Bajroni: Gratë shqiptare në rast rreziku shkojnë në luftë përkrah burrave 

Si mësuese letërsie prej më shumë se tri dekada,kam pasur fatin qe ta studioj dhe ta komentoj veprën e Bajronit me nxënësit e shkollës së mesme. E shoh me vend për situatën e tanishme të bëjmë një udhëtim imagjinar me Bajronin nepër trojet shqiptare, në ato vende,ku i ka lënë të shkruara në kujtimet e tij .

Nuk di deri më sot të jetë bërë një promovim kaqë i detajuar i Bukurive natyrore dhe njerëzore të Shqipërisë siç e ka bërë Bajroni për ne. Nuk ka dokument më autentik se letrat e Bajronit drejtuar nënës dhe miqëve të tij ,200 vjet më parë,që vertetojnë vendbanimet shqiptare deri në Prevezë,ku ai i përshkoi me këmbë.
Brezi i ri duhet ta njohi këte poet, si njeri me temperament të lirë,me aftësi dhe mprehtësi konceptimi,me pjekuri dhe prirje drejt virtytit.Edhe pse mbarte titullin Lord, dëshironte të ishte pranë njerëzive të thjeshtë dhe të eksploronte në vende të pashkelura, të cilat i gjeti, kur erdhi në Shqipëri.
Eshtë krenari për ne shqiptarët, që një i huaj,si Lordi Bajron t’i drejtohet Shqipërisë me këto vargje:”Shqipëri,lejomë të kthej sytë e mi // Mbi ty,o nënë e rreptë burrash t’egër.
Shqipëria për Bajronin qe një botë sa e fshehur aq dhe interesante ku shkruan “Me të vërtetë që unë e kam parë Shqipërinë më shumë se kushdo anglez tjetër, sepse është vend i vizituar rrallë,ndonëse i bollshëm në stoli natyrore .

“Në vendet e Ilirisë dhe të Epirit ka vende pa emër dhe lumenj të pahedhur në hartë,mundet që një ditë, kur të njihen më shumë, të jenë temat më të çmuara e të dorës së parë për penën”….
Ai nga leximet e veta dinte, se Shekspiri i kishte vendosur disa ngjarje në Iliri.Kjo e la me kuptue se këto vise nuk ishin të zbrazta,por kishin vlera historike, kulturore dhe pasuri shpirtërore. Qëndrimi i tij në Patra ,në Prevezë,në gjirin e Artës drejtë Tepelenës,….në majat e Papingjit ……. mrekullohesh duke thënë “Kudo që shohim : rrotull,sipër,poshtë,na lë pa mend magjia ngjyrë ylberi..të gjithë njerëzit që takuam me fustanellat e bardha përshëndetnin shqiptarçe,ushtarët nuk dallohen nga fshatarët nga veshja, të gjithë mbajnë armë të stolisura…..Kur arritëm në Epirin e qëmotshëm,afër malit të Tomorrit,u mirëpritëm nga i pari i vendit Ali Pasha.”

Duke qëndruar në ato vende,kishte mësuar se deri ku shtriheshin krahinat shqipfolëse,si provincë e Turqisë Evropiane ………”Në perëndim ka gjirin e Venecias,në lindje Maqedoninë,Thesalinë dhe Greqinë.Ndërsa në jug mbërrinë deri në gjiun e Lepantos ose , gjiri i Artës”
Tablonë e Shqipërisë së jugut,sidomos pjesën e Çamërisë,poeti anglez e paraqiti me admirim.Ashtu siç bëri më vonë anglezja Meri Edith Durham për Shqipërinë e veriut.
Të dy bashkë e plotësojnë tablonë e Shqipërisë dhe shqiptarët i përshkruajnë trima, të ndershëm dhe bujarë,edhe në varfërinë e tyre.
Kur Bajroni mbërriti në Qefaloni,suliotët të përqëndruar në lartësitë në lindje te Paramithisë, dëgjoheshin së tepërmi me kapedanin e tyre, Marko Boçari.Ata ishin thjeshtë shqiptarë. Ja disa vargje nga “Çajld Harold” ,-Kush ia shkon në trimëri suliotit brun//Me të bardhë fustanellë e me gunë”
Ishin suliotët ata që kërkonin ta kishin si prijës Bajronin në periudhën e Revolucionit Grek.Ishin ata që Bajroni i vlerësonte si luftëtarët më të mirë dhe më besnikë.Edhe pse për Bajronin ishte një detyrë përtej mundësive të poetit, Ai e mori përsipër sepse i printe Ideali i Lirisë,para të cilit nuk tërhiqej kurrë.

Historianët kanë faktuar se Gjon Boçari (paraardhësi i Marko Boçarit) ka qenë një nga luftëtarët më besnikë të Skenderbeut,prandaj Bajroni i drejtohet Shqipërisë:
“O Shqipëri,ku lindi Iskanderi,këngë e trimërisë,fanar i të urtëve.//Dhe Iskanderi tjetër që i tmerroi armiqtë me kordhen e tij kreshnike.(Thuhet se Aleksandri i Maqedonisë e kishte nënen epirote P.L.) Në letrat dërguar miqëve shkruante :
“I dua shumë shqiptarët….nuk janë të gjithë myslimanë,disa nga fiset janë të krishterë, porse feja nuk i bën të ndryshojnë zakonet dhe sjelljet e tyre dhe se janë kaq tolerantë dhe kaq të lirë në paragjykimet fetare..Me sa kam parë vetë….Ata shëmbëllejnë me malësorët e Skocisë,në veshje,në fytyrë dhe në mënyrën e jetesës,trupi i tyre i hollë dhe i gjatë,dialekti keltik dhe zakonet e tyre te rrepta më shpien në Morven .”
Duke u nisur nga këto vlerësime që Bajroni u bënte shqiptarëve,Marko Boçari i përgjigjet letrës së Bajronit “Ju falenderoj për mendimin e mirë që keni për bashkatdhetarët e mi.

Ju falenderoj akoma më shumë për kujdesin,që me kaq zemërgjerësi keni treguar për ta, Me besnikëri, Marko Boçari”
Bajroni duke qenë për një kohë në mes të shqiptarëve,kishte mësuar edhe shumë fjalë shqip ,që i duheshin për të komunikuar.
Interes kishte për këngët popullore siç janë vargjet
e këngës,Tamburxhi, në veprën e tij “Çajd Harold”
“Tamburxhi,Tamburxhi,//Kushtrimi yt u jep shpresë trimave në luftë i cyt //
Ngrihen bijt e maleve si ndonjë sqotë//Himariotë,Ilirë,ezmerët suliotë”
Polifoninë e kishte për zemër, Ai mundi të regjistronte fjalët e disa kengeve popullore:
Në sevda tënde u lavosa//Vetëm u përvëlofsha,//Ah,vajzë më përvëlofshe,//Zemërën më lavose,//Unë të thashë rroba s’dua//Po sytë e vetullat e tua.

Këte këngë Byron edhe e përktheu:”I am wounded thy love,and have loved,//but to scorch muself .// Thou hast consumed me! //Ah maid !Thou has struck me to the heart//
I have said I wish no downy,//But thine eyes and eyelashes//”
Keto këngë Byron i këndonte në shtëpi dhe në rrethe të ngushta.
Kishin kaluar 5 vjet që Bajroni ishte larguar nga Shqipëria,por kënga i zgjoi kujtimin e atij vendi të mrekullueshëm duke u thënë miqëve së bashku me poetin Shellin, me të cilët po bënte një shetitje në Liqenin e Gjenevës:”Tani bëhuni sentimentalë e dëgjomëni me tërë vëmendjen tuaj “Dhe melodia e këngës labe tingëlloi fuqishëm dhe mori udhë bashkë me valet e liqenit.
Shumë pëlqente meloditë baritore, i kishte mbetur në mendje,një djalë 15 vjeçar që kishte bërë një fyell prej krahut të shqiponjës nga ku nxirrte melodi rrenqethëse.

Bajroni kur ishte në Shqipëri, argëtohej duke parë vallet e bukura,sidomos ato me karakter luftarak,që shoqëroheshin me këngë trimërie dhe kërceheshin rreth zjarrit para ose pas përpjekjeve e luftimeve.Sidomos vallja Çame,vallja e vjetër e Konispolit me ate çastin kulminant kur valltari përkulet pas në “urë” me kokën mbështetur përdhe,të tjerët kalojnë mbi gjoksin e tij,duke shprehur kështu guximin e sakrificën sepse: armiqtë do ta shkelin këte truall ,vetëm kur të shkelin mbi gjokset e tyre.
Bajroni pëlqente akoma më shumë veshjen shqiptare,të cilën e quante,petkun më të bukur në botë.”Shih të egrin shqiptar me fustanellë // e rrobat të qëndisura me arë,//
Armët të lara me flori,sa bukur!”
I mahnitur nga kjo bukuri,Bajroni kishte marrë disa veshje popullore .Me kostumin shqiptar Ai pozoi për piktorin Tomas Filips. Ky portret ndodhet në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër (National Portrait Gallery) dhe paraqitet në çdo botim të denjë për Bajronin.
Duke qenë Bajroni përhapës i tematikës shqiptare,me përmbledhjen e këngëve
popullore shqiptare u bë objekt studimi nga albanologët si Gustav Myer,apo baronesha Xhuzepina Knorr,albanologe e njohur austriake, cila për misionin e
Bajronit u shpreh: “T’i bësh mirë njerëzimit është dëshira më bujare” Ndërsa për letrën e Bajronit dërguar nënës së tij ajo thekson se Bajroni e ka marre frymëzimin për Liri nga shqiptarët.
Për burrat shqiptarë ,- shkruan Bajroni – kanë trupa shumë të mirë,nuk shquhen si
kalorës,por në këmbë janë të palodhur dhe shumë të duruar.Armën kur e hedhin supit të djathtë e mbajnë pa asnjë sforcim,ndërsa vrapojnë përpjetë maleve të tyre me lehtësi e zhdërvjelltësi.Ndoshta jane raca më e bukur në botë.

Nga tiparet edhe gratë janë të hijëshme,vajzat arnaute janë shumë të bukura dhe kostumi i tyre është shumë piktoresk.Ata edhe hijeshine e trupit e ruajnë më gjatë pasi rrojnë përjashta në ajër të lirë.Ata bëjnë jetë patriarkale,por kjo ndrydhje e përkohshme e personalitetit të tyre u duket e natyrshme,madje u jep krahë për të gjetur kuptimin e jetës në dashurinë dhe detyrën amtare.Janë po ata gra që në raste rreziku e nevoje shkojnë në luftë përkrah burrave dhe kurrë nuk dorëzohen për të mbrojtur nderin e tyre…..Ishin gratë e fshatit Dhoksat që ndërtuan urën e prishur nga përroi i rrëmbyer,kur morën vesh se do të kalonim ne në udhën e bllokuar nga gurët”
Edhe një numër piktorësh u frymëzuan nga vepra e Bajronit si Eugene Delacroix(1798-1863).
Nuk është rastësi që Delakrua,i cili nuk erdhi kurrë në Shqipëri, por u frymëzua nga vepra e Bajronit duke dhënë kryevepra me temën Suliotët si “Burrë me veshje suliote”, “Etyd për Boçarin”.etj.


Apo kështu Arry Scheffer me pikturën “Gratë e Sulit” frymëzohet nga Bajron për aktin heroik të suliotëve.
Mbi të gjitha, vepra e Bajronit frymëzoi luftëtarët e Lirisë dhe pati jehonë në të gjithë botën,në Spanjë lufta kundër pushtuesit Francez e përjetësuar me vargjet “Vajza e Saragosës “në veprën “Çajld Harold”.Në Itali në luftën kundër pushtimit austriak, ku Bajroni mori pjesë në lëvizjen e Karbunarëve. Më vonë projektuesi i bashkimit të Italisë, Giuzeppe Mazzini.,i çoi më tutje idetë për liri,pavarësi dhe unitet për mbarë Evropën.Vlen për t’u përmendur ndikimi tek arbëreshët,të cilët e treguan veten si luftëtarë të Garibaldit.Pa përmendur,De Raden,Dora D’Istria,Kulluriotin ,Rilindësit tanë, të cilët e kishin në qendër të vëmendjes,Lirinë ,Pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve .


Jehona e poetit të lirisë arriti deri në Amerikë:Ishte koha e ashpërsimit të kontradiktave ndërmjet pushtuesve anglezë dhe kolonive në Amerikën e Veriut që arriti në luftë të armatosur, deri në fitoren e pavarësise.Ai e gjeti veten të përshkruar në gazetat e kohës si poeti më i preferuar i amerikanëve “The favourite poet of the Americans”
Në Shqipëri,Bajroni njohu një popull kryengritës,të lirë e të pavarur në shpirt,trim, besnik,të paepur,krenar,të ndershëm e mikpritës,me të cilët luftoi në “Betejën e Mesolongjit “.
Jehona e tematikës shqiptare në botë në sajë të veprave të Bajronit ishte shumë e gjerë dhe me shtrirje të madhe në kohë.Të gjitha këto shtojnë nderimin dhe mirënjohjen e popullit shqiptar për Bajronin,të cilin askush s’e detyroi të pohonte kaq hapur në favor të shqiptarëve.Bajroni të gjitha këto i gjeti të mbjellura në tokën e Ilirëve, në Sul,Paramithi, në Çamëri.Edhe sot vepra e e Bajronit është nxitje për brezat,për të njohur trojet e shqiptarëve dhe trimëritë e tyre ,që luftuan me Bajronin,prijësin e tyre ,së bashku me luftëtarët grek kundër pushtuesve turq deri në pavarësi,për të cilin vend Bajroni dha edhe jetën.


Vdekja e Bajronit në Greqi është simboli më i bukur i misionit të artit. Bajroni kishte bërë një betim,pa kushte, me kauzën e popullit kur thotë: “Për ty Greqi dhashë gjithçka …..tani po jap edhe jetën.” I gjithë ky angazhim i mendimit dhe veprimit të Bajronit në luftën për liri të popujve kishte të vetmin ideal, emancipimin e shoqërisë njerëzore.Kështu poezia e tij e realizoi misionin e vet, për atëhere edhe për sot, për të zgjidhur kontradiktat mes popujve,si në rastin e shqiptarëve me fqinjët.Në rastin në fjalë,luftëtarët e Sulit dhanë jetën, kundër pushtuesit otoman për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë dhe sot shtetet përkatëse duhet t’i venë në ballancë veprimet e tyre në aleanca të ndershme për t’i bërë ballë sfidave të kohës,me urtësi,paqë e drejtësi. Pertefe Leka / KultPlus.com

SHPËRNDAJE ARTIKULLIN

UNI – Universum International College ofron qasje në arsim global për studentët kosovar

UNI – Universum International College po ndryshon arsimin në Kosovë përgjithmonë! UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Arizona State University për të nëntin vit radhazi, renditet në vendin e parë për inovacion nga US News & World Report, duke dalë para MIT, Stanford dhe Harvard.

Të gjithë studentët të cilët diplomojnë nga UNI – Universum International College do të pajisen me diplomë të Fuqizuar nga Arizona State University.

Partneriteti i ri bashkëpunues i Universumit me Arizona State University do të sigurojë që studentët dhe mësimi të mbeten në qendër të fokusit të universitetit, duke hapur dyer të reja për studentët që të kenë qasje në ato që ofron kurrikula e ASU-së, mundësitë kërkimore-shkencore, si dhe mundësitë e reja për bashkëpunim dhe mësim të ndërsjellë për profesorët dhe stafin e UNI. Përveç ofrimit të programeve me diploma të dyfishta për studentët, gjithashtu do të krijohet një lidhje më e gjerë me industrinë dhe ndërmarrësinë globale.

Përmes këtij partneriteti, mund të përfitojnë edhe studentët nga institucionet tjera të cilët i TRANSFEROJNË studimet në Universum dhe të marrin diplomë të fuqizuar nga Arizona State University.

Transfero të gjitha provimet nga universiteti paraprak përfito 30% zbritje & shkëmbim semestral në njërin nga 221 Universitetet Partnere në 26 shtete të BE-së me BURSË të plotë. Shiko programet e akredituara për studime në UNI – Universum International College: bit.ly/3RSvNCX 

Për më shumë informata rreth mundësive të studimit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram. /KultPlus.com

Kori i Filharmonisë së Kosovës me koncert në Tiranë shënon 20 vjetorin e themelimit

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Tiranë.

Nën udhëheqjen e dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Rafet Rudi, Kori i Filharmonisë do të interpretojë vepra nga kompozitorët vendorë e të huaj.

Me pjesëmarrjen e violinistes së njohur kosovare Sihana Badivuku, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vijë me një performancë mbresëlënëse, përfshirë interpretimin e veprës “Concerto Fantasy” për violinë dhe kor nga Rafet Rudi si dhe një repertor me vepra nga Mendi Mengjiqi, Aulon Naçi, Eric Whitacre, Ko Matsushita, Baki Jashari dhe Eriks Esenvlads.

Koncerti është organizuar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Korit të Filharmonisë së Kosovës dhe bashkëpunimit ndërinstitucional midis Filharmonisë së Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Koncerti do të mbahet më 2 shkurt në ora19:00 në TKOB/KultPlus.com

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e ShBA-ve

Sot janë bërë 27 vite nga përzgjedhja e Madeleine Albright si sekretare e ShBA-ve. Madeleine Korbel Albright (15 maj 1937 – 23 mars 2022) është femra e parë në postin e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politikane dhe diplomate amerikane.

Madeleine Albright është ish- sekretarja e parë femër dhe njëherit e 64-ta, e nominuar nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton dhe e konfirmuar si e tillë nga senati me 99 vota për dhe 0 kundër. Ajo ishte në postin e sekretares së Shteteve te Bashkuara të Amerikës nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar te vitit 2001.

Albright ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjatë viteve të luftës dhe për ta shpërblyer Shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë.

Përndryshe, ndër masat e gjëra shqiptare sidomos në Kosovë është e njohur për bisedën me Hashim Thaçin, në Rambuje.

Ajo vdiq më 23 mars në vitin 2022 në moshën 84 vjeqare./KultPlus.com

Gjendet një mbishkrim runik 2000-vjeçar ​

Arkeologët në Danimarkë kanë zbuluar një kamë të vogël të gdhendur me simbole runike gati 2000-vjeçare duke e përshkruar atë si një zbulim të rëndësishëm për të kuptuar historinë njerëzore të rajonit.

”Mbishkrimi është plotësisht unik dhe mund të datohet rreth vitit 150”, deklaroi  muzeu ”Odense”.

Mbishkrimet runike nga kjo periudhë janë zbuluar vetëm një herë, në 1865 në Vimosen, në perëndim të qytetit danez të Odenses.

“Runat në thikë janë shkruar me alfabetin më të vjetër runik të njohur dhe për këtë arsye gjetja e re është një pjesë shumë e rëndësishme e të kuptuarit dhe interpretimit të përdorimit më të vjetër të shkrimit në Danimarkë dhe rajonin nordik”, tha muzeu në një shënim.

Shkrimi runik u përdor nga fiset gjermane dhe është forma më e vjetër e shkrimit e njohur në Skandinavi.

U përdor gjerësisht që nga fillimi përmes epokës së vikingëve deri në Mesjetën e vonë.

Thika u gjet nën mbetjet e një urne në një vend të vogël varrimi në lindje të Odenses.

Fjala “hirila” ishte gdhendur në teh, që do të thotë “shpatë e vogël” në norvegjisht.

”Është e pamundur të thuhet nëse ky ishte emri i vetë thikës apo pronari i saj. Me një gjetje të tillë në duart tona, ne si qenie njerëzore përjetojmë ballë për ballë me të kaluarën. Një mbishkrim runik është si të gjesh një mesazh nga një popull i lashtë”, deklaroi muzeu. / KultPlus.com

Shpallen fotografitë më të mira të udhëtimit nga e gjithë bota

Janë shpallur fituesit e çmimit vjetor Ndërkombëtar të Fotografive, nga fotografët që kanë udhëtuar.

Për 21 vjetët e fundit, fotografë amatorë dhe profesionistë nga e gjithë bota kanë kapur pasurinë, bukurinë dhe diversitetin natyror, duke u bërë pjesë e çmimeve vjetore Ndërkombëtare të Fotografive të Vitit që Udhëtuan (TPOTY), transmeton rtv21.tv.

Konkursi i këtij viti pa fotografë nga më shumë se 150 vende të botës, që dorëzuan më shumë se 20,000 imazhe për jurinë, të cilët i kanë shpallur fotot fituese .

Sipas mediave të huaja fotot fituese do të shfaqen në The Photography & Video Show në Birmingham, Angli, nga 16-19 mars./21Media / KultPlus.com

 AndreJa Ravnak (afër Pienza, Itali)

 AndreJa Ravnak (Moravia e Jugut, afër Kyov, Republika Çeke)

 Caden Shepard Choi, SHBA, 14 vjeç, (Chinle, Arizona, SHBA)

 Caden Shepard Choi, SHBA, 14 vjeç, (Chinle, Arizona, SHBA)

Lilly Zhang, 17 vjeç (Exton, Pensilvani, SHBA)

Matthew Armett, 18 vjeç (Solomon’s Temple, Buxton, Mbretëria e Bashkuar)

 Arthur Cech, 15 vjeç (Parku Kombëtar Ifrane, Marok)

 Zayan Durrani, 14 vjeç (vullkan Litli-Hrutur, Islandë)

Armand Sarlangue (Svinafellsjokull, Islandë)

Tim Bird (Obama Onsen, prefektura Nagasaki, Japoni)

 Kasuaki Koseki (Liqeni Shirakawa, Qyteti Iide, Prefektura Yamagata, Japoni)

Sam Turley (Wild is Life Sanctuary, Harare, Zimbabve)

Roie Galitz (Parku Kombëtar Tarangire, Tanzani)

Athanasios Maloukos (Liqeni Baikal, Siberi, Rusi)

Jack Lawson (Lagos, Nigera)

 Sun Bin (Fshati Zhuomulang, Yunnan, Kinë)

Shyjith Onden Cheriyath (Tregu i bagëtive Al Qusais, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe)

Lord Bajroni në letrën dërguar nënës: I dua shqiptarët shumë, janë të ashpër, por janë raca më e bukur në botë

Poeti romantik anglez, Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Në moshën 18 vjeçare, Bajroni hyri në Universitetin Kembrixhit (Trinity College). Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Evropë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, Lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë.

Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harold’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkron patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë.

Në letrën dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan:“…I dua shqiptarët shumë. Të gjithë shqiptaret janë të lindur të ndershëm dhe besnik, janë të ashpër… por janë ndoshta raca më e bukur në botë për nga paraqitja. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aqe të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”

Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e saj sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare. / KultPlus.com

Asnjë shtatore Ilire në Kosovë, t’i ndërtojmë dhe t’i vendosim në sheshe publike

Shkruan: ilir Muharremi

Shumica e skulpturave të vendosura nëpër hapësirat e Kosovës janë me shije të ulëta, cilësi të cekët dhe qesharake. Këto unë i quaj antiskulptura që vlerësohen si antiart ose Kitsch. Deri para disa vitesh ishte mungesa e kritikës së sinqertë andaj vazhdoj të shumohej kjo tragjikomedi. Disa nga këta skulptorë mundohen t’i thyjenë kanunet dhe rregullat akademike e skulpturat e tyre po dalin shumë qesharake, të pamenduara.

Nën çfarë ombrelle janë skulpturat nëpër sheshet tona? Në Shqipëri i kemi të realizmit socialist të veshura në thonjëza me “plastikën” e të madhit Roden, ndërsa në Kosovë të një niveli amatoresk e qesharak ose fyerje ndaj figurave të heronjëve. Skulptorët nuk do t’i fajësoja, por komisionet të cilat janë nën autoritetin e pushtetit e andaj, kritikët, artistët dhe qytetarët e thjeshtë këto i shumëzojnë me jo vlera dhe kanë të drejtë.

Shtrohet pyetja pse mungojnë te ne shtatoret e figurave ilire? Kemi mjaftë mbretër ilirë dhe ata nuk duhet t’i kopjojmë si skulpturat e Rodenit, soc realizmit, por me përmasa bashkëkohore duke ruajtur origjinalitetin e karakterit dhe madhështisë. Pasi ne pohojmë se në histori e arkeologji njohim thellësisht paraardhësit tanë, përse të mos i krijojmë edhe në Kosovë? Frika vjen nga ajo se cilët skulptorë do t’i realizonin ose nëse do të fillonin mund të përshkohen me kitsch, jo vlera dhe tallje me figura ilire. Nuk po kërkoj t’i mbushim sheshet me mbretër ilirë, por duhet të tregojmë respekt për mbretërit tonë.

I bindur jam se do të përcjellin emocione te qytetarët sepse prekin historinë përmes veprës së artit. E para duhet t’i krijohet një fizionomi, unikalitet i formës, pastaj pjesa origjinale e identitetit dhe sidomos pjesa e formës duhet që skulptorët të hyjnë në thellësi të analizës së saj sepse kjo është filozofi në vete. Meritojnë respekt këto skulptura.

Shtrohet pyetja pse deri tani asnjë shtatore ilire nuk e kemi në shesh, por kemi heronj që duhet respektuar të punuar dobët, madje shumë dobët? Ndoshta edhe skulptorët kanë frikë t’i punojnë shtatoret ilire sepse ato janë të theksuara mbi qëndrimin dhe stilizmin artistik krahas me ato që i kanë mbushur sheshet tona me estetikë të dobët duke vënë hi syve popullit sepse thirren në atë se janë skulptura të vërteta e harrojnë se thelbi i veprës tredimensionale është plastika e formës, hija, raporti me arkitekturën (hapësirën).

Ja një shembull i disa skulpturave që janë ngatërruar me eksterier. Shtatorja e Fehmi Aganit, shumë e vogël krahas hapësirës dhe ajo më shumë duket si enterier ose për një ambient të ngushtë. Kështu figura e tij zvogëlohet dhe duket si xhuxhë. New Borni tejet i madh për hapësirën ku është vendosur. Puna dhe vendosja është në formë amatoreske. Nuk e di a janë të planifikuara vetëm për vështrim nga ana ballore, ndërsa skulptura shikohet nga të gjitha anët. Këto skulptura qëndrojnë në këmbë të cilat ju dridhen, o skulptorë.

Shikojeni skulpturën e Bill Clintonit, Ismail Qemalit, Fehmi Aganit, Skënderbeut (më i madh se kali, i planifikuar për një teren malor), të vjen të qash nga satira dhe grotesku i tyre. Mosni më, rrëzojini ndërtojini ashtu siç i ka hije këtyre figurave.

Si duhen të jenë shtatoret ilire në Kosovë? E para kompozicioni, pastaj vije ritmi formal, dimensionet, proporcionet, marrëdhëniet me hapësirën, detajet e ngjyrës të jenë në nivel shumë artistik. Këto skulptura i kanë disa rregulla dhe ligje të cilave duhet t’i përmbahen skulptorët, ajo është estetika e trupit, nxjerrja e muskujve, detajet, hijet dhe kostumet. Mos t’i harrojmë edhe referencat historike të cilat janë shumë të nevojshëm. Atëherë, këto shtatore duhet ta kenë jetën e gjatë mbi bazamentin në të cilin do të frymojnë. Fizionomia e tyre duhet të jetë shumë e qartë, fatkeqësisht Kosova pushtohet nga skulpturat kitsch dhe të dobëta. Ky do të ishte një hap i mirë për ta njohur kulturën tonë iliro-pellazge sepse kështu e ndërtojmë vetveten, e rilindim, rishfaqim, aterojmë në ato ujëra të së vërtetës, te ajo jehonë e dikurshme e cila veç po lexohet në letër, e nuk mjafton.

Secili duhet ta di se nga vjen e nuk e kam fjalën për nacionalizmin, por për kulturën tonë të vërtetë. Duhet ta punojnë mirë karakterin e figurës e jo ta ngatërrojmë me atë të skulpturës se dallojnë. Ose të dyja të jenë të qëndrueshme. / KultPlus.com

Vijon puna për Teatrin e Ri, Veliaj: Kryefjala e vitit të Kulturës në 2025

Ekipi që po punon për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, ka hedhur themelet e godinës e cila do të jetë ikona e artit skenik shqiptar.

Gjatë inspektimit në kantier, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve dhe informoi se aktualisht po punohet për katin -1 të parkingut nëntokësor.

Ai tha se në fund të verës do të nisë puna në sipërfaqe, për ngritjen e godinës që pritet të përfundojë në dy vitet e ardhshme.

“Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe. Do të shfrytëzojmë vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, plus gjithë vitin tjetër, që të mbarojmë karabinanë e godinës. Më pas do të kujdesemi më shumë për foninë, akustikën, skenën, prapaskenën, nënskenën, mbiskenën, dhe të gjitha mjetet e nevojshme teknike për të pasur vërtetë një kryevepër”, shpjegoi Veliaj.

Ai nënvizoi se gjatë punimeve për hapjen e themeleve, ekipi ka konstatuar se teatri i vjetër nuk kishte themele. “Ky është një vend ku, siç zbuluam në punë e sipër, teatri i vjetër nuk kishte as themele. Fakti se kemi zbuluar edhe tunele nëntokësore dhe pika lidhëse, që në kohën e komunizmit kanë pasur ato nënkalimet e Tiranës paranojake të atyre viteve, dhe fakti se nuk gjetëm themele, do të thotë se ai teatër ishte vërtet një pikë rreziku. Po ashtu, fakti se asnjë trupë e huaj nuk guxonte të vinte këtu, dhe në tre vitet e fundit as nuk guxohej të bëhej ndonjë shfaqje, do të thotë se kemi marrë vendimin e duhur. E di që ishte një vendim që u politizua, që kaloi përmasat e histerisë, por besoj se ka një konsesus publik që ajo kasolle e bërë me algat e presuara të mbetjes së shkrepësve të fabrikës fashiste në atë kohë, ishte një vjetërsirë që i kishte ardhur koha të zëvendësohej. Tani që po hedhim themelet e Teatrit të Ri dua të mbajmë këtë ritëm. E kuptoj se është një ekip kompleks: kemi supervizorë danezë, kemi skuadrat shqiptare, kemi punëtorë të huaj nga India, Bangladeshi dhe Nepali, por kemi edhe specialistë italianë, që ndihmojnë me sondat. Pra, është një ekip ndërkombëtar që po përpiqet të prodhojë këtë bizhu për qytetin”, u shpreh ai.

Veliaj tha se viti 2025, kur Tirana do të jetë “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës”, do ta gjejë kryeqytetin shqiptar me një teatër të ri të përfunduar nga ana e infrastrukturës. “Shumë qytetarë mezi presin të shohin binanë e madhe. Në fakt, puna më delikate, më e vështirë, por edhe më qëndrueshme – me Eurocod 8 që punojmë ne, sidomos me kodet e reja pas tërmetit – është pjesa e nëntokës. Në momentin që mbarojmë me këtë saktësi punimet e nëntokës, e kemi shumë më kollaj të ecim më pas me punën mbi tokë. Ne duhet të synojmë që vitin tjetër ta kemi mbyllur pjesën e infrastruktrës së teatrit. Pastaj, të kujdesemi vetëm për pjesën e pajisjeve, që në kohë rekord, sidomos në vitin 2025, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, të kemi finalizimin e kësaj kryevepre”, shtoi ai.

Kryebashkiaku u shpreh i sigurt se për këtë kryevepër qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë bashkë, përtej cic-miceve politike. “Është shumë më kollaj të pengosh, por është shumë më e vështirë të mbështesësh. Por, unë besoj se në fund të gjithë do të dalin të fituar. Edhe ata që kanë qenë kritizerët më të mëdhenj – siç ndodhi me Këndin e Lodrave te Liqeni, ku janë të parët që çojnë fëmijët, janë të parët që psonisin te Pazari i Ri, të parët që shkojnë në koncertet te Sheshi Skënderbej – jam i sigurt se edhe për këtë kryevepër do të bashkohemi të gjithë bashkë. Jemi të gjithë shqiptarë, përtej të majtës dhe të djathtës, përtej cic-miceve politike. Kjo do jetë një vepër ku do shkojnë të gjithë fëmijët tanë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të lemë të shkuarat të mbeten të shkuara, dhe të mbajmë sytë te e ardhmja, për atë Tiranë që ëndërrojmë të gjithë. Ndaj, ju uroj shumë sukses! Punë të mbarë!”, përfundoi Veliaj./ atsh / KultPlus.com

Georgina Rodriguez vishet nga kreatorja kosovare, Lena Berisha, vlerësohet si një ‘Diamant i vërtetë’

“Diamant real” është vlerësuar Georgina Rodriguez ku u paraqit në Joy Awards me fustanin plot shkëlqim të punuar nga kreatorja kosovare, Lena Berisha, shkruan KultPlus.

29-vjeçarja, një modele spanjolle dhe influencuese e njohur botërisht, Georgina Rodriguez, njëkohësisht partnerja e Cristiano Ronaldos, ka shkëlqyer në këtë fustan të cilin kreatorja Lena Berisha, një emër i njohur në skenën e modës, e ka punuar me shumë përkushtim, duke reflektuar shijen dhe kreativitetin e saj.

Georgina e përshtati veshjen e saj me një gjerdan magjepsës diamanti, doreza të zeza dhe taka.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Georgina ka ndarë imazhet nga kjo paraqitje duke lënë të kuptohet se ajo dukje është meritë e kreatores kosovare, Lena Berisha. Ajo ka shfaqur krenarinë dhe falënderimin e saj për këtë bashkëpunim të suksesshëm duke etiketuar kreatoren në fjalë.

Ky bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet një ikone të modës ndërkombëtare dhe një kreatoreje nga Kosova tregon se arritjet e shqiptarëve në botën e modës po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe të vlerësuara. / KultPlus.com

Vendos presidentja: Shtyhet afati për aplikimin e njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shtyrjen e afatit për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës.

Përmes një adresimi për media Osmani ka bërë të ditur se afati është shtyrë deri me 15 maj të vitit të ardhshëm

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të aplikojnë për njohjen e statusit, duke thënë se e vërteta duhet të dëgjohet.

Më tutje Osmani shtoi se do ju qëndrojnë afër viktimave dhe do bëjnë të pamundurën në ndjekjen e drejtësisë.

Njoftimi i presidentes Vjosa Osmani:

Të nderuara bashkëqytetare e bashkëqytetarë, në përputhje me ligjin Republika e Kosovës ka shtyrë afatin për aplikim të njohjes së statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës deri më 15 maj 2025. Zëri juaj ka rëndësi dhe e vërteta duhet të dëgjohet. Guximi juaj në kërkim të drejtësisë e në zbardhjen e së vërtetës është një dëshmi e shpirtit tuaj të paepur. Ne qëndrojmë me ju dhe pranë jush në ndjekjen e drejtësisë. Në këtë rrugëtim ju asnjëherë nuk do të jeni vetëm. Prandaj aplikoni për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës. / KultPlus.com

Në Spreitenbach hapet ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar

Me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, prezantohen një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.

Më 26 janar në qytetin Spreitenbach, Kantoni Aargau hapet “Ekspozita e Shoqatës së Artit Shqiptar”. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 1 Mars 2024.

Në këtë ekspozitë, me punimet e tyre artistike, kryesisht në pikturë dhe skulpturë, do të prezantohet një numër i madh i artistëve shqiptarë që jetojnë dhe krijojnë në Zvicër.

Kurator i ekspozitës është Salvatore Mainardi, i cili do të mbajë po ashtu edhe fjalën e hapjes.

Hapja me aperitiv mbahet të premten, më 26 Janar 2024, nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Orari i ekspozitës:
E hënë: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 18:30
Të martën deri të enjten: 8:30 – 11:30 dhe 13:30 – 16:00
Të premten: 8:30 – 15:00

Adresa: Gemeindegallerie, Bahnhofstrasse 28, 8957, Spreitenbach. / Albinfo.ch / KultPlus.com

‘Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt’, poezia e Nënë Terezës për gruan

facebook sharing button

Nga Nënë Tereza

Mos harro se lëkura rrudhet,
e flokët mbulohen me borë;
Ditët bëhen vite…
por më e rëndësishmja
nuk ndryshon kurrë!

Forca jote e bindja jote s’njohin moshë.
Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës
që mosha ta endi mbi fytyrë!

Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje.
Pas çdo suksese, një zhgënjim.
Përderisa je gjallë, gjallëro!

Në qoftë se të mungon çka bëje më parë,
bëje përsëri,
mos rri duke parë fotografi
të zverdhura nga koha!
Mos e lerë të ndryshket hekuri
që ke brenda vetes.

Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës,
të gëzosh respekt.
Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh,
ec shpejt.
Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt,
ec!
E kur as të ecësh s’do të mundesh,
përdore shkopin e shko…
Veç për t’u ndalë,
ti kurrë mos ndalo!/KultPlus.com

Del në ankand versioni me mbishkrime i kryeveprës së Andreas Vesalius mbi anatominë njerëzore

Kur mjeku i Rilindjes Andreas Vesalius shkroi mbi anatominë njerëzore në vitin 1543, ai transformoi studimin e mjekësisë dhe revolucionarizoi mënyrën se si shkencëtarët hetojnë botën.

Një botim i tij i vlerësuar të jetë me vlerë deri në 1 milion paund, do të shitet në ankand për herë të parë që kur studiuesit zbuluan se ishte shënuar nga vetë Vesalius.

Libri me 800 faqe u shit për herë të fundit në vitin 2007 për rreth 8 mijë e 500 paund te Gerard Vogrincic, një patolog kanadez në pension dhe adhurues i historisë mjekësore, i cili mbledh libra të vjetër mjekësorë me shënime.

Ai vuri re se i gjithë teksti, i cili i dha Vesalius një reputacion si “babai i anatomisë moderne njerëzore”, u shënua në latinisht nga fillimi në fund, me kryqëzime të pazakonta të paragrafëve, ndryshime të vogla në vizatime dhe korrigjime të shenjave të pikësimit dhe gabimeve drejtshkrimore.

Në pamundësi për të lexuar latinisht, Vogrincic vendosi të krahasojë shkrimin e dorës me shembuj të tjerë të njohur të dorëshkrimit të Vesalius.

Kur më shumë se 100 fjalë dukej se përputheshin identike, ai kontaktoi ekspertin e njohur të Vesalius, Vivian Nutton, në Qendrën UCL për Historinë e Mjekësisë, i cili lexoi dhe studioi shënimet.

Po ashtu konfirmoi se ato ishin bërë me të vërtetë nga Vesalius.

“Sapo shihni numrin e madh të të gjitha atyre korrigjimeve, është befasuese”, ka thënë Nutton, duke shtuar se disa nga shënimet ishin udhëzime për printerin, ndërsa të tjerat ishin shënime dhe indikacione “që vetëm autori mund t’i kishte bërë”.

“Nuk ka absolutisht asnjë dyshim”, ka theksuar ai.

Sipas tij, leximi i shënimeve ofroi një mundësi unike për të “hyrë në mendjen e Vesalius…aty shihni se si ai mendon, çfarë është interesante për të, pse ai po përpiqet të bëjë diçka”.

Vogrincic nuk e kishte idenë kur e bleu librin që Vesalius e kishte prekur ndonjëherë, e lëre më ta kishte shënuar, por ai e donte atë për koleksionin e tij.

“Ky libër ndryshoi mënyrën se si mendohej për mjekësinë. Përpara se Vesalius ta shkruante atë, njerëzit thjesht supozonin se mjekët e lashtë grekë, Hipokrati dhe Galeni, ishin autoritetet – dhe nuk duheshin marrë në pyetje”.

Galeni, i cili lindi në vitin 129 pas Krishtit, dominoi studimin e anatomisë për më shumë se një mijëvjeçarë – edhe pse ai i bazoi raportet e tij anatomike kryesisht në diseksionin e kafshëve të tilla si majmunët barbarë.

Pasaktësitë e tij vazhduan sepse shumica e profesorëve të anatomisë, të cilët lexonin dhe ua mësonin studentëve të universitetit, nuk kryenin vetë diseksione.

Kjo shihej si punë manuale dhe u la në dorë të kirurgëve.

Vesalius, gjenialiteti mjekësor i të cilit i dha atij titullin profesor në moshën 23-vjeçare, kishte “një mendim krejtësisht të ndryshëm”.

“Ai duhej ta shihte vetë. Dhe sa më shumë që shikonte dhe bënte diseksionet e tij, ai pa që Galeni e kishte gabim. Dhe pikërisht atëherë ai filloi të vërë në dyshim të gjithë autoritetin që kishte zbritur gjatë shekujve dhe të thoshte: ne duhet ta gjejmë vetë se cila është e vërteta”.

Kur Vesalius publikoi zbulimet e tij shumë të diskutueshme në Fabrica në moshën 28 vjeçare, ai ndërthuri tekstin e tij me ilustrime të hollësishme të anatomisë njerëzore, të cilat ishin “të patejkalueshme në atë kohë për nga bukuria, saktësia dhe cilësia”, sipas Vogrincic.

Mjekët vazhduan të mbështeteshin në ilustrimet e anatomisë së tij për më shumë se 200 vjet.

“Është një punë e jashtëzakonshme, shumë më përpara se çdo gjë tjetër në dispozicion në atë kohë”, ka treguar Nutton.

“Ai shpejt prodhoi një sistem anatomie dhe e parashtroi atë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe unike”.

Vesalius botoi një botim të dytë të Fabrica në vitin 1555 dhe studiuesit kanë arritur në përfundimin se kopja që u ofrua për ankand në Christie’s në New York u shënua nga autori në përgatitje për një botim të tretë.

“Këto janë shënime pjesërisht që ai i bëri për printerin – por tërësisht për veten e tij”, ka treguar Nutton, i cili kaloi dy vjet duke studiuar shënimet, përpara se studiuesve të tjerë t’u jepej akses në libër nëpërmjet bibliotekës së librave të rrallë Thomas Fisher të Universitetit të Torontos, ku u strehua për më shumë se një dekadë.

Kjo i mundësoi Vogrinçiçit të ndante zbulimin e tij me botën, duke siguruar që ai ende mund të përballonte ta zotëronte atë.

“Mbledhësit e librave ëndërrojnë për një gjetje të tillë dhe sigurisht që ishte emocionuese. Por për të siguruar një libër kaq të vlefshëm në shtëpi – kostoja është e egër”, ka thënë ai.

Një botim i tretë i Fabrica nuk u botua kurrë për shkak të vdekjes së parakohshme të Vesalius në moshën 50-vjeçare.

Studiuesit tani e konsiderojnë këtë kopje unike të shënuar si rishikimet përfundimtare të Vesalius në tekstin e tij të famshëm.

“Do të kisha frikë ta kisha në shtëpinë time tani, do të kisha frikë ta shikoja dhe do të kisha frikë se mos binte zjarr në shtëpi. Është shumë i rëndësishëm dhe shumë i shtrenjtë”, ka thënë Vogrincic.

Marrë nga “The Guardian” (Albanianpost). / KultPlus.com

196 vjet nga lindja e Elena Gjikës, një ndër gratë më të ngritura të Evropës

Sot, kujtojmë lindjen e Elena Gjikës (Dora D’Istria, 1829-1888).

Elena Gjika lindi në Bukuresht të Rumanisë më 22 janar të vitit 1829. Ndonëse vendlindja e saj ishte Bukureshti, ajo përmend në letrat e saj origjinën e familjes së saj nga qyteti i Pargës.

Elena Gjika me aktivitetin e saj si shkrimtare dhe publiciste, përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Europës. Ajo mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar siç ishin: De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj.

Disa nga studimet e saj, vlejnë të përmenden: “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” (La nationalite albanaisi d’apres les chants populaires), 1866, “Shkrimtarët shqiptar të Italisë jugore” (Gli scrittori albanesi dell’Italia meridionale), 1867, “Shqiptarët në Rumani” (Gli albanesi in Rumenia), 1873 etj. Në këto studime Elena Gjika nxirrte në pah traditat, doket, kulturën dhe historinë e shqiptarëve e luftën e popullit shqiptar kundër sundimit osman. Ajo shfaqi interesa të shumanshme në shumë fusha si: sociologji, folkloristikë, letërsi e kritikë letrare.

Në shenjë mirënjohje për ndihmesën e dhënë ndaj çështjes shqiptare në botë, patriotët rilindës e arbëreshë të Italisë e Greqisë i kushtuan librin me titull: “A Dora D’Istria- Gli albanesi” ( Dora D’Istrias- Shqiptarët) më 1870. Elena Gjika vdiq në Firence në vitin 1888. / KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës fillon vitin me një program të veçantë

Më 27 janar 2024, prej orës 20:00, Orkestra vjen me dy premiera për publikun e Prishtinës dhe rikthen pas disa vitesh në program Simfoninë Nr. 7 të Beethovenit.

Ky koncert simfonik do të dirigjohet nga mjeshtrja zvicerane, Lena-Lisa Wüstendörfer, e cila vjen në bashkëpunim të parë me Orkestrën tonë.

Në këtë koncert në rolin e solistes do të prezantohet pianistja e mirënjohur kosovare Pranvera Hoxha, e cila do të luajë “Variacione Simfonike” për piano dhe orkestër nga Cesar Franck.

Kontrabasisti i dikurshëm i Filharmonisë së Kosovës, Shkodran Osmanaj, i cili prej kohësh koncerton me disa prej orkestrave më në zë në Zvicër dhe jo vetëm, do të rikthehet në Prishtinë, kësaj radhe si solist, duke na sjellë “Koncertin për kontrabas dhe orkestër” të Serge Koussevitzky-t.

Në pjesën e dytë të koncertit, Orkestra do të interpretojë Simfoninë e 7-të të Beethovenit.

Rezervimet https://bit.ly/47II82n. / KultPlus.com

Vdes aktori amerikan, ka luajtur në serialin Beverly Hills

David Gale, aktori që luajti Doktor Joe Scanlon në më shumë se 200 episode të Port Charles, një spin-off i serialit General Hospital, vdiq në moshën 59-vjeçare, raporton Index.hr.

Përveç kësaj, ai ka luajtur edhe Stuart Carson, të fejuarën e Brenda Walsh (Shannen Doherty) në serialin Beverly Hills 90210, si dhe Dean Collins në telenovelën Savannah, shkruan Index.hr.

Lajmin e ka konfirmuar motra e tij Katie Colmenares. Shkaku i vdekjes nuk dihet.

  “Vështirë se ka pasur një ditë në jetën time që të mos ishe pranë meje, gjithmonë shoqëruesi im, gjithmonë shoku im më i mirë i gatshëm të përballet me çdo gjë dhe këdo me mua”, ka shkruar Katie, duke shtuar, “që çdo ditë do ta mbajë atë në zemra juaj”.

“Ti je një qenie njerëzore e bukur, e dashur dhe e mahnitshme që të mungon çdo sekondë, çdo ditë, përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Pete Ferriero, prezantues dhe producent i podcast-it Beverly Hills 90210, foli për vdekjen e Davidit. Ai postoi regjistrime të Davidit nga podkasti.

“Ai ishte i mbushur me jetë dhe histori të pabesueshme”. Jam mirënjohës që e kam njohur. Jam shumë i trishtuar nga kjo humbje për botën. Ai ishte një dhuratë për të gjithë ne”, ka shkruar Ferriero nën postimin e motrës së aktorit.

Gale, një vendas në Tampa, Florida, ka lindur në vitin 1965. Në fillim të karrierës së tij, ai luajti në filmin Murder, She Wrote Doctor Dougie Hauser, dhe në 2002, ai u shfaq në Breaking the Rules së bashku me Bradley Cooper dhe Colin Porch./ KultPlus.com

236 nga lindja e Lord Bajronit, njeriut që e deshi shumë Shqipërinë

Poeti romantik anglez, Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey.

Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Në moshën 18 vjeçare, Bajroni hyri në Universitetin Kembrixhit (Trinity College). Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Evropë. Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, Lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë.

Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harold’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë.

Në letrën dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan:“…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aqe të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”

Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e saj sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare. / KultPlus.com

Gonxhja: Digjitalizim mbi 400 objekteve pasuri kulturore

Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të vlerësuara si pasuri kulturore, që janë sekuestruar nga operacione të ndryshme policore.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja sipas të cilit laboratori, krahas digjitalizimit të objekteve trashëgimi kulturore të sekuestruara gjatë operacioneve të përbashkëta me policinë e shtetit, do të shërbejë edhe për digjitalizimin e objekteve që do t’i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike.

“Implementimi i teknologjisë së avancuar, të metodave RTI dhe 3D, në Njësinë Kombëtare për Digjitalizimin e Trashëgimisë Kulturore, projekt i mbështetur nga AADF “Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë”, ofron mundësinë jo vetëm për një dokumentim më të mirë të objekteve, por ndihmon në identifikimin e thelluar të elementeve, detajeve të fshehura apo prejardhjen e tyre duke ruajtur identitetin digjital të trashëgimisë së vyer kulturore”, u shpreh Gonxhja. / atsh / KultPlus.com

26 vjet nga sulmi në familjen Jashari

Sot shënohet 26-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz.

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin. / KultPlus.com

“Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët”

Faik Konica lindi më 15 mars të vitit 1875 në Konicë. Ai ishte zë i çështjes kombëtare, studiues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar.

Ky “njeri me kulturë të lartë” (Noli), “enciklopedi shëtitëse” (G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

Ndër thëniet e Konicës, sot po veçojmë këtë: “Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari”. / KultPlus.com

Kalldrëmet e Gjirokastrës “marrin jetë”

Përgjatë dy dekadave pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ka humbur më shumë se 20 km rrugë të brendshme, të shtruara me kalldrëm.

Braktisja fillimisht e lagjeve më të sipërme  solli edhe degradimin e rrugëve. Më pas për nevoja funksionale shumë prej segmenteve historikë u mbuluan me beton.

Mjeshtrat e punimit të gurit emigruan për të ndërtuar rrugë e shtëpi në Greqi. Ka vetëm pak vite që zhurmat e gurgdhendjes po rikthehen. Zylfo Mahmutaj dhe Adriatik Sulejmani po ndërtojnë një rrugë me kalldrëm në lagjen Varosh të qytetit. Ata të dy pranojnë se profesioni që të jetojë kërkon kalim të njohurive tek më të rinjtë dhe ata aktualisht janë të paktë. Teknika e ndërtimit me dorë dhe sy sipas mjeshtrave merr kohë, kërkon durim dhe sekreti qëndron pas latimit të çdo guri.

“Guri i zi është shumë i vështirë si në skalitje si në vendosje, do shumë saktësi. Është zanat i vështirë dhe brezave vështirë t’jua përcjellim se nuk e duan. Edhe nëse vijnë pesë ditë që na furnizojnë me materiale e bëjnë nga halli se nuk e kanë qejf”, tha Mahmutaj.

“Kam punuar tre vite si punëtor në socializëm. Pastaj ika në emigrim e të njëjtën gjë bëra edhe atje. Tani jam kthyer prapë që të bëjmë kalldrëmet e reja të Gjirokastrës”, u shpreh Sulejmani.

Aq e rrallë ka qenë ta shohësh nga afër teknikën e ndërtimit të kalldrëmit sa që ajo tërheq vëmendjen jo vetëm për të huajt por edhe për vendasit.

“Turistët nga kanë fotografuar e filmuar dhe janë pak të çuditur. Madje një grup italianësh në pazar na thanë pse nuk e prisni gurin me sharrë? Ju thamë që sharra ka plot por nuk bëhet kalldrëmi me sharrë, duam natyralen, origjinalen. Atëherë kuptohet ç’është puna”,thotë Zylfo.

“Edhe turistë vijnë e na shikojnë e na bëjnë foto kurse gjirokastritët që kanë ngelur se të shumtët kanë ikur vijnë dhe shikojnë ndonjëherë rrijnë edhe gjysmë ore e më shumë dhe thonë fjalët më të mira për rikthimin e zanatit”, tha Adriatiku.

Gdhendja e gurit është një profesion i lidhur ngushtë me qytetin. Gjirokastra ka nevojë çdo vit për riparime të shumta në banesa dhe rrugë, mure mbajtëse dhe çati por skuadrat e punimit të gurit janë ende të pakta. Qyteti ka rrjetin më kompleks të rrugëve të brendshme në vend në raport me përmasat me plot 42 km rrugë shumica me kalldrëm./Top Channel/ KultPlus.com

”El Debate”: Tirana një qytet i gjallë me një histori të pasur

Rritja e numrit të fluturimeve me kosto të ulët dhe opsionet e akomodimit kanë hapur gamën e mundësive për udhëtarët që kërkojnë të zbulojnë destinacione më autentike dhe më pak të mbushura me vizitorë, shkruan Vicky Vilches në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “El Debate”.

Në një vit që premton të thyejë të gjitha rekordet për nga numri i udhëtarëve, tregues të ndryshëm të sektorit të turizmit në nivel global, konfirmojne se vendet e të ashtuquajturës Evropa Lindore janë destinacionet më në trend, veçanërisht për udhëtarët spanjollë, për shkak të afërsisë gjeografike.

Avantazhi i tyre është se në mungesë të turizmit gjatë dekadave të fundit, këto vende kanë ruajtur më mirë brigjet, plazhet dhe hapësirat e tjera natyrore, duke e bërë udhëtarin të ndihet si një pionier në një botë ku duket se ka pak gjëra për të zbuluar. Shqipëria është një nga destinacionet kryesore të viteve të fundit, e kthyer në një nga yjet në zhvillim.

E panjohur, plot pasuri natyrore dhe me ndikime kulturore nga Lindja dhe Perëndimi, Shqipëria rrethohet nga Ballkani dhe Alpet, brigjet e lagura nga Adriatiku dhe Joni.
Vendi ofron çmime konkurruese dhe tashmë aksesohet më shpejt se kurrë, falë fluturimeve direkte nga Madridi dhe Barcelona që nga viti i kaluar.

Tirana është një qytet i gjallë dhe ka avantazhin e të paturit të një historie të pasur në të cilën mund të shihen si gjurmët e gjata osmane ashtu edhe prania latine.

Riviera shqiptare po fiton terren, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj.
Nuk është Côte d’Azur në Itali, dhe çmimet nuk janë ato të Monakos, por pa dyshim që plazhet e saj janë pafundësisht më të mira, me limane vërtetë si nëpër ëndrra dhe shkëmbinj mahnitës. / KultPlus.com

Osmani: Rugova punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, e kemi borxh ta çojmë deri në fund vizionin e tij

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova.

Osmani ka ndarë pamje të homazheve në profilin e saj në Facebook, nga ku thekson se ish-presidenti Rugova ka punuar për Kosovën deri në frymën e tij të fundit.

“Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i saj i plotë:

Sot në vizitë te familja Rugova, në homazhe te varri ku prehet prijësi ynë e me akademi përkujtimore në kuadër të Flakës së Janarit, nderuam arkitektin e pavarësisë dhe atin themeltar të Republikës sonë, Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai punoi për Kosovën deri në frymën e fundit, ndërkaq ne e kemi borxh ta qojmë deri në fund vizionin e tij për Kosovën shtet të integruar në BE e në NATO e në miqësi të përhershme me SHBA.

I përjetshëm kujtimi për Presidentin historik! / KultPlus.com