Taylor Swift e ka organizuar ahengun e dytë të fshehtë të dëgjimit të albumit “Lover” në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee.
Ylli i popit i ftoi fansat në shtëpinë e saj në Londër kohët e fundit për ta dëgjuar albumin e saj të ri, ndërsa gjatë fundjavës ishte radha e disa fansave me fat në SHBA.
Një grup i vogël i fansave të dedikuar të Swift ishte ftuar në shtëpinë e saj në Tennessee për ta dëgjuar plotësisht albumin e papublikuar. Fansave iu kërkua të mos i ndajnë emrat e këngëve, bashkëpunëtorëve, tekstet apo citimet direkte.
“Të faleminderit shumë për natën e kaluar dhe që qëndrove deri në 5 të mëngjesit për të na takuar të gjithëve”, tweetoi një fans, ndërsa të tjerët i postuan fotot e tyre me Taylor.
Swift gjithashtu organizoi ngjarje të ngjashme në shtëpitë e saj për albumet e saj të mëparshme, Reputation dhe 1989. Albumi i saj i shtatë, “Lover”, do të publikohet më vonë këtë muaj. /KultPlus.com
Lucy Liu ka ndjenja të përziera për rebootin e ardhshëm të “Charlie’s Angels”. Liu luajti si detektivja femër Alex Munday në adaptimin filmik të serisë ikonike televizive amerikane në vitin 2000, së bashku me Cameron Diaz dhe Drew Barrymore, dhe treshja i reprizoi rolet e tyre për vazhdimin e vitit 2003, “Charlie’s Angels: Full Throttle”.
Por duke folur për Entertainment Tonight, 50-vjeçarja e ndau shqetësimin e saj për numrin e filmave hollivudianë që po rebootohen.
“Ata po i riciklojnë gjërat shumë. ‘Charlie’s Angels’ ishte ricikluar, prandaj është e rrallë të gjesh diçka që është e freskët dhe e re”, tha ajo. “Por mendoj se ekziston një audiencë për këtë, kështu që mendoj se është e mrekullueshme. Dhe gjithashtu do të dalë edhe ‘Charlie’s Angels’ i ri”.
Aktorja vazhdoi të tregojë se, edhe pse është e entuziazmuar për filmat origjinalë, ajo është “kurioze” të shohë se si filmi i ri e modernizon franshizën.
“Thjesht mendoj se gjërat që janë origjinale gjithmonë paksa mbesin, por mendoj se është një nivel komoditeti në përpjekjen për të mbështetur diçka dhe gjithashtu për të ribërë diçka në kohën moderne, dhe gjithmonë jam kurioze se si funksionon kjo”, shtoi Liu.
“Charlie’s Angels”, me regji të Elizabeth Banks dhe me Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Balinska në rolet kryesore si treshja që e lufton krimin, planifikohet të dalë më 15 nëntor. /KultPlus.com
Në të shkuarën, kur njerëzit e kishin të ndaluar të shprehin opinionin ose bindjet e tyre të vërteta, një pikturë ose një skulpturë ishte mediumi ideal për të fshehur një mesazh.
Shumë nga këto mesazhe shpesh ishin politike, morale ose të bazuara në alegori fetare. Sidoqoftë, disa prej tyre kishin një karakter thjesht zbavitës – mënyra e artistit për t’u argëtuar dhe për të lënë shenjën e tij personale në letër.
Gjatë gjithë historisë, veçanërisht në mesjetë dhe në Renesancë, artistët e famshëm kanë vendosur domethënie të fshehura brenda veprave të tyre të artit. Këtu është një përzgjedhje e disa prej mesazheve të fshehura më intriguese në një koleksion pikturash nga historia e pasur e artit.
Rezulton se “Darka e Fundit” është plot me kode dhe kuptime sekrete. Ne nuk po flasim këtu për kriptogramet që, sipas Dan Brown, autorit të Kodit Da Vinci, mbajnë sekretet e jetës së mëvonshme, ose për pretendimet që një kod i fshehur matematikor dhe astrologjik brenda pikturës zbulon ditën kur do të fillojë fundi i botës.
Michelangelo ishte padyshim një gjeni dhe një njeri i vërtetë i rilindjes: një piktor, skulptor, arkitekt dhe, ndër të tjera, ekspert në anatominë njerëzore. Ne e dimë këtë për shkak të skulpturave të tij dhe sepse ai arriti të fshehë disa elemente anatomike në pikturat e tij. Si djalë i ri, Michelangelo dikur përhapte kufomat nga varrezat, dhe gjatë kësaj periudhe mjaft të frikshme në jetën e tij, ai mësoi shumë për trupin e njeriut.
Kur shikojmë “Cafe Terrace”, e konsideruar si një nga pikturat më të vlefshme të Van Gogh-ut, lëvizjet e tij mahnitëse të furçave dhe zgjedhja e ngjyrave të bukura, janë gjërat e para që tërheq vëmendjen.
Skena është mjaft e thjeshtë – është natë, dhe një grup njerëzish po pinë kafenë. Por rezulton se ka më shumë se kaq mesazhe në këtë skenë të këndshme në rrugë. Shumë studiues të artit besojnë se Van Gogh krijoi në të vërtetë portretizimin e Darkës së Fundit me këtë pikturë.
Ata që mbështesin këtë teori shpjegojnë se mundësia që kjo pikturë të jetë një përshkrim i Darkës së Fundit është e fortë. Mbi të gjitha, Van Gogh ishte djali i një ministri protestant dhe ishte vetë fetar. Atëherë, ku janë provat për këtë teori?
Saktësisht dymbëdhjetë njerëz janë ulur në kafenenë në pikturën e Van Gogh, aq sa ishin dishepujt e ulur në Darkën e Fundit. Ka edhe më shumë simbole në syrin e saj të majtë, por jo aq të dukshëm sa të tjerët. Ata ngjajnë me shkronjat CE, ose shkronjën B.
Ka edhe më shumë simbole në syrin e saj të majtë, por jo aq të dukshëm sa të tjerët. Ata ngjajnë me shkronjat CE, ose shkronjën B.
“Primavera”, kjo kryevepër Botticelli ka shumë për të ofruar për sytë kureshtarë të atyre që kënaqen me kërkimin e simboleve të fshehura dhe kuptimit në veprat e artit.
Origjina e pikturës është pak e paqartë. Ishte porositur ose nga Lorenzo de ‘Medici, ose mund të jetë porositur nga kushëriri i tij, Lorenzo di Pierfrancesco de’ Medici. Sido që të jetë, dhe ndoshta më e rëndësishmja, ajo u krijua në gjykatën e një prej familjeve më përparimtare të kohës.
Por shikuar nga aspekti estetik, piktura është një parajsë botanike. Në livadhin imagjinar të përshkruar në Primavera (Pranvera), Botticelli pikturoi një numër të madh bimësh me detaje mahnitëse. /KultPlus.com
Kisha e Ristozit në Mborje të Korçës, e ndërtuar që në shek. XIV. është destinacioni ideal për turistët që janë të apasionuar pas objekteve të kultit, historisë dhe vlerës së tyre.
Ky monument i rrallë kulture, i rikonstruktuar me një fond prej 3.9 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, është i hapur për të gjithë vizitorët të cilët duan të shijojnë një itinerar njohës mes afreskeve dhe bukurive që kjo kishë ofron.
Kisha e Ristozit pas rikonstruksionit i është shtuar listës së destinacioneve për t’u vizituar në Korçë. Kjo kishë një vlerë e trashëgimisë kulturore dhe një atraksion i shtuar për Korçën, është ndër më të vjetrat në Ballkan.
Kisha e Ristozit është një nga monumentet e rëndësishëm të periudhës së vitit 1389 dhe që i dedikohet Shën Mërisë. Afreskët e saj janë realizuar nga piktorë anonimë në vitin 1390. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.
Faza e tretë e ndërhyrjes konsistoi në çlirimin nga shtresa e betonit të armuar mbi kupolë, pastrami i trotuareve për të shmangur depërtimin e ujërave të reshjeve në themelet e ndërtesës, si dhe ripërdorimi i tjegullave origjinale në këtë objekt të trashëgimisë.
Gjatë zbulimit të objektit në fazën e parë të restaurimit (nëntor 2014), u gjetën modelet e tjegullave origjinale të periudhës bizantine me të cilat ka qenë mbuluar fillimisht ky monument. Këto tjegulla kanë përmasa 55x33x3cm. Ripërdorimi i tjegullave të tilla, rivlerësoi imazhin e monumentit duke sjellë më të qartë arkitekturën dhe tipologjinë e tij.
Një element tepër i rëndësishëm që karakterizon përmbajtjen e objektit dhe në funksion të tij është kambanarja. Aktualisht ajo është e pozicionuar jashtë kishës, e vendosur në konstruksion druri te dëmtuar në vite dhe komplet i degraduar.
Nga foto të vjetra të kishës të gjetura në arkivin e IMK , vihet re se nuk ka patur një kambanore të pozicionuar brenda objektit apo mbi strukturën e çatisë së tij. /KultPlus.com
Ekspozita “Nuk kam përgjigjje” është homazh për jetën, për kohën në të cilën jetojmë e cila ka më shumë pytje se përgjigjje. Dëshpërime, gëzime, pyetje esenciale dhe paralizim prej tyre. Nga natyra e deri te intimja.
Arton Sefa është fotograf i lindur në Kosovë, i cili ka bashkëpunuar me Vogue, Louis Vuitton dhe GQ. Ai e ka përfunduar shkollën e fotografisë në Gjermani, ndërsa ka punuar në Paris, Milano, Londër e deri edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Arton Sefa
Ekspozita do të hapet në KultPlus Caffe Gallery (Adresa: Rruga Isa Boletini, Soliteri 3/2-1, Afër Fontanës në Ulpianë, Prishtinë)
Nëse nuk e gjeni lokacionin, na telefononi në 049 119600 dhe 049 137250.
Pas ish-kampionit të futbollit amerikan O. J. Simpson, më pas stilistit Gianni Versace, tashmë ish-presidenti amerikan Bill Clinton është pjesë e sagës “American Crime Story”, për lidhjen e tij me Monica Lewinsky që rrezikoi të shkaktonte largimin nga posti i presidentit .
Ish-praktikantja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë pjesë e një serie sepse ajo është një nga producentet e serialit.
Xhirimet e ‘Impeachment: American Crime Story’ do të fillojnë në muajin shkurt për një publikim të parashikuar në SHBA më 27 shtator 2020’”, njoftoi sot presidenti i FX Networks, John Landgraf, i cili është bashkëproducent me studiot e Fox.
Një datë që ka ngjallur tashmë kundërshtime, pasi zgjedhjet presidenciale amerikane do të zhvillohen pak pas 3 nëntorit 2020.
Disa theksojnë se publikimi i aventurës intime të Bill Clintonit do të ketë ndikim mbi fushatën, ndërkohë që debati është rritur aktualisht në kampin demokrat për të mësuar nëse duhet ose jo fillimi i një procedure shkarkimi kundër presidentit republikan, Donald Trump. /KultPlus.com
Shkrimtari Mehmet Kraja është vlerësuar me çmimin “Liburna”, për veprën më të mirë në prozë. Ky shpërblim është inaugurues, pasi jepet për herë të parë në Panairin e Librit në Ulqin, mbajtur nga data 26 deri më 31 korrik, që veçon botimet e reja mes dy edicioneve. Në ceremoninë e organizuar në këtë rast në skenën verore të Kalasë së Ulqinit, Kraja është shprehur: “Zakonisht, shkrimtarët thonë që çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por e vërteta është që shkrimtarëve iu pëlqen të marrin çmime.”
Romani i fundit i Krajës, “Prishtina”, Botimet Onufri, është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët e pritën lirinë për një kohë shumë të gjatë.
Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romancier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon.
I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.
Me këtë udhëtim nëpër lagjet, rrugicat dhe fatet e njerëzve “të lirë” të Prishtinës, Kraja shkon nëpër të gjithë organizmin ku merr frymë qyteti i tij. I shoqëruar ky udhëtim me një “luftë” të brendshme të pranimit dhe njohjes së realitetit.
Kraja është nga zërat bashkëkohorë më të fortë, qoftë në letërsi, por edhe në angazhimin e tij intelektual. Identifikuar për këtë qëndrim të rreptë, vështrimet e tij në raport me politikën, por edhe me kulturën, kanë zbuluar plagët tona, ato të pengesave të njohjes dhe të komunikimit. Në një intervistë, pyetur për integritetin e hapësirave tona kulturore, çfarë na pengon, nisur edhe nga botimi i romanit të tij të fundit, “Prishtina, pse e ka sjellë në Tiranë, Kraja është përgjigjur: “Unë nuk njoh kufizime të këtilla, prandaj nuk më bën përshtypje ky veprim. Letërsia shqipe është një e tërë, pavarësisht se ku botohet dhe çfarë tematike ka. Në të vërtetë, tani më ra ndër mend se para tre vjetësh Ministria e Kulturës e Kosovës e hoqi librin tim nga konkurrenca për njëfarë çmimi, me shpjegimin se ishte botuar në Tiranë. Mbeta i çmeritur. Nuk e kisha besuar se marrëzira të këtilla ndodhin ende. Pra, hapësira kulturore dhe letrare shqiptare është unike dhe e pamundur që të ndahet në provinca letrare. Unë bëj letërsi shqipe dhe i referohem një lexuesi të supozuar të mbarë hapësirës shqiptare. Më anë tjetër, duhet të kuptojmë edhe një gjë: libri dhe botimet janë të parët që e kanë integruar hapësirën tonë kulturore, ndërsa mua më pëlqen të jem i përfshirë në këtë integrim, pa kufizime tematike dhe ç’është më me rëndësi, pa kufizime gjuhësore. Dhe pikërisht, sa i përket gjuhës, ndihem i barabartë me çdo shkrimtar shqiptar që shkruan në Tiranë ose kudo gjetkë. Të shkruarit shqip, në kuptimin e plotë të fjalës, është themeli dhe rrafshi ekzistencial i letërsisë që përpiqem të bëj. Fundja, pse të mos e themi krejtësisht qartë dhe pa komplekse: letërsia e Kosovës nuk ekziston më, sepse kanë pushuar faktorët që e kanë kushtëzuar ekzistencën e saj. Ishte një përvojë letrare e letërsisë shqipe, siç ishte dikur, ta zëmë, letërsia arbëreshe. Tani nga letërsia e Kosovës ka mbetur vazhdimësia e një përvoje letrare e cila, gradualisht, po integrohet në letërsinë e gjithmbarshme shqipe.”
Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe. Gjatë viteve 1974-1976 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, “Bota e re”, më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Në fund të viteve tetëdhjetë u bë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 1992-1999 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të përditshmen “Zëri”, më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën “Koha ditore”. Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2005). Deri më tani ka botuar trembëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës. Vlerësimi i bërë në Panairin e Librit në Ulqin duket domethënëse për këtë shkrimtar, po aq edhe i rëndësishëm në një trevë ku shqiptarët e mbajnë të gjallë kulturën në limite të ekzistencës. Panairi, që mbahet çdo vit në sezon vere, mbledh botuesit shqiptarë nga të gjitha trevat, i cili këtë vit ka hyrë në edicionin e tij të 19-të, ku marrin pjesë mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /KultPlus.com
Në gërmimet e bëra në rajonin Otago qendror të Zelandës së Re, është gjetur fosil i papagallit që është i një lloji dy herë më i madh se Kakapo, një lloj papagalli i cili njihet si më i madhi dhe më i rëndë.
Sipas lajmit të Radios së Zelandës së Re, në gërmimet e bëra në St. Bathans në rajonin Otago qendror të ishullit jugor të vendit, janë gjetur fosilet e “papagallit më të madh në botë”.
Papagalli gjigand u emërtua me emrin “Heracles” (Herakliu), mendohet se është i lartë rreth 1 metra dhe peshon 7 kilogram.
Kjo tregon se është dy herë më i madh se papagalli më i madh në botë, Kakapo.
Docenti Trevor Worthy nga Universitetit Flinders, theksoi se fosili i cili është i vjetër rreth 19 milionë vite është një zbulim i rëndësishëm. “Ka 20 vite që gërmojmë këto shtretër të fosileve. Çdo vit, nxjerrim zogj të rinj dhe kafshë të tjera. Herakliu, pavarësisht që është ndër shpendët më të mrekullueshëm që kemi zbuluar, pa dyshim ka edhe shumë lloje që presin të zbulohen”, u shpreh ai. /KultPlus.com
I lindur në Gjeorgji më 18 Janar 1892, Oliver Norvell Hardy, Illie ose Babe për miq, është djali i fundit i një familje plotësisht të huaj për botën e argëtimit. Babai i tij, një avokat, vdiq shumë shpejt dhe nuk arriti të ishte në ndihmë të familjes së tij të madhe (tre djem dhe dy vajza) dhe mbi të gjitha për djalin e tij të vogël. Nëna, Emily Norvell, një grua energjike, vendosi të transferohej nga Harlemi në Madison, ku, duke punuar si menaxhere e një hoteli mjaft elegant, ajo mund të mbante familjen.
Si djalë prindërit e tij së pari e regjistruan atë në akademinë ushtarake të Xhorxhisë, pas konservatorit të Atlantës ku arriti rezultate të mira. Por vështirësitë financiare të familjes së tij e pengojnë atë të ndjekë një karrierë si këngëtar.
Pas moshës 18 vjeç ai u tërhoq në mënyrë të pashpjegueshme drejt kinemasë dhe shfaqjeve, duke iu përshtatur vetes për të bërë ndonjë gjë për të qëndruar në atë botë që ai e do. Më 1913 Oliver Hardy u paraqit në Lubin Motion Picture dhe mori një kontratë si aktor në Jacksonville. Ai do ta bëjë të ligun për pesë dollarë në javë.
Më 1915 Oliver luan filmin e tij të parë komedi si protagonist, me titull “Ndihmësi sulmues”. Në Kaliforni, ku po përqendrohet prodhimi i filmit, Oliver Hardy është punësuar nga kompania e prodhimit Vitgment. Pikërisht në Kaliforni ai takohet për herë të parë Stan Laurel (i cili më vonë do të bëhet Stanlio i famshëm), por është një bashkëpunim i ngathët, për një film të vetëm: “Qen me fat”. Stan është protagonist dhe Oliver luan pjesën e një vjedhësi që nuk mund të jetë mjaft bindës, sepse vena komike tashmë mbizotëron tek ai.
Jemi në vitin 1926, viti i takimit të shkëlqyeshëm me Hal Roach, një prodhues filmi që në atë kohë i kishte besuar, rastësisht Stan Laurelit, drejtimin e filmit “Love’em and weep” (“Duaje dhe qaj”). Për pjesën komike Oliver Hardy është në fakt i fejuar. Sidoqoftë, një të diel, ndërsa Oliver po binte në kuzhinë për të përgatitur diçka për miqtë e tij, ai djeg seriozisht krahun, aq sa nuk mund ta gjejë veten në grup ditën tjetër. Në këtë pikë pjesa ndryshuar për t’ia dhënë Stanit mundësinë për të zëvendësuar Oliverin për ditët e para. Në fund të dy e gjejnë veten përsëri rastësisht. Prandaj partneriteti gradualisht konsolidohet derisa të arrijë sukses të madh.
Në “vitet e arta”, ato të Hal Roach’s Studios, nga viti 1926 deri në 1940, Stan Laurel dhe Oliver Hardy prodhuan 89 filma, nga të cilët 30 filma të shkurtër të heshtur dhe 43 filma të shkurtër me zë.
Rënia e karrierës në këtë pikë duket se është e afërt. Pas kaq shumë suksese është e pashmangshme që të shfaqet parabola e zbritjes. Stan u sëmur gjatë bërjes së filmit të tyre të fundit “Atoll K”, i vetmi film i xhiruar në Evropë, larg studios së Hollivudit, ku ata konsumuan tërë përvojën e tyre kinematike.
Shëndeti i Oliver është gjithashtu i keqësuar: në këtë rrethanë ai ndihmohet nga gruaja e tij e tretë Lucille, e njohur në serinë e “The flying deuces” – Djajtë fluturues (1939) dhe që i ka qëndruar besnik tij për shtatëmbëdhjetë vjet rresht. Më 7 gusht 1957 Oliver Hardy vdiq përfundimisht.
Laurel i mbijeton atij tetë vjet, duke vdekur më 23 shkurt 1965. Atë ditë vdekja e Laurel i jep fund dy historive paralele të filluara shtatëdhjetë vjet më parë në anët ekstreme të oqeanit dhe pastaj afroheshin derisa ato përkojnë në mënyrë të përkryer duke i dhënë jetë njërit nga çiftet më të jashtëzakonshëm komikë të të gjitha kohërave. /KultPlus.com
Një këngë nga Gili do ta përthekonte mirë situatën kur gratë vriten prej burrave.
Dhimbja nuk do këngë, as fjalë, dhimbja mbetet e familjarëve edhe nga rasti i vrasjes së fundit.
Një grua është qëlluar për vdekje me një armë zjarri, nga bashkëshorti i saj.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të martën pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, ku fillimisht është raportuar për plagosje e më pas mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës femër.
Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Sa e saherë pranë jush e keni parë një grua Ajo nuk njeh njeri Nuk flet me njeri Ka hallet e veta. Dhe shume njerëz të tjerë si kjo kanë zemër të lënduar Dje lufta i ka vra Sot në liri po i vran jeta.
Krejt ti mund të bësh, Mos ma shkel bukën, se kjo sofër është e jona. Shpejt, shume shpejt e harruam luftën Fjalës LIRI s’po i lidhin shkronjat.
Ref: Leni lulet le të rriten Mos e rëndo lotin Mos ja shto tokës mërzinë! Percka sot pëllumbat vriten Mos pash zotin mos ma shëmto!
Ti për hirë të Parëve Mos e rëndo lotin Mos ja shto tokës mërzinë! Per hire të të Vrarëve, Mos pash Zotin, mos ma shëmto lirinë!
Sa herë pranë bustit t`heronjëve kalove ti krenar? A ishe faqebardh? Turp a të ka ardh nga vet jeta? Sa herë mendove, heronjët më mirë që nuk janë gjallë se do të theheshi e do zhgënjeheshi nga e vërteta.
Krejt ti mund të bësh, Mos ma shkel bukën, se kjo sofër është e jona. Shpejt, shume shpejt e harruam luftën Fjalës LIRI s’po i lidhin shkronjat.
Ref: Leni lulet le të rriten Mos e rëndo lotin Mos ja shto tokës mërzinë! Percka sot pëllumbat vriten Mos pash zotin mos ma shëmto!
Ti për hirë të Parëve Mos e rëndo lotin Mos ja shto tokës mërzinë! Per hire të të Vrarëve, Mos pash Zotin, mos ma shëmto lirinë!
Prej ditës kur sheshi para Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental u kthye në një arenë përplasjesh midis Policisë e qytetarëve që kundërshtojnë shembjen e godinës, një grup artistësh vjenezë nisën një peticion për të ndërgjegjësuar klasën politike dhe jo vetëm.
Emra të njohur të skenës së artit si autori dhe muzikanti Gerhard Ruiss, por edhe specialistë të arkitekturës si Gabu Heindl kanë dalë kundër shembjes së godinës historike. Vëmendje ka tërhequr sensibilizimi i shkrimtares avangardiste Elfriede Jelinek, e cila në vitin 2004 u shpall fituese e çmimit “Nobel” për Letërsinë.
Kauzës mandej iu bashkuan edhe emra të tjerë në zë, si aktori e regjisori Händl Klaus, gazetari Uëe Mattheiß, si dhe regjisorja e famshme Sabine Mitterecker. Ndërsa në peticionin e tyre, përmendet fakti se në 24 korrik u tentua të bëhet boshatisja e dhunshme e godinës së Teatrit, për të zhvendosur rekuizitën, artistët austriakë, lidhur me procedurat e tenderimit thonë se nuk ka transparencë të plotë.
“Shqipëria përpiqet që, krahas të tjerash, edhe me mbështetjen e fortë austriake, të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderët dhe transparencën e prokurimit nuk respektohen, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor”, thuhet ndër të tjera në peticion, ku u bëhet thirrje për reagim klasës politike austriake si dhe europianëve. Në deklaratën që iniciohet nga firmat e emrave të njohur të kulturës austriake, nuk lihet pa u përmendur as qëndrimi kritik i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, për praktikën e Partneritetit PublikPrivat ndjekur edhe në raste të tjera në Shqipëri.
“Shpërndarja e kostove dhe riskut që lidhet me të, nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparente të vendimmarrjes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë”, thuhet në apelin e austriakëve, ku përmendet edhe ndërtimi i kullave private dhe një ndërtese të re teatri, si pjesë e një qendre tregtare. /KultPlus.com
Në Pogradec ku resurset natyrore harmonizohen bukur me njëra-tjetrën mund të shijosh të njëjtin liqen me më pak kosto. Këtu strukturat akomoduese variojnë nga lini deri në Tushemisht në çmimet prej 20 mijë lekë deri në 50 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë nëse në Peshtan për të konsumuar troftën duhet të paguash rreth 36 euro apo 44 mijë lekë për një person, këtu mund të konsumosh koranin, peshkun e rrallë të liqenit disa herë më lirë.
Banorët e Pogradecit prej vitesh i janë përkushtuar turizmit pasi e shohin atë si të vetmen mundësi për t’u punësuar dhe për të siguruar të ardhura.
Ndërsa dëshira e tyre e mirë nuk mungon për ta bërë Pogradecin një vend tërheqës turistik për vendasit dhe të huajt, ajo që është e domosdoshme këtu është vëmendja e instancave për të përmirësuar më tepër shërbimet, infrastrukturën dhe çdo gjë tjetër që është e domosdoshme për zhvillimin e turizmit. /KultPlus.com
Shukrije Gashi Në vend të përkujtimit: Mikes time, Burbuqe Rushiti
Një ditë kur trupi lodhet nga ne biem si një gjethe vjeshte e nuk vdesim kurrë për ata që na duan nga pikëllim i thellë ngushëllimin për ikjen tënde ende gjeta asnjë fjalë mike veç rrënqethjes në lëkurë deri në rrënjë floku një mallëngjim trishti më shkreptiu në mendje mu kujtuan fjalët e tua ”saherë të kaplon mërzia folë me mua e me miqë ne jemi mehlem për varrë!”
Kujtova e kalove zezonën gri ç’moti anipse rrallë fole për te fushë e bleruar me lule ishte buzëqeshja jote si dje e nesër anipse nuk u përshëndetëm saherë do të më merr malli për Ty e pikëllim t’më ngjitet pelim n’ gurmaz do të kërkoj prehje n’ të qeshurat tua shpirtin tënd gazmor që veç dashni diti me fal shumë e pa hire Vera po ikë e gjethet sërish do t’ bien e ne mund të ikim bashkë me to pas një stuhie pa shumë zhurmë Nuk kam dëshirë ta kujtoj agoninë e mungesës tënde as idhnimin për trishtin pelim mbrëmë shumëherë e shpalosa faqen e facebook-ut tënd vetëm deshta ta rimbush zemrën time me Ty…
Orient Express, Ghan, Pride of Africa, janë disa prej trenave historikë që përshkojnë kontinente, duke përkëdhelur pasagjerët me lukse dhe rehati prej hotelesh me pesë yje. Ndonjëri është ende në shërbim, ndërkohë që të tjerë “kanë dalë në pension”, të parakaluar prej avionëve të shpejtë.
Ka qenë një kohë midis Revolucionit të Dytë Industrial dhe Luftës së Parë Botërore, ku trenat përfaqësonin majën e teknologjisë perëndimore. Para se aeroplanët të përshkonin qiejt dhe shumë kohë përpara se linjat ajrore me kosto të ulët të bënin udhëtimin ajror vërtetë të përballueshëm për të gjithë, e vetmja mënyrë për të udhëtuar me shpejtësi ishte të merrje një tren. Vagonat hekurudhore që duhej të kalonin kontinente të tëra nuk ishin të projektuara për të nxënë sa më shumë pasagjerë në hapësirën më të vogël, por për të ofruar një përvojë të kënaqshme për disa të pasur, që mund të përballonin këto udhëtime të shtrenjta.
Trenat ishin si anijet transatlantike që në vend të udhëtimit nëpër dete, përshkonin të gjitha hapësirat e mëdha të Azisë, Amerikës, por edhe të Evropës dhe Australisë, duke transportuar udhëtarët e tyre si në një flluskë, pothuajse pa kontakt me botën ku udhëtonin – nëse nuk donin – dhe pastaj i “zbrisnin” butësisht në anën tjetër të udhëtimit të gjatë.
Sot kjo mënyrë udhëtimi është zhdukur prej aeroplanit, i cili jo rastësisht ka dekretuar vdekjen e transatlantikut si një mjet lëvizjeje: megjithatë, mbijetojnë rrugë dhe trena të veçantë që ju lejojnë të rishikoni të paktën njëfarë reflektimi të shkëlqimit të së kaluarës. Le të shohim së bashku trenat më të famshëm të pesë kontinenteve që mundësonin, dhe në disa raste mundësojnë ende, udhëtimin me këtë mjet fantastik.
ORIENT EXPRESS
I pari i më të famshmëve të trenave, u nis nga stacioni në Paris në 4 tetor 1883 për në Stamboll. Në bord ishin 30 të ftuar, të zgjedhur për udhëtimin e parë nga Georges Nagelmackers, themeluesi i kompanisë UAGONS-Lits. Bir i bankierëve belgë, ai u impresionua në Shtetet e Bashkuara nga Pullmanët e famshëm, 15 vjet më parë. Në fund ia kish dalë që të transferonte në Evropë intuitën, për të bërë njerëzit të udhëtojnë në luks të plotë: “Peshqirët dritë të pastër, dhe shamitë e palosura në mënyrë artistike dhe bashkë me pajisjet prej somelieri, gotat që shkëlqejnë, rubin dhe vera më e mirë, kana kristali dhe kapsula të argjendta e shishe shampanje, çdo gjë është verbuese”, shkruante Henri Opper i Blovitz, një nga gazetarët më të njohur të kohës. Por Orient Express i 4 tetorit, 1883 u ndal në Bukuresht, sepse hekurudha në Serbi dhe Bullgari nuk ishte ende e përfunduar: për të arritur në Stamboll ishte e nevojshme që të kalohej nga Deti i Zi, të hipnin në një avullore dhe kështu të arrinin në destinacion.
Vetëm në 1888 u përfunduan binarët e fundit, duke lejuar Orient Express që të mbulonte përafërsisht 3 mijë kilometra të udhëtimit në një kohë, për atë kohë të pabesueshme, prej 68 orësh. Pas Luftës së Madhe rruga u devijua për të shmangur Gjermaninë: treni kaloi nëpër Sempione dhe Itali, duke prekur Milanon dhe Venecian. Në vitin 1929, treni ngeci për pesë ditë në një stacion të vogël turk për shkak të një stuhie dëbore: në vitin 1934, ky fakt frymëzoi Agatha Cristhie për të shkruar një nga tregimet më të famshme të saj, Vrasje në Orient Express. Në realitet, një vrasje ka ndodhur me të vërtetë. Në vitin 1935 drejtori i shkollës së modës të Bukureshtit, Maria Farcasanu, u grabit dhe u hodh nga treni në Austri.
Vrasësi, një farë Karl Strassar, u identifikua falë një stoli argjendi të vjedhur që i përkiste të ndjerit dhe që po ia shiste një gruaje zvicerane. Gjatë Luftës së Ftohtë Orient Express ishte një nga lidhjet e pakta midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ishte sërish, skenë e një vdekjeje misterioze në vitin 1950, kur atasheu amerikan në Bukuresht, Eugene Simon Karpe, vdiq duke rënë nga treni, tek po përshkonte një tunel pranë Salzburgut. Episodi i dha Ian Fleming frymëzim për romanin “Nga Rusia me dashuri” për serinë e James Bond, që më pas u bë edhe film. Në vitet 60-70 konkurrenca e aeroplanit nxorri jashtë loje Orient Express: e fundit linjë direkte Paris-Stamboll u nis në vitin 1977 pa shërbimin e restorantit. Ky shërbim u rifillua në vitin 1982 me emrin Venecia-Simplon Orient Express dhe lidh Londrën me Venecian.
TRANSIBERIANA
“Vallëzimi mbi sedilje / një shami e bardhë / treni me erën e fortë / fluturon drejt Lindjes”: thotë një këngë nga vitet 1920 që përshkruan lamtumirën në stacionin e Moskës të një dashnori, i cili merr trenin Trans Siberian për të shkuar në pjesën tjetër të vendit, 9,228 km larg: kaq shumë kilometra që ndajnë Moskën dhe Vladivostokun, fundin e asaj që konsiderohet hekurudha më e gjatë në botë. Edhe sot ajo kërkon nëntë ditë udhëtim për të mbuluar të gjithën, duke kaluar shtatë zona kohore: një rekord për udhëtimet në kontinent. Para se të ndërtohej, megjithatë, mund të duheshin tre deri në katër muaj për të udhëtuar nga Moska në Pekin. Kjo vepër e madhe u fillua në vitin 1891 kur trashëgimtari i fronit rus Nicola zyrtarisht përuroi punimet në Vladivostok, gjatë udhëtimit të tij në mbarë botën.
Punimet u përmbyllën në vetëm 10 vjet, me një mesatare prej rreth 740 km në vit (më shumë se dy në ditë!), Megjithëse duhet të thuhet se inxhinierët rusë ishin duke ecur njëkohësisht nga të dy terminalet. Deri në 90,000 burra u punësuan në të njëjtën kohë për ndërtimin, shumica e tyre të dënuar: për shkak të kushteve të tmerrshme të punës, shumë humbën jetën. Momentet kyçe të ndërtimit ishin ndërtimi i urave të mëdha që anashkalojnë lumenjtë e Siberisë, si Ob, Lena dhe Amur. Në vitet e hershme linja nuk ishte në të vërtetë e vazhdueshme: binarët u ndërprenë pas qytetit Siberian të Irkutskut (5,152 km nga Moska, gati dhjetë herë distanca midis Romës dhe Milanos) në brigjet e liqenit të madh Baikal, në zemër të Siberisë. Vagonët ngarkoheshin në dy akullthyes (Bajkal dhe Angara), të cilat i transportonin në anën tjetër të liqenit në katër orë, ku udhëtimi rifillonte.
Vetëm në vitin 1905 u bë bashkimi i hekurudhave që vazhdonte rreth brigjeve jugore të liqenit dhe rruga mund të përshkohej tërësisht me tren. Më 17 mars 1938, në një tren Trans-Siberian, lindi pranë Irkutskut Rudolf Nureyev, ndoshta balerini më i madh i të gjitha kohërave. Babai i tij, me prejardhje Tartar, ishte duke shërbyer në Ushtrinë e Kuqe si komisar politik në Vladivostok.
Nëna Farida zgjodhi të bashkohej me vajzat e tjera, por dhimbjet e kapën befas pranë kryeqytetit të Siberisë. Hekurudha ka luajtur një rol strategjik në shumë raste, duke transformuar fytyrën e një kontinenti të tërë, të paktën katër milionë fshatarë kanë lëvizur në lindje, të tërhequr nga mirazh e tokës, ndërsa trenat që i transportonin drejt lindjes ndërroheshin në të vetmin shërbim hekurudhor (linja mbeti me një rrugë të vetme deri pas Luftës së Dytë Botërore dhe disa pjesë janë ende) me trena mallrash që transportonin grurë siberianë për në Rusi.
CALIFORNIA ZEPHIR
Shtetet e Bashkuara janë vendi i vërtetë i hekurudhave, që ishte mënyra më e mirë për të kaluar Amerikën e pafundme Veriore. Linja e parë transkontinentale u përfundua në fillim të vitit 1869 pas Luftës së Ndarjes dhe përfaqësoi një stimul të fuqishëm për rritjen e vendit. Për një kohë të gjatë, shpirti pionier vazhdonte të qëndronte në një nga trenat më të famshëm të Amerikës, Zephir në Kaliforni, që lidhte përditë Çikagon me San Franciskon: 3,900 kilometra në 51 orë, një nga rrugët më të gjata në botë. Treni filloi shërbimin më 20 mars 1949. Në udhëtimin e parë, stjuardesat në bord, të quajtura Zephirettes, ofruan një orkide havai për të gjitha zonjat. Fillimisht ishin gjashtë, nga dhjetë vagonë secili. Nga këto, pesë ishin “Vista Dome” e famshme, e pajisur me një observator të madh me xham të mbuluar nga të cilat udhëtarët mund të shihnin në të gjitha drejtimet. Ashtu si të gjitha trenat me distancë të largët, Kalifornia Zephir origjinal gjithashtu nuk konkurroi dot me avionin dhe ndali shërbimin në vitet 1960.
GHAN (AFGHAN EXPRESS)
Është një tren që kalon gjithë Australinë nga jugu në veri, nga Adelaide (në bregun jugor të kontinentit) deri në Darvin në bregun verior. Gjurmët mbulojnë gati 3 mijë kilometra, dhe binarët filluan të vendosen në vitin 1878. Linja u shtri ngadalë në shkretëtirë për në Alice Springs në vitin 1929, në qendrën gjeografike të Australisë, 1,200 kilometra nga oqeani më i afërt: vagoni i parë arriti në 4 gusht të atij viti. Ghan është një formë e shkurtuar e emrit origjinal “Afgan Express”, i quajtur për nder të pronarëve të deveve që vinin këtu nga Afganistani për të përfunduar fazën e fundit, përpara se hekurudha të mbaronte. Ata thirreshin kolektivisht afganë, pastaj u shkurtua në Ganët. Legjenda thotë se një nga udhëtarët e tij të parë ishte pikërisht një nga këta afganë, që duke qenë mysliman, u hodh jashtë trenit për lutjet e tij të mbrëmjes në Mekë. Dikush bëri ironi që, duke qenë se ishte njeriu i vetëm si pasagjer, treni meritonte emrin e Afghan Express dhe prej atij momenti pseudonimi i mbeti.
Gjurma fillestare ndalej në Alice Springs. Paradoksalisht ky rrugëtim, duke qenë në mes të shkretëtirës, ishte i ekspozuar ndaj përmbytjeve të shpeshta e të fuqishme, gjë që e bënte trenin të goditshëm. Në 1980 linja u zhvendos pjesërisht që të shmangeshin problemet dhe në 2001 rinisi ndërtimi i pjesës jugore e deri në qytetin e Darvinit, në veri. Trenat sot janë të gjatë 686 metra (më shumë se 6 fusha futbolli) por mund të kenë deri 149 vagonë e të arrijnë 1200 metra. E pësrshkojnë gjithë kontinentin në 48 orë. Sot Ghan është i vetmi tren që ka edhe makina lojërash fati, një detaj që mund të shpjegojë suksesin e tij.
KRENARIA E AFRIKES
Ai që është konsideruar si një nga trenat më luksozë në botë udhëton në Afrikën e Jugut. Eshtë Krenaria e Afrikës e Rovos Rail, që fillon nga Kejp Taun dhe takon qendrat më të rëndësishme të rajonit, të tilla si Durban, Pretoria dhe Johanesburg, duke shkuar, një herë në vit, deri në Tanzani. Mbart një maksimum prej 72 pasagjerësh të vendosur në 36 suita, të mobiluara në stilin klasik. Vagonat datojnë në vitet njëzetë dhe tridhjetë, dhe tërhiqen, në rrethana të veçanta, nga një lokomotivë origjinale me avull. Treni është i pajisur me një vagon-sallon (dritaret gjigande të të cilit mund të hapen për të lejuar pasagjerët të udhëtojnë në ajër të hapur) dhe një ose dy vagona restorant me dritare panoramike, të cilat janë të nevojshme për veshje mbrëmje për darkë e qirinjve. Duhanpirësit kanë një vagon të tërë të pajisur me klub.
Suitat janë të mobiluara plotësisht me mobilje prej druri dhe dekorime origjinale, ato ofrojnë luks të jashtëzakonshëm, të krahasueshëm me hotelet më të mira: dhomat e mëdha, Royal Suite, zënë secila gjysmë vagoni dhe përfshijnë ndër të tjera një banjo me vaskë dhe dush të veçantë. /Bota.al /KultPlus.com
Shtatëdhjetëvjetëte Rutger Hauer: “Hollywood është një vend i qelbur. Je i kënaqur nëse ke rol në një film, fiton dhe ndoshta p*llon çdo natë. Përndryshe, vret veten. “Kam jetuar një vit si vagabond midis Pakistanit, Gjirit Persik dhe Sajgonit. Por për të kuptuar se do të mund të bëhesha actor, mu desh shumë kohë. U shtira si i çmendur për të mos bërë ushtrinë. Përplasjet e mia me Harrison Ford? Është një njeri që nuk e do jetën. Blade Runner? Një film epokal”…
Këmbët e zbathura, këmishën me katrore, një kompjuter. Merr recepsionin për t’i kërkuar një kapuçino dhe ata i sjellin dy. Të tjerë prishen në pjatancë. Në tavolinë një shishe Chianti, lëng frutash dhe birrë që qëndron nëpër gota, dy paketa Camel bosh, e treta në rrugën për t’u mbaruar. Rutger Hauer qesh, reflekton dhe herë pas here, midis një shfryrjeje dhe një onomatopeje, duke nënshtruar fluksin e ngadaltë e gushtit, bën pauzat e tij. Në dhomën e hotelit me pamje nga kopshti zoologjik në të cilin Dino Risi kaloi vitet e fundit të tij, replikuesi i Blade Runner e ka lënë jetën e vështirë prapa krahëve.
Në janar njeriu që pa gjëra të cilat humanët as nuk do të mund t’i imagjinonin, do të mbushë 70 vjeç. E shikon në sy dhe i beson; e shikon të rravgojë midis mimikës, karikaturave dhe kujtimeve dhe nuk e dyshon. Të shkrira lotët në shi dhe të fiksuar tatuazhet në shpatulla, sot Hauer qesh. Kthehet në një prej monologëve më të famshëm të historisë së kinemasë: “Doni t’ua recitoj?”, e shtyn në të folurit me veten: “Unë kam parë gjëra që ju humanët as nuk do të mund t’i imagjinonit / anije luftarake në flakë në afërsitë e bastioneve të Orionit… sigurisht që nuk e kam harruar.
Fjalë që duken sinteza e jetës time, përmbledhja e momenteve më të rëndësishme të mia. Prindërit e mi, Arend dhe Teunke, qenë aktorë. Dy intelektualë, dy bohemiennes. Shtëpia ime ishte një port detar, në të jetonim 29 veta, në një klimë libertare, origjinale. E vëzhgoja këtë botë dhe pyesja sesi ka mundësi, për tim atë e time më, gjithçka u dukej interesante përveç meje. Si do ta tërhiqja vëmendjen e tyre? Mërzitesha dhe ëndërroja arratinë.
E realizuat?
Kur isha adoleshent, në fundin e viteve Pesëdhjetë, e braktisa familjen për t’ia hipur një anijeje tregtare. Në shkollë isha katastrofë, kërkoja diçka më apasionuese sesa epopeja e Vilhelmit të II-të dhe e gjeta në det. Doja të shkoja drejt lirisë, të shpalosja velat, të thyeja kurrizin për 50 euro në muaj.
Prindërit të kundërshtuan?
Më lehtësuan. Unë isha një kafshë e egër, një ikanak i lindur dhe ata dy njerëz të hutuar, jo të këqij. Nuk bënë asgjë për të më ndaluar. Deti ishte një trashëgimi e lashtë. Paraardhësit e nënës time, shekuj më parë. Kishin lundruar. Një ditë nëna më tha: “Nëqoftëse do të nisesh Rutger, unë do të ndihmoj”.
Lodhje? Më kishte paralajmëruar: “Në anije do të jesh i destinuar për të bërë punë me përgjegjësi të madhe. Do të përgatisësh mëngjeset, do të rrahësh vezët, do të rregullosh krevatet dhe do të lyesh muret e ndryshkura nga kripa e detit. Nuk kërkoja më shumë. “Do të jetë e mrekullueshme”, i thashë. Përgatita një çantë dhe pa e pasur kurrfarë ideje se çfarë do të bëja në jetë, mbylla portën pa pishman.
Patë botën?
Pakistanin, Gjirin Persik, Sajgonin. Një vit si vagabond, duke mësuar gjuhë të reja dhe duke i injektuar vetes një ndjenjë disipline që në bangat e shkollës refuzoja ta pranoja.
Rebel? Nuk e di. Kisha lindur në një fshat të vogël, qesharak, në të cilin origjinaliteti dhe pavarësie shikoheshin me dyshim. Isha mospërfillës, refuzoja autoritetin e krijuar dhe i përgjigjesha me një pordhë çfarëdolloj gjëje që më propozonin. Udhëtimi pa destinacion më ndihmoi që të merrja në konsideratë hipotezën se për të arritur në ndonjë vend do të duhej të impenjohesha. Kur u ktheva në Holandë u regjistrova në një kurs teatri. Ditën punoja si elektricist, murator dhe karpentier për të paguar qiranë. Shikojini kallot nëpër duar, nuk gënjej. Ama për të kuptuar se do të mund të bëhesha aktor, mu desh shumë kohë.
Morali nga ndërmarrja?
Nuk besoj në morale, sidomos në moralet a posteriori. Kur dikush pretendon të të diktojë një universal, të jeni i sigurtë se gënjen.
Atëhere në çfarë besoni?
Në rrugëtimet individuale. Secili ka të tijin. Jo ndryshe nga sa më kishte ndodhur në bangat e shkollës, në kurset e teatrit gromësija papushim. Zërat baritonë të mësuesve, jeta që rridhte jashtë klasave. Mërzia. Teori, teori dhe sërish teori. Shikoja shokët e mi dhe pyesja veten se mos vallë po më mashtronin. Me forcën e pikëpyetjeve lidhur me perspektivat e ardhshme, u zgjova nga realiteti. Fletëthirrja për shërbimin ushtarak, e ardhur në mesin e viteve Gjashtëdhjetë, qe një goditje.
Ushtari Hauer.
Në vitet Gjashtëdhjetë institucionet ushtarake kishin tendencën e rrezikshme e formimit të njerëzve për t’i dërguar në front. Çdo uniformë duhej të bëhej një John Wayne i përkryer dhe pavarësisht se stimulimi i fizikut nuk më bezdiste, Wayne nuk do të bëhesha kurrë. Isha i tmerruar nga ideja se çdo dy orë, njëlloj si në parodi, do të mblidheshim të gjithë në rresht, përpara një zotërie të ngurtë që jepte urdhra të pakuptimta me zë të lartë dhe në mbrëmje, në të njëjtin formacion vetëm për meshkuj, diskutimet do të silleshin rreth birrës, bythës, pi… dhe sportit. Më kapte një asfiksi. Marrja frymë dhe përkëdhelja e ëndrrës për t’u arratisur u transformuan me shpejtësi në të njëjtën ndjenjë. Në këtë pikë, hartova një plan.
Çfarë plani?
Atë të shtirjes si i çmendur. Do të bëhesha budalla. T’i detyroja të largonin nga ushtria holandeze një element të pabesueshëm, një burim rreziku për vetë shokët e tij të kazermës.
Ia arritët?
Nuk qe e thjeshtë. U përgatita me një mikun tim aktor. Studioja grimasat, përgjigjet, kohët e reagimit. Natën përpara se të nisja çfaqjen, miku më këshilloi që të flija një orë për t’u paraqitur si i dërrmuar dhe t’i jepja një lustër vërtetësie çmendurisë.
Si shkoi?
Bëra maksimumin. Fillova që të ngatërroja flamujt kombëtarë dhe grada të përgjigjesha keq, të bëja fytyra të habitshme dhe të qeshja në koincidencë të një imitimi. E detyrova komandantin që të më dërgonte tek psikologu. Aty filloi një ndeshje shahu e gjatë dy javë. Nuk ishin të bindur se isha vërtet i çmendur, fizikisht isha shumë mirë dhe ju nënshtrova ju shumë provimeve të qelbura. Kur me liruan, për një moment, nuk e besova. E dija se po luaja të tashmen. Kisha frikë se ma lexonin në mendim dhe mund të më zbulonin. Kështu, në momentin e lajmit, u bëra si i befasuar dhe sikur më vinte keq: “Zoti Hauer, jeni një qytetar i lirë”. Fillova të ulërija, të godisja me grushta tavolinën, t’u përgjërohesha që të mund të qëndroja: “Nuk keni të drejtë ta bëni, maskarenj! E dua vendin tim, nuk mund të më pengoni që t’i shërbej!”. Një rrezik i kalkuluar. 10 minuta më pas isha jashtë kazerme. Qe mjaft argëtuese. Si e gjithë jeta ime.
Me të dalë jashtë?
Nuk e kisha zgjidhur krejtësisht problemin tim. Brenda institucionit, qoftë për shkollë teatri apo për ushtrinë, ndjehesha keq. Nuk e kujtoj asnjë fytyrë të vetme të mësuesve të mi, por për njerëzit që më kanë ofruar një punë apo për qytetet e shkelura për t’i takuar, kam një kujtesë të përkryer fotografike. Për vajzën time, 50 vjet më pas, është e njëjta gjë. E çorganizuar, nuk arrin të qëndrojë. Nuk është faji i saj, babai nuk ua ka mësuar bazat.
Si kaluat nga teatri në televizion?
Prej një koincidence të pabesueshme. Gjatë provave takova disa aktorë që përgatiteshin të nisnin një seri televizive, “Floris”. Më ftuan në xhirime dhe shumë përpara se të kisha një rol, mbeta si i magjepsur. Mendova: “Po kjo është vërtet e bukur! Dua të provoj të bëhem aktor”. Fola me menaxherin, nuk u pëlqyem. E shikova në sy dhe e kuptova se ai e bënte zanatin e tij për vetveten dhe për asnjë tjetër. Pavarësisht qëndrimit të ashpër, më pranuan.
Floris, seria juaj e parë televizive, pati ndonjë rezultat të mirë?
Qe një kujdes i jashtëzakonshëm. Transmetohej të dielën dhe në momentin e shfaqjes vendi bllokohej i tëri. Megjithëse nëpër rrugë njerëzit më ndalonin, fenomeni mbetej i kufizuar brenda kufijve kombëtarë dhe unë doja të ikja, të kisha diçka më të madhe. Ajo që kisha më dukej shumë e vogël.
Nuk u kënaqët.
Siç ndodh nganjëherë, pata një tjetër goditje fati. Në vitin 1973 Paul Verhoeven më ofroi një rol prej protagonisti tek “Turk’s Fruit”, i marrë nga një libër shumë i shitur që trajtonte tema universale. Çlirimi i seksit, dhimbja, dashuria që venitet, sëmundja.
Edhe filmi shkoi mjaft mirë.
Një triumf i vërtetë. Tri milion spektatorë vetëm në Holandë. Nominim për Oscar si filmi më i mirë i huaj. Në një minutë, dukej se bota kishte shpërthyer mbi fytyrën time. Nuk doja ta humbisja këtë rast dhe në të njëjtën kohë nuk arrija të kuptoja se ky rast më kishte takuar pikërisht mua. Isha kaq i pagdhendur, i egër, i papërgatitur. Isha i lumtur dhe i trazuar. Qemë krahasuar me “The Last Tango”, krahasonin Paul me Bernardo Bertolucci dhe Marlon Brando me mua. Gjithçka me një film të vogël të prodhuar nga një vend i vogël dhe i eksportuar kudo. Nuk arrinim në kohë të pyesnim se ku ishte shitur se lista e vendeve rritej: Austri, Itali, Gjermani, Francë. Një delir i vërtetë. Pastaj Paul Verhoeven xhiroi “Robocop” dhe “Basic Istinct”.
Për të parin e dy filmave, pa u menduar shumë, mendoi për ju. Brenga?
Asnjë. Robocop nuk ishte bërë për mua dhe nuk arrij të mendoj asnjë aktor në botë që do të kish mundur të interpretonte më mirë se Michael Douglas rolin e tij tek “Basic Istinct”. Për më tepër, veçanti vendimtare, Paul nuk ma propozoi kurrë. (Qesh).
“The Wilby Conspiracy” me Sidney Poitier e Micheal Caine nuk mjaftoi për ta pushtuar Hollywood, i përqafuar vetëm falë shumë të dhunshmit “Nighthawks” i vitit 1981.
I vitit 81? Të sigurtë? Ka kaluar kaq shumë kohë? Ta hajë dreqi. U dëfreva shumë. Interpretoja një terrorist të pamëshirshëm, në një qytet që shumë vite më pas do të goditej egër prej tij.
Tek Nighthawks ju ishit mjaft i keq.
Nuk kam pasur kurrë fikë për të interpretuar një të keq. Luaja me Sylvester Stallone, qemë antipode me role, por së bashku ndjeheshim shumë mirë. Në skenën finale, përballemi për të vrarë njëri tjetrin.
“Do mbesë në këmbë vetëm njëri”, apo jo?
I mir ishte ai, por pikërisht në finale i kujtoj një të vërtetë që është e vlefshme në jashtëzakonisht shumë raste: “Në fund të fundit unë dhe ti bëjmë të njëjtin zanat të fëlliqur, ai që ndryshon është vetëm objektivi”.
Pak kohë më pas Ridley Scott ju thirri për “Blade Runner”. “Askush”, tha, “do ta kishte pritur ndonjëherë një rezultat të ngjashëm”.
Nuk qe kaq romantik. Nuk më thirri Ridley, por shefi i gjetjes së aktorëve. Ishte gjithçka mallkueshmërisht profesionale dhe e organizuar, përtej çfarëdo imagjinate dhe viktima e zellit të shumë natyrisht që ishe ti.
Impakti me Hollywood?
Hollywood është vetëm emri i një segmenti të papërfillshëm të një qyteti me më shumë se 20 milion banorë. Një vend i ndyrë, një cirk për turistët, një lloj Disneyland. Je i kënaqur nëqoftëse ke rol në ndonjë film, të del emri nëpër gazeta dhe ndoshta pallon çdo natë. Në rast të kundërt, vret veten. E keni idenë sesa njerëz kanë vdekur duke kërkuar të kenë fat në Los Angeles, sesa janë zbehur në mes të rrugës.
Shumë?
Nuk i gjykoj sepse të jesh i pasigurtë, të humbësh dhe të mos dish atë që dëshirohet në Hollywood është gjëja më e thjeshtë e botës, por po, jashtëzakonisht shumë. Unë kam qenë me fat sepse Hollywood është një vend që pranon vetëm dy lloje finalesh. Ose suksesin, ose rënien. Rrugë të mesme nuk parashikohen.
E ndjeni se i përkisni?
Jeni të çmendur? Unë i përkas vetëm vendit ku ndodhem dhe ndjehem i lumtur.
Tek “Blade Runner” punuat me Harrison Ford. Thuhet se raportet tuaja kanë qenë të komplikuara.
Nuk qenë raportet tona të komplikuara, i komplikuar ishte ai. Ka pasur probleme me të gjithë. Probleme me mua, me Ridley, me filmin, me reputacionin e tij. Nuk arrija ta kapja, pasi Harrison një qendër nuk e ka. Nuk e do jetën, nuk njeh asgjë, nuk di asgjë. E kishte me vetveten të gjitha ditët, emetonte një energji negative. Dukej se ecte me marsh prapa. E kundërta ime.
I ashpër.
Ishte aq negativ sa që imagjinova se ndoshta ishte nën efektin e ndonjë droge, por, për hir të së vërtetës, nuk e kam kuptuar kurrë se për çfarë substance bëhej fjalë. Ai ishte heroi, por në atë rol gjendej shumë keq.
U grindët në xhirime?
Punuam sëbashku për 4 apo 5 ditë maksimumi, pjesën më të madhe të kohës të ndarë nga një mur. Herapsëhere Harrison ishte brenda murit të fiksionit dhe shumë shpesh brenda murit personal të tij.
Filmi propozonte edhe skena të rrezikshme. Një herë duhej të xhironit natën, dy kaskadorë u dëmtuan dhe atëhere provuat të hidheshit ju. Pavetëdije, çmenduri apo gjë tjetër?
Atrecuesi donte që të hidhesha nga një pallat në tjetrin. Më pyeti: “E bën dot?”. “Kështu jo”, ju përgjigja. Pastaj i shtova: “Por nëqoftëse ma afron pallatin me një metër, ndoshta po”. Filmi ishte xhiruar në studios dhe pas dy orësh zhurme dhe rrëmeti, pallati ishte spostuar me të vërtetë. Kështu që u hodha. Asgjë kushedi se çfarë heroike apo e rrezikshme. E dija se e kisha fizikun e përshtatshëm për provën. Doja të tentoja dhe pasi jam stërvitur mbi një trampolinë për pak kohë, ia arrita. Tek “The Hitcher”, vite më pas, më eci shumë më keq. Duke kërcyer nga një makinë në ecje e sipër, kam thyer një dhëmb me kondakun e pushkës.
Ju keni xhiruar më shumë se 100 filma. Ju vjen keq të kujtoheni sidomos për një film?
Aspak. Jam i lumtur që jam bërë një eveniment kolektiv. Të jesh i kujtuar për diçka epokale, është më mirë sesa të jesh i harruar dhe është e bukur që të ndodhë për një film që në qendër të poetikës së tij ka temën e identitetit.
Çfarë ju magjepse në film?
Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë tek “Blade Runner”, janë nivelet e shumta e leximit të tij. Ideja në bazë është e thjeshtë: “Unë nuk e di se kush je dhe dua absolutisht ta zbuloj”. E harrojmë gjithmonë se kush jemi. Nuk i japim vetes kohën e nevojshme për ta kuptuar. Tek “Blade Runner”, Ridley provonte që të jepte një përgjigje.
A patët raport të mirë me të?
Të shkëlqyer. Sapo vendosëm një kontakt, gjërat ecën për mrekulli. E pyesja papushim për Roy Batty: “Çfarë dëshiron që të dalë nga personazhi im?”. Ai më sugjeronte që të mos e vrisja mendjen. “Mos mendo”. Herë të tjera i bëja propozime për modifikime roli dhe ai më thoshte: “Ok, le ta provojmë”. Maksimumi. Diskutimet e vetme qenë filozofike: respektivisht skenarit nuk besoja se në përplasjen përfundimtare midis humanëve dhe androidëve, duhej të majmunizohej epika e Bruce Lee apo e Superman. Kishte diçka më të thellë, më të fshehur, më të brishtë. Ridley ishte dakord dhe unë praktikisht në finalen e filmit ndjehem mjaft i përgjegjshëm.
A është e vërtetë se ideja e fluturimit të pëllumbi qe e juaja?
Kontribuova. Çfarë kishte më të bukur sesa të mbaje në dorë një pëllumb dhe pastaj të fluturoje nga duart e një replikuesi që tenton në mënyrë të dëshpëruar t’i ngjajë një qenieje njerëzore? Gjithsesi, në film dhe për filmin, dhashë gjithçka.
Thonë se ju ziheni shpesh. Me regjisorët dhe me kolegët. Sepse dhënia e një, pavarësisht talentit, korrespondon gjithmonë me një rrezik.
Marinari nuk mund të ecë gjithmonë kundër valëve, nganjëherë edhe duhet t’i përballojë anash. Duke provuar që të jetë dinak. Deri në një moment të caktuar të jetës, ajo që thoni, ka ndodhur. Kam notuar kundërrrymë duke luftuar me egon, pastaj, nga viti 1985, jam çliruar. Qysh atëhere jam njeri tjetër.
Qëndron bashkëshortja juaj, Ineke Ken Take?
E njoha në vitin 1967, u martova me të në 1985. Ajo qëndron gjithmonë.
Ju jeni monogam dhe jeni me të njëjtën femër prej 30 vjetësh. Një qëndrim që është në kundërshtim me mitologjinë e ndërmarrjeve tuaja.
Besnikëria nuk është e lehtë, por nëqoftëse zgjidhet, bëhet një copë rrugë së bashku dhe ndjehesh mirë, kjo copë rrugë bëhet një udhëtim pa stacion arritjeje.
Ju keni punuar me shumë regjisorë italianë. Wertmüller, Tessari, Ferrara, Olmi. I preferuari juaj?
Ermanno, një mjeshtër i vërtetë. Me Scott, një prej dy regjisorëve të jetës time absolutisht. Një njeri me inteligjencë superiore, i aftë që të nxjerrë thelbin tim më delikat. Për “The Legend of the Holy Drinker” me Ermanno u takuam në Paris. Ai nuk e fliste një fjalë anglisht. Më pushtoi për 2 minuta duke me ngritur një kurth. Më propozoi që të merrja pjesë në një film aksion. E shikova në sy dhe ja kapa bllofin.
Jeni takuar 25 vjet më pas tek “The Cardboard Village”.
Ka qenë sikur ato vite të mos kishin kaluar. Shpresoj që të xhirojmë shpesh një tjetër film së bashku. Ermanno, nxito, nuk kemi shumë kohë. (Qesh).
Ndjeheni i plakur, Rutger?
Ju dukem i plakur? Pa një valixhe dhe një skenar për të lexuar nuk do të rrija të qëndroja. Sekreti i aktorit në thelb është i njëjti.
Cili?
Të bëjë të besueshme atë që interpreton. Të mbushë një sallë me njerëz që emocionohen. Vlen vetëm kjo. Kusuri, besomëni, janë budallallëqe. /KultPlus.com
Ajo tashmë renditet në rangun e artisteve shqiptare më të famshme nëpër botë.
Ava Max, së fundmi ishte e ftuar në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel, ku ka peformuar hitin e saj më të fundit “So am I”.
Artistja shqiptare ka interpretuar live para miliona spektatorëve, ndërsa ka interpretuar me korrektësi këngën e saj.
Performanca e shqiptares nga Saranda është publikuar tashmë edhe në kanalin YouTube, duke marrë mijëra shikime në pak orë.
Ava Max përndryshe është e nominuar për çmimin “Artistja e re më e mirë” në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards. /Telegrafi/KultPlus.com
Ne jemi vazhdimësia e braktisjes Strehuar në njërën prej çative Këndet fshehin shikimet Divanet pagjumësitë e dashurive të pa jetume Nën shkallë Botën marrim në gji E të nesërmen ecim tutje mbi kalldrëmet e historisë Me qafën mbuluar në shall valëvitur si vet liria Presim lindjen e njërës Pasnesër varrosim bardhësinë E mbase e harrojmë veten Në fjalën e pathënë Fati i gruas nuk është anonim
Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria.
Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.
Por ngjarjet kanë pasur një rrjedhë të ndryshme: imigrantët fillimisht u mbyllën në stadiumin e vjetër Della Vittoria, dhe më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.
Gjendje shëndetësore e mjeteve tona të komunikimit duhet të jetë e lëkundur deri sa dembelizmi pengon rindërtimin e ngjarjeve, të bujshme, që kanë ndodhur vetëm njëzet vjet më parë.
Le të shohim pra se kanë shkuar gjërat, duke ndjekur kronikat e asaj kohe.
Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari.
Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë. Komandanti Halim Milaqi i rrëfen gazetarit Antonio Padalino të revistës ‘Panorama’ se anija e tij kishte mbërritur në port nga Kuba, plot me sheqer, dhe shkarkimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, kur e pa që po afrohej ky det njerëzish.
Atëherë jep urdhër që të fillojë lundrimi, por disa policë, që kanë arritur të hipin, i vënë një thikë në fyt dhe e detyrojnë të kthehet prapa për të marrë të gjithë ata njerëz.
Sa janë në bord? Gazetat e 9 gusht 1991 shkruanin se bëhej fjalë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morì mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit.
Fotografitë e Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që, pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.
Në orën 11e 30 lumi i njerëzve ndodhet në platformë. Kërkojnë bukë dhe ujë. Vlora është kthyer në një nevojtore me erë të keqe. Policia i drejton të gjithë në stadiumin e vjetër të futbollit, ne pritje të vendimeve.
Kryeministri, Giulio Andreotti, dikton nga Roma këtë deklaratë: ‘Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre’.
Në stadium plas revolta.
Më të rinjtë shkulin pllakat e shkallëve dhe hedhin gurë kundër policisë. Përleshje të ashpra zgjatën tre ditë, më të dhunshmet qenë ato të së dielës, më 11 gusht, me 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.
Shqiptarëve u jepet ushqimi dhe uji nga qielli, më thasë të hedhur nga helikopterët. Ishin skena Apokalipsi.
Ndërkohë organizohet operacioni më i madh i riatdhesimit në historinë e Republikës së Italisë. Në të marrin pjesë 11 avionë ushtarakë C130 dhe G222, së bashku me tre Super80 të Alitalia-s dhe motobarka si Tiepolo, Palladio dhe Tiziano, në të cilën hipën klandestin gazetari i ‘Il Messaggeros’ Marco Guidi.
Ai u hoq si shqiptar për të mund të njohur historitë e imigrantëve. Në fillim shumë prej tyre nuk e dinë se po i kthejnë. ‘Është e vërtetë që do na çoni në Venecia?’ pyet njëri ekuipazhin, sipas rrëfimit të Marco Guidi.
Të riatdhesuarit qenë 17 mijë e 400, më shumë nga pasagjerët e Vlorës (e përsërisim sipas shifrave të asaj kohe), sepse u riatdhesuan edhe imigrantë që kishin mbërritur me anije të tjera.
Mbetën në Itali 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për stremi politik.
Gianni De Michelis, ministër i Punëve të Jashtme, fluturoi për në Tiranë për të ilustruar një plan italian ndihme: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.
Në Parlament pati polemika mbi metodat e rrepta, madje brutale, të këtij operacioni. Shumë më pak mbi thelbin e tij. Në një konferencë shtypi deputetët e PDS (Partia Demokratike Italiane e sotme) ‘megjithëse kuptojmë vendimin e dhimbshëm për riatdhesimin e refugjatëve në Shqipëri’ ata denoncuan ‘zgjedhjen e pamenduar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar atyre një asistencë të denjë.’
Kjo është e vërteta e fakteve, që askush sot nuk mund t’i ndryshojë. Megjithatë, në ato vite, Italia në përgjithësi dhe Puglia në veçanti dhanë prova shumë të mëdha mikpritjeje.
Më pas mes Romës dhe Tiranës do të lidhet një marrëveshje model, e cila arriti të lehtësojë emigracionin e rregullt të të shumë shqiptarëve.
“Jezusi mund të falë shumë, sepse ka shumë dashuri, mund ta falë një mëkat të madh. Siç është për Jezusin, ashtu duhet të jetë edhe për ne, nëse vërtet duam të falim, duhet vërtet të duam.
Mëkati më i madh është mungesa e dashurisë, indiferenca e
tmerrshme për të afërmin, që lëngon nëpër rrugët e botës, si viktimë e
shfrytëzimit, korrupsionit, moskujdesit shëndetësor, padrejtësisë.
Mëkati na përndjek, është i pranishëm në ne. Mirëpo kurrë
nuk duhet të dorëzohemi dhe dëshpërohemi. Nuk duhet të ndihemi dhe të jemi të
pashpresë… Gjithë kjo nuk na nevojitet, nëse e kemi kuptuar butësinë e
dashurisë së Zotit. Ne jemi të çmuar për Atë, sepse Ai na do, na do aq
përkushtim, sepse jemi të trajtuar me dorën e tij… Kur zemra juaj është e
shqetësuar, kur zemra juaj është në dhembje, kur zemra juaj duket se po thahet…
atëherë kujtojeni këtë: “Unë jam i çmueshëm për Atë, Ai më do. Më ka ftuar për
emër. Jam i tij. Zoti më do. Për ta dëshmuar dashurinë e tij Jezusi ka vdekur
në kryq.
Ne, gjithçka bëjmë për Jezusin. Unë 24 orë në ditë jetoj për
Jezusin, atij ia dhuroj jetën time, zemrën time, dashurinë time, punën time, të
gjitha.
Ne jemi kontemplative aktive në botë, jetojmë vetëm për
Jezusin. Atë e zbulojmë, shërbejmë dhe duam para së gjithash në Eukaristi, në
uratë, në meditim, pastaj në njerëz që vuajnë. Nëse nuk do funksiononte feja
jonë, do të ishte e pamundshme dashuria dhe shërbimi ynë ndaj të
afërmit.
Do të duhej t’ia mundësonim Jezusit, në dritën e dashurisë,
që t’ia sjellim një mori të të varfërve në bashkësinë e Kishës dhe me Zotin,
për shëlbimin e tyre, por edhe për lavdinë sa më të madhe të Hyjit. Këtë na
mundëson miqësia dhe bashkëpunimi ynë besnik dhe me dashuri me Të…
Fjalët tona dhe jeta jonë është e zbrazët, nëse nuk lind nga thellësia e zemrës, nga dashuria për Zotin dhe për të afërmin. Fjalët që nuk bartin dritën e Jezusit, e rrisin edhe më shumë errësirë.”/drita.info / KultPlus.com
Unë jam një personazh I një romani të moçëm Që vazhdon të shkruhet Me ngjyrën e ditëve të mija, Kopertinën e tij të rënduar E hap rregullisht agimi Kurse e mbyllë Mundimshëm gjumi, E fletët e tija kundërmuese I shfleton ngadalshëm era Mbi të cilat rrokulliset Qenia ime përditshëm Për t’i skalitur imazhet e ndjenjave Të cilat bëhen të zëshme Nga shkronjat e zeza Përballë syve të padukshëm të qiellit.
“121 foto në 121 jetë suksesi” që është duke u prezantuar në Strugë, përkatësisht në Festivalin e Teatrove “K’tu Fest” ka marë një vëmendje të madhe, duke u njoftuar të pranishmit me sukseset e 121 grave shqiptare anë e mbanë botës, shkruan KultPlus.
Këtë
ekspozitë në emër të Fondacionit “Ibrahim Kodra” e ka përshëndetur edhe
kryetarja e këtij fondacioni, Maria Pacolli, e cila njëherit ka vlerësuar punën
e Flora Nikollës, e cila edhe e ka realizuar këtë koncept prezantimi, që përfshinë
fotografitë e 121 grave të suksesshme shqiptare, të cilat më pas edhe janë botuar
në një libër po me të njëjtin titull.
KultPlus ju sjellë të plotë përshëndetjen
e Maria Pacollit, e cila edhe pse ka munguar në ekspozitën e Strugës, ajo ka
shprehur gatishmërinë që të jetë e pranishme po në këtë ekspozitë që do të
hapet në Prishtinë dhe Zvicër.
“Të dashur miq dhe mikesha nga hapësira
shqiptare, me keqardhjen më të madhe detyrohem t’ju përshendes me shkrim, dhe
jo fizikisht, duke qenë bashkë me ju.
Jam nënë e 4 fëmijëve dhe bashkëshortja
e një ministri të jashtëm si Behgjet Pacolli, që udhëton shumë, ndaj shpesh jam
dhe nënë dhe baba. Angazhimet familjare, megjithatë nuk na kanë penguar të bëjmë shumë
aktivitete për fëmijët tanë, në emër të Fondacionit Zviceran Ibrahim Kodra.
Flora Nikolla, Albanian
Excellence, ka parë tek puna ime, tek puna dhe shembulli i shumë kolegeve tona
anembanë viseve shqiptare diçka të vecantë. Ndaj dhe jemi pjesë e kësaj
ekspozite. Flora ka bërë punë të jashtëzakonshme për të na bërë bashkë në emër
të dy fjalëve: shqiptarë, dhe të shquar.
Kombi sot është familja, prona, ndjenjat, arti dhe aktiviteti jetësor që
zhvillon cdo ditë. Kultura shqiptare është bërë pjesë e jetës sime të përditshme,
e mendjes dhe zemrës sime. Ja pse unë ndihem shqiptare si shumë prej zonjave të
nderuara, pjesë e kësaj ekspozite.
Të shquara? Ne kemi bërë punë të jashtëzakonshme, që ndoshta nuk i bën shumëkush. Jam perpjekur shumë për imazhin e Kosovës, për fëmijët tanë, të ardhmen e tyre, për të ardhmen e kombit. Le të punojmë që të shquarit të jenë të zakonshëm dhe te zakonshmit të shquar. Kështu do ta lartësojmë kombin tonë. Falemnderit Flora që na bëre bashkë dhe ne do të jemi bashkë gjithnjë. Do shihemi shumë shpejt në Prishtinë dhe në Zvicër. Ëith best regards, Maria Pacolli Art Director Ibrahim Kodra Swiss Foundation./KultPlus.com
Më 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirëpriti në shtëpinë e tij në periferi të Berlinit filozofin, muzikantin Indian dhe laureatin e Nobelit, Rabindranath Tagore. Dy mendjet gjeniale patën një nga bisedat më stimuluese intelektuale, të kthyera në etapë kulmore të historisë së mendimit, duke eksploruar fërkimin e mendësive dhe moshës, shkencës dhe fesë.
Pjesa e mëposhtme, shkëputur nga një prej bisedave të Albert Ajnshtajn dhe Tagores, vallëzon midis përkufizimeve të ekzaminuara më parë të shkencës, bukurisë, vetëdijes dhe filozofisë, në një meditim mjeshtëror për pyetjet më themelore të ekzistencës njerëzore. Ja se si fjala e shndërron bisedën në një ngjarje, mendimi i drituar e përshkon terrin e pamundësisë për ta zotëruar mosnjohjen, me një forcë të tillë sovrane sa t’i kërkojë njeriut besim për të kërkuar një rol të privilegjuar në këtë skenë spektakolare mahnitjesh dhe shastisjesh.
BASHKËBISEDIMI TAGORA: Sot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise; me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter. AJNSHTAJN: Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikpamjeje nuk do te thote t’i leme lamtumiren parimit te shkakesise. TAGORA: Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesise nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla ky rregull nuk eshte i perceptueshem. TAGORA: Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, dmth eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve. AJNSHTAJN: Fizika moderne nuk do t’i quante qe jane kontradiktore.Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i crregullt pikash uji. TAGORA: Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te crregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme.A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele,dinamike me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt? AJNSHTAJN: Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyren, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot. Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare. TAGORA: Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte. Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore. AJNSHTAJN: Une besoj se cfaredo qe behet me ne ose bejme ka shkakesine e vet; eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot. TAGORA: Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore, nje fare lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi,i cili nuk eshte aq i ngurte sa c’eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore,nje sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe egzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te.Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por dhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se vet muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara.Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike.Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangje nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufijve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetvetes. AJNSHTAJN: Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit. Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti dhe ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet dhe traditat e veta. TAGORA: Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar.Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues.Ai mund ta interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e vet nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar. AJNSHTAJN: Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te. Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura. TAGORA: Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes.Vertete eshte parimi i sjelljes por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual eshte ne krijimin tone. Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar. AJNSHTAJN: Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tijat ne tekstin e kenges qe kendon? TAGORA: Po.Ne Bengal kemi nje soj kenge-kirtan e quajme,e cila i jep liri kengetarit te nderfuse komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale. Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari. AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte? TAGORA: Po, krejt. Nuk mund te kalohen kufijte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e veta duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara. Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine. AJNSHTAJN: Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale? TAGORA: Po , ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave. Ne Indine Veriore, muzika eshte nje art i pavarur, jo nje interpretim i fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal. Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine. AJNSHTAJN: Nuk eshte polifonike? TAGORA: Instrumentat perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine. A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise? AJNSHTAJN: Ndodh nganjehere qe vuan vertete teper. Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine. TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture. Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen. Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk shvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit. AJNSHTAJN: Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille. TAGORA: Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona. Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte, e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor. Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture. AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte, ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fondamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme. TAGORA: S’di se si por piano me ngaterron.Violina me pelqen shume me teper. AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri. TAGORA: Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore. AJNSHTAJN: Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur , lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot. TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ. AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone , ne reagimin tone ndaj artit, kudo qofte ne Europe apo Azi. Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua. TAGORA: E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre, shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem…