Gazeta greke më 1879: Ali Pashë Gucia ka refuzuar që Plava dhe Gucia t’i jepen Malit të Zi

Nga Aurenc Bebja 

“Le Globe” ka botuar, të dielën e 21 dhjetorit 1879, në faqen n°4, rrëfimin e gazetës greke “Neologos” për Ali Pashë Gucinë dhe ndërhyrjen e tij asokohe për të mbrojtur territoret e Plavës dhe Gucisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Lidhja shqiptare, askush s’bën sikur nuk është në dijeni të saj në Kostandinopojë, pra nuk është një mit, ne hasim një provë goditëse të saj në faktet e mëposhtme të raportuara nga gazeta greke “Neologos” :

Një mysliman, Ali Beu, i cili ka një influencë të madhe, së fundmi mblodhi në një takim të madh mes shqiptarësh, bashkatdhetarët e tij, në “Bodchi – Guci”, një fshat fqinj të Plavës. Njëzëri, të gjithë të pranishmit votuan deklaratën e mëposhtme :

“Sulltani dhe fuqitë duhet të paralajmërohen se kombi shqiptar, për asnjë arsye të vetme, nuk do të mbështesë që rrethet (distriktet) e Gucisë dhe të Plavës t’i jepen kujtdo : këto janë me të vërtetë çelësat e pozicionit ushtarak të Shqipërisë së Epërme. Kombi shqiptar u bën thirrje fuqive që nënshkruan traktatet e Berlinit për të kompensuar Malin e Zi me pjesë të tjera territoresh.

Shqiptarët vetë janë të gatshëm t’u japin atyre kompensim monetar. Në rast se, të gjitha ndërhyrjet mbi këtë temë bëhen të padobishme, Porta duhet të mësojë se kombi është i vendosur të mbrojë krahinat e lartpërmendura me të gjitha përpjekjet e tij.”

Për më tepër, po i njëjti Ali Bej urdhëroi guvernatorin e Shkodrës pothuajse në të njëjtën kohë të parandalojë hyrjen e trupave osmane në Plavë dhe Guci. Vetë mullahët (hoxhallarë me shkollë), në këtë rrethanë, nxitën popullin për të bërë një demonstrim për ruajtjen e integritetit të territorit shqiptar. Çrregullimi u bë shpejt kërcënues dhe ushtria mori urdhërin të përdorte armët në rast nevoje.

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-greke-1879-ali-pashe-gucia-ka-refuzuar-qe-plava-e-gucia-t-i-jepen-malit-te-zi-dhe-ka-urdheruar-guvernatorin-e-shkodres-te-parandaloje-hyrjen-e-trupave-osmane-ne-kete-vend-deklarata/.

‘Taksa e Karantinës’ që u aplikua për 50 vjet në tokat shqiptare

Shqipëria është përballur disa herë më epidemi, kryesisht murtaje dhe kolere. E, në këtë kushte ka aplikuar edhe karantinën si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Madje, për rreth 50 vjet në pikat kufitare të Shqipërisë paguhej edhe Taksa e Karantinës që u merrej udhëtarëve, anijeve dhe paguhej edhe për mallrat.

Bashkë me këtë taksë paguhej edhe taksa tjetër që njihej si Taksa Veterinare që merrej për kafshët dhe produktet e tyre.

Ekzistencën e kësaj takse e përmend Haxhi Shkoza te “Financat e Shqipnis’” ku evidenton se ajo erdhi si rrjedhojë e masave që u aplikuan në të gjithë Perandorinë Osmane.

“Taksa e karantinës është marrë në bazë të ligjit të datës 31 maj 1871 nga Administrata e Karantinës duke nxjerrë dhe shpenzuar vetë pa qenë paraparë në buxhetet e shtetit. Kjo taksë quhej dikur ‘Taksë Shëndetësije Personale’ dhe merrej prej udhëtarëve, anijeve e sendeve. Një taksë tjetër e ngjashme ishte taksa veterinare e emërtuar ‘Taksë Shëndetësije Shtazore’ dhe merrej përkundrejt shërbimit veterinar mbi kafshët dhe lëndët e tyre, kur ato kalonin në vende të caktuara tokësore ose detare”, shkruan Haxhi Shkoza.

Taksa që duhej paguar ishte e kategorizuar në madhësinë e anijeve duke nisur nga tr grosh për anijet që mbanin ngarkesa deri në një ton dhe 36 grosh në maksimum për anijet më të mëdha se shtatë ton. Tarifat për t’u paguar ishin aq të detajuara sa parashikonin edhe pagesën që duhej bërë për dezinfektimin e rrobave mbi bazën e shkallës së vështirësisë që duhej për dezinfektimin e tyre.

Sipas Shkozës, legjislacioni financiar i mësipërm u pranua edhe nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe duhet të jetë mbajtur në fuqi edhe gjatë kohës së pushtimeve të huaja pas 1915 deri në 1919. Si argument për këtë, Haxhi Shkoza thotë se mund të paraqitet buxheti i Prefekturës së Vlorës bërë deri në vitin 1920 nga ish sundimi Italian në të cilin shihen këto shënime: “Taksë dhe e drejtë ankorazhi për barkat dhe velierat e akostuara në kapitenerinë e portit dhe gjirin e Vlorës. Të drejta për vizita shëndetësore të anijeve që akostohen në gjirin e Vlorës”.

Kjo taksë ka funksionuar në portet shqiptare deri në dhjetorin e vitit 1920 kur me një vendim të qeverisë së kohës u ndalua mbledhja e taksave veterinare duke u theksuar se nuk do të mblidhej më as Taksa e Karantinës.

Ndërkohë, pak më vonë taksat veterinare janë ridimensionuar, por nuk u diskutua më për Taksën e Karantinës, duke lënë në fuqi vendimin për mos mbledhjen më të saj. në ligjin për shërbimin veterinar fundit të viteve ’20 theksohej detyrimi për dezinfektimin e kafshëve që vinin nga jashtë dhe për ndërtimin e vendeve të karantinës e dhomave të dezinfektimit për to.

Në ligjin për Organizimin e Shëndetësisë Publike të 16 qershorit të vitit 1927 urdhërohej se në çdo port të vendit funksionojnë zyrat e Shëndetësisë Detare, stacione e roje shëndetësie.

Gjithashtu në vende të posaçme krijohen edhe lazareta d.m.th. stacione shëndetësore për karantina. Qëllimi i tyre ishte të mbronte pasurinë blegtorale të vendit nga sëmundjet ngjitëse. /scan/ KultPlus.com

15 Maji – Dita Botërore e Familjes

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 maj shpalli Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.

Në këtë ditë, në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, që kanë për qëllim të tregojnë zona të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet por që këtë vit është ndryshe për shkak të pandemisë COVID-19.

Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.

Megjithëse pandemia ka bërë që të mos ketë aktivitete masive, gjithsesi e njëjta ka ndikuar të kalojmë më shumë kohë me familjet. / KultPlus.com

Ministri i Turizmit i Shqipërisë: Besoj që qershori do t’i gjejë të hapur kufijtë me Kosovën

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, ka thënë që kufiri i parë që synojnë të hapin është ai me Kosovën.

“Nëse do të ketë një kufi të parë që do të hapet, do të jetë kufiri me Kosovën. Besoj që qershori do na gjejë me kufijtë e hapur. Duhet ta pranojmë që nuk po jetojmë në një situatë normale”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

“Për ne do të ishte jashtëzakonisht e nevojshme, që do të kishte një hapje dypalëshe të kufirit, për sa i përket sektorit të turizimit dhe lëvizjes së lirë. Jemi një dhe kemi shumë karakteristika të përbashkëta”.

Megjithatë sipas Klosit, nuk duhet nxituar që të mos ketë gabime që do na kthejnë në situata të vështira me pandeminë.

“Ekspertët shëndetësorë do të marrin vendimet. E para është jeta e qytetarit, do të vazhdojmë ta theksojnë këtë”.

Klosi ka theksuar që pushimet duhet të bëhen nën respektimin e masave mbrojtëse.

“Sa i përket pushimit, padyshim është një mjet relaksi. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk është vetëm pjesa e relaksim por është një industri tërë që jeton me këtë biznes. Në Shqipëri ka rreth 95 mijë të punësuar direkt në sektorin e hotelerisë dhe turizmit”.

Jeton Kelmendi boton librin “Një ardhje tjetër”

Doli nga shtypi vëllimi më i ri poetik, i autorit Jeton Kelmendi “Një ardhje tjetër”, në edicionin IWA “BOGDANI”.

Një vëllim poetik, sikur e ka në unin e tij autori, të manifestohet në kohë, në perspektivën e trajtimit të dukurive që e rrethojnë njeriun, dhe ky kompleksivitet artistik me vlerë i sillet në tërë opusin e tij, tashmë një legjitimitet i njohur i këtij autori. Kur lexon këtë autorë, me theks të veçantë në librin e fundit të tij “Një ardhje tjetër”  sa me ngulmë është rezistenca ndaj pushtimit të vërtetës, sikur mëton të thotë poeti, shikoje në fytyrë të vërtetën, vetvetiu demaskohet shëmtia.

Jeton Kelmendi tani më ka strukturim të tij poetik, ka ngjizje që e dallon nga shumë krijues duke qenë në koherencë me çdo varg që shkruhet diku në botë, pasi që ai jeton bashkë me poezinë botërore, novative dhe sikur të thuash me metaforën e universalizmit, i përkthyer në shumicën e gjuhëve që i flet njerëzimi, për tu bërë emri e poezia e tij gjuhë komunikuese artistike e humane.

Ndonëse poezia është mjet shumë i mirë për ta shprehur dashurinë, reagimin, pse jo sugjerimin, nuk e di te kush më tepër se te poetët shprehet organikisht dhimbja po aq sa dashuria. Kelmendi, shkaqet që bëhen subjekt dobësie në shoqëri, aty ku jetojmë cilësohen si pasojë e mendjes, duke mos e zotërua cilësinë tonë që na e falë natyra. Dhe këtë e reflekton gati në tërë librin, me identitetin e tij shpirtëror duke shpërthyer ndaj sajimeve që na veshen të vrazhda dhe ai është kërkues që nga poezia e parë “Nuk dilet në një kohë tjetër”, duke kërkuar një tjetër kohë, një tjetër derë me shpresën. Çka e konverton besimin në pabesi? Këtë pyetje e bën shpesh autori, në pjesën më të madhe të këtij libri, kur shoqëria mbahet në grimca, dikush humbës e dikush fitues.

Dinjiteti krijues e studiues i Visar Zhitit, nxjerr mendimin se ky libër, “Është një arritje në urbanistikën e poezisë. “Urbanistike”, thotë Zhiti, ngase, – poezia e tij është qytetare, ndjehet në shtëpinë e vet jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, Shkup e Ulqin e më gjerë në Ballkan, por dhe në Bruksel, ku Jetoni edhe jeton e punon në një pjesë të mirë të kohës, po kështu dhe në metropole të tjerë të Europës, ku ai shpesh ftohet në festivalet ndërkombëtare të poezisë. Zhiti ka mendimin se “Vargjet e reja të Jeton Kelmendit japin një drithërimë të brendshme, të thellë. Ato sintetizojnë dramacitetin e luftës, me dikotominë e fajtorit dhe të pafajsisë, duke i kundërvenë vdekjes lirinë dhe në mes është fjala biblike “pagëzim”. Pikërisht kjo mbart shpresën e ringjalljes, emrin dhe mbiemrin e vetë jetës.

Vëmendjn ndja këtij krijuesi e kanë në spiranca të ngulura thellë krijues nga të gjitha kontinentet dhe gjuhët botërore që japin mendime të publikuara dhe të bazuara në vrojtimin e tyre. Poeti italian Dante Maffia thotë se “Jeton Kelmendi ka një personalitet të pasur, interesat e tij janë të shumëfishta dhe si pasojë poezia e tij është e mbushur, aq sa ndonjëherë ke përshtypjen që kemi të bëjmë me magjinë e një kamionçine me zjarr që kalon fushat e rrugët e përhap zjarr në të gjitha drejtimet. Është mjaft bukur kur Jetoni prek ezoterizmin pa u ngopur nga hijeshia e së pa parashikueshmes; shumë bukur kur vena e tij surreale gjen shifrën e përshtatshme për të treguar pastërtinë e fantazisë së tij dhe e vendos brenda qarqeve të shkurtra aderimet ideale, fermentet e shpirtit, dëshirat”.

Susana Roberts nga Argjentina, ka mendim të prerë se “Jeton Kelmendi është një poet bashkëkohor Shqiptar, shumë i njohur dhe prolifik në median letrare dhe të shkruar në Evropë, ndaj këtë mendim për të e bindur se vepra e ti është kapitale për poezinë në përgjithësi”

Janë me dhjetëra konstaitme e mendime të shkrimtarëve botërorë që janë shprehur dhe kanë bërë hulumtime kritike për poezinë e tij pasi që edhe është i prezantuar në aq shumë gjuhë dhe shtete me botime të veçanta e viluminoze.

Disa mendime tjera që janë dedikuar opusit poetik të Jeton Kelmendit.

 Prof Emeritus Erneso Kahan Nobelis pë paqe 1985: “Kelmendi është neo-modernist në strukturën formale të këtyre poezive. Ai iu jep atyre fuqi të jashtëzakonshme, që e godasin ndërgjegjen njerëzore dhe zgjerohet me përsëritje metaforike dhe e bën këtë me një kapacitet mbresëlënës për sintezë. Poezia e tij duket e bukur dhe pushtuese, si ajo e poetëve madhështorë. Emri i këtij autori do të jetë midis poetëve më të rëndësishëm të shekullit 21”.

Prof. Dr. Lee Kuei-shienTajvan) Kandidat NOBEL për letërsi: Krijimi i poezisë nga poeti kosovar Jeton Kelmendi në njërën anë, ai ka përjetuar historinë e trishtuar të vendit dhe familjes së tij, dhe në anën tjetër, ai ka zhvilluar arritjet e tij akademike, të cilat e bëjnë atë të aftë të hulumtojë qenien e jetës, të ndjekë kuptimin e esencës së dashurisë dhe të mendojë për vizionin e së ardhmes”.

Ion Deaconescu, Rumani:I ndodhur në pragun e maturitetit të tij artistik, Jeton Kelmendi e ka pasuruar poezinë e Europës (aq egoiste dhe globalizuese), me vargun e tij jashtëzakonisht të gdhendur e të latuar (porsi një diamant i çmuar), me meditimet e tij interogative për destinin e njeriut dhe të planetit, duke e aureoluar dashurinë, emocionin dhe të bukurën që gjendet në çdonjërin prej nesh, në kohën kur duhej të vijë poeti dhe t’i nxjerrë në dritë, nëpërmjet fjalëve të lindura madje nga mishi e gjaku i tij”.

Libri “ Një ardhje tjetër” ka nëntëdhjetë e pesë poezi, që janë shkruar viteve të fundit, jo larg, por gjatë udhëtimeve të tij duke përshkruar edhe ato ngjarje me data dhe vende ku janë zhvilluar. Gjeografia poetike tij është e globit dhe e universit njerëzor, duke e bërë shumë humane. Së fundi, koha kur njerëzimi u gjend në heshtje varri, me epidemiologjinë e fundit në pandemi, poetit nuk i shpëton dhimbja e shprehur nda kësaj kanosje të rrezikshme. / KultPlus.com

                                                                              Engjëll I. Berisha

Apoteoza e shembjes

Nga Ardian Vehbiu

Është bërë publik një “Projektvendim” i Bashkisë së Tiranës, i nënshkruar nga kryetari Erion Veliaj, për “shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar,” si akt i fundit i një drame të fundit që po luhet në truallin e atij Institucioni. Tani që pronësia mbi truallin u transferua, si një letër bixhozi çfarëdo, nga njëra dorë autoritare në tjetrën, me sa duket vullneti i asaj pjese të shoqërisë civile, që kërkonte dhe aq gjatë luftoi për ruajtjen e ndërtesës, do të shpërfillet përfundimisht.

E kam shkruar më parë (NJË ZGJIDHJE PËR TEATRIN) dhe po e përsërit, se arsyet teknike që janë sjellë për amortizimin e ndërtesës së Teatrit, përligjin ndërhyrjet restauruese nga ana e “pronarëve” të saj, por jo prishjen. Ndërtesa mund të ngrihej nga e para, mbase edhe me teknologji të ngjashme, pa i prekur asgjë formës së saj, strukturës, konfigurimit, manipulimit që ajo i bën hapësirës, raporteve që ka vendosur me publikun në kohë dhe me qytetin; dhe pamjes në kontekstin urban të qendrës së Tiranës. Edhe pse arkitektë dhe historianë të kulturës kanë vënë në dukje vlerat edhe historike të ndërtesës si të tillë, mbase vjetrimi i saj mund ta përligjte restaurimin me themel – por jo prishjen.

Rrafshimi i këtij monumenti kulture dhe simboli për jetën kulturore të Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me një ndërtesë tjetër, si gjest tipik modernist i krahasueshëm me prishjen e Stadiumit Kombëtar dhe të monumenteve të tjera urbane në Tiranë është edhe më fashist, për nga frymëzimi dhe filozofia, se motivet që patën çuar në ngritjen e ndërtesës dikur.

Vlerat dhe magnetizmin selisë së Teatrit Kombëtar nuk ia kanë dhënë materialet e përdorura nga ndërtuesit fillestarë, por ngjarjet kulturore që kanë ndodhur aty, në rrjedhë të viteve dhe që i kanë blatuar një aurë të vyer, e cila nuk do të mund të zëvendësohet dot. Por restaurimi i imtë i ndërtesës, për t’ia ruajtur formën dhe strukturën, do t’i jepte asaj selie një jetë të re, për shekullin XXI dhe më pas.

Përndryshe, “shembja” tani e ndërtesës së Teatrit, kësaj copëze të Tiranës kulturore ku për dhjetëra vjet u ruajt sadopak diçka e mirë dhe e çmuar, në mes të së keqes, vjen edhe si konkluzioni logjik i kitsch-it kulturor të pashembullt, me të cilën u trajtua trashëgimia kulturore në Shqipëri, nga dyshja Rama-Kumbaro.

Që një institucion i pushtetit lokal, si Bashkia, merr tani një vendim për SHEMBJEN e një monumenti kulture, kjo nuk mund veçse të konfirmojë se pushteti i sotëm vazhdon ta adoptojë SHEMBJEN si politikë kulturore dhe urbane të dorës së parë – në bazë të një filozofie të zëvendësimit të vlerave që është pak ta quash të gabuar.

Qendra e Tiranës së sotme është ndarë më dysh mes gërdallave dhe monumenteve të degraduara, nga Pallati i Kulturës te Hotel Dajti dhe Piramida; dhe kontributeve të reja arkitektonike, herë të mbaruara dhe herë të pambaruara, që nuk i thonë asgjë qytetit, sepse nuk arrijnë të hyjnë në lidhje as mes tyre, as me Tiranën ekzistuese. Nuk krijojnë dot as kontekst, as sintaksë. Janë firma e shumicës në pushtet mbi një shgarravinë, që është projekti i tyre për Tiranën nesër. Prandaj te ky obsesion politik nuk mund të mos shohësh dëshpërimin e një projekti, atij të Rilindjes, të dashuruar pas shembjeve dhe tabula rasa-ve; dhe që nuk ka ditur dhe as ka dashur të komunikojë me shoqërinë civile, përveçse me arrogancë.

Këta që do të shembin nesër selinë e Teatrit, nuk e kanë inatin me një ndërtesë historike me gjasë të amortizuar dhe të papërshtatshme për funksionin që duhej të kishte: synimi i tyre është t’i tregojnë publikut të kulturës dhe gjithë qytetarëve se janë gati PËR TA SHEMBUR çdo lloj kundërshtimi sistematik, që u bëhet politikave të tyre, në kulturë dhe gjetiu.

Theksi është pra te SHEMBJA, jo tek Teatri. Prandaj edhe te vendimi bashkiak i tanishëm, sikurse tek i gjithë gjakimi politik që i ka paraprirë, nuk ka asnjë shenjë dashurie për Tiranën, teatrin dhe kulturën bashkëkohore në Shqipëri, madje as edhe të llojit paternalist; por vetëm një vullnet të ftohtë, sadist, për të çuar deri në fund dënimin me vdekje të një monumenti që, të paktën për një pjesë të qytetarëve kulturëdashës, ishte shndërruar në simbol të rezistencës ndaj prishjes dhe harresës.

Për shoqërinë civile, përpjekjet e përditshme, disavjeçare, në mbrojtje të selisë së Teatrit Kombëtar shërbyen edhe si shkollë e shkëlqyer për konstituimin e një lëvizjeje qytetare me frymëmarrje të gjerë. Nëse pushteti synon që me prishjen e godinës së Teatrit, ta shembë edhe gjithë ç’ka arritur të ndërtojë kjo lëvizje, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe sidomos politike në Shqipëri, atëherë shoqërisë civile nuk i mbetet veç të provojë të kundërtën.

Ky nuk është fundi i teatrit si art; teatri tek e fundit mund të luhet edhe në rrugë, edhe në shtëpi, edhe në park, edhe në një fabrikë a magazinë të braktisur, edhe online (në Facebook). Por mbase do të jetë fundi i një konceptimi specifik të marrëdhënieve mes shtetit dhe kulturës, mes shtetit dhe artistëve, mes shtetit dhe kujtesës historike – ose kur do të kuptohet, në masë, se artistët dhe të gjithë operatorët e kulturës duhet ta marrin vetë në dorë atë që u takon, përfshi këtu edhe administrimin e fondeve publike përkatëse. Për të ardhur keq, megjithatë, që një ballafaqim i tillë erdhi si epilog i një programi kulturor të mbrapshtë, të çuar përpara nga një klasë pushtetarësh tek e cila artistët, krijuesit dhe kulturëdashësit patën shpresuar aq shumë në krye.

Një rrëfim ndryshe: “Zonja e hekurt” Madeleine Albright tregon sekretet e jetës dhe pengjet ndër vite

Në administratën aktuale amerikane, zyrtarët e vjetër vijnë dhe shkojnë me një frekuencë të tillë, saqë është e vështirë të mbahen mend. Por kur Madeleine Albright u emërua Sekretare e Shtetit nën kohën e presidentit Bill Clinton në viti 1997, ajo rrëzoi një numër konceptesh të vjetra mbi atë që do të thoshte të ishe një “burrë shteti”. Jo më pak për shkak të faktit, që Albright ishte gruaja e parë që merrte këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Inteligjenca, këmbëngulja dhe humanizmi i Albright në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme gjatë mandatit të saj 4-vjeçar, janë tashmë të mirënjohura. Dy dekadat e fundit, ajo mban leksione në universitete, shkruan libra, mbron shtyllat themelore të demokracisë, të drejtat e grave në mbarë botën, dhe në çdo rast na kujton se arti i diplomacies, ka të bëjë me të dëgjuarit por edhe me të folurit.

Libri i saj me kujtime “Ferri dhe destinacione të tjera”, përshkruan të gjitha aktivitetet e saj publike dhe private të 20 viteve të fundit. Albright sot 82-vjeçe, flet në këtë intërvistë mbi jetën si lektore në universitet, parimet e diplomacisë së mirë, problemet e globalizimit dhe teknologjisë, dhe pengun që ka në lidhje me 3 vajzat e saj…

Çfarë ju nxiti ta titulloni librin tuaj të fundit “Ferri dhe destinacione të tjera”?

E kam bërë këtë për 3 arsye. Së pari, gjithçka që duhet të bëni sot është të shihni lajme. Nëse nuk zgjohemi shpejt dhe fillojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe, Ferri është pikërisht aty për ku jemi drejtuar. Arsyeja e dytë, ka të bëjë me një thënie që mund ta keni dëgjuar:Në Ferr ka një vend të veçantë për grate, që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeja e tretë, është se titulli ideal mund të ishte “Parqet dhe rekreacioni”, por ai është përdorur tashmë.

Ky është libri juaj i shtatë, cili ishte ndryshimi në shkrimin e këtij libri nga të mëparshmit?

Ky është libri i tretë, që përshkruan se si ka qenë jeta ime. Këtë e shkrova e nxitur nga njerëzit që më pyesnin vazimisht mbi atë që po bëja, dhe si arrija ta përballoja ritmin e jetës. Pasi njerëzve, unë u dukem shumë e çuditshme. Sapo zbrita nga avioni në një rast, mbikëqyrësi i fluturimit më pa dhe tha:”A mund të jem i pasjellshëm, dhe t’ju pyes sa vjeçe jeni?”. Unë mendoj se njerëzit presin që unë ta mbyll gojën në këtë pikë!

Njerëzit janë të fiksuar pas kulturës rinore. Ju flisni në libër mbi moshën e tretë. Si e luftoni plakjen?

Unë mendoj se ka gjithnjë klishe, Mosha vetëm një numër, dhe varet nga ajo se si ndihesh dhe çfarë bën. Në rastin e brezit tim – ose të paktën për mua – u desh shumë kohë që të ndihesha e moshuar. Unë kam qenë gjithnjë 10 vjet më e moshuar se të gjithë të tjerët, pasi u martova shumë herët.

Linda fëmijën e parë kur isha 24-vjeçe, dhe m’u desh një kohë e gjatë që të merrja doktoraturën. Unë jam një natyrë e hapur, dhe marr shumë energji nga kontakti me njerëzit. Ndihem më mirë kur bëj gjëra! Por më është dashur një kohë e gjatë të gjej zërin tim, dhe nuk kam ndërmend të hesht pikërisht tani.

Ju shkruani në libër mbi atë që keni mësuar nga të rinjtë. Cila është ajo?

Unë jap mësim në Universitetin e Xhorxhtaunit, dhe shkoj edhe në shumë shkolla të tjera. Dhe ajo që kam mësuar, është se ata janë shumë më tepër të angazhuar në eksplorimin e mundësive, dhe të bërit dallimin nga të tjerët, nga sa ishin shumë nga ne kur ishim më të rinj.

Dhe nuk po e teproj. Mendoj se të rinjtë e sotëm, janë vërtetë më të motivuar. Ata nuk duan të ulin kokën dhe të pranojnë gjërat që u thuhen. Ata debatojnë! Une gëzohem kur studentët në klasën time i sfidojnë argumentat e mira, pasi atëherë mund të kemi një diskutim.

Kjo ndodh ndoshta pasi unë jap mësim marrëdhëniet ndërkombëtare. Por kam kaq shumë studentë që flasin më shumë se sa një gjuhë; shumë janë studentë të huaj, ose të gjeneratës së pare të emigrantëve, dhe shumë prej tyre kanë udhëtuar nëpër botë. Dhe ata nuk janë aspak të heshtur.

Duhet të jetë interesante të shohësh njerëzit teksa përpiqen të gjejnë zërin e tyre…

Unë i nxis ata që ta bëjnë këtë. Por njëkohësisht, dua që ata të respektojnë idetë e të tjerëve. Unë besoj tek diskutimet civile, dhe mendoj se mund të mësosh shumë edhe nga njerëzit që nuk bien dakord me ty.

Në fakt këto kohë na mungon shumë diskutimi civil. Ju keni një karrierë të gjatë, duke u marrë me njerëz me të cilët nuk binit dakord. Si mund t’i bësh njerëzit që ke përballë të ndjejnë se po dëgjohen?

Mendoj se shumë nga këto aftësi, vijnë nga të jetuarit në shumë vende të ndryshme, dhe përpjekja për të kuptuar kulturën ose historinë e një vendi. Sapo jam rikthyer nga Londra, dhe aty qendrova në disa blloqe larg nga lagja ku jetuam si familje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pastaj mora pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Atje kishte shumë njerëz nga Ballkani, dhe shpenzova shumë kohë mbi problemet që ekzistojnë atje. Në thelb, jeta ime e dikurshme më bëri të dëshiroja të dëgjoja njerëz të tjerë.

Që të jesh një diplomate e mirë, duhet ta vendosësh veten në vendin e të tjerëve. Pjesa më e vështirë, është kur ndodhesh në një dhomë me disa njerëz, që janë aq të prirur të të imponojnë mendimin e tyre, saqë nuk u japin të tjerëve asnjë shans të shtjellojnë opsionet e tyre.

Në raste të tilla, unë u kam thënë pak a shumë kështu: “Kam bërë një rrugë të gjatë deri këtu, dhe që të jem e sinqertë, ju duhet të dëgjoni edhe atë që dëshiron të thotë X”. Nuk ka asnjë mënyrë për të zhvilluar një bisedë të dobishme, nëse të gjithë thjesht përsëritin të njëjtat gjëra, dhe nuk duan të dëgjojnë ato që thonë të tjerët. Ne kemi këtë thënie:”Shih diçka, thuaj diçka”. Dhe unë shtoj “Bëj diçka”. Një nga detyrat e mia, ishte të respektoja pikëpamjet e njerëzve të tjerë, dhe të përpiqesha të kuptoja atë që ata thoshin.

Mendoj se të qënit të hapur dhe kurioz ndaj njerëzve, mund të sjellë shumë telashe. Dhe ne po jetojmë në një kohë kur lajmet, presidenti dhe politika amerikane, po i bën të gjithë të ndjehen sikur janë më të ndarë se kurrë. A mendoni se ne si botë, jemi më pranë apo më larg njëri-tjetrit?

Që të dyja janë të vërteta. Ka anë pozitive por edhe negative në 2 mega-tendencat. Njëra është globalizimi. Sot ne udhëtojmë dhe shohim më shumë sesa dikur, por kjo mund të çojë edhe në një lloj të caktuar pafuqishmërie. Unë mendoj se të gjithë duam të dimë se kush jemi.

E keqja është kur identiteti im e urren identitetin tënd, dhe kur ti thua:”Unë dua të jem vetëm me njerëzit e mi!”. Prirja tjetër e madhe është teknologjia, e cila është shumë e ndërlikuar. Mendja më shkon tek një fermere në Kenia, që tashmë nuk ka më nevojë të ecë shumë kilometra për të paguar faturat e saj.

Ajo mund ta bëjë këtë përmes telefonit të saj, dhe kësisoj ajo ka më shumë kohë për të shpenzuar me familjen e saj, të arsimohet apo të hapë një biznes. Dhe ky është një hap i madh përpara. Negativja është se të gjithë e marrin informacionin në mënyrën e tyre. Ata nuk e dinë se ku e marrin atë, dhe nuk e dinë gjithashtu nëse ai është i vërtetë apo jo. Ndërkohë ekzistojnë dallime të mëdha bazuar në perceptimin e fakteve. Par është një periudhë shumë e komplikuar, në SHBA dhe në botë. Kur përpiqem të jem shumë e drejtpërdrejtë, unë them: “Bota është rrëmujë”. Dhe ky është termi më diplomatik.

Ka një boshllëk të madh në udhëheqje, një gjuhë tejet polemizuese, dhe një qeverisje të bazuar shumë tek frika. Është e vështirë të dëshpërohesh, dhe siç e dimë të gjithë dëshpërimi mund të të paralizojë. Ju keni kaluar shumë administrata të ndryshme. Çfarë ju mban të motivuar dhe të angazhuar?

Unë jam një njeri i punës dhe veprimit. Dhe mendoj se talenti im më i madh është lidhja e nyjeve, pra një gjë të çon në një tjetër. Pasioni im është një demokraci në shkallë të gjerë. Besoj se ne njerëzit jemi të gjithë njëlloj, dhe duam të jemi në gjendje të marrim vendime për jetët tona.

Dhe një nga gjërat që dimë, është se zhvillimi ekonomik dhe politik ecin paralel me njëri-tjetrin. Demokracia duhet të japë frytet e veta, pasi njerëzit duan të votojnë, por edhe të hanë. Pra, duhet të ekzistojë një mënyrë për të kuptuar se si ato gjëra shkojnë së bashku, dhe si sektori privat të përfshihet më shumë në gjetjen e zgjidhjeve për disa nga problemet e tmerrshme që kemi sot.

Ju keni tre vajza…

Po. Dhe gjashtë nipër e mbesa!

Çfarë u ke thënë vajzave të tua teksa i rrisje?

Kur ato po rriteshin, shumë gra të tjera më bënë të ndihesha fajtore. Kjo është pjesë e “vendit të veçantë në Ferr”, pasi ne gratë jemi shumë gjykuese ndaj njëra-tjetrës. Ndaj unë u nervozova nëse isha apo jo një nënë e mirë. Por ajo që më thonë tani vajzat e mia, është se unë u futa në shpirt dëshirën për të punuar fort, dhe për të bërë gjëra që i ndihmojnë të tjerët.

Sot njëra prej tyre është gjyqtare, e dyta drejton një program ndërkombëtar për arsimimin e të rinjve, ndërsa e treta drejton një organizatë për parandalimin e abuzimit me fëmijët. Kështu ato kanë bërë atë që unë u kam këshilluar të bënin.

Ju duhet të jeni kaq krenare. Ëndrra e çdo nëne, është të shohë fëmijët e saj të gjejnë dhe bëjnë atë që kanë realisht pasion…

Unë i pyes herë pas here vajzat nëse kam qenë një nënë e keqe, dhe ato më thonë: Padyshim që jo. Por unë sërish habitem. Mendoj se emri i mesëm i çdo gruaje është “Faj”./ Interview Magazine – Bota.al

Erich Fromm: “Mërzia është vuajtja e vërtetë”

“Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm në masën e duhur që mërzia është vuajtje. Ai që gjëndet i mbyllur në një qeli izolimi, ose edhe ai që për një arsye të çfarëdoshme nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, në rast se e ka në vetvete mundësinë të bëjë diçka të gjallë, të prodhojë diçka, të priret kah përsiatja, do ta ndjejë mërzinë si një peshë të rëndë, si një barrë, si një paralizë së cilës nuk ia gjen shkakun.

Mërzia është një nga torturat më të rënda: shumë moderne e që përhapet përherë e më tepër. Individi që i është dorëzuar kësaj torture pa mundur të mbrohet, ndjehet thellësisht i depresuar. Me gjasë, në këtë pikë do të pyesni veten: po përse vallë pjesa më e madhe e njerëzve si ne nuk e kuptojnë se mërzia është një fatkeqësi, një ndëshkim?

Mendoj se përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë: ne sot prodhojmë shumë gjëra që na mundësojnë t’i shmangemi mërzisë. Mund ta shmangim duke gëlltitur qetësues, duke pirë, duke kaluar nga një cocktail te tjetri, duke u grindur me bashkëshorten, duke e lënë veten të zhdaravitet nga mediat, duke u përkushtuar ndaj aktivitetit të dendur seksual, aktivitet i cili shpeshherë lindet si orvatje për të penguar që mërzia të na shfaqet në vetëdije.

Por nuk duhet harruar ndjesia e pakëndshme që përjetojmë shumë herë kur shikojmë një film koti ose kur e dëbojmë mërzinë me një mënyrë të çfarëdoshme: një farë dehjeje e dyfishtë që ndjehet atëherë kur kuptojmë se e gjithë ajo ishte një gjë e mërzitshme, se nuk kemi përdorur kohën, por thjesht e kemi vrarë.

Ky është përnjëmend një tipar i veçantë i kulturës sonë: ne bëjmë gjithçka për të shpëtuar, për të kursyer kohë dhe, kur e kemi shpëtuar apo kursyer këtë kohë, e vrasim sepse nuk dimë çfarë të bëjmë me të.”

– Erich Fromm

Edhe 10 tekste mësimore nga Shqipëria shtohen në planprogramin e Luginës

Edhe 10 tekste mësimore nga Shqipëria janë shtuar në katalogun e teksteve mësimore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Këtë lajm të mirë e bëri publik kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, që tha se këto janë lejuar dhe publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, njofton Klan Kosova.

“Edhe dhjetë (10) tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë janë në fazën e fundit të aprovimit për të qenë pjesë e katalogut të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, të lejuara dhe publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik”.

“Lus të gjithë drejtuesit e shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që deri në këtë fund muaj, përmes programit të menaxhimit shkollave “Dositej” të bëjnë përzgjedhjen e këtyre teksteve mësimore”.

“Edhe shqip, edhe nga Shqipëria, edhe më të avancuarat në rajon”.

Schopenhauer mbi dashurinë e grave

Përgatiti: Arian Musa

Arthur Schopenhauer (1788-1860) është ndër filozofët me ndikim të madh në filozofinë perëndimore. Ai njihet më së shumti me veprën e tij të ndarë në katër libra “Bota si vullnet dhe përfaqësim”.

Filozofia e tij është gjithëpërfshirëse dhe e thënë në disa libra dhe ese të tij; duke rrokur çdo temë të mundshme njerëzore. Por tema mbi gratë që trajtohet nga ai, merret si diskutabile për pozicionin negativ që ka ndaj saj. Ky pozicion nuk është i ri në mendimin filozofik. Megjithatë sa i përket Schopenhauerit, ndoshta, mund të ketë një shpjegim se pse radhitet ndër filozofët me hidhnim të shtuar për gratë.

Me faj apo pa faj nëse flasim si moralizues të qëndrimit të tij për gratë, Schopenhauer kishte babanë e sëmur, për të cilin, ai e konsideronte të duhur, që nëna e tij të kujdesej për të. Por kjo gjë nuk u bë, dhe ai bashkëndjeu vuajtjen me babanë dhe dëshpërimin nga mos kokëçarja e nënës për dhimbjet e babait. Gjithashtu, ai, pa nënën e tij tek e thyente shpesh kurorën martesore, që e bëri të besonte se njeriu nuk është nga natyra qenie monogame por përkundrazi.

Gjithashtu Schopenhauer njihet edhe për qëndrimin e tij për dashurinë. Ai thotë që dashuria nuk është diçka personale e një individit ashtu siç e besojmë ne. Tek dashuria ai sheh vullnetin e species që na cyt drejt një lidhje sa më ideale për të nxjerr në pah gjeneratat më të shëndosha. Ai i cili e kupton më kohë se ç’është dashuria do të kuptoj që ajo askënd nuk do ta bëjë të lumtur ngase ajo “mendon” për brezin e ri e jo për individin. Nga argumentet e tij se dashuria është si është, por nuk është aspak në shërbim të lumturisë së individit, atëherë është vetëm një argument që mund ta arsyetoj martesën.

Më në fund, për të mbështetur martesën, mbetet vetëm mendimi se për ne do të kujdesen gjatë pleqërisë e kur do të jemi të sëmurë, si dhe do të kemi vatrën tonë.

Por duke rikujtuar përvojën e prindërve të tij ai edhe këtë argument e konsideron të rremë duke pyetur, se mos nëna ime u kujdes për babanë kur ai kishte nevojën? Andaj kjo mund të jetë një prej arsyeve më të forta që e solli në këtë qëndrim kaq negativ për gratë:

“I njoh gratë.

E quajnë martesën si një institut asistence.

Im atë, i mjerë dhe i sëmurë, i mbërthyer në karrike nga paraliza, do të kish përfunduar i braktisur, në qoftë se për të nuk do të ishte përkujdesur me dhembshuri një shërbëtor plak.

Zonja, nëna ime, jepte pritje ndërsa ai po shuhej dalëngadalë në vetmi; dhe dëfrehej kur ai hiqte nga dhimbjet e papërshkrueshme. Kjo është dashuria e grave.”

Këtë javë pritet vendimi për testin e arritshmërisë

Ndonëse mësimi në distancë për shkak të përhapjes së pandemisë ende është duke vazhduar, ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami thotë se ashtu siç do mbahet testi i maturës, do të mbahet edhe testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.

Bajrami në një intervistë për KosovaPress, derisa e konsideron të suksesshëm projektin për mësimin në distancë, thotë se ky vit shkollor do të shtyhet për ditët e humbura për shkak të mbylljes së shkollave për arsye të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Brenda kësaj jave ose gjatë javës tjetër do të merret vendim edhe për testin e arritshmërisë. Neve na duhet një vlerësim formal nga ekspertë dhe zyrtarë të Ministria e Arsimit për të parë se testi a duhet të mbahet ne vlerësime të tilla nuk kemi. […] Testi i arritshmërisë para se gjithash e bënë njëfarëlloj orientimi të nxënësve nëpër shkolla sepse pikërisht në bazë të arritjes që ata kanë orientohen mandej nëpër shkolla të ndryshme, qoftë te gjimnazet sepse ju e dini që shikohen pikët e arritjes nëpër lëndë të ndryshme dhe varësisht prej asaj mund të regjistrohet nxënësi diku. Kështu që është i nevojshëm të mbahet”.

“Ne do bëjmë përpjekje që brenda javës t’i njoftojmë nxënësit dhe besoj që testi do të mbahet nuk ka vendim që ky test të mos zhvillohet këtë vit. Ndërsa, për vitet e tjera MASHT do bëjë vlerësim për të gjitha testet për të parë që me të vërtetë këto teste a kanë vlerë të shtuar në proces të sistemit arsimor”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Historia e një princi që tregon se dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë

Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua.

I ati i shqetësuar i thotë: ”Kur të vdes, do jesh ti Mbreti…por vetëm nëse je i martuar. Kështu thotë ligji, prandaj gjej grua biri im!”

Princi ndoqi këshillën e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbretërisë së tij. “Ajo më e denja do të më hyjë në zemër dhe do të jetë gruaja ime“, – përsëriste princi me vete.

Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta.

Mes tyre ishte dhe vajza e një prej shërbëtorëve të mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E ëma ishte munduar ta mbante më kot në shtëpi:

”Mos shko! Princi as sytë nuk do të ti hedhë, nuk mund të krahasohesh me të tjerat”. Por Kaori ishte e vendosur. “Do të shkoj në pallat nënë! E di që nuk do më zgjedhë, por të paktën do të kem kenaqësinë ta shoh princin nga afër.”

Princi doli përpara vajzave të mbledhura dhe tha: “Ju uroj mirëseardhjen të gjithave. Secilës nga ju do t’i jap një farë luleje dhe ajo që pas 6 muajsh do më sjellë lulen më të bukur do të bëhet gruaja ime, mbretëresha e ardhshme“.

Kaori mori farën e saj dhe sapo u kthye në shtëpi e mbolli në një vazo të madhe balte. Çdo ditë e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lagështia, nga rrezet e forta të diellit. E ëma kur e shihte tek kujdesej aq shumë mendonte:”Princi duhet të martohet me ty, vetëm për gjithë këtë dashuri dhe përkushtim që dhuron ”.

Kaloi një muaj dhe në vazo nuk kishte dalë as edhe një filiz. Asnjë! Kaori pyeti kopshtarë të vjetër, zbatoi keshillat e tyre por jo… asgjë nuk mbiu. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgjë! As edhe një gjethëz.

Kur mbërriti dita e takimit, Kaori gjithsesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenjë të dashurisë dhe përkujdesjes. ”Bija ime, mos shko!”- i persëriste e ëma që pa gdhirë. Çfarë mendon se do të thotë princi kur ta shohë vazon bosh?”

Pasi mbërritën në pallat Kaori u vu në rradhë me qindra vajza të tjera që mbanin në duar lule të mrekullueshme me aromë dehëse. Princi shihte me admirim çdo lule që kalonte para tij. Kur ju shfaq përpara Kaori, princi, gërmoi me kujdes baltën në vazo. Pas saj kaluan vajza të tjera, të gjitha shumë krenare për lulet e tyre te bukura.

Në fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do të bëhet vajza që mban në dorë vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnjë lule”. Vajzat reaguan të habitura: “Uaa, si kështu? Nuk është e drejtë! Çfarë vendimi është ky ?”

Princi me një levizje të dorës ju bëri shenjë të pushojnë dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja që ka ditur të rrisë lulen e ndershmerise. Është e denjë të bëhet mbretëreshë. Farat që ju dhashë ishin pa jetë, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”.

Kaori dhe Princi u martuan ditën e parë të pranverës… /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

UP’ja preferon që afati i provimeve të qershorit të mbahet në fakultete

Prorektori për mësim dhe çështje për studentë në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi tha se nuk kanë pasur ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit në njësitë akademike.

Bytyqi tha për Gazetën Express se UP’ja gjithsesi do të preferonte që të zbatohej faza e tretë e cila fillon nga 1 qershori, e paraparë në masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe parashihet që të mbahen provimet në Arsimin e Lartë.

Për shkak të pandemisë Covid-19, në Universitetin e Prishtinës është pezulluar procesi mësimor dhe provimet për afatin e jashtëzakonshëm të muajit prill nuk janë mbajtur.

Por për afatin e qershorit, po planifikohet që provimet të mbahen në formë online nëse stafi akademik dhe studentët nuk do të mund të kthehen në njësitë përkatëse akademike.

Prorektori i UP’së, Hysen Bytyqi tha se deri më tani nuk kanë diçka konkrete nga MSH’ja sa i përket mbajtjes së provimeve për afatin e rregullt të qershorit dhe po presin që të zbatohet faza e tretë e masave të vendosura nga MSH’ja

“E para e punës është se nuk kemi diçka konkrete prej Minsitrisë së Shëndetësisë, por faza e tretë që fillon me datë 1 qershor, ku parashihen që mund të mbahen provimet, por se a do të ndodhë kjo apo jo, me siguri do të ketë vendim qeveritar për këtë”, ka thënë Bytyqi.

Ai u shpreh se Universiteti “Hasan Prishtina” do të preferonte variantin e parë që stafi akademik dhe studentët të mbajnë provimet në njësitë akademike.

“UP’ja do ta preferonte variantin e parë që ne të kthehemi në njësitë akademike tona dhe provimet të mbahen në mënyrë fizike kjo është e dëshirueshme nga studentët dhe nga ne”, tha ai për Express.

Tutje, Bytyqi shtoi se nëse afati i qershorit nuk do të jetë e mundur të organizohet në objektet akademike atëherë provimet do të organizohen në formë digjitale.

“Nëse kjo nuk do të na mundësohet nga MSH’ja atëherë provimet e qershorit do të mbahen online dhe karshi situatës UP’ja edhe do të organizoj mbajtjen e provimeve, por ne patjetër duhet të startojmë në formën online”, shtoi ai.

Ai tha se sipas rregullores së UP’së provimet e afatit të qershorit fillojnë më 1 qershor dhe mbarojnë me 30 qershor, por për shkak të pandemisë, kjo do të shtyhet deri më 20 korrik.

“Provimet fillojnë prej 1 qershorit sipas rregullores, por për shkak të pandemisë ne këtë herë kemi lënë fleksibilitet tek njësitë akademike, disa prej tyre në pjesën e parë të qershorit do të mbajnë disa provime të  praktikës dhe atyre laboratorike. Por provimet duhet të përfundojnë deri më 20 korrik”, tha Bytyqi.

Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 4 maj 2020, parashihen të zhvillohen në tri faza.

Faza e parë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë nga data 18 maj deri më 1 qershor.

Ndërkaq faza e tretë fillon data 1 qershor, ku mes tjerave parashihen të mbahen edhe provimet në arsimin e lartë konform rregullave të vendosura me protokollin epidemiologjik.

Shefi i Kabinetit të Ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, Lulzim Krasniqi i tha Gazetës Express se UP’ja ka autonomi të plotë sa i përket çështjes së mbajtjes së afatit të qershorit në njësitë akademike apo në formatin online, dhe se MASHT’i nuk interferon në këtë./ KultPlus.com

Koha është të duhemi

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. /KultPlus.com

“Njerëzit e mëdhenj, nuk i futen kurrë politikës”



Thënie nga Albert Camus

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. 

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit. 

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata.  E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.

Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im. 

Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.

Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik. 

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. 

Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. 

 Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.

Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. 

Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë.  Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com

Sot 525 vite më parë Da Vinçi filloi realizimin e kryeveprës së tij, ‘Darka e fundit’

‘Darka e fundit’ është piktura më e famshme në botë, kosniderohet si kryevepra e kryveprave, një pikturë që akoma ngjallë konspiracione të ndryshme, shkruan KultPlus.

Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte.

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinçi arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.

Kësaj ‘darke’ i kanë kushtuar vëmendje jo vetem besimtarët por edhe artistë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme. Kështu Leonardo da Vinçi në vitin 1498 pikturoi në bazë të dhënave që kishte pikturën e tij të njohur me të njëjtin emër e që ruhet në “Santa Maria delle Grazie” në Milano. / KultPlus.com

Nëse “analistët” janë truri i Shqipërisë, atëherë çdo gomar e shpall Akademik!

twitter sharing button
pinterest sharing button
email sharing button
sharethis sharing button

Poezi nga Arben Duka.

Fevzon s’e kam dashur,
që kur se është dukur,
po ndonjëherë-natën,
ky ta bën të bukur!

Herë e parë-dy orë,
komplet m’i ka vjedhur,
se mbrëmë “Opinioni”,
kish panel të zgjedhur!

Ndaj të gjithë e ndoqa,
Fevzon kësaj here,
sepse kishte zgjedhur,
vërtetë karaktere!

Imazhin e Ramës,
e kishin në qendër,
ndaj ja vlejt të themi,
dy fjalë për çdo emër!

Se ndryshe nga gjyqet,
tek ky emision,
nuk vlen kush gjykohet,
po kush të gjykon!

E nisim nga Preçi,
violinë e parë,
që ende ka mbetur,
gjer në rrënjë fshatar!

Ky gjithnjë ka bërë,
zanatin e minjve,
shërbëtor i flaktë,
i gjithë zotërinjve!

Si për t’ju larguar,
pak genit fshatar,
në çdo tri fjali,
thotë-se jam shkrimtar!

Po jo-more Preçi,
ti je puthador,
sepse një shkrimtar,
s’bëhet shërbëtor!

Edhe që të jemi,
fare të përpiktë,
Vorpsi para teje,
është e çeliktë!

Ajo ende sot,
është një yll në ngjitje,
është ngjitur në majë,
po jo me zvarritje!

Gjysma e shqiptarëve,
janë keq me barkun,
se dëgjojnë shpesh,
Preçin edhe Markun!

Marku kudondodhur,
gjithnjë ja fut kot,
duket një vit larg,
që është një idiot!

Unë ata studentë,
i quaj të gjorë,
që Markun dhe Markun,
e kanë profesor!

Markun do ta quaj,
portret i mjerimit,
që kurrë s’ka hyrë dalta,
e qytetërimit!

Për Gridën nuk them,
ka hije skandali,
se Fevzua e thirri,
si shtyllë morali!

E gjora mundohej,
publikun ta joshte,
por as vetë s’i dinte,
ato që po thoshte!

Nuk është Gridë e shkretë,
për këtë lloj lufte,
se para Ornelës,
është një lilipute!

Më tutje me Gridën,
fjalën s’po e ngasim,
se dy fjalë do themi,
dhe për Luarasin!

Në ambjent të tillë,
mos shko-moj Iris,
se je shumë e bardhë,
edhe bëhesh pis!

Se aty shumë lavde,
i thurren të zezës,
ndaj këtë ja them,
dhe Muçit e Pezës!

Fevzua mbledh kasapët,
që Ramën ta grijnë,
rreth e rrotull Ramës,
gjithë ekranet vijnë!

Sa shumë injorancë,
në tv-ë është mbjellë,
këta diturakë,
të bëjnë për të vjellë!

T’i quash këta,
truri i Shqipërisë,
si titull t’i japësh,
gomarit dhe dhisë!

‘Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale’

George Carlin konsiderohet të jetë ndër komedianët më të famshëm në botë. Mirëpo edhe pse gjithmonë i bënte të tjerët të qeshnin, edhe ai kishte momentet e tij të dobëta e të pikëllueshme, shkruan KultPlus.

Pas vdekjes së gruas së tij, Carlin i shkruajti një letër drejtuar asaj, që në fakt më shumë duket të jetë një monolog që flet me një mllef të madh për të këqijat e njerëzimit, duke përcjellur kështu edhe një mesazh shumë të vyeshëm për lexuesit.

Në vijim mund të lexoni letrën e plotë të George Carlin.

”Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër.
Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë.
Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin.
Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur.
Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla.
Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe.
Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim.
Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri.
Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.

Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet.
Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi të lodhur; lexojmë pak, shikojmë shumë TV dhe falënderojmë shumë më pak.
Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale.
Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.

Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë.
I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë.
Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj.
Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.

Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira.
Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin.
Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona.
Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak.
Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime.
Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim.
Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të panumërta dijen por krijojmë me pak komunikim.

Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten më ngadalë.
Është koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël.
Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta.
Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë.
Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.

Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshe, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë madje dhe mund të na vdesin.

Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në dyqane asgjë.
Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta sjellë tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit “Fshij”.

Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa fryme!”, / KultPlus.com

Ku është Shtëpia? Kush është Shtëpia?

Nga Milena Selimi

Kemi ngecur. Në kohë dhe në hapësirë. E shkuara ka përfunduar. E ardhmja është ngushtuar. Koha ka ndryshuar, ne e kuptojmë se nuk është një dimension fizik sepse është shpirti që e mat atë.

SOT

Zgjimi i çdo mëngjesi nis me mirënjohje për gjërat e thjeshta që janë me të vërtetë gjëra jashtëzakonisht të mëdha çdo ditë tani: u zgjova, marr frymë, kam jetë përreth, jam gjallë, dua dhe më duan !!!

Karantina e shëmtuar, e tmerrshme, e cila na privon nga shumë liri, na jep mundësinë të heshtim dhe të shikojmë brenda vetes (sa kohë kemi që nuk e kemi bërë?). Të lidhur në një zinxhir komunikimi virtual, në kohë dhe hapësira të ndryshme fituam një bashkësi të re globale, universale, që autori im i dashur Georgi Gospodinov e pat krijuar tek “Fizika e Trishtimit” : Unë-Jemi/I Are.

Përse e patëm të vështirë të heshtim?  Sepse ishim të vonuar edhe në heshtje. Sepse heshtja mësohet në bark të nënës na kujton poeti maqedonas Nikola Madzirov.  

Shën Pjetri në boshësinë e lutjes fitoi një dimensionin të ri, atë të pranisë në mungesë. Prania e një fryme që është ajo e komunitetit, -NE- që këndojmë nga ballkonet dhe duartrokasim për heronjtë e vijës së parë. Që ndihmojmë të pamundurit, të dobëtit. Që jemi pranë secilit me zemrat e pikëlluara në këtë dhimbje kolektive për humbjen e Jetës në mbarë globin. Jemi bërë solidarë, apo sillemi në mungesë të lirisë?  Papa kumtoi se “Ka ardhur koha për të zgjedhur atë që ka rëndësi, për të ndarë atë që është e nevojshme nga ajo që nuk është”. Duket si një ftesë që tingëllon si thirrje për t’u rikthyer në atë që është e domosdoshme, duke u kthyer për të parë Brenda vetes. Por është gjithashtu një ftesë për t’u rikthyer tek esencializmi. Nuk është koha, siç argumentoi filozofi Slavoj Žižek disa ditë më parë, për t’u rikthyer në një “komunizëm të ri”, por tek prekja e vlerave të humbura.

Andrea Bocelli na tronditi me koncertin solo në Duomo, Music for Hope, ku magjia e zërit përplasej në boshësinë e katedrales dhe zbrazëtinë e sheshit.

Në ditën e Ringjalljes së Jezusit, kur jeta triumfon mbi vdekjen dhe dashuria tejkalon urrejtjen. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që fjala SHPRESË të trondiste qytetin e zbrazur. Historia do ta shënojë këtë çast.

NESËR

Kur të mbarojë epidemia, nuk mund të përjashtohet që do të ketë nga ata që nuk do të duan të kthehen në jetën e tyre të mëparshme.

Burrat dhe gratë do të nxiten për të vendosur përparësi të reja. Për të bërë më mirë dallimin midis të vlefshmes dhe të kotës. Epidemia na ndërgjegjësoi për brishtësinë dhe fundin e jetës.  Kush, nëse është e mundur, do të lërë një punë që me vite e ka mbytur dhe ia ka marrë frymën. Kush do të vendosë të braktisë familjen, t’i thotë lamtumirë bashkëshortit, ose partnerit. Kush do të jetë në dilemën të lindësh një fëmijë, apo të mos duash të lindësh.  Do të ketë nga ata që do të fillojnë të besojnë në Zot dhe ata që do të ndalojnë së besuari në Zot. Do të ketë nga ata që, për herë të parë, do të pyesin veten për zgjedhjet e bëra, për heqjen dorë nga objektivat, për kompromiset, për dashuritë që nuk guxoi të dashuronte. Do të ketë gjithashtu nga ata që do të ridimensionojnë mendimet e tyre politike, bazuar në ankthet ose vlerat që do të shpërbëhen gjatë epidemisë.

Nuk do të mungojnë ata që do të venë në dyshim arsyet që e shtyjnë një popull të luftojë kundër një armiku për breza, apo të besojnë se lufta është e pashmangshme. Uroj të zgjohen edhe nacionalistët, të rishohin pozicionet nacionaliste apo gjithçka që na ndan, na tjetërson e na çon në urrejtje ndaj Tjetrit, ndaj të Ndryshmit.

DJE

Në këtë kohë të pakohë kudo në çdo ekran, të vogël, apo të madh, shfaqen hashtaget#qendronështepi #stayhome #restiacasa # quédateencasa #呆在家里

Po shtëpia ku është?  Ne i humbëm shtëpitë, i lamë pas për të kapërcyer kufijtë. Lamë zemrën, tokën, atin dhe mëmën dhe rigjetëm, rikrijuam toka të reja, në Europën e Bashkuar apo përtej oqeanit, në emër të lirisë dhe shpresës. Ngritëm shtëpi me mure të lartë, ku harruam të shohim qiellin dhe të kujdesemi për lulet. Në emër të fëmijëve që do të lindnim.

Një foto interneti sot më trishton sërisht: fëmijët e Evropës së shekullit XXI po luajnë ‘shtëpirash’ përmes kuadrateve të vizatuara nga mësueset e shkollës, në hapësira të distancuara, pa u prekur dhe pa u takuar, pa e kaluar kufirin. Po rihumbim edhe shtëpitë që rikrijuam? Ato që i ngritëm me sakrificën e humbjes së shtëpisë së parë  për të prekur kufijtë e asaj bote që bashkon njerëz dhe jo të kësaj që distancon.

KOHË e PAKOHË

Ku është shtëpia?

Kujtesa më trand me tregimin magjepsës të nënës sime të shtrenjtë, Jankës,  për shtëpinë në kodër, mbi fushat e arta të Dobruxhës, ku vetëm 5- vjeç kërkonte të kapte diellin që zhdukej pas kodrës. Ngjiste shkallët një e nga një, në pritje të habisë, kërshërisë, zbulimit të madh se ku shkonte dielli.  Çfarë kishte pas kodrës ku zbriste dielli? Shtëpi, njerëz, toka të tjera? Dhe dielli nuk humbtte. Dhe shkallët nuk mbaronin çdo pragmuzgu…

Kush është shtëpia?

Më ngroh një shprehje që më pëlqen shumë ta shkruaj…shtëpia mbron ëndërrimtarin.. atë që sheh dhe kërkon  diellin… / KultPlus.com

Emoji i ri i Twitterit për të falënderuar ata që po përballen me urgjencën shëndetësore

Rrjeti social Twitter ka prezantuar një ”emoji” të ri për të shprehur mirënjohje dhe për të falënderuar në veçanti ata që po përballen me urgjencën shëndetësore.

Ajo përfaqëson duart e bashkuara në formën e një zemre dhe do të aktivizohet sa herë që falënderimet përdoren në një postim.

Një kërkim zbuloi rritje prej 37% të përdorimit të fjalës gjatë muajit të kaluar.

Gjatë së njëjtës periudhë, siç transmeton atsh raportimin, mbi 265 milionë cicërime u përdorën në të gjithë botën që përmbajnë shprehje që i atribuohen fjalës ”faleminderit”.

Për më tepër, u vërejt edhe rritje prej 50% dhe 10% në përdorimin e emojit të lutjes dhe duartrokitjeve. / KultPlus.com

Hoteli luksoz në Graz lëshon për tri ditë të gjitha dhomat falas për turistë

Një pronar i një hoteli luksoz në Graz të Austrisë ka vendosur që për tri ditë të lëshojë falas për turistë 68 dhomat e hotelit të tij me 4 yje. Kjo ka për qëllim të tërheqë vëmendjen pas sfidës me përballjen e Covid -19.

Është një veprim i pazakontë, me të cilin pronari i hotelit, Philipp Florian, dëshiron të stimulojë përsëri turizmin në qytetin e tij pas bllokimit nga koronavirusi, shkruan gazeta austriake, grazer.at, përcjell Albinfo Austria.

Në faqen e tij të Facebook-ut “Parkhotel Graz” dhuron për fundjavën e festës së Rrëshajave “Pfingstwochenende” (nga 29 deri më 31 maj 2020) të gjitha 68 dhomat dhe apartamentet e hotelit me 4 yje superiore – përfshirë edhe Suitet, në të cilat presidentë dhe yje ndërkombëtarë kanë kaluar netët e shumta gjatë traditës së këtij hoteli që ka një histori prej 450 vjetëve.

Me këtë ofertë, Floriani dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj situatës sfiduese me të cilën u përball industria e hotelerisë austriake – dhe veçanërisht industria e hotelerisë së Grazit – para rihapjes së planifikuar pas mbylljes së koronës. “Kur shikoj librin e rezervimeve, shoh pothuajse të gjitha faqet bosh. Do të duhet një përpjekje sociale, por mbi të gjitha, një përpjekje politike për të mbajtur të gjallë turizmin në Austri”, thotë Florian. / KultPlus.com

“Njerëzit e mëdhenj, nuk i futen kurrë politikës”

Thënie nga Albert Camus

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.

Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.

Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.
Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.

Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.
Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.
Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.
E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?
Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.

Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.
Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.

Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.
Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im.
Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.
Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.

Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik.

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.

Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.

Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë.
Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!

Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj.
Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.

Integriteti nuk ka nevojë për ligje.
Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht.
Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë.
Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com

Shkrimtari shqiptar, Julian Zhara, fiton çmimin “Lermontov” në Itali

Është bërë e ditur se shkrimtari dhe përkthyesi nga shqipja në italisht, Julian Zhara, është vlerësuar me çmimin “Lermontov”, për aktivitetin e tij poetik në edicionin XVIII të Festivalit Kombëtar të Poezisë “Citta di Sant’ Anastasia”.

Duhet theksuar se çmimi “Lermontov” u jepet personaliteteve që në fushën poetike dallohen për ndjeshmëri të veçantë në përzierjen dhe sintezën e gjuhëve e kulturave të ndryshme, duke pararendur kritere artistike të reja, ende të pazbuluara. Poeti është zhvendosur në Itali në vitin 1999.

Poezia e Julian Zharës është kënga e vendeve që lëmë pas, e boshllëkut që mbush çdo tjetër vend që banojmë. “Shqipëria bëhet vendi që çdonjëri humb, Venezia qyteti që çdonjëri zgjedh duke humbur rrënjët, e vetmja mënyrë për të dialoguar me çdo kohë zë fill nga plaga e brendshme”.

Vlen të cekët se Julian Zhara është poet, performer, organizues eventesh kulturore, u lind në Durrës më 1986. Transferohet në Itali më 1999. Ai ka publikuar dy vëllime me poezi In apnea (Granviale, 2009), Vera deve morire (Botuar nga Interlinea për Lyra giovani 2018.

Po ashtu, më 2014 bashkëpunon në Generation Y, projekt i spoken music në MAXXI dhe organizon festivalin e poezisë orale dhe muzikës digjitale Andata e Ritorno./ Albinfo.ch / KultPlus.com

‘Future Nostalgia’, albumi me të cilin Dua Lipa ndryshoi ‘lojën’ e Show Biz-it

Nga Ballsor Hoxha

Qysh në vargjet e para të albumit të saj Future Nostalgia, Dua Lipa deklaron se është këtu për të – change the game -. Më tutje, në dy nga shumë recensionet për albumin e Dua Lipës – Future Nostalgia (nostalgji në të ardhmen), në të vërtetë në Rolling Stone dhe në The Guardian, ky album përkufizohet si teknikë e muzikës Dance dhe muzikës Pop bashkëkohor. Në të vërtetë ajo, më tutje, në The Guardian cilësohet “a true pop visionary” (vizionare e vërtetë e Pop-it). Por ajo që nuk ceket është se Dua, në një prej momenteve kyçe të karrierës së saj, në këtë album ka zgjedhur dance dhe dashurinë para ego trip-it (udhëtimit nëpër ego) si shprehja më e shpeshtë, apo ndoshta e vetme në tërë skenën globale të muzikës. “She is changing the game” (ajo po e ndryshon lojën e show bizit).

Muzika e Dua Lipës në albumin Future Nostalgia është karakter, si në vibe dhe po ashtu në trend dhe shprehje me Pop-in bashkëkohor. Por shumë më shumë muzika e Dua Lipës është zë, muzikë dhe krijim karakter që vjen në vetë natyrën e Dua Lipës. Future Nostalgia është teknikë dhe realizim perfeksionist, ka aranzhime prej më të arriturave bashkëkohësisht. Realizimi joshës (catchy, luscious) karakteristikë për Pop-in, në duart e Duas është pjekur artistikisht dhe krijon dhe bartë momente që në ndjenjën e hollë të shprehur krijojnë trendin botëror si dhe atashimin dhe varësinë nga bukuria e tyre. Pop muzika koncentrohet në krijimin e ndjenjave vërshuese dhe ngjitëse apo lehtë të kapshme, tanimë këto janë – future nostalgjia – në shumë këngë të Duas në albumin e saj, posaçërisht në këngët Future Nostalgia, Don’t Start Now, Physical etj. Tanimë këto këngë dhe albumi i Duas janë moment dhe momentum i trendit global (së paku statistikat e vërtetojnë këtë).

Ajo që u tha është krejtësisht e qartë në refrenin e këngës së dytë të albumit: Don’t Start Now

If you don’t want to see me/ Dancing with somebody…

këndimi i Duas në këtë pjesë të kësaj kënge, si shembull e gjë që përsëritet shumë herë në këtë album, është i ndërtuar në kalimin e sofistikuar të emocionit, prej atij të frustrimit/dëshpërimit, në emocion ngadhnjimi. Që krijon një dramë, apo përmbledhë dramën e këngës dhe po ashtu edhe atë universale të partnerëve etj, në kalim të një numri të emocioneve. Në të vërtetë ky refren, shembull këtu, është lakim i cili ndërton situatën dhe dramën dhe e krijon ngadhënjimin krejtësisht të sinqertë në të kënduarit e Duas, gjë që çanë të zakonshmen duke hapur emocionin tutje në “partying”, gjë edhe për të cilën flet kënga.

Muzika në albumin Future Nostalgia më së miri shpjegohet, edhe në motivin e Dua Lipës, si atë të jashtëm po ashtu edhe atë të brendshëm, dhe po ashtu edhe në përjetimin që e krijon, në vargjet e këngës Levitating:

If you wanna run away with me, I know a galaxy/And I can take you for a ride/Music don’t stop for life…

Muzika në albumin e Dua Lipës është një galaksi tjetër, si në arritjen e saj e po ashtu edhe në bukurinë e saj. Por aq më shumë ajo edhe e përmbush premtimin, është ajo që na bartë atje, deri në Rrugën e Qumështit. Por ka edhe një varg krejtësisht interesant dhe të bukur, se muzika aty nuk e pret jetën, muzika është e pandalshme, muzika është si në albumin e Duas – galaktike.

Më tutje, Dua Lipa në këtë album trajton si gjithëherë – the raw (të papërpunuarën) të dashurisë, hapjen, seksin dhe edhe kritikën ndaj shoqërisë, si femër që ka ecur me çelësat në mes gishtave të duarve për t’u vetëmbrojtur. Në të vërtetë ajo për këtë ka një shprehje: mansplained.

Dua Lipa këndon në këngën e saj Future Nostalgia se është Alpha Female (femër alfa me sinonim ulkonjën alfa – prijëse e kopesë që ujqëve). Ajo nuk është në “the game” për të bërë këngë të paharrueshme (kjo për Duan është e tejkaluar tanimë), ajo është këtu për të “change the game”.

Dua Lipa është në vibe me Pop të sotit. Frontalja, konfrontimi, theksi ne ego dhe ego attitude të Hip Hop bartur edhe në Pop tanimë, është tejet e arritur në albumin e Dua Lipës – I know you’re dying to figure me out (e di se po vdes të më kuptosh), thotë ajo duke duke simbolizuar veten e saj – të pakapshmen, të paarritshmen dhe të pazakonshmen e pakuptueshme. Është e vetëdijshme që është ‘ndryshe’, që tjetri nuk është i mësuar me njerëz si ajo dhe se nuk e ka të lehtë ndaj ‘madhështisë’ së saj.

Dua, artistikisht, në albumin Future Nostalgia kalon në ndryshim 180 shkallësh, dhe e pranon se është çmenduri

Did a full 180, crazy/Thinking ‘bout the way I was…

Pastaj ajo vazhdon në po të njëjtën këngë

So moved on, it’s scary,

duke ndarë përvojën e saj. Duke pranuar. Duke theksuar pranimin dhe duke i dhënë rrëndësi në muzikën dhe shprehjen e saj, dhe ky duke qenë hapja ndaj dashurisë dhe jetës, dhe edhe një “bounce back” të vetë alfa ulkonjës. Aq më shumë po e njëjta vazhdon në këngën tjetër: I never thought that I would find a way out.

Në këngën Cool ka një moment krejtësisht të bukur kur Dua këndon e ekzaltuar nga dashuria, kur flet në këto momente me të dashurin: se po na shoh në realitet. Gjë që do të thotë po na shoh të mundshëm, të martueshëm, të arritshëm. Gjë që, ndër të tjera,nënkupton vështirësinë e jetës për të parë po të njëjtën, realiteti duke qenë tejet i paarritshëm.

Në këngën e radhës, ajo këndon:

Common love isn’t for us/We created something phenomenal/Don’t you agree?/Don’t you agree?/

Megjithëse dashuria ka arritur përmasa të pazakonshmes në këtë këngë, ajo duhet të pyes dy herë partnerin nëse pajtohet për këtë pazakonshmëri. Ndjesia dhe dashuria e nevojshme për t’u konfirmuar, për t’u pyetur dy herë.

Kur Dua artiste bën dashuri ajo e ‘frymëmerr’ të dashurin deri në halucinim. Ajo kërkon t’ia thyej zemrën partneri. Ajo që e arrin kulmin në këtë temë të këtij albumi është refreni i këngës Good in bed:

We drive each other mad, mad, mad, mad, mad/But baby, that’s what makes us good in bed…/But when you’re going down, I get so up (So up)

I tërë udhtëimi nëpër shpërthimet, katarzat, çarjet dhe momentet e – nostalgjisë në të ardhmen – në albumin e Dua Lipës, përfundojnë me vajzat që mbajnë çelësat në mes gishtave, gjithëherë gati të vetëmbrohen, dhe e dimë për çka dhe ndaj kujt. Dua edhe bën kritikë ndaj shoqërisë përmes ironisë tejet të hollë:

No, the kids ain’t alright/Oh, and they do what they see/’Cause it’s all on TV

Gjë që e përfundon duke kënduar “derisa djemtë gjithnjë janë djem” me nënkuptimin se u falet se janë djem, ajo thotë se në anën tjetër “vajzat duhet të jenë gra”.

Është pritur me kuriozitet ky album i Duas, sidomos për shkak të suksesit të saj paraprak, dhe ka qenë moment shumë kritik për Duan si artiste, për pranimin e këtij albumi. Por ajo tanimë është krahasuar edhe me Lady Gaga, dhe ka kaluar në trendsetter global me po të njëjtin album. A nuk e ka ndryshuar – lojën? / KultPlus.com