Rupert Grint pranon se nuk i ka shikuar të gjithë filmat e “Harry Potterit”

Aktori 32-vjeçar që luan në të tetë filmat e “Harry Potterit”, në rolin e studentit magjistar, thotë se ka shikuar vetëm tri pjesët e para.

Ruper Grint tha se nuk i pëlqen ta shikojë vetën ne një film, shkruan Variety.

“Kam shikuar tre filmat e parë, por pas tyre ndalova t’i shikoja”, tha ai.

Megjithatë ylli i “Harry Poter” shton se kanë kaluar aq vite sa ta ndjejë veten të çliruar nga filmat dhe të fillojë t’i shikojë pjesët që ka humbur.

Rupert kishte thënë se po konsideronte ta linte aktrimin dhe se asnjëherë nuk ishte ndjerë rehat me famën dhe se ëndrra e tij është që ta lë këtë industri e t’i përkushtohet diçkaje tjetër. /Koha/ KultPlus.com

Historia e famshme e “Harry Potter” do të shndërrohet në serial

Historia e shkruar në shtatë librat e Rowling, “Harry Potter”, pritet shumë shpejt të ekranizohet në formë seriali, shkruan KultPlus.

Teksa puna për këtë është ende në faza shumë të hershme, prodhimi i këtij seriali do të jetë nën drejtimin e HBO Max.

The Hollywood Reporter u bë i pari që dha lajmin e gëzueshëm për fansat e storieve të Potterit, teksa ende nuk janë shpalosur detaje të mëtutjeshme.

Vetëm “ide të gjera janë diskutuar si pjesë e takimeve hulumtuese të fazës së hershme”, raporton THR. / KultPlus.com

74 mijë euro për botimin e parë të Harry Potterit

Një kopje nga botimi i parë i “Harry Potter” dhe “Guri Filozofal” u shit në ankand për 74 000 euro.

Libri është një nga 500 kopjet e shtypura në 1997 para se saga e fantazisë së JK Rowling të arrinte sukses global.

Nga ato 500 kopje, 300 u dërguan në shkolla dhe biblioteka. Çmimi në atë kohë ishte rreth 12 euro.

Një edicion tjetër i parë prej 500 kopjesh, i cili u shit për dy euro në një panair të dorës së dytë, u shit në një ankand online nga ”Hansons Auctioneers”, në Staffordshire, për 50 000 sterlina./ aa/ KultPlus.com

Shkrimtarja e Harry Potter rrëfen për abuzimin seksual

Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling ka publikuar një ese ku flet për herë të parë për dhunën dhe abuzimin seksual në jetën e saj, reagim ky që vjen pas kritikave që mori për komentet transfobike që bëri në media sociale, njofton KultPlus.

JK Rowling ka zbuluar përvojën e saj të abuzimit dhe sulmeve seksuale për herë të parë, në një ese të gjatë dhe shumë personale të shkruar si përgjigje ndaj kritikave për komentet e saj publike për çështje transgjinore.

Autorja zbuloi se ajo ishte “një e mbijetuar nga dhuna dhe abuzimi seksual”, duke përmendur këtë krahas besimit të saj në lirinë e fjalës dhe përvojës si mësuese, si arsye prapa pozicionit të saj, njofton Insajderi.

Ajo tha se kritikat “më kanë lënë një në një vend shumë të errët brenda kokës time, si kujtime për një sulm seksual që pësova në vitet 20-ta. Ai sulm ndodhi në një kohë dhe në një hapësirë ku unë isha e pambrojtur, dhe një njeri kapitalizoi në këtë mundësi. Nuk mund t’i mbyllja ato kujtime dhe e pata të vështirë të mbaja zemërimin dhe zhgënjimin tim për mënyrën se si qeveria ime po tregohen të lirshëm me sigurinë e grave dhe vajzave”.

Ajo gjithashtu konfirmoi për herë të parë se kishte pësuar abuzim fizik në të 20-tat. “Nëse mund të hysh brenda në kokën time dhe të kuptoni se çfarë ndjej kur lexoj për një grua trans që vdes në duart e një burri të dhunshëm, ju do të gjeni solidaritetin dhe fisnikërinë”, shkroi ajo. /theguardian/ KultPlus.com

Mësuesja zbulon rastësisht 3 kopje të librit Harry Potter, botimi i rrallë kap vlerën 18,000 paundë në ankand

Tre libra Harry Potter të botimit të parë priten të nxirren në ankand këtë muaj me një çmim fillestar prej 18,000 paundë.

Një mësuese ishte ajo që i zbuloi librat, pasi ishin hedhur në këndin e librave të dhuruar në shkollën e saj në Buckinghamshire, transmeton KultPlus.

Ata përfshijnë një kopertinë të rrallë të botimit të parë të librit ‘Harry Potter dhe guri filozofik’.

3 librat e zbuluar janë pjesë të 500 botimeve të para të shtypura në botë. Ankandi do të mbahet online nga firma ‘Hansons Auctioneers’ në 21 maj. / KultPlus.com

Objekte të viteve të 90-ta që sot shiten shumë shtrenjtë

Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët.

Dhe dikush prej jush mund t’i ketë ende këto gjëra në shtëpi, dhe nuk i jep vlerën e duhur, por disa prej tyre shiten me dhjetëra, qindra, e madje edhe me mijëra dollarë në e-Bay.

Për shembull, edicionet e para e të plota të librave të Harry Potter kanë arritur të shiten deri në 55 mijë dollarë, ndërsa makina të thjeshta lodër të asaj periudhe shiten edhe për 300, 400 dollarë secila. Top Channel / KultPlus.com