Gjermania organizon koncerte për të studiuar përhapjen e koronavirusit

Shkencëtarët në Gjermani kanë organizuar tri pop koncerte për një ditë, për të hetuar rreziqet që shkaktojnë ngjarjet masive në ambiente të mbyllura gjatë pandemisë.

Rreth 1500 vullnetarë të shëndetshëm të moshave 18 deri 50 vjeç morën pjesë.

Këngëtari dhe tekstshkruesi Tim Bendzko pranoi të performonte në të trija koncertet, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Studimi erdhi pasi Gjermania shënoi numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 që nga fundi i prillit. Më shumë se 2000 raste janë regjistruar të shtunën, duke e çuar numrin total në 232,082, ka raportuar Instituti Robert Koch.

Studimi i koncertit i cili u quajt “Restart-19” është krijuar për të hetuar kushtet nën të cilat mund të mbahet koncerte të tilla gjatë pandemisë.

Koncerti i parë kishe qëllim të stimulonte një ngjarje para pandemisë, pa masa mbrojtëse. I dyti përfshinte higjienë më të madhe dhe pak distancë sociale dhe i treti përfshinte gjysmën e personave në një distancë prej 1.5m.

Të gjithë pjesëmarrësit ishin testuar paraprakisht, u ishin dhënë maska dhe pajisje për të matur distancën mes tyre. Studiuesit po ashtu përdorën dezinfektues i cili linte gjurmë në sipërfaqet që preknin pjesëmarrësit.

Këngëtari Bendzko tha se ishte i kënaqur me performancën dhe audiencën.

“Shpresoj se këto rezultate do të na ndihmojnë të mbajmë sërish koncerte para audiencave”, ka thënë ai.

Rezultatet e studimit priten të dalin në vjeshtë. / KultPlus.com

Kur xhirohej seriali i famshëm “Fidani”, Faruk Begolli në vitet e 80-ta

Ka qenë seriali i parë në gjuhën shqipe i realizuar në Kosovë, i cili në vitet e 80-ta, mbërthente të gjithë fëmijët para ekranit televiziv, që të shihnin aventurat e Fidanit, i cili ikë nga shtëpia, shkruan KultPlus.

Ky serial është realizuar me skenar të Ibrahim Kadriut dhe regji të Sadedin Prekazit, kurse muzika e këtij seriali është punuar nga Musa Piperku, ku kënga e këtij seriali ishte shndërruar në një hit për atë kohë.

Mirëpo, mbi këtë serial, edhe pse i pari i këtij lloji në Kosovë, nuk ka të dhëna në faqen e Qendrës së Kinematografisë së Kosovës, sikurse që nuk ka të dhëna as në faqet tjera online. Përpos në Wikipedia, që ka informacione të pakta, mbi këtë serial nuk ka ndonjë informatë më të thellë.

KultPlus ka siguruar fotografi të papara deri më tashti,ku shihet Faruk Begolli përgjatë xhirimeve të këtij seriali, ku këto fotografi janë realizuar në banesën e kameramanit Veton Berisha, ku një pjesë e këtij seriali është xhiruar po në banesën e Vetonit./KultPlus.com

Pamje të papara deri më tani: Adem Jashari, nga koha e kryerjes së shërbimit ushtarak

Ndonëse është thënë e treguar për jetën e komandantit legjendar Adem Jashari, i cili me tërë familjen e tij u flijua për lirinë e vendit, një fotografi e tillë nuk është parë deri më tani.

Në këtë fotografi shihet komandanti legjendar gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në kohën e ish-Jugosllavisë.

Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari shihet i shoqëruar edhe nga Jetullah Geci dhe dy persona tjetër, në këtë fotografi.

Kullajt e Jasharëve  në Prekaz të Skenderajt, të cilat janë bërë tashmë simbol i lirisë që gëzojmë sot, vizitohen nga mijëra njerëz gjatë tërë vitit.

Familja Jashari mbetet dëshmia më e fuqishme e luftës dhe rezistencës të popullit shqiptarë, i cili donte vetëm një gjë, të ishte i lirë në vendin e vet. /indeksonline/ KultPlus.com

13 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot bëhen 13 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com

Anulohet koncerti i sivjetshëm i Krishtëlindjes për shkak të pandemisë

Koncerti vjetor i Krishtlindjes nga kori i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është anuluar për shkak të pandemisë me koronavirus.

Kjo do të jetë hera e parë që nga viti 1974 që koncerti nuk do të mbahet, ka thënë Kim Farah nga kori.

Besimtarët e kësaj kishe me bazë në Utah kanë kufizuar aktivitetet në tempuj ndërsa kanë thënë se lutjet e zakonshme të të dielave do të kthehen vetëm kur do të lejohet nga qeverisja lokale dhe pa masa mbrojtëse. Programi i tyre misionar e ka kthyer fokusin në ligjërata fetare online, raporton AP.

Koncerti i Krishtlindjes i cili u anulua, zakonisht sjell mijëra besimtarë në sallën e Kishës në Salt Lake dhe performojnë mysafirë të tillë si ylli i Brodëay, Kelli O’Hara dhe aktori Richard Thomas. Është mbajtur për dekada me radhë pa ndonjë pengesë.

Kori, po ashtu ka lajmëruar anulimin edhe të dy koncerteve të tjera të vjeshtës dhe audicione të tjera. / KultPlus.com

Falem’nerës Aferdita Bela

Aferdita Bela nga Zürich është njëra nga punëtoret shëndetësore e cila po kontribuon në përballjen me Pandeminë COVID-19.

Aferdita Bela tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.                                                 

KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

ANIBAR sot mbajti prezantimin me David Silverman, animator dhe regjisori i “The Simpsons”

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR,  në kuadër të prezantimeve sot mbajti prezantimin me David Silverman, animator dhe regjisori i “The Simpsons”. Ky diskutim u mbajt në ora 18:00 dhe u transmetua në platformën ZOOM dhe live në Facebook.

Silvermanit gjerësisht i pranohen meritat për bërjen e shumicës së “rregullave” për vizatimin e serisë The Simpson. Ai shpesh është thirrur për t’i animuar skenat e vështira apo ato me rëndësi të posaçme, duke u bërë i pazëvendësueshëm në Sezonin 2, kur ai animoi “përçartjet, nervozat dhe sulmet në zemër” të shpeshta të Homerit. Ai u paraqit edhe në episodin “Goo Goo Pan”, duke ofruar një metodë të shpejt të vizatimit të Bartit dhe është pjesëmarrës i shpeshtë në audio-komentet e Simpson DVD. Një vizatim në formë karikature e tij mund të shihet në “The Itchy & Scratchy & Poochie Show” ku në fakt ai është animuesi që vizaton Poochie-n.

Audienca e këtij prezantimi pati mundësinë që të dëgjoj më shumë rreth serialit të animuar “The Simpsons”, pse Silverman gjithmonë kishte dashur të jetë animator, kur është zhvilluar kjo dëshirë dhe tregoi nëse “The Simpons” mund të parashikoj se kur pandemia Covid-19 do të përfundoj.

Për ata që duan ta dëgjojnë këtë prezantim, mund ta gjejnë në faqen zyrtare të Anibar në Facebook. / KultPlus.com

Kadare: Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre

“Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”.

“Të falësh nuk do të thotë të harrosh”.

“Sillu aq mirë me ata që të lëndojnë, sa t’iu vijë neveri nga vetja e tyre”.

“Ata që shohin qart edhe larg, në të ardhmen janë të padëshirueshëm për çdo pushtet tiranik”.

“Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë”.

“Sa i hollë është kufiri mes urrejtjes dhe dashurisë. Në ankthin e dhimbjes klith: Të urrej, sepse nuk mund të dashuroj askënd tjetër”.

“Fjala është si bleta që ka edhe mjaltin, edhe thumbin”.

“Kultura antike është pasaporta autentike e kulturës kombëtare”.

“Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”./KultPlus.com

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, në kuadër të paneleve sot mbajti panelin “Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë”

Festivali i Filmit të Animuar ANIBAR, në kuadër të paneleve sot mbajti panelin “Kultura e Përdhunimit Gjatë Luftës Në Kosovë”. Ky panel u mbajt në ora 16:00 dhe të ftuar ishin Feride Rushiti – QKRMT, Serbeze Haxhiaj – Gazetare, Nafi Krasniqi – “Drejtësi për të gjithë” dhe Moderator: Arbër Selmani – Gazetar.

Gjatë këtij paneli u diskutua për kontributin e gazetarëve që kanë dhënë për të trajtuar temat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe se si sistemi i drejtësisë i ka trajtuar këto çështje.

Gjithashtu gjatë këtij paneli u diskutua edhe mbështetja dhe/apo injorimi i këtyre viktimave nga institucioneve në Kosovë dhe nga institucionet ndërkombëtare dhe OJQ-të ndërkombëtare në Kosovë.

Po ashtu u diskutua edhe për përkrahjen që gratë e dhunuara gjatë luftës kanë pasur nga familjarët e tyre dhe se si shumë gra nuk guxojnë të deklarohen për shkak të stigmës.

Feride Rushiti nga QKRMT theksoi se viktima të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë janë edhe burrat por për shkak të stigmës nuk mund të flasin.

Të pyetur se çfarë ne si shoqëri duhet të bëjmë për të mbështetur viktimat e dhunës seksuale, panelistët thanë se duhet të diskutojmë që shoqëria të vetëdijesohet sa i përket kësaj çështje. Sipas tyre, arti dhe filmi janë mënyrat më të mira për ta bërë këtë gjë. / KultPlus.com

Hajnat thyejnë muzeun e ninxhave në Japoni dhe vjedhin 1 mln jen

Një muze i ninxhave në qendër të Japonisë që vizitohet përherë nga turistët, ka qenë cak i hajnave.

Gjatë natës së kaluar ajo është thyer nga disa hajdutë e nga aty kanë vjedhur një milion jen (9,470 dollarë).

Ky muze i dedikohet ninxhave dhe gjithçka që lidhet me ta. Policia njoftoi se një alarm u dëgjua në orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe atë kohë, në muze s’kishte staf.

Kur policia japoneze mbërriti, pa se dyert ishin hapur me forcë dhe aty mungonte kasaforta me para.

Kasaforta që peshonte rreth 150 kilogramë mbante para nga më shumë se 1 mijë vizitorë.

Një zyrtar i muzeut i ka thënë CNN-it se gjithçka kishte ndodhur brenda vetëm 3 minutash.

Krasniqi rikthehet me fitore

Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi ka mposhtur me nokaut teknik çekun Stanislav Eschner.

33-vjeçari të shtunën fitoi meçin e kategorisë gjysmë të rëndë në rundin e gjashtë.

Ky ishte meçi i parë për Krasniqin që s’kishte përballje boksi qe 15 muaj.

Falem’nerës Albana Krasniqi

Albana Krasniqi nga Peja është njëra nga punëtoret shëndetësore e cila po kontribuon në përballjen e Kosovës me Pandeminë COVID-19.

Albana Krasniq tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.                                                  

KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

Zbritje finale në Jysk – të gjithë artikujt e kopshtit deri në 60% zbritje!

Aksesorët e preferuar të kopshtit, tryezat, karriget e çdo gjë tjetër tani mund t’i kompletoni me frymë skandinave duke përfituar nga zbritja finale në Jysk!

Nga sot e deri në eliminim të sasisë, të gjithë artikujt për kopsht në Jysk janë me zbritje duke ju mundësuar të kurseni nga 30 deri në 60%!

Për më shumë informacione ju mund t’i vizitoni dyqanet e Jysk ose të porositni online duke telefonuar në: 0800 10 500.

Koronavirusi pezullon “The Masked Singer” në Australi

Koronavirusi ka bërë që të pezullohet “The Masked Singer”, një ‘reality show’ në Australi ku disa këngëtarë të famshëm do të performonin shfaqjen e tyre sonte.

Gjysma e tyre dolën pozitivë në testin për COVID-19.

BBC raporton se i gjithë ekipi, përfshirë këngëtarët e famshëm të maskuar, jurinë dhe mysafirët janë dërguar në vetizolim.

Shfaqja qe filmuar në Melbourne, që ishte qendër e infeksionit nga COVID-19.

Kjo shfaqje fillimisht kishte filluar në Korenë e Jugut më pas në vende tjera të Azisë, më vonë në SHBA dhe Australi. Shfaqja ka persona të famshëm që këndojnë por që janë të maskuar dhe identiteti i tyre nuk zbulohet derisa të bëhet votimi nga juria.

Falem’nerës Elfete Alihajdari-Kuqi

Elfete Alihajdari Kuqin nga Prishtina është njëra nga punëtoret shëndetësore e cila po kontribuon në përballjen e Kosovës me Pandeminë COVID-19.

Elfete Alihajdari Kuqi tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.                                                                   
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim monedha prej argjendi

Si sot, 81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi.

Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1926, 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.

Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimet “VITT•EM•III RE E IMP•MBRET E PER•”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: “SHQIPNI 1939 XVII 5 LEK/ 10 LEK ALBANIA” dhe emrin e gdhendësit G. Romagnoli. Buzët e monedhës kanë mbishkrimin “MBRETNIA SHQIPTARE”. Atsh / KultPlus.com

Australia befasohet nga bora

Ajri i ftohtë i Antarktikut ka nxitur borë në disa shtete të Australisë.

Shtetet në juglindje të kontinentit australian janë përfshirë nga moti i ftohtë dhe po përjetojnë një nga ditët më të ftohta të vitit.

Sipas meteorologëve i ftohti pritet të zgjasë edhe gjatë javës së ardhshme.

Ani pse ishte borë e papritur, banorët e shtetit New South Wales janë përgatitur me saja për të shijuar pak skijim.

Turistët që kanë rastisur në Sydney kanë vazhduar pushimet e tyre edhe për disa ditë për të shijuar borën.

Meteorologët kanë bërë të ditur se mbi një metër borë ka rënë në rajonet malore.

Falem’nerës Abdullah Hajdari

Dr.Abdullah Hajdari nga Prishtina është njëri nga punëtorët shëndetësore i cili po kontribuon në përballjen e Kosovës me Pandeminë COVID-19..

Dr.Abdullah Hajdari tashmë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.

“Një apel i fundit për të gjithë ata që virusin Covid 19 ende nuk marrin seriozisht,i cili po merr jetëra të qytetarëve tanë, mbi 400 deri tash,të vendosin maskën mbrojtëse në mënyrën e duhur, sepse është shumë më e lehtë të mbahet ajo,sesa maska e oksigjenit apo aparati respirator”, thuhet në mesazhin e saj dërguar për KultPlus-in.

KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.

1.Emri dhe mbiemri:
2.Qyteti:
3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili
4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)

Këto të dhëna dërgoni në email tonë: [email protected] apo në faqen tonë www.KultPlus.com

Nis festivali “ArchiTech” për ridizajnimin e hapësirave publike në Prishtinë

Është hapur festivali “ArchiTech”, që ka për qëllim ridizajnimin e hapësirave të gjelbra në komunën e Prishtinës.

Në kuadër të këtij festivali do të hulumtohen temat që lidhen me hapësirat publike, hapësirat e gjelbra, objektet ekologjike dhe trashëgimia arkitekturore.

Drejtoresha e “ArchiTech Festival”, Kosovare Sadiku, tha se synimi është përfshirja e sa më shumë qytetarëve në hapësira publike.

“Është mjaft e rëndësishme që përmes këtyre diskutimeve të arrihet një vetëdijësim më i lartë sa i përket përfshirjes së qytetarëve, por edhe mirëmbajtjes së këtyre hapësirave të përbashkëta”, tha ajo, raporton KP.

Ndërsa, përfaqësuesi nga Ndërmarrja Publike Banesore, Genc Blakaj, prezantoi dizajnimet që do të bëhen në kryeqytet.

Ky festival është organizuar nga Kuvendi Rinor i Prishtinës, me përkrahjen e komunës dhe do të zgjasë deri në muajin nëntor.

Muzeu Kariye në Stamboll do të rihapet si xhami

Disa javët pas kthimit historik të Ajasofjes në xhami, një tjetër faltore e lashtë në Stamboll është vendosur të rihapet për namaz.

Muzeu Kariye i shekullit të gjashtë, i njohur edhe si Chora, i cili gjendet në rrethin historik Fatih të Stambollit, do të rihapet si xhami, thanë autoritetet.

Një dekret presidencial i botuar në Gazetën Zyrtare të vendit sot anuloi një vendim të kabinetit të vitit 1945 për kthimin e tij në muze.

Struktura e Kariye-s, që daton nga Perandoria Bizantine e shekullit të gjashtë, mbetet e paprekur. Në shekullin XVI, pas çlirimit të Stambollit nga Mehmeti II, kisha ishte shndërruar në xhami.

Brendësia e ndërtesës është e mbuluar me disa nga mozaikët dhe afresket bizantine më të vjetra dhe që kanë mbijetuar më së miri. Ata u zbuluan dhe u restauruan pasi ndërtesa u kthye në muze.

Për shkak të ndalimit të imazheve ikonike në vendet e ku falet namazi, afresket e kishës ishin mbuluar me një shtresë suvaje, ndërsa ishin dëmtuar nga tërmetet gjatë historisë.

Pasi kabineti qeveritar vendosi ta bënte muze në vitin 1945, Thomas Whittemore dhe Paul A. Underwood nga Instituti Bizantin i Amerikës dhe Qendra Dumbarton Oaks për Studime Bizantine sponsorizuan një projekt restaurimi, raporton Anadolu Agency (AA).

Komunat dhe prindërit kërkojnë kthimin e nxënësve në shkolla, MASh ende pa vendim

Kur kanë mbetur edhe një javë për fillimin e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ende nuk ka vendosur se si do të mbahet procesi mësimor.

Kjo ministri ka ofruar tre skenar për organizimin e mësimit, ku drejtoritë e Arsimit në komunat e Kosovës, po edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës po kërkojnë që nxënësit të fillojnë mësimin në objektet shkollore, duke e përjashtuar tërësisht mundësinë e fillimit të mësimit në distancë.

Besim Avdimetaj, kryesuesi i drejtorëve komunalë të Arsimit, njëherësh drejtor i Arsimit në Komunën e Pejës, thotë se të gjitha komunat po përkrahin dy skenarët e para, ndërsa kundërshtojnë mbajtjen e mësimit online.

Ai thotë se të gjitha komunat janë të përgatitura teknikisht për të filluar vitin e ri shkollor ku do të respektohet distanca sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Të gjithë janë të përgatitur teknikisht ku shkollat janë të përgatitura për të filluar vitin e ri shkollor. Opsioni i tretë është ai opsioni që nuk e dëshirojnë komunat, do të thotë opsionin e mësimit online, këto dy opsionet tjera varësisht nga kapacitetet dhe numri i nxënësve nëpër shkolla janë të mundshme…Gjendja teknike e shkollave është në rregull, ku respektohet distanca. Nëse nuk ka ndonjë vendim për shkak të pandemisë besojmë se do të fillojmë, përndryshe nëse ndryshon gjendja shëndetësore sigurisht që nënkuptohet që mësim nuk ka me pas”, thotë ai.

Versionet që përfshijnë kthimin në objektet shkollore janë më të përshtatshme për Komunën e Suharekës. Drejtori i Arsimit në këtë Komunë, Remzi Bajselmani, deklaron se vetëm në dy shkolla të qytetit është problematike për shkak të numrit të madh të nxënësve, ndërsa në shkollat tjera nuk do ta kenë problem sa i përket sigurimit të distancës.

“Jemi duke bërë përgatitje që gjithqysh të kthehemi në shkolla, sepse është kërkesë e gjitha palëve, prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve që procesi të fillojë normalisht në shkolla. Për këtë qëllim Ministria e Arsimit ka përgatitur tri opsione me të cilin ne jemi takuar… dhe kemi marrë këto opsionet e mundshme. Ne si Komunë plotësojmë disa kritere shumë të mira sepse kemi objektet që kanë hapësirë të mjaftueshme dhe mund të fillojmë me planin A, se plani A parasheh kthimin normal në shkolla. Ndërsa plani B është që të kthehemi një pjesë në shkollë dhe një pjesë në mësimin në distancë. E më i keqi plan është plani C, që të zhvillohet mësimi krejt në distancë”, thotë ai.

Edhe drejtori i Arsimit në Komunën e Fushë Kosovës, Islam Shabani, potencon se janë kundër mbajtjes së mësimit në distancë, por përkrahin fillimin e mësimit në objektet shkollore.

Shabani thotë se për këtë komunë më i përshtatshëm është skenari B.

“Më të përshtatshme kish me qenë varianti B tek ne, për shkak se është metodë e kombinuar. Varianti A është pak më i rëndë për neve sepse kërkon prani fizike të nxënësve në shkolla, që ne realisht e kemi pak vështirë ta realizojmë në shkollat e qytetit, për shkak të numrit të madh të nxënësve. Kështu që të shohim, ne po punojmë në këtë aspekt dhe brenda javës do ta caktojmë dhe do ta definojmë çfarë varianti po shkojmë”, thotë ai.

Në anën tjetër, drejtori i Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazmi Gagica, thotë se përkundër që kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor presin një vendim të unifikuar nga Qeveria e vendit për të gjitha Komunat.

Ne presim një vendim të Qeverisë për një vendim unik për të gjitha Komunat. Pra, ne jemi për një vendim unik jo të krijohet laramani në nivel të përgjithshëm…Bazuar në analiza, bazuar në hulumtimet që kemi bërë në kohë pandemie neve kemi parë rreziqet dhe defektet, pra ne konsiderojmë që klasa e parë, e dytë dhe e tretë, gjithashtu kalimi i nivelit klasa e gjashtë dhe klasa e 10 konsiderohen si probleme, sepse ne këto mendojmë që duhet të intervenohet. Por, sidoqoftë ne prapë presim një vendim të unifikuar në nivel të Republikës së Kosovës”, thotë Gagica.

Kthimin e tërësishëm në objektet shkollore për nxënësit po e kërkon Këshilli i Prindërve të Kosovës.

Kryetari i këtij Këshilli, Ymret Reshiti, thotë se nuk përkrahin mësimin në distancë.

“Më i përshtatshëm dhe më e pranueshme për neve dhe për nxënësit që kërkojnë është versioni i parë i planit të ministrisë për fillimin e mësimit, pra mësimi në kushtet normale në shkolla, nxënësit të kthehen në shkolla… Kundërshtimi jonë lidhet drejtpërdrejtë në përvojën e kaluar të organizimit të mësimit në distancë për gjysëmvjetorin e dytë, do të thotë vetëm në këtë kontekst ne kemi reaguar për shkak që vlerësimet dhe konstatimet e gjithanshme nga OJQ-të, nga ata që kanë bërë anketime dhe nga prindërit është se mësimi nga distanca objektivat ose pritshmëritë nuk i ka realizuar mjaftueshëm”, deklaroi ai.

Vendimin se si do të fillojë viti i ri shkollor, ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, në mbledhjen e Qeverisë ditën e premte tha se do ta marrin në mbledhjen e radhës.

“Ata kanë shprehur dëshirën viti i ri shkollor me fillua në objektet shkollore sipas skenarëve të cilët ne i kemi përgatitur. Këtë mastër plan ju prezantojmë mbledhjen e ardhshme dhe kërkojmë miratimin e juve”, tha ai.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paraparë fillimin e vitit të ri shkollor sipas tre skenarëve, ku skenari A përfshin mësimin me prezencë në institucionet shkollore me masat parandaluese, skenari B nënkupton rikthimin e pjesshëm me mësim të kombinuar-prezencë dhe mësim në distancë dhe skenari C mësimi në distancë. Klan Kosova / KultPlus.com

Tomori, froni që bashkon bektashijtë shqiptarë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka përshëndetur pelegrinët në Malin e Tomorrit.

“U dërgoj përshëndetjet e mia të përzemërta besimtarëve bektashinj që janë ngjitur këto ditë në Malin e Shenjtë të Tomorit. Mali i Tomorit është froni që ka bashkuar, bashkon e do të bashkojë bektashinjtë shqiptarë, në dashurinë, përkushtimin dhe sakrificat për njeri-tjetrin, për besimtarët e besimeve të tjera dhe Shqipërinë. Pelegrinazhi i sivjetëm zhvillohet në kushtet e kufizimeve dhe mundimeve që na ka imponuar pandemia. Lutem e uroj që pelegrinazhin e vitit të ardhshëm dhe festat e tjera t’i kremtojmë pasi të kemi lënë pas sakrificat e shkaktuara prej saj”, thotë Ruçi në mesazhin e tij.

Më tej si shton se “pelegrinazhi juaj nuk është thjesht një ritual dhe përkushtim fetar, por një koncert besimi dhe optimizmi, në kërkim të lumturisë e të harmonisë, që i bën njerëzit më të mirë, në një Shqipëri të begatë dhe në një botë paqësore”.

“Pelegrinazhi juaj na rikujton se Atdheu, Toleranca dhe Edukimi janë kryevlerat e trashëgimisë së bektashijve. Le të mësojmë të gjithë nga kjo pasuri fetare, shpirtërore, kulturore e kombëtare”, thotë në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. /atsh/ KultPlus.com

Albin Kurti akuzon RTK’në: Me informacione të tilla po vazhdon viktimizimi i familjes së Ukshin Hotiti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se po vazhdon viktimizimi i familjes së Ukshin Hotiti përmes publikimit të informacioneve të pakonfirmuara. Ka thënë se shteti duhet të reagojë dhe të shikojë vërtetësinë e këtyre dokumenteve.

Ky reagim i Kurtit ka ardhur pasi RTK, një natë më parë, publikoi një dokumentar, ku jepen detaje të reja, bazuar në dokumente serbe, se si është vrarë e zhdukur Ukshin Hoti.

“Informacione të tilla shkaktojnë dëm të vazhdueshëm emocional dhe psikologjik te familja e Ukshin Hotit, tek ata që e njohën dhe e duan, dëm ky që vjen direkt si rezultat i krimeve të kryera nga Serbia. Kjo çka po i bëhet familjes Hoti me informacione të tilla, është viktimizim i vazhdueshëm. Familja dhe e gjithë shoqëria meriton përgjigje, ashtu siç meritojnë të gjitha familjet e secilit person që ende mungon”, ka shkruar Kurti, në një reagim në Fb.

Ish-Kryeministri ka bërë thirrje Kryeministrit Hoti, Ministrit Selimi të angazhohen më shumë për zbardhjen e të pagjeturve në mesin e të cilëve është edhe Ukshin Hoti.

“Ka disa orë që në publik po qarkullon një dokument që thuhet se ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Sipas këtij dokumenti aludohet se Ukshin Hoti është vrarë, e më pas kufoma e tij është djegur me eksploziv dhe më tej është fshehur për të humbur gjurmët e krimit. Janë të pamohueshme krimet makabre që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës. Por në këtë rast, organet relevante në Kosovë (Ministria e Drejtësisë e Kryeministria, Departamenti për Krime Lufte i Prokurorisë Speciale, dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur), urgjentisht duhet të koordinohen dhe të marrin hapat e duhur që të përcaktojnë vërtetësinë e kësaj informate kaq të rëndësishme”, ka shtuar ai.

“Kosova duhet t’i ketë prioritet krimet e kryera gjatë luftës. Kjo situatë duhet të na kujtojë kolektivisht që është e papranueshme bërja e pazareve në bisedime me Serbinë, për më shumë që vijon të ngelet i pasqaruar fati i të zhdukurve. Është momenti i fundit që Kosova të tregojë seriozitetin e saj në raport me ballafaqimin me të kaluarën”, ka shkruar Kurit.

Më poshtë mund t’i shihni dokumentet.

Në bazë të dokumentave të ushtrisë dhe policisë serbe që i ka siguruar redaksia e “Udhëve”, ditën që ishte nxjerrë nga Burgu I Dubravës, Ukshin Hoti nuk ishte liruar. Fillimisht u rrëmbye. Më pas Ukshin Hoti ishte vrarë e masakruar në mënyrën më makabre nga policia serbe e asistuar nga Ushtria Jugosllave. Kështu thuhet në dokumentet e siguruara nga redaksia e “Udhëve”, të cilat kanë vulën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, departamenti i hetuesise për krime lufte. 

Ditën kur ishte liruar, te dera e burgut e kishin pritur pjesëtarë të sigurimit shtetërorë serb. Jozyrtarisht thuhet se ishte Sreten Cemoviq, pjesëtar i sigurimit shteteror serb me kodin 9787960, ai qe e priti te dera e burgut. Cemoviq shpeshherë kamuflohej edhe si gazetar. Në një dokument zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me numër protokolli 03/4-3-1 SB nr.270/13, të datës 4 tetor të 2013 poashtu të siguruar nga redaksia “Udhëve”, një person të cilit ky dokument i referohet si personi X-1, që ishte dëshmitar i rastit, kishte zbardhur gjithë ngjarjen që kishte ndodhur me Ukshin Hotin në majin e vitit 1999. 

Personi X-1, kishte qartësuar mënyrën e kryerjes dhe përpjekjen për fshehjen e krimit nga policia dhe ushtria serbe në rastin e Ukshin Hotit por edhe disa vrasjeve të tjera në rajonin e Pejës. Ky person përmes fotografive kishte identifikuar shtëpinë, dyert e shtëpisë, oborrin e shtëpisë dhe si ishte vrarë Ukshin Hoti. Personi X-1 pa menduar dy herë ka pohuar që ka njohur në fotografinë me numër 1 dhe 2 derën e hyrjes prej druri në oborrin e shtepisë së një shqiptari. Deshmitari e përshkruan vendin e krimit dhe jep detaje per deren dhe oborrin siç i kishte pare në maj të vitit 1999. Pas luftës ai mur është ndertuar me blloka të betonit, pasi që shtëpia ishte djegur gjatë luftës.

Qytetari X-1 më pastaj ka sqaruar që në fotografinë numër 3 ka njohur pamjen e oborrit e cila ishte e drejtuar ka gardhi i oborrit dhe rruges lokale e cila kalon skaj shtëpisë së përmendur. Personi X-1, e ka vizatuar skicën e vendit të ngjarjes dhe në të cilën në mënyrë të detajuar ka sqaruar me hollësi planifikimin e brendshëm të atëhershëm të oborrit të shtëpisë: porta hyrëse përmes së cilës hynë në oborr ku në anën e djathtë të portës hyrëse ai pa 2 kufoma në ndërtesë, pastaj para një shtëpie më të vogël në oborr 1 kufomë. Kufomat në skicë janë shënuar me x. Ai sqaron se kufoma e Ukshin Hotit përfundimisht ishte mbështjellë me qese najlloni në oborrin e shtëpisë së përmendur dhe ishte marrë nga ana e djathtë e portës hyrëse në fund të oborrit nga një shupë ose shtallë, ku më pas gjetën disa dru ose pisha të thara. Kufoma e Uksin Hotit shënohet me + në skicë, sipas këtij dokumenti zyrtar të policisë serbe.

Ky dëshmitar i ngjarjes thotë më tej se e vendosën kufomën pranë atyre pemëve, dhe me një sasi të vogël eksplozivi ia shpërthyen kokën dhe të dy duart e kufomës së Ukshin Hotit dhe më pas ata e mbuluan kufomën me pemët e përmendura dhe e dogjën për të fshehur krimin. Gjatë gjithë kohës kur pjestarët e MUP-it të cilët kryenin masakrat dhe veprat makabre mbi civilët shqiptarë që ishin në oborrin e asaj shtëpie, në rrugën lokale të shënuar në skicë, ishin të siguruar nga ushtarë të ushtrisë jugosllave të udhëhequr nga Komandanti Milićko Janković. Të gjitha këto të dhëna thuhen në dokumentin e siguruar nga redaksia jonë./ KultPlus.com

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

81 vjet më parë në Shqipëri u hodhën për të fundit herë në qarkullim monedhat prej argjendi

Si sot, 81 vite më parë, në Shqipëri, u hodhën për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi.

Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1926, 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë.

Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimet “VITT•EM•III RE E IMP•MBRET E PER•”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: “SHQIPNI 1939 XVII 5 LEK/ 10 LEK ALBANIA” dhe emrin e gdhendësit G. Romagnoli. Buzët e monedhës kanë mbishkrimin “MBRETNIA SHQIPTARE”. /atsh/ KultPlus.com