se kush do të luajë në seri pasi që projekti është në fazën fillestare. /Telegrafi/

Rikthimi i bujshëm i Vedat Ademit me “Oqean”

Në kërkim të dashurisë, që bëhet e përmallshme nga ikja pa kthim. Një melodi e ngrohtë, që zgjon ndjesitë kaotike të shpirtit që vuan.

“Oqean” është projekti i fundit i Vedat Ademit, që e rikthen atë për të qenë më pranë fansave. Artisti vjen si rrallë herë në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, për të zbuluar jetën mes muzikës dhe familjes.

Një zë potent, si ai i Vedatit i ka munguar publikut shqiptar. Artisti na njeh me angazhimet e tij dhe me mënyrën se si u prit lançimi i këngës. Përtej oqeanit, pranë familjes Vedati pohon se ka ndryshuar rutina e ditëve e megjithatë pranon se Shqipëria i mungon shumë.

Ndër të tjera, këngëtari na tregon për porosinë që i ka dhënë të birit, se çfarë lloj timonieri është në familje,veset që i kanë ngelur nga fëmijëria e detaje të tjera, që nuk i dinim. Për të gjithë ata që e duan muzikën e Vedat Ademit, këngëtari ka rezervuar surpriza. Qëndroni në pritje!

-“Oqean” një rikthim i bujshëm në muzikë. Si është pritur kënga?

Rikthim është në çdo projekt timin, për të qenë më pranë fansave. Kënga ‘Oqean’ është pritur shumë mirë dhe çdo ditë marrë mesazhe dhe urime pasi ridëgjimi i këngës (replay) është më i komentuari.

-Pas projektit të fundit, a do ketë surpriza të tjera për fansat?

Sigurisht, momentalisht jam në Tiranë për një projekt tjetër, i cili është ndryshe nga Oqean dhe do të vijë së shpejti.

-Si ka ndryshuar jeta juaj që pas ikjes në Amerikë?

Ka ndryshuar jeta e përditshme. Angazhimet e familjes janë më të shumta e duke qenë edhe ndryshe në stil, ka ndryshuar rutina.

-Çfarë ju mungon më shumë nga Shqipëria?

Më mungon e gjitha!

-Kompleksi më i fortë që keni mundur të kapërceni?

Hmmm, më i forti, nuk e di a kapërcehet, por është emocioni dhe ai çdo herë është i ndryshëm duhet kontrolluar, por dhe përjetuar.

-Porosia më e madhe që i keni dhënë birit tuaj?

Të dojë njerëzit dhe familjen!

-Ka diçka që nuk ka ndryshuar te gruaja juaj, që nga çasti i parë që e ke njohur?

Sinqeriteti. Kush e njeh Dorelën e din si është ajo dhe çfarë kuptoj me këtë fjalë. Ajo është e drejtpërdrejtë dhe shumë e sinqertë, i lexohet në sy.

-Çfarë lloj “timonieri” është Vedati në familje?

Oh, jam shumë i mirë në timon! Jam drejtues i rreptë dhe i mirë! Duhen nga pak të dyja.

-Cili është ai ves që e keni nga fëmijëria?

Pastërtia, rregulli dhe ardhja në orar. Nuk bëhet shaka me këto.

-Diçka që nuk ia lini kurrë bashkëshortes në dorë?

Orarin.

Ditës Ndërkombëtare të Romëve i parapriu diskutimi për përvetësimin e kulturës rome

Kanë mbetur edhe pak ditë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve që shënohet më 8 prill. Kjo datë shihet si një mundësi për festimin e kulturës rome, por edhe për ngritjen e ndërgjegjësimit rreth çështjeve që i shqetësojnë rreth 15 milionë romë në mbarë botën si dhe thekson diskriminimin që ky komuntitet e përjeton në sfera të ndryshme të jetës.

Kjo është një ndër datat ku romët janë më në fokus të diskursit politik dhe adresohen çështjet e tyre. Por, përtej kësaj ende nuk ka hapa konkret për shënuar luftën për njohjen e kulturës, historisë dhe të drejtave të romëve — thelbi i Ditës Ndërkombëtare të Romëve. Kultura e pasur, që është njëra ndër veçoritë më të rëndësishme të komunitetit rom, zakonisht reduktohet te muzika që publiku e vlerëson herë pas here. Pikërisht duke u bazuar në këtë dhe për t’i paraprirë kësaj ditë, Kosovo 2.0 mbrëmë organizoi diskutim me temën “Hajde Folim për Përvetësimin e Kulturës Rome”, shkruan KultPlus.

Në diskutim e moderuar nga Dafina Halili, fjalën i pari e mori Denis Galushi, gazetar në RTK i cili nisi me përgëzimet për këtë organizim dhe përzgjedhjen e panelistëve.

“Eshtë mirë të ndjehesh rom por edhe më mirë kur ti ke pak njohuri dhe me gjithë shpirt dëshiron të reflektosh të një situatë të mirë që të tregosh një eksperiencë të vërtet për romët”, tha Galushi.

Tutje Galushi parafrazoi fjalët e shkrimtarit Gjergj Fishta të cilat qëndrojnë në atë se “nëse dëshiron të flasësh për njerëzit që të kuptojnë atëherë flit për gjuhën që ata e kuptojnë por nëse dëshiron të flasësh me gjuhën e zemrës flit me gjuhën që ata e njohin”.

“ Gjuha është arma kryesore një identiteti i një kulture dhe i një komuniteti, fjalët e shkruara gjithmonë mbesin por fatkeqësisht historia e komunitetit rom me shekuj është ndërtuar mbi historikun gojor duke u transmetuar nga të parët tanë” , u shpreh tutje Galushi, shkruan KultPlus.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini u shpreh se është e rëndësishme që të trajtohen tema që kanë të bëjnë me kulturën, traditën gjuhën e komunitetit rom e veçmas në Kosovë. Hajredini tutje theksoi se si shoqëri civile, si komunitet rom po marrin masa për diversitetin e gjithanshëm për diskutimin dhe trajnimin e temave të tilla.

“Tri vitet e fundit kemi nisur që ta kuptojmë realitetin institucional, me pas vëmendjen më të madhe sidomos tek aspekti buxhetor , në fushën e shëndetësisë dhe ekonomisë. Komuniteti rom është shumë këmbëngulës jo vetëm për ta kërkuar të drejtën e tyre por për të dhëne alternativa, zgjidhje për të ofruar mundësin se të adresohet progresi nga ana e një institucioni ” tha Hajredini.

Sipas drejtorit të Romës Versitas Kosovo, Avni Mustafa romët janë ata të cilët ishin dëbuar nga një vend në vendin tjetër, nuk kishin punësim e as trajtim të denjë nga të tjerët.

“Tani jemi në vitin 2019 dhe ende po flasim për problematikën e njëjtë në Kosovë, keni ende diskriminim, keni trajnim jo të barabartë, akoma shoqëria i trajton romët si shtresa më e ulët në Kosovë. Romët nuk janë të lirë të tregojnë se kush janë. Problematikat të cilat ballafaqohen romët janë të mëdha, Kosova është një shtet e cili ka kreatibilitetin qe të merr vendime”, ka thënë gjatë diskutimit Mustafa. Sakibe Jashari e cila e mori fjalën krejt në fund të diskutimit, ilustroi dy shembuj të këngëtarëve shqiptarë që përfshijnë muzikën e komunitetit rom.

Sipas saj, koncepti “tallava” që vjen prej gjuhës rome, ka qenë i përfshirë edhe në këngën e Flori Mumajesit që gërshetohet me zërin e një djaloshi të komunitetit rom. Ajo përmendi edhe një shembull tjetër të ngjashëm të këngës “Te ka lali xhan”. Sipas Jasharit komuniteti rom është një komunitet i cili i përfshinë shumë benifite sidomos në sferën e muzikës. / F.Byqmeti/ KultPlus.com

Artistja e huaj AMWIN publikon këngë me titullin “Dua Lipa”

Këngëtarja suedeze Amanda Winberg, e njohur ndryshe si AMWIN, ka publikuar së fundmi një këngë shumë të veçantë.

Bëhet fjalë për një këngë ritmike, së cilës ajo ka vendosur t’ia lë titullin “Dua Lipa”.

Duke qenë se tingëllon pak e çuditshme se pse emërtimi i titullit të jetë emri i artistes shqiptare me famë botërore, AMWIN dha një shpjegim për këtë.

“Dua Lipa është shumë tip dhe mendoj se të gjithë do të bënin gjithçka për të. Si unë, në këngën ku flas për djalin që pëlqej. Kur bëra këngën, Dua Lipa ishte personi i parë që mendova. Mendova: ‘Çfarë është më mirë se një akullore? Dua Lipa”, është shprehur këngëtarja suedeze.

Amanda Winberg

Mesa duket dashuria për kolegen me famë botërore, ka bërë që Dua të shihet si pikë referimi dhe frymëzimi te shumë artiste tjera.

Dua përndryshe ditëve të fundit ka vizituar vendet skandinave bashkë me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Sot shënohet 20-vjetori i masakrës së Rezallës

Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Rezallës, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin të zhdukur.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë, kryesisht burra e djem të rinj.

Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë konfliktit në Kosovë.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë.

Në kujtim të të rënëve nga kjo masakër, sot prej orës 09:00 krerët më të lartë të vendit do të bëjnë homazhe Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Rezallë.

Ndërsa, prej orës 12:30 nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi mbahet akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

25 vite pas vdekjes, Kurt Cobain i reziston kohës

Njëzet e pesë vite nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për këtë ”artist të përjetshëm”.

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.

”Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rock-u.

Në librin e tij «Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain», të publikuar këtë javë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se «ai reflektonte cënueshmëri dhe afrimitet si rrallë kush».

Për të, muzika e Kurt Cobain vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.

«Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme», thotë Danny Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit «Nevermind», që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës./ 

ABBA do ta publikojë një këngë të re

Bjorn Ulvaeus nga ABBA thotë se adhuruesit mund ta presin një këngë të re “në shtator ose në tetor” nga pop bendi katëranëtarësh suedez, të cilët u ndanë 37 vjet më parë.

Ulvaeus i tha tabloidit “Ekstra Bladet” të Danimarkës të mërkurën se “duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë” për ta bërë videon me avatarët e anëtarëve të bendit, duke shtuar se “videoja është vonuar shumë gjatë”.

Image

Bendi më herët tha se Ulvaeus, Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltskog u ribashkuan për ta planifikuar një turne virtuale me avatarët digjitalë dhe se një nga dy këngët e reja është titulluar “I Still Have Faith in You”, shkruan KOHA Ditore.

ABBA fitoi famë duke e fituar garën e këngës “Eurovision” në vitin 1974 me këngën “Waterloo”, ndërsa kishin hite të mëdha në vitet 1970, përfshirë “Dancing Queen” para se të ndahej në 1982.

Uliks Fehmiu: Kam gjak shqiptar, serb e kroat

Kur i tregova adresën taksistit, ai ma ktheu: “Pih, sa e urrej atë adresë!”

E pyeta: “Pse?”

“Paj, aty jeton ai shiptari, he nënën ia q*sha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”.

Ia kthej: “Ai është babai im”.

Ai: “Ja, e dh*va!”

Kështu thotë, ndër të tjera, në një intervistë për gazetën “Nedelnik” të Beogradit Uliks Fehmiu, aktor e djali i artistëve Bekim Fehmiu e Branka Petriq, në të cilën pohon të ketë gjak shqiptar, serb e kroat.

-Në fund të vitit të tretë të Akademisë kishte ikur turi i ortakëve të mi. Tashmë kishte nisur “revolucioni i trungjeve” dhe unë fillova të mendoja për largim. vera e parë kur nuk shkuam në detin kroat ishte 1991-shi. Atë verë shkuam në Ibic dhe që atëherë e bëm mendjen të kërkojmë viza amerikane në Ambasadën e SHBA në Barcelonë, por ishte festë, ambasada ishte e mbyllur, dhe u kthyem në Beograd. Atëbotë më priti njëra nga ofertat e para për të luajtur në një film, “Bulevardi i revolucionit” – ka rrëfyer për javoren “Nedelnik” aktori Ulisk Fehmiu, duke rikujtuar largimin në atë kohë nga vendi, transmeton Koha.net.

Ndërkohë ishte mbyllur kufiri, ndërsa ai kishte mbetur në Serbi, kurse ftesat për të shkuar në ushtri e për stërvitje ushtarake kishin nisur t’i rreshtohen.

– Nga Beogradi ishi larguar aktorët Rade Sherbexhia dhe Haris Burina. Një mbrëmje po kthehesha natën me taksi bashkë me një shokë dhe dy shoqe nga “Nana”. Kur ia tregova taksistit adresën, ai m’a ktheu: “Pih, bre, sa e urrej atë adresë!” – “Pse? e pyeta. “Paj aty jeton ai shiptari, nënën ia q*sha, dhënët Zoti të jetë shpërngulur në Kosovë”. Unë i them: “Ai është babai im”, ndërsa ai ma kthen: “Auh, ja që e dh*va!”

-Por për mua kjo nuk ishte gjë e re. Nuk jam larguar për këtë arsye. Nuk doja të shkoja ushtar, nuk kam dashur të shkoj në asnjë ushtri. Shokët e mi kishin nisur (jetën – v.j) në Amerikë me furrë. Më pyetën nëse mund të ndihmoja dhe Bekimi më dha ca para për t’iu dërguar. Kështu u bëra hisedarë i asaj furre derisa ende isha këtu, ka treguar ndër të tjera Ulisk Fehmiu.

Eni Zymeri dhe Ed Haliti shpërblehen me vendin e dytë në Beograd

Eni Zymeri dhe Ed Haliti kanë zënë vendin e dytë në një garë të organizuar nga British Council në Beograd ndërsa  ata janë edhe  fitues të disa çmimeve të tjera me projektin e tyre në robotikë me MicroBita, shkruan KultPlus.

Gara ka qenë e organizuar nga British Council, ku kanë konkurruar pjesëmarrës nga shumë shtete, me rreth njëqind projekte, të cilat paraprakisht kanë fituar në vendet e tyre përkatëse.

Ekipi fitues është shpërblyer në mënyrë prestigjioze, ‘udhëtim në BETT show në Londër’ për të gjithë ekipin dhe një mësues. Shpërblime janë ndarë edhe për vendin e dytë e të tretë, poashtu edhe për projektin më inovativ dhe ekipin i cili demonstron punën ekipore më së miri.

Eni Zymeri dhe Ed Haliti janë nxënës të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë./ KultPlus.com

Duart në skulpturat e Artan Hasanit, si përçues të mesazheve e “password” për universin

Hijet në mur tregonin për një stil të veçantë të skulpturave. Duart në forma të ndryshme, herë përballë e duke u zgjatur me njëra tjetrën, e herë në drejtime të kundërta janë subjekti kryesor mbi të cilin ka krijuar skulpturat e tij artisti Artan Hasani. Krejt këto pamje janë shoqëruar me muzikën e lehtë në sfond, në ekspozitën që u hap sonte në Galerinë e Ministrisë “Qafa” në Prishtinë.

“Password” është titulluar ekspozita e artistit Hasani që ka përmbledhur një cikël duarsh të veçanta dhe unike të cilat në vetvete përmbajnë njerëzoren e u cilësuan si duar që do të ishin të nevojshme për të gjithë popujt e botës. Shtrirja e tyre simbolizohet si një “password” për universin.

13 punime sa janë ekspozuar gjithsej në ambientin e Galerisë përfshijnë punën 2 vjeçare të artistit kosovar Artan Hasani. Sipas autorit të kësaj ekspozite,  koncepti i këtyre veprave është se dora paraqet pjesën më të ndërlikuar të  njeriut dhe se shpesh herë ajo përçon më së miri mesazhet dhe idetë tekë të tjerët.

“Ngjyrat e përdorura në këtë ekspozitë janë monokrom, do të thotë  me të bardhen dhe të zezën. Materialet të cilat janë aplikuar apo janë përdorur në këto punime janë të pazakonta, është një lloj shkume dhe një lloj plastike të cilat nuk janë përdorur më herët”, tregoi Hasani për KultPlus.

Femi Hoxha nga Ministria e Kulturës tha se është kënaqësi  që sot është pjesëmarrës në këtë ekspozitë, ndërsa artistin e cilësoi si një artist të ri por mjaft i suksesshëm, i  guximshëm dhe  shumë kreativ. Ai uroj që kjo galeri në vazhdimësi të këtë ekspozita si kjo sepse përmes artit dhe kulturës paraqiten vlerat  e vendit pranë botës.

 “MKRS-ja  edhe këtë vit është risi sepse duke marr parasysh ekspozitat dhe punën e madhe që ka bërë kjo galeri, ne këtë vit kemi rritur buxhetin  për këtë Ministri pothuajse 100 për qind për këtë galeri dhe gjitha institucionet e kulturës. Në fakt ne konsiderojmë që përmes artit dhe kulturës ne mund të njoftohemi me botën dhe njëkohësisht mund ti paraqesim vlerat tona kulturore në botë” tha Femi Hoxha.

Kuratori i kësaj ekspozite, Naser Shatrolli tha se është moment i veçantë dhe emocional  paraqitja e këtyre veprave të cilat kanë një vlerë unike. Sipas tij kjo ekspozitë dhe këto vepra janë një oazë artistike.

“Artan Asllani që vjen nga Podujeva është vërtet skulptor, artist i brezit të ri, por me një pjekuri të fuqishme artistike. Këtë ekspozitë do ta quaja oazë artistike këtu në Prishtinë sepse në secilën prej këtyre duarve do ta gjesh dorën e tij, atë uniken që ky artist e ka brenda vetës”, tha Shatrolli.

Artan Hasani është skulptor modern, i cili shquhet para publikut vendor si njëri nga emrat më përfaqësues, në artin skulptural. Eposi i tij artistik ndërthuret me frymën e artit monumental, konkretisht, me formate të kësaj natyre, qofshin ato miniaturiale në skulpturë, pikturë, skenografi apo formate të ngjashme. Artan Hasani ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, në klasën e profesorit Ismet Jonuzit, në vitin 2007

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për publikun dy javë, në ambientet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës “Qafa”./ G.Mujaj/ KultPlus.com

Rrugëtimit operistik të Elbenita Kajtazit i shtohet edhe një kontinent tjetër

Sopranoja kosovare, Elbenita Kajtazi shpejtë e fuqishëm është ngjitur në skenat më të njohura evropiane, shkruan KultPlus.

Kajtazit jo rallë herë i janë besuar rolet më impenjative të repertuarit të muzikës operistike. Tashmë zëri e paraqitja e saj do të rrugëtojnë edhe në një kontinent tjetër.  Muaji maji  i  këtij viti do ta gjejë Kajtazin para publikut të kryeqytetit të Kiliti. Atje Kajtazi do të paraqitet me rolin e Sofias nga Opera Kavialieri i Trëndafilave e kompozitorit Richard Strauss.

“Rrugëtimit tim të deritanishëm operistik i shtohet edhe një vend tjetër, një kontinent tjetër. Një aventurë e re dhe e rëndësishme artistike hedh shtatin e saj përtej oqeanit atlantik drejt kryeqytetit të Kilit Santiago de Chile. Në muajin maj të 2019 unë do të kem mundësinë dhe kënaqësinë e veçantë të këndoj në Teatro Municipal de Santiago de Chile rolin e Sophie nga opera Kavalieri i Trëndafilave( Der Rosenkavalier ) e Richard Strauss.

Datat e shfaqjeve do të jenë 12, 15, 17, 19 qershor 2019”, ka shkruar Kajtazi në postimin e saj.

Elbenita Kajtazi, këtë mundësi ka arritur ta shfrytëzojë falë pasaportës shqiptare, me anë të së cilës mund ta realizojë udhëtimin për në Kili, shtet ky që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, dje ka thënë se ndjehet e lumtur  që tanimë është edhe qytetare e Shqipërisë.

“Dëshiroj të falënderoj me këtë rast të gjithë instancat më të larta të shtetit shqiptar presidentin e Republikës së Shqipërisë shkelqësinë e tij zotërinë, Ilir Meta, ish-ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro-Furxhi. Përfaqësues të të lartë të Ministrisë së Brendshme, Gjendjes Civile dhe Policisë së Shtetit, dy ambasadorët atë të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj si dhe ambasadorin e Shqipërisë , Artur Kuko dhe nga zemra falënderoj Adem Sallauken nga Ambasada e Kosovës në Shqipëri që bën të mundur marrjen e shtetësisë shqiptare në kohë rekord”, ka shkruar Kajtazi./ KultPlus.com

Madonna paguhet miliona dollarë për performancën e shkurtër në “Eurosong”

Ikona e popit Madonna disa muaj më parë ka lënë të kuptohet se mund të paraqitet në pjesën përmbledhëse të mbrëmjes së fundit të “Eurosong”, e cila do të mbahet në Izrael nga 14 deri në 18 maj.

Ajo mori kritika të shumta të publikut dhe të adhuruesve, për shkak se, pavarësisht situatës komplekse politike në Izrael, ajo do të performojë në natën finale të “Eurosong”. Madonna pas disa muajsh heshtje e pranoi se do të këndojë përpara një publiku të madh në Tel- Aviv.

Për këtë performancë, Madonna, sipas mediave izraelite, do ta marrë një pagesë marramendëse prej tre milionë dollarësh. Përveç kompensimeve bujare, të gjitha shpenzimet shtesë, përfshirë transportin, akomodimin në hotelin luksoz dhe aktivitetet shtesë, do të mbulohen nga miliarderi izraelit Sylvan Adams. Ai, përndryshe, është pronar i kompanisë më të madhe kanadeze për shitblerje të pasurive të patundshme dhe filantrop i cili mbështet projekte të shumta sportive dhe mjekësore në Kanada dhe Izrael, shkruan KOHA Ditore.

Image

Me këtë performancë, Madonna edhe një herë do ta konfirmojë se ende është një nga këngëtarët më të paguara në botë, megjithëse nuk performon më aq shpesh. Për çdo performancë të saj, mbretëresha e popit i inkason madje deri në disa milionë dollarë.

Ilire Vinca: “Natën, ma” më bëri të kthej sytë nga vetja, si bijë edhe nënë

Aktorja e njohur Ilire Vinca rikthehet në Tiranë për të luajtur në shfaqjen “Natën ma” me regji të Ema Andreas. Artistja numëron 35 role në teatër edhe 35 në kinematografi. Ajo tregon eksperiencën e saj si aktore në skenë, por ndalet edhe tek marrëdhënia, që ka me vajzat e saj

Anila Dedaj

Në aktrim Ilire Vinca të krijon thuajse të njëjtin sensacion, si sopranoja Ermonela Jaho në opera. Është e vërtetë, në çdo gjest e fjalë, saqë spektatori harrohet e nis ta identifikojë me personazhin… Ashtu ndodh edhe në “Natën, ma!”, ku luan nën petkat e Telmas, rolin kompleks të një nëne, së cilës i duhet të përballet me depresionin e së bijës, Xhesit (Egla Ceno). Nën regjinë e Ema Andreas, spektatori ka mundësinë të përfshihet në një interpretim rrëngjethës dramatik, ku tre gra nxjerrin në pah forcën që gëlon brenda qenies njerëzore, për të ndryshuar fatet, apo për t’u përballur me frikërat e botës së jashtme. Vinca është entuziaste që pjesën e Marsha Norman fituese të çmimit “Pulitzier” dhe çmimeve të tjera të rëndësishme e ndan me dy kolege, si Andrea dhe Ceno. “E ndajmë fatin e nënës dhe të bijës në mënyrë shumë të bukur, me ndjeshmëri të lartë. Mandej Ema është e jashtëzakonshme dhe kujdeset që çdo nuancë ne ta kërkojmë e ta nxjerrim nga vetja”, shprehet ajo. Emocionet shfaqjes do t’ia shtojë edhe më tepër muzika e Bojken Lakos, dhe skenografia gati mistike e Enio Shehit, që ndjell vëmendje, duke pasur gjithmonë në qendër personazhet. Emocione që, sipas Ilires, ndryshojnë çdo mbrëmje, e çdo spektator i përjeton në mënyrën e tij. “Natën, Ma!” mirëpret artdashësit sot, nesër dhe pasnesër në orën 19:00, në Teatrin Metropol, për një histori që do t’ju shkundë ndërgjegjen, duke ju ftuar në një reflektim, mbi veten, të tjerët dhe marrëdhëniet njerëzore. “Shekulli” sjell në një rrëfim shqiptaren e teatrit dhe kinematografisë, që “League Professional Theatre Women në New York” e nominoi si një nga 20 aktoret më të mira në botë, pedagogen, nënën, dhe gruan që kujdeset që të parat në profesion e jetë, të vendos vlerat.

Zonja Vinca, 25 vite karrierë në kinema dhe teatër. Nëse kthehemi në retrospektivë si lindi dëshira për t’u marrë me aktrim?

Një histori që zanafillën e ka shumë të herët, e që ndoshta tek unë ka lindur në atë fazë kur njeriu ende nuk mund të vetëdijesohet për të ardhmen e tij, para se të artikuloja mendimet. Diçka e tillë ndoshta ka ndodhur, pasi unë jam rritur mes poezisë, artit e këngës, falë edhe babait tim, i cili është poet dhe studiues i letërsisë. Nuk mund ta mohoj se kur erdhi momenti që unë duhet të vendosja, të zgjidhja profesionin kam pasur shumë dilema. Sepse, isha e tërhequr nga fusha të tjera të artit krahas aktrimit, si muzika dhe piktura. Mirëpo ndonjëherë në jetë vijnë disa momente që në një farë mënyre të përcaktojnë fatin. Për mua ndodhi kur duhet të bëja regjistrimin, për koincidencë u hap dega e Arteve Dramatike në Prishtinë (1989). Mirëpo ndodhi që unë u pajisa me dy indekse, nga njëra anë nëna donte të më siguronte një profesion më të sigurt, si mjekësia, e nga ana tjetër babai nuk hoqi asnjëherë dorë, dhe gjithmonë e përforcoi edhe më shumë dëshirën time për t’u marrë me art. Kështu unë i ndoqa të dyja deri në vitin e tretë, deri në kohën kur shkollat shqipe u mbyllën (1990-‘91) e ne dolëm nga objektet shkollore. Pra gjeografikisht u bë e pamundur që unë t’i ndiqja të dyja degët, por nuk ishte vetëm kjo…Unë ndodhesha në një pikë, që isha pjekur mjaftueshëm sa për të vendosur përfundimisht drejtimin që doja të merrja. Pra unë duhet të jepja maksimumin tim në një prej tyre, dhe profesioni në një farë mënyre të më përmbushte. Kështu zgjodha artin! Qe një zgjedhje e bërë me shumë lehtësi. Nuk pata asnjë dilemë, e dija se duhet të isha një aktore më shumë , e jo një mjeke më shumë. Më dukej sikur mjeke kishte mjaftueshëm.

Karakterizoheni gjithashtu nga mirënjohja, edhe kur flisni për pedagogun tuaj Faruk Begollin…

Të thuash se Begolli ishte një profesor i mirë është pak, ai ishte i jashtëzakonshëm. Nuk është kujdesur vetëm për edukimin tonë përmes leksioneve të aktrimit, por ai ka ndikuar tek secili prej nesh, përsa i përket orientimit tonë si qenie njerëzore. Gjithmonë duke mbjellë dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, duke kultivuar disiplinën e punës. Përpiqej që në të evidentonte pikat tona të forta si aktorë, karakteristikat specifike. Sepse, edhe pse ne mund të jemi të gjithë aktorë, asnjë nuk del nga shkolla i njëjtë si tjetri. Ai ka bërë të mundur që çdokush nga ne të dalë nga shkolla e të bëjë atë që di të bëjë më së miri. Ishte shumë i afërt dhe njëherazi shumë i rreptë. Një kombinim i përsosur! Kur ne festonim deri në orët e vona ndonjë premierë, e dinim se duhet të ishim fiks në kohë në prova të nesërmen, pasi nuk kishte asnjë tolerancë.

Keni prekur suksese si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Si e ruani balancën mes ekranit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun? Si ka ndryshuar Ilirja gjatë këtyre viteve, duke bërë që regjisorët ta përzgjedhin si protagonisten e shfaqjeve/filmave të tyre?

Ka edhe të tjerë kolegë që janë aktorë si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Mendoj se kjo balancë nuk është shumë e vështirë për t’u mbajtur, mjafton të krijosh një shenjë, e të kuptosh si duhet të luash në skenë e si në shesh të xhirimit. Ndoshta të tjerët mund të flasin më mirë për atë që shohin tek unë. Ajo që unë mund të them me siguri është, se e dua punën që bëj dhe është pikërisht ky starti i gjithçkaje.

Në momentin që ju pranoni një rol, si futeni në petkat e personazhit?

Fillimisht është leximi i parë i pjesës, që mandej të perceptoj përshtypjet e mia të para e t’i shkruaj, pasi janë shumë të rëndësishme. Mandej duhet të jesh shumë i durueshëm për të zbuluar çdo shtresë të personazhit, e kjo duhet bërë pa rënë në grackën e demonstrimit, por duke mbetur tek përjetimi. Pra duhet të veshësh të gjitha karakteristikat që personazhi ka, jo vetëm një aspekt. Të arrish një dimension brenda kontekstit, që t’i afrohet sa më shumë spektatorit me të gjitha dilemat, pyetjet që mund t’i zgjohen pas asaj shfaqjeje. Do të ishte mirë që pas atij roli, ndonjëherë të ketë edhe debate në publik, që ishte apo nuk ishte kështu. Pra duhet të sjellësh diçka që t’i ngacmojë dhe t’u afrohet sa më shumë.

Ndër rolet që keni interpretuar, a ka ndonjë prej tyre ku ndoshta e keni gjetur më shumë veten?


Secili prej roleve të mia ka diçka të ngjashme me mua. Sepse, vjen prej meje, buron nga unë. Çdokush nga ne ka një botë të tijën emocionale, një mënyrë specifike se si i qaset punës, sesi e shohim një personazh. Jam e bindur se rolet e mua mund t’i luaj shumë bukur dhe një tjetër aktore. Nuk është se e kam zbuluar unë Telmën, dhe asnjë Telmë tjetër nuk do të funksiononte. Ka shumë Telma në botë, po aq sa ka edhe aktore dhe mendoj se secila prej tyre do ta zbulonte më të bukurën nga vetja brenda një roli. Kështu që mendoj se rolet e mia kanë pak Ilire, por njëherazi rolet janë edhe një vulë, një gjurmë tek Ilirja. Këtë e shikoj po ashtu si një kombinim shumë të bukur.

Jeni rikthyer në Tiranë për “Natën, Ma!”, një shfaqje e fortë dramatike, ku ju sillni emocione të forta të një nëne. Si e keni përjetuar këtë rol si aktore, por edhe në një aspekt më personal, si nënë e tre vajzave?

Është një rol, një proces shumë kompleks. Kjo pikësëpari falë tekstit fantastik, e pastaj edhe për bashkëpunimin që arrihet . E ndaj fatin e nënës dhe të bijës me një aktore, si Egla ceno, në një mënyrë shumë të bukur, që përcjell ndjeshmëri të lartë. Mandej Ema është e jashtëzakonshme dhe i kushton vëmendje maksimale çdo nuance që ne duhet të kërkojmë e nxjerrim nga vetja. Kjo pjesë më ka bërë që, jo vetëm si nënë e tre vajzave të kthej sytë nga vetja, ta vëzhgoj veten, duke pyetur: A ka pasur një moment që unë kam qenë kështu, që kam reaguar në këtë mënyrë?! Pastaj jam kthyer edhe më në kohë, si bija e një nëne duke pyetur përsëri veten: A kam qenë unë kështu ndonjëherë? Si jam sjellë unë me ‘nanën’ e si ajo me mua. Kështu pyetje pas pyetje reflektimi është shumë i bukur, kaq personal edhe profesional në të njëjtën kohë. I gjithë ky proces i ka dhënë një dimension më shumë shfaqjes, sepse është një përjetim i ndjerë, i bukur. Është i tillë ndoshta edhe sepse nuk ka përgjigje. Për aq sa zgjat shfaqja, ne prekim, gërmojmë, përjetojmë, zbulojmë, por nuk arrijmë të zgjidhim asgjë. Pra është një proces, një vorbull, nëpër të cilën të gjithë njerëzit kalojnë.

Është një komunikim siç e thatë edhe ju shumë, kompleks nënë e bijë ai i Telmës me Xhesit. Sa e vështirë është të arrihet kjo urë dialogimi mes palëve në jetën reale, të kuptohesh, të kuptosh dhe të bësh një zgjedhje?

Është e vërtetë në këtë shfaqje shkojmë drejt komunikimit me një vështirësi të madhe. Diçka që unë nuk e has gjithmonë me vajzat. Pra si prind duke dashur të bësh më të mirën, nuk e di se cilën rrugë të zgjedhësh. Nëse duhet të thuash “Po”, apo “Jo”. Mandej janë dilemat, se deri ku duhet ta nxitësh. Dilema të mëdha e komplekse që vijnë me shumë ngjyrë. Në shfaqje ndodh komunikimi, nën një presion shumë të madh. Ndërsa, unë me vajzat kemi një marrëdhënie shumë të afërt dhe dialogojmë lehtë. Kemi punuar shumë të dyja palët në këtë aspekt, i jam dedikuar shumë kësaj pjese.

Ju jeni gjithashtu pedagoge për Artet në Prishtinë, si e shikoni ecurinë e aktorëve të rinj, a ka mes tyre talente?

Mendoj se po rritet një brez i ri artistësh shumë i talentuar. Duke punuar si pedagoge e vërej këtë, mirëpo fati i keq i tyre është se Kosova ka mbetur ende e izoluar. Është diçka të cilën ne e përjetojmë, një padrejtësi shumë e madhe që na është bërë. Një izolim i tillë nuk ka të bëjë vetëm me faktin se dikush duhet të ngjitet në avion e të shkojë në një tjetër vend, por ka të bëjë me dhunën e peshën psikologjike që njeriu e pëson kur është i izoluar, e nuk ka mundësi për të bërë një zgjedhje të lirë. Ndikon shumë, ndikon keq nga ana psikologjike. Pra tek të rinjtë nga ky fakt, has një lloj shuarje të shpresës, mbyllje të vizionit. Diçka e tillë bën që motivimi për punën të bjerë, sepse ata mendojnë se ajo që bëjnë qëndron brenda një kornize, vetëm brenda për brenda. Në këtë mënyrë fillojnë kompromiset me vete, çka bën që ndonjëherë të mos hapen disa dyer, të cilat edhe pse mund të mos jemi të vetëdijshëm janë aty për ne. Izolimi ndjehet, është një peshë që e ndiej si pedagoge dhe profesioniste. Shpresoj që diçka e tillë të ndryshoj shumë shpejt pasi do të ndryshonte mentalitetin dhe qasjen ndaj punës së tyre. Sepse, fakti që puna mbetet vetëm brenda kufijve shpesh demoralizon. Zbeh dëshirën, ndjenjën e vetëvlerësimit të ballafaqimit jashtë kufijve. Izolimi mund të bëhet konsumues.

Ana tjetër e medaljes, së paku për ju si profesioniste është pjesëmarrja në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare qoftë me produksione nga Shqipëria apo nga Kosova. Si jeni ndjerë gjatë këtyre momenteve?

Është një vlerësim shumë i madh. Kjo edhe duke pasur parasysh se sa vonë kemi filluar në krahasim me të tjerët. Pra jemi të freskët në këtë treg që shpesh konsiderohet “monstruoz” dhe të evidentohen vlerat shqiptare është një arritje e madhe. Është një proces që po vazhdon me hapa shumë të sigurtë dhe kjo më gëzon akoma më shumë. Kemi një gjeneratë të jashtëzakonshme të regjisorëve, një përqindje shumë të mirë të grave kineaste, duke pasur parasysh situatën. Jam shumë e lumtur që kjo derë është hapur dhe kam besim se do të vilen shumë frute në këtë aspekt.

2 vite më parë u nominuat nga “League Professional Theatre Women në New York”, si një nga 20 aktoret më të mira në botë, ndërkohë që jeni vlerësuar me çmime të tjera të rëndësishme. Si i përjetoni të tilla suksese?

Një shprehje e mençur thotë se “Lajkat, çmimet janë të bukura, duhet t’i shijosh, por të mos i mbash afër. Duhen lënë anash”. Pra sado që ta në gëzojnë, unë i konsideroj më tepër si një dëshmi se puna duhet të vazhdojë me më seriozitet, përkushtim dhe dashuri. Ndonjëherë më gëzojnë më shumë fjalët e njerëzve, mbështetja e publikut, energjia që ai më jep duke më shpërblyer punën që çdo ditë kam bërë në kinema apo teatër.

Cilat janë emocionet që përjetoni pas një shfaqjeje? A ka ndonjë moment që mund të veçonit?

Ka shumë… Çdo shfaqje, çdo publik, çdo individ që vjen në sallë më sjell diçka me vete. Përjetimet e publikut, janë të veçanta, asnjë natë nuk është njësoj. Mendoj se është kjo që e bën të bukur teatrin, që një person, aktor, i jep jetë një personazhi, duke krijuar njëherazi një audiencë të re. Kontakti me publikun është gjithmonë një komunikim i freskët që ndodh aty për aty, e që nuk përsëritet asnjëherë njësoj. E vërtetë që i jap shumë publikut, por edhe marr shumë prej tyre.

Dikur patët mundësinë për tu bërë mjeke duke iu dedikuar këtij profesioni për tre vjet. Nëse do të ktheheshit pas në kohë do të rizgjidhnit përsëri aktrimin?

Mendoj se po! Unë kam shumë imagjinatë dhe ndonjëherë fantazoj: po sikur të isha bërë kështu? Po sikur të kishte ndodhur kështu? Ne kemi një shans të vetëm, dhe jetën nuk mund ta paramendojmë, as të kthehemi pas e të shohim se si do të kishte qenë, por unë jam shumë e kënaqur për zgjedhjen që kam bërë. Siç e thash më sipër jap shumë nga vetja, por njëherazi edhe marr po aq nga të tjerët. Diçka e tillë më bën një njeri shumë të lumtur!/ Gazeta Shekulli

Duaje jetën ashtu siç është, duaje plotësisht e pa pretendime

Poezi nga Nënë Tereza

Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.

Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.

Duaje në lumturi të plotë
apo në vetminë absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndihesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.

Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri

Dëmtohet “Ura e kaltër e dashurisë”, në Prizren

Vepra artistike e njohur si “Ura e kaltër e dashurisë”, në Prizren, mëngjesin e sotëm është zgjuar e dëmtuar e e çveshur.

Dëmtimi i “Urës së kaltër të dashurisë” ku njerëzit vendosin dryrë të ndryshëm si shenjë dashurie, ka ngjallur indinjatën e Organizatës jo-qeveritare “Ec ma Ndryshe”

Akti i dëmtimit të saj nga “Ec ma Ndryshe” po thuhet të jetë shkaktuar nga persona të pandërgjegjshëm. Kjo organizatë poashtu ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

“Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar veprën artistike “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren e cila që nga viti 2015 është shndërruar në një atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti.

EC Ma Ndryshe fton organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe mbesim me shpresën që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. EC poashtu kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në shkrimin e organizatës, publikuar në rrjetin social “Facebook”.

“Ura e kaltër e dashurisë” është punim i inspiruar nga ura e famshme e Parisit “Pont de l’Archevêché” dhe është pjesë projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, realizuar nga OJQ-ja “Ec Ma Ndryshe”./Ndërtimi.info/

Marigona Bekteshi-Ferati do të prezantojë Kosovën e Shqipërinë në Pragë


Regjisorja Marigona Bekteshi Ferati do të prezantojë Kosovën dhe Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Gavran fest”, në Pragë të Republikës së Çekisë, shkruan KultPlus.

Shfaqja “Si Ta Vrasim Presidentin” e Bekteshi-Feratit vazhdon të mbetet në repertuarin e skenës së vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kjo shfaqje me pjesëmarrjen në Pragë të Çekisë, do ta prezantojë Teatrin Kombëtar të Kosovës, kurse shfaqja “Sundimi i Gruas” nga po kjo regjisore, do të përfaqësojë teatrin “Petro Marko” të Vlorës.

Shfaqja “Si ta vrasim Presidentin”

Te dyja këto shfaqje, të inskenuara nga regjisorja Bekteshi Ferati janë përzgjedhur të prezantojnë Kosovën dhe Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “Gavran Fest” që këtë vit shënon edicionin e tij të 10-të.

Regjisorja Bekteshi Ferati, shprehet tejet e lumtur për selektimin e këtyre shfaqjeve në mesin e shfaqjeve të tjera nga shtete te ndryshme. Lidhur me këtë, ajo falënderoi Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Festivali “Gavran Fest” do të mbahet nga 7 deri me 12 Tetor të këtij viti në Pragë

.

Në ketë festival do të prezantohen dy trupa teatrore, njëra nga Kosova dhe tjetra nga Shqipëria. Nga Kosova do të prezantohet trupa e shfaqjes “Si ta vrasim Presidentin”, e që përbehet nga Rabie Kryeziu, Mirsad Ferati, Fatmir Haliti dhe Njomza Tmava.  Ndërsa trupa nga shfaqja “Sundimi i Gruas” përbëhet nga aktorët nga Shqipëria: Dori Caushi, Artan Islami, Margent Caushi dhe Seliana Dalipi.

Gjithashtu regjisorja Bekteshi Ferati, falënderoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prage, te cilat janë shprehur të gatshme të mbështesin prezantimin e Kosovës dhe Shqipërisë në festivalin “Gavran Fest” për edicionin të 10-të.

Në Qershor të vitit 2018 regjisorja Marigona Bekteshi Ferati, inskenoi dramën “Si Ta Vrasim Presidentin” në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.  Kjo shfaqje për herë të parë solli në Kosovë autorin Miro Gavran./ KultPlus.com

Kampi i Bllacës në brymën e vdekjes dhe të mbijetesës vjen të hënën në TKK

Gili Hoxhaj

Pamja e eksodit të shqiptarëve drejt Bllacës, do të kthehet pas dy dekadash si manifestim artistik në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Shfaqja “Bryma e vdekjes”, me tekst të Milazim Krasniqit e regji të Burbuqe Berishës, përmes bashkimit të kastës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës me trupën e Baletit Kombëtarë të Kosovës,  tenton të prekë realitetin e asaj kohe. Duke sjellë në memorien e publikut pamjen e një katastrofe humanitare,  paraqet banorët e dëbuar nga shtëpitë e jeta e tyre e mëparshme teksa përfundojnë në një kamp famëkeq, ku jetesa e tyre përshkruhet si jetesë mes vuajtjes e vdekjes.

Shfaqja duke prekur përditshmërinë e asaj kohe, tenton të sjellë një perspektivë ku për së afërmi shihet vuajtja e thellë e mijëra njerëzve me jetë të shkatërruara. Gjithçka që vjen përmes shfaqjes ndodhë në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në vendkalimin e njohur me emrin Bllaca. Ky vend ishte vendqëndrim i detyrueshëm për mijëra civilë shqiptarë, viktima të spastrimit etnik të ushtruar nga Serbia.

Drama “Bryma e vdekjes”, që ka nisur provat para gati dy muajsh, tashmë është pranë finalizimit për premierën që do të mbahet  këtë të hënë. Regjisorja Burbuqe Berisha tha për KultPlus se teksti ka qenë përzgjedhje e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe për të është një nder i madh për të punuar me tekstin e Krasniqit, pikërisht në 20 vjetorin e Bllacës.

“Ka qenë një përvojë shumë e mirë të bashkëpunojë me autorin pasi që teksti bazohet në realen dhe është thuajse fakturë dokumentare”, thotë Berisha për KultPlus.

Aktorët që do të luajnë në këtë shfaqje janë: Valmir Krasniqi, Albulena Kryeziu –Bokshi, Bujar Ahmeti, Teuta Krasniqi, Artiola Hamdija, Blerta Deliu, Afrim Muqa, Naim Berisha, Ismet Azemi, Shpetim Kastrati, Labinot Raci, Xhejlane Godaci dhe Adhurim Demi.

Berisha thotë se për këtë shfaqje ka përzgjedhur aktorë të ansamblit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndërsa thotë se aktorët e këtij ansambli që i kanë refuzuar rolet e kësaj shfaqjeje, Berisha i ka zëvendësuar me aktorë jashtë kësaj trupe.

“Bashkëpunimi me aktorët ka qenë shumë i mirë dhe pjesë e shfaqjes janë edhe e gjithë trupa e Baletit Kombëtar e Kosovës.  Shfaqja deri tani mund të vlerësohet si një proces  mjaft i vështirë pasi që tema ka qenë shumë emocional. Përmes regjisë, skenografisë dhe kostumografisë pamjet janë afruar pranë reales ”, ka thënë tutje Berisha.

Krasniqi: Kampi i Bllacës më dukej si skenë teatri, si një tragjedi antike greke

Autori i shfaqjes Milazim Krasniqi thotë se duke qenë dramaturg edhe para kohës së luftës, situatën e Bllacës e kishte preukopuar në nivel personal dhe  në nivelin e një tragjedie të popullit, e veçmas si një shëmbëllim i përvojave të hidhura të kampeve të përqendrimit në Evropë.  Krasniqi për KultPlus tregoi se duke e kujtuar në retrospektivë atë skenë, ajo i ngjante si një skenë teatri e një tragjedie antike greke, e cila nëse do të vazhdonte shumë lehtë do të mund të shndërrohej në një kamp të vdekjes, pasi që mungonin kushtet elementare të jetesës.

“Duke qenë dramaturg  në një rast kam thënë se po me duket se është një skenë teatri, një tragjedi antike greke që po luhej dhe po merrnim pjesë ne dhe gradualisht kështu edhe e  kam konceptuar. Versionin e parë të tekstit e kam shkruar në fund të vitit 99 sapo jemi kthyer, botimin e parë, siç e kujtoj e bërë vitin 2001. Kjo dramë ka pas tri botime ose katër, versioni i fundit final është përfshi në veprën “Komplete” të Llogos a dhe ky është versioni i cili do të luhet në teatër”, tha Krasniqi për KultPlus.

Ka më shumë se një dekadë që dramat e Krasniqit nuk  kanë qenë pjesë e repertuarit të TKK-së, dhe kjo tërheqje e tij nga jeta kulturore, Krasniqi thotë se ka ndodhur për faktin se biri i tij ka qenë Ministër i Kulturës. Dramat e tij të mëparshme, në skenë të teatrove janë jetësuar nga regjisorët si Luan Daka, Agim Selimi e të tjerë mirëpo kjo është hera e parë që një dramë e tij vjen përmes regjisë se Burbuqe Berishës.

“Burbuqja është ma shumë regjisore e filmit se sa e teatrit, unë e kam përcjellur punën e saj si regjisore edhe si drejtoresh e teatrit, besoj që ka një përvojë të mirë në këtë fushë dhe duke bazuar në këtë, kur  më kanë treguar në teatër se ajo do ta bëjë regjinë, unë kam qenë pro pra nuk kam vendosur por e kam miratuar për shkak të përvojës së saj si regjisore. Në teatër, së bashku me trupën dhe regjisoren, kam qenë në provën e dytë të tavolinës ku kam pasur një bashkëbisedim shumë të këndshëm  me regjisoren dhe aktorët por jo më tutje. Duke qenë dramaturg i më shumë se 20 dramave e di saktësisht se si mund te alternohen skenat për të ruajtur ritmin dhe dinamikën e shfaqjes, besoj se nuk e ka pasur të vështirë ta venë në skenë”, tha tutje profesori Krasniqi.

 “E falënderoj edhe bordin e teatrit dhe menaxhmentin për gatishmërinë sepse kanë mundur të mos e vënë fare, në fakt unë u gëzova kur morra veshë këtë iniciativë  për shkak që lidhet edhe me 20 vjetorin e kampit të Bllacës, si një përpjekje për ta kujtuar atë përvojë të hidhur të popullit tonë, për të reflektuar lidhur më të  edhe për të bërë atë që bënë në fakt teatri dhe drama që nga Aristoteli e këndej një lloj katarsisi, një lloj spastrimi, një lloj përpjekje  për ta largu të keqën prej vetës”, shpjegoi Krasniqi një një intervistë për KultPlus.

Sipas njoftimit të shfaqjes, shpërfytyrimi, tjetërsimi si dhe përulja e qëllimshme e popullatës shqiptare do të paraqiten nëpërmes personazheve të portretizuara me shumë origjinalitet sikur ai i Fitimit, Ademit dhe Havës, Mentorit, Dritës si dhe vajzës së tyre të vogël. Drama është realizuar në atë mënyrë që në fund, tenton të japë një mesazh pothuajse mitik, që të kthen në kohën e krijimit të njerëzve të parë, andaj dhe personazhet kryesore mbajnë emrin Adami dhe Hava, dhe për dramaturgun Krasniqi rikthimi në Kosovën e lirë, ka qenë një përngjasim i fillimit të njerëzimit, të cilët përkundër që kanë lënë mbrapa një realitet plot vuajtje, e  kanë gjetur forcën për  të përqafuar jetën në një realitet të ri. Përveç vuajtjes, shfaqja tenton të prekë edhe një mesazh tjetër, atë të solidaritetit.

“Është një mesazh tjetër që edhe në kushtet më të rënda njerëzit duhet të jenë solidar me njëri-tjetrin, aty ka skena kur dikush është i sëmurë ose vdes dhe të tjerët përpiqen ta ndihmojnë, ka skena kur një fëmije vuan për bukë dhe dikush i japë për të ngrënë. E kam edhe idenë e njerëzores që edhe në kushtet më ekstreme njerëzit duhet  ta ruajnë njerëzillëkun, ta ruajnë integritetin  moral dhe dinjitetin njerëzor”, tregoi Krasniqi në një intervistë për KultPlus.

Kompozitor i muzikës do të jetë Florent Bishnjaku, Skenografia është e punuar nga Petrit Bakalli dhe kostumografia nga Albulena Borovci ndëra koreografinë e shfaqjes e ka punuar Sinan Kajtazi.

Shfaqja vjen premierë këtë të hënë më 8 prill, duke filluar nga ora 20:00 në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës / KultPlus.com

Ndërtesa të braktisura dhe ridizajnimi i tyre i mrekullueshëm (FOTO)


Shumë prej ndërtesave të braktisura, me kohë janë kthyer në funksion, madje atyre u është dhënë pamje e mrekullueshme. Disa nga këto ndërtesa janë botuar në një libër të quajtur “Ruin and Redemption in Architecture “ nga Dan Barasch.

Autori në librin e tij, paraqet hapësira të shkatërruara dhe dizajnët e jashtëzakonshme që i kanë transformuar tërësisht ato. Shkalla dhe diversiteti i ndërtesave të braktisura dhe ridizajnimi i tyre tregohet nëpërmjet shembujve nga e gjithë bota.

 Aty përfshihet  një ndërtesë e dikurshme e magazinimit të grurit në Deneveter në Holandë, vend i cili është shndërruar në një gjykatë të modës të ushqimit. Në anën e djathtë është  distrikti Gucci i transformuar, vend i cili dikur ishte fabrikë e avionëve, si dhe një fabrikë sheqeri në Kinë që tani është një hotel elegant. Kurse në anën e majtë  një fabrikë e çimentos në Spanjë që tani është shtëpia dhe zyra e një arkitektit, si dhe magazinat dikur të shkatërruara në Paris që tani janë hapësira të modës ekspozuese.

KultPlus ju sjellë këto imazhe të mrekullueshme. / KultPlus.com

https://www.dailymail.co.uk/travel/travel_news/article-6881133/Images-book-Dan-Barasch-abandoned-buildings-given-new-leases-life.html

E thotë shkenca: Jepjani fëmijës një instrument muzikor dhe largojani pajisjet elektronike

Terapia me muzikë ndihmon në rritjen e disponimit dhe shpejtimin e periudhës së rikuperimit.

Veç kësaj, mësimet e muzikës e shpejtojnë fazën e rikuperimit edhe te njerëzit që kanë pësuar sulm në tru, por muzika e përmirëson edhe perceptimin e informacioneve te fëmijët me disleksi, transmeton Telegrafi.

Ka dëshmi që kurset e muzikës gjatë fëmijërisë i mbrojnë njerëzit nga zhvillimi i demencës në të ardhmen.

Muzika e përmirëson koordinimin

Gjatë kohës kur luani një instrument muzikor, truri i përkthen notat që i sheh në lëvizje të duarve. Koordinimi i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të vet e shpejton reagimin e trurit dhe e përmirëson funksionin kognitiv.

Muzika e përmirëson dëgjimin

Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e zërave individualë. Kjo është arsyeja se përse muzikantët kanë dëgjim aq të mahnitshëm. Shkencëtarët thonë se muzikantët e kanë shumë të lehtë t’i identifikojnë zërat e caktuar në një ambient të zhurmshëm.

E lehtëson stresin

Luajtja e një instrumenti muzikor ju ndihmon të shpërqendroheni nga një ditë me stres. Veç kësaj, muzika e zvogëlon edhe shtypjen e gjakut dhe i lehtëson simptomat e pagjumësisë dhe depresionit.

Muzika e mprehë funksionin e trurit

Luajtja e një instrumenti është ushtrim i vërtetë i trurit. Muzikantët rrallëherë kanë probleme me memorie. Fakti është se muzika ndihmon në përmirësimin e performancës mendore. Muzika gjithashtu e zvogëlon progresin e sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës. /Telegrafi/ KultPlus.com