Shpejtim Bulliqi merr vendim, ndalon telefonat nëpër shkollat e Podujevës


Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka prezantuar si vendim të ri Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, që ekziston që nga dhjetori i 2018-ës, për ndalimin e përdorimit të telefonave nëpër institucionet shkollore.

Bulliqi këtë vendim e ka prezantuar në ‘Facebook’-un e tij, duke thënë se do të hyjë në fuqi që nga një shkurti.

“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”, thuhet në njoftim.

“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”.

Udhëzimi Administrativ për ndalimin e telefonave celularë në institucionet arsimore parauniversitare ekziston që nga dhjetori i 2018-ës.

Vendimi i Bulliqit vjen pas vrasjes së Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva, nga dy të dyshuar të moshës së mitur.

Gazeta Insajderi ka provuar ta kontaktojë për ta pyetur se çka po synon të arrijë Bulliqi me këtë vendim, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. / KultPlus.com

John Belushi, emri i vetëm shqiptar në pllakat e Hollivudit

John Belushi (24 janar 1949- 5 mars 1982), ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare

Belushi lindi në Chicago, Illinois. Ishte djali i Agnes Belushi dhe Adam Belushi. Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios, ose Belliors.

Belushi i vogël u rrit në kishën Orthodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton (Wheaton), ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos.

Vëllai më i vogël, James Belushi, është edhe ai aktor dhe humorist. John takon gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit. Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij.

Belushi fiton famë kombëtare nga roli i tij tek Saturday Night Live. Mes dy sezoneve të spektaklit, realizon një nga filmat e tij më të famshëm, “Animal House”.

Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.

Nga përdorimi i gjatë i drogës ai vdes më 1982 në moshën 33 vjeçare./ KultPlus.com

Askushët

Nga Eduardo Galeano

Pleshti ëndërron të blejë një qen, sikurse askushët ëndërrojnë t’i shpëtojnë skamjes, që ndonjë ditë befas t’i lagë bashkë me shiun, fati i mbrothët nga retë, t’u bjerë fatbardhësia si breshër; megjithatë mbarësia nuk binte nga retë as dje, as sot nuk bie, asnjëherë, as me pikëla shiu të imët nuk bie fati i mirë nga qielli, përkundër përgjërimeve të askushëve, as kur iu kruhet dora e majtë, as kur çohen nga shtrati me këmbën e djathtë, ose kur e fillojnë vitin duke ndërruar fshesën.
Askushët: bij të askujt, zotër të asgjësë.
Askushët: asnjerinjtë, të asgjësuarit, rendin me të katra porsi lepujt, u ngordhet jeta vazhdimisht, të përçudnuar pareshtur.
Ata që nuk janë mirëfilli, edhe në qofshin fizikisht.
Ata që nuk flasin gjuhë të vërteta, veç dialekte.
Ata që nuk kanë fe, por thjesht besëtytni.
Ata që nuk krijojnë art, veç artizanat.
Ata që nuk bëjnë kulturë, por folklor të thatë.
Ata që nuk janë qenie njerëzore, por burime njerëzore.
Ata që nuk kanë fytyrë, vetëm krahë pune.
Ata që nuk kanë emër, por numër.
Ata që nuk shquhen askund në historinë universale, por në kronikën me pullë të kuqe të shtypit vendor.
Askushët, që vlejnë më pak se plumbi që i heq qafe.

Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri. / KultPlus.com

Kujtohet Ali Pashë Tepelena, sundimtari i Janinës u ekzekutua nga “Porta e Lartë”

Më 24 janar 1822, u vra “Luani i Epirit”, Ali Pashë Tepelena.

Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ndau sot, në rrjetet sociale, kopjen e dënimit me vdekje (jafta), që vizualisht është e ngjashme me një pikë loti.

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 vjet me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake). / atsh / KultPlus.com

Sot 105-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit

Sot bëhen 105 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarit të madh Ismail Qemali.

U llind në Vlorë, në vitin 1844, biri i Mahmut Nedim beut. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes. Më mbas vazhdoi në shkollën e mesme Zosime në Janinë, ku mësoi greqishten e vjetër, latinisht dhe frëngjisht. Në vitin 1860, në moshë shumë të re, vetëm kur ishte 16 vjeç, për shkak të gjuhëve që zotëronte, filloi të punonte në Zyrën e Përkthimeve të Portës së Lartë, në Stamboll.

Deri në vitin 1900 Ismail Qemali punoi në detyra të ndryshme në administratën osmane, në Vilajetin e Janinës (1862), në Vilajetin e Danubit (1866-1876), në Filibe (1876), në Mardin 1883), në Bollu (1884-1889), në Bejrut (1889).

Në vitin 1900, kur ishte me detyrën e kajmakamit në Kesrije, për shkak të përndjekjes nga bashkëpunimi me xhonturqit dhe ideve për të arritur një organizim të shqiptarëve, la detyrën, u arratis për në Greqi dhe nga aty kaloi në Evropë. Në gjyqin që u bë në mungesë u dënua me vdekje.

Në vitin 1902 Ismail Qemali mori pjesë në kongresin e xhonturqve që u organizua nën drejtimin e Princit Sabahedin dhe Lutfullahut, në Paris. Vetëm mbas rishpalljes së Kushtetutës (1908) Ismail Qemali u kthye nga Evropa. Në zgjedhjet që u bënë mbas rishpalljes së Kushtetutës, Ismail Qemali u zgjodh deputet i Beratit dhe u bë pjesë e partisë opozitare “Osmanlı Ahrar Fırkası”.

Gjatë periudhës së kryengritjeve të shqiptarëve kundër dhunës së ushtruar nga administrata e xhonturqve që ishin në qeveri, Ismail Qemali u mundua të siguronte mbështetje nga shtetet Evropiane për të krijuar një administratë autonome brenda Perandorisë Osmane.

Në kryengritjen e Malësisë së Madhe (1911) shkoi në Çetinje të Malit të Zi, ku me iniciativën e tij u firmos edhe memorandumi me 12 pika i Kuvendit të Greçës. Me kryengritjen e vitit 1912 u arrit një autonomi e shqiptarëve brenda Perandorisë Osmane, por fillimi i Luftës Ballkanike jo vetëm që e ndërpreu formimin e një strukture të tillë, por solli edhe pushtimin dhe copëtimin e trevave shqiptare. Ismail Qemali udhëhoqi lëvizjen dhe mbledhjen që u mbajt në sarajet e familjes Vlora, ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës.

Në muajin mars 1913, nëpërmjet Dukës de Monpensier kaloi në Brindizi dhe më pas vizitoi kryeqytet e shteteve Evropiane për të siguruar mbështetje për çështjen e Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Më 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ia dorëzoi pushtetin Komisionit Ndërkombëtar dhe u nis bashkë me familjen për në Francë.

Ndërroi jetë më 24 janar 1919, në Peruxhia dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë, mbi Vlorë./rtk/KultPlus.com

Dilema e venecianëve: Të shpëtohet laguna apo qyteti?

Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fund të këtij shekulli niveli i ujrave të qytetit do të rritet me 60 centimetra. Edhe pse prej vitesh po funksionon sistemi i mbrojtjes së Venecias nga përmbytjet, laguna vazhdon të jetë në rrezik.

Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fund të këtij shekulli niveli i ujrave të qytetit do të rritet me 60 centimetra. Edhe pse prej vitesh po funksionon sistemi i mbrojtjes së Venecias nga përmbytjet, laguna vazhdon të jetë në rrezik.

Ka më shumë se 1600 vjet që Venecia mrekullon botën. Po kaq e hershme është edhe frika se qyteti mund të përmbytet dhe mund të zhduket nën ujë. Përpjekja e fundit për ta mbrojtur qytetin nga uji i tepërt ka të bëjë me ngritjen e një sistemi të nënujor të 78 mureve të hekurta që bëjnë ndarjen e lagunës nga deti, sistem që quhet MOSE. 

Elisabetta Spitz, Arkitekte dhe komisare për mbrojtjen e Venecias nga përmbytjet: „Po të mos ishte MOSE, Venecia do të ishte shkatërruar më 22 nëntor të 2022 në mënyrë të pariparueshme. Atë ditë ne patëm përmbytjen e dytë më të madhe në historinë e qytetit, por pasoja nuk pati dhe ne arritëm ta mbronim lagunën dhe Venecian.”

52 herë ka dhënë Elisabetta Spitz urdhërin për të ngritur portat e ujit. MOSE është duke u përdorur gjithnjë e më shumë. Tani sistemi është duke u vënë krejtësisht në punë. 

Elisabetta Spitz: “Tani ne e dimë se MOSE është një instrument fleksibël që nuk mbyllet gjithnjë dhe në të njëjtën kohë. Sot ne dimë shumë më tepër për valët e përmbytjeve dhe erërat, prandaj ne jemi në gjendje që të luftojmë përmbytjet, jemi në gjendje ta përdorim MOSE edhe pjesërisht, duke garantuar kështu kalimin e ujrave midis detit dhe lagunës.“

A mbrohet pra Venecia në këtë mënyrë? Këshilli botëror i klimës thotë paraprakisht se deri në fund të këtij shekulli niveli i ujrave të qytetit do të rritet me 60 centimetra. Nëpërmjet sistemit MOSE Venecia vetëm sa ka fituar kohë, thotë oqeanografi Georg Umgiesser. “A mjafton MOSE për të shpëtuar Venecian? Po, tani për momentin dhe në dhjetë, njëzetë dhe tridhjetë vjetët e ardhshme, me siguri. Por nëse niveli i ujrave rritet me 50 centimetra, atëherë sistemi duhet të vihet në përdorim 300 deri 400 herë në tviz, që do të thotë përditë nga një herë. Por sistemi i tejkalon kështu kapacitetet e veta. Ai nuk është më në gjendje të funksionojë. Nuk është më MOSE në gjendje të funksionojë, por nuk është më në gjendje as laguna, sepse laguna ka nevojë për qarkullimin e ujrave.”

Në Institutin për studimin e ujrave punon edhe Marco Sigovini që merret me studimin e sistemit ekologjik të lagunës. Frekuenca me të cilën vihet MOSE tani në përdorim nuk ka pasoja të mëdha, thotë biologu. Por kjo gjë do të ndryshojë, kur pas disa vitesh laguna të ndahet gjithnjë e më shpesh dhe për një kohë gjithnjë e më të gjatë, nga deti. “Mund të ndodhë që të vijë një ditë që të duhet të marrim vendim nëse ka kuptim që të vazhdosh ta mbash lagunën si lagunë uji të kripur. Me mbylljet për një kohë të gjatë të portave qarkullimi i ujrave midis lagunës dhe detit, që është fundamental për Venecian, do të ndërpritet. Nëpërmjet këtij qarkullimi formohet bazamenti i lagunës dhe prej tij varen llojet e bimëve dhe kafshëve që jetojnë atje. Ne do të ndodhemi para marrjes së vendimeve të vështira.”

Dhe duhet pasur guxim. Shpesh harrohet, thotë Umgiesser, se 150 vitet e fundit niveli i Venecias ka rënë 30 centimetra. Arsyeja: nga bazamenti i qytetit është pompuar shumë ujë nga ujrat bazë nëntokësorë. Por niveli i ujrave bazë nëntokësorë mund të ndihmojë për shpëtimin e qytetit nga rrënimi. “Nëse ujrat që janë nxjerrë me pompë nga ujrat nëntokësorë, kthehen sërish aty ku ishin atëherë niveli i Venecias do të rritej sërish me 30 cm. Dhe kjo rritje niveli do të thoshte që në këtë mënyrë ne do të fitonim 30 cm që kemi humbur 150 vitet e fundit, pra si të thuash ne do të ktheheshim sërish në nivelin zero.”

Por Venecia nuk do të jetojë përjetësisht kështu siç e njohim ne, thotë studiuesi i ujrave. Dikur do të vijë dita që deti të ndahet nga laguna.

Një vendim i vështirë. Venecianet dhe venecianët shpresojnë që ta shtyjnë sa më shumë marrjen e vendimit.

Të shpëtohet laguna apo të shpëtohet qyteti? Venecianët do donin t’i shpëtonin të dyja./DW/ KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

Dita Ndërkombëtare e Arsimit është një ditë e përvitshme ndërkombëtare kushtuar arsimit e cila shënohet më datën 24 janar të çdo viti. Përcaktimi i saj si ditë ndërkombëtare është bërë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në takimin e mbajtur më 3 dhjetor të vitit 2018, duke përkujtuar rolin që luan arsimi për paqen, përparimin dhe zhvillimin global, si dhe duke riafirmuar me këtë rast edhe faktin se “Arsimi është një e drejtë njerëzore, një e mirë publike dhe një përgjegjësi kolektive.” 

 Qëllimi i tjetër i caktimit të ditës kushtuar arsimit në nivelin ndërkombëtar është që të tërheq vëmendjen e qeverive dhe popujve për rolin dhe rëndësinë që luan arsimi si njëri ndër mjetet më të përshtatshme për të shpëtuar nga varfëria.

Pa një arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë si dhe mundësi për arsimim gjatë gjithë jetës për të gjithë, shtetet nuk do të kenë sukses në arritjen e barazisë gjinore dhe thyerjen e ciklit të varfërisë që është duke lënë miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur në prapambeturi.

Duke shpallur Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara njohën rëndësinë e punës arsimore për të siguruar një arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë në të gjitha nivelet – në mënyrë që të gjithë njerëzit të kenë qasje në mësimin gjatë gjithë jetës dhe përvetësimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme për pjesëmarrje të plotë në shoqëri si dhe të kontribuojnë për një zhvillim të qëndrueshëm./KultPlus.com

Laboratori i restaurimit u jep dritë ngjyrave të ikonave në Berat

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore është në fokus të punës së përditshme në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore të Beratit.

Kjo drejtori solli momente pune gjatë trajtimit të dy ikonave, ndërsa shumë punë të tjera të mbaruara tashmë i ofrohen publikut që me rritjen e turizmit, është në numra gjithnjë e më të mëdhenj në Berat.

Gjatë këtij procesi ikonat janë duke u pastruar nga verniku i degraduar dhe papastërtite e ndryshme për t’i dhënë jetë ngjyrave.

Në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri” në Berat përgjatë muajit dhjetor përfundoi ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri” pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”./ atsh / KultPlus.com

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.

Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.
Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.

Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.

Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por, ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i një artisti.
Por diçka pa thënë ka mbetur,
Le të tjeret ta tregojnë.

Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por, ti jeto… / KultPlus.com

Mbi jetën dhe veprën e akademikut Fehmi Aganit


Shkruan: Donika Hoti

Edhe pse shumë i ri nga mosha, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe aleancës antifasishte. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981, e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e pikëpamjes së social-demokracisë moderne perëndimore.

Në fund të viteve të 50-ta dhe në fillim të viteve të 60-ta punoi si profesor i shkollave të mesme të Gjakovës dhe Prishtinës, ndërsa më vonë gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”.

Ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakultetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij Fakulteti. Studiues i Partive dhe Grupeve Politike në Kosovë dhe mëtej.

Njëri ndër zërat më të fuqishëm që iu kundërvye politikës së turqizmit të shqiptarëve.

Ideatori i mbajtës së Referendumit Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës, i cili u mbajtë me 26 deri 30 shtator në vitin 1991. Organizim ky i mbajtur mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “shtet sovran dhe i pavarur” në kuadër të ish-Jugosllavisë.

Në vitin 1993 u zgjodh anëtar i korrespodent, ndërsa nga viti 1996 anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Fehmi Agani ishte bartës i shumë dekoratave, ndër të cilat edhe i Dekoratës “Urdhri i Lartë i Skënderbeg”, me të cilën e dekoroi presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe “Urdhri i Lidhjes së Prizrenit”, me të cilën e ka dekoruar kryetari i Kosovës.

Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore me 6 maj të vitit 1999.

Me 6 maj të vitit 1999, akademiku Agani së bashku me familjen e tij, tentoi ta linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Dikur afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmitë të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Fehmi Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë ose i vetëm me policët brenda një makine private.

Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit. Qeveria serbe ngriti pretendimin se z.Agani është vrarë nga UÇK-ja, në mënyrë që ta pengonin të luanin rolin e negociatorit midis presidentit Rugovës dhe qeverisë sërbe.

Në vitin 2002, për nder të 70 vjetorit të lindjes së tij, Shtëpija Botuese “Dukagjini” botoi tetë (8) vepra shkencore.

Ndërsa, për nder të pesë (5) vjetorit të vrasjes së tij nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova shpallet “Heroi i Kosovës”.

Veprimtaria e akademikut Fehmi Aganit mbetët një testament për kohën dhe shumë breza që do të vijnë, ndërsa emri i tij do të kujtohet gjithmonë si njëri ndër figurat që dhënë kontribut për gurthemelin e shtetit të Kosovës.

Kush ishte akademik Fehmi Agani? Fehmi Agani u lind me 23 janar të vitit 1932 në qytetin e Gjakovës. Familja e tij njihej me mbiemrin Mullagani, të cilën ishin me prejardhje nga Plava e Malit të Zi. Familja Mullagani janë vendosur në Gjakovë gjatë luftërave në kohën e Turqisë. I ati i tij ishte imam në Rahovec, ndërsa xhaxhi i tij Bajrami ishte vendosur në Gjakovë. Shkollimin fillorë e përfundoi në qytetin e Gjakovës, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në qytetin e Prishtinës. Studimet në degën e Filozofisë i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet e pasuniversitare i përfundoi në degën e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i Shkencave Politike, ku diplomoi me tezën “Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani” në vitin 1965. Gradën shkencor të doktoraturës në shkencën e Sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, duke e mbrojtur me sukses të lartë tezën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Në vitin 1951, iu kundërvye politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të pare u konfrontua me Partinë Komuniste Jugoslllave (PKJ). Arsyeja ishte se figura e Fehmi Aganit ishte kundër shpërnguljes së popullësisë shqiptare në Turqi.

Në vitin 1967, u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Më vonë u zgjodh prodekan dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës të Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ishte kryeredaktor i revistave “Studia Humanistica” dhe “Thema”. Në vitin 1978 mori Shpërblimin e Dhjetorit për studimet e tij shkencore.

Angazhimi i tij intelektual në pranimin në punë sa më shumë kuadrove shqiptarë, që të ligjëronin në gjuhën shqipe dhe qëllimi i tij u arrit, duke shtuar numrin e pedagogëve dhe duhe hapur edhe degë të tjera në Universitetin e Prishtinës.

Polemikat me profesorët serbë ishin të mëdha, mirëpo kontributi i akademikut Fehmi Agani dhe bashkëpunëtorëve të tij këmbëngulnin që të shtohen edhe numri i studentëve dhe profesorëve.

Akademik Fehmi Agani përveç punës si profesor në fakultetet merrej në mënyrë aktive edhe me punë politike, duke u angazhuar pa u lodhur për promovimin e kombiit dhe për arritjen e statusit të Republikës së Kosovës.

Kjo idejë dhe angazhimi i tij bëri që sërbët të hyjnë në konfrontim dhe që nga viti 1968 e kishin vënë në listen e zezë për ta likuiduar. Kjo u nxjorrë si argument edhe në gjykimin e bërë të disa shqiptarëve, se gjoja kishin tentuar ta djegin separacionin.

Urrejtja serbe ndaj akademikut Fehmi Aganit u rrit edhe më shumë kur ai ishte anëtar i Komisionit të Serbisë për Shpërblimin e AVNOJ-it, kur u propozua që ky çmim t’i ndahej Çubriloviçit. Këtë propozim e kundërshtoi ashpër dhe me argumente të pamohueshme ky propozim për Çubriloviçit nuk kaloi fare.

Akademik Fehmi Agani pati një angazhim të madh edhe në aspektin e krijimit të bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e arsimit, kulturës. Ishte periudha kohore kur nga Republika e Shqipërisë vinin të mbanin ligjerata në Universitetin e Prishtinës shumë pedagogë nga Shqipëria. Organizmi dhe mbajtja e simpoziumit për pesëqind (500) vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Prishtinë, erdhën shumë personalitete të shkencës dhe kulturës nga Shqipëria në krye Aleks Budën bëri një jehonë të madhe.

Në fillim të viteve të 80-ta, profesor Fehmi Agani u shpallë “Persona Non-Grada” nga Universiteti i Prishtinës dhe pasi e nxjerrin nga partia me propozim të dekanit sërb, që kishte qenë student i tij, ia nënshkruan vendimin për largimin nga puna, kështu filloi procesi i diferencimiit në Kosovë. Kjo erdhi për shkak të mos pajtimeve në vlerësimin dhe qëndrimet politike ndaj demonstratave dhe çështjes shqiptare në Jugosllavinë e atëhershme ishin nën trysni të përhershme politike, ndërsa në vitin 1984, iu mor e drejta të ligjëronte.  

Në vitin 1990 filluan përgaditjet për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalë në pension, pasi Serbia e zvogëloi buxhetin për arsimin e lartë të Kosovës.

Ishte nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëri ndër figurat kryesore në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovën dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës pas miratimit të Kushtetutës Kaçanikut nga viti 1992 deri 1998.

Pas zgjedhjes së kuadrove drejtues të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i Partisë u zgjodh Fehmi Agani dhe në post qëndroi të tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizmit i çështjes së Kosovës.

Si njihej kontributi dhe veprimtaria e tij politike e akademikut Fehmi Aganit? Veprimtaria intelektuale kishte filluar para mbajtës së Plenumit të Brioneve, që shënoi kthesë në zhvillimet politike në ish-Jugosllavi dhe sidomos në Kosovë. Gjurmët e angazhimit të tij hetohen në disa drejtime teorike dhe praktike, një veprimtari që e mëshiron teorinë dhe praktikën dhe bën të pamundshëm ndarjen e tyre. Veprimtaria e tij njihet në drejtim politik në kërkimin e rrugëve për përparimin institucional të këtyre të drejtave, kërkesave juridike dhe kushtetutese për avancimin e statusit të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë në vitin 1967. Kontributi i tij njihej në avancimin e Shkollave të Larta dhe në degët e Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës në organizimin e ligjërimit të plotë në gjuhën shqipe. Një kontribut të jashtëzakonshëm e ka dhënë në përpilimin e dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në Kosovë në dekadën e fundit, sidomos në hartimin e atyre dokumenteve që kanë edhe vlerë ndërkombëtare. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm njihej pas viteve të 90-ta, ku ndër të cilat duhet veçohet ngjarjet, si: “Deklarata e 2 korrikut 1990”, “Kushtetuta e Kaçanikut” dhe “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi” dhe ndërtimin e institucioneve të Kosovës, të cilat hapen mundësinë e mbajtjeve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 1992.

Aktivitetin e tij politik e filloi si nënkryetar i Lidhjes Demokratik të Kosovës me themelimin e saj me 23 dhjetor të vitit 1989 dhe figura e tij bëhet ndër kryesoret në hartimin e dokumenteve të rëndësishme për Kosovës, në theks të veçantë në “Referendumin Gjithëpopullorë për Pavarësi”, e mbajtur me 26 deri 30 shtator 1991.

Në vitin 1990 filluan përgatitjet e për themelimin e LDK-së, në atë kohë akademiku Fehmi Agani kishte dalur në pension, pasi që Qeveria e Serbisë e kishte zvogëluar buxhetin për arsimin e lartë në Kosovë.

Pas zgjedhjeve të kuadrove drejtuese të LDK-së, u mbajtë edhe kongresi i parë, ku si nënkryetar i parë i Partisë u zgjodh akademik Fehmi Agani dhe në këtë post qëndroi tetë (8) vjet rradhazi dhe puna e tij kryesore ishte internacionalizimi i çështjes së Kosovës.

Kontributi i tij në politikë njihet gjatë udhëtimit disa herësh në Beograd lidhur me çështjen e financimit të arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë. Ndërsa, gjatë takimit me Sllobodan Millosheviçin, i cili pas tri viteve negocime dhe prentendime që në Kosovë të hapen tre (3)       shkolla, dy shkolla fillore dhe një mesme nuk e lejoi këtë. Akademiku Fehmi Agani kishte shpresë dhe ishte për hapjen e shkollave në Kosovë. Mendimi i tij ishte se: “Të fillojmë me pak dhej pastaj gradualisht do vjen numri duke u shtruar”. Mirëpo, më vonë u bind se me Millosheviçin nuk mund të bëhet asgjë. Akademik Fehmi Agani u bregos shumë kur presidenti Ibrahin Rugova shkoi në Beograd, që të bisedojë me Millosheviçin. Kreu i Beogradit i kishte thënë z.Rugovës se “ose eja të bisedojmë, ose do të vrasë”.

Kjo ishte arsyeja kryesore që z.Agani, e shoqëroi presidentin Rugova, ku theksoi se: “Ibrahimi është i ri, edhe nëse gabon ka kohë, kam kohë të përmirësohet, ndërsa unë do të shkoj në Beograd, nuk do të kem kohë, kam kohë më të përmirësohem, lufta i ka këto gjëra”.

Duhet theksuar se Fehmi Agani ishte anëtar i delegacionit në Konferencën e Ndërkombëtare të Rambujës dhe tregoi energji të madhe. Ishte i përkushtuar në ngjarjet e zhvilluar në Kosovë, në theks të veçantë në çdo sukses të arritur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas kthimit të delegacionit të Kosovës në Rambujë, ku ishte anëtar mendimi i tij për Kosovën ishte duke theksuar: “Besoj se e kreva misionin tim në këtë mbledhje. Deri këtu mendoja. Tani u vendos për sulmet e NATO-së mbi Serbinë, tani le ta vazhdojnë tjetër”.

Dëshira e tij e fundit ishte kthimi në botën akademike, duke potencuar se: “Tani do t’u përkushtohem librave të mia, që më kanë mbetën të pa përfunduar. Tani duhet t’u përkushtohem më shumë shkrimeve të mia, pasi ja si po duket edhe shëndeti po më dobësohet”.

Si erdhi vrasja e akademikut Fehmi Aganit? Në një rrethanë të jashtëzakonshme e cila ende nuk është e qartë rreth vrasjes së akademikut Agani nga ana e “Doktrinës së Shenjtë Sërbe”, ai së bashku me rrethin e tij familjar, tentoi ta linte Kosovën për të ikur si në drejtim të Maqedonisë treni fatkeqësisht ishte kthyer mbrapa. Në stacionin e trenit me lokacionin në drejtim të FushëKosovës, policia sërbe e kishte ndalur trenin fatkeqësisht i kishte urdhëruar të gjithë të zbrisnin. Sipas dëshmitarëve okular dhe dëshmive të ndryshme të botuara në shtyp theksojnë se z.Agani ishte marrë me një automobil privat. Kufoma e tij u gjet me 7 maj të vitit 1999 në një buzë të rrugës që ishte mbuluar me baltë, pranë qytezës së Lipjanit. Sipas prentendimeve të qeverisë sërbe z.Agani është vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mënyrë që ta pengonin rolin negociuesit që i’a kishte besuar presidenti Rugova me qeverinë sërbe në Konferencën e Rambujës.

Një ditë pas vrasjes së z.Agani bazë një deklaratës të publikuar policia sërbe kishte fajësuar përsëri Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës se kinse e ka mbajtur të izoluar për arsyeje ta pengojnë angazhimin e tij në negociatat në mes presidenti Rugova dhe qeverisë së Serbisë.

Cilat ishin titujt shkencorë të akademikut Fehmi Aganit? “Studiues i diplomuar i Filozofisë”, në vitin 1959 në Universitetin e Beogradit, “Magjistër i Shkencave Politike” në vitin 1965 në Universitetin e Beogradit, “Doktor i Shkencave Sociologjike” në vitin 1973 në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, profesor i Universitetit të Prishtinës dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Artëve të Kosovës. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore ka lënë të botuara shumë studime sociologjike, politikologjike, nëpër periudha të ndryshme në gjuhën shqipe, serbokroate dhe angleze. Ka lënë dorëshkrimin e Monografisë “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore” dhe shkrimet të tjera. Gjithashtu ka botuar edhe shumë studime, artikuj, trajtesa e polemika në organet ndryshme shkencore, në revista dhe gazeta në gjuhën shqipe dhe në gjuhët të tjera.

Cilat janë veprat e botuar të akademik Fehmi Aganit? “Në rrjedha të mendimit sociologjik”- Një histori e veçantë e mendimit sociologjik. Prishtinë. 1990, “Demokracia, Kombi, Vetëvendosja”, Dukagjini, Pejë, 1994, “Pavarësia – Shpresa dhe Gjasë”, Dukagjni, Pejë, 1999, “Studime sociologjike dhe politikologjike”, ASHAK, Prishtinë, 2008. Në vitin 2002, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Shtëpia botuese “Dukagjini”, botoi Veprat në tetë (8) vëllime, si: Veprat 1: “Në rrjedha të mendimit sociologjik”, Vepra 2: “Për shoqërinë civile”, Vepra 3: “Demokracia, kombi, vetëvendosja”, Vepra 4: “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri (1939-1945)”, Vepra 5: “Sindikatat gjermeane dhe shkrime të tjera”, Vepra 6: “Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes”, Vepra 7: “Pavarësia – gjasa dhe shpresë”, Vepra 8: “Intervista, reagime”.  Në vitin 1996, botoi librin “Sociologjia” si bashkëautorë me Dr. Agim Hyseni, botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës në Prishtinë dhe i ribotuar në vitin 2001, libër ky është përdorur si tekst bazë për mësimin e lëndës së sociologjisë nëpër shkollat e Kosovës, ndërsa në fund të saj kanë dhënë faksimilet e dorëshkrimit të programit të ri të lëndës së sociologjisë për shkollat e mesme, që e kishte hartuar për të gjallë akademiku Fehmi Agani i gjetur në dokumente të tjera. Veprat e botuara nga Shtëpija Botuese Dukagjini në Pejë në vitin 2002, ka konkretizuar njërin ndër projektet më të rëndësishme në fushën e mendimit sociologjik dhe politik që ka realizuar dikush pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në realizimin e veprave të akademik Fehmi Aganit në tetë (8) vëllime me 3261 faqe, i cili është një korpus, punë kolosale që e nderon jo vetëm botuesin, mirëpo përgjithësesi Kosovën dhe hapësirën shqiptare për botimin e korpusit prej tetë veprave kanë dhënë një kontribut rreth përgaditjes dy akademik të Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Kosovës akademik Rexhep Ismajli dhe Eqrem Basha.

Me cilat dekorata është shpërblyerë figura e Fehmi Aganit? Figura e Fehmi Aganit është shpërblyerë me shumë dekorata, ndër të cilat janë “Dekorata e Urdhrit të Lartë të Skënderbegut”,me të cilën është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Dr. Rexhep Medani me 21 dhjetor të vitit 2001, e dekoroi figurën e Fehmi Aganit me “Gjergj Kastriotin – Skënderbeut”, këtë dekoratë e ka pranuar bashkëshortja znj.Sadije Agani e shoqëruar me djalin e tyre të madh Mentorin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Shqipërisë z.Yll Popa dhe akademikë të tjerë.

Për ndër të pesë (5) vjetorit të vrasjes së akademikut Fehmi Aganit, me 6 maj të vitit 2004 nga ana e kryetarit të Kosovës z.Rugova figura e Fehmi Aganit shpallet “Heroi i Kosovës”.

Për nder të kontributit të tij si profesor dhe akademik tashmë është ngritur edhe shtatorja e tij në oborrin e Fakultetit Filologjisë pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Personaliteti i tij vlerësohet lartë nga çdo qytetarë dhe intelektual i Republikës së Kosovës dhe falë kontributit të tij si drejtori i parë i “Institutit Albanologjik” dhe themeltar i “Fakultetit të Sociologjisë” dhe pjesëmarrës në Konferencën e Rambujës, ku u përcaktua parandalimi i gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Ndërsa, pas viteve të 90-ta ishte pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Kosovë. Duhet theksuar se figura e Fehmi Aganit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin mbi deklarimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë në Kosovë, ku për qëllim pati shpalljen e Kosovës, si “Shtet Sovran dhe i Pavarur” në kuadër të ish-RSFJ-së, i cili u mbajtë në shtator të vitit 1991.

Ky Referendum erdhi si rezultat i Deklaratës së Pavarësisë 2 korrikut 1990 dhe pas miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, e përpiluar nga akademik Gazmend Zajmi, i cili morri mbështetjen nga Iniciativa e Grupit të 241 Intelektualëve të Kosovës, e themeluar menjëherë pas përfundimit të mbajtës së Grevave të Minatorëve të Trepçës në shkurt të vitit 1989.

Referendumi Gjithëpopullorë për Pavarësinë e Kosovës e hapi mundësinë e mbajtës së zgjedhjeve të para parlamentare dhe presidenciale në vitin 1992.

Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 mars të vitit 2013, morri vendim me Nr.02/118 të themelohet Universiteti Publik i Gjakovës, ndërsa Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datë 30.05.2013. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor të vitit 2013 me Fakultetin e Edukimit me program “Parashkollor dhe Fillor”,Fakultetin e Mjekësisë me program “Infermeri dhe Mami” dhe Fakultetin e Filologjisë me programin “Gjuhë dhe Letërsi Angleze” të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

Duhet theksuar se Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgaditjen e mësimdhënësve duke filluar nga viti 1958. Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademia Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës me Nr.01-5334/I, të datës 29 korrik të vitit 1967, ndërsa punën e filloi me 1 tetor të vitit 1967./ KultPlus.com

Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik në panairin “FITUR Madrid”

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacon unik turistik në panairin e turizmit “FITUR Madri. 

Ky panair nis më 24 deri në 28 janar, ku sipas kryeministrit do prezantohet diversiteti i pasur turistik.

“Shqipëria nis promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigand të turizmit “FITUR Madrid” nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitetin e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtërore që qëndron me krenari përballë turizmit global”, shkruan Rama. / TopChannel /KultPlus.com

Billie Eilish reagon për nominimin e saj për ‘Oscar’: Do të thotë gjithçka për mua

Një këngë e Billie Eilish është nominuar për Oscar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti. Kënga “Për çfarë u bëra?”, e interpretuar nga këngëtarja për filmin “Barbie” është në garë për çmimin ‘Kënga më e Mirë’.

Të nominuar në të njëjtën kategori janë edhe ‘The Fire Inside’ nga filmi ‘Flamin’ Hot’, ‘I’m Just Ken’ gjithashtu nga filmi ‘Barbie’, ‘It Never Went Away’ nga ‘American Symphony’ dhe ‘Wahzhaze. (Një këngë për njerëzit e mi)’ nga filmi i Martin Scorsese ‘Killers of the Flower Moon’.

Për të falënderuar Akademinë për nominimin e saj, Billie Eilish shkoi në mediat sociale.

Në veçanti, ajo ka publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, një foto në të cilën përqafon Margot Robbie dhe në mbishkrim ka shkruar: “Faleminderit shumë anëtarëve të Akademisë që nominuan “What Was I Made For?”. I jemi pafund mirënjohës për këtë nder dhe për të qenë pjesë e ‘Barbie‘”.

Më pas, ajo shkroi një tekst tjetër, të cilin e firmosi me vëllain dhe muzikantin e saj, Phineas. Në të, ajo thotë: “Ne jemi shumë të nderuar që marrim një nominim për ‘Për çfarë u bëra?’ Si adhurues të përjetshëm të filmit, partiturave filmike dhe çmimeve të Akademisë, kjo do të thotë gjithçka për ne. Ne i jemi shumë mirënjohës Akademisë, anëtarëve të saj dhe që jemi të njohur përkrah kaq shumë kantautorëve që respektojmë dhe admirojmë. Mirënjohja dhe falënderimet tona më të thella shkojnë për Greta Gerwig dhe Noah Baumbach të pakrahasueshëm për vizionin dhe ekzekutimin e tyre gjenial, të gjithë kastin dhe ekipin e Barbie, Lucky Chap Entertainment dhe ekipin e Warner Bros. Fotot. Faleminderit Mark Ronson dhe Andrew Wyatt për gërshetimin e këngës sonë në këtë film. Dhe një përshëndetje të madhe për Margot Robbie për depërtimin e saj të jashtëzakonshëm si producente dhe performancën e saj të shkëlqyer që na preku aq thellë kur po shkruanim këtë këngë. Është me të vërtetë nderi ynë. Faleminderit”./KultPlus.com

Fotografi nga dasma e Dhimitër dhe Roza Anagnostit (FOTO)

Roza dhe Dhimitër Anagnosti janë një çift i njohur shqiptar, të cilët gjatë jetës së tyre kanë ushtruar profesione nga bota e filmit, shkruan KultPlus.

Dhimitër Anagnosti (Vuno, 23 janar 1936) është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Ndërsa Roza Anagnosti,  (Tiranë, 27 tetor 1943) është aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë e cila mban titullin “Artiste e Merituar” dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Roza dhe Dhimitër Anagnosti janë martuar në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar, nga dasma e të cilëve KultPlus ju sjell një fotografi./KultPlus.com

‘Destino’, filmi surealist nga Salvador Dali (VIDEO)

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Destino’, një bashkëpunim mes Salvador Dali dhe Walt Disney, i përfunduar në vitin 2003, nga Baker Bloodworth dhe nipi i Walt Disney-it Roy E. Disney.

Walt Disnye & Salvador Dali

Me motive nga ditari personal i Gala Dali, bashkëshortja e S. Dalit, përfshinë imazhe surrealiste me figura të çuditshme që fluturojnë dhe që ecin përreth.

Ai bazohet në këngën e tekstshkruesit meksikan Armando Dominguez me të njëjtin titull. Kur Disney u pajtua me Dalin për prodhimin e filmit në 1946, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur. Për tetë muaj, ata punuan vazhdimisht, derisa filluan të kenë probleme financiar. Sidoqoftë, ai përfundoi 48 vjet më vonë dhe u shfaq nëpër festivale të ndryshme të filmit. Filmi përfshin punën e Dalit në bashkëveprim me karakteret e animuara të Disney-it./KultPlus.com

Zbulohet harta qiellore më e vjetër në botë

Astronomët italianë, Federico Bernardini dhe Paolo Molaro kanë zbuluar një disk guri që mund të jetë një nga hartat më të vjetra të qiellit, shkruan ilmessaggero.it.

Ai u gjet në Karst të Triestes dhe duhet të jetë rreth 3000-vjeçare.

Ndoshta është përdorur për të kuptuar vazhdimësinë e stinëve.

Dy studiuesit studiuan dhe analizuan, falë softuerit, 29 shenjat e pranishme në gur dhe janë të bindur se shumica e tyre korrespondojnë me yjësitë e yjeve më të shndritshëm në qiell si Orioni, Akrepi dhe Kasiopeja.

Përfaqësimi më i vjetër i qiellit të natës i njohur sot është ndoshta disku i Nebrës, një artefakt bronzi me aplikime ari që tregojnë Diellin, Hënën dhe Plejadat nga Gjermania./KultPlus.com

Çaste

Poezi nga Nadine Stair
Përktheu: Elona Caslli

Po ta jetoja edhe një herë jetën time, në jetën tjetër do të bëja më shumë gabime.
Nuk do të përpiqesha të isha e përsosur dhe do të shplodhesha më shumë.
Do të isha më budallaqe se ç’kam qenë
dhe të them të vërtetën shumë pak gjëra do t’i merrja seriozisht.
Do të isha më pak higjienike.
Do të rrezikoja më shumë
dhe do të udhëtoja më shumë.
Do t’i sodisja më shumë perëndimet e diellit,
do të ngjisja më shumë male,
dhe do të notoja në shumë lumenj.
Do të vizitoja më shumë vende
që nuk njihja.
Do të haja më shumë akullore dhe më pak jeshillëqe.
Do të kisha më shumë probleme reale
dhe më pak probleme imagjinare.

Unë kam qenë një nga ata njerëz
që e ka jetuar me vetëdije çdo çast të jetës
dhe e ka bërë të dobishëm çdo çast të saj.
Ndonjë çast gëzimi e kam patur edhe unë.

Por, nëse do të kthehesha prapa në kohë,
do të përpiqesha të jetoja vetëm çaste të mira.
Pasi, po nuk e ditët, jeta nuk është gjë tjetër
veçse një çast. Ndaj – Mos e humb të tashmen.

Unë kam qenë një nga ata njerëz
që nuk shkonin kurrkund pa një termometër,
pa borsën me ujë të ngrohtë,
pa një çadër apo pa një parashutë.

Po të rikthehesha në jetë
do ta merrja më lehtë jetën.
Po të rikthehesha në jetë
do të filloja të ecja këmbëzbathur që nga fillimi i pranverës
deri në fund të vjeshtës.

Do të bëja më shumë xhiro tek rrotullamja në këndin e lojrave,
do të shikoja më shumë agime,
dhe do të luaja më shumë me fëmijët
po ta kisha jetën përpara.

Por, jam 85 vjeçe
dhe po vdes…/ KultPlus.com

Nderi i Kombit, Dhimitër Anagnosti feston sot 88-vjetorin e lindjes

Dhimitër Anagnosti lindi në fshatin Vuno, Himarë, më 23 janar të vitit 1936. Kreu shkëlqyeshëm gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik – VGIK, Moskë (1954-1960), ku u diplomua për kino-operator. Anagnosti ka realizuar filma, në cilësinë e regjisorit dhe skenaristit e gjithashtu ka shkruar romane dhe drama.

Xhiroi si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes” – sipas tregimit të Hemingway-t, që u vlerësua me “Çmimin e Parë” në Festivalin e Shkollave Kinematografike në Hollandë (1961).

Pas studimeve u emërua në Kinostudion “Shqipëria e Re” ku dha kontributin e tij të gjatë e të rëndësishëm si regjisor, skenarist e kino-operator në zhvillimin e artit të ri të kinematografisë shqiptare. Filmat e tij janë vlerësuar e vazhdojnë të vlerësohen nga publiku e spektatori shqiptar. Puna e tij si kineast është vlerësuar me tri Çmime të Republikës së Shqipërisë (1969, 1979, 1983); me tri Kupa të Festivaleve të Filmit Artistik Shqiptar e shumë çmime të tjera.

Filmat më të spikatur, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit” etj., janë vlerësuar me çmime ndërkombëtare në vitet (1980, 1983, 1985, 2005, 2006).
Në vitin 1987 u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, ndërsa në vitin 1995 me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e 10 të Filmit Artistik Shqiptar.

Ka qenë deputet i Partisë Demokratike në parlamentin e parë pluralist shqiptar dhe në vitin 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike.

Për kontributin e tij në kulturën dhe artin shqiptar është vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2011).

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e uroi sot Anagnostin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkroi: “Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare që ka ndriçuar ekranin duke thurur me mjeshtëri histori që kanë kapërcyer kufijtë tanë”./atsh/KultPlus.com

88-vjetori i Ismail Kadaresë, shtëpia muze bëhet qendër transmetimi për filma

Në javën e 88-vjetorit të lindjes së korifeut të letrave shqipe Ismail Kadare, në Muzeun “Kadare” në qytetin e Gjirokastrës, është ndërmarrë një nismë e veçantë. Tashmë në mjediset e muzeut do të transmetohen filma dokumentarë apo prodhime të tjera kinematografike që kanë në qendër vlerat dhe traditat shekullore të qytetit të gurtë. Kjo iniciativë pritet të tërheqë interesimin e turistëve, duke e bërë më të larmishme guidën e vizitës në këtë muze.

 “Kjo është hera e parë që ndodh në Gjirokastër dhe pikërisht e filluam tek kjo Shtëpi e Kadaresë  për të ngjallur interesin dhe për të mbrojtur këtë traditë që e kemi trashëguar nga të parët tanë, traditë e cila ruhet nga Organizata Botërore e UNESCO-s,” Anastas Lako,  specialist i kinemasë në Gjirokastër

 “Në këtë javë kaq të rëndësishme për muzeun kur ne festojmë 88-vjetorin e shkrimtarit, i është bashkangjitur edhe një nismë  në lidhje me pjesën e transmetimeve të projeksioneve dhe të dokumentarëve që i përkasin traditës së Gjirokastrës, kjo shtoi një interes akoma më të mirë për  vetë vizitorët, për muzeun dhe gjithashtu edhe për guidat”, Vikjana Nakaj cicerone në muzeun “Kadare”.

Në prag të 88 vjetorit të lindjes së Kadaresë në Gjirokastër janë duke u organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë në qendër jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit të madh. Ismail Kadare ka lindur në 28 janar 1936 ndërsa fëmijëria dhe rinia e hershme, që i kaloi në vendlindje vlerësohet se kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në veprën letrare të Kadaresë./KultPlus.com

Vdes themeluesi i grupit ‘Boney M’, Frank Farian

Frank Farian, themeluesi i grupit “Boney M”, diskografia e të cilit përfshin këngë të tilla të njohura globalisht si “Rasputin”, “Ma Baker” dhe “Daddy Cool”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, njoftoi familja e tij.

Muzikanti dhe producenti gjerman vdiq i qetë në banesën e tij në Miami, shkruan Deutsche Welle.

Farian ka bashkëpunuar me shumë yje gjatë karrierës së tij të pasur që përfshin disa dekada.

Sa i përket shëndetit, muzikanti ka pasur probleme me zemrën për një kohë të gjatë dhe iu nënshtrua një operacioni në valvul në vitin 2022.

Në intervistën e tij për “Bild” gjermane në nëntor, muzikanti shpjegoi se operacioni i shpëtoi jetën.

Mirëpo më vonë gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe kishte probleme me ecjen, frymëmarrjen dhe të folurit./KultPlus.com

Shpallen kandidaturat kryesore të çmimeve ‘Oscar’

Janë shpallur nominimet për çmimet Oscar 2024, sipas screenrant.com.

Çmimet e 96-ta të Akademisë, që do të shpallen më 10 mars, janë rikthyer për të nderuar më të mirët në film të vitit 2023.

”Oppenheimer” i Christopher Nolan dhe ”Barbie” e Greta Gerwig (përgjegjëse për fenomenin kulturor të njohur si Barbenheimer) pritet të marrin pjesën e luanit.

Vëmendje në çmime do të kenë megjithatë edhe ”Killers of the Flower Moon”, ”Poor Things” dhe ”The Holdovers” të Martin Scorseses.

Më poshtë janë edhe kandidimet kryesore:

Fotografia më e mirë

American Fiction

Anatomy of a Fall

Barbie

The Holdovers

Killers of the Flower Moon

Maestro

Oppenheimer

Past Lives

Poor Things

Zone of Interest

Aktori më i mirë në rol kryesor

Bradley Cooper, Maestro

Colman Domingo, Rustin

Paul Giamatti, The Holdovers

Cillian Murphy, Oppenheimer

Jeffrey Wright, American Fiction

Aktorja më e mirë në rol kryesor

Annette Bening, Nyad

Lily Gladstone, Killers of the Flower Moon

Sandra Hüller, Anatomy of a Fall

Carey Mulligan, Maestro

Emma Stone, Poor Things

Aktori më i mirë joprotagonist

Sterling K. Brown, American Fiction

Robert De Niro, Killers of the Flower Moon

Robert Downey Jr., Oppenheimer

Ryan Gosling, Barbie

Charles Melton, May December

Mark Ruffalo, Poor Things

Aktorja më e mirë joprotagoniste

Emily Blunt, Oppenheimer

Danielle Brooks, The Color Purple

America Ferrera, Barbie

Jodie Foster, Nyad

Da’Vine Joy Randolph, The Holdovers

Regjisori më i mirë

Justine Triet, Anatomy of a Fall

Martin Scorsese, Killers of the Flower Moon

Christopher Nolan, Oppenheimer

Yorgos Lanthimos, Poor Things

Jonathan Glazer, The Zone of Interest

Filmi më i mirë i huaj me metrazh të gjatë

The Teachers’ Lounge, Germany

Io Capitano, Italy

Perfect Days, Japan

Society of the Snow, Spain

The Zone of Interest, United Kingdom

Skenari më i mirë i përshtatur

American Fiction

Barbie

Oppenheimer

Poor Things

The Zone of Interest

Skenari më i mirë origjinal

Anatomy of a Fall

The Holdovers

Maestro

May December

Past Lives

Kënga më e mirë origjinale

“The Fire Inside” nga Flamin’ Hot

“I’m Just Ken” nga Barbie

“It Never Went Away” nga American Symphony

“Wahzhazhe (A Song for My People)” nga Killers of the Flower Moon

“What Was I Made For?” nga Barbie./KultPlus.com

Veprat e famshme të Salvador Dalít të cilat e shndërruan në ikonë të artit (FOTO)

Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.

I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.

Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.

Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:

George Bernard Shaw, i papërmbajturi i letërsisë

George Bernard Shaw (1856 –1950) ishte fëmija i tretë dhe më i vogli (i vetmi djalë) i George Carr Shaw dhe Lucinda Elizabeth Gurly Shaw. Teknikisht, ai i përkiste “pushtetit” protestant – zotërinjve irlandezë pronarë tokash, por babai i tij qe një tregtar i pasuksesshëm, kështu që George Bernard u rrit në një atmosferë goxha të varfër.

Shaw kultivoi njohuritë për muzikën, artin dhe letërsinë, si rezultat i ndikimit të nënës së tij dhe vizitave të tij në Galerinë Kombëtare të Irlandës. Në 1876, Shaw vendosi të bëhej shkrimtar, ndaj iu bashkua nënës dhe motrës më të madhe (e vogla kishte vdekur) në Londër. Në moshën e rinisë, në të 20-at, ai vuajti zhgënjimin dhe varfërinë e vazhdueshme. Pasditet i kalonte në sallën e leximit të Muzeut Britanik, duke shkruar romane dhe duke lexuar atë që kishte humbur në shkollë, ndërsa në mbrëmje mësonte autodidak ligjëratat dhe debatet që karakterizonin aktivitetet bashkëkohore të klasës së mesme në Londër.

Një fragment i botuar pas vdekjes si “Një roman i papërfunduar” në vitin 1958 (por i shkruar në vitin 1887-‘88) ishte fillimi i fundit artificial në letërsinë artistike. Kur Shaw filloi të shkruante për skenën angleze, dramaturgët më të shquar ishin Sir A.W. Pinero dhe H.A. Jones. Që të dy po përpiqeshin të zhvillonin dramën moderne realiste, por nuk kishin fuqinë e duhur të largoheshin nga subjektet artificiale dhe karakteret konvencionalë të pritshëm nga adhuruesit. Shkroi “Henrik Ibsen”, “Don Zhuani në ferr”, “Dishepulli i djallit” (1897) etj.

Lufta e Parë Botërore ishte çast vendimtar për Shaw. Në fillim ai reshti së shkruari drama, duke botuar pamfletin e diskutueshëm: “Domethënie vulgare rreth luftës”, ku e quante Britaninë e Madhe dhe aleatët e saj njësoj fajtor me gjermanët dhe argumentonte për negociata dhe paqe.

Në dramat e tij të mëvonshme Shaw intensifikoi eksplorimet në simbolizmin tragjikomik dhe jorreal. Krijoi “The Apple Cart” (1929), një komedi futuriste, që thekson konfliktet e brendshme të Shaw-ut midis jetës së politikës radikale dhe mosbesimit të tij konservator në aftësinë e njeriut të zakonshëm për të qeverisur veten. Pas një ndërprerjeje gjatë kohës së luftës, Shaw, shkroi edhe më shumë shfaqje.

I papërmbajtur, mospërfillës dhe gjithmonë njeri i rrëfimit, Shaw përdori zgjuarsinë e tij të gjallë për të qëndruar në sy të publikut deri në fund të 94 viteve të tij; figura e ashpër, mjekra e famshme dhe bastuni, ishin po aq të njohur në mbarë botën sa edhe dramat e tij.

George Bernard Shaw nuk ishte thjesht dramaturgu më i mirë komik i kohës së tij, por edhe një nga dramaturgët më të rëndësishëm në gjuhën angleze që nga shekulli i 17-të. Disa nga veprat e tij më të mëdha për skenën “Cezari dhe Kleopatra”, episodi i “Don Zhuani në ferr” i “Man dhe Superman”, etj. shquhen për seriozitet të lartë dhe bukuri proze që nuk kishin të krahasuar me bashkëkohësit e tij të skenës. Një vizionar dhe mistik, filozofia e të cilit ishte pasioni moral, konflikti intelektual i përhershëm, Shaw ishte edhe pamfleti më i ndjeshëm që nga Swift, kritiku më i lexueshëm në anglisht, kritik i mirë i teatrit të gjeneratës së tij, një mësues i mrekullueshëm dhe eseist mbi politikën, subjektet sociologjike dhe një nga shkrimtarët më të pangopur në letërsi. Duke sjellë një inteligjencë të guximshme kritike në shumë fusha të tjera të interesit, ai ndihmoi të krijonte mendimin politik, ekonomik dhe sociologjik të tri gjeneratave./Hejza/KultPlus.com

Salvador Dalí, një gjeni që arriti të na magjepste me ‘çmenduritë’ e tij

Sot janë bërë 35 vite nga vdekja e Salvador Dalít. Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri më i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.

Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Wagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.

Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.

Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e ngërthyer në eter e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i radhë.

Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.

Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. U ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.

Ky ishte Salvador Dalí, një spanjoll që shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe vërshon ende në nevojën për të matur caqet e mundshmes dhe talentit, në një botë e cila mund të të mos mirëpresë, por nuk ta privojë sfidën, atë që e shndërroi në triumf të pathyeshëm. /albertvataj/ KultPlus.com

Aktorja e re shqiptare, Rona Rexhepi, pjesë e filmit gjerman “Die Chaos Sschwestern und Pinguin Paul”

Filmi gjerman i metrazhit të gjatë “Die Chaos Sschwestern und Pinguin Paul” (Kaosi i motrave dhe pinguini Paul), me regji të Mike Marzuk, këto ditë është shfaqur si premierë në Munih, Hamburg dhe Koln, transmeton albinfo.ch.

Lidhur me këtë film shumë të pëlqyer thuhet se një ndër rolet kryesore është Rona Rexhepi, nëntë vjeçe (me të dy prindërit nga Kosova), e cila në të tri premierat ishte në qendër të vëmendjes nga dashamirët e filmit dhe mediat.

Vlen të theksohet se se filmi e vendos ngjarjen në mes të Amerikës dhe Gjermanisë, ku një çift me profesion palaço cirkusi e kanë vjedhur (kidnapuar) një pinguin inteligjent nga një kopsht zoologjik për ta përdorur për nevoja të veta.

Mirëpo rastësisht katër motrave u bie në dorë pinguini që u kishte ikur keqbërësve dhe ato luftojnë me të gjitha mundësitë për ta shpëtuar pinguinin dhe për ta kthye në shtëpinë e vet, në kopshtin zoologjik.

Ato disa herë e vënë jetën në rrezik, derisa në fund ia arrijnë ta shpëtojnë, kurse kidnapuesit bien në duart e policisë. Filmi është përplot skena dramatike, por edhe komike…

Kjo është, pak a shumë, ngjarja e këtij filmi zhanër; komedi familjare.

Pas premierës, gjatë prezantimit të aktorëve, regjisori Marzuk nuk e lë pa përmend se “aktorja jonë e re Rona është shqiptare nga Kosova”. Pastaj edhe producenti dhe aktorët e rritur dhe më përvojë të gjatë filmi e lavdëruan shumë rolin e Ronës. Ata mes tjerash thanë se talenti i saj, disiplina dhe interpretimi i ka bërë të përulen para saj.

Pas tri premierave, filmi nga data 25 janar 2024 do të shfaqet në të gjitha kinematë e Gjermanisë.

Pos këtij filmi Rona ka luajtur edhe dy filma të tjerë të metrazhit të gjatë dhe disa filma dokumentarë. / KultPlus.com