Mickey Mouse është 90 vjeç!

18 Nëntor, 2018 - 10:58 am

Për herë të parë, karakteri dhe maskota e Walt Disney Company doli në skenë në vitin 1928 dhe u shndërrua në njërin prej personazheve më të dashur për të gjitha gjeneratat.

Mickey u bë i pari personazh i animuar që morri yllin e famës në Ëalk of Fame në Hollivud. Mickey zakonisht paraqitet afër me Minnie Mouse – e dashura e tij, qenit të tij Pluto dhe shokëve Donald Duck dhe Goofy.

Disney ka hapur një ekspozitë në Mahnattan, për të festuar këtë përvjetor. / KultPlus.com

Të ngjajshme