Fragmente nga Ukshin Hoti

“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”

“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.”

-Ukshin Hoti/ KultPlus.com

Ministri Mehaj kujton Ukshin Hotin: Vepra dhe jeta e tij do mbeten gjithmonë busulla e rrugëtimin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka përkujtuar veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Hoti ishte fenar i kombit shqiptar.

“Të pakta janë qeniet njerëzore ekzistenca e të cilëve lë gjurmë ndër breza, me një urtësi që të ngjallë siguri e hedhë dritë mbi vetëdijen shoqërore, duke shërbyer si një udhërrëfyes që përkundër çdo stuhie gjen rrugën drejt të interesave të përgjithshme që tejkalojnë individualen, të pjesshmen, e synojnë idealen. Ukshin Hoti i tillë ishte, fanar i kombit shqiptar, figurë që na ka frymëzuar si popull dhe vazhdon të na frymëzojë edhe sot e kësaj dite”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj shtoi se vepra dhe jeta e Ukshin Hotit “do të mbetet gjithmonë busulla e rrugëtimit tonë si shtet e komb”.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi për të!”, ka përfunduar ai. / KultPlus.com

24 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Janë bërë sot plotë 24 vite nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti, shkruan KultPlus.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Kujtojmë që Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Millosheviçit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. / KultPlus.com

Fragmente nga Ukshin Hoti

“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”

“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.”

-Ukshin Hoti/ KultPlus.com

Edi Shukriu dhe Ukshin Hoti në një fotografi të rrallë

Ka vdekur sot Edi Shukriu, shkrimtarja, arkeologia dhe historiania e shquar kosovare.

Humbja e saj është jashtëzakonisht e madhe për vendin tonë dhe një dhimbje e pashërueshme për të gjithë ata që e njohën.

Në kujtim të saj, ne po ju sjellim një fotografi të rrallë të Edi Shukriut pranë Ukshin Hotit, ish-bashkëshortit.

Ukshin Hoti, ishte profesor, shkrimtar, filozof, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Kosovë, gjatë viteve 80’ dhe 90’. Ndërsa Edi Shukriu, është arkeologia e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi “Sonte zemra ime feston” 1972. / KultPlus.com

Gruaja që u sfidua me arkeologjinë dhe politikën, Edi Shukriu: Më anashkaluan, nuk më pyetën për Ukshin Hotin

KultPlus e risjell intervistën me Edi Shukriu që është realizuar me rastin e fundvitit 2021 nga kryeredaktorja e KultPlus, Ardianë Pajaziti.  

Gjithçka është e pazakontë te kjo grua, emri i saj përfundon me prapashtesën i, që nuk është i zakonshëm te emrat e vajzave shqiptare, si vajzë e re është sfiduar edhe në boks, dhe në vitet e 60-ta, kur shumica e vajzave ëndërronin të bëheshin mësuese, ajo guxoi të ëndërronte për arkeologjinë. Është gruaja që kaloi rreth dhjetë vjet me Ukshin Hotin, dhe gruaja që qëndroi politikisht afër Ibrahim Rugovës. Edhe sot vazhdon të jetojë në të njëjtën banesë ku kishte jetuar me Ukshin Hotin, në lagjen Ulpiana, dhe pikë të dobët ka Parkun Arkeologjik “Ulpiana”. Edi Shukriu, në një intervistë për KultPlus ka dhënë detaje për krejt këto zhvillime, për studimet në Beograd, për jetën me Ukshin Hotin, divorcin, angazhimin politik përkrah Ibrahim Rugovës. Në këtë intervistë, ajo shpalosë edhe karakteristikat për këto dy figura të popullit shqiptarë.

Ardianë Pajaziti

Hapat e saj të vegjël nëpër kalldrëmin e Prizrenit, kureshtja e saj për ata gurë që shtronin rrugicat ku shëtitej me prindërit dhe vëllain e saj, ngjitja e shpeshtë deri të Kalaja e këtij qyteti, në shpirtin e saj kishin zgjuar një dëshirë të pazakontë për kohën në të cilën jetonte. Përderisa, shumë prej moshatareve të saj dëshironin të bëheshin mësuese, infermiere, e ndonjë edhe mjeke, Edi Shukriu ishte mes dilemës së arkitekturës dhe arkeologjisë. Dy profesione jo të shpeshta, as për djemtë e asaj kohe, e lëre më për vajzat.

Edi Shukriu si fëmijë.

“Dëshira për të studiuar arkeologjinë, mendoj se lindi nga ngjitjet e mia të shpeshta deri të Kalaja e Prizrenit. E mendoja si qendrën e botës, dhe njësoj e vlerësova deri në kohën kur udhëtova në shumë anë të botës, dhe pashë shumë e shumë kala, dhe atëherë e kuptova se Kalaja e Prizrenit, që e mendoja aq madhështore, në fakt nuk ishte kala, por një rrënojë, por një rrënojë që zgjoi te unë shumë dashuri për arkeologjinë”, kujton fillimet e saj Edi Shukriu, e cila për KultPlus tregon se po mos të ishte kjo pikë e Prizrenit, dhe vizitat e saj nëpër vende të ndryshme, nuk do të lindte dëshira për krahasime, pikë vendimtare e arkeologëve për gjetjet nëpër periudha të ndryshme kohore.

Po aq sa e inspiroi Prizreni për arkeologji, një pjesë të ‘fajit’ e ka edhe Shkupi, vend në të cilën Edi e kalonte një pjesë të madhe të kohës, pasi që në atë qytet i jetonte gjyshja.

Kurse guximi për të ëndërruar drejt një profesioni kaq të rrallë në Kosovë, ishte guxim që ishte ndërtuar në familjen ku edhe rritej Edi Shukriu. Ajo kujton për lexuesit e KultPlus, se edhe babai i saj kishte punuar shumë për trashëgiminë kulturore, se mamaja kishte një shkollë shumë të veçantë, atë të jetës, dhe këto dy elemente kishin bërë që në këtë familje guxonin të ëndërronin. Njëri mysliman, e tjetra katolike po mundoheshin të hapnin portat për dy fëmijët e tyre, e që Edi kujton se mamaja, babit të saj ia mësoi gjuhën shqipe, pasi që, Edi kujton se familjet e Prizrenit flisnin një gjuhë shqipe të çaluar, por se nëna Margaritë ia mësoi gjuhën e rrjedhshme shqipe.

Edi Shukri, studente në Beograd.

Në Beograd nisa studimet në vitin 1968, vit kur në Kosovë kishin nisur shkundjet e para shqiptare nëpërmjet protestave

Dhe përderisa ëndrra e saj për një arkeologe të ardhshme po merrte formë, tashmë kishte dilemën tjetër, se nëse do të duhej të studionte në Zagreb, që aq shumë e dëshironte, apo në Beograd, ku për shkak të rrethanave, u detyrua të zgjedhë këtë të dytën.

“Udhëtimi për Zagreb ishte shumë i gjatë, kurse në Beograd ishte më afër. Udhëtoja tërë natën, dhe në mëngjes isha në Beograd, kurse në Zagreb, më duheshin edhe 12 orë shtesë”, kujton Edi Shukriu, e cila studimet e arkeologjisë i nisi në vitin 1968, vit kur në Kosovë kishin nisur shkundjet e para shqiptare nëpërmjet protestave, e shkundje që e vështirësonin stabilitetin e studentëve shqiptarë në Beograd, të cilët nuk ishin të paktë dhe studionin në drejtime të ndryshme.

Edi Shukriu kujton edhe dallimet që kishte nuhatë edhe nga ana e profesorëve, kur shpesh herë ishin shumë më kërkues ndaj saj si studente shqiptare, se sa te studentët vendës, padrejtësi në nota dhe në shumë ngufatje të tjera, por që Edi Shukriu i vlerëson edhe si  pozitive.

“Kisha një profesoreshë të frëngjishtes, që ishte serbe por që vinte nga Kroacia, aq kërkuese ishte ndaj meje, sa detyrohesha të mësoja aq shumë, vetëm që të mos më zinte ngushtë. Por si rezultat i kërkesave të saj, unë më vonë isha falënderuese, sepse, gjuha frënge është gjuha që e zotëroj më së miri, pas gjuhës shqipe”, kujton Edi Shukriu.

Viti i parë dhe i dytë i studimeve, në kryeqytetin e Serbisë nuk ishte i lehtë për Edi Shukriun edhe sa i përket anës së financave. Nuk i ishte siguruar ndonjë bursë, dhe studimet kishin rënë mbi barrën e familjes së saj.

“Më ka ndodhë që ndonjë ditë të mos ha ushqim, shumë shpesh më duheshin paratë edhe për blerje të librave, dhe detyrohesha që të rrija pa ushqim. Por këtë gjë nuk ia kam thënë asnjëherë prindërve, tash po e them, sepse të dy më nuk janë në mesin e të gjallëve”, rrëfen Edi Shukriu, e cila më pas detajon se pas vitit të dytë, bursa i ishte siguruar nga Universiteti i Prishtinës, dhe studimet ishin pak më të lehta. Dhe pas përfundimit të fakultetit, Edi Shukriu vazhdoi edhe magjistraturën, dhe paralelisht punonte edhe në Muzeun e Kosovës, për të vazhduar më pas edhe doktoraturën në Universitetin e Prishtinës, ku edhe mbrojti tezën mbi qeramikën e helenizuar të epokës së Hekurit në Kosovë (shek. VI-IV p.K) “Dardanët janë ilirë”, tezë që u mbrojt edhe para mentorëve serb, në vitin 1990.

Në Gradinën e Gadimes së Epërme po bëja kërkime arkeologjike, aty erdhi të më takojë Ukshin Hoti

Përderisa jeta e saj prej arkeologe po pasurohej edhe me hulumtime të herë pas hershme brenda lokacioneve arkeologjike të Kosovës, Edi po synonte edhe mësimin e gjuhës angleze, e që po shikonte ndonjë alternativë që të shkonte në Angli, për të mësuar gjuhën angleze.

Ishte viti 1972, koha edhe kur kishte përfunduar studimet në Beograd, dhe bashkë me mamin e saj ishin drejtuar në një zyrë, që të bënin kërkesën që ta mbështesnin për udhëtimin në Angli.

“Në atë takim na priti Ukshin Hoti, atëherë ishte në një pozitë që nuk e kishte titullin e ministrit të punëve të jashtme, por që në ato kompetenca ishte. Nuk u mbështeta për këtë udhëtim, por ky udhëtim ishte shkas që të njihem me Ukshin Hotin”, tregon Edi Shukriu.

Dhe, përderisa i kishte dështuar udhëtimi në Angli, Edi bashkë me një grup të arkeologëve po bënin hulumtime në Gadime të Epërme. Dhe në kodrën e Gadimës, Ukshin Hoti ishte ngjitur për ta takuar Edin, ku sipas saj, pas disa takimeve të shpeshta, ata edhe u lidhën, lidhje që solli edhe vendimin për martesë, në vitin 1974, ku nga ajo martesë kanë vajzën Erletën.

E kujton si njeriun që ka njohur më së miri marrëdhëniet ndërkombëtare, si një njeri që ka ditur shumë gjuhë të huaja, e që shumicën prej tyre, sipas Edit, i ka mësuar vet, si një njeri me një dashuri të paparë për kombin, e që sipas saj, nuk sheh aq shumë të tillë me këto karakteristika.

Edi Shukriu dhe Ukshin Hoti

Edi me fjalë të pakta kujton jetën me Ukshin Hotin, jetë që e kishin bërë në banesën e vogël në Ulpianë, ardhjen në jetë të Erletës, rënien e tij në burg në vitin 1981, por edhe lirimin e tij nga burgu në vitin 1985, e që nuk doli të jetë me fat për familjen tre anëtarëshe, pasi që, ashtu sikur edhe kujton Edi Shukriu, Ukshini kërkoi divorcin, dhe familjes së re i iku fija e lumturisë.

Kur e pyes se çfarë dokumenti, letër apo ndonjë gjë personale të Ukshin Hotit e posedon edhe sot, Edi refuzon të flas. Ajo thotë se ka gjësende të Ukshin Hotit, por nuk dëshiron ti bëj publike, për faktin se, shumë të tjerë e kanë keqpërdorë emrin e tij.

Erleta Hoti

“Unë dhe vajza ime jemi kujdesur shumë që ta ruajmë imazhin e tij, e kanë keqpërdorë shumë emrin e tij. Kanë shkruar shumë për Ukshinin, kanë bërë filma dokumentarë, kurrë askush nuk erdhi të më pyes rreth Ukshinit. Asnjë film nuk vlen, sepse mungon shumëçka në ato realizime. Kam qenë kundër edhe për Muzeun e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ky kundërshtim erdhi si rezultat i asaj, sepse me atë muze ata e grimcuan Ukshinin, e ulën në nivele lokale, e Ukshin Hoti ishte i krejt Kosovës, nuk ishte vetëm i Krushës së Madhe”, shprehet Edi Shukriu, e cila vazhdon të jetojë edhe më tutje në banesën ku kishte jetuar me Ukshin Hotin, e që së fundi, kishte gjetur edhe një fletë dërgesë të burgut, kur i kishte dërguar ushqim e cigare. “Ishte data dhe përshkrimi, i dërgoja ushqim e cigare, në atë kohë pinte “Kent”, tregon Edi, për ato kujtime, e që vajzës i thoshte atëherë se babi po punonte, e asnjëherë si kishte treguar se ai ishte në burg.

Se kanë humbur shumë dokumente, materiale të rëndësishme, Edi Shukriu kujton edhe hyrjet e shpeshta të policisë serbe, e që sipas saj, sa herë që kanë hyrë në banesën e tyre, ata kanë marrë gjësende të ndryshme.

Edi Shukriu me nënën dhe vajzën.

Jam arkeologia e parë që kam iniciuar hulumtime të nivelit ndërkombëtar në Ulpianë, bashkë me një koleg timin futëm edhe para tona, sepse nuk patëm mbështetje

Profesoreshë e UP-së, akademike, publiciste, poete dhe një grua aktiviste, Edi Shukriu konsiderohet si arkeologia e parë që ka iniciuar hulumtime të nivelit ndërkombëtar në lokacionin e Ulpianës, e që sipas saj, para luftës ishin bërë nga arkeologë serb dhe ekipe prej Beogradit.

“Hulumtimin në nivel ndërkombëtar e realizova me një profesor francez, e që ishte prej vitit 2006 e deri në vitin 2010, po sikurse në çdo fushë tjetër, edhe në këtë pikë patëm probleme financiare. Më vinte keq që ti tregoja profesorit francez se kemi probleme me financa, unë dhe një ish student i imi futëm mjetet vetanake, kolegu im që i dha paratë për hulumtim, ato mjete i kishte të ndara për blerjen e një banese, por i futi bashkë me mua në hulumtim”, tregon Edi, e cila shprehet të jetë e lumtur se hulumtimet po ecin edhe sot, por, sipas saj jo në tempo të duhur.

Edi Shukriu, e cila në rininë e saj u sfidua edhe në skijim, boks, pingpong e hendboll, duket se nuk mjaftohej me angazhimet. Duke anashkaluar krejt titujt shkencor, angazhimin institucional dhe atij prindëror, bashkë me shumë gra të tjera, shumë shpesh dolën rrugëve të Prishtinës, për të kundërshtuar terrorin serb, e që shumë shpesh ishin të rrethuara nga forcat serbe.

Edi Shukriu dhe Ibrahim Rugova

“Nuk mendonim për vete në atë kohë, ishte një proces i përgjithshëm. U pata propozuar që të jem edhe në kryesi të LDK-së, po nuk pata pranuar. Vajza më rritej pa baba, kisha frikë se mund të më burgosnin edhe mua, edhe nuk ishte e lehtë ta lija vajzën pa asnjërin prind”, tregon Edi, e cila, pos që kishte fatin të kishte për bashkëshort njërin prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, ajo në të njëjtën kohë punonte afër një njeriu shumë të rëndësishëm për popullin shqiptar, Ibrahim Rugovës.

Rugovën e kujton si një njeri që e ka njohur më së miri mentalitetin shqiptar, një njeri që ka pas shumë guxim për rrethanat më të vështira të shqiptarëve.

“Por unë mendoj që një njeri duhet të shihet në krejt kompleksitetin e tij, shumë herë më është kërkuar që të shkruaj rreth Rugovës, por kam refuzuar. Refuzoj të shkruaj në superlativ për njerëzit, sepse kështu po krijojmë mite, e duke krijuar mite, jemi aty ku edhe jemi”, ka thënë Edi.

Vazhdon të jetojë edhe më tej në banesën e njëjtë ku edhe e kurorëzoi martesën e saj me Ukshin Hotin. “Shumica e interierit është e njëjtë, sikurse ai i viteve të 70-ta. Edhe muret janë kujtesë”

Kjo grua që në lëkurën e saj ka përjetuar rëniet dhe ngritjet, momentet kur njerëzit bëheshin se nuk po e shihnin në rrugë, vetëm për faktin se Ukshini ishte në burg, momentet kur duhej të ishte vetë nënë e vetë baba, kohën kur dilte me një bukë në dorë, për të kundërshtuar regjimin e Millosheviqit, kurrë asnjëherë nuk e kishte menduar që të ikte e ta linte Kosovën.

“Edhe si fëmijë patëm pas një krizë, kur babi ngeli pa punë për një vit, dhe menduam të shkonim në Zarë të Kroacisë, falë të afërmeve të mamit. Babi na përgatiste për këtë udhëtim, duke na treguar rrëfime për detin, lundrat e shumëçka rreth jetës në bregdet. Ishim në pikën e fundit për udhëtim, nëna ime refuzoi. ‘Nuk mund të lë kalldrëmin e Prizrenit’, pati thënë nëna, fjali që vendosi përfundimisht jetesën tonë në Kosovë. Si duket edhe unë kam trashëguar këtë element nga nëna ime. Kam pas mundësi të udhëtoj në shumë vende të botës, por asnjëherë se kam menduar të lë Kosovën”, shprehet Edi.

Edi Shukriu me familjen e saj.

Me titullin akademike, me një emër të çuditshëm për emrat e vajzave shqiptare, pasi merr prapashtesën i, Edi Shukriu që ka publikuar shumë punime shkencore, ka shkuar deri në Harvard dhe ka publikuar edhe poezi. Krejt këtë angazhim shkencor, human e letrar e vlerëson si një punë që e ka bërë pse është dashur ta bëj, pa i menduar asnjëherë pasojat. 

Me gratë e Forumit të Gruas

Deputete, themeluese e Forumit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluese e partisë Alternativa Demokratike e Kosovës, anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg, 71 vjeçja, vazhdon të jetë edhe sot aktive, e që vazhdon të jetojë edhe më tej në banesën e njëjtë ku edhe e kurorëzoi martesën e saj me Ukshin Hotin. “Shumica e interierit është e njëjtë, sikurse ai i viteve të 70-ta. Edhe muret janë kujtesë”, tregon Edi, e cila përkundër shumë peripecive, ka një humor shumë të theksuar.

Dhe në momentin kur po mendoja se po mbyllej kjo intervistë, Edi Shukriu më zbuloi diçka nga thesari i përbashkët me Ukshin Hotin. “Kam një shigjetë nga Ukshini, e solli prej Afrikës”, ishte pjesa që zbuloi, pa dhënë më shumë detaje se edhe çfarë gjësende apo dokumente zotëron kjo grua, që hulumton në lokacionin Ulpiana, dhe vazhdon të jetojë në lagjen Ulpiana./ KultPlus.com

Edi Shukriu me mbesën Nia

Ilaz Bylykbashi, shkrepjet e të cilit u bënë rrufeja që goditi botën me të vërtetën e Kosovës nën okupimin serb

Jeta Zymberi
Fotografia në ballinë: Nok Selmani

“Historinë kurrë nuk duhet harruar, por as nuk duhet që në bazë të historisë të kthehemi mbrapa”, nis kështu rrëfimin për KultPlus, një prej fotoreporterëve ikonë të kohës së luftës në Kosovë, dhe jo vetëm.

Ilaz Bylykbashi, është fotoreporteri që në kornizën e tij bardh e zi, ka fiksuar dramën shumëdimensionale të Kosovës e në këtë formë ka shpërfaq historinë e vendit tonë në formën më të qëndrueshme, atë të pamjes së vërtetës. Dimensioni real i dramës në Kosovë u përthekua në qindra e mijëra fotografi që Ilazi i shkrepi përgjatë viteve, e shumë prej tyre u botuan në gazeta e revista të njohura nëpër botë, duke u bërë pasqyrë e asaj se çfarë në të vërtetë po ndodhte në këtë vend që dukej se ishte harruar nga bota.

Pas këtyre fotografive, padyshim që qëndron një njeri i kërcënuar në vazhdimësi, i keqtrajtuar, i rënduar në mënyrë psikike e që edhe sot bart pasojat e asaj kohe. Fotoreporteri që nuk bindej dhe ndalej ndaj pengesave policore ia doli të fiksoj përmes aparatit ‘Praktika’ dhe “Nikon”, pamje që rrëfejnë pa zë rezistencën e shqiptarëve.

Kamera e Bylykbashit ishte kudo, por fotot e bëra gjatë masakrës së forcave policore dhe ushtarake jugosllave, veçmas ato ndaj masakrës së ushtruar ndaj familjes së Jasharajve në Prekaz dhe të tjerat në pranverën e vitit 1998, paraqesin dëshmitë më autentike të një krimi të madh ndaj njerëzimit, që nuk kurseu as fëmijët dhe të moshuarit. Madje, shpesh, imazhi i fundit i këtyre njerëzve ka depërtuar nëpërmjet fokusit të tij për tu shpërfaqë në një letër e për të mbetur si një vepër arti që flet më shumë se secila histori e shkruar.

Ndërsa sot, kur duket sikur pluhuri i harresës ka rënë mbi shumë ngjarje historike, këto fotografi kërkojnë një dorë që fuqishëm zhveshin kuptimin e plotë të okupimit serb përballë forcës së popullit kosovarë për liri dhe drejtësi.

Me një bagazh të madh të fotografive, Ilaz Bylykbashi viteve të fundit i është rikthyer këtij arsenali dhe bashkë me to edhe përjetimeve të asaj kohe. Nga qindra e mijëra filma që ka arritur t’i hulumtoj deri më tani, rezulton se me vlerë dokumentare janë afër dhjetë mijë foto që sipas Bylykbashit duhet të zënë vend në arkivat e shtetit.

Ilaz Bylykbashi në bashkëbisedim me gazetaren Jeta Zymberi
Fotografia: Nok Selmani

I lindur më 16 maj të vitit 1955 në fshatin Baicë të Lipjanit, Ilaz Bylykbashi, pasionin për fotografinë e kishte diku në qoshe të zemrës qysh kur ishte nxënës i gjimnazit në Gjilan, por jo edhe idenë që një ditë mund të bëhej fotoreporter. Erdhi nga Gjilani në Prishtinë për të studiuar, si shumica e studentëve kosovarë. Regjistroi studimet në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, por shfaqja e disa problemeve shëndetësore ja prenë në gjysmë rrugën e studimeve për rreth 1 deri 2 vite.

Ilazi kishte edhe një tjetër dashuri, atë për gazetën “Rilindja”. Qysh nxënës ai ishte përcjellës i zjarrtë i “Rilindjes”, gazetës së parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi. Duke qenë si dritarja e vetme e informimit për shqiptarët, ajo ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare, ku tirazhi maksimal ka arritur deri në 234.000 ekzemplarë.

“Rilindja” ishte bërthama intelektuale dhe një nxënës i ri, do të ndihej me fat nëse vetëm arrinte të jetë lexues i saj.

Si student i ri në Prishtinë, Ilazi kishte nevojë edhe për një punë. “Bota e Re” ishte një gazetë e studentëve dhe kjo i dha vetëbesim që aty mund të provonte fatin. Fillimisht, Ilazi u pranua si bashkëpunëtor gazetar. Por rrethanat e rikthyen në pasionin e tij, pa e ditur që po i afrohej dita të vihet në epiqendër të zemrës.

Vetëm dy muaj e ndanë Ilazin nga momenti kur jeta e tij do të merrte një kahje krejt tjetër. Pas dy muajve punë si bashkëpunëtor gazetar, fotoreporteri që ishte i punësuar aty, shkoi ushtar, duke qenë tashmë i brendshëm, Ilazi nuk i dha mundësi askujt të flas para tij dhe shprehi tashmë dëshirën që të vihet në pozitën e fotoreporterit të sapo larguar.

“Aty filloi e mbara e punës time me fotografinë. Por deri në vitin 1981-82 asnjëherë nuk ma ka marr mendja që do të më bëj aq shumë për vete ky art. Por kur e kam pa fuqinë e fotografisë se çka mund t’i ofrosh lexuesit përmes pamjeve, atëherë tingulli i shkrepjes së fotografisë ishte si rrahjet e zemrës për mua”, thotë Bylykbashi gjatë bashkëbisedimit tonë që qysh në fillim ishte i thelluar dhe mua më kishte përfshirë totalisht ky rrëfim që do ta shpalos edhe për ju dalë e ngadalë.

Të flasësh me Ilazin nuk është e lehtë, pashmangshëm të kthen te vitet 1981-1999. Vite këto të kthesave të mëdha historike. Ndërsa sot, fytyra e tij fliste më tepër se fjalët, aty ishin skalitur të gjitha dhimbjet, malli, dashuria, pasioni, vuajtjet, sakrificat e sfidat nëpër të cilat kaloi përgjatë viteve, e si për t’i vulosur të gjitha këto, lotët shpesh bëheshin pjesë e tavolinës ku ne po zhvillonim intervistën, heshtja mbizotëronte për disa qaste, e veç tingulli i shkrepëses dëgjohej teksa Ilazi ndizte një cigare, sepse i dukej që po i vinte në ndihmë të marr veten e të vazhdoj rrëfimin.

“Më fal Jeta”, më thoshte shpesh, sepse e kapi shpejt ndjeshmërinë time dhe ishte i vetëdijshëm që më kishte ngarkuar tej mase emocionalisht.

“Sot e kemi shumë të lehtë të flasim, por ajo kohë ka qenë shumë e vështirë. Në “Rilindje” kur janë publikuar shkrimet, nuk kemi guxuar t’i themi gjërat hapur, por mes rreshtave, ama populli ka qenë shumë vigjilent dhe i kuptueshëm, i kanë kapur gjërat”, flet Ilazi plot mall për kohën që përkundër vështirësive për të mbetet e artë.

“Në atë kohë nuk ke pasur mundësi ta thuash me shkrim atë që e ke parë, ndërsa me fotografi po. Shpesh edhe fotografinë nuk ta kanë lëshuar për botim, por prapë e ke gjetur një rrugë tjetër për ta dërguar deri te publiku. Unë kam bashkëpunuar edhe me gazetat jashtë Kosovës, e sidomos me gazetën më të shitur në Jugosllavi që me seli ka qenë në Split.”

Korriku i vitit 1982 e zhvendosi Ilaz Bylykbashin në pozitën e fotoreporterit në “Rilindje”, sa ishte një ëndërr e plotësuar aq edhe një sfidë e re e mbushur me përgjegjësi. Por shkrepjet e Ilazit ishin rrufeja që do të godisnin botën me të vërtetën, andaj sfidat u kthyen në forcë e vullnet.

Radhitja nga e djathta: Hlili, Ekremi, Ukshini dhe Mentor Kaqi.

Gjykimet në Prishtinë

Në vitet e ’80-ta, torturat dhe trajtimet çnjerëzore të shqiptarëve nga pushteti serb po rëndoheshin çdo ditë e më shumë, për t’i privuar nga liria por edhe për t’i burgosur idetë e veprimtarëve të atëhershëm politik shqiptarë, pushteti serb nisi gjykimet në Prishtinë.

Vetëm pas dhjetë ditësh punë si fotoreporter në “Rilindje”, Bylykbashi nisi t’i përcjellë këto gjykime që filluan më 10 korrik në Prishtinë. Përballja nga lufta për liri, i kushtoi me gjykim Ukshin Hotit, Ekrem Kryeziut, Halil Alidemës, e Nëntor Kaqit, grupit të parë që janë gjykuar e që Bylykbashit me këtë rast i erdhi kuptimplotë shprehja “një fotografi vlen sa një mijë fjalë”.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe i zoti i shtëpisë ky Bylykbashi kishte qëndruar për pesë vite si student. Halil Alidema, ishte dhimbja e Ilazit, që duke e njohur thellësisht e kishte të vështirë të shihte që po gjykohej aq padrejtësisht.

“Kur kanë filluar gjykimet e shqiptarëve, aty e kam parë rëndësinë e fotografisë. Atë ditë që kam shkuar në gjykim, për asnjë moment nuk jam larguar nga salla, e kam përcjellë çdo lëvizje, isha si kujdestar i gjithë ngjarjes. Në sallë ishte edhe Edi Shukriu, në atë kohë bashkëshortja e Ukshin Hotit dhe Teuta, bashkëshortja e Halil Alidemes, çifti ku unë kisha banuar për pesë vite dhe në momentin kur e kam parë Halilin në sallë më kanë lëshuar këmbët. Halili më ka njohur shumë mirë shpirtërisht dhe në ato momente mu ka drejtuar: “Oo maju Bylykbash breh”. Në ato momente më kanë shpëtuar lotët”, tregon Bylkbashi plot dhimbje edhe sot. Këta lotë i kushtuan me përballje me pushtetin serb. Një nga pjesëtarët e ka vërejtur këtë ndjeshmëri dhe menjëherë e ka kapur nga krahu për ta dërguar në zyre ku ka vazhduar marrja në pyetje.

“Unë i kisha vetëm dhjetë ditë punë në “Rilindje” dhe aty thash mbaroi gjithçka. Kur hyra brenda, më thanë çka e ke Halilin, ju përgjigja se Halilin e kam “gazdë”, kam banuar te ai për pesë vite. Filluan me më bërtit, ju thashë që ndjeshmëria për Halilin është e veçantë, sepse Halil Alidema është i tillë, në dhomat që i lëshonte me qira kishte studentë që nuk kishin kushte dhe Halili kurrë nuk ju merrte pagesë, kjo më ka lidhur me të.”

Halili i kishte dy anë shpirtërore, intelektual dhe humanist.

Halil Alidema

Si përfundim, Bylykbashi atë ditë shpëtoi dhe mbrojtja nga Maksut Shehu, kryeredaktori i gazetës “Rilindja” i dha siguri dhe vullnet për më tutje.

Fotografitë e gjykimit të parë, ishin kthesa jetësore për fotoreporterin e “Rilindjes”

“Kur i ka pa baba fotografitë e gjykimit të parë, më ka thënë ‘Ruaj mirë këto fotografi djali jem se nuk ka me shku kohë e gjatë e kanë me pas rëndësi të madhe’. Kjo bisedë me babën më ka bërë të reflektoj dhe duke i parë zhvillimet në gjykim e kam kuptuar më thellësisht atë bisedë.”

Gjykimet ishin një periudhë e rëndë për shqiptarët, e sidomos për të pranishmit në sallë. Bylykbashi rrëfen se gjatë gjykimit, më rëndë e kanë përjetuar të pranishmit në sallë se sa të akuzuarit. Ai personalisht, tregon që gjatë gjykimit, tri herë i ka ndërruar këmishat nga djersët që e kaplonin.

Tutje, Bylykbashi na rrëfen edhe një moment ku Ukshin Hoti sy patrembur mbronte idetë e tij.

“Në gjykim ju thonin: po ju gjykojmë në emër të popullit. Ukshin Hoti ju pat thënë: Cilit popull, unë e di kush është populli. Me këto fjalë ai rrezikonte dënimin maksimal, por sy patrembur ai i përgjigjej që ne po mbrojmë të drejtën tonë dhe prapë njëjtë do të vepronin po të ishim të lirë.”

Roli i fotografisë prej gjykimeve

“Kur i kam realizuar fotografitë e të burgosurve, ka qenë e pamundur ta zësh një të burgosur me kokën poshtë.

Të gjithë ishin me kokën lartë. Secilin gjykim që e kam përcjellë, e që zgjaste 7-8 orë, asnjëherë nuk ke mund t’i zësh të akuzuarit me kokën poshtë. E këtë fakt nuk ke pas mundësi ta thuash me shkrim, por përmes fotografisë, këtë krenari e kanë parë të gjithë. Gjykimin e fundit e kam përcjellë në Pejë në vitin 1989.  Të gjithë ishin kureshtar për të ditur se çfarë po ndodhë në ato gjykime dhe kur fotografitë publikoheshin në gazetë, kishin jehonë të madhe. Familjarët kur i shikonin me kokën lart, ishte krenari për ta. Kishte rol të madh si për familjarët, ashtu edhe për masën e gjerë, nëse ai i burgosur nuk është dëshpëruar, nuk ka dalë jashtë edhe pse janë maltretuar në biruca, por po arrinte që me atë krenari të dilte në gjykim ballëhapur.”

Përcjellja e gjykimeve i ka dhënë orientimin që me patjetër duhet të vazhdoj punën e fotoreporterit dhe vullnetin që të dokumentoj ngjarjet e asaj kohe, sepse është i pavlerë rrëfimi kur nuk e ke edhe të dokumentuar me fotografi.

Rikthimi i këtyre fiksimeve sot para publikut nëpër rrjete sociale e që Ilazi e ka bërë obligim të përditshëm, po ka jehonë shumë të madhe sepse njerëzit që kanë jetuar në atë kohë e i kanë përjetuar këto ngjarje historike për vendin tonë, përmes tyre po kthehen në kohë. Por qëllimi i Bylykbashit është përtej kësaj, ai dëshiron që edhe gjeneratat e reja të njihen më mirë me historinë dhe të dinë që ishte një rrugë aspak e lehtë për të ardhur këtu ku jemi sot.

Pa fotografë të guximshëm si Bylykbashi, shumë çështje mund të mos kishin dalë kurrë në dritë

Fotografia dokumentare të merr gjithë kohën sepse je në pritje të asaj se çka po ndodhë, por Bylykbashi tashmë e kishte kthyer në qëllim jetësor.

Në mesin e viteve të 80-ta, fillon edhe shkatërrimi i shtëpive të shqiptarëve me arsyetimin që nuk kanë dokumentacion edhe kjo periudhë për Bylykbashin ishte tejet e vështirë dhe shkrepjet e tij ishin të rralla.

Një shkrepje teksa babai kap kokën me duar kur sheh shtëpinë e rrëzuar dhe pamja e djalit të vogël afër tij teksa e ngushëllon të atin, është fotografia ikonike e Bylykbashit që e përjetëson më mirë se secila fjalë gjithë atë dramë që po ndodhte pa arsye nga pushteti serb.

Ngjarjet dramatike të këtyre viteve kalonin nga njëra tek tjetra, dukej sikur skenari po ecte rrjedhshëm dhe populli shqiptarë kishte në dorë vetëm një gjë, rezistencën!

Në vitet 1988-89 Bylykbashi ishte në vlugun e ngjarjeve. Secila ngjarja kishte rëndësinë e saj, por ato që vinin të përcjella me reagimin e minatorëve, ishin të një rëndësie krejt tjetër. Protestat e minatorëve të Trepçës kundër suprimimit të autonomisë, ishte një prej ngjarjeve që Bylykbashi e kujton si historike.

“Kur janë ‘kull’ minatorët, Jugosllavia u dridh.”

“Këtë e kam vërtetuar atë ditë kur minatorët janë nisur për në Prishtinë, kanë udhëtuar 47 kilometra në këmbë, unë i kam zënë diku rrugës dhe i kam përcjell deri në sallën e Boro Ramizit (sot, Pallati i Rinisë dhe Sporteve), aty ka qenë një ngjarje historike për mua sepse i gjithë populli i Kosovës u bënë bashkë dhe vinin në Prishtinë për të treguar që e kanë përkrahjen e tyre për mos bërjen e suprimimit të autonomisë. Protesta këto që zgjatën 5 deri 6 ditë.”

Kostoja e të qenit fotoreporter në zonë lufte

Shkrepjet nga zonat e luftës luajnë një rol kritik në informimin e publikut, por ato vijnë me kosto të jashtëzakonshme. Fotoreporterët duhet të përballen me pamje rrëqethëse, të përballen me kërcënime rrëmbimi dhe të rrezikojnë jetën e tyre. Ja pa të drejtë, puna e fotoreporterit të luftës, është quajtur më e rrezikshmja në botë. Ai ka si armë vetëm aparatin e tij fotografik dhe disa filma, praktikisht i pambrojtur në luftë.

Roli i fotoreporterit si dëshmitar në luftë, ndikon tek opinioni publik më shumë se të gjitha fjalët që shkruhen për luftën, kjo është fuqia që si duket nuk i lejon të dorëzohen.

Bylykbashi u përballë me dhjetëra herë me forcat serbe, por një prej ditëve të kësaj periudhe, Ilazi bashkë me ekipin e “Rilindjes” i përbërë nga, Behar Zogjani, Avdi Podrimqaku dhe vozitësi i makinës, Jahë Ferizi, u rrahën për vdekje.

“Në vitin 1992 ishim në rrezik për jetë. Na kanë rrahur për vdekje ekipin e “Rilindjes” në Kliqinë afër Pejës. Ishim katër veta që shkuam për të raportuar për një rast, por rrugës na kanë ndalë, na kanë zbrit nga makina dhe kur e panë që jemi të “Rilindjes”, na thanë “Juve po ju presim si zogjtë” dhe aty afër ishte stacioni policor ku e kishin bo kordonin e neve na futen me kalu mes tyre dhe ata secili na kanë goditë në mënyrat më brutale. Kur na kanë fut brenda na kanë rrahur dy orë pa u ndalë fare. Kur kemi dal nga stacioni kemi hip në makinë për tu kthyer për Prishtinë, dhe secili kemi qenë në gjendje më të keqe se tjetri. Dhe na thanë “nëse veç kryt e ktheni, kemi me ju vra.” Pas 3 muajve jam mësuar të ec për së dyti. Kemi qenë në aq gjendje të keqe sa që na kanë sjell lesh të dhenve për tu pështjellë e për tu shëruar. Ai lesh i dhenve na ka shpëtu”.

Ditë të vështira për popullin kosovar, por ende nuk kishte filluar të zinte vend pjesa më brutale e skenarit serb.

Ishin vitet e ’90-ta që kosovarëve do të ju sillnin tmerrin para syve. Një ndodhi krejt e rastësishme, ka qenë pikënisje që ka dërguar deri te drama e familjes Jashari.

Përvjetori i minatorëve të Trepçës – Kulla e Jasharëve, 22 janar 1991

Bylykbashi na rrëfen tutje se në vitin 1991 erdhi koha për tu mbajtur përvjetori i protestave të minatorëve dhe është vendos që ky përvjetor të mbahet në Kullën e Jasharëve në Prekaz. Në atë mbledhje ishin Shaban Jashari, Ademi, Hamza e të gjithë të tjerët, por sipas Bylykbashit ata kanë qëndruar në prapavijë sepse thjesht kishin hapur dyert e odës së tyre për një mbledhje.

“Shaban Jashari ishte njeri largpamës”, vlerëson Bylykbashi duke na treguar se vetëm një muaj pas kësaj mbledhje, në muajin dhjetor është bërë sulmi i parë në familjen Jashari. Ky sulm ishte bërë me dy pretekste. Kinse kjo familja po mbajnë armë dhe pse është mbajtur mbledhja e minatorëve atje. Por ky sulm u pasua me maltretime të vazhdueshme për familjen Jashari. “Këto nuk kanë ndodhur vetëm te familja e Jasharëve, por edhe te Lushtakët dhe Kodralit, tek këto tri lagje ka ndodhë e njëjta gjë.”

Gjatë kësaj periudhe maltretimesh, Bylykbashi duke qenë në vazhdimësi dëshmitar i ndodhive përmes aparatit të tij, ai kishte vërejtur edhe një detaj, pasi i kishte shikuar fotografitë. Në mbledhjen e minatorëve, Shaban Jasharin e kishte fotografuar dhe i kishte të dy sytë të shëndoshë, por kur e fotografon më 2 janar të vitit tjetër, më 1992, vëren se Shabani e ka njërin sy të qorruar, për të vërtetuar mirë, Bylykbashi drejtohet për në redaksi që t’i krahasoj fotot, dhe aty e sheh që më mbledhjen e minatorëve, baca Shaban, siç e quan edhe sot Bylykbashi, e kishte pasur syrin në rregull.

“Kur e takova pastaj bacën Shaban, e pyeta çka ka ndodhë, më tha që kur e kanë marr policia e kanë rrah aq keq saqë ja kanë dëmtuar nervin e syrit dhe i është qorruar syri.”

Shaban Jashari më 22 nentor 1991 (foto e parë) dhe më 3 janar 1992 me sy të qorruar.

Shteti policor serb nuk ka zgjedhë mjete, ka maltretuar edhe fëmijët e të moshuarit

Këto dy foto të bacës Shaban, me dhe pa sy, Bylykbashi i kishte botuar pas shumë vitesh, më saktësisht në vitin 1996 në librin e tij, e rreth kësaj na zbulon edhe fjalët e bacës Shaban kur shkoi për t’i kërkuar të drejtën e botimit.

“Botoje, por emrin mos ma përmend, se si t’ma qet emrin mu, vijnë të marrin policia e ta bojn ma zi se mu”, i kishte thënë plaku.

Kur flasim për familjen Jashari, Bylykbashi nuk harron të përmend edhe shumë familje të tjera që kanë përjetuar të njëjtat maltretime. Familja e Xhafer Jasharit që ishte e përbërë nga gjashtë vëllezër, kishte përjetuar në asht mënyrat më brutale të maltretimit nga forcat serbe.

Më 22 janar të vitit 1998, kishte ndodhur sulmi tjetër te familja Jashari, por fotografitë e kësaj ngjarje, Bylykbashi i ka gjetur tek tash dhe ka arritur të shpëtojë një pjesë të madhe të tyre.

Por, më 5 mars 1998, familja Jashari për të tretën herë u përballë me forca të mëdha policore dhe ushtarake nga shteti i Serbisë. Kaq seriozisht e kishte marrë Serbia luftën me Jasharët legjendar. Por ky sulm përfundoi në mënyrë fatale për familjen Jashari.

Një ndër përballjet më të rënda të kohës së luftës, Bylykbashi e kishte pikërisht dokumentimin e të vrarëve në Prekaz.

Teksa nis të rrëfejë për këtë ditë, Bylykbashi fillimisht tenton të marr pak forcë, lotët i fshin shpejtë, heshtja mbërthen tavolinën ku ne po bashkëbisedonim dhe heshtjen e thyen përsëri shkrepësja që ndezi cigaren e radhës për Bylykbashin. Ai ishte i bindur që tymosja e ndihmonte të kthehej në rrëfim.

“Atë ditë kur është bërë fotografimi i të vrarëve në Prekaz, Serbia doli me propagandë që këta janë terroristë. Mandej flitej se po shkonte një delegacion nga LDK-ja për të parë atë që kishte ndodhur në Prekaz, ishin përgatitur tri makina, unë ju afrova Basri Musmuratit që ishte në krye të delegacionit, i thash a mund të vij me juve, më refuzoi, por unë vazhdova të këmbëngulja, i thash si po shkoni kur nuk keni as një aparat apo kamerë me vete, si doni të dëshmoni për atë që do të shihni atje. Si përfundim më morën dhe fatbardhësisht atë ditë isha furnizuar me filma më shumë se asnjëherë tjetër.”

Teksa po vazhdonin rrugën, në Komoran u ndaluan për kontrolle, por fatbardhësisht makina ku ishte Bylykbashi ishte e fundit dhe pas kontrollit të dy të parave e treta u lejua të kalonte pa kontrolle.

“Po të më kishin parë mua, aty do të përfundonte gjithçka.”

Forcat serbe i përcollën deri në hyrje të fshatit. Në një ndërtesë të materialit ndërtimor ishin vendosur të gjithë trupat e vrarë. 58 të vrarë nga familja Jashari. Përkundër që skaj rrugës kishin qenë mbi një mijë forca policore që e kishin rrethuar vendin, Bylykbashi la dhimbjen anash, nxori aparatin dhe nisi të bëjë shkrepjet e para.

“Kur kemi hyrë aty, ka qenë tmerr. Mos të kishte qenë Abdyl Rrahmani, unë atë ditë aty do të kisha vdekë, se kam hipur lart për të fotografuar më mirë edhe për tu parë numri i të vrarëve, e në këtë mënyrë u ekspozova shumë. Kam filluar fotografimin nga të gjitha këndet që të kishim dëshmi sa më shumë. Sot nuk e di si kam arrit me i fiksu ato pamje. Ka qenë shumë e rëndë. Atë ditë, në atë tmerr, kam arrit t’i fotografoj shtatë pamje nga kënde të ndryshme të figurës së Adem Jasharit, bacës Shaban e të Hamzës. Gjithë ajo forcë policore aty, vetëm 10 metra larg neve dhe unë kam arrit me i bë dikur rreth 370 shkrepje. Ata kanë pritur që kur të përfundojmë punën, të mi marrin të gjithë filmat. Por si kam shpëtuar unë atë ditë, vetëm një Zot e di”, ka thënë Bylykbashi, i cili më pas tregon edhe për këshillën që ia dha Xhafer Murtezaj i cili ishte pjesë e delegacionit.  

Të vrarët e familjes Jashari, 10 mars 1998

“Ilaz fotografoj dhe aparatet lëshoj në atë vend mos e kap çantën e aparatit më, unë do t’i sjell nesër në Prishtinë se vetëm kështu e shpëton veten.”

Këto fjalë, i hapën sytë Bylykbashit dhe ashtu veproi. Madje për të mos rënë në sy, ai zhveshi edhe pallton.

“Aparatet i kam lëshuar aty, e i kam marr vetëm filmat dhe ia kam dorëzuar Nekibe Kelmendit, Edi Shukriut dhe Mevlude Saraqit që ishin aty. Kur i kam largu filmat, jam çliruar edhe thash me vete, tash edhe nëse më vrasin më nuk ka rëndësi se i sigurova dëshmitë. Pastaj e kam larguar edhe pallton nga trupi që mos me më identifiku lehtë forcat serbe, edhe kështu duke qenë edhe pa çantën e aparatit, nuk ju kam rënë në sy edhe kam kaluar pa më vërejt, nuk e di a ju ka ik si rast apo fati i madh më ka shpëtuar atë ditë.”

Sakrifica e Bylykbashit në Prekaz, kishte zënë vend tashmë në redaksinë e “Rilindjes”. Kur ai u kthye, aty ishte bërë kaos sepse laborantët kishin filluar t’i zhvillojnë filmat, por kur e kanë parë tmerrin me sy, ju kishte rënë të fikët.

Gazetarët ndërkombëtarë kishin arritur në redaksi dhe po pyesnin se çka po ndodhte.

Bylykbashi na tregon se kryeredaktori i gazetës “Rilindja”, Avni Spahiu ju kishte thënë se fotoreporteri jonë i ka sjell filmat ku i ka fotografuar “terroristët”, këtë shprehje ai e kishte përdorur qëllimisht që t’i mobilizonte gazetarët që të vinin sa më shumë dhe të shihnin çfarë ka ndodhur në Prekaz.

“Në ora 8:30 mblidhen rreth 50-60 gazetarë ndërkombëtarë me i pa pamjet ku rreth pesëqind fotografi ishin shpërndanë në tavolina të redaksisë. Gazetarët mbetën të habitur dhe thanë ku janë terroristët këtu. Avniu ju thotë këta janë vrarë në emër të terroristëve. Ja ky fëmija 3 vjeçar është terrorist sipas tyre e deri te kjo gruaja e moshuar, duke iu referuar nënës së Adem Jasharit.”

Pasi panë tmerrin që forcat serbe kishin bërë në Prekaz, gazetarët u interesuan t’i blejnë këto fotografi dhe kërkuan numrin e  xhirollogarisë së Bylykbashit, por ata morën një përgjigje të prerë nga ai.

“Numri i xhirollogarisë sime është me dal e vërteta dhe me pa bota çka po ndodhë këtu.”

Kështu, shkrepjet e Bylykbashit morën jehonë e i treguan botës se Serbia po bënte gjenocid në Kosovë.

Kur i hedhim sytë tek shkrepjet e Ilazit, vërejmë që pjesa më e madhe e personazheve të fotografive të tij janë fëmijët dhe pleqtë. Secila fytyrë është dramë më vete! “Gjatë punës jam munduar gjithmonë t’i realizoj fotografitë pa më vërejtur”, thotë Bylykbashi.

Në vitet e ’90, Bylykbashi, realitetin kosovar të fiksuar në fotografi e dërgoi për ta shpalosur edhe në Shqipëri, dhe kjo shënoi njëkohësisht vizitën e parë të Bylykbashit atje.

“Kur e kam realizuar ekspozitën me fotografi në Tiranë, duke u kthyer nga atje me autobus më kanë ndal forcat serbe më kanë zhvesh tërësisht për kontrolle edhe më kanë thënë: Ekspozita e radhës ka me qenë e familjes tënde.”

Në vitin 1996, Ilaz Bylykbashi fotografitë e tij i jetësoi edhe në librin “555 …: kronikë (1981 – 1995)”. “Pasi e kam botuar librin, kur kam takuar njerëz më kanë thënë që shkaku i librit tim ia kanë djegur shtëpinë. Librin që e kam botuar atëherë ka qenë një letërnjoftim për atë kohë.”

Bylykbashi, jo vetëm që i përjetësoi ndodhitë, por ai në vazhdimësi u kujdes që të arrinte të informonte sa më shumë njerëz me të vërtetën, duke zhveshur në totalitet kuptimin e okupimit serbë përballë forcës morale dhe të së drejtës së popullit tonë për liri. 

Punën e fotoreporterit e zhvilloi në një kohë tejet të vështirë, andaj Bylykbashi sfidën më të madhe e kishte ruajtjen e filmave sepse ai e kishte kuptuar se ato fotografi ishin forma më e rëndësishme e tregimit të asaj kohe.

Gjatë punës së tij në dokumentimin e ngjarjeve historike për vendin tonë, policia serbe rreth dymbëdhjetë herë ia kishte marr mjetet e punës. Filmat e sulmit të parë në Prekaz edhe sot i ka peng.

“I kisha metodat e  mija qysh mi shpëtu filmat. Gjithmonë tek mënga e bluzës e maja një film të thatë, edhe kur me thoshin policia nxjerre filmin, unë e merrja atë të thatin tek mënga dhe e dorëzoja e kështu e shpëtoja filmin me foto.”

Gjithë ata filma që fshihnin krimet serbe kundër shqiptarëve, duke qenë kohë lufte në rrethana të paparashikueshme, Ilazi duhej kujdesej që t’i linte në vende të sigurta.

“Filmat i kam pas të shpërndarë në shumë vende, disa i kam pas te miqtë, në një vend shumë të sigurt, por aty ka qenë vetëm një pjesë. Pjesa dërmuese ka qenë në redaksi të “Rilindjes” dhe Safete Berisha që ka punuar në administratë, duke e ditur rëndësinë e tyre i ka fshehur në një vend të sigurt.”

Wolverine CAMERA

Në muajin maj të vitit 1999, fotoreporteri i “Rilindjes”, pas rreth 15 viteve punë të pandalshme, ktheu sytë nga familja që ishin më të rrezikuar se asnjëherë.

Insistimi i familjarëve që të largohen nga Kosova, tek Ilazi nuk zinte vend. Të gjithë morën rrugë, por ai rezistoi deri në momentin kur fjala e vajzës i theu zemrën. “Bab a po don me na qu posht krejtve a?”, pas këtyre fjalëve, në muajin janar, Ilazi, gruan bashkë me fëmijët i dërgoi në Shkup. Teksa, vet ju bashkua tek në muajin maj, ku prej aty shkuan në Australi, vend që jetojnë edhe sot.

Kur flet për largimin nga Kosova, sytë i mbushen me lot e dukej sikur edhe zemra i dridhej. Një cigare tjetër e nxori krejt ngadalë nga kutia, dhe filloi të tymoste.

“Largimin nga Kosova asnjëherë nuk e kam menduar. Kur familja insistonte, unë ju thoja, të gjithë shkoni, unë jo. Nëse më kish zënë 10 qershori 1999 në Kosovë, asnjëherë nuk kisha marr rrugë për një vend tjetër.”

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, kthimi i parë i Bylykbashit, ndodhi në vitin 2001 dhe kjo ishte një tentativë që të vazhdonte punën dhe qëndrimin prapë në Kosovë.

Por një takim më ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, i dha tjetër rrjedhë kësaj pune. “Kur jam takuar me Ibrahim Rugovën më tha: Ilaz, çka po bën këtu, ti e ke kryer misionin tënd, kthehu tash le të njeh familja se as ata nuk të njohin mirë.”

“Të them të drejtën në fillim u mërzita nga këto fjalë, por më vonë e kuptova rëndësinë e tyre.”

Por, puna rrodhi si rrodhi, lufta përshkallëzoi dhe Ilazi duke qenë larg Kosovës, deri shumë vite pas luftës, nuk ka pasur idenë për fatin e këtyre filmave. Safetja i ka dorëzuar këta filma tek Ilazi tek në vitin 2019, e deri në atë kohë ai se kishte idenë që filmat kishin mbijetuar.

“Kur i kam marr filmat në atë kohë, i kam kontrolluar sipërfaqësisht, nuk kam besuar që ka aq shumë material. Që nga viti 2019 deri më tani kam investuar mbi 40 mijë euro për digjitalizim dhe hulumtim të secilit film që të shoh se çfarë ka shpëtuar.”

Qysh nga dita që Ilazi i riktheu në duart e tij këta filma, i është rikthyer edhe njëherë gjithë atyre përjetimeve dhe çdo ditë po punon në zbulimin e fotografive të reja.

Ilazi, edhe sot shprehet se asnjëherë nuk e kishte besuar që mund të kishte një bagazh të tillë të fotografive, duke e pasur parasysh se në çfarë etapa ka kaluar. Por ai falënderon Safete Berishën që u bë urë lidhëse që këto dëshmi sot të jenë gjallë.

Wolverine CAMERA

Fuqia e informimit

Jeta e një fotoreporteri të luftës ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë shekujve. Fotoreporterët e sotëm të luftës kanë më shumë teknologji se gjeneratat e mëparshme, por Bylykbashi mendon se edhe pse mundësitë janë shumë më të mëdha sot, fuqia e informimit atëherë ishte më e madhe.

“Atëherë gjithë ne që jemi marr me fotografi kemi qenë pesë persona, sot secila familje i ka rreth katër aparate. Ne kemi arritur që përmes “Rilindjes”, që më vonë u bë “Bujku”, të bëjmë më shumë se që bëjnë sot mediat edhe pse mundësitë i kanë të jashtëzakonshme e teknologjia e bënë të veten.”

Neglizhenca e Institucioneve të Kosovës karshi dokumentimit të krimeve serbe

Ilazin, sot, pas më shumë se 20 viteve, e mundon një gjë. Ai është i befasuar për të keq se si gjithë kjo pasuri dokumentuese e krimeve serbe, nuk ju intereson aspak institucioneve në Kosovë.

“Askush nga institucionet nuk më ka ftuar asnjëherë e të shprehin interesim për këto dëshmi. Është formuar edhe Burgu Muze në Prishtinë, e unë i kam diku rreth 150 pamje të të burgosurve në atë burg. Grupin e Fehmi Lladrovcit, dhe secilën figurë të tyre, janë fotografi që e kanë vendin në atë muze, që vizitorët kur të shkojnë për vizitë t’i shohin edhe fotografitë e jo veç muret, por askush nuk interesohet për këtë pjesë që nesër gjeneratat e reja t’i shohin njerëzit që kanë kaluar nëpër ato vështirësi.”

Ai tutje tregon se edhe në atë kohë, përkundër se ishte gjendje lufte, ishin bërë pazare të mëdha, por ai ndihet krenar që asnjëherë nuk kishte punuar për përfitime por me qëllimin e vetëm se si të dokumentohet e vërteta.

“Këta 4-5 muajt e fundit po ndihem edhe më krenar dhe i përmbushur për punën që e kam bërë ndër vite, por edhe jam i zhgënjyer se si nuk ka aspak interesim që të ruhet ky dokumentacion kaq i rëndësishëm, sepse këto fotografi janë sot të gjalla, e në momentin që vdes unë vdesin edhe këto fotografi sepse vdes rrëfimi e kujdesi për to.”

Dhimbja e tij është edhe në faktin se si Serbia edhe sot vazhdon të bëjë montazhe e skenarë që gjithë fajin të ja lërë shqiptarëve e të na paraqesin si njerëz të egër e që i maltretojmë serbët. Ndërsa ne i kemi faktet edhe askush nuk merret me to.

“Nuk e di këto institucione tona si do të japin arsye nesër që nuk janë marr me të vërtetën.”

Gjithë kjo periudhë ka lënë mjaft pasoja tek Bylykbashi dhe familja e tij. Por edhe sikur të kthehej koha pas, ai pohon se pa asnjë mëdyshje do e bënte punën e njëjtë.

“Puna e fotoreporterit në ato rrethana ka qenë tejet e vështirë. Unë sa herë kam dal nga shtëpia, asnjëherë se kam ditë nëse do të kthehem. Por nëse do të kthehej koha prapë njëjtë do të veproja”, përfundon Ilazi, duke na treguar se është duke i dhënë dorën e fundit monografisë, libër ky që me anë të fotografive do të dokumentojë ngjarjet që lanë shenjë në përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe do të shërbejnë edhe si dëshmi e faktimit të krimeve që regjimi i Beogradit i bëri në Kosovë e që u ndërprenë me ndërhyrjen e NATO-s në pranverën e vitit 1999. / KultPlus.com

(Më poshtë po ju sjellim edhe disa fotografi të realizuara nga Ilaz Bylykbashi e që paraqesin disa prej ndodhive të Kosovës së asaj kohe.)

Bazuar në ngjarje të vërteta, mbrëmë erdhi premierë “Burgu Politik”, në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

Muzeu i Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit tashmë është shndërruar në një hapësirë të komunitetit ku po organizohen aktivitete të shumta kulturore.

Mbrëmë aty u dha premierë shfaqja teatrore “Burgu Politik” në kujtim të shkrimtarit e politikanit, Adem Demaçi dhe filozofit e aktivistit, Ukshin Hoti, përkatësisht përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale.

Shfaqja ishte ndarë në pesë rrëfime të ndryshme të cilat janë të bazuara në ngjarje të vërteta, dhe krejt në fund përfundon me një pjesë të asocimit me Burgun e Dubravës dhe masakrës që ndodhi aty në vitin 1999.

E veçanta e saj ishte se edhe publiku ishin te burgosur brenda qelive duke parë shfaqjen.

“Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajtën aktorët/et: Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli.

Muzika erdhi e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi, ndërsa u mundësua nga organizat Etea, dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të pranishëm në premierë ishin ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish të burgosur politik, profesorë, aktorë e artdashës.

Reprizës e shfaqjes mund ta ndiqni edhe sonte nga ora 21:00. / KultPlus.com

“Burgu Politik” shfaqje në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

Shfaqje teatrore në kujtim të shkrimtarit e politikanit, Adem Demaçi dhe filozofit e aktivistit, Ukshin Hoti, përkatësisht përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jetës dhe veprës intelektuale.

Me regji të Kaltrim Balaj dhe Kushtrim Mehmeti, parapremiera e kësaj shfaqje do të jetë më 17 korrik, për të ndjekur më pas premierën më 18 korrik dhe repriza një ditë më pas.

Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët/et, Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi.

Shfaqja teatrore “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u mundësua nga organizata ETEA me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /KultPlus.com

‘Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë, do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin’

Poezia e fuqishme e Ukshin Hotit

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri. / KultPlus.com

Ukshin Hoti: Atdheu mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe

Fragment nga Ukshin Hoti

“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.”

“Historia e shqiptarëve nuk duhet të bëhet nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.”

“Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore.”

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropianizimit të saj të ardhshëm.” / KultPlus.com

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Kidnapuesit e babit jo vetëm që janë të lirë por kanë edhe poste publike në Serbi

Në shënimin e 23-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, shtëpinë-muze të tij në Krushë të Madhe e kanë vizituar familjarë, bashkëveprimtarë, e politikanë. Duke kërkuar që të zbardhet fati i tij, të gjithë e vlerësuan lartë veprimtarinë kombëtare të Hotit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se ndriçimi i fatit të profesorit Ukshin Hoti dhe të gjithë të pagjeturve tjerë është detyrim ndaj familjarëve dhe shoqërisë.

“Ky aktivitet është simbolik dhe ka për qëllim edhe njëherë me ngrit zërin jo vetëm zërin  e arsyes por me forcë me ngrit zërin ku është Ukshin Hoti? Profili i njërit prej atdhetarëve të kulluar, një humanisti kryengritësi, prijësi të mendimit kritik udhërrëfyes drejt lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe kombëtar na bënë të ndihemi borxhlinj përherë karshi kësaj figure madhore në vendin tonë… Së këndejmi, ndriçimi i fatit të profesorit Ukshin Hoti dhe i të pagjeturve të tjerë është detyrim ndaj familjes, ndaj shoqërisë, vendit tonë dhe në përgjithësi ndaj kombit shqiptar sepse ai përfaqëson vlerat më sublime që mund ta karakterizojë një intelektual vizionar i këtyre  përmasave”, theksoi ai.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se madhështia e veprës së Ukshin Hotit i bënë të tjerët të ndihen të vegjël.

Ai dha edhe disa porosi, ndërsa tha se për ta forcuar sigurinë dhe shtetin ligjor në Kosovë nuk do të jenë kurrë të ndarë pavarësisht partisë politike e përkatësisë.

Sipas tij, shqiptarët krahas  synimit për bashkim kombëtar, ata duhet të jenë të bashkuar edhe për një miqësi me Amerikën.

“Madhështia e veprës së tij  na bënë gjithë neve tjerëve të vegjël. Por guxoj me besu se po punojmë, do të punojmë dhe do të qëndrojmë përjetë me atë që është testament jo vetëm për politikën por për secilën prej nesh. Në një ditë si kjo ndoshta dy-tre porosi janë të mira që  t’i themi se për ta forcuar sigurinë edhe shtetin ligjor të Kosovës kurrë nuk do të jemi të ndarë nuk ka asnjë identitet që na ndanë as partitë, as përkatësitë tjera. Do ta forcojnë sigurinë dhe shtetin ligjor të Kosovës a e dini pse, sepse siguria dhe shteti ligjor i pushtuesit na ka sjell në këtë ditë dikur e ne duhet ta kemi tonin të fortë dhe të përjetshëm. Po ashtu, që ta kemi një bazë ekonomike që të jetojmë në vendin tonë është detyrë e jona pa marr parasysh se kush jemi, një bazë ekonomike që njeriu i Kosovës të jetojë në Kosovë. Duhet të jemi të bashkuar sot dhe të mos thellohemi dhe fokusohemi tek përkatësitë tjera,  mbrojtja përmes NATO-s, duhet me shënu hyrje në NATO Kosova pikërisht që mos të na përsëritën ditë si kjo, mos të na përsëritet historia. Duhet të punojmë intensivisht që të anëtarësohemi në NATO, është interes i yni”, u shpreh ai.

E djali i intelektualit, Ukshin Hoti, Andini u shpreh se ditët si këto janë të mërzitshme për të gjithë familjarët e të zhdukurve, madje u shpreh se për familjarët e të zhdukurve lufta nuk ka përfunduar ende.

Hoti si kryesues i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur u shpreh se Serbia po i lë të lirë dhe në poste politike kidnapuesit e babait të tij.

Ai po ashtu tha se Serbia nuk po heq dorë prej politizimit të çështjes së të pagjeturve.

“Jo vetëm ne si familjar të Ukshin Hotit por edhe të gjithë të tjerët që kanë pasur rastin e përafërt të vuajtjes familjar të personave të zhdukur konsideroj se ende nuk ka përfunduar lufta për ne. Jemi 23 vite pas dhe në një apo formë tjerë, ende ne vuajmë dhe mbajmë shpresën dhe zgjohemi dhe kur e shoh hallën dhe zonjën Nustrete e di se çfarë dhimbje mund të kenë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje me shpresën se mos ajo Serbi kriminale që është sot po ndryshon mendje. Fatkeqësisht e njëjta Serbi, konsideroj unë, vazhdon të jetë edhe sot me mendje të tillë kriminale… Të gjithë publikisht i dinë emrat e atyre që e kanë kidnapuar  babin nga burgu i Dubravës  dhe ata sot jo vetëm që janë të lirë në Serbi, por edhe poste publike dhe rastësisht prej që e kam marr detyrën e kryetarit të Komisionit por edhe delegacionit për Persona të Zhdukur kam hasur në raporte të cilat delegacioni i Serbisë i ka dorëzuar tek ne në bazë të kërkesave  të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës për zbardhjen e fatit të babit dhe përgjigjja e tyre është po aq kriminale, tregon se Serbia  në asnjë rast të vetëm nuk e depolitizon dhe në asnjë rast të vetëm nuk heq dorë prej politizimit të çështjes së personave  të zhdukur’”, theksoi ai.

Hoti shprehu angazhimin e tij në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Jo vetëm për babin por për të gjithë personat e zhdukur përderisa ne me aq fuqi sa kemi jemi aty dhe nuk do të ndalemi asnjëherë nuk janë ndal as më herët dhe nuk janë ndal as sot dhe nuk do të ndalemi as në të ardhmen”, u shpreh Hoti.

Homazhe dhe vizitë në shtëpinë muze të veprimtarit, Ukshin Hoti sot ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./Express/ KultPlus.com

Konjufca: Ukshin Hoti do të kujtohet sa të ketë komb shqiptar

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë bustit të tij, në oborrin e shtëpisë-muze në fshatin Krushë e Madhe.

Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit u prit nga Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti.

Me këtë rast kryetari Konjufca tha se 23 vjet më parë në Kosovë është kryer një krim i madh nga shteti serb, të cilin e ka përjetuar rëndë i gjithë kombi.

Sipas tij,  Ukshin Hoti ka lënë pas një trashëgimi të madhe dhe të gjatë për ta kujtuar.

“Ai na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, patriotike dhe atdhetare, të cilën gjithnjë do ta kujtojmë brezat e tashëm dhe të ardhshëm, për shkak të mendimeve politike që na i ka lënë. Vepra e tij na ndriçon rrugën edhe sot, edhe si zyrtarë politikë, por edhe atyre që studiojnë politikën”, tha kryeparlamentari Konjufca.

Për zhdukjen e Ukshin Hotit 23 vite më parë, sipas kryetarit Konjufca, shteti serb ende nuk ka dhënë përgjegjësi dhe askush nuk është dënuar, edhe pse dihen autoritetet e burgut të Dubravës në kohën kur ishte zhdukur ai.

Kjo qasje e Serbisë, shtoi kryetari Konjufca, dëshmon se shteti serb nuk ka ndryshuar mendim që nga koha e vitit 1998.

“Kjo qasje tregon se Serbia nuk ka ndërruar drejtimin të cilin e ka pasur në vitin 1998-1999 kundër popullit shqiptar. Ukshin Hoti do të kujtohet gjithnjë, sa të ketë komb shqiptar, për arsye se veprimtaria e tij patriotike ka vazhduar dekada me radhë. Ai ishte i gatshëm ta lë edhe postin e profesorit në Universitetin e Prishtinës për t’iu dalë në mbrojtje protestave të studentëve të vitit 1981. Me këtë ka dëshmuar se ishte gjithnjë në anën e popullit”, tha Konjufca.

Veprimtari dhe intelektuali Ukshin Hoti figuron i zhdukur që nga 16 maji i vitit 1999, ditën kur kishte për t’u liruar nga burgu i Dubravës. / KultPlus.com

Presidentja Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Më 16 maj të vitit 1999, ai u lirua nga Burgu i Dubravës dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë më për fatin e tij.

“Janë 23 vjet pritjeje e ankthi për njeriun që mendimin politik e sinkronizoi me aktivizmin politik për lirinë, republikën dhe demokracinë. Republika, liria dhe demokracia u bënë, porse fati i mendimtarit mbetet peng ende. Ai i qëndroi besnik idesë së Republikës, e liria do të ketë kuptim vetëm kur fati i tij dhe i të zhdukurve me dhunë të tjerë, të zbardhet krahas me vendosjen e drejtësisë”, thuhet në përkujtimin e Presidentes Osmani./ KultPlus.com

23 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Janë bërë sot plotë 23 vite nga zhdukja e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti, shkruan KultPlus.

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara, është zhdukur Ukshin Hoti.

Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.

Kujtojmë që Ukshin Hoti për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast ishte dënuar 5 vjet burg.

Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.

Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur. / KultPlus.com

I biri i Ukshin Hotit, Andini: Më kontaktuan nga Serbia, më kërkuan 200 mijë euro për të ma gjetur të gjallë babanë

I biri i Ukshin Hotit, Andini në emisionin Pressing në T7 ka treguar se i i ishin kërkuar 200 mijë euro nga persona në Serbi në vitin 2020, kinse për t’i gjetur babanë të gjallë.

Ai thotë se ka grupe kriminale në Serbi që kërkojnë para, duke mashtruar për informacione për të pagjeturit.

“Më ka ndodhur edhe mua”, shtoi ai.

“U ndodh shumë familjarëve të tjerë në Kosovë, sidomos moshave të shtyra, nanave e baballarëve që janë në moshë të shtyrë. Ende sot i thërrasin në telefon, tentojnë me forma të tjera…u kanë kërkuar shuma të mëdha parash”, tha Hoti.

“Mua më ka ndodhur vitin e kaluar, kam dëgjuar shumë raste të tjera në Kosovë”, theksoi ai.

“Mua më ka ndodhur më 2020, kur në RTK ishte një lajm kinse Ukshin Hoti, mund të jetë i varrosur në Lubeniq. Përmes Universitetit të Prizrenit më ka kontaktuar dikush prej Serbisë, e fillimisht 200 mijë euro e pastaj 400 mijë euro e kështu me radhë, për me na e dorëzuar të gjallë”, tha Hoti.

Hoti tha se aktualisht 1617 persona janë të zhdukur që nga lufta në Kosovë./ KultPlus.com

Muzeu i Burgut të Prishtinës i zgjon kujtime Edi Shukriut: Sa shumë ditë kam pritur në burg për t’i dërguar ushqim, cigare e rroba Ukshinit


Ndërtesa e vuajtjeve të shumta dhe e persekutimit të shqiptarëve, por edhe e qëndresës së madhe të aktivistëve të çështjes kombëtare, Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në hapësirë të komunikimit me të kaluarën dhe të edukimit për brezat e ri. 

Këtë e bëri të ditur ministri Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku po ashtu thuhet se në fazën e parë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa ndërtesa do të jetë nikoqire e ngjarjeve publike. 

Por së fundmi, Muzeu i Burgut të Prishtinës i ka zgjuar kujtime Edi Shukriut, e cila tregon se sa shumë orë e ditë ka pritur në korridoret e atij burgu për ti dërguar ushqim Ukshin Hotit.

“Veprim i qëlluar! Më kujtoi se sa shumë orë e ditë kam pritur në korridorin e errët të këtij burgu vetëm për t’i dërguar Ukshinit ushqimin, cigaret dhe robat – vizitat ishin të nduara për të në vitin 1981…”, ka komentuar Shukriu në postimin e ministrit Çeku.

Ndërkaq kujtojmë se synimi i MKRS-së është që Muzeun e Burgut të Prishtinës të shndërrohet në njërën nga hapësirat më të vizituara jo vetëm në qytetin e Prishtinës. / KultPlus.com

Qosja dhe Kadare, dy shkrimtarët që cilësuan Ukshin Hotin si qëndresë e pamposhtur shqiptare

Ukshin Hoti, njëri nga figurat më të fuqishme të rezistencës në vitet më të vështira për Kosovën, tani ka mbetur një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Sot janë bërë 23 vjet që kur ka ndodhur masakra e Krushës së Madhe nga forcat serbe, prej së cilës akoma janë 64 persona të zhdukur, përfshirë edhe Ukshin Hotin, KultPlus ju sjell dy thënie dedikuar Hotit nga shkrimtarët e njohur: Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare.

Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.” / KultPlus.com

‘N’bajgë ku jeni zhytë, Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri’

Poezia e fuqishme e Ukshin Hotit

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri. / KultPlus.com

“Bëje ose Vdis”, në Tiranë hapet ekspozita kushtuar Ukshin Hotit

Në Kalanë e Tiranës u hap sot ekspozita me titull “Bëje ose Vdis”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit.

Ekspozita përmban fotografi dhe dokumente të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ku janë pasqyruar fotografi familjare, fotografi nga arsimi që ka kryer, shkrime gazetash dhe revistash, letra të Ukshin Hotit nga burgu si dhe vlerësimet e intelektualëve dhe personaliteteve të rëndësishme për veprimtarinë e tij, etj.

Në këtë ekspozitë të pranishëm ishin Administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, të afërm dhe i biri i Ukshin Hotit.

Në fjalën e tij Zyberaj vlerësoi shumë figurën e Ukshin Hotit dhe tha se personaliteti i tij është shumë dimensional.

“Ka qenë publicist, pedagog, drejtues i Institucioneve më të larta, themluesi i Ministrisë për Punët e Jashtme të Kosovës në vitet 70 dhe më pas ka qenë dhe i burgosur politik disa herë. Ekspozita mban titullin Bëje ose Vdis, titull ky i marrë nga një punim i Uklshin Hotit i vitit 1992 me këtë titull”– tha Zyberaj.

Ndërkaq drejtori i Arkivave, Ardit Bido tha se figura e Ukshin Hotit është një figurë madhore bashkëkohore shqiptare.

“Figura e Ukshin Hotit duhet njohur më shumë nga rëndësia e tij pasi profilin e tij intelektual dhe politik e krijoi duke ruajtur të njëjtat standarde të ideologjisë shqiptare”– tha Bido.

Kjo ekspozitë do të qëndroj hapur në Kalanë e Tiranës deri në datën 18 korrik. / atvlive.tv / KultPlus.com

Shtëpia Muze në Krushë pasurohet me dy kostume të Ukshin Hotit

Në 77-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, kryeministri Albin Kurti së bashku me Avni Deharin dhe banorë të Krushës së Madhe, kanë vendosur në Shtëpinë Muze dy palë rroba që i përkisnin filozofit të shquar.

Ukshin Hoti vazhdon të mbetet një nga intelektualët dhe veprimatrët më të shquar Kosovarë.

Për shkak se përkrahu demostratat e 1981 në Prishtinë, u arrestua për të parën herë nga autoritetet jugosllave më 21 nëntor tok me Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziu, etj. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më.

Xhemperi I tij i preferuar dhe një kostum vere të cilën e veshi kur doli nga burgu i parë, janë rrobat e vendosura në Shtëpinë Muze në Krushë të Rahovecit.

I lindur më 17 qershor të vitit 1944 vepra e cila e bëri Hotin të mbahet mend si studiues është “Filozofia poetike e çështjes shqiptare” e botuar në vitin 1995 në Tiranë. /demokracia/ KultPlus.com

May be an image of book
May be an image of 2 people and book

Qosja dhe Kadare, dy shkrimtarët që cilësuan Ukshin Hotin si qëndresë e pamposhtur shqiptare

Ukshin Hoti, njëri nga figurat më të fuqishme të rezistencës në vitet më të vështira për Kosovën, tani ka mbetur një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë, shkruan KultPlus.

Sot në ditën e lindjes së intelektualit dhe veprimtarit më të shquar kosovar, KultPlus ju sjell dy thënie dedikuar Hotit nga shkrimtarët e njohur: Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare.

Rexhep Qosja: “Ukshin Hoti – ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij.”

Ismail Kadare: “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir… Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme.” / KultPlus.com

Poezia e fuqishme nga Ukshin Hoti

Poezi nga Ukshin Hoti

Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi,
nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti.
Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni,
malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.

N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë,
si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë,
m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë,
m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.

As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë,
s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë.
Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë,
do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.

Nëpër troje ku punën kam hedhë,
emra trimash mbush pagëzimi,
por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet.
Emrin e trimit e mban dhe amfibi.

Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj,
dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë,
kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë.
Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.

Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët,
u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej.
Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët
që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.

Se shumësia juej në trishtim të shkurtër
ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe.
E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët,
ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.

Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte,
në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli.
N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte,
Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri. / KultPlus.com

Motra e Ukshin Hotit: Ai më dërgonte letra nga burgu, nga aty e udhëhiqte situatën jashtë

Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kosumi, ka treguar për letrat që vëllai i saj i kishte dërguar nga burgu.

E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo ka thënë se në burgun e Nishit, Ukshin Hoti kishte qenë rrobaqepës, përcjell KultPlus.

Ajo thotë se përmes këtyre letrave, ai e ka udhëhequr situatën jashtë burgut. Edhe pse tregon se letrat e tij kontrolloheshin para se të mbërrinin te ajo, Ukshin Hoti kishte dërguar mesazhe të koduara, në mënyrë që ato të mos kuptoheshin nga forcat serbe.

Pasi qepte, Hoti kur përmendte makinën qepëse, nënkuptonte për veturat.

“Letrat mi ka dediku mua prej burgut. Përmes atyre letrave e ka udhëheq situatën jashtë burgut. Janë rregulla që kanë ardh prej vijës së rregullt të burgut. Secila letër ka qenë e hapur. E kanë kontrolluar e pastaj ka ardhur te unë. Letrën e parë e mbaj sepse ai ka punuar si rrobaqepës në burgun e Nishit sa ka qenë. Makinën qepëse e krahason me veturën, se ka hyp në veturë dhe ka mbërri në Evropë e gjithkund, por në shtëpi ende s’ka mbërri. Ai e përshkruan situatën e tij përmes makinës qepëse”, ka deklaruar ajo, përcjell tutje KultPlus.

Hoti-Kosumi ka deklaruar se të gjitha letrat e vëllait të saj i ka të ruajtura dhe se do t’i dërgojë në shtëpinë muze të Ukshin Hotit.

Megjithatë, ajo ka thënë se nuk do t’i dërgojë para se shteti të merr përgjegjësinë për këtë muze, në mënyrë që ato të mos humbasin.

Përndryshe, Hoti-Kosumi ka treguar se ajo ka të ruajtura shumë gjëra të Ukshin Hotit, rrobat e tij, shkrimet, syzat, cigarllëkun e lapsin kimik. / KultPlus.com