Nesër publikohen këngët e festivalit të TVSH-së, sot dihen titujt

Sot janë bërë të ditura edhe titujt e këngëve që do të jenë pjesëmarrëse në Festivalin e Knëgës në TVSH, i cili fillon pas dy ditësh.

Këngëtarët tanimë diheshin por jo edhe këngët dhe krijuesit e tyre.

Nesër, me 9 dhjetor, prej orës 18:00 edhe do të dihen këto këngë, deri në fund të dhjetorit kur edhe mbahet festivali.

Këngët do të plasohen në Youtube dhe prej aty do të mund të dëgjohen më pas, një format i ri ky i festivalit të fundvitit.

Arilena Ara, Elvana Gjata, Eli Fara, Era Rusi, Alberije Hadergjonaj, Aldo Bardhi, Sara Bajraktari, Olta Boka, janë disa prej emrave që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve me 19,20 dhe me 22 dhjetor, në natën e fundit finale kur dihet fituesi.

Fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2020, në Holandë. / KultPlus.com

Dy kategoritë e njerëzve sipas Dostojevskit

Njerëzit në përputhje me ligjet e natyrës, ndahen në përgjithësi në dy kategori: në të ulët (të zakonshëm), në lëndë që shërben për riprodhim të të tjerëve si ata vetë, dhe në njerëz me dhunti e talent, të zotë për të thënë fjalën e re në mjedisin ku jetojnë.

Nëndarjet janë të panumërta, veç shenjat dalluese të kategorive janë të theksuara.

Kategoria e parë janë njerëz me pikëpamje konservatore, të ngurta, këta rrojnë të nënshtruar dhe të bindur dhe u pëlqen të jenë të tillë, këtë destinacion kanë, asgjë poshtëruese në këtë mes nuk ka.

Kategoria e dytë e shkel ligjin, bënë shkatërrime apo ka prirje për të bërë, kjo varet nga rrethanat dhe zotësia e individit. Krimet e të tillëve kanë, sigurisht, karakter relativ; në të shumtën e herëve këta ngulmojnë përmes deklaratave gjithfarëshe në shkatërrimin e të tashmes në emër të më të mirës.

Dhe në qoftë se për hir të idesë këtij i duhet të ecë mbi kufomat e të tjerëve , në vetëdijen e tij, ky, për mendimin tim, mund t’ia lejojë vetes të çajë përpara qoftë edhe me gjakderdhje. Sigurisht, kjo varet nga lloji i idesë dhe përmasat e saj, kjo duhet të theksohet.

Në këtë kuptim kam shkruar për të drejtat e krimit. Sidoqoftë, asgjë shqetësuese këtu nuk ka: të zakonshmit kurrë nuk u’a njohin këtë të drejtë, i pushkatojnë, i varin, duke përmbushur kështu destinacionin e tyre konservator, ama brezat pasardhës i vënë të ekzekutuarit në piedestal dhe u përulen me nderim.

Kategoria e parë është zot i të sotmes, kategoria e dytë është zot i të ardhmes. Të parët ruajnë paqen dhe shumojnë njerëzimin, të dytët shtyjnë përpara botën, e përcjellin atë te qëllimi.

Si të parët, ashtu edhe të dytët kanë të drejtë të plotë për ekzistencë…\ KultPlus.com

Muzetë e Krujës hapin dyert për vizitorët, pa dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit

Kruja është një nga qytetet e dëmtuara nga tërmeti i fundit që tronditi Shqipërinë! Dëmtimet u ndjenë edhe në Kalanë e Krujës ku një pjesë e shkëmbit ka pësuar çarje! Kjo gjë nuk ka ndodhur me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik, ku prej ditës së sotme, janë hapur për vizitorët!

Sipas inxhinjerëve zvicerian, këto godina nuk kanë asnjë dëmtim në asnjë centimetër të saj! Po ashtu, gjatë vizitës së Prof. Aya Kubuta, nga Departamenti i Zhvillimit Urban në Universitetin e Tokyos, Muzetë janë në gjendje shumë të mirë dhe pa rrezik për turistët! / Top Channel / KultPlus.com

Për herë të parë shfaqet opera e realizuar nga një grua në Operën e Vjenës

Për herë të parë në historinë e saj 150 vjeçare, Opera Shtetërore e Vjenës ka shfaqur një operë të realizuar nga një grua.

Kompozitorja austriake Olga Neuwirth ka shkruar një operë të re bazuar në romanin Orlando të Virginia Woolf të vitit 1928. i cili trajton temat e fluiditetit dhe dualitetit gjinor.

Roli kryesor luhet nga këngëtarja Kate Lindsey.

Scene of Orlando

Orlando jeton me shekuj, duke filluar si një burrë në Anglinë e Elizabetës dhe më pas duke u shndërruar në një grua.

Olga Neuwirth thotë se androgjenia dhe refuzimi i stereotipeve gjinore e kanë frymëzuar atë që kur ajo e lexoi për herë të parë romanin e Woolf si adoleshente.

The production in rehearsals

“Jo vetëm që është një udhëtim nëpër shekuj, por është një udhëtim i pikëpyetjeve të vazhdueshme të normave të imponuara nga shoqëria, dhe shoqëria bëhet nga njeriu”, tha ajo për BBC.

Olga Neuwirth thotë se “ndjehet pak e çuditshme” që është e para kompozitore grua vepra e së cilës shfaqet në Operën Shtetërore të Vjenës.

Era Rusi publikon këngën dedikuar tragjedisë së Shqipërisë (VIDEO)

Era Rusi është bërë bashkë me Ylli Baka, për të sjellë një këngë e cila i dedikohet tragjedisë së Shqipërisë.

“Në emër të shpresës” titullohet dueti, përfitimet e të cilit do të shkojnë në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri la të vdekur 51 persona ndërkaq më shumë se 650 të tjerë u plagosën. Klan Kosova /KultPlus.com

https://youtu.be/b98bqnQkLiw

Edhe Shqipëria bojkoton ceremoninë e ndarjes së Nobelit për Handken

Ambasada e Shqipërisë në Suedi, përmes një letre dërguar organizatorëve të Ceremonisë së Çmimit Nobel, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ky vendim, sipas shkresës së Ambasadës, thotë se vjen, ndër të tjera, “si shenjë proteste kundër përkrahjes dhe mbështetjes që z. Handke i ka dhënë Sllobodan Millosheviqit, këtij kasapi të Ballkanit, i cili urdhëroi masakra të shumta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë”.

“Ambasadori i Shqipërisë do të bojkotojë pjesëmarrjen në ceremoninë e dhënies së çmimit. Ai e ka marrë ketë vendim mbi të gjitha për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga gjenocidi serb i Millosheviqit”, shkruan në njoftimin e publikuar nga kjo Ambasadë.

Ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se delegacioni i Kosovës do të bojkotojë këtë ceremoni për faktin se Handke, laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019, ka mbështetur politikat e liderit të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

Ai i kishte bërë thirrje edhe delegacionit të Shqipërisë që të veprojë njëjtë. Koha.net / KultPlus.com

Nga Papa, te Gylen dhe Dalai Lama, 100 liderët më me ndikim në botë

Revista “Watkins” ka botuar listën e 100 njerëzve të gjallë me më shumë ndikim shpirtëror në botë për vitin 2019.

“Ndër shumë mentorë shpirtërorë, aktivistë, autorë dhe mendimtarë, veprimtaria e të cilëve ka ndryshuar botën,” – thekson redaksia e kësaj reviste prestigjioze, dijetari mysliman vlerësohet si një ndër personalitetet me më shumë ndikim shpirtëror për njerëzimin.

Libraria “Watkins”, me selinë e saj në Londër, për më shumë se njëqind e njëzet vjet ka shërbyer si një nxitëse e zbulimit të vlerave shpirtërore, duke u ofruar njerëzve të interesuar një lëndë sa më të pasur në fushën e dijes ezoterike.

Lista e plotë, së bashku me 16 faqe lëndë përfaqësuese rreth hollësive, jetës, fotos dhe e disa prej tipareve më dalluese për secilin nga këto personalitete, do të jetë e pranishme edhe në ‘numrin 57 – pranverë 2019’ të revistës, i cili do të shkojë te lexuesi në 29 shkurt.

Faktorët e marrë në shqyrtim gjatë përzgjedhjes kanë qenë të shumtë, por tri kanë qenë kritere kryesore kushtëzuese:

1) Personaliteti duhet të ketë qenë i gjallë, të paktën deri në datën 1 janar 2019.

2) Personaliteti duhet të ketë dhënë një kontribut shumë të veçantë dhe në dimensionin shpirtëror në rrafsh global.

3) Emri i personalitetit është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme në motorin e kërkimit Google dhe për të flitet gjerësisht në hapësirën e Internetit. Ai shfaqet ndjeshëm në Nielsen Data, ka një profil zyrtar në Wikipedia.

Kjo, për arsye që lista të jetë e bazuara edhe në parametra demokratikë dhe transparentë. Një përkujdesje e veçantë është treguar, që në këtë listë të mos përfshihen emrat e atyre personaliteteve që mund të kenë pasur deklarata duke përdorur gjuhën e urrejtjes, në mënyrë që lexuesit t’i ofrohet vetëm një panoramë e personaliteteve me një kontribut tërësor pozitiv për sa i përket ndikimi shpirtëror  te njerëzit.

100 personalitetet me më shumë ndikim shpirtëror 2019:

1 Papa Françesku
2 Oprah Winfrey
3 Dalai Lama
4 Eckhart Tolle
5 Desmond Tutu
6 Rhonda Byrne
7 Edith Eger
8 Alejandro Jodoroësky
9 Neale Donald Walsch
10 Julia Cameron
11 David Lynch
12 Russell Brand
13 Sam Harris
14 Ken Wilber
15 Tony Robbins
16 Thich Nhat Hanh
17 Paulo Coelho
18 Deepak Chopra
19 Teal Sëan
20 Steve Taylor
21 Sadhguru (Jaggi Vasudev)
22 Gabor Maté
23 Arianna Huffington
24 Alice Walker
25 Mattheë Fox
26 Fethullah Gülen
27 Brian Weiss
28 Brené Broën
29 Iyanla Vanzant
30 Bob Dylan
31 Elizabeth Gilbert
32 Gabrielle Bernstein
33 Byron Katie
34 Marianne Williamson
35 Sri Sri Ravi Shankar
36 Ruby Wax
37 Mooji
38 Ram Dass
39 Esther Hicks
40 Amma
41 Francis Chan
42 Robin Sharma
43 Don Miguel Ruiz
44 Jon Kabat-Zinn
45 James Lovelock
46 Erich von Däniken
47 Clarissa Pinkola Estés
48 Vandana Shiva
49 Rupert Sheldrake
50 Michael Bernard Beckëith
51 Rob Bell
52 Graham Hancock
53 Hamza Yusuf
54 Thomas Moore
55 Justin Welby
56 Martin Seligman
57 Richard Bach
58 Abdullah II of Jordan
59 Roëan Williams
60 Karen Armstrong
61 Alex Grey
62 Robert Thurman
63 Pema Chödrön
64 Ervin Laszlo
65 Prem Raëat
66 Andreë Weil
67 Richard Rohr
68 Daniel Goleman
69 Gary Snyder
70 Jack Canfield
71 Eben Alexander
72 Dan Millman
73 Daisaku Ikeda
74 Andreë Forrest
75 Anita Moorjani
76 Gregg Braden
77 Ajahn Brahm
78 Bruce Lipton
79 Stanislav Grof
80 Zainab Salbi
81 Daniel Pinchbeck
82 Robert Bly
83 Sherin Khankan
84 Jack Kornfield
85 Satish Kumar
86 Caroline Myss
87 Adyashanti
88 Starhaëk
89 David Fraëley
90 Elaine Pagels
91 Richard Rudd
92 Daniel J. Siegel
93 Tara Brach
94 Elizabeth Lesser
95 Lee Carroll
96 David Deida
97 James Redfield
98 Lorna Byrne
99 Vadim Zeland
100 Sharon Salzberg / KultPlus.com

Banania 108,000 euro e artistit Maurizio Cattelan gëlltitet nga një artist

Një vepër arti e një bananeje të pjekur të ngjitur me shirit ngjitës në një mur që u shit për mbi 108 mijë euro, është ngrënë nga një artist tjetër performues.

Vepra artistike, e titulluar “Comedian”, e punuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, ishte e shfaqur në galerinë ndërkombëtare Perrotin në Art Basel në Miami, raporton BBC.

Tre blerës blenë copat e edicionit të limituar të bananes artistike këtë javë.

Por artisti performues, David Datuna, e hoqi nga muri atë, e qëroi dhe e gllabëroi atë të shtunën.

“Performancë arti nga unë. I dua veprat e artit të Maurizio Cattelanit dhe e dua vërtet këtë instalacion. Është shumë i shijshëm”, shkroi Datuna në profilin e tij në Instagram, transmeton KultPlus.

Përkundër zemërimit fillestar të stafit, banania u zëvendësua shpejt me një tjetër dhe nuk do të ndërmerret ndonjë veprim tjetër.

Arti raportohet se vjen me një certifikatë autenticiteti, që do të thotë se pronarët mund të zëvendësojnë bananen.

“[Datuna] nuk e ka shkatërruar veprën e artit. Banania është ideja”, ka thënë për “Miami Herald” Lucien Terras, drejtor i galerisë.

Më pas u vendos policia për të ruajtur bananen e zëvendësuar.

Art Basel është një prej ekspozitave më të famshme të artit bashkëkohor. / KultPlus.com

Roli i shqiptarëve në Greqinë e shekullit XIX

Roli që kanë luajtur shqiptarët në rigjenerimin e Greqisë ka qenë njohur prej gjithë historianëve francezë, anglezë dhe gjermanë.

Në librin e tij “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë”, Mit’hat Frashëri citon disa studiues të cilët kanë thënë të vërtetën për ndikimin që shqiptarët kanë patur në Greqi, ndryshe nga sa vetë grekët eufemizojnë faktet historike.

J.S. Bartholy, studiues anglez shpjegon në librin e tij “Udhëtim në Greqi në vitet 1803-1804” se i vetmi element i aftë për të ushtruar një ndikim mbi fatin e Greqisë ka qenë ai i shqiptarëve. Grekët vetë nuk kishin energji.

“Mund të mbështetem me plotë gojën në guximin e shqiptarëve për të cilët grekët nuk pushojnë së ngrituri në qiell veprimet heroike në Sul dhe ku ata janë përpjekur që të rradhitin trimërite e tyre përkrah sprtanëve dhe athinasve” – citohet të ketë thënë Barthology teksa evidenton se përpos se banojnë në Greqi asgjë nuk i lidh shqiptarët me helenët.

Mit’hat Frashëri merr shkas nga ky koment për të vlerësuar më tej aktivitetin energjik të shqiptarëve, përmes një tjetër autori, Depingut (Greqia ose këndvështrimi topografik i Livadhisë) i cili thotë:

“Shihet qartë se shqiptarët duke u përzier në ndonjë ishull ( i referohet ishullit grek të Hydras) të Arkieplagut kanë krijuar në Greqi një energji që plogështia lindore e kishte mbytur”

Cilësitë e shqiptarëve si popull janë përmendur edhe nga vetë Pukvil, ky francez që për shkaqe politike nuk e donte Shqipërinë është i detyruar ta nderojë:

“Nëse vrojtojmë kolonitë e tyre në Korinth, Argos dhe Atikë do të shikojmë sesi shqiptarët kanë përmirësuar jetesën duke ruajtur energjinë. Për këte bindemi kur shikojmë sesa më lart qëndrojnë ata nga grekët për nga mençuria dhe ekonomia shtëpiake.” – shkruan Pukvil në shënimet e tij voluminoze të botuara pas udhëtimit në Greqinë e shekullit të XIX.

Frazat e cituara më lart konfirmojnë përmes dëshmive historike se shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm jo vetëm në pavarësinë e Greqisë por edhe të përparimit të saj ekonomik, pa të cilin Greqia nuk do të mund të ngrihej as moralisht, as materialisht./ KultPlus.com

Qyteti ku lindi lëvizja feministe shqiptare

Është folur shumë për civilizmin e gruas shqiptare. E nëpërkëmbur ndër shekuj, gruaja shqiptare ka vuajtur shtypjen e saj qoftë nga pushtuesit, kanunet, qeveritë maskiliste ashtu dhe nga opinioni.

Por në jetën shqiptare gjen plot shembuj të grave që kapërcyen vështirësitë, mentalitetin represues dhe ia dolën mbanë.

Nga lajmet që kanë mbërritur deri në ditët tona, shumë gra e vajza të guximshme arritën të thyenin tabutë dhe të kryenin një jetë publike , bile dhe artistike. Pikërisht në një prej qyteteve më të zhvilluara shqiptare nuk kishte si të mos kishte një lëvizje feministe të çmueshme për gjithë Shqipërinë. Ky qytet do të ishte Shkodra. Dhe nuk ishte e rastësishme.

Qyteti i Shkodrës ishte vendi ku kishte një lulëzim letrar, politik dhe diplomatik. Në gjithë historinë tonë të brishtë ky qytet është dalluar për kulturën, artin dhe civilizimin e hershëm. Dhe pa dyshim që dhe Shkodra e viteve 1910-1930 do ndriste në gjithë shkëlqimin e saj.

Në vitin 1911, Kolë Idromeno hap një sallon ku projektonte dispozitat e para të filmit. Ai do të sillte në Shqipëri filmat e parë dhe në të gjitha shtëpitë e katolikëve, shfaqeshin filmat e parë në Shqipëri. Në vitin 1913 u hap “Internacionali” dhe Shkodra u bë qyteti më i rëndësishëm diplomatik, kulturor në të gjithë rajonin, sepse kishte shumë konsullata të huaja që imponononin shkëmbime kulturore dhe letrare.

Gratë dhe vajzat në lagjet G’juhadol dhe Sarreq ishin me të vërtet të emancipuara. Ato mësonin gjuhë të huaja dhe kjo është një shenjë e dashurisë së tyre për arsimin, pasi aty ishte shkolla e murgeshave stigmatine.

Pikërisht në vitin 1919 në Shkodër do të vihej në skenë një shfaqje teatrale e bazuar në një ngjarje kinematografike. Ajo quhej “Eminia e vorfën” dhe ishte një dramë me temë dashurie.

Rolin e Eminias do të luante një vajzë, edhe pse e padalë në reklamat e qytetit. Kjo në fakt është një ngjarje, sepse deri në atë kohë luanin vetëm burrat të veshura si gra. Sigurisht që kjo ngjarje do të merrte dhenë dhe shumë njerëz do e përflisnin këtë akt, duke aluduar se ishte një grua e huaj, dhe siç ishte zakon në Shkodër, kjo ngjarje u kthye në barcaletë.

Vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër do jenë vite shpërthimi për teatrot dhe shoqëritë artistike dhe një nga kulmet e saj është shfaqja gjimnastikore “Katër caqet Themelore” e interpretuar e gjitha nga vajza. Paraqitja e tyre në skenë ishte e ngjashme me shfaqjet e vjetra të Broduejit dhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u vënë re. Shkodranet e famshme janë përkatësisht : Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejëll Koliqit, Karitina e Ejëll Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit.

Kulmi do të shënohej me vënien në skenë të dramës “E tradhëtumja” që luhet vetëm nga vajza e gra. Ndër to do të shquheshin: Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit.

Shfaqja ishte një lojë reale ku aktoret dilnin të zbuluara dhe interpretonin në skenë. Interesante ishte që në fund të shfaqjes aktoret luanin një valle patriotike, e titulluar “Rroftë Shqypnia”.

Pikërisht kjo shfaqje tregonte se qyteti i lashtë, i quajtur me të drejtë një qytet evropian që gjithnjë kish synuar perëndimin i kishte rrënjët tek tradita. Dhe kjo në fakt ka qenë karakteristikë e shkodraneve.

Këto të fundit janë me nam për kulturën, qytetërimin dhe udhëheqjen që i kanë bërë lëvizjeve feministe në Shqipëri. Ndaj kjo përpjekje e tyre në kohën kur shqiptaret ishin me perçe dhe kur fanatizmi sundohet patjetër që duhet përshëndetur sepse ishte përpjekja e parë për të dalë krah burrave, në shfaqje publike.

Kështu që në Odeonin artistik shqiptar, shkodranet mbajnë skeptrin e të parave artiste në Shqipëri. /konica.al/ KultPlus.com

Hysen Ibrahimi rizgjedhet kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi

Pas një pune të mundimshme u arrit që të botohen dhjetë libra “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, përmbajtja e të cilëve është e përkushtuar kryesisht aktivitetit të pasur të mërgimtarëve tanë në këtë vend të largët. Kryetar sërish u zgjodh Hysen Ibrahimi”, shprehet Xhavit Çitaku.

Arritëm të nxjerrim në dritë shumë të pathëna, shumë befasi për punën që është bërë dhe po bëhet nga krijues shqiptarë në Suedi, më saktë nga Shoqata “Papa Klementi XI Albani”.

Ne kemi arritur të botojmë 10 numra të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare”. Gjatë promovimeve të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” ai është cilësuar me vlera të pakontestueshme. Studiues të shumtë, profesorë e ekspertë të fushave të ndryshme e kanë cilësuar librin si një:  Thesar Kombëtar me vlera dokumentare; libër me materiale që rruajnë, begati kulturore; si dëshmi e organizimit të mërgatës për forcimin e elementit kulturor e kombëtar;  si model që duhet t’i bashkojë të gjithë shqiptarët me orientim pro-evropian;  si një enciklopedi;  një vazhdimësi e perlave të kolonive shqiptare të Rilindjes tonë kombëtare;  një lartësim që tejkalon akademitë e shkencave, sa i përket angazhimit dhe botimeve;sekemi dëshmuar se jemi ndër popujt më të vjetër në
Evropë; është libër i planifikuar dhe i realizuar mirë; si një kurorë mbrojtëse e atdheut si pasqyrim i një pune briliante të kësaj  Shoqate;  një faktografi relevante për rolin  historik të një pjese të kombit tonë; se kemi dëshmuar për arritjet në vitet vendimtare të ndryshimit të rrjedhës historike. për shkollën shqipe në Suedi për vlerat shumëdimensionale të juve gjithë veprimtarëve që keni vepruar pa u  ndalë, etj. si një ekip që bashkëpunon shkëlqyeshëm dhe koordinon aktivitetet; si një punë hyjnore për të afirmuar vlerat më të mira të kulturës shqiptare, kështu tha në fillim të fjalës së tij kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar ” Papa
Klementi i XI Albani” në Suedi, z. Hysen Ibrahimi, në Kuvendin e kësaj shoqate, në të cilën u shqyrtua puna katërvjeçare dhe u përcaktuan detyrat për përiudhen e ardhshme.

Para këtij tubimi me një minut heshtje pjesëmarrësit u solidarizuan me të gjithë shqiptarët që i goditi termeti i fort në Shqipërinë nënë. Në këta libra janë të përfshirë shkrime të shumë autorëve. Vend të posaçëm zënë përmbajtjet e takimeve të ndryshme në mërgatën shqiptare në dobi të kombit dhe atdheut, pastaj përurimi i këtyre vëllimeve në shumë vende në Kosovë Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi. Janë botuar edhe shumë intervista me personalitete që me veprat e tyre kanë lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare, pastaj shkrime autoriale që kanë të bëjnë me veprimtarinë kombëtare, si dhe vështrime rreth titujve të librave të rinj të anëtarëve të shoqatës.

Po ashtu, vazhdoi ai, për këto katër vite të aktivitetit nga krijuesit anëtarë të kësaj shoqate kanë botuar mbi 30 libra të zhanreve të ndryshme në artin letrar që janë vlerësuar me notë pozitive nga kritika letrare.

Janë nënshkruar edhe disa marrëveshje me institucione e shoqata në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj periudhe u mbajt edhe sesioni i gjashtë shkencor në qytetin Universitar Lund me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Për punën dhe mbështetjen që i është dhënë, kjo shoqatë kanë ndarë mbi 200 mirënjohje. Librat
”Thesari kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” është shpërndar në 287 biblioteka në Suedi, por në qendrat kryesore shqiptare dhe jasht trojeve etnike si në Bruksel, Cyrih, Shtutgart, Oslo, Helsinki, SHBA, Londër, Bukuresht.

Librat ”Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” kanë për synim pikërisht ndriçimin e veprimtarisë së pakursyeshme të shqiptarëve të cilët në shtetin suedez u angazhuan aq shumë për të dhënë kontributin e tyre për çlirimin e vendit dhe për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Sipas Hysen Ibrahimit ishte planifikuar që të botohen dhjetë libra të kësaj natyre sepse ka aq shumë veprimtari sa që nuk do të këtë problem në grumbullimin e materialeve, të cilat ruhen me kujdes në ”arkivat” e veprimtarëve shqiptar, përfundoi Hysen Ibrahimi.

Shkrimet mbështeten në dokumentacionin orogjinal Por, që çdo gjë të jetë në vendin e vet, shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal i cili si i tillë, i pandriçuar dhe i pabotuar gjer më tani– është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar, theksoi Prof.Fetah Bahtiri, Nënkryetar i shoqatës dhe kryetar i Këshillit redaktues i cili më pas shtoi : Duke lexuar dhe përpunuar materialet që janë të përfshira në Thesarin kombëtar të mërgatës shqiptare në Suedi numër dhjetë , vërej se, sikur edhe në numrat e mëparshëm, fjala është për një synopsë të aktivitetit dhe veprimtarisë së bashkatdhetarëve tanë në mërgatën shqiptare, e në këtë rast me theks të veçantë në Suedi në shërbim të atdheut. Them kështu për arsye se para njëzet e pesë vjetësh, për shembull, të pakët kanë qenë suedezët që kanë pasur njohuri se ku ndodhet Kosova, e edhe më të pakët kanë qenë ata që kanë pasur dijeni për problemet e Kosovës së okupuar dhe të sunduar nga Serbia.

Por, ndodhi mrekullia pasi që erdhën shqiptarë të shkolluar, të aftë, të përkushtuar që t´i shërbejnë atdheut dhe popullit të vet dhe sa shqiptarë erdhën në trojet suedeze, gati po aq ambasadorë të Kosovës u ndodhën dhe vepruan këtu, duke falënderuar në radhë të parë mirëkuptimit të shtetit demokratik suedez dhe popullit të tij. Ne iu përvishëm punës vrullshëm dhe Suedia e kuptoi shpejt të vërtetën për Kosovën. Shi, tani për këtë veprimtari intelektualët shqiptarë, anëtarë dhe joanëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi po shkruajnë e po shkruajnë shumë libra dhe dokumentarë duke ndriçuar ngjarjet dhe të vërtetat. Mbi të gjitha qëndron libri Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi, të cilin shumë kritikë letrarë, historianë, doktorë shkencash, akademikë nuk kanë ngurruar ta quajnë enciklopedi.

Kur e nisëm këtë punë në vitin 2011 ne e kemi pas paraparë që t´i nxjerrim 10 numra me materiale e dokumente të ndryshme nga kjo veprimtari. Ja! Ky synim i yni u bë realitet dhe tani shohim në bibliotekat tona, të atyre në gjithë hapësiren sudeze, të Kosovës, Shqiperisë, Maqedonisë së veriut, në shtete të ndryshme të Evropës dhe madje edhe në SHBA. Secili numër më i pasur se tjetri, secili numër më i mirë se i mëparshmi!

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi është duke prodhuar shkrimtarë të rinj, krijues të rinj, artistë të rinj! Në Thesarët tanë mund të hasni shkrime të suksesshme edhe nga shumë autorë të cilët janë frymëzuar e ndihmuar nga Shoqata dhe kanë arritur suksese. Kemi disa shkrimtarë që veprimtarinë e shkruarjes së librave e kanë filluar si anëtarë të Shoqatës dhe pastaj kanë dalur edhe me tituj librash në prozë dhe në poezi. Në dhjetë numrat e Thesarit kombëtar hasim shkrimtarë të rinj që për herë të parë dalin me krijimet e tyre artistike.

Pra, mund të nënvizoj se Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi është duke e kryer misionin e vet në mënyrë të përkyer. Dhe e tëra kjo duke iu falënderuar shtetit suedez i cili na jep mundësi dhe na ndihmon në zhvillimin e veprimtarisë sonë.

Donatorët shtyllë e fuqishme të Shoqatës Pa dyshim se për arritjen e rezultateve të shumta që i ka shënuar kjo shoqatë, kontribut të madh po japin edhe donatorët, t shqiptar me ndarjen e mjeteve të konsiderueshme sidomos në botimin e librave të “Thesarit Kombëtar…”. Kështu materialisht këtë shoqatë e ndihmuan Ministria e Mërgatës e Republikës së Kosovës, i vetmi Ministër Ibrahim Makolli, NBV e Suedisë, Tim Erim, Lars Malin, Mahir Spasiq, Eva Selander, Këshilli për Kulturë, Halim Hoti, Albert Jashari, Arton Jashari, Komuna Uddevalla, Suedi, Mr. Fadil Geci, Qazim Hoti, Shaban Murseli, Mursel Shkupolli, Robert Hoti, Naim Latifi, Burim Muharremi, Haki Ademi, Drita Nikoliqi-Binaj, Mentor Duraku, Qamil Aliti, Riad Aliti, Sebat Aliti, Xhelil Musa, Bujar Zhuri, Bajram R. Peci, Sami Hyseni dhe Kadrije Gurmani.

Rrugëtimi i suksshëm i shoqatës lidhet me emrin e kryetarit Hysen Ibrahimi Në këtë tubim u përurua edhe libri-album i autorës Hyre Tejeci Murati “Hysen Ibrahimi hero i heshtur i dritës” që në të vërtetë është një përmbledhje me fjalë e foto e aktivitetit të pasur që ka zhvilluar Hysen Ibrahimi si kryetar i SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani” dhe si një veprimtar, krijues e atdhetar i spikatur në mërgatën shqiptare në Suedi. Rreth këtij libri foli redaktori Prof. Fetah Bahtiri, i cili ndër të tjera tha :“Rrugëtimi i Shoqatës deri në këtë nivel është i lidhur me një emër: Hysen Ibrahim i, i cili diti dhe mundi t´i organizojë e t’i rreshtojë të gjithë në shërbim të Atdheut. I tërë ky rrugëtim është i mbushur me kujtime, përjetime, gëzime, sakrifica,  por edhe me ditë e periudha të mundimshme e edhe të bukura.

Ky libër album vetëm pjesërisht mund t’i ilustrojë të gjitha këto, sepse për ilustrimin e plotë të veprimtarisë së Hysen Ibrahimit në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi nevojiten disa libra të këtillë  për arsye se angazhimi dhe veprimtaria në shoqatë për tetë vj t të plota ishte e pakursyer duke lënë më anësh të gjitha, e la më anësh familjen dhe i shërbeu Atdheut, i shërbeu Kombit, i shërbeu Shoqatës, kurrë pa u ndalur, kurrë pa hezituar.

Ne që ishim bashkëpunëtorë të tij gjatë kësaj kohe në këtë rrugëtim përjetuam dhe kaluam nëpër situata nga më të llojllojshmet. I bënim të gjitha punët që duhej kryer vetëm e vetëm të arrijmë për ta vënë ndonjë gurë në themelet e shtetit që quhet Republika e Kosovës, duke ndriçuar me fakte dhe me dokumentacion angazhimet e bashkatdhetarëve të mërgatës në Suedi e më gjerë, duke u  mbështeturt në fakte.

Ne ishim të vetëdijshëm: nesër do të jemi të gëzuar e të lumtur kur,ta shohim të  xjerrur në dritë numrin e librit që e quajtëm Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi! Kjo ishte lumturia jonë, ky ishte gëzimi ynë më i madh. Por, konsideroj se suksesi më i madh i Hysen Ibrahimit është bashkimi i shqiptarëve n ga të gjitha trojet tona etnike, nga të gjitha shtetet e globit ku jetojnë ata, në angazhime për t´i shërbyer Atdheut dhe Kombit, në forma të ndryshme.

Është shumë e vështirë të përmenden personat e individët që bashkëpunuan dendur me Hysen Ibrahimin për realizimin e synimeve kombëtare nëpërmjet Shoqatës së Shkrimt arëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi  sepse ata janë të shu mtë. Ata i gjejmë nëanëtarësinë e gjerë të Shoqatës,por, edhe gjithkund, në të gjitha kë ndet e botë ku jetojnë vëllezërit dhe motrat tona,e ku ne u paraqitëm me Thesarët tanë: në Shqipëri, Dardani, Iliridë, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, Çamëri, në Evropë, Amerikë…”, përfundoi prof. Fetah Bahtiri.

Për këtë personalitet të shquar të letrave shqipe dhe kontributit të tij të madh që ka dhënë për komb e atdhe e sidomos në suksesin e madh që ka arritur kjo shoqatë folën edhe anëtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë kuvend, si: Prof. Osman Ahmetgjekaj, Prof. Bedri Paci, Rrahman Rrahmani, Mona Juniku, Shukrije Jashari, Avdi Rama, Prof.Isuf Bajraktari, Fahredin Berisha, Adem Ahmeti, Remzi Basha, Keçë Marku, Afërdita Hoti, Mursel Shkupolli, Ramadan Hyseni, etj. Në këtë tubim u zgjodh kryesia e re, ndërsa kryetar u zgjodh sërish z. Hysen Ibrahimi. U shqyrtua dhe u aprovua edhe raporti financiar, për të cilën foli Rrahman Rrahmani, arkëtar. / KultPlus.com

Serena Leka fiton çmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë

Shqiptarët që ka kanë arritur të jenë të sukseshëm edhe jashtë vendit janë të shumtë. Midis tyre është edhe emri i Serena Lekës.

Ajo ka shkëlqyer në Samitin Botëror të Inovacionit në Kinë. Vajza nga Fushë-Arrëzi mori pjesë në një event të organizuar në fushën e sipërmarrjes dhe startup-eve dhe fitoi çmimin e parë.

Serena Leka është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga Danimarka. Po ashtu ajo ka udhëtuar në 15 vende të botës.

Studimet master ajo i kreu Universitetin e Aarhusit dhe falë rezultateve të mira edhe u punësua në këtë universitet.

Kurse temën e diplomës e përgatiti duke bashkëpunuar me një nga firmat më të fuqishme në industrinë inxhinierike “Danfoss A/S”. / KultPlus.com

Ansambli Shota realizoi mbrëmë një koncert madhështor me karakter humanitar

Qendrim Badalli

“Natyrisht më tepër është ndihmë morale”, tha drejtori i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj, pas përfundimit të koncertit me karakter humanitar, që ky ansambël realizoi mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku të ardhurat nga biletat e shitura do të shkonin për familjen Abazi nga Gjilani,  e prekur nga tërmeti në Shqipëri, shkruan KultPlus.com

Publikun po e dominonte mosha mesatare, shumë prej tyre gjatë gjithë kohës ishin me telefona në duar, duke incizuar performancat që u dhanë aty. Këngë me motive patriotike, tupana dhe instrumentet tjera popullore, valle nga trupat me veshjet kombëtare, ishin materiali artistik që nuk duhej vetëm të shijohej, prandaj edhe incizohej.

Viloletë Kukaj, Ganimete Asllani, Riza Bytyçi, Sokol Latifi, Mirvete Haziri, Majlinda Cikaçi, Saranda Aliaj, si dhe Liridon Sadriu, ishin të përzgjedhurit që i dhanë frymë dhe energji koncertit. Kur kënga e fundit përfundoi dhe u mendua se koncerti po mbyllej, në skenë u dha edhe vallja “Suitë e Hasit” e cila po jepej premierë nën veshjet plot kolorit të trupës së valltarëve. 

Drejtori i Ansamblit “Shota”, Shfeqet Gjocaj, në një intervistë për KultPlus, fillimisht ka folur për çështjet organizative dhe përmbajtjesorr të koncertit si dhe për qëllimin humanitar të tij.

“Organizimi ka qenë i planifikuar të mbahet për Festën e 28 Nëntorit, kështu që në përmbajtje e ka mbajtur atë karakter, siç e keni parë tematikat e këngëve ka qenë  e orientuar në atë frymë, dhe meqë është anuluar koncerti herën e parë për shkak të tërmetit në Shqipëri, ne donim që pikërisht me atë shkak të realizojmë këtë koncert humanitar, dhe këto mjete që janë grumbulluar prej biletave ti dhurojmë për familjen Abazi nga Gjilani”.

Tutje, Gjocaj ka folur edhe për mesazhin që kanë dashur ta përcjellin përmes këtij koncerti për të prekurit në Shqipëri.

“Unë shpresoj që sado pak t’ia lehtojmë dhimbjen familjes Abazi me këtë ndihmë tonë modeste materiale, natyrishit më tepër është ndihmë morale, që të ju tregojmë se ne jemi me ta, ne kemi bashkëndje me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre. Sikur të gjithë shqiptarët, edhe ne si individ dhe si institucion kemi dashur të solidarizohemi”.

Përgjegjësi artistik i koncertit, Ylber Asllanaj, ka përgëzuar trupën e ansamblit si dhe koreografin për paraqitjen e tyre mbrëmë. 

“Natyrisht jam shumë i kënaqur me trupën me entuziazmin që e kanë treguar përkundër që na e ka hidhëruar këtë festë fatkeqësia në Durrës dhe Thuman, koncerti siç e dini ka qenë i përgatitur për Ditën e Flamurit por ja që ndodhi ajo dhe megjithatë mua si përgjegjës artistik më mbetet t’i falënderoj edhe koreografin për koreografinë e re edhe trupën për angazhim”.

Asllanaj, duke komentuar në përgjithësi ndihmën e artistëve shqiptar dhënë pas tragjedisë në Shqipëri tha se secili kontribuon ne atë që di më së miri.

“Unë mendoj se është obligim nuk është diçka që nuk do të bënte gjithkush për secilin, natyrisht në fatkeqësinë e kombit secili duhet të kontribuojë me atë që di më së miri, dhe natyrisht edhe komuniteti artistik e ka dhënë kontributin në rrugën e vet për të cilin unë mund t’i përgëzoj”.

Koreografi, Xhemail Berisha, ka thënë se koncerti është mbajtur në “momentin e duhur”, teksa përveç në aspektin kohor e ka vlerësuar edhe nga mbarëvajtja e tij. 

“Momenti për koncertin humanitar ka qenë i duhur dhe i qëlluar dhe prandaj shprehim ngushëllimet të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre. Ne e bëmë atë çfarë mund të bëjmë dhe besoj që i gjithë koncerti ka qenë në një nivel shumë të mirë. 

Pas përfundimit të koncertit, mbrëmja ka vazhduar me një koktej rasti të organizuar në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës. /KultPlus.com

Ndërron jetë aktori i njohur i serialit “Friends”

Ron Libeman, aktori i njohur amerikan,  ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur një agjent i tij, i cila ka treguar për mediat se shkak i vdekjes së tij është bërë pneumonia.

Ron është bërë i njohur për publikun nëpërmjet disa roleve, ku mund të përmendim atë të babait autoritar të Rachel Green te seriali “Friends”.

Ai ka një karrierë të gjatë artistike prej më shumë se 60 vitesh dhe është shpallur fitues i çmimeve “Emmy” në vitin 1979. / KultPlus.com

Libri si “ilaç”

Leximi i jep trurit tuaj një “stërvitje” të ndryshme nga shikimi i televizorit ose dëgjimi i radios. Nëse jeni të zhytur në një libër shumë interesant, apo thjesht shfletoni një manual udhëzimi për makinën tuaj të kafesë, “pjesë të trurit që kanë evoluar për funksione të tjera – të tilla si shikimi, gjuha dhe të mësuarit asociativ – lidhen në një qark të caktuar nervor për leximin, gjë që është shumë sfiduese”, tha për revistën Oprah, profesor Ken Pugh, president dhe drejtor i studimit të Haskins Labs. Ky zakon e nxit trurin tuaj të mendojë dhe të përqëndrohet.

Leximi e mban trurin tuaj të ri në moshë

Zhytja në një libër të mirë mund të heqë shumë vite nga mendja juaj, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush, siç raportohet nga “Prevention”. Të rriturit që kalojnë kohën e lirë me aktivitete krijuese ose intelektuale (si leximi) kishin një ritëm më të ngadaltë, prej 32 për qind, të rënies së aftësive njohëse në fundin e jetës, se sa ata që nuk e bënin. “Sjelljet e zgjuara e bëjnë trurin më efikas duke ndryshuar strukturën e tij për të vazhduar funksionimin e duhur, pavarësisht nga neuropatologjitë e lidhura me moshën”, tha Robert S. Uilson, profesor i neuropsikologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush. Një tjetër studim i kohëve të fundit zbuloi se të rriturit më të mëdhenj në moshë që lexojnë ose luajnë rregullisht lojëra mendore, si shahu apo gjëzat, janë dy herë e gjysmë më pak të prirur të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Leximi largon stresin

Nëse zhyteni në një libër të mirë ju ulni nivelet e hormoneve të stresit si kortizoli. Në një studim britanik, pjesëmarrësit u angazhuan në një aktivitet që provokonte ankth, dhe më pas ose lexonin për disa minuta, ose dëgjonin muzikë, ose luanin lojëra video. Nivelet e stresit të atyre që lexuan ranë 67 përqind, gjë që ishte një rënie më e madhe sesa ajo e grupeve të tjera.

Ju rrit fjalorin

Edhe në qoftë se keni qenë dekada që s’jeni shqetësur për provimet, ju ende mund të përdorni libra për të zgjeruar fjalorin tuaj mendor. Në fakt, studiuesit vlerësojnë se ne mësojmë pesë deri në 15 përqind të të gjitha fjalëve që njohim përmes leximit, sipas një raporti skolastik. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët, madhësia e fjalorit të të cilëve është direkt dhe dramatikisht e lidhur me librat që lexojnë.

Kuptojmë më mirë të tjerët

Tregimet që lexojmë ofrojnë perspektivë që ndryshon jetën, thonë studiuesit e Universitetit të York-ut. Përfshirja në jetën e personazheve forcon aftësinë tuaj për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve. Për shembull, duke e parë botën nëpërmjet syve të Jane Eyre, mund ta bëni më të lehtë që të lidheni me pikëpamjen e motrës suaj.

Inkurajon për objektivat që keni në jetë

Leximi për një personazh që kapërcen pengesat mund t’ju motivojë për të përmbushur qëllimet tuaja, sipas një zbulimi nga studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohajos. Nëse dëshironi një ngritje në pagë, ndjekja e një personazhi në zyrën e shefit mund t’ju japë guximin për të bërë të njëjtën kërkesë. Sa më shumë që identifikoheni me një personazh dhe përjetoni ngjarjet sikur po ndodhnin me ju, aq më shumë do të jeni në gjendje për të ndërmarrë veprime.

Ndihmon të ndjeheni më të lidhur

Kur identifikoheni me personazhe në një libër, përjetoni një lloj marrëdhënieje të vërtetë që mund të rrisë ndjenjën tuaj të përfshirjes, thonë psikologët në Universitetin e Buffalos. Me fjalë të tjera, leximi i Marley & Me mund të rrisë bashkëpunimin me pronarët e qenve në park.

Mund t’ju ndriçojë ditën

Një fund i lumtur ju ngre humorin, por romanet mund të na nxisin ndjenja pozitive edhe në mënyra më direkte. Edhe ngjarjet më të vogla në rrëfime mund të na zbulojnë kujtime të ngrohta. A merr pjesë personazhi kryesor në një barbeky në plazh? Me shumë gjasë do të kujtoni një festë ku ju keni marrë pjesë. /bota.al/ KultPlus.com

Kanga që s’kuptohet

Poezi nga Migjeni

Melodisë kombëtare
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.

Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi!
Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen…
Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen,
që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?

Oh -jo! Kangajote asht shprehje e dhimbsun
e njëjetese që dergjet e dergjet
dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun… / KultPlus.com

​29 vite nga Lëvizja Studentore e dhjetorit

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës.

Radhët e tyre ishin shtuar minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur deri në 1000 persona.

Përkundër paraqitjes së forcave policore, studentët nuk u ndalën, duke bërë që Lëvizja Studentore në ditët në vijim të rritej.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat  do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramzi Alinë  u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim, duke nisur edhe organizimet për themelimin e Partisë Demokratike.

Lëvizja Studentore do të vijonte me organizime e protesta edhe në ditë te para të vitit 1991 deri në ditët e grevës së urisë, kulmuar  mesditën e 20 shkurtit 1991, kur Studentët të mbështetur nga pedagogët dhe shumë qytetarë të Tiranës,  zbarkuan në sheshin “Skënderbej”, duke  rrëzuar përfundimisht sistemin komunist. / KultPlus.com

Helen Mirren do ta marrë “Ariun e artë” për arritje jetësore në Berlinale

Fituesja e çmimit “Oscar”, Helen Mirren, do ta pranojë një mirënjohje të madhe në Festivalin e Filmit në Berlin (Berlinale) në shkurt të vitit të ardhshëm.

Yllit të madh e cila statujën e artë e fitoi për dramën biografike “Queen” dhe ylli i serialit më të ri dramë të HBO/Sky “Catherine The Great” do t’i kushtohet një homazh i cili do të përbëhet nga disa nga filmat e saj më të famshëm, duke përfshirë “The Cook The Thief His Wife & Her Lover”, “The Last Station” dhe drama më e re kriminalistike “The Good Liar”.

“Helen Mirren është një personalitet i fortë, aktrimi i së cilës gjithmonë na ka mahnitur. Ajo na befason të gjithëve me interpretimin e saj të personazheve komplekse. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për Chris nga “Calendar Girls” apo për mbretëreshën Elizabeth II në “Queen”, paraqitjet e saj janë shembull i një gruaje të fortë dhe të madhe dhe është nder për ne që do t’ia ndajmë asaj ‘Ariun e Artë’ për arritje jetësore”, e arsyetoi vendimin drejtoresha e re ekzekutive e festivalit, Mariette Rissenbeek.

Berlinale vitin e ardhshëm do ta ketë 70-vjetorin, ndërsa Mirren do t’i dorëzohet çmimi në ceremoninë e cila mbahet më 27 shkurt 2020, kur do të shfaqet filmi i saj i shpërblyer “Queen”, shrkuan KOHA Ditore. Roli i parë i madh filmik për Mirren ishte Cora në dramën humoristike “Age of Consent” të Michael Powell në vitin 1969, ndërsa më e kërkuar është bërë pas rolit të saj në filmin gangster të John Mackenzie, “The Long Good Friday” në vitin 1980.

“Ariu i Artë” është çmimi më i rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Berlin, ndërsa jepet në kategorinë e filmit më të mirë, filmit më të mirë të shkurtër dhe për arritje jetësore (Honorary Golden Bear). Vitin e kaluar ky çmim iu nda Charlotte Rampling.

Festivali i 70-të i Filmit në Berlin do të mbahet nga 20 shkurti deri më 1 mars 2020, më vonë se zakonisht pasi data përshtatej më datën pak më të hershme të ceremonisë së “Oscar” (10 shkurt 2020).

Aktoren Helen Mirren aktualisht mund ta shohim në serialin e lartpërmendur “Catherine The Great” në të cilin e luan rolin titullar dhe në filmin “The Good Liar” ku luan edhe me një tjetër veteran, aktorin britanik Ian McKellen (filmi filloi të shfaqej në SHBA kah mesi i nëntorit). Vitin e ardhshëm do ta shohim në “Fast & Furious 9”./koha.net/ KultPlus.com


Eneda Tarifa, fituesja e “Kënga Magjike 2019”

Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.

Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkroi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Fituesja e Kënga Magjike u vendos nga publiku, juria dhe votimi i artistëve për njëri tjetrin.

Këngët, skenografia, ndriçimi të ndërthurura mirë me njëra-tjetrën sollën në këtë finale një spektakël madhështor. 45 artistë kënduan për të ndërtuar në këtë edicion të 21-të, të festivalit Kënga Magjike. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për të mbështetur të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit./tvklan.al / KultPlus.com

Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Dilemat mbi emrin dhe origjinën janë ato që na kanë shoqëruar gjithmonë. Në opinionet e Eqrem Çabej fjala “Shqipëri” dhe “Albani” marrin disa prejardhje të veçanta, të cilat i shpjegon në pjesëzën e mëposhtme.

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip  mbetet një çështje e hapët. /KultPlus.com

Epikuri: Puna për para nuk na bën të lumtur

Filozofi i lashtë grek, Epikuri, lindi në vitin 341 p.e.s. në ishullin e Samosit. Një prej filozofëve më të famshëm të kohës së tij, ka shkruar dhjetëra libra kryesisht mbi një temë në veçanti.

Epikuri ishte i fiksuar pas gjetjes së “tërfilit me katër fletë”: lumturisë, madje hapi edhe një shkollë për këtë. Shumë bashkëkohës kanë rrëfyer se për të qenë i lumtur, Epikuri bënte një jetë luksoze dhe herë – herë perverse, të tjerë i hidhnin poshtë këto fjalë dhe këmbëngulnin se interesi i Epikurit për lumturinë ishte tërësisht i sinqertë.

Në studimet e tij, Epikuri ka nxjerrë disa rezultate tejet interesante mbi lumturinë:

1.Nuk ka shenjë barazimi mes lumturisë dhe dashurisë

Epikuri mendonte se lumturia dhe dashuria pothuajse asnjëherë nuk shkojnë bashkë. Në një lidhje dashurore ka shumë xhelozi dhe keqkuptime.
Por nuk mendonte të njëjtën gjë për miqësitë, që sipas tij të bëjnë të lumtur, por që fatkeqësisht njerëzit i lënë në plan të tretë, pas familjes e punës.

2.Puna për para nuk na bën të lumtur
Thuhet rëndom se paratë nuk na bëjnë të lumtur, megjithatë duhet ta pranojmë se na e lehtësojnë goxha rrugëtimin.
Njerëzit punojnë për t’u përmbushur shpirtërisht e mendërisht, por edhe për t’u shpërblyer monetarisht, në mënyrë që të sigurojnë jetesën. Epikuri mendonte se puna e motivuar thjesht nga dashuria për para nuk të bën të lumtur. Njerëzit ndihen mirë vetëm kur punojnë për të ndihmuar të tjerët, kur ndiejnë se po bëjnë diçka të vlefshme për botën.

3.Frika nga vdekja e dëmton lumturinë
“Vdekja nuk na shqetëson, sepse sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo vjen, ne nuk ekzistojmë më”,- kështu ka thënë Epikuri. Sipas tij, frika nga vdekja është një gjërat kryesore që na shkakton dhimbje dhe që dëmton lumturinë. /KultPlus.com

“Millosheviqi” bën që Handke të mos lejojë gazetarë gjatë fjalimit të tij të Nobelit

Shkrimtari austriak, Peter Handke, i kushtoi fjalimin e tij të Nobelit pyetjeve letrare, duke shmangur kështu polemikat rreth qëndrimeve të tija pro-serbe që detyruan Kosovën të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve javën e ardhshme.

Laureati i Çmimit Nobel për Letërsi 2019 diskutoi rolin e kujtimeve në punën e tij, në një fjalim para ceremonisë së ndarjes së çmimeve të martën.

Asnjë gazetar nuk u lejua të marrë pjesë në këtë ngjarje. Një burim i afërt me organizatorët i ka thënë AFP-së se kjo u bë “për shkaqe të sigurisë”, transmeton Koha.net.

Por fjalimi u transmetua direkt online nga komiteti i Nobelit.

Të shtunën, ministri në detyrë i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se i dërguari i vendit tonë në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Stokholm të martën, në shenjë proteste për mbështetjen e Handkes ndaj serbëve në luftërat e viteve të ’90-ta në ish-Jugosllavi.

Përzgjedhja e Akademisë suedeze për çmimin e këtij viti, që u shpall në tetor, nxiti zemërim të madh në Ballkan dhe më gjerë për shkak të admirimit të Handkes ndaj liderit serb të ndjerë, Sllobodan Millosheviq.

Ky çmim u prit më së keqi në Kosovë, një ish-provincë kjo e Serbisë derisa nuk u shkëput nga ajo në luftën e viteve 1998-99 ku Serbia kreu krime mizori masive.

Dy anëtarë të komitetit të Nobelit dhanë dorëheqje për shkak të kësaj përzgjedhjeje gjatë kësaj jave dhe një anëtar i Akademisë suedeze, historiani dhe shkrimtari Peter Englund, tha se do ta bojkotojë ceremoninë.

Pacolli, në një postim në Facebook, tha se bojkoti vjen “shkaku i fituesit kontrovers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit”.

Ai iu referua shënjestrimit të Millosheviqit ndaj shqiptarëve që çuan në fushatën bombarduese të NATO-s ndaj Serbisë më 1999.

Tokarczuk: “Bota po vdes”

Handke foli në funeralin e Millosheviqit, i cili vdiq në qelinë e tij në burgun e Hagës më 2006 derisa po gjykohej për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Para vdekjes së tij, Millosheviqi kishte dashur që Handke të dëshmonte në mbrojtje të tij.

Në të ’90-tat, Handke u shfaq si një prej intelektualëve të paktë evropianë të cilët publikisht mbështetën serbët gjatë rënies së përgjakshme të ish-Jugosllavisë që mori jetët e mbi 130 mijë njerëzve.

Autori u akuzua për minimizim të krimeve serbe të luftës në librin e tij të vitit 1997 “A Journey to the Rivers: Justice for Serbia”.

Handke refuzoi çmimin prestigjioz të Gjermanisë, “Buechner”, më 1999 në shenjë proteste ndaj bombardimit të NATO-s ndaj Serbisë, fushatë e cila përfundimisht detyroi forcat e Millosheviqit të largoheshin nga Kosova dhe që çoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008.

I pyetur të premten nëse ka ndryshuar mendjen për ato që kanë ndodhur në Ballkan gjatë të ’90-ave, Handke tha vetëm këtë: “Më pëlqen letërsia, jo opinionet. I urrej opinionit”.

Çmimi për letërsi ende po ballafaqohet me ringritje pas skandalit për përdhunim që bëri që vitin e kaluar të mos ndahej fare ky çmim.

Për të mbuluar atë boshllëk, edhe fituesi i vitit 2018 i Çmimit Nobel u shpall këtë vit.

Në fjalimin e saj të së shtunës, shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk, foli për idenë e trillimit si një lloj e vërtete, por edhe për ndjenjën e saj se çfarë nuk po shkon me botën.

“Bota po vdes, dhe ne nuk po e vërejmë”, paralajmëroi ajo. /Koha.net /KultPlus.com

Objekte të viteve të 90-ta që sot shiten shumë shtrenjtë

Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët.

Dhe dikush prej jush mund t’i ketë ende këto gjëra në shtëpi, dhe nuk i jep vlerën e duhur, por disa prej tyre shiten me dhjetëra, qindra, e madje edhe me mijëra dollarë në e-Bay.

Për shembull, edicionet e para e të plota të librave të Harry Potter kanë arritur të shiten deri në 55 mijë dollarë, ndërsa makina të thjeshta lodër të asaj periudhe shiten edhe për 300, 400 dollarë secila. Top Channel / KultPlus.com

Dy hitet më të mëdha muzikore që thyen klikimet botërore

Viti 2017 nisi me dy këngë që tronditën industrinë e muzikës. “Despacito” dhe “Shape of You”, të cilat janë ende videot më të shikuara në YouTube të të gjitha kohërave. Disa këngë janë të destinuara të kryesojnë tabelat, të frymëzojnë mijëra persona dhe të bëhen të përditshme në të gjithë botën. A keni menduar ndonjëherë se çfarë e shtyn një hit global, çfarë e mban atë duke vazhduar dhe sa kohë kërkon që ajo të shpërthej? “Despacito” dhe “Shape of You” na lejojnë të analizojmë ciklin jetësor të një hiti masiv.

Luis Fonsi, megjithëse i suksesshëm në Amerikën Latine, nuk pati asnjë hit në mbarë botën para “Despacito”, që është në vend të parë sipas shikimeve të YouTube deri më sot. Daddy Yankee, një krijues hitesh, kur bëhet fjalë për Reggaeton, iu bashkua për të krijuar një këngë që bënte pjesë nga çdo altoparlant në verën e vitit 2017. Në korrik 2017, ajo u luajt rreth 21milionë herë në ditë në YouTube. Faktori i parë që e vendosi atë në rrugën e suksesit ishte pikërisht ky bashkëpunim. Daddy Yankee shtoi nga arti tij dukr terhequr të gjthë fansat.

Kënga u bë shpejt një hit në Puerto Riko, vendlindjen e këngëtrëve dhe shpërtheu në të gjithë botën pasi videoja muzikore u publikua në YouTube. Ajo theu rekordin e parë kur arriti 1miliardë shikime në një rekord prej 97 ditësh. Më 6 shkurt 2019, kënga arriti në 6miliardë shikime dhe prapë mban rekordin. Vërtetë, hitet e Amerikës Latine mund të marrin shumë shikime në YouTube shpejt pasi operojnë në një treg të madh.

Ndërsa disa këngë kanë shkelur në pragun 1miliardë si Daddy Yankee “Shaky Shaky“, lancuar në 2016. Kur po fitonte vrull, duke përfshirë vendet e para në të gjithë botën, Justin Bieber kërkoi të bashkohej me bandën me një remi, ku kërkimet në Google për “Despacito” u rritën jashtëzakonisht. Është e pamohueshme që gjithçka që prek Justin Bieber tërheq shumë ekspozimin e mediave. Gjithashtu, së bashku erdhën betejat e tij me shfaqjen live të teksteve spanjolle në maj.

Është interesante që në tre muaj pas publikimit të remix, origjinali mori mbi 1.5miliardë shikime në YouTube, ndërsa kënga e Bieber sot ka 650 milionë. Megjithëse artistët e Amerikës Latine kanë një ndjekje të madhe në mesin e spanjollëve në SHBA, vargjet angleze të dorëzuara nga Bieber lejuan që të gjithë të këndojnë së bashku. Kështu ndihmoi “Despacito” në hapjen e tregut global për një gamë të gjerë të artistëve të Amerikës Latine. Më së shumti klikime që “Despacito” mori brenda një dite të vetme ishin 26 milionë në 16 korrik 2017. Rreth asaj kohe, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ishin të dy në turne. Gjithashtu kur origjinali dhe remixi i kombinuar u bënë këngët më të transmetuara.

Në gusht 2018, shikimet e përditshme filluan të bien derisa ato u bënë më konstante në vitin 2019. Në Mars 2019, kënga u largua nga tabela e “Hot Latin Songs”. Sipas gazetave lokale, Porto Riko regjistroi një rritje të papritur të interesit turistik pas publikimit të këngës, veçanërisht për lokacione të tilla si ” Club La Factor” dhe rrethi “La Perla” në “Old San Juan”. Ed Sheeran zbuloi në vitin 2017 se ai dëshironte të regjistronte një version të remixit të këngës. Më 6 janar, videot me mbsihkrim për dy këngët e para të albumit u lancuan në YouTube: “Castle on the Hill” dhe “Shape of You”.

Videoja zyrtare në YouTube për këngën arriti shikime 1miliardë shikime në vetëm 99 ditë, duke mos rënë në sy të rekordit të “Despacito” vetëm për dy ditë. Gjatë kësaj kohe, Ed bëri pjesën e tij të drejtë duke e promovuar atë me një seri shfaqjesh live, nga çmimet Brit, BBC Radio 1 Live Lounge në Tonight Shoë me Jimmy Fallon, ku ai e ri-krijoi atë me instrument. Reperi britanik Stormzy gjithashtu iu bashkua për një rikrijim. Në maj, klikimet e përditshme filluan të uleshin. Një tjetër pikëz erdhi kur kënga ishte nominuar për një Grammy për Best Pop Solo Performance në fund të nëntorit dhe fitorja  ishte e padiskutueshme. /KultPlus.com