Altin Basha sjell për herë të parë në Shqipëri komedinë muzikore “Mamma Mia”, bazuar në këngët e grupit “ABBA”

Bazuar në këngët më të njohura të grupit “ABBA”, do të vihet në skenë për herë të parë ‘live’ për publikun shqiptar komedia muzikore “Mamma mia”, në datat 25 dhe 26 korrik në orën 21.00 në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Me Regji nga Altin Bashës dhe skenografi nga Iliriana Basha, komedia muzikore “Mamma Mia” nis me historinë e Sophie-së, e cila ka ftuar në martesën e saj me Sky-in, tre baballarët e saj të mundshëm.

Ajo kupton, nga ditari i nënës së saj- Donnes, se është fryt i dashurisë së tre historive romantike gjatë një muaji 21 vjet më parë. Cila nga tre dashuritë e rinisë së Donnes, është babai i Sophi-së? Sam? Harry? Apo Bill? Kjo komedi muzikore, e sjellë ne stilin Musical, është një sfidë e madhe për të gjithë protagonistët e shfaqjes, të cilët njëherësh aktrojnë, kërcejnë dhe këndojnë ‘live’. Emocionet, humori, muzika e bandit dhe e protagonisteve ‘live’, ju ofrojnë një shfaqje me nivel te kalibrit botëror, shkruan shqiptarja.com.

Aktorët pjesëmarrës janë Elia Zaharia, Ina Morinaj, Rea Nuhu, Gerta Mahmutaj, Amos Zaharia, Endri Kacaci, Donald Shehu dhe Igli Zarka.. Trupa mbeshtetese e personazheve te teatrit muzikor përbehet nga artistët e rinj: Ketjona Pecnikaj,  Zerxhina Hasanaj, Gloria Taga, Krisa Gjika, Maria Ademi, Ilia Kaci, Amri Hasanlliu, Aldrin Biba, Mario Dorre, Denardo Neziri.

Instrumentistët e Bandit që do të luajnë këngët e ABBA-ve të orkestruara për teater muzikor nga Jusiald Xhani janë: Erald Simixhiu, Denis Hima, Mateos Gjipi, Emil Zaharia, Alex Zisi. 

“Mamma mia” erdhi si një projekt veror dhe për ta vënë në skenën e Amfiteatrit. Puna ka nisur dhe Ilirjana (Loxha – Basha) po bën skenografinë. Ka një lloj kënaqësie kur ti punon me disa zhanre artistike në të njëjtën kohë. Këtë radhë sigurisht kemi aktorë si Elia Zaharia, që është në rolin kryesor, në rolin e Donës. Ky është projekti i dytë që punoj me Elian dhe është kënaqësi të shohësh se si ajo është pjekur si aktore,” tha Altin Basha për ABC News,

“Sigurisht personazhet janë mjaft interesante dhe kthesat dramaturgjike janë mjaft interesante, si histori me nevojën e njeriut për të njohur vetveten dhe sigurisht mesazhet që përcjell vepra se nuk është e thjeshtë. Janë mesazhe me të cilat shoqëria jonë mund të përballet, janë problemet e familjes, të dashurisë dhe të identitetit. Është komplekse, ndoshta ne na duket e lehtë, por ka dhe koreografi”, u shpreh ai./KultPlus.com

Yjet e ABBA tregojnë nëse do të shfaqen në skenën e Eurovision

Dy anëtarë të ABBA kanë këmbëngulur që ikonat suedeze të popit nuk do të performojnë në festivalin e ardhshëm të Eurovision.

Në një intervistë për t’u transmetuar në Britani të enjten, Björn Ulvaeus dhe Benny Andersson, e përjashtuan mundësinë që të performonin në finalen e festivalit, pavarësisht se Suedia do të organizojë Eurovision-in në vitin që përkon me 50-vjetorin e fitores së ABBA në Eurovision me këngën e famshme “Waterloo”.

Kombi nordik do të organizojë festivalin pasi këngëtarja suedeze Loreen fitoi konkursin e këtij viti.

“Unë nuk dua,” tha Benny Andersson. “Dhe nëse nuk dua unë, as të tjerët nuk duan. Është e njëjta gjë për të katërt ne. Nëse dikush thotë jo – është jo.”

Ulvaeus shtoi: “Ne mund të festojmë 50-vjetorin pa qenë ne në skenë.”

Grupi ABBA – që përbëhet edhe nga Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad – fitoi famë ndërkombëtare pas suksesit të tyre në Eurovision në 1974.

Hite të tjera globale përfshijnë “Dancing Queen”, “Super Trouper”, “Money, Money, Money” dhe “Knowing Me, Knowing You”.

ABBA-t mund të ribashkohen pas suksesit të Suedisë në Eurovision?

ABBA-t më në fund mund të ribashkohen, pasi Suedia triumfoi në Eurovision, sipas ”The Sun”.

Loreen krijoi mundësinë duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin.

Suksesi i Suedisë do të thotë se ngjarja do të organizohet në atdheun e ABBA-s vitin e ardhshëm, në 50 vjetorin e fitores së tyre me këngën ”Waterloo”.

Fansat mendojnë se do të ishte koha e përsosur për të parë sërish Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad në skenën e konkursit të këngës.

ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë ”Mamma Mia” dhe ”Dancing Queen”.

Një burim tha dje se ”pasi Suedia fitoi, njerëzit do të kërkojnë një ribashkim të ABBA.

”Ata fituan Eurovisionin në Brighton në prill 1974 dhe vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori”, tha burimi.

Loreen, 39 vjeçe, grumbulloi 583 pikë me këngën e saj ”Tattoo”, përpara Finlandës së vendit të dytë me 526.

Ajo fitoi më parë në vitin 2012 në Baku me ”Euphoria”./ atsh / KultPlus.com

ABBA rikthehet në skenë si avatarë virtualë

Grupi suedez “ABBA” është kthyer dje në skenë, në Londër megjithëse si avatarë dixhitalë duke performuar hitet më të njohura si “Mamma Mia!” dhe “Dancing Queen”.

Pjesëtarët e grupit, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frid Lyngstad janë sjellë në jetën virtuale si versione dixhitale të tyre të pershtatura në vitet 1970, falë teknologjisë së animimit të lëvizjes. Performanca e tyre e fundit ishte rreth 40 vjet më parë.

Të gjithë pjesëtarët e grupit, aktualisht në të shtatëdhjetat, pozuan për një foto së bashku në premierën e tapetit të kuq të koncerteve, të quajtur “ABBA Arena”.

ABBA punoi me një ekip prej 850 personash nga kompania “ Industrial Light & Magic”, e themeluar nga krijuesi i “Star Wars”, George Lucas.

Të shoqëruar nga një bandë live, avatarët e ABBA-s, performuan rreth 20 këngë gjatë shfaqjes 90-minutëshe, të quajtur “Voyage”. Gjatë emisionit ata bënë shaka dhe madje ndryshuan edhe veshjet.

ABBA e vërtetë e ndoqi koncertin mes publikut dhe u ngjit në skenë në fund të shfaqjes, duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke përshëndetur me dorë turmën. /KultPlus.com

‘30’ i Adele më i shituri, rënditet para ‘Voyage’ të ABBA-s

Albumi “30” i artistes Adele është bërë albumi më i shitur i vitit deri më tani.

Deri më tani janë regjistruar 261,000 shitje vetëm në javën e parë, duke kaluar kështu edhe albumin debutues që shënoi rikthimin e grupit muzikor “ABBA”, me 204.000 shitje.

Megjithatë, shifrat e shitjeve të ”30” janë dukshëm më të ulëta se ato të albumit të saj të mëparshëm “25”, të publikuar në vitin 2015.

Ai album, i treti i saj, u hap me 800,000 shitje në javën e parë, që do të thotë se “30” ka shitur 32% të paraardhësit të tij.

Rënia mund të shpjegohet pjesërisht me rritjen e madhe të transmetimit në gjashtë vitet e fundit. Përveç kësaj, pati një nxitje më të madhe për fansat për të blerë “25”, pasi u mbajt jashtë platformave të transmetimit për gjashtë muajt e parë të publikimit./KultPlus.com

ABBA pranojnë ta kompozojnë këngën përfaqësuese të Britanisë në Eurovision, por duan që Dua Lipa ta këndojë atë

ABBA kanë zbuluar se janë të prirur të shkruajnë këngën reprezentuese të Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision – por duan që Dua Lipa ta këndojë atë.

Pop-grupi suedez e di sekretin e suksesit të Eurovisionit pasi fituan konkursin në vitin 1974 me mega-hitin “Waterloo”.

Pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat – me interpretuesin e vitit të kaluar James Newman që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam, shkruan DailyMail.

Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA, 76 vjeç dhe Benny Andersson, 74 vjeç, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua do ta vinte veten në gatishmëri për të performuar.

Dyshja u shfaqën në episodin e së premtes në ‘BBC Breakfast’ teksa diskutuan lajmin se menaxhmenti i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino, Itali.

Ata vazhduan duke thënë se do të donin ta shihnin vetë Duan duke kënduar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe këmbëngulën se do të ishin gati për të kompozuar këngën për artistin e duhur.

Benny vazhdoi: “Zgjedhja e një përfaqësuesi është një gjë, kompozimi është një gjë tjetër. Kështu që ju duhet edhe një këngë e mrekullueshme edhe një përfaqësues i mirë”.

Kur u pyet nëse do të konsideronin pjesëmarrjen sërish ë Eurovision, ai tha: “O Zot, një prezantim tjetër si Mbretëri e Bashkuar? Unë nuk e di”.

Përgjigja e tij ishte më e matur se ajo e Bjornit, i cili tha hapur: “Jo”.

Megjithatë, Benny këmbënguli: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”./KultPlus.com

Dy të vdekur në koncertin e grupit ABBA

Dy persona kanë vdekur dhe një person tjetër është plagosur, pasi një shikues ra nga kati i shtatë në një sallë koncertesh në Suedi në turmën poshtë, konfirmoi një zëdhënës i policisë për CNN-in të mërkurën.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth 30 minuta përpara se të niste koncerti i grupit të famshëm suedez ABBA.

Rreth 1.000 njerëz ishin mbledhur në një sallë koncertesh në qytetin Uppsala, rreth 70 kilometra në veri të kryeqytetit, Stokholm.

Pak para fillimit të koncertit, një burrë rreth të 80-ave ra nga kati i shtatë mbi dy të tjerë që ishin në platformën poshtë, duke mbytur veten dhe personin që e zuri përfundi, një burrë rreth të 60-ave. Një tjetër u lëndua, tha policia, përcjell CNN.

Gruaja e plagosur u dërgua në spital. Sipas policisë, ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe pse personi ka rënë nga ballkoni i kësaj salle.

ABBA është grup i famshëm suedez dhe ishte aktiv gjatë viteve 1972-1982. Fama e këtij grupi i rrit më 1974 pasi fitoi festivalin “Euroivision”. Në vitin 2017, ka shënuar rikthimin në skenë dhe së shpejti pritet të dalë edhe albumi, që do të jetë i pari pas gati 40 vite.

Grupi ABBA, tash dhe gjatë viteve ’70./ KultPlus.com

ABBA publikon këngën e re ‘Just A Notion’ (VIDEO)

Grupi legjendar suedez ABBA ka publikuar këngën e tretë nga albumi i tyre i shumëpritur “Voyage”.

Dalja e “Just A Notion” ishte i disponueshëm në Spotify dhe Youtube, ndër të tjera, të premten në mëngjes dhe ofron tingullin klasik të viteve ’70.

Kjo nuk është rastësi, pasi kënga e ka origjinën nga epoka e madhe e grupit pop: ajo u regjistrua për herë të parë në vitin 1978, por Agnetha, Bjorn, Benny dhe Anni-Frid e kishin hedhur poshtë në atë kohë.

Në albumin e ri tashmë ajo është ringjallur.

https://www.youtube.com/watch?v=pH04k5gLgHs&ab_channel=EscapeMusic

Publikimi i “Just A Notion” pason këngët “I Still Have Faith in You” dhe “Don’t Shut Me Down”, të cilat Abba prezantoi në fillim të shtatorit, muzika e parë e re e ABBA në gati 40 vjet.

Gjatë prezantimit të albumit të ri, grupi kishte paralajmëruar edhe një shfaqje me paraqitje virtuale të tyre, të ashtuquajturit Abbatars në Londër krahas albumit të ri “Voyage”.

Albumi do të dalë në shitje më 5 nëntor dhe do të përmbajë gjithsej 10 këngë, përfshirë tre publikimet e deritanishme.

Hite botërore si “Dancing Queen”, “Gimme! Gimme! Gimme!” dhe “Mamma Mia” tani kanë numra nëntëshifrorë shikimi në ofruesin e transmetimit. / KultPlus.com

ABBA në dhjetëshen më të mirë pas gati 40 vjetësh

Grupi legjendar i popit suedez, ABBA, do të jetë në Top 10 Singles në Britaninë e Madhe pas gati 40 vjetësh, me dy këngë të reja nga albumi i tyre i ardhshëm “Voyage”, transmeton KultPlus.

“I Still Have Faith in You” (“Ende besoj te ti”) dhe “Don’t Shut Me Down” (“Mos më refuzo”) renditen përkatësisht në vendin e 6-të dhe të 7 -të në klasifikimet britanike, sipas vlerësimeve të publikuara dhe të bazuara në shitjet e para dhe transmetimet.

“Nëse vrulli vazhdon, këto këngë do të jenë këngët e para të ABBA-ve që do të shfaqen në Top 10 të BM që nga “One Of Us” në dhjetor 1981”, tha organizata përgjegjëse për klasifikimet.

“I Still Have Faith in You” ka siguruar shitje të mëdha të CD-ve dhe vinileve, ndërsa “Don’t Shut Me Doën” është kënga më e shkarkuar në BM deri më tani, këtë javë”, vazhdoi organizata, duke shtuar se të dy titujt janë transmetuar mbi 500 000 herë deri më sot.

Dy këngët e reja janë marrë nga “Voyage”, albumi i parë në studio i ABBA-ve, që nga “The Visitors” në 1981.

Katër anëtarët e ABBA-ve, një akronim i përbërë nga inicialet e emrave të tyre të parë (Anni-Frid Lyngstad, 75; Agnetha Fältskog, 71; Björn Ulvaeus, 76; Benny Andersson, 74) u ndanë në 1982.

“Voyage”, një album me 10 këngë, që përfshin tetë këngë të reja dhe dy versione të reja (“Just a Notion” dhe “Bumblebee”), do të publikohet më 5 nëntor. / KultPlus.com

ABBA rikthehet pas 40 vjetësh, publikohet kënga e re (VIDEO)

Fansat e grupit Abba  presin këngë të reja dhe kjo ditë ka mbërritur. Grupi ikonik suedez ka hapur një faqe në internet të titulluar “Abba Voyage”, duke u kërkuar fansave të tregojnë interesin e tyre për një projekt të ri, që pritet të jetë një turne.

Që në 2018-tën, Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson kishin premtuar për publikimin e dy këngëve të reja ndërkohë që tashmë flitet për pesë të tilla, në një farë mënyre për të shpërblyer fansat për durimin.

Emri zyrtar i grupit Abba ishte shfaqur për herë të parë në 1974, me “Waterloo”, me të cilin grupi fitoi në Brighton çmimin e madh të Eurovizion dhe duke marrë të gjithë vëmendjen botërore. Abba ka shitur më shumë se 300 milion disqe në të gjithë botën dhe ka qenë në vend të parë të klasifikimeve botërore ne vitet 1974 dhe 1980./KultPlus.com

Më poshtë KultPlus ua sjell këngën e re të publikuar dje nga ABBA:

Rikthehet grupi ABBA, japin njoftimin që fansat e prisnin prej dekadash

Prej 30 vjetësh, fansat e grupit ABBA presin këngë të reja dhe kjo ditë ka mbërritur. Grupi ikonik suedez ka hapur një faqe në internet të titulluar “Abba Voyage”, duke u kërkuar fansave të tregojnë interesin e tyre për një projekt të ri, që pritet të jetë një turne.

Sipas mediave pesë këngë të reja pritet të publikohen nga grupi për të shoqëruar shfaqjen. Që në 2018-tën, Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson kishin premtuar për publikimin e dy këngë të reja ndërkohë që tashmë flitet për pesë të tilla, në një farë mënyre për të shpërblyer fansat për durimin. Sipas The Sun, turneu do të jetë hologramik dhe do të përfshijë hitet më famshme  të grupit “Waterloo”, “Dancing Queen” dhe “Mamma Mia”.

Emri zyrtar i grupit Abba ishte shfaqur për herë të parë në 1974, me “Waterloo”, me të cilin grupi fitoi në Brighton çmimin e madh të Eurovizion dhe duke marrë të gjithë vëmendjen botërore. Abba ka shitur më shumë se 300 mijë disqe në të gjithë botën dhe ka qenë në vend të parë të klasifikimeve botërore ne vitet 1974 dhe 1980./KultPlus.com

Grupi ABBA drejt rikthimit

Björn Ulvaeus ka zbuluar se grupi i famshëm ABBA do të sjellë këngë të reja për fansat gjatë këtij viti.

Kantautori 76-vjeçar tha për “The Herald Sun” se anëtarët e bandës suedeze janë takuar disa herë në Stokholm për të diskutuar rikthimin e madh.

“Do të nxjerrim këngë të reja këtë vit, kjo është e sigurt. Jemi miq të mirë me njëri-tjetrin dhe u kthyem në studio pas 40 vitesh”, tha Ulvaeus.

Björn Ulvaeus, Benny Andersson, Agnetha Faltskog dhe Anni-Frida Lyndstad janë katërshja që u bë e famshme gjatë viteve ’70-’80 në botën e muzikës. Grupi, që përbëhej nga dy çifte të martuarish, u shpërbë në vitin 1982, në kulmin e tij. Gjithashtu, Bjorn u nda nga Agnetha dhe Benny nga Frida.

Albumi i tyre i fundit doli në treg në vitin 1981, ndërsa këtë vit priten 5 këngë të reja./ KultPlus.com

Albumi i ardhshëm i Zara Larsson-it i inspiruar nga muzika e grupit ‘ABBA’

Këngëtarja e njohur suedeze me famë botërore, Zara Larsson, ka bërë të ditur se muzika e albumit të saj të ardhshëm me titull, “Poster Girl”, është inspiruar nga grupi legjendarë i muzikës pop “ABBA”.

Ylli i hitit “WOW” pritet ta lansojë albumin e tretë të incizuar në studio, më 5 mars të këtij viti, dhe në një intervistë të fundit këngëtarja ka zbuluar se me muzikën e re, i ka përqafuar rrënjët e saj suedeze dhe ka gjetur inspirim nga artistët, muzikën e së cilëve e ka dëgjuar si fëmijë.

“Unë jam inspiruar nga legjendat e popit në Suedi, si ‘ABBA’, Roxette dhe Robyn. Jam vërtetë krenare me trashëgiminë time të muzikës pop. Një gjë të cilën e kam kuptuar është se, për mua, muzika pop ka qenë gjithmonë një formë e arratisjes. Tani i kemi rrjetet e ndryshme sociale si Tik Tok dhe Instagram, të cilat ju tërheqin dhe ju largojnë nga realiteti, por kur unë isha fëmijë, muzika pop ishte forma e vetme për mua që të arratisesha nga jeta e përditshme. Mbaj mend se e shikoja veten në pasqyrë dhe shtiresha sikur isha dikush tjetër. Mendoj se kjo ka ndikuar në dëshirën time për t’u marrë me muzikë dhe për t’i argëtuar njerëzit”, transmeton KultPlus.

Larsson ndër të tjera ka treguar se tema kryesore e këtij albumi, i cili vjen pas atij të vitit 2017, “So Good”, është dashuria. Këngëtarja 23-vjeçare e pranoi se në realizimin e këtij incizimi, ka pasur shumë më shumë ndikim dhe kontroll.

Ylli i hitit “Ain’t My Fault” është në lidhje dashurie me modelin, Lamin Holmén, dhe me shumë entuziazëm tregoi se po ndihet më e lumtur dhe e dashuruar se kurrë, dhe pikërisht kjo ndjenjë e ka ndihmuar ta përballojë pandeminë e koronavirusit.

“Do të tingëllojë paksa klishe por jam shumë e dashuruar dhe e lumtur. Dhe kjo më ka ndihmuar ta tejkalojë gjithë këtë situatë. Asnjëherë më parë nuk kam ndjerë dashuri të këtillë. Nuk di si ta shpjegoj këtë pa tingëlluar qesharake, por thjeshtë jam shumë e dashuruar. Askush nuk mund të jetë i fuqishëm duke qenë vetëm, veçanërisht gjatë situatave të këtilla, prandaj mendoj se të qenit në një lidhje të lumtur më ka ndihmuar shumë”, ka përfunduar Larsson.

Zara Larsson debutoi në tregun ndërkombëtarë në vitin 2013, duke u shndërruar menjëherë në një artiste shumë të dashur nga publiku dhe shumë të kërkuar për bashkëpunime nga yjet e muzikës. Ndër vite ka realizuar hite të mëdha të tilla si “Uncover”, “Ain’t My Fault”, “Lush Love”, “This One’s For You” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Krijimi i grupit Abba votohet si kënga më e mirë e të gjitha kohërave në Eurovision

“Waterloo” e grupit muzikor Abba është cilësuar si kënga më e bukur e të gjitha kohërave në Eurovizion nga shikuesit e BBC-së.

Katërshja nga Suedia e fitoi kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane me këtë këngë në 1974 në Brighton. Kënga, e cila kryesoi për shumë javë listat në Mbretërinë e Bashkuar, i hapi rrugën drejt famës grupit, që arriti të shiste afro 6 milionë kopje të saj.

Të Premten, korporata njoftoi listën e shkurtër për programin që përfshinte këngët klasike të Eurovision nga Verka Serduchka, Loreen, Alexander Rybak, Netta, si dhe Bucks Fizz, Conchita Ëurst

Por ishin Agnetha, Anni-Frid, Benny dhe Bjorn ata që përfundimisht triumfuan, me metaforën e tyre muzikore në lidhje me gëzimet e dorëzimit të dashurisë. / KultPlus.com

ABBA do ta publikojë një këngë të re

Bjorn Ulvaeus nga ABBA thotë se adhuruesit mund ta presin një këngë të re “në shtator ose në tetor” nga pop bendi katëranëtarësh suedez, të cilët u ndanë 37 vjet më parë.

Ulvaeus i tha tabloidit “Ekstra Bladet” të Danimarkës të mërkurën se “duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë” për ta bërë videon me avatarët e anëtarëve të bendit, duke shtuar se “videoja është vonuar shumë gjatë”.

Image

Bendi më herët tha se Ulvaeus, Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltskog u ribashkuan për ta planifikuar një turne virtuale me avatarët digjitalë dhe se një nga dy këngët e reja është titulluar “I Still Have Faith in You”, shkruan KOHA Ditore.

ABBA fitoi famë duke e fituar garën e këngës “Eurovision” në vitin 1974 me këngën “Waterloo”, ndërsa kishin hite të mëdha në vitet 1970, përfshirë “Dancing Queen” para se të ndahej në 1982.

Ikona Cher sjellë hitin e njohur të grupit ABBA (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Cher ka lansuar versionin e saj të këngës së njohur nga ABBA.

Në shtator ajo do të lansojë një album me versionet e saj të këngëve të njohura të ABBA.

Megjithatë, ikona Cher nuk na ka lënë të presim, duke na sjellë “Gimme gimme gimme” nga ABBA.

200 mijë klikime ka marrë vetëm nga dje kënga në Youtube, e cila do të jetë pjesë e albumit “DANCING QUEEN” – njëjtë sikur kënga e njohur e ABBA.

Në album do të jenë edhe “Fernando”, “Sos”, ‘Waterloo”, “The Winner Takes it all” dhe këngë të tjera.

ABBA mbetet një prej grupeve më të mira evropiane, me origjinë nga Suedia. Ata u formuan në Stokholm në vitin 1972, nga Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad. / KultPlus.com

A jeni adhurues të grupit ABBA, ata po vijnë me një projekt interesant (VIDEO)

Grupi suedez ABBA, që ishte një ndër grupet më të njohura të viteve të 70-ta është rikthyer me një lajm të madh, përcjellë KultPlus.

Ata kanë njoftuar se janë bashkuar pas 35 viteve dhe tashmë kanë regjistruar dy këngë të reja.
Për këtë rikthim ata kanë njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kanë treguar se tashmë grupi prej katër anëtarëve kanë kryer regjistrimin e dy këngëve të reja, ku njëra prej tyre do të pritet të lansohet në muajin dhjetor nëpërmjet televizioneve BBC dhe NBC.

“Ne tashmë kemi bërë një moshë, por kënga është e re”, kanë shkruar ata për këtë rikthim.
Grupi ABBA është një ndër grupet që ka realizuar shumë hite të mëdha botërore, kurse po muzika e tyre ka inspiruar regjisorët edhe në realizimin e filmave, ku deri më tashti janë realizuar dy filma mjuzikëll me këngë të po këtij grupi suedez./KultPlus.com