Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.
Stojkoviq ka lënë edhe një letër pranë varrit të shtatëvjeçares, e në të cilën shkruan për kërkimfalje, raporton eo.
”Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më Fal’”, thuhet në letrën e lënë nga Stojkoviq në tri gjuhë.
Ishte një garë e përbërë nga shumë frizerë të shtetit gjerman që konkurruan për profesionalizmin e tyre më të mirë.
Mes tyre ishte edhe shqiptari Valon Zefaj, i cili tashmë po konsiderohet si storie suksesi në shtetin gjerman.
Historia e tij është interesante, sepse ai konsiderohet profil suksesi nga Kosova në Gjermani. Ai është lindur dhe rritur në Kosovë, tani ka që 7 vjet që jeton në Gjermani dhe ushtron profesionin e parukierit.
Me punë dhe përkushtim, ai ka arritur që sot të renditet më i miri nga të gjithë parukierët në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Ani pse është 23-vjeçar, Valoni ka treguar profesionalizëm dhe është shumë i përfolur edhe nga elitat gjermane, si artistë, këngëtarë etj.
Vlen të theksohet se Valoni është duke ndjekur edhe studimet për shëndetin e flokut, sëmundjet e ndryshme, trajtimin e tyre etj. /KultPlus.com
Filmi artistik me metrazh të gjatë “Këtu vallëzohet me hijet – Dancing with the shadows” me regji të Pluton Vasit fiton çmimin “BEST PRODUCTION” në edicionin e 4-t të International World Film Awards, Winter Edition 2023/2024.
Lajmin e bëri të ditur Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ndërsa çmimi vjen si fillim i mbarë viti për kinematografinë.
“Këtu vallëzohet me hijet” është filmi më i ri i regjisorit Pluton Vasi i cili përplas dy kohë, të sotmen dhe periudhën komuniste.
Filmi i vendos ngjarjet në Shkodër, ndërsa një gazetare rikthehet pas shumë kohësh në vendlindje dhe mëson historinë e dhimbshme të nënës së saj Miram dhe një dramë familjare me hijet e së shkuarës.
Karafil Shena luan rolin protagonist, me një interpretim të arrirë së bashku me Rovena Lulen. Në role të tjera janë Eri Shuka, Neritan Licaj, Eni Shehu, Juli Emiri, Johnny Pojani, Alert Celoaliaj, Nikol Gazheli, etj.
Filmi me skenar të Bashkim Hoxhës, është një bashkëprodhim i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Bullgarisë.
“Këtu vallëzohet me hijet” vjen nën produksionin e Vjollca Dedeit dhe producentë ekzekutive: Dionis dhe Klajd Papadhimitri, si dhe me muzikë të Hajg Zacharian. / KultPlus.com
Lesley Lokko është bërë gruaja e parë afrikane që i është dhënë Medalja e Artë Mbretërore për Arkitekturën, për punën e saj në “demokratizimin” e industrisë, sipas BBC.
Medalja jepet nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA) dhe miratohet nga monarku çdo vit.
Ganezo-skocezja Lokko u bë gjithashtu një OBE, oficere e Urdhrit të Perandorisë Britanike nga mbreti Charles, i cili dihet se ka një interes të madh për arkitekturën.
RIBA vlerësoi punën e Lokko e fokusuar në Afrikë dhe në të ashtuquajturin Jugu Global.
60-vjeçarja njihet për punën e saj si mësuese e arkitekturës dhe akademike në universitete dhe institucione të tjera anembanë botës.
Ajo ka mbështetur njerëzit me ngjyrë dhe prejardhje të tjera në arkitekturë gjatë dy dekadave të fundit.
Lokko tha se nderimi me Medaljen e Artë Mbretërore ishte “një ndjesi e të qenit jashtë vetvetes”.
“Ishte diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të më vinte ndonjëherë”, tha ajo.
“Personi i parë që doja t’i tregoja ishte babai im që nuk jeton më. Ishte gjithashtu një moment i jashtëzakonshëm i suksesit”, tha Lokko pasi mori OBE-në e saj nga princesha Anne në Pallatin Holyroodhouse në Edimburg.
Mbreti Charles lëshoi një letër që konfirmonte nominimin e Lokko për Medaljen e Artë Mbretërore duke e ftuar atë në Pallatin Buckingham.
Vitin e kaluar, Lokko u bë gruaja e parë me origjinë afrikane që kuroi ngjarjen e arkitekturës së Bienales së Venecias, ku u fokusua në temat e dekarbonizimit dhe dekolonizimit.
“Kur fillova arkitekturën, e cila është ndoshta rreth 30 vjet më parë, ishin vetëm dy njerëz me ngjyrë në klasën time prej pothuajse 100 personash. Mendoj se ishim gjashtë gra”, tha Lokko.
Medalja do t’i jepet zyrtarisht Lokkos në Londër në muajin maj.
Arkitektja e parë grua e Pakistanit, Yasmeen Lari u nderua me medalje vitin e kaluar, dhe figura të tjera të mëparshme përfshijnë Zaha Hadid, Norman Foster, Frank Gehry, Frank Lloyd Wright dhe George Gilbert Scott.
Medalja e Artë Mbretërore u dha për herë të parë në 1848 dhe i jepet një personi ose grupi njerëzish që kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në progresin e arkitekturës./atsh / KultPlus.com
Eranda Libohova, një nga këngëtaret më të dashura për audiencën shqiptare, ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshën 14 vjeçare dhe tashmë gëzon një eksperiencë mbi 20 vjeçare në botën e muzikës.
Eranda Libohova ka qenë pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit të Këngës në RTSH që nga vitit 1986 ku bashkë me motrën e saj, Irma Libohovën u paraqit me këngën “Ku vajti vallë ai djalë” për të vazhduar edhe në vitet në vazhdim me të tjera këngë.
Por sot, ne do të ndalemi në dhjetorin e vitit 1997, atë kohë kur Eranda Libohova merr pjesë në Festivalin e 36-të në RTSH me këngën “Bota Iluzion”.
Kjo këngë ende mbetet e preferuara e publikut, duke pasuar një tekst të ndjeshëm dhe një melodi që nis ngadalë, por rritet fuqishëm me kalimin e kohës, duke sjellë një përmbajtje emocionale të pashtershme.
Kënga “Bota Iluzion” vazhdon të konsiderohet si një këngë e cila i ka mbijetuar kohës.
KultPlus ju sjell tekstin e plotë të këngës për të ndezur emocionet e dëgjuesve.
Bota Iluzion
Fjalë dashurie, det mrekullie Nga ti sa shpesh dëgjoja Ku e dija unë kuptimin e tyre Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…
Fjalën “Të Dua” nga buzët e tua Më the të lutem shqiptoje Nuk je hije që më ndjek ti mua E vërteta ti je bota ty të dua…
Fluturoja me avionin Qe e lindi imagjinata Ku e dija unë kufirin Ku është dita, ku është nata…
Le të vdisja asgja s’doja Bota ish në kraht e mia Vetëm fjalë kisha dëgjuar Është e çmëndur dashuria
(refren)
Çastin jetoj, s’dua të mendoj Jeta është një film, është si një loojë…
Jetën jetoj ndonjëherë dhe kot I trazuar shpirti gaz e lote…. E gjithë bota iluzion është Iluzion…
Fjalë dashurie, det mrekullie Nga ti sa shpesh dëgjoja Ku e dija unë kuptimin e tyre Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…
Nuk je hije që më ndjek ti mua E vërteta ti je bota, ty të dua
Fluturoja fluturoja… Dhe të vdisja asgjë s’doja Veç fjalë kisha dëgjuar Është e çmëndur dashuria. / KultPlus.com
Një grabitje arti prej një dekade ka marrë fund, pasi policia belge gjeti pikturat e vjedhura të Chagallit dhe Picassos në një bodrum në qytetin e Antwerp.
Piktura, “L’homme en prière” e Marc Chagall (“Njeriu në lutje” – 1970) dhe “Tête” e Pablo Picasso (“Koka” – 1971), u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në shkurt 2010. Vlera e tyre e përbashkët është rreth 826 mijë euro, shkruan euronews, transmeton Klankosova.tv.
Në momentin e vjedhjes janë vjedhur edhe bizhuteri në vlerë prej 624 mijë euro, por janë gjetur vetëm pikturat.
Policia gjyqësore federale e Belgjikës, e cila kishte nisur një hetim kur u informua se një shtetas belg po përpiqej të shiste pikturat, tha se veprat e artit janë të padëmtuara dhe ende në kornizat e tyre origjinale.
Prokurori vendas tha se i dyshuari kryesor, i përshkruar si një tregtar 68-vjeçar izraelit i orëve luksoze, është arrestuar. / KultPlus.com
Nominimet për Çmimet e Filmit të Akademisë Britanike (BAFTA) u shpallën sot në Londër nëpërmjet një transmetimi të drejtpërdrejtë, sipas BBC.
Në krye të listës së gjatë të BAFTA-s ishin filmat si “Oppenheimer” i Christopher Nolan, “Barbie” i Greta Gerwig dhe “Killers Of The Flower Moon” i Martin Scorsese.
Të tre filmat u shfaqën në kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit dhe skenarit përkatës, “Killers” dhe “Oppenheimer” në skenar të përshtatur, ndërsa “Barbie” për skenarin origjinal.
“Oppenheimer” i Christopher Nolan kryesoi me 13 nominime.
Ato përfshijnë një çmim për Cillian Murphy për rolin e J Robert Oppenheimer, fizikanin teorik të përshkruar si babai i bombës atomike.
Filmi rival i “Oppenheimer”, “Barbie”, mori pesë nominime, njësoj me dramën kult “Saltburn”.
“Poor Things” mori 11 nominime, ndërsa “Killers of the Flower Moon” dhe “The Zone of Interest” të dyja patën nëntë nominime çmimin e filmit “Bafta”.
Të nominuarit kryesorë
13 nominime – Oppenheimer
11 nominime – “Poor Things”
9 nominime – “Killers of the Flower Moon”
7 nominime – “Anatomy of a Fall”; “The Holdovers and Maestro”
6 nominime – “All of Us Strangers”
5 nominime – “Barbie” dhe “Saltburn”
Filma të tjerë të njohur në listën e ngushtë të këtij viti përfshijnë “Napoleon” të Ridley Scott si dhe “How to Have Sex” dhe “Past Lives”.
Cilët aktorë janë nominuar?
Bradley Cooper është nominuar si për aktorin kryesor dhe regjisorin më të mirë për ”Maestro”, biografinë e tij të dirigjentit amerikan Leonard Bernstein.
Filmi gjurmon marrëdhënien e Bernstein me aktoren Felicia Montealegre, e luajtur nga Carey Mulligan, e cila është kandidate për aktoren më të mirë kryesore.
Barry Keoghan i ”Saltburn” gjithashtu ka hyrë në listën e ngushtë për aktorin më të mirë, dhe Rosamund Pike dhe Jacob Elordi kanë marrë nominime për rolet e tyre dytësore.
Trileri psikologjik ”Saltburn” i Emerald Fennell është gjithashtu i nominuar për filmin e jashtëzakonshëm britanik.
Filmi ndjek një student të pasur universitar që merr një mik në shtëpi për verën. Filmi ka ngjallur reagime për skenat seksi dhe lakuriqësinë.
Të nominuarit e tjerë në kategori janë Murphy për ”Oppenheimer”, Teo Yoo për ”Past Lives”, Colman Domingo për ”Rustin” dhe Paul Giamatti për ”The Holdovers”.
Në kategorinë e aktores kryesore, Emma Stone është nominuar për rolin e saj në ”Poor Things”.
Stone luan Bella, një grua e rikthyer në jetë duke përdorur trurin e fëmijës së saj të palindur nga një shkencëtar jokonvencional.
Filmi fitoi shtatë Golden Globes në fillim të këtij muaji, duke përfshirë Stone që fitoi aktoren më të mirë në një komedi apo muzikal./ atsh / KultPlus.com
UNI – Universum International College ka dëshmuar edhe një herë përkushtimin ndaj cilësisë akademike duke ofruar arsim të klasit botëror përmes partneritetit me Arizona State University. Profesorët e universitetit përfunduan programin e certifikimit Blended Learning nga Arizona State University ku përfituan njohuri dhe aftësi thelbësore duke ndjekur njërin modul rreth trendeve më të fundit në edukim.
Certifikimi në mësim online, të përzier dhe digjitalisht të pasuruari ofruar nga Arizona State University përfshin shembujt më të mirë për digjitalizimin e mësimit, gjithëpërfshirje të studentëve dhe vlerësimin e tyre. Profesorët u pajisën me teknika dhe metoda të vlerësimit dhe ligjërimit online.
Investimi i UNI – Universum International College në zhvillimin profesional të ligjeruesve përmes programit të certifikimit për Blended Learning nga Arizona State University nënvizon përkushtimin e universitetit për të ofruar një arsim të klasit botëror. Ndërsa këta ligjërues sjellin njohuritë dhe aftësitë e tyre në klasë, studentët e UNI mund të presin një përvojë edhe më të pasur dhe efektive të të mësuarit.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.
Producenti britanik, Martin McCallum, i cili ka punuar me Sir Cameron Mackintosh në “Cats”, “Les Miserables” dhe “The Phantom Of The Opera”, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, njoftoi Society of London Theatre (SOLT).
McCallum, karriera e të cilit përfshiu më shumë se 500 prodhime dhe përfshiu edhe bërjen president të SOLT, vdiq “i rrethuar paqësisht nga familja e tij” më 14 janar.
“Në Martin McCallum, ne kemi humbur një individ të jashtëzakonshëm që i dha formë peizazhit të sektorit të teatrit”, tha Eleanor Lloyd, presidente e SOLT.
We are deeply saddened by the passing of visionary leader and former President of SOLT, Martin McCallum (6.04.1950 – 14.01.2024). His significant contributions to the theatre industry will never be forgotten. Read about his remarkable legacy https://t.co/6KRfHTS5Zgpic.twitter.com/JmK5xWYN5S
“Talenti dhe ekspertiza e tij e pamasë përputheshin vetëm me angazhimin e tij të palëkundur në art. Martinit do t’i mungojë shumë, por trashëgimia e tij do të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë”.
Duke postuar lajmin e trishtuar në X, SOLT e quajti McCallum një “udhëheqës vizionar”.
Martin McCallum
“Kontributet e tij të rëndësishme në industrinë e teatrit nuk do të harrohen kurrë”, thuhej.
I lindur në Blackpool, McCallum u bë menaxher prodhimi në Teatrin Old Vic, më pas shtëpia e Teatrit Kombëtar, ku ai ishte nën mentorimin e Laurence Olivier dhe menaxhoi produksione duke përfshirë No Man’s Land të Harold Pinterit në 1975, me Sir John Gielgud dhe Sir Ralph Richardson. / KultPlus.com
“Nëse mund të ëndërrosh dhe të mos e braktisësh veten pas ëndrrave; nëse mund të mendosh dhe të mos humbasësh në mendime… Nëse arrin të pushtosh minutën e paepur duke i dhënë vlerë çdo momenti që kalon, e jotja është toka dhe gjithçka që ndodhet në të”.
Laurat i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1907, Joseph Rudyard Kipling përfaqëson në mënyrë krejtësisht unike atë moment magjik të letërsisë kapërcyellit të shekujve XIX dhe XX. Ai e kalon jetën mes Indisë dhe Anglisë dhe përvojat që ka pasur gjatë fëmijërisë së tij në Bombei, ushqejnë shpirtin dhe imagjinatën e një ëndërrimtari të përjetshëm, i cili do të mbetet përgjithmonë i ndikuar nga mrekullitë e një toke, që në sytë e tij është konfiguruar si një përrallë e pafund. Një përrallë, nga e cila ai kap çdo moment dhe që, ende pothuajse tërësisht e paprekur, duket se dëshiron të kërkojë të tregohet. Në veprën e tij ato përvoja heterogjene jetësore, përkthehen në paraqitje të dinamizmit të veçantë dhe përkatës, në emocione sugjestive që ndikohen nga shijet misterioze dhe transcendentale të qytetërimeve orientale.
Vizione të fuqishme të përkthyera me gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, në të cilat nuk mungon zhargoni, ato shoqërohen me aventura të jashtëzakonshme në misteret e xhunglës. Kipling mund të konsiderohet një endacak i jetës. Nuk ka të njëjtat ambicie si Dostojevski. Atij duket se nuk i intereson një paraqitje kritike e botës dhe e natyrës njerëzore. Ai thjesht dëshiron të tregojë për aventurat dhe leximi i veprave të tij. Na çon në një freski emocionesh të treguara me një stil të vrullshëm dhe të të cilave njeriu ndjen, edhe në ato më imagjinative, një gjurmë autobiografike të aftë të na çarmatosë dhe të magjepsë për pafajësia që shfaqet.
Joseph Rudyard Kipling u lind më 30 dhjetor 1865 në Bombei, në një familje të pasur. Kipling fillimisht iu besua kujdesi i një infermiereje indiane. Nga gruaja ai do të mësojë përralla dhe legjenda të shumta të atij vendi misterioz dhe magjepsës, në të cilin ka lindur. Tregime që do të ndikojnë ndjeshëm në të menduarit e tij dhe do ta çojnë atë në dënimin e kulturës monoteiste judeo-kristiane.
Në moshën 6-vjeçare ai u dërgua me motrën e tij në Angli, tek një çift i afërm të moshuarish, në mënyrë që të mund të “shijonte” një “edukim korrekt në anglisht”.
Ndarja nga prindërit dhe metodat mizore të përdorura nga “edukatorët” e tij të paaftë dhe sipërfaqësorë do të shënjojnë thellë shpirtin dhe shëndetin e Rudyard-it .
Shkrimtari i ardhshëm në fakt do të preket edhe nga problemet e shikimit që do t’i shkaktojnë shumë obsesione që mund të kuptohen lehtësisht në veprën e tij dhe veçanërisht në romanin e tij të mrekullueshëm “Drita që u shua”.
Ai jeton në vitet në të cilat besimi i fëmijëve te të afërmit ose kujdestarët është një praktikë mjaft e shpeshtë. Por Rudyard nuk është një fëmijë i zakonshëm; ndjenja e thellë e hutimit dhe zhgënjimit të atyre viteve do të mprehë ndjeshmërinë e tij ekstreme, e cila do të gjejë një dalje në pasionin e tij për të shkruar. Rrëfimi i tij do të popullohet nga fëmijë të braktisur që jetojnë në kontakt me natyrën. Ajo natyrë që do të këndohet nga shkrimtari në mrekullinë e tij të rinovimit të përhershëm, krahas pasioneve të vërteta njerëzore dhe kontrastit të pandreqshëm mes së mirës dhe së keqes.
Në jetën e tij do të shihni gjithmonë një vello trishtimi që do ta shoqërojë deri në vdekjen e tij. Dhe jo vetëm për fëmijërinë e tij të trishtë; edhe nëse do të marrë nderime të të gjitha llojeve, jeta nuk do t’i kursejë vuajtjet.
Pas mbarimit të studimeve në Angli, Westward Ho!, në moshën 18 vjeç, ai u kthye në Indi ku punoi si gazetar për një gazetë periodike në Lahore (qytet që tani është pjesë e Pakistanit). Që nga ai moment ai nuk do të jetë më në gjendje të përmbajë gëzimin e tij të pamasë të të shkruarit, i cili do të shprehet përmes historive të aventurave, kryesisht të vendosura në Indi. Por në produksionin e tij nuk do të mungojnë poezitë dhe romanet.
Rudyard Kipling, tashmë i famshëm në Indi, ai u shpërngul në Angli në 1889, ku do të ndeshet me shumë rezistencë nga kritikët letrarë, të cilët vuajnë me pakënaqësi të pambuluar dhe me rezerva të nënkuptuara suksesin e atij shkrimtari të ri, i cili, pavarësisht përpjekjeve të tyre për ta denigruar, arrin të emocionojë publikun.
Në atë periudhë ai do të udhëtojë shumë, dhe jo vetëm në atë Lindje që pothuajse e mitizoi. Në fakt, ai kalon një periudhë kohore edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takohet me shkrimtarin Mark Twain, i cili do të ndikojë në mënyrë vendimtare në prodhimin e tij letrar të mëvonshëm.
Më 18 janar 1892 ai u martua me Caroline Starr Balestrier, motrën e një gazetari amerikan me origjinë franceze, Wolcott Balestier, një mik dhe admirues i madh i shkrimtarit. Dhe në Vermont, Kipling kalon disa vite me familjen e nuses.
Caroline, një grua e ndjeshme dhe e kujdesshme, arrin të qetësojë sadopak ankthet e shkrimtarit, e cila gjen tek ai një aftësi të rrallë për mirëkuptim dhe dashuri.
Ajo dëshirë e shqetësuar për të udhëtuar dhe për të njohur botën për Kipling pushon papritur dhe, pasi kishte punuar si korrespondent në Afrikën e Jugut gjatë luftës Anglo-Boer, ai u vendos me gruan e tij në Bateman’s, një vilë që ndodhet në Burwash, në East Sussex, sepse ai është tashmë i rraskapitur nga suksesi i shkrimeve të tij dhe i etur për t’i shpëtuar interesit të gazetarëve dhe admiruesve të tij. Në një nga orët diellore të Batman-it ai ka të gdhendur mendimin e mëposhtëm: “Është gjithmonë më vonë se sa mendoni .”
I konsideruar si një festues i imperializmit britanik, ai shpesh është veçanërisht i ekzagjeruar në lavdërimin e madhështisë dhe nderit të perandorisë angleze, megjithëse është detyrë të theksohet se ai është një fëmijë ëndërrtar i asaj perandorie, i lidhur me mitet e kohës dhe ekzaltimi i saj është për shkak të një vizioni të jetës të zhytur në fantazi. Një botë fantazie, të cilën shkrimtari ndoshta e tërheq për t’u larguar nga realiteti. Në fakt, ajo që është e pamundur të mos duash te Kipling është se ai është i sinqertë, që e nxjerr drejtpërdrejt nga zemra, atë sinqeritet gati fëminor edhe në lartësimin e imperializmit anglez.
Ai nuk i ka mbushur ende dyzet e dy vjet kur, në vitin 1907, iu dha çmimi Nobel për letërsinë me motivacionin vijues: “Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, forcën e ideve dhe talentin e jashtëzakonshëm për rrëfimi që karakterizon krijimet e këtij autori me famë botërore ”. Një çmim mjaft i përzier, sepse emri i tij as që është menduar në listën e shumë kandidatëve zyrtarë që Anglia insiston të prezantojë.
I pa vlerësuar nga shumica e kritikëve anglezë për stilin e tij që i kushton pak rëndësi formës dhe preferon të mos humbasë në përsosjet letrare, Kipling preferon, si në vargje ashtu edhe në prozë, një stil humanist dhe imagjinativ të orientuar drejt veprimit dhe jo detajeve, duke synuar kështu. drejt e në zemrën e lexuesit dhe duke lëshuar emocione të pamasë tek ky i fundit.
Ai nuk kujdeset për prerjen e vazhdueshme të punës së tij. Ai nuk shkruan për t’u vlerësuar nga shkrimtarët. Shkrimi i tij lind nga një nevojë e thellë e shpirtit. Interesi i tij i vetëm është të ngjall emocion dhe magjepsje tek lexuesit e tij.
Dhe, pavarësisht atyre që gjykojnë stilin e tij të vrazhdë, sipërfaqësor dhe retorik, ai fiton çmimin Nobel.
Stili gjuhësor, shpesh i nxjerrë nga gjuha e ushtarëve dhe lundërtarëve, arrin t’u japë një ngjyrim realist tregimeve të tij, ndërsa në tregimet drejtuar fëmijëve, regjistri gjuhësor ndryshon dhe mbështjell butësisht lexuesit e vegjël në hijeshinë e tij të thjeshtë dhe misterioze. Fama e tij lidhet kryesisht me trillimet, me dy ” Librat e xhunglës “, me ” Drita që u shua” , ” Capitani Coraggiosi ” dhe ” Kim “.
Tregimtari i të gjitha veprimeve arrin t’ju marrë frymën për shkak të njëpasnjëshme të shpejtë të ngjarjeve të treguara.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916 humbi djalin e tij të vetëm, Gjonin, jo më shumë se 18 vjeç. Jeta e tij, tashmë e tronditur nga vuajtjet e thella, përfundon pas një sëmundjeje të gjatë, nga e cila ai nuk mund të shërohet, ndoshta për shkak të dhimbjes së asaj humbjeje. Vargu rrëfimtar thahet, por shkrimtari dhe poeti brenda tij nuk shuhet. Të shkruarit për autorin tonë është një mënyrë për të kapërcyer atë ndjenjë vetmie që e kaplojë atë. Të shkruarit është një mënyrë për t’u ndjerë i gjallë. Dhe ai do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa vdekja ta kapërcejë atë më 17 janar 1936 . I varrosur në Westminster Abbey, ai ende konsiderohet si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm anglezë.
Nga lacapannadelsilenzio. Përgatiti: Albert Vataj. / KultPlus.com
Nga kryeqyteti Tiranë, në qytetet historike, duke kaluar nëpër parqet arkeologjike, bregdetin, liqenet dhe malet e pacënuara, ja çfarë duhet të vizitoni në Shqipëri, shkruan Francesca Masotti në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.
Shqipëria është një nga destinacionet më të njohura të udhëtimeve në vitet e fundit. Është afër, por ende “jashtë radarit”.
Plot thesare për të zbuluar. Me disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe dhe shumë vende për t’u vizituar.
Nga qytetet e UNESCO-s në vendet arkeologjike, nga deti në Tiranë, Shqipëria është një surprizë konstante.
Larg prej destinacioneve më komerciale dhe më të njohura, Shqipëria është një thesar i vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi.
Kryeqyteti, Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim. Plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare.
Në veri, malet janë një parajsë për adhuruesit e ecjes dhe vendeve të paeksploruara.
Në jug, megjithatë, plazhet dhe qytetet historike ju lejojnë të organizoni një udhëtim, ku mund të alternoni relaksin me vizitat kulturore.
Në lindje, në kufirin me Maqedoninë e Veriut, shtrihet Shqipëria, e cila është më pak turistike, por plot me thesare për t’u eksploruar pa nxitim.
Ja çfarë duhet të shihni në Shqipëri përveç detit dhe plazheve.
Ku ndodhet Shqipëria
Shqipëria është një shtet në Gadishullin Ballkanik që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën në veri, Maqedoninë e Veriut në lindje dhe Greqinë në jug.
Në perëndim laget nga deti Adriatik në pjesën veriore dhe në pjesën jugore nga deti Jon.
Kryeqyteti, Tirana është qyteti më i populluar, si dhe qendra kryesore administrative, tregtare dhe kulturore e Shqipërisë.
Aty ndodhet Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza”.
Një aeroport i dytë është inauguruar në Kukës, në veri të Shqipërisë, pak km nga kufiri me Kosovën. Në ndërtim e sipër është edhe aeroporti i tretë i vendit, pranë Vlorës.
Shqipëria ka gjithashtu dy porte tregtare dhe turistike, në Durrës dhe Vlorë.
Çfarë mund të bëni në Shqipëri
Shqipëria është një destinacion që ofron aktivitete të shumta në çdo stinë të vitit. Megjithatë vera është koha më e mirë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ka shumë vende për të shkuar dhe gjëra për të bërë në Shqipëri, pavarësisht madhësisë së saj të vogël.
Jugu me plazhet, qytetet e Vlorës dhe Sarandës, parqet arkeologjike dhe qytetet historike, është ideal për ata që e duan detin dhe nuk duan të heqin dorë nga kultura.
Dhërmiu, Gjipeja, Jala, Himara, Qeparoja, Borshi, Lukova dhe Pulebardha janë vetëm disa nga plazhet e mahnitshme nga Vlora në Ksamil.
Adhuruesit e historisë duhet të përfshijnë në axhendën e tyre vizitat në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe në zonën arkeologjike të Butrintit.
Brenda jugut, me Përmetin dhe lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosa, dhe territori deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut është ende kryesisht i paeksploruar dhe autentik.
Korça, Kolonja, Voskopoja, Liqeni i Prespës, Pogradeci dhe Liqeni i Ohrit janë destinacione të paharrueshme për ata që duan të pushojnë dhe t’i shpëtojnë kaosit.
Ata që e duan qytetin dhe argëtimin nuk duhet të mungojnë të kalojnë disa ditë në Tiranë.
Kryeqyteti shqiptar është një nga destinacionet më të gjalla në Ballkan, me muze, galeri, kafene, restorante ku mund të zbuloni më të mirat e gastronomisë vendase.
Megjithatë, nëse preferoni malet, veriu është vendi ideal për ju.
Nga Shkodra, me liqenin me të njëjtin emër, më i madhi në gadishullin ballkanik, duke kaluar përmes Komanit në Theth dhe Valbonë, nuk mungojnë mundësitë për të ecur në shtigje dhe për të eksploruar natyrën më të egër.
Edhe dashamirësit e ushqimit të mirë nuk do të zhgënjehen nga Shqipëria. Pjatat lokale janë të shijshme dhe ngrënia në restorant është ende e lirë për ata që vijnë nga Italia.
Supë, byrekë të shijshëm të mbushur me perime, mish i pjekur në skarë, djathëra, peshk deti, liqeni dhe lumi, ëmbëlsirat dhe pa harruar verën: Shqipëria është destinacioni ideal për të shijuar ushqimet.
Çfarë duhet parë në Shqipëri
Pavarësisht madhësisë së saj të vogël, Shqipëria është plot me destinacione për t’u eksploruar.
Idealja do të ishte të kishit dy javë udhëtim në dispozicion për të nisur udhëtimin nga Tirana dhe më pas të shkoni në një nga tre zonat, në jug, veri ose lindje.
Në fakt, rrugët janë ende të pakalueshme në disa vende dhe vendet që shfaqen afër në hartë mund të arrihen pak më shumë se thuhet me makinë.
Rekomandohet të keni makinën tuaj për të udhëtuar në të gjithë vendin.
Tirana kryeqyteti i Shqipërisë
Kryeqyteti, Tirana është porta e Shqipërisë. Zemra e qytetit është Sheshi Skënderbej.
Në qendër është statuja e heroit shqiptar që mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane në shekullin e XV.
Teatri i Operës dhe Baletit, Banka e Shqipërisë, Xhamia Et’Hem Bej dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë pamje nga sheshi.
Në historinë e saj rrëfehet historia e Shqipërisë që nga epoka paleolitike e deri në ditët e sotme.
Muzetë e Tiranës
Megjithatë, Bunk’Art2 është skena për të thelluar njohjen e historisë së Shqipërisë komuniste gjatë viteve të diktaturës së Enver Hoxhës.
“Shtëpia me Gjethe”, kushtuar veprimtarisë së policisë sekrete dhe spiunazhit gjatë diktaturës, fitoi Çmimin Muzeor të Këshillit të Evropës në vitin 2020.
Galeria Kombëtare e Arteve ka një koleksion të pasur me vepra të piktorëve shqiptarë nga fundi i shekullit të XIX deri në vitet 2000.
Së fundi, në portat e qytetit, Bunk’Art 1 është një muze i ndërtuar brenda bunkerit më të madh anti-atomik në Shqipëri.
Në mbi 100 dhomat e tij tregohet historia e Tokës së Shqiponjave, nga pushtimi fashist e deri te komunizmi.
Piramida, ish-mauzoleumi i diktatorit Enver Hoxha, më vonë bazë e NATO-s gjatë luftës së Kosovës, është shndërruar në qendrën më të madhe kulturore, shkencore dhe teknologjike në Ballkan.
Një shëtitje e shkurtër nga ndërtesa të çon në “Stadiumin Air Albania” dhe Parkun e Madh, mushkërinë e gjelbër të kryeqytetit.
Pak metra larg është Blloku, zona e jetës së natës në Tiranë, e njohur për kafenetë, restorantet, baret dhe veprat e shumta të artit të rrugës.
Në vitet e diktaturës ishte e rezervuar ekskluzivisht për elitën politike dhe nuk lejohej hyrja e të tjerëve.
“Pazari i Ri”, tregu i fruta-perimeve, Kalaja e Tiranës, kalaja e vjetër e Tiranës, janë dy vende ideale për të blerë suvenire të qytetit dhe për t’u çlodhur duke pirë një kafe.
Për më tepër, Tirana është shtëpia e Qendrës Botërore të Bektashinjve, një vëllazëri islame me origjinë sufi e themeluar në shekullin e XIII.
Çfarë duhet të shihni pranë Tiranës
Pak km larg Tiranës, Kruja dhe Durrësi zakonisht eksplorohen brenda një dite nga kryeqyteti.
Kruja Kruja është kryeqyteti i lashtë i vendit me një nga pazaret më të bukura në Ballkan, kështjellën e vjetër, Muzeun e Skënderbeut, atë etnografik dhe hotelin e parë të përhapur në Shqipëri.
Durrësi Durrësi është një qytet me pamje nga Adriatiku, shtëpia e portit kryesor shqiptar. Është kujdestar i vendeve të shquara arkeologjike. Ndër të gjitha, më i njohuri është amfiteatri i cili mund të strehojë deri në 20 000 persona.
Në rrethinat e tij, plazhet e Golemit, me rërë të imët dhe pyje pishe, dhe Kepi i Rodonit me plazhe të egra dhe shkurre mesdhetare, janë shumë të njohura në sezonin e verës.
Vlorë Vlora është pika fillestare për zbulimin e Rivierës jugore Shqiptare e cila përfundon në Ksamil, pak përpara kufirit grek.
Vlora është një ndërthurje plazhesh dhe pikash me interes kulturor. Si manastiri i Zvërnecit me lagunën e bukur përreth, kalaja e Kaninës dhe Parku Kombëtar Detar i Gadishullit të Karaburunit dhe ishulli i Sazanit.
Është një zonë ish-ushtarake me disa nga plazhet më të bukura në Shqipëri, shpella, bunkerë dhe natyrë të pacënuar.
Plazhet e Zvërnecit në veri dhe ato të Orikumit dhe Radhimës në jug janë shumë të njohura për familjet me fëmijë të vegjël, falë ujërave të cekëta.
Bregdeti jugor i Shqipërisë Nga Vlora, duke kaluar qafën malore të Llogarasë, mund të arrini në destinacionet turistike më magjepsëse në jug të Shqipërisë.
Bregdeti është një varg malesh, fshatrash të gurtë, si Dhërmiu, Vunoja dhe Qeparoja. Si dhe plazhet si Gjipeja, Jala, Himara, Qeparoja, Borshi, Lukova dhe Pulebardha, kanione dhe kështjella me pamje nga deti.
Saranda është destinacioni i duhur për ata që kërkojnë jetë të gjallë nate.
Ksamili është resorti bregdetar më i famshëm në Shqipëri, i mbushur me njerëz në pikun e sezonit, veçanërisht në muajin gusht.
Pak km larg Ksamilit, Parku i Butrintit është zona më e rëndësishme arkeologjike në Shqipëri. Mbetjet arkeologjike variojnë nga epoka ilire deri në mesjetë.
Bien në sy teatri romak, bazilika e shekullit të VI, pagëzimorja e hershme e krishterë, Porta e Luanëve dhe kalaja veneciane me muzeun e saj.
Në brendësi të Jugut
Brenda jugut është një varg surprizash. Berati është një xhevahir me shtëpi të mbushura me dritare, kisha, xhami, muze dhe një kështjellë antike, ende e banuar, e cila ofron pamje të këndshme të luginës poshtë.
Fshati Tepelenë përgjatë lumit Vjosa është i famshëm për burimin më të mirë të ujit në Shqipëri.
Tepelena është gjithashtu vendlindja e Ali Pashës, një guvernator shqiptar në kohën e Perandorisë Osmane, i cili mirëpriti njerëz të shquar në oborrin e tij, si poeti anglez Lord Bajron.
Edhe më në brendësi është Përmeti me banjën natyrore të Benjës dhe një nga gastronomitë më të mira në Shqipëri.
Duke vazhduar në jug, Gjirokastra, vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha, është një xhevahir me rezidenca të shekullit të XIX, pazare dhe taverna tradicionale.
Kalaja ofron pamje perfekte me kartolina të qendrës historike dhe maleve përreth.
Shqipëria turistike
Ata që kanë qenë tashmë në Shqipëri dhe duan të zbulojnë vende më pak turistike, duhet të nisen drejt lindjes. Në kufi me Maqedoninë e Veriut, Pogradeci është një qytet me pamje nga liqeni i Ohrit.
Në brigjet e masës më të vjetër ujore në Evropë ndodhen edhe fshatrat Lin, Drilon dhe Tushëmisht.
Në tavernat përgjatë bregdetit hahen pjata me bazë Kurani. Është një peshk i ujërave të ëmbla që jeton vetëm në këtë zonë. Para se ta hani, sigurohuni që të jetë i kultivuar, peshkimi direkt në liqen është i ndaluar.
Duke zbritur, gjen liqenin e Prespës, habitat i shumë kafshëve dhe Korçën, një destinacion kulturor në Shqipëri. Në qendër ka vila të bukura të fundit të shekullit të XIX, pazari i vjetër, katedralja më e madhe ortodokse në vend dhe muzetë interesantë.
Në afërsi të Voskopojës së Korçës, është një fshat i fshehur mes maleve me kisha magjepsëse me afreske.
Shkodra dhe veriu i Shqipërisë
Në veri, Shkodra është një tjetër qytet për t’u eksploruar me qetësi dhe për t’u përdorur si bazë për të zbuluar veriun e Shqipërisë.
Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, kishat, xhamitë dhe kalaja e madhe e Rozafës ia vlen të vizitohen.
Autobusët nisen nga Shkodra dhe ju çojnë në Koman ku mund të niseni në një aventurë me traget në mal.
Peizazhe të pacënuara që ndjekin njëra-tjetrën derisa të arrini në Valbonë, ndalesa ideale për adhuruesit e trekking dhe ecjes.
Një tjetër destinacion për ata që duan malet dhe aktivitetet në natyrë është Thethi, një fshat magjepsës i rrethuar nga pyjet alpine.
Klima dhe koha më e mirë për të shkuar në Shqipëri
Falë klimës së butë dhe diversitetit të territoreve, çdo stinë është e mirë për të vizituar Shqipërinë.
Pa harruar kalendarin e pasur vjetor të ngjarjeve, koncerteve dhe festivaleve që gjallërojnë Tiranën dhe vendet kryesore turistike gjatë gjithë vitit.
Fundi i pranverës dhe i verës, veçanërisht qershori dhe shtatori, janë periudhat më të mira për të vizituar Shqipërinë dhe, në veçanti, plazhet e saj.
Vera është stina ideale për të zbuluar veriun dhe për të organizuar ekskursione në male.
Në dimër temperaturat mund të bëhen shumë të ftohta në veri dhe gjithashtu në zonat e Pogradecit dhe Korçës ku reshjet e borës nuk janë të rralla.
Në dhjetor, qytetet më të mëdha gjallërohen me tregje të gjalla të Krishtlindjeve.
Prej disa vitesh Riviera Shqiptare njihet për organizimin e disa festivaleve interesante, si Festivali “South Outdoor” në Borsh, Kala Festival dhe Joni në Dhërmi.
Korça nga ana tjetër njihet për festën e birrës kushtuar birrës me të njëjtin emër që prodhohet në qytet.
Në Tiranë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit TIFF-Tirana është eventi më i rëndësishëm kinematografik në vend.
Maratona e Tiranës prej disa vitesh është një takim vjetor në vjeshtë.
Panairi i Librit është eventi më i madh shqiptar kushtuar botës së botimeve.
Çfarë të hani në Shqipëri
Ndër destinacionet gastronomike më interesante në Ballkan dhe Evropën Jugore është Shqipëria. Çfarë të hani në Shqipëri?
Përveç byrekut zakonisht të mbushur me spinaq, mish të grirë ose djathë, ka shumë pjata për të provuar.
Qofte me erëza, tavë kosi e bërë me mish qengji, kos dhe miell. Fërgesë dhe një tavë me rikota të kripura, speca dhe domate.
Të shkëlqyera janë edhe specat e skuqur, djathi i dhisë, supa e peshkut, sallatat, mishi i pjekur në skarë dhe patëllxhanët.
Ndër ëmbëlsirat që duhen provuar janë bakllavaja me arra, trileçja me pandispanje, qumësht dhe karamel, dhe sultjash një puding orizi, qumësht dhe kanellë./atsh / KultPlus.com
Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës, William Walker nuk ishte takuar shumë herë me presidentin e parë, Ibrahim Rugovën, aq sa me politikanët tjërë të Kosovës, por një fotografi që ia kishte dhuruar ai kur po kthehej në SHBA, e kujton edhe sot.
Rugova duke ia dhuruar Walkerit një vizatim ku shihet një plak. Ishte plaku që diplomatin amerikan e priste në çdo përvjetor të masakrës në Reçak, deri kur vdiq. Diplomati amerikan tregoi në emisionin “ZEN me Artan Behramin” në T7 se atë fotografi sot e mban “në mes të dhomës së ndejës”.
“Kjo ishte në kohën kur po largohesha dhe ai ma dha këtë foto, të cilën e kam tani në dhomën time të ndejës në Maryland. Ndodhet mu në mes të dhomës së ndejës, dhe sa herë që vjen një shqiptar për të më vizituar, gjithmonë duan të marrin një foto të tillë. Ishte Dr. Ibrahim Rugova që ma dha dhuratën e lamtumirës dhe është fotografia e një burri të moshuar i pleqve të Reçakut, i cili, fatkeqësisht, ndërroi jetë disa vjet më parë. Dhe sa herë që shkoja në Reçak, prej vitit 2000 deri në vitin 2010, ky plak do të më përshëndeste, dhe për disa arsye Dr. Rugova e bëri atë foto dhe unë jam shumë krenar që e kam atë në dhomën time të ndejës”, tha Walker.
Ai tha se fillimisht raportet e tij me Rugovën ishin “shumë formale”, por pas çlirimit tha se “ishte më ndryshe”. Walker e përshkroi Rugovën si “shumë europian”.
“Kur e takova Dr. Rugovën, ai ishte president i Kosovës, i cili ishte zgjedhur në zgjedhje gjysmë zyrtare para luftës. Dhe kur e takova atëherë, isha shef i misionit të OSBE-së këtu dhe takimet tona ishin shumë formale. Mendoj se ai ishte një person mjaft formal, por nuk kam krijuar asnjë lloj miqësie me të, pra si diplomat në vend me një president. Pas çlirimit, e takova atë disa herë dhe ishte më ndryshe…ishte më miqësor dhe kjo foto është një shenjë se ai ishte shumë miqësor me mua dhe kishin një raport më të ngrohtë. Por, siç them, Dr. Rugova, sipas meje, ishte europian, shumë francez, shumë intelektual. Unë nuk jam asnjëri nga ta, bile kam pasur probleme me Francën përgjatë viteve. Por, kishim raporte të mira, dhe kjo foto ishte reflektim i asaj”, tha Walker. / KultPlus.com
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka alarmuar se Kosova do t’i ndalë transaksionet e pagesave me dinarë. Për këtë cështje është në dijeni edhe emisari i BE’së Miroslav Lajçak, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregullore të re që hyn në fuqi nga 1 shkurti, e ku thuhet se valuta e vetme në Kosovë është euro.
“Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”, tha Lajçak.
Lajçak tha se nuk dëshiron të japë asnjë vlerësim për momentin, pas pyetje nga mediat serbe se a përbën ”rrezik” kjo situatë.
“Besoj se nuk do të bëhet e rrezikshme, besoj se do të gjejmë një zgjidhje që sigurisht nuk do të ketë pasoja negative”, tha Lajçak.
Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës dje ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.
Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në rregullore.
Ndërkaq, sa i përket valutave tjera, BQK ka vendosur që të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogarite bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.
Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj.
Autoritetet e Kosovës s’kanë folur për këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka alarmuar në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se me këtë “Kurti shkatërron dialogun për normalizim”.
Vuçiq, të mërkurën është takuar në Zvicër me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai duke folur për media, ka thënë se ka folur me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës dhe me Miroslav Lajçakun dhe se “iu ka kërkuar atyre që ta ndalojnë Kurtin në përpjekjen për ta shkatërruar dialogun”.
Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.
Vuçiq ka thënë se “kjo nënkupton një largim të serbëve nga Kosova”.
Vuçiq edhe dje ka folur lidhur me atë se ka paralajmërime që Qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se Kosova gjithashtu është e gatshme të konsiderojë anulmin pagesave dhe transaksioneve me Serbinë.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/ KultPlus.com
Kosova do t’i ndalë transaksionet e pagesave me dinarë. Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregullore të re që hyn në fuqi nga 1 shkurti, e ku thuhet se valuta e vetme në Kosovë është euro.
Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në rregullore.
Ndërkaq, sa i përket valutave tjera, BQK ka vendosur që të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogarite bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.
Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj. / KultPlus.com
Zoti Pjetër, iu drejtua Ismail Kadareja, Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë ku veç Arbnorit ndodhesha dhe unë e ca të tjerë, a është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë ?
-Po udhëtoj nëpër botë, tha Arbnori, po shoh qytete të kristalta, grataçiela marramendës, autostrada si gjarpërinj të zinj kilometrikë, ura të varura të bukura si nëpër ëndrra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume të arteve figurative me vepra madhështore me tu mbush trupi me mornica. Por rrëqethja estetike që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja; betoni i mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, fije flokësh të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtje nga prangat dhe goditjet, është kryevepra e kryeveprave. Po, i burgosuri dashurohet me qelinë./ KultPlus.com
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit u bë promovimi i librit “Mbi regjinë dhe aktrimin e kënduar në teatrin muzikor” të Luigj dhe Nikolin Gurakuqit.
Nikolini dhe Luigji, at e bir, dy mjeshtra të skenës shqiptare, me një kontribut të çmuar në artin skenik, sjellin eksperiencat e tyre jetësore, studimet e shumta si dhe punën e gjatë në skenë, të përmbledhura në një libër, si udhërrëfyes për artistët dhe regjisorët e rinj.
Në Hollin Koncertor, të TKOB-së, me këtë rast gjendeshin kolegë, miq e studentë të profesor Nikolin Gurakuqit, i cili e solli këtë libër si vazhdimësi të përvojës shumëdekadëshe të tij dhe babait Luigj Gurakuqi.
Ky studim, i pari i ketij lloji tek ne, i filluar nga Luigj Gurakuqi e i vazhduar nga biri i tij, Nikolini, për specifikën e teatrit muzikor, është mbështetur jo vetëm në eksperiencën e brendshme, të operas sonë kombëtare, por edhe në eksperiencën ndërkombëtare të regjisurës dhe aktrimit të kënduar në teatrin muzikor bashkëkohor, duke ju referuar teatrove të mëdhenj operistike të perëndimit dhe lindjes, dhe regjisorëve të mëdhenj botërore.
Promovimi i librit, me herët është kryer edhe në Prishtinë, gjatë një masterclass-e me regjisorin e mirënjohur Nikolin Gurakuqi.
Promovim libri i Nikolin Gurakuqit, TKOB. Fotot nga Agim Dobi./ atsh / KultPlus.com
“Hora Vertikale”, e projektuar nga kompania “OODA Architects” me qendër në Porto, qyteti i dytë më i madh në Portugali pas Lisbos, është një ndërtim i ri rezidencial në Tiranë, sipas një artikulli të botuar në revistën amerikane të arkitekturës dhe dizajnit “Parametric Architecture” (PA).
Projekti përmban ndërtesa të organizuara në një vendbanim vertikal, të frymëzuara nga fjala e lashtë shqipe për fshatin, “Hora”.
Projekti përfshin gjithashtu një park të gjallë dhe pajisje të ndryshme për banorët dhe vizitorët.
“Hora Vertikale” e vendosur në një qytet të madh, synon të krijojë një lidhje të fortë me komunitetin lokal përreth.
Ndërtuesit i kanë dhënë rëndësinë e duhur qëndrueshmërisë duke përdorur materiale me burim lokal nga Shqipëria për të minimizuar gjurmët e karbonit të projektit dhe për të mbështetur ekonominë lokale.
Dizajni i kullave ndërthur elementet urbane dhe rurale dhe pritet të bëhet një pikë referimi ikonë, duke i shtuar një vlerë prezencës vizuale mbresëlënëse dhe ambientit lokal të zonës.
“Hora Vertikale” paraqet lartësi dhe perspektiva të dallueshme nga pamje të ndryshme rreth qytetit, me ndërveprim lozonjar nga afër.
Kompozimet tërhiqen nga rruga kryesore drejt parkut në pjesën e pasme, duke krijuar tranzicionin më të përshtatshëm përsa i përket shkallës.
Projekti synon të ofrojë një interpretim specifik të veçorive të Tiranës, duke paraqitur një skicë të veçantë, por thelbësore dhe autentike.
I gjithë projekti është zhvilluar duke përdorur shtatë lloje të ndryshme kubesh, secili prej shtatë katesh, një lartësi mesatare karakteristike për shumicën e ndërtesave në Tiranë.
Çdo kub mishëron një koncept unik në lidhje me artin dhe është gjithashtu i frymëzuar nga gjuha vendase.
Faza fillestare e ndërtimit përbëhet nga 13 kube, secili me përmasa 22,5 m me 22,5 m në tre lartësi të ndryshme, gjë që i jep përbërjes një profil fluid dhe dinamik./atsh / KultPlus.com
Dje, 556 vite më parë, u nda nga jeta Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405 – 17 janar 1468). Skënderbeu përmbledh një epokë të tërë historike nën emrin e tij. Me Skënderbeun në pozicionin e udhëheqësit të lëvizjes, lufta e shqiptarëve kundër pushtimit osman u ngrit në një shkallë më të lartë e të mirorganizuar, e cila solli një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Ai është përfaqësuesi më i shquar në luftën kundër pushtuesve osmanë dhe në krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës, lidhje e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Rëndësi të veçantë, ai i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike tek të cilat mbështetej lufta. Me fuqizimin e mbrojtjes së brezit kufitar, ai u dha mundësinë viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, forcat e Skënderbeut u angazhuan në çlirimin e viseve të pushtuara, veprim i cili ndihmoi në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Duke kuptuar pabarazinë e theksuar midis forcave shqiptare dhe atyre osmane, ai zhvilloi strategjinë e tij luftarake që bazohej edhe në kërkesën e pareshtur për pjesëmarrje, bërë vendeve evropiane, në luftën kundër armikut të përbashkët.
Bashkëpunimi me shtete si: Republika e Venedikut, Shteti Papal, Mbretëria e Napolit dhe Republika e Raguzës, natyrshëm solli edhe intensifikim të veprimeve financiare me to. Marrëdhënie financiare kanë ekzistuar edhe me Perandorinë Osmane, ku përmendet kthimi, në këmbim të një shpërblimi monetar, i ushtarëve turq të zënë rob gjatë luftës. Veprimet financiare të Skënderbeut me shtetet e huaja kryheshin kryesisht me para në dorë nga kryearkëtari, që shërbente si ministër i financave. Ai mbante llogari mbi të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit.
Principata e Kastriotëve, nën sundimin e Skënderbeut, përfshiu në një shtet plotësisht të pavarur pjesën më të madhe të trojeve shqiptare të pushtuara nga osmanët. Lidhja e Lezhës u bë i pari bashkim politik në shkallë kombëtare në historinë e Shqipërisë. Skënderbeu u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe Komandant i përgjithshëm i saj. Trojet shqiptare mundën t’u bënin ballë vërshimeve të njëpasnjëshme, betejave masive, bllokadave dhe rrethimeve që organizuan Murati II dhe i biri, Mehmeti II, për më shumë se 25 vjet.
Skënderbeu vdiq i sëmurë në Lezhë dhe u varros po aty në vitin 1468.
Simbol i luftës për liri e pavarësi, dhe udhëheqës me vizion të qartë në përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare, për shekuj me radhë, Skënderbeu ka qenë pjesa më e rëndësishme e historisë dhe e dinjitetit tonë kombëtar. Figura historike e Skënderbeut dhe çka ajo përfaqëson ka zënë vend në veprat e shumë artistëve, vendas e të huaj, në skulpturë, pikturë, letërsi e kinematografi, dhe padyshim, nuk mund të mungonte në serinë e kartëmonedhave të emetuara nga Banka e Shqipërisë.
Figura e Skënderbeut ka zënë vend në veprat e shumë artistëve vendas e të huaj, në skulpturë, pikturë, letërsi e kinematografi, dhe padyshim, nuk mund të mungonte në serinë e qarkullimit të parasë shqiptare, si dhe në emetimet përkujtimore.
Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Banka e Shqipërisë emetoi një seri monedhash numizmatike, të cilat i gjeni në shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. / KultPlus.com
Veshjet standarde të zyrës nuk shoqërohen shpesh me veshjet që përdoren për kapimg apo hiking. Megjithatë, në koleksionin e veshjeve për meshkuj të Prada-s vjeshtë/dimër, të shfaqur në Milano të dielën pasdite, të dyja stilet u shfaqën të kombinuara me njëra-tjetrën.
“Ne nuk duam të mendojmë se këto janë rroba për t’u veshur në zyrë ose këto janë rroba që i vishni në natyrë”, tha njëri prej drejtuesve të Prada-s, Raf Simons, i cili iu bashkua Miuccia Prada në krye në vitin 2020.
“Ne duam që të përpiqemi që të shqetësojmë [tjetrin] dhe të vijmë me diçka bashkëkohore.”
Kjo ide u shfaq në veshjet e mprehta dhe trikotazhet e hollë me ngjyra të ndezura, të veshura së bashku me llogore për të gjitha kushtet e motit dhe pallto pune të trashë.
Po ashtu pati edhe pallto me lëkurë delesh me kopsa ari, kapele që i përshtaten kapitenit të një anijeje.
Njëri prej qëllimeve të këtij koleksioni thuhet se është që njeriu me anë të veshjes të ketë një lidhje natyrën.
Nga ana tjetër, këto rroba janë të dizajnuara për t’iu përgjigjur “mjediseve të ndryshme dhe të dallueshme, të brendshme dhe të jashtme”, thuhet në shënimet e shfaqjes. “Ka një ndjenjë të natyrës së jashtme, të aktualitetit të natyrës dhe shprehjes së drejtpërdrejtë të dëshirës për të dalë jashtë, për të përjetuar botën”, thanë nga Prada, shkruan The Guardian./KultPlus.com
Ishte 12 nëntori i vitit 2018, kur ish zonja e parë e Amerikës, Michele Obama publikoi veprën ‘Të bëhesh’, e cila shumë shpejt u shpërnda në mijëra lexues, shkruan KultPlus.
Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë.
Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale.
Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.
KultPlus ju sjell një fragment nga vepra ‘Të bëhesh’ e Obamës:
Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.
Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.
Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë. /KultPlus.com
Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka filluar procesin e punimit të projektit të parë për vitin 2024, përcjell KultPlus.
Regjisore e shfaqjes është zgjedhur Marigona Bekteshi Ferati, ku do të punohet komedia “Një vrasje e vogël aksidentale” nga Jean Pierre Martinez.
Fisnik Ademi, Irena Aliu, Artan Hetemi, Qendresa Kajtazi do të janë aktorët që do t’i jetësojnë personazhet e ksaj vepre.
Asistente regjie është Ardiana Mehmeti. Salla e teatrit “Muharrem Qena” siç dihet është në renovim dhe në këtë rast premiera do të shfaqet në teatrin e Vushtrrisë.
Gjatë këtij viti pritet që të punohen edhe 2-3 projekte tjera./KultPlus.com
Ishte dita e Krishtlindjeve e vitit 1946 kur gangsteri famëkeq i Çikagos Al Capone mori gruan e tij dhe katër mbesat për një shëtitje në molin e vilës së në Palm Island duke shijuar lirinë e tij pas Alcatrazit ku shleu dënimin për shtatë vite për evazion fiskal.
174 artikuj që i përkasin familjes Capone do të dalin në ankand në California ku midis tyre fotografi personale, armë zjarri, bizhuteri, etj.
Ora e xhepit Patek Philippe prej platini e diamanti është e vlerësuar të shkojë deri në 50,000 Dollarë, ndërsa pistoleta e tij e preferuar Colt 45 në 150,000 Dollarë.
Diane Capone, 77 vjeç, e dyta nga katër mbesat e gangsterit tha se vendimi për të shitur sendet erdhi për shkak të moshës dhe zjarreve në Kaliforninë Veriore.
Deri më tani në ankand janë regjistruar 1.000 ofertues ndërkohë që Diane tha se shpresonte që këto objekte të zbulonin anën njerëzore të gjyshit të saj, në vend të dhunës së pamëshirshme të Çikagos së viteve 20 ku ai mori edhe famën.
Artikulli që ilustron më shumë këtë, tha ajo, është një letër personale që Al Capone i shkroi djalit të tij, Sonny nga Alcatraz e vlerësuar 50,000$.
“Është një letër kaq e bukur. Këto nuk janë fjalët apo idetë e një njeriu që është një gangster i pamëshirshëm. Këto janë fjalët e një babai të dashur”, tha ajo./KultPlus.com