Përse Harris, Obama dhe Hillary Clinton u veshën në vjollcë në inaugurim?

Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.

Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.

Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill, transmeton KultPlus.

Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.

Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.

Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.

Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re. / KultPlus.com

Obama në datëlindjen e bashkëshortes: Çdo moment me ty është bekim

Datëlindjen e 57-të të Michelle Obamës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia ka uruar me fjalë të veçanta, shkruan KultPlus.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një urim, teksa ka pasur fjalë të përzgjedhura për bashkëshorten e tij.

“Urime ditëlindjen dashuria ime, partnerja ime dhe shoqja ime më e mirë. Çdo moment me ty është bekim. Të dua Miche”, ka shkruar Barack Obama.

Çifti Barack dhe Michelle janë martuar në vitin 1992 dhe janë prindër të dy vajzave, Malia 22-vjeçare dhe Sasha 19-vjeçare. / KultPlus.com

Washington, DC – January 20, 2009 — United States President Barack Obama first lady Michelle Obama walk in the Inaugural Parade in Washington, D.C. on Tuesday, January 20, 2009. Credit: Ron Sachs – Pool via CNP

Michelle Obama thotë se rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë

Ish-zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama përmes një deklarate në Twitter rreth trazirave të djeshme në Kongres u ka bërë thirrje mediave sociale të bllokojnë presidentin Trump përgjithmonë nga platformat e tyre.

“Tani është koha që kompanitë e Silicon Valley të ndalojnë mundësimin e kësaj sjellje monstruoze – dhe të shkojnë edhe më larg sesa kanë bërë tashmë duke ndaluar vazhdimisht këtë njeri nga platformat e tyre”, tha ajo.

Deri më tani Trumpin e kanë bllokuar rrjetet sociale përkohësisht. /Express/ KultPlus.com

Gallup: Donald Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.

Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin.

Për krahasim, vetëm 15 përqind e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.

Përgjigjet u ndanë kryesisht përgjatë vijave të partisë, me Republikanët që thanë se admironin Trump dhe Demokratët Obaman.

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA.

Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci./ /atsh/ KultPlus.com

“Michelle ishte e trishtuar dhe e zemëruar”, Barack Obama tregon si e shpëtoi martesën pas presidencës

Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi martesën e tij me Michelle Obama.

Ndërkohë, së fundmi, në një intervistë të re me People, Barack diskutoi më tej për stresin nën të cilin ishte Michelle dhe si ata e rregulluan lidhjen e tyre pas daljes nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas Barack, problemet e tij të martesës ishin “e vërteta e kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë”, duke shtuar: “Michelle besonte shumë në punën që bëja, por ajo ishte më skeptike në lidhje me politikën dhe më e kujdesshme për sakrificat ndaj familjes.”

Ndërsa, ish-Zonja e Parë është më e lidhur me streset familjare dhe politike, Barack tha se është tipi që thotë: “S’ka problem. Do shkojë mirë”, pra, prirem të shqetësohem më pak”.

Sidoqoftë, Obama mendon se marrëdhënia e tyre ia doli të mbijetonte mirë për tetë vite në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se ne kemi dalë të plotë prej atij vendi. Patëm gëzime të mëdha në Shtëpinë e Bardhë. Nuk ka patur kurrë një moment, kur nuk e kemi kuptuar se çfarë privilegji i jashtëzakonshëm ishte të ishim atje. Më e rëndësishmja, fëmijët tanë dolën të paprekur dhe ata janë të mrekullueshëm, të mirë, kreativë dhe mendojnë për të tjerët. Pra, të gjitha këto janë një lloj lehtësimi.”

Ish-presidenti thotë se e dinte që gjërat duhej të ktheheshin në rrugën e duhur mes tij dhe Michelle.

“Gjatë kohës që ishim atje, Michelle ndjente një tension të madh. Presioni, stresi, nevoja për të rregulluar gjithçka, nevoja për të qenë “gati” në çdo moment. Ka patur raste kur mendoj se ajo ishte e irrituar, e trishtuar ose e zemëruar, por e dinte që kisha Afganistanin ose krizën financiare për t’u shqetësuar, kështu që nuk më tregonte gjë.”

Gjërat u përmirësuan sapo dy mandatet e tij u mbyllën.

“Ishte sikur kishim mbajtur frymën për shumë kohë dhe më në fund, e lëshuam. U desh pak kohë që ajo të më tregonte se si ishte ndjerë, por ajo vendosi të fliste me mua dhe më në fund, ishte në gjendje të merrte frymë dhe të relaksohej.”

Ai vazhdoi: “E dini fjalën e urtë: “Nëse mamaja është e lumtur, të gjithë janë të lumtur”. Kjo vlen shumë për familjen tonë.”

Duke shkuar më tej, ai zbuloi se Michelle “ka qenë më e relaksuar dhe më e lumtur që kur kemi lënë detyrën”, dhe “kjo na lejoi të shijonim thjesht dashurinë e thellë që vjen me një martesë kaq të gjatë, por gjithashtu të bëhemi përsëri miq”.

Vajzat, Malia dhe Sasha Obama, tani dy studente kolegji, janë gjithashtu në gjendje të pushojnë.

“Tani që vajzat tona u rritën dhe ne nuk kemi më aq shumë shqetësime për to, unë dhe Michelle mund të qeshim dhe të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.” / KultPlus.com

Michele Obama: Ime ëmë më pati mësuar si ta përdor zërin tim

Ishte 12 nëntori i vitit 2018, kur ish zonja e parë e Amerikës, Michele Obama publikoi veprën ‘Të bëhesh’, e cila shumë shpejt u shpërnda në mijëra lexues, shkruan KultPlus.

Në këtë libër, për herë të parë, Michelle Obama përshkruan fillimet e martesës, vështirësitë për të gjetur një ekuilibër mes karrierës, familjes dhe ngjitjes së vrullshme të të shoqit në politikë.

Na zbulon debatet e tyre lidhur me mundësinë për të konkurruar për presidencën e Shteteve të Bashkuara dhe na rrëfen për popullaritetin që përjetuan dhe për kritikat që morën përgjatë fushatës elektorale.

Me finesë, sens humori dhe një sinqeritet të pazakontë, Michelle Obama përshfaq gjithë jetën e një familjeje që, krejt befasisht, u ndodh nën dritat e projektorëve dhe përballë gjithë botës, si dhe tetë vitet më domethënëse në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo e njohu më mirë vendin e saj, por edhe vendi i saj e njohu më mirë atë.

KultPlus ju sjell një fragment nga vepra ‘Të bëhesh’ e Obamës:

Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time. Im atë, Fraser-i, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.

Ime ëmë, Marian-a, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim. Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.

Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur. Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte. Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete. Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë. /KultPlus.com