Komedia nga Kosova, “Kthimi i Karl Majit” do të niset këtë fundjavë në turne në Gjermani. Me datë 8 maj, nga ora 20:00, do të jepet në teatrin Kampnagel në Hamburg, si pjesë e festivalit KRASS Kultur CRASH Festival. Kjo shfaqje në hamburg bashkëorganizohet edhe nga asociacioni Oda në Hamburg.
Në datat 9 dhe 10 maj nga ora 19:30, e njëjta shfaqje do të jepet në Dortmund, në Theatre Dortmund. Këto dy shfaqje në Dortmund janë mundësuar dhe bashkëorganizohen nga shoqata kulturore URACult nga Kölni, nën kurimin artistik të Ali Salihut.
Komedia e Jeton Nezirajt, “Kthimi i Karl Majit”, regjinë e së cilës e ka bërë Blerta Neziraj, është realizuar nga Qendra Multimedia e Prishtinës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe teatri Volksbühne i Berlinit. Në shfaqje luajnë aktorët e mirënjohur Kosovar: Adrian Morina, Arta Muçaj, Armend Ismajli, Ylber Bardhi e Shpetim Selmani.
Premiera e kësaj shfaqje është dhënë në tetor të vitit 2020 në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe nga ajo kohë ka pasur dhjetra repriza në Kosovë, Gjermani e Austri.
Në shfaqje, Kara Ben Nemsi, personazhi i njohur i librave të Karl Majit, arratiset nga Lindja dhe bashkë me një grup aktorësh nga Kosova, ia mësynë ‘tokave gjermane’. Në këtë udhëtim gati epik, ai takon Slavoj Zhizhekun, Piter Handken, një pjesëtar të Nëntokës Nacional-socialiste (Nationalsozialistischer Untergrund) e personazhe të tjera. Për këtë shfaqje kan shkruar gjerësisht dhjetra Media gjermane, duke përfshirë Der Tagesspiegel, TAZ, Nachtkritik etj.
Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23- vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë.
Më 2 maj 1999, forcat e regjimit gjenocidal serb brenda dy orësh pushkatuan 116 civilë, në mesin e të cilëve djem, burra, gra, fëmijë dhe një nënë shtatzënë.
“Që nga fëmija 5 vjeçar, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë. Nderimi për të rënët është obligim i yni, krahas angazhimit që autorët e krimit të vihen para drejtësisë”, ka theksuar Osmani. /KultPlus.com
Njëzet e tre vjet më parë, 116 civilë shqiptarë, përfshirë edhe fëmijë e gra, u vranë nga forcat serbe të sigurisë, në fshatin Studime të Vushtrrisë. Masakra ka ndodhur prej orës 20 deri në 21 të mbrëmjes të 2 majit.
“Përafërsisht një orë e gjysmë tmerr që shkaktoi humbje të pakthyeshme, vuajtje të pashlyeshme dhe dëm të pariparueshëm jo vetëm te familjarët, por te i gjithë populli”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në akademinë përkujtimore të organizuar në 23- vjetorin e masakrës në Studime.
Njëri prej dëshmitarëve të masakrës ka treguar që ushtarakët serbë kanë tentuar të kthehen për t’i marrë kufomat, por falë UÇK-së nuk kanë mundur. Ai tregon sesi ai bashkë me fshatarët i kanë varrosur për tre ditë rresht.
Përtej tmerrit të vrasjeve, tentimi për largim të trupave dhe fshehjes së këtij krimi makabër – e bën këtë masakër edhe më të rëndë, tha kryeministri Kurti, teksa shtoi se, ajo që rëndon edhe më tepër, është që sot, 23 vite pas luftës, ende nuk ka asnjë vendim gjykate që dënon dikënd për këtë masakër. “Asnjë hetim që ka prodhuar rezultat nga Prokuroria Speciale. Veç heshtje”, u shpreh kryeministri Kurti.
Në anën tjetër, vazhdoi ai, luftëtarë të UÇK-së mbrojtëse, janë arrestuar, burgosur e dënuar dikur nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i e tash po mbahen në burg nga Gjykata Speciale.
Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë edhe deputetët e asambleistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë, tha në përmbyllje të fjalës kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial ku janë të varrosur viktimat e masakrës në Studime.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
Të dashur familjarë të martirëve dhe të dëshmorëve të kombit,
I nderuari Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, Besim Muzaqi, Gazmend Gjyshinca, Rrezarta Krasniqi, Fjolla Ujkani e Ganimete Musliu,
Veteranë e invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Të nderuar të pranishëm,
Jemi mbledhur sot këtu për të përkujtuar dhe nderuar ata të cilët më s’janë me neve, dhe ata që përtej dëmeve të shkaktuara e kanë parë tmerrin me sy, e janë sot këtu me neve.
Vushtrria ka vuajtur e humbur shumë gjatë luftës. Ka pësuar shumë dhimbje. Ende ka shumë pikëllim. Duke nisur nga masakrimet në Reznik, vrasjet në Kunovik, plagosjet e rënda të Grabanicëve, maltretimet në Burgun e Smrekonicës, masakrimin e familjes së Selatin Gërxhaliut, e deri te masakra e Studimes të cilën e kujtojmë sot.
Kush e ka përjetuar luftën fizikisht nga këtu, i kujtohet që kah prilli i vitit 1999, qytetarët e Vushtrrisë po zhvendoseshin sepse po dëboheshin. Një pjesë nëpër vende që dukeshin më të sigurta në Kosovë, një pjesë në Shqipëri – e një pjesë pati mbetë në zonat përreth deri më 2 maj.
Forcat paramilitare serbe, por edhe ato policore e ushtarake, nisën djegjen e fshatrave, erdhën deri në Studime të Epërme. Me arritjen këtu, forcat kriminale të Serbisë nisën terrorin përmes shkatërrimit të mjeteve të udhëtimit, e dikur në mbrëmje filluan me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve civilë.
U vranë 116 civilë, përfshirë këtu edhe fëmijë e gra. Krejt kjo ka ndodhur prej orës 20 deri në ora 21 të mbrëmjes. Përafërsisht një orë e gjysmë tmerr që shkaktoi humbje të pakthyeshme, vuajtje të pashlyeshme dhe dëm të pariparueshëm jo vetëm te familjarët, por te i gjithë populli.
Idriz Popova, një prej dëshmitarëve të masakrës tregon që ushtarakët serbë kanë tentuar të kthehen për t’i marrë kufomat, por falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë mundur. Ai tregon sesi ai bashkë me fshatarët i kanë varrosur për tri ditë rresht ata.
Përtej tmerrit të vrasjeve, tentimi për largim të trupave dhe fshehjes së këtij krimi makabër – e bën këtë masakër edhe më të rëndë. E ajo që rëndon edhe më tepër, është se sot, 23 vjet pas luftës, ende nuk ka asnjë vendim gjykate që dënon dikënd për këtë masakër. Asnjë hetim që ka prodhuar rezultat nga Prokuroria Speciale. Vetëm heshtje.
Në anën tjetër, luftëtarë të UÇK-së mbrojtëse, janë arrestuar, burgosur e dënuar dikur nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i e tash po mbahen në burg nga Gjykata Speciale.
Por, ja ku ndodhemi, 23 vjet pas luftës, pa asnjë të dënuar për masakrën e Studimes.
Në momente si kjo na duhet të bëhemi bashkë, prandaj këtu jam edhe unë, është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, janë edhe deputetët e asamblistët e të gjitha partive politike dhe së bashku duke përkujtuar martirët e dëshmorët, të shtrëngojmë fort dhimbjen që ndjejmë e të zotohemi dhe angazhohemi që të bëjmë më të mirën për të ardhmen e vendit tonë, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që do të vijnë.
Për hajr e urime Fitër Bajrami të gjithëve e lavdi martirëve e dëshmorëve të kombit. /KultPlus.com
Në vijim mund të lexoni disa thënie për jetën, miqtë dhe dashurinë.
“Asgjë nuk e damkos një shpirt të mirë dhe një zemër të ëmbël më shumë sesa të jetosh mes njerëzve që nuk mund ta kuptojnë atë.”
“Mos lejoni që vështirësitë tuaja t’ju mbushin me ankth, në fund të fundit vetëm në netët më të errëta yjet vezullojnë më me shkëlqim.”
“Jeta përbëhet nga dy ditë, njëra krah teje e tjetra kundër teje. Pra, ditën që është krah jush mos jini arrogantë ose të pamatur, dhe ditën kur është kundër jush të jeni të durueshëm, të dyja ditët janë provë për ju.”
“Vepra më e mirë e një njeriu të madh është të falësh dhe të harrosh.”
“Kur bota të ul në gjunjë, je në pozitën e përsosur për t’u lutur”
“Një refuzim i këndshëm është më i mirë se një premtim i gjatë.”
“Gruaja është një krijesë delikate me emocione të forta që është krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm për të marrë përsipër përgjegjësinë për edukimin e shoqërisë dhe lëvizjen drejt përsosmërisë. Zoti e krijoi gruan si simbol të bukurisë së Tij dhe t’i jepte ngushëllim partnerit dhe familjes së saj. ”
“Ai që i beson botës, bota e tradhton.”
“Mirësjellja nuk kushton asgjë, por blen gjithçka.”
“Një vëlla është si ari dhe një mik është si diamanti. Nëse çarje ari mund ta shkrini dhe ta bëni ashtu si më parë. Nëse diamanti plas, kurrë nuk mund të jetë si më parë ”.
“Durimi siguron fitoren.”
“Përgojimi pas shpine është përpjekja e atij që nuk është në gjendje ta bëjë më mirë veten e tij.”
“Mos e pëlqeni te vetja juaj atë që nuk ju pëlqen te të tjerët.”
“Një njeri i mençur gjithmonë ka diçka për të thënë, ndërsa budallait gjithmonë i duhet të thotë diçka.”
“Sigurisht që heshtja ndonjëherë mund të jetë përgjigjja më elokuente.”
“Nuk është kurrë vlera e ujit, por etja, nuk është kurrë vlera e jetës, por vdekja dhe kurrë nuk ka pasur të bëjë me miqësinë, por me besimin.”
“Kini kujdes të mos flisni shumë, sepse rrit gabimet dhe shkakton mërzitje.”
“Kujdesuni për gjuhën tuaj njësoj siç kujdeseni për arin dhe argjendin.”
“Ushqimi i trupit është ushqim, ndërsa ushqimi i shpirtit për të ushqyer të tjerët.”
“Nuk ka prehje për personin që ka zili dhe nuk ka dashuri për personin që ka sjellje të këqija.”
“Duhet të jesh i përulur, pasi është një nga [format më të mëdha] të adhurimit.”
“Të mos kesh një gjë është më pak poshtëruese sesa ta lypësh.”
“Ju jeni zotëruesi i asaj që thoni derisa ta shqiptoni, pasi ta nxirrni atë, ju jeni rob i saj. Ruani gjuhën tuaj siç ruhet ari dhe paraja. Një fjalë mund të sjellë turp dhe mbarimin e një lumturie.”
“Ndershmëria do t’ju udhëheqë drejt mirësisë dhe mirësia do t’ju ftojë në parajsë.”
“Është njeri më i mençur dhe më i ditur ai që këshillon njerëzit të mos e humbin shpresën dhe besimin në mëshirën e Zotit dhe kjo të mos e bëjë atë shumë të sigurt dhe të bindur për imunitet nga Zemërimi dhe Ndëshkimi i Tij.”
“Armiqtë tanë nuk janë çifutët ose të krishterët, armiku ynë është injoranca jonë.”
“Nëse sytë e një femre përloten për një burrë që e shtyp atë, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë me çdo hap që ecën.”
“Miqtë tuaj janë tre dhe armiqtë tuaj janë tre. Miqtë tuaj janë: shoku juaj, miku i mikut tuaj dhe armiku i armikut tuaj. Armiqtë tuaj janë: armiku juaj, armiku i mikut tuaj dhe miku i armikut tuaj.” / KultPlus.com
Nazmie Hoxha është një nga zërat e rrallë që u dëgjua mjaft shumë në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar.
Muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektivë dhe i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë “Si dukat i vogël” je dhe “Oj zogo dhe disa të tjera”. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 ndërsa u varros në Prishtinë.
Ky zë ka sjellë edhe një nga këngët më të njohura shqiptare “Kur e përcolla ylberin”. KultPlus ju sjellë sot interpretimin e mahnitshëm të kësaj kënge.
Kur e përcolla ylberin Ktheva hyra n ‘odë Kur ia pash manxerren varun Ia lava me lot
REF Mos e laj me lot oj zano Mos e laj me lot Se shkoi viti parë oj zano Porsi dita sot (2x)
II Shkuan muaj shkuan vite Zemra mu dogj flak’ S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet Me jetue bashkë
REF O ylberi dadës o A thu m’ke harru Ditët e gurbetit ylber Qofshin të mallkum (2x)
III Mora harçe dola ne bahçe Çorapet mej thur Prej merzis’ permbi çorape Plasa tuj lotu
REF O ylberi dadës o Athu m’ke harru Ditet e kurbetit ylber Qofshin te mallkum (2x) / KultPlus.com
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden, kanë uruar gjithë besimtarët mysliman për fesën e Bajramit, përcjell KultPlus.
“Ndërsa muslimanët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën përfundojnë muajin e Ramazanit dhe festojnë Fitër Bajramin, Jill dhe unë u përcjellim urimet tona më të ngrohta për të gjithë ata që po festojnë këtë ditë të gëzueshme”, deklarata e Presidentit Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden me rastin e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit. /KultPlus.com
Kori “Siparantum” është vlerësuar me dy çmime të para në Festivalin Evropian të Muzikës në Belgjikë, shkruan KultPlus.
Për këtë sukses ka shkruar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët u krenuan me arritjet e korit.
Postimi i plotë:
“Kori “Siparantum” me dy çmime të para në Belgjikë Kori “Siparantum” po promovojnë vlerat kulturore të vendit tonë në skenat më të mëdha botërore. Kësaj radhe ata morën dy çmime të para në Festivalin Evropian të Muzikës në Belgjikë.Vitin e kaluar kori i udhëhequr nga dirigjenti Memli Kelmendi mori vendin e parë në festivalin dhe garën më të madhe korale në botë, “World Choir Games”.Krenari dhe nder të shohim vlerësime dhe suksese të tilla”, thuhet në njofitmin e MKRS-së. /KultPlus.com
Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) feston 30 vjetorin e tij këtë muaj, ka shpresa në rritje brenda republikës ballkanike se Komiteti i tij Kombëtar Paraolimpik (KKK) do të arrijë statusin e plotë brenda Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar deri në fund të këtij viti, përcjell KultPlus.
Ndërsa KOK-u u njoh nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor 2014 dhe bëri debutimin e tij në Lojërat në Rio de Zhaneiro dy vjet më vonë, NPC-së së vendit i është dashur të presë më gjatë për të qenë në pozicion për të aplikuar për t’u bashkuar me Familjen Paralimpike.
Por ai moment tani po afrohet me shpejtësi sipas sekretarit të përgjithshëm të KOK-ut Besim Aliti dhe ish-presidentit të KOK-ut Besim Hasani.
“Komisioni Paralimpik i Kosovës është aktivizuar së fundmi dhe me sa jam i informuar tani më në fund janë në fazën ku mund të plotësojnë kërkesat për t’u anëtarësuar”, ka thënë Aliti për insidethegames.
“Ata ndjejnë se janë shumë të angazhuar, shumë aktivë, së fundmi dhe unë kam një ndjenjë pozitive që shumë shpejt Komiteti Paralimpik i Kosovës do të jetë anëtar i familjes ndërkombëtare”.
Hasani, ndërkohë, ka qenë këshilltar i lartë ekspert i Komitetit Paralimpik të Kosovës dhe kryetares së tij, Njomza Emini, dhe ka besimin e Alitit.
“Mendoj se këtë vit do të jemi pjesë e Lëvizjes Paraolimpike”, tha Hasani për insidethegames.
“Kam në plan të vizitoj selinë e IPC në Bon me Njomzën në fund të këtij muaji, kur shpresojmë të takojmë Presidentin e saj, Andrew Parsons. Shpresoj që deri në fund të këtij viti të jemi pjesë e IPC-së”, ka thënë tutje Aliti. /KultPlus.com
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ua uron Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë.
Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti shkruan:
“Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit.
Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin.
Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami”. / KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor.
“Uroj që ky Bajram të kalojë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë, të cilën populli ynë e kultivon ndër shekuj. E kalofshi këtë festë me të afërmit tuaj në paqe e harmoni dhe i ndafshi të mirat me ta, me miqtë dhe fqinjët tuaj. Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo, kur duhet t`ua zgjasim dorën njerëzve në nevojë. Kjo festë është, poashtu mundësi e mirë për forcimin e mirëkuptimit, afërsisë ndërnjerëzore me dëshirën e përbashkët për zhvillimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani për festën e Fitër Bajramit./ KultPlus.com
Sot është 502 vjetori i vdekjes së njërit ndër personalitetet më të shquara perëndimore dhe botërore – Leonardo Da Vinçi.
Ai lindi në kohën dhe vendin e duhur – Anchiano/Fiorentinë. Qytetin simbol të kulturës së atëhershme.
Në 502 vjetorin e vdekjes së njërit nga artistët më me ndikim në historinë e artit botëror, KultPlus ju sjell disa fakte interesante mbi jetën e artistit.
1. Një fëmijë i paligjshëm!
Ai lindi si biri jashtë martese i Piero Fruosino di Antonio Vinçit (babait) dhe Caterina (nëna). Prindërit e tij kurrë nuk u martuan dhe ai ishte i vetmi fëmijë i tyre. Megjithatë, ai kishte 17 gjysmë-vëllezër e motra me partnerë të tjerë të prindërve të tij.
2. Emri i një qyteti!
Ai lindi në Anchiano, Toscana (tani në Itali), që është afër qytetit të Vinçit, me të cilin ne e asociojmë mbiemrin e tij sot.
3. Pak ka arsimim formal!
Përtej leximit dhe shkrimit bazë, ai nuk mori asnjë arsimim formal në ndonjë shkollë.
4. Personi që qëndron prapa aftësive të tij!
Talenti i tij artistik u vlerësua së pari nga babai i tij dhe kur Leonardo ishte 15 vjeç, babai e dërgoi të mësojë pranë piktorit dhe skulptorit Andrea del Verrocchio, në Firence. Ai përpunoi teknikat e skulpturës dhe pikturës së Leonardos për më shumë se një dekadë dhe e trajnoi atë në artet mekanike.
5. Piktura e tij më e hershme!
Megjithëse puna e tij e parë mendohet të jetë ajo e një vizatimi në stilolaps dhe bojë, e luginës së Arnos (siç raportohet nga burime të ndryshme) më 5 gusht 1473, “Shpallja” (diku rreth 1472-1475) mendohet të jetë vepra e tij më e hershme . Ajo paraqet engjëllin Gabriel, të cilit Perëndia i dërgoi fjalë, për të njoftuar virgjëreshën, Marinë, që ajo të krijonte dhe të lindte një djalë të quajtur Jezus, i cili do të quhej “Biri i Perëndisë”.
6. Kur mësuesi u impresionua me punën e tij!
Ai ndihmoi mentorin e tij Andrea del Verrocchio në pikturën e famshme “Pagëzimi i Krishtit”. Piktura përshkruan pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzori. Është thënë se engjëlli në të majtë u pikturua nga Leonardo i ri dhe kjo ishte një gjë, e cila i bëri shumë përshtypje mësuesit të tij.
7. Shkrimi, nga e djathta në të majtë!
Leonardo da Vinçi ishte majtosh dhe ishte mësuar që të shkruante nga e djathta në të majtë, gjë që rezultonte në një shkrim pasqyrë dhe i cili, ishte e vështirë për t’u lexuar nga të tjerët.
8. Adhurues i kafshëve!
Ai ishte shumë i mëshirshëm ndaj kafshëve dhe ishte kundër futjes së tyre në kafaze. Leonardo blinte shpesh herë kafshë në kafaze dhe më pas i lironte ato.
9. Një vegjetarian i rreptë!
Gjatë gjithë jetës së tij, Leonardo da Vinçi kishte qenë një vegjetarian i rreptë, gjë që supozohet të jetë pasojë e dashurisë së tij për kafshët.
10. Incidentet e fëmijërisë!
Leonardo mbante shenja vetëm dy nga incidente të fëmijërisë: njëri ishte kur një balonë ra nga qielli dhe bishti i saj i lëndoi fytyrën. I dyti kur zbuloi një shpellë ndërsa po eksploronte në male dhe u ndje i tmerruar nga që mendonte se aty mund të ndodheshin disa përbindësha.
11. Shtëpia e fëmijërisë!
Kush nuk dëshiron të eksplorojë shtëpinë e këtij artisti të madh të Rilindjes! Shtëpia e fëmijërisë e Leonardos ndodhet në një fshat të quajtur Anchiano brenda qytetit të Vinçit në Firence. Shtëpia është konvertuar në një lloj muzeu të veprave të famshme të Leonardos. Shtëpia u rihap për publikun në qershor të vitit 2012.
Arif Demolli lindi më 2 maj 1949 në Gllogovicë të Prishtinës.
Demolli la pas shumë vepra letrare të njohura si: “Lushi si askushi”, “Pëllumbat e kujtimeve”, “Ballkonet e një qyteze” e shumë të tjera.
Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare.
Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”, “Pionieri”.
Tregimet e tij janë perfshirë në panorama dhe ne antologji të ndryshme të prozatorëve shqiptare. Librat “Ballkonet e nje qyteze” dhe “Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë”.
Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij.
Për romanin “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” mori Çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse gjirafa ka qafë të gjatë” mori çmimin letrar “Vehbi Kikaj”. / KultPlus.com
Një shprehje e Homerit shqiptar, kolosit të letrave Gjergj Fishta gjen vend dhe sot ndër shqiptarë.
“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë”, kjo thënie e poetit të madh ka treguar se ndër shekuj shqiptarët e kanë pasur bashkëjetesën fetare një shembull për të gjithë duke e përcjellë brez pas brezi.
Edhe sot, në këtë ditë festë për besimtarët mysliman , shumë klerik kanë uruar për festën e Bajramit, duke dëshmuar paqe e mirëkuptim pavarësisht bindjeve fetare ndërmjet njerëzve. / KultPlus.com
Myslimanët në mbarë botën sot po festojnë Fitër Bajramin, i njohur ndryshe në Kosovë edhe si Bajrami i Madh.
Fitër Bajrami është njëra nga dy festat më të mëdha islame, ku edhe ka një manifetim qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Fitër– Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Fitër Bajrami është një nga festat më të shënuara për botën islame që shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit.
Ndërkohë, myslimanët në Kosovë, siç ka njoftuar Bashkësia Islame, Fitër Bajramin e kanë festuar më 2 maj (e hënë), pas faljes së namazit në ora 06:09. /KultPlus.com
Këshilli bashkiak thuhet se po përgatit materiale për të nisur procedimin penal për plaçkitje masive kulturore.
Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse për sekuestrimin e “mbi 2,000 veprave të artit” nga muzetë në qytetin e pushtuar të Mariupolit dhe zhvendosjen e tyre në zonat e rajonit të Donbasit të kontrolluara nga Rusia, shkruan The Guardian, transmeton KultPlus.
“Pushtuesit ‘çliruan’ Mariupolin nga trashëgimia e tij historike dhe kulturore. Ata vodhën dhe zhvendosën më shumë se 2,000 ekspozita unike nga muzetë në Mariupol në Donetsk”, tha këshilli i qytetit të Mariupol në një deklaratë të postuar në kanalin e tyre në Telegram të enjten.
Ata thanë se grumbullimi përfshin disa vepra origjinale nga vendasja e Mariupolit të shekullit të 19-të Arkhip Kuindzhi dhe piktorit të famshëm romantik rus Ivan Aivazovsky, si dhe një rrotull unike të Torës, të shkruar me dorë, dhe Ungjillin e vitit 1811 të bërë nga shtypshkronja veneciane për grekët e Mariupolit.
“Këshilli i qytetit të Mariupolit po përgatit materiale për agjencitë e zbatimit të ligjit për të nisur procedimin penal dhe për të bërë një apel në Interpol,” shtoi këshilli.
Në një deklaratë të veçantë, Petro Andriushchenko, një anëtar i këshillit të qytetit, tha se Rusia sekuestroi tri piktura origjinale nga Kuindzhi, i cili fitoi famë ndërkombëtare për portretet e tij të peizazhit rus.
Sipas këshillit të qytetit të Mariupolit, veprat erdhën nga tre muzetë lokalë, përfshirë muzeun e artit Kuindzhi, i cili u dëmtua rëndë gjatë një sulmi ajror rus më 21 mars 2022.
Natalia Kapustnikova, drejtore e Muzeut të Historisë Lokale të Mariupolit, i tha gazetës pro-Kremlin Izvestiya se ajo ua dorëzoi veprat e Aivazovsky dhe Kuindzhi forcave ruse “pas përfundimit të armiqësive”.
“Kryetari i muzeut të artit Kuindzhi i fshehu pikturat kur filloi lufta. E dija se ku ishin… Më pas ato u zhvendosën në vende të sigurta,” tha ajo.
Moska ka marrë kryesisht kontrollin e qytetit port juglindor të Mariupolit, i cili është rrënuar nga bombat ruse. Rreth 2,000 trupa ukrainase dhe deri në 1,000 civilë janë ende të strehuar në fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal në periferi të qytetit.
Nëse konfirmohet, sekuestrimi i artit në Mariupol do të nënkuptonte shembullin e parë të njohur të grabitjes kulturore masive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka akuzuar më parë trupat ruse për përfshirje në grabitje masive pasi video dhe regjistrimet audio dukeshin se tregonin forcat ruse që dërgonin pako me mallra të vjedhura në Rusi. The Guardian gjithashtu mblodhi prova që sugjerojnë se grabitja nga forcat ruse ishte një pjesë sistematike e sjelljes ushtarake ruse në Ukrainë.
Ukraina ka nxituar të ruajë objektet dhe monumentet e saj të artit që nga shpërthimi i luftës më shumë se dy muaj më parë, pasi shumë kishin frikë se Moska do të synonte në mënyrë specifike trashëgiminë kulturore të vendit, një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar.
Frika e Ukrainës për pasuritë e saj kulturore është përkeqësuar nga një sërë fjalimesh publike të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin, në të cilat ai hodhi poshtë identitetin, gjuhën dhe traditat e pavarura të Ukrainës.
Një numër i muzeve kryesore në të gjithë vendin që atëherë e kanë zhvendosur artin e tyre në vende të pazbuluara.
Organizata globale e arteve Getty paralajmëroi më parë se miliona vepra arti dhe monumente në Ukrainë rrezikoheshin të plaçkiteshin ose bombardoheshin.
Në një deklaratë të marsit, Getty tha: “Trashëgimia materiale kulturore e botës është trashëgimia jonë e përbashkët, identiteti dhe frymëzimi për mbarë njerëzimin. Trashëgimia kulturore ka fuqinë të na bashkojë dhe është kritike për arritjen e paqes.”
“Është gjithashtu shumë shpesh objektivi i luftës, një mënyrë tjetër për të shkatërruar dhe pushtuar një shoqëri duke fshirë kujtesën e saj.”
Një numër i vendeve kulturore ukrainase janë shkatërruar tashmë nga bombardimet ruse, duke përfshirë muzeun e Ivankiv, i cili strehonte artin popullor ukrainas, ndërsa UNESCO vlerëson se mbi 50 ndërtesa historike ukrainase kanë pësuar dëme të mëdha që nga fillimi i pushtimit rus.
The Guardian ka kontaktuar ushtrinë ruse për koment./ KultPlus.com
Në kohët kur bija në dashuri, S`ish zakoni im të shkruaja poezi, E në fakt, kryeveprën time, E shkrova kur kuptova sesa shume e desha… E për këtë arsye, Të parës asaj do t`ia lexoj…
“Empire State Building” u hap zyrtarisht më 1 maj 1931. Presidenti amerikan Herbert Hoover shtypi një buton në Uashington DC që ndezi dritat e ndërtesës më të lartë në botë në atë kohë, sipas history.com.
Ideja për ndërtimin e “Empire State Building” thuhet se ka lindur nga një garë mes Walter Chrysler nga Chrysler Corporation dhe John Jakob Raskob i General Motors për të parë se kush mund të ngrinte ndërtesën më të lartë.
Chrysler kishte filluar tashmë punën në ndërtesën e famshme “Chrysler”, 318 metra e lartë në qendër të Manhatanit.
Raskob mblodhi një grup investitorësh të njohur, duke përfshirë ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Alfred E. Smith. Grupi zgjodhi kompaninë e arkitekturës “Shreve, Lamb & Harmon” për të projektuar ndërtesën.
Planet e Art-Deco, që thuhet se bazoheshin kryesisht në pamjen e një lapsi, ishin gjithashtu të përshtatshme për ndërtuesit. E gjithë ndërtesa u ngrit për më shumë se një vit, me një buxhet prej 40 milionë dollarësh dhe përpara afatit. Gjatë periudhave të caktuara të ndërtimit, korniza rritej me katër kate e gjysmë në javë.
“Empire State Building”, me 102 kate dhe 381 metra e lartë (443 metra deri në majën e ndërtesës), ishte qiellgërvishtësi më i lartë në botë. Ndërtimi gjatë “Epokës së Depresionit” punësoi deri në 3400 punëtorë në ditë, shumica e të cilëve morën pagesa të larta, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet ekonomike të asaj kohe.
Ndërtesa e re e mbushi qytetin e Nju Jorkut me një ndjenjë të thellë krenarie, dëshpërimisht e nevojshme në thellësitë e Depresionit të Madh, ku shumë banorë të qytetit ishin të papunë dhe perspektivat dukeshin të zymta.
Mbërthimi i Depresionit në ekonominë e Nju Jorkut, ishte ende i dukshëm një vit më vonë, ku vetëm 25 për qind e zyrave të “Empire State” ishin marrë me qira.
Në vitin 1972, “Empire State Building” humbi titullin si ndërtesa më e lartë në botë kundrejt Qendrës Tregtare Botërore të Nju Jorkut, që u rendit si qiellgërvishtësi më i lartë për vetëm një vit. Sot nderi i takon kullës “Burj Khalifa” në Dubai, e cila është 827 metra e lartë.
Këngëtarja, aktorja franceze dhe shpikësja e vetëshpallur e diskotekës Regine Zylberberg ka vdekur në moshën 92-vjeçare,transmeton KultPlus.
Ylli vdiq paqësisht në orën lokale 11:00 (09:00 GMT) të dielën, tha mbesa e saj Daphne Rotcajg për AFP.
“Mbretëresha e natës është larguar”, tha miku i Regine, komiku Pierre Palmade, në një deklaratë në emër të familjes së Regine.
Pretendimi i Regine se ajo shpiku diskotekën e ka origjinën nga klubi i parë i natës që ajo hapi në Paris në vitet 1950.
Vendi në pjesën Latin Quarter të qytetit, ku kishte gramafonë dhe DJ, ndryshonte nga vendet e vallëzimit me xhuboks, të cilat ishin të zakonshme në atë kohë.
Ky stil i klubit të natës u përhap dhe më vonë u bë një perandori shumëmilionëshe për këngëtaren. Në kulmin e saj, ajo përbëhej nga 22 vende, me klube në Nju Jork, Rio de Zhaneiro dhe Kuala Lumpur.
Regine, emri i plotë i së cilës ishte Regine Zylberberg, “kishte yjet e gjithë botës duke kërcyer në klubet e saj të natës”, tha Palmade.
Ai kujtoi gjithashtu sesi emri i Regine “u bë sinonim i netëve të çmendura që zgjatën deri në orët e vogla” dhe sesi vetë këngëtarja “rrinte në pistën e kërcimit deri në mbyllje”.
Regine gjithashtu luajti në disa filma, duke përfshirë Robert dhe Robert, me regji nga Claude Lelouch dhe Partneri Im i Ri nga Claude Zidi.
Këngëtarja lindi nga hebrenjtë polakë në Bruksel në vitin 1929. Gjatë fëmijërisë së saj, ajo u detyrua të fshihej nga nazistët në Francën e pushtuar.
Babai i saj Joseph drejtonte atë që Regine e përshkroi si një “kafene hebreje të klasës punëtore”.
Kjo, tha ajo, e shtyu atë të kishte vendin e saj, ku ajo do të zgjidhte klientët.
“Doja konte dhe dukë – njerëz me tituj,” tha ajo për BBC në 2005.
Ylli tregoi se si vazhdoi të mësonte ish-mbretin Eduard VIII të kërcente dhe më vonë kërceu me Princin Charles në një ballo të ambasadës./ KultPlus.com
Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” sjell në kujtesë sesi manifestimi dhe protesta për lehtësimin e kushteve të punës së punëtorëve u kthye në një festë ku Partia-Shtet reklamonte “zhvillimin e madh që kishte vendi”.
Në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera komuniste, 1 Maji ose “Dita e klasës punëtore” konsiderohej si një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit. Me rastin e saj organizoheshin aktivitete dhe manifestime në të gjithë vendin. Një manifestim i madh zhvillohej në sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit, ndërsa në tribunën kryesore të vendosur para godinës së Kuvendit Popullor dilte udhëheqja e PPSH për të përshëndetur klasën punëtore. Paradat që organizoheshin në formën e kuadrateve (kuadratet e nxënësve të shkollave, kuadratet e studentëve, kuadratet e klasës punëtore nga ndërmarrje të ndryshme të vendit, kuadratet ushtarake), përshëndesnin udhëheqësit e lartë të Partisë.
Kjo festë shfrytëzohej për të treguar se Partia dhe udhëheqësi i saj ishin të pagabueshëm dhe po e udhëhiqnin vendin drejt lulëzimit ekonomik. Pasditja shoqërohej me aktivitete festive nëpër shkolla, në kooperativa apo në ndërmarrje të ndryshme ku shpalleshin edhe punonjësit e dalluar të vitit.
Edhe një herë, me këtë rast, klika e kohës gjente rast të reklamonte arritjet dhe madhështinë e “Partisë së Punës së Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën”. Festa e 1 Majit, nga një festë me origjinë manifestimin dhe protestën për lehtësimin e kushteve të punës së punëtorëve, u kthye në një festë ku Partia-Shtet reklamonte “zhvillimin e madh që kishte vendi”./KultPlus.com
Maji është më në fund këtu, dhe jo vetëm që do të thotë se vera është gati pranë nesh, por do të thotë se ka një grup të ri filmash për të parë në Netflix, HBO Max, Hulu, Paramount Plus dhe më shumë, transmeton KultPlus.
Nga thrilleri erotik i Wachowskis Bound deri te filmi i grabitjes së vitit 2018 Den of Thieves dhe drama klasike romantike Chungking Express, ka një mori filmash për të parë nga shtëpia këtë muaj.
Për t’ju ndihmuar të zgjidhni se çfarë të shikoni më tutje, ne kemi përpiluar një listë me 13 filmat më të mirë të rinj në transmetim në maj. Ja çfarë duhet të bëni plane për të parë këtë muaj.
Gjermania ka ngritur një rast kundër Italisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) mbi dëmshpërblimet e luftës në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, tha gjykata e OKB-së me qendër në Hagë, raporton Euronews.
Dokumenti i referohej një vendimi të vitit 2012 nga gjykata e OKB-së që përcaktonte se pretendimet civile nga viktimat naziste nuk mund të ngriheshin kundër Gjermanisë në gjykatat e huaja.
Gjykata e Lartë e Italisë kishte gjykuar në vitin 2008 se një civil italian kishte të drejtën e dëmshpërblimeve pas dëbimit të tij në Gjermani në 1944 për të punuar si skllav. GJND-ja vendosi që Italia duhet të sigurojë që vendimet e gjykatave të saj që cenojnë imunitetin gjerman të pushojnë së efekti.
Por në dosjen e re, Gjermania pretendon se disa çështje të reja janë ngritur kundër vendit në gjykatat italiane që kërkojnë dëmshpërblime në lidhje me krimet e luftës naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjermania i ka kërkuar gjykatës që t’i kërkojë Italisë të sigurojë që gjykatat e saj “të mos ushtrojnë më padi civile të ngritura kundër Gjermanisë bazuar në shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar të kryera nga Rajhu gjerman midis viteve 1943 dhe 1945”.
Gjermania akuzoi gjithashtu Italinë për marrjen ose kërcënimin për marrjen e pronave shtetërore gjermane në Itali.
Berlini kishte argumentuar në rastin e vitit 2012 se vendimi italian vuri në dyshim një sistem kthimi në fuqi pas disfatës së nazistëve që e ka bërë Gjermaninë të paguajë dhjetëra miliarda reparacione që nga vitet 1950.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është organi kryesor gjyqësor i OKB-së i themeluar në vitin 1945./ KultPlus.com