Kori Siparantum do të përformojë sonte në Tetovë


Kori i suksesshëm nga Peja, Siparantum do të përformojë sonte për herë të parë në festivalin prestigjioz “Skena e Re e Muzikës Serioze Shqiptare”  në Tetovë, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 19:30 në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Në këtë koncert me piano do të interpretojë Agron Shujaku dhe dirigjent do të jetë Memli Kelmendi.

Kori Siparantum ka përformuar me sukses disa vepra korale të kompozitorëve të njohur si: Bach, Mozart, Eric Whitacre, Presiner, Jake Runestad etj, përvjellë nga koreografi atraktive.

Me një repertor shumë të pasur të muzikës tradicionale, klasike, moderne dhe sakrale, me guxim të madh në përzgjedhjen e veprave vokale dhe orkestrës profesionale, kori Siparantum vlerësohet lartë nga muzikantë vendor e ndërkombëtar si dhe kritika muzikore. /KultPlus.com

Djaloshi që i vetëm ndërtoi një shkollë të tërë

Nikanor Kinteros është një djalë shumë i zakonshëm që jeton me gjyshen Ramona, shkon në shkollë dhe i pëlqen të pijë qumësht me biskota. Ai nuk do të ishte shumë i ndryshëm nga fëmijët e tjerë po të mos posedonte shkollën e tij private, të cilën e themeloi për të ndihmuar fëmijët e tjerë të varfër.

Kur ishte nëntë vjeç, Nickanor i kërkoi gjyshes që ta hapte një shkollë pranë shtëpisë së tyre. Asaj i pëlqeu ideja kur nipi i tha se donte të ndihmonte fëmijët që nuk kishin para të mjaftueshme për libra, fletore, çanta shkollash dhe madje edhe këpucë me të cilat do të shkonin në shkollë. Djali nga Argjentina pak nga pak e ndërtoi shkollën e tij të quajtur “Toka dhe Uniteti”.

Kjo shkollë ka ekzistuar për më shumë se tre vjet. Fëmijët e tjerë e ndihmuan të ndërtonin dy klasa, kabinete, një librari të vogël, ata morë dollapët dhe gjërat më themelore që duhej të kishin. Një nga miqtë e tij punon si mësues. Shkolla ka 36 nxënës të moshave të ndryshme, të cilët i janë shumë mirënjohës atij.

Djali nganjëherë mbetet deri vonë në mbrëmje për të ndihmuar fëmijët e tjerë të mësojnë ndërsa të ardhurat e tij i përdorë që t’u blejë atyre çaj dhe biskota. Nikanor ka impresionuar dhe frymëzuar shumë njerëz. Kryetari i vendit vizitoi shkollën e tij dhe e quajti atë një hero të vërtetë. /Reporteri.net

Propozohet ngritja e lapidarit në Prishtinë për Natasha Kandiq

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq ka kërkuar që të ngrihet një memorial në Batajnicë të Beogradit për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë, e të varrosur fshehtas në varrezat masive në Batajnicë.


E publicisti dhe gazetari Adriatik Kelmendi thotë se kosovarët duhet t’ia ngrisin një lapidar për së gjalli Natasha Kandiqit 
në Prishtinë.

“Ne duhet t’ia ngrisim Natasha Kandiqit për së gjalli një lapidar në mes të Prishtinës, si personi që ka bërë më shumë se të gjithë ne shqiptarët bashkë për krimet të cilat janë kryer ndaj shqiptarëve!”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Ballkani.info.

Skandal në arsim, gjysma e mësuesve nuk kalojnë Provimin e Shtetit

Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi shprehet se gjysma e kandidatëve për mësues nuk kanë kaluar në Provimin e Shtetit.

Ajo argumenton  se më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor.

Vrapi tha gjatë një interviste për Ora Neës se kandidatët mund ta bëjnë ankimimin brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin.

“49.6% e totalit të kandidatëve janë fitues, pra kanë marrë mbi 50% të pikavë. Ka një proces që ka të bëjë me ankimimin e kandidatëve. Është e drejtë e tyre që nëse nuk janë dakord me rezultatin të kërkojnë rishikimin e tij. Ankimimin mund ta bëjnë brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin”, tha Vrapi.

Ngelësit mund ta japin sërish Provimin e Shtetit. Më parë ata mund t`i nënshtroheshin testit deri në 5 herë, por prej tetorit të vitit të kaluar ky limit është hequr.

“Nuk ka një limit me daljen e VKM-së në tetor të 2018 është hequr kufizimi prej 5 herësh. Mund ta japin këtë provim kundrejt një pagese, e cila është e barabartë me atë nga hera e pestë”, deklaroi ajo.

Testimet për licencën e mësuesi kanë vënë në dyshim cilësinë e fakulteteve që aplikojnë programet e mësuesi. Nga 788 kandidatë që kërkuan të merrnin të drejtën e mësimdhënies 50% e tyre rezultuan ngelës, edhe pse kanë fituar diplomën e Universitetit.

Në provimin e shtetit më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek ata që kanë përfunduar studimet e larta për arsimin fillor, ku 60% e kandidatëve nuk kanë marrë licencën.

Sipas të dhënave nga Qendra e Shërbimeve Arsimore asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë notën maksimale 10. Tarifa që duhet të paguajnë kandidatët për mësues në lidhje me provimin e licencës është 10 mijë lekë dhe rritet me 2 mijë e 500 lekë sa herë e që e rrijapin.

Sot është përvjetori i vdekjes së Roosevelt, presidenti i ShBA-së që u zgjodh për katër mandate

Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më 12 prill 1945, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta. Lexuesit po i sjellim dokumentin historik të Kartës të Atlantikut të firmosur nga Ruzvelt dhe Çërçill.

Franklin Delano Ruzvelt (Franklin Delano Roosevelt) ka lindur më 30 janar 1882 në Haid Park (Hide Park), në një familje protestante me prejardhje të hershme hollandeze, emigruar në Amerikën e Veriut në Shekullin XVII. Babai, Xhejms (James), ishte një zotëri klasik i borgjezisë së mirë evropiane. Në këtë klimë të mirëqenies solide, Franklin i kalon vitet e para të jetës së tij duke bërë udhëtim në Evropë e duke marrë një edukatë aristokratike tejet
të përpikët nga e ëma dhe nga mësues privatë të Haid Parkut. Kur ishte adoleshent,
prindërit e regjistruan në shkollën më prestigjioze të Amerikës, atë të Grotonit, në Masaçusets (Massachussets); bëhet fjalë për një institut që administrohej në mënyrë të rreptë dhe që kishte mësues të ashpër dhe të disiplinuar.
Përvoja e Grotonit, me disiplinën e saj të hekurt, përbën për Franklinin edhe një shkollë të karakterit, çka e bën atë të rritet para kohe dhe të ketë një natyrë të vendosur. Më 1900, në vijim të kësaj përvoje, ai  regjistrohet në Harvard ku diplomohet pas tre vjetësh.
As studimet, as profesioni i avokatit, megjithatë, nuk arritën ta kënaqin plotësisht, sepse gjithnjë e më shumë atë e joshte jeta politike. Pasioni për arenën politike e bën që ai të kandidojë për në senat si përfaqësues i Partisë Demokratike të SHBA. Si Kryetar i Komitetit të Senatit për pyjet, gjahun dhe peshkimin, lufton me një energji të madh për shpëtimin dhe ruajtjen e burimeve natyrore të vendit. Vitin e mëvonshëm ai emërohet zëvendësSekretar.


për marinën, detyrë të cilën e kryen për disa vjet. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Ruzvelt mbyll periudhën e parë të jetës së tij politike duke u tërhequr në jetën private (pavarësisht se atij i është dhënë kënaqësia ta shikonte veten të propozuar si kandidat për nënpresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës).


Më 1921 sëmuret rëndë nga poliomeliti, duke humbur plotësisht funksionimin e këmbëve; prej atëherë e më vonë ai ishte i detyruar të ecë me paterica. Të gjithë mendojnë se pamundësia për të lëvizur përfaqëson një pengesë të pakalueshme në të gjitha veprimtaritë e jetës së tij, sidomos asaj politike,  por me forcën e madhe të shpirtit ai kundërvepron dhe gjen forcë për t’i rikthyer në politikë. Më 1928 Kuvendi i Deokratëve e emëron kandidat për në detyrën e guvernatorit të Shtetit të Nju Jorkut, detyrë së cilës ai ia del me sukses të plotë. Pas kësaj ai hidhet në fushatën elektorale për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fushatë që i kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm mendor, por sidomos edhe një raskapitje të konsiderueshme fizike. Në përfundim të zgjedhjeve më 1932, ai është fitimtar, edhe pse me një rezultat të ngushtë.


Në njëqind ditët e para të mendatit, Ruzvelt propozon një program radikal për të rigjallëruar bujqësinë, për të mbështetur të papunët, të pastrehët dhe të falimentuarit; plani përfshin edhe reformat që gjejnë zbatimin e parë në kushtetutën e Autoritetit të Luginës së Tenesisë (The Tennessee Valley Authority). Më 1935 vendi ka filluar ta rimarrë veten, por klasa e industrialistëve dhe bankierëve nuk e mbështetin programin e Ruzveltit, të quajtur New Deal (Marrëveshja e Re). Iu druhen efekteve të “eksperimenteve” të tij (taksa më të mëdha mbi pasurinë, kontroll të ri mbi bankat dhe funksionet e tyre publike dhe një program të gjerë pune për të papunët etj.).


Ishte një periudhë e karakterizuar nga një numër i madh kontradiktash (të tilla sa shkaktojnë mospajtime edhe midis historianëve të sotëm), por New Deal shënoi padyshim fillimin e një periudhe të reformave ekonomike e sociale që sollën një nivel të parritur ndonjëherë më parë nga forcat progresiste e demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë
në dyer ia behin ngjarjet dramatike të Luftës së Dytë Botërore. Më 7 dhjetor 1941, në vijim të betejës për Përl Harburin (Pearl Harbor), që ishte për Amerikën një shok të vërtetë, ai deklaron luftën kundër Japonisë, ndërsa më 11 Dhjetor 1941 i shpall luftë Gjermanisë. SHBA hyjnë kështu konfliktin botëror dhe duke përcaktuar fatin e fitores për Aleatët dhe humbjen për Hitlerin. Në vitin 1944 zgjidhet president i SHBA për mandatin e katërt, por vdes më


12 prill 1995, i goditur nga një hemoragji cerebrale. Është i vetmi president i SHBA i zgjedhur për katër mandate rresht, kjo për shkak të gjendjes së luftës, gjë që parashikohet në kushtetutën Amerikane, por ndërkohë është presidenti që e nxori Amerikën fitimtare si nga kriza ekonomikee viteve ‘30, ashtu edhe nga lufta. Lexuesit po i sjellim dokumentin historik të Kartës të Atlantikut të firmosur nga Ruzvelt dhe Çërçill .
KARTA E ATLLANTIKUT

E nënshkruar Franklin D. Roosevelt & Winston S. Churchill

14 Gusht, 1941 – F.D. Ruzvelt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryeministri , z. Çërçill, duke përfaqësuar qeverinë e Madhërisë së Saj në Mbretërinë e Bashkuar, në takimin midis tyre, e gjykuan të drejtë t’i bëjnë të njohura disa parime të përbashkëta të politikave kombëtare të të dy vendeve mbi të cilat ata i mbështetin shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë në botë.


Së pari, vendet e tyre nuk kërkojnë asnjë zmadhim territorial apo tjetërfare; Së dyti, ata dëshirojnë të mos ketë ndryshime territoriale që nuk pajtohen me dëshirat e shprehura në liri të plotë nga popujt që lidhen me këto territore;


Së treti, ata respektojnë të drejtën e të gjithë popujve për të zgjedhur formën e qeverisjes nën të cilën do të jetojnë; dhe ata dëshirojnë të shikojnë t’iu jenë rikthyer të drejtat sovrane dhe vetëqeverisja atyre atyre popujve që ato të drejta iu janë hequr forcërisht;
Së katërti, ata do të përpiqen, të respektojnë detyrimet e tyre, dhe të përkrahin vullnetin e të gjitha Shteteve, të mëdha apo të vogla, fitimtare apo të mundura, të hyjnë me të drejta të barabarta në tregun botëror, për sigurimin e lëndëve të para të nevojshme për prosperitetin e tyre;
Së pesti, ata duan të sigurojnë bashkëpunim të plotë midis të gjitha kombeve në fushën ekonomike me qëllim që të arrihen për të gjithë standarte të përmirësuara të punës, përparimit ekonomik dhe sigurisë sociale;


Së gjashti, pas shkatërrimit përfundimtar të tiranisë Naziste, ata shpresojnë të shikojnë të themeluar një paqe e cila do t’ua bëj të mundur të gjitha kombeve që të jetojnë në siguri brenda kufijve të tyre, dhe e cila do t’ua bëjë të mundur që të gjithë njerëzit  të jetojnë jetët e tyre të çliruar nga frika dhe nga skamja;
Së shtati, një paqe e tillë duhet t’ua bëjë të mundur të gjithë njerëzve që të përshkojnë detet dhe oqeanet e hapura pa pengesë;
Së teti, ata besojnë se të gjitha kombet e botës, për arsye realiste sikurse edhe për arsye shpirtërore duhet të vijnë tek braktisja e përdorimit të forcës.
Gjersa një paqe e ardhshme nuk mund të sigurohet nëse armatimet tokësore, detare apo ajrore do të vazhdonin të përdoreshin nga kombet të cilat kërcënojnë apo mund të kërcënojnë me agresion jashtë kufijve të tyre, ata besojnë themelimin e një sistemi të përhershëm të sigurisë së përgjithshme, ku çarmatimi i kombeve të tilla do të ishte thelbësore. Ata do të ndihmojnë dhe mbështesin gjithashtu të gjitha masat e tjera praktike të cilat do të lehtësojnë popujt paqedashës nga barra e rëndë e armatimeve. /Elida BUÇPAPAJ

Tri këngë nga Billie Eilish, senzacioni muzikor i momentit

Senzacioni i fundit muzikor në botë është Billie Eilish.

Eilish, këngëtare amerikane, është vetëm 17 vjeçare, por momentalisht një prej këngëtareve më të dëgjuara në rruzull.

Qysh prej debutimit të saj me “Ocean Eyes” ajo ka arritur të marrë famë dhe me ndihmën e vëllaut të saj realizon këngë, shumicën prej të cilave i shkruan vetë.

Albumi i saj i parë u realizua me 29 mars të këtij viti.

Momentalisht, kënga e saj BAD GUY është në pozitën e shtatë në Billboard 100 këngët më të mira. Njëjtë, këngët e saj zënë edhe vendin e 25 (Bury a friend), 29, 31, 35, 41, 43, 46, 53, 62, 63, 79, 85 dhe 94, duke u bërë kësisoj artistja që ka më së shumti këngë në 100 këngët më të mira në Amerikë.

Me anë të këtyre tri këngëve që po ju sjellim sot do të mund ta njoftoni më shumë këngëtaren dhe botën e saj. / KultPlus.com

Winfrey realizon dokumentar rreth shëndetit mendor

Udhëheqësja e njohur televizive, Oprah Winfrey, ka bashkëpunuar me princin Harry të Britanisë, për ta realizuar një dokumentar për shëndetin mendor.

Në dokumentarin që do të realizohet për gjigantin teknologjik Apple, Harry ka thënë se kur kishte 12 vjet, ishte shumë afër një krize mendore pas vdekjes së nënës së tij, Princeshës Diana.

Ai dhe Winfrey, një prej njerëzve më me ndikim në media, kanë filluar të punojnë në dokumentar tash e disa muaj.

“Besoj se shëndeti i mirë mendor është çelësi i një lidershipi dhe komuniteti të suksesshëm”, ka thënë Harry.

Winfrey mori pjesë në një ceremoni të Apple-s në muajin mars, kur gjiganti teknologjik lansoi shërbimet televizive dhe dy dokumentarë./albinfo/ KultPlus.com

Studiuesi e instrumentisti amerikan që dëgjon këngët e Dervish Shaqës

Jeff Charest është amerikani që ka doktoruar për instrumentin e çiftelisë  në Universitetin Cardiff në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan KultPlus.

Amerikani Jeff Charest e ka pasur një çifteli qysh prej vitit 1992 dhe duke qenë se studimet e tij kanë qenë të lidhura me këtë instrument, ai vazhdimisht dëgjon rapsodët shqiptarë.

Ai ka një listë të këngëtarëve e instrumentistëve që i dëgjon vazhdimisht. Ai në një intervistë për KultPlus pat treguar se në mesin e instrumentistëve shqiptarë që i dëgjon vazhdimisht është edhe Dervish Shaqa.

Instrumentistët e këngëtarët  e të tjerët që i pëlqejnë më së shumti janë:  Dervish Shaqa, Ndue Shyti, Fatmir Makolli, Rexhep Hajrizi, Esat Gashi, Sali Mani dhe Esat Ruka.

Sot bëhen 35 vite prej që është ndarë nga jeta rapsodi më i njohur shqiptar, Dervish Shaqa, shkruan KultPlus.

Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912, ndërsa vdiq më 11 prill 1985. Ai mbetet rapsodi më i shquar popullor në të gjitha trevat shqiptare./ KultPlus.com

Imagjinata dhe realja në romanin “Tutori” të Mimoza Ahmetit

Shkruan: Blerina Gashi

Romani “Tutori” i Mimoza Ahmetit është një roman me temë dashurie  që gërsheton realen me fiksionalen, realja përdoret nga autorja vetëm sa për të treguar mjeshtrinë e saj se si arrin ta shkrijë atë me fiksionalen  për të thënë diçka më shumë se sa ajo që ofron teksti në shikim të parë,  duke i vënë në raport me njëra-tjetrën për të prodhuar vlerë artistike. Ajo me këtë roman e vendos në qendër të vëmendjes gruan, dhe e paraqet  më të rëndësishme se gjithçka.

Qysh në titull të romanit autorja na paralajmëron që kemi të bëjmë me një individ i cili do të jetë udhërrëfyes  ndikues për personazhin kyç, mirëpo pa lënë hapësirë të kuptohet që kemi të bëjmë me fantazmë  apo krijesë imagjinative, por që ai udhërrëfyes do të imponojë lirinë e mendimit   që në veprimet dhe sjelljet e personazhit kyç do të sjellë pasoja.

Përmes rrëfimit të një ngjarjeje të tillë autorja na tregon për dëshirën e madhe të njeriut që ka ai të gjejë shpëtim te dashuria duke e anashkaluar atë që ndodh përreth tij. Ngjarjen imagjinative të cilën e krijon autorja në mënyrë asociative të mendimeve të ndryshme të saj e lidh me gjendjen shpirtërore të cilën  e kalon ajo,  dhe vetëm përmes imagjinatës  mundohet t’i ikë realitetit që jeton dhe të krijojë një ambient që asaj i sjell lumturi e rehati.

Romani mund të lexohet dhe mund të quhet si një roman dashurie, ku përmes kësaj  dashurie tentohet krijimi i dashurisë ideale, mirëpo para se të konsiderohet një roman i tillë dashurie ndërmjet dy personave, mund të konsiderohet si një roman dashurie, ku dashuria përdoret apo shfrytëzohet për t’i kaluar konditat e një ambienti  real që mundohet të anashkalohet e injorohet. Secila nga pjesët e romanit e reflekton gjendjen emocionale të personazhit kryesor.

Autorja krijon një filozofi krijimtare, ku personazhi thellohet në mendime të fuqishme imagjinimi. Ajo ndërton një imagjinatë rrëfimtare, ku përveç rrëfimit inkuadron edhe dialogët imagjinativ për të plotësuar gjendjen e boshllëkut që mbizotëron në realitet, këto dialoge krijohen sipas trillimeve të autores e cila i shfrytëzon  për të thënë atë që e dëshiron. Ky roman ka një rrjedh të rrëfimit që gërshetohet mirë me qëllimin  ideor të autores dhe  që reflekton më pas me fiksionin  dhe imagjinatën e  saj.

Romani “Tutori” ka një strukturë interesante që e bën të dallojë nga shumë romane të letërsisë shqipe. Rrëfimi fillon në “in media res” apo siç njihet rrëfim në qendër të vëmendjes. Teknika e rrëfimit që përdor autorja nuk është aq e lehtë, ajo ndërton dy rrëfime paralele, duke e ngacmuar lexuesin për përmbajtjen e strukturën e romanit dhe duke e përzier realitetin me fiksioin që ndërton. Ajo kalon sa në përjetimin imagjnativ, sa në atë real duke krijuar një miks rrëfimi.

Mimoza Ahmeti ndërton një dashuri platonike ndërmjet dy personave të dashuruar, dashuria e tillë përdoret si mjet për të, për t’i bërë ballë një ambienti të papërshtatshëm për jetesë.

Klima e absurdit arrihet të vërehet qysh në hyrje të romanit dhe më pas gjatë paraqitjes së problemit kyç që do të shtjellohet vazhdimisht. Absurdi si element i veçantë inkuadrohet në romanin “Tutori” për të prezantuar idenë që problemet  nuk mund të kalohen  pa u përballur me atë që ekziston vërtet.

Autorja arrin që me mjeshtrinë e saj  narrative  të marrë gjithë vëmendjen e lexuesit dhe ta pushtojë mendjen e tij për t’i lënë hapësirë atij të gjejë lidhjen ndërmjet fiksionit që ajo krijon dhe gjithë gjendjes reale, që  më pas e gërsheton në një linjë të vetme. Ajo arrin të krijojë te lexuesi ndjenjen që po lexon një roman dashurie ku fantastikja është e përjashtuar dhe ku ndeshemi vetëm me realen, mirëpo kur ndeshemi me situata të palakmueshme që janë afër absurdit dhe kthehemi në gjendje normale, atëherë e kuptojmë që është vështirë të besohet jeta të cilën e krijon personazhi real me atë fiksional dhe më pas të besohet në ekzistencen e një jete të tillë. Absurde mund të konsiderohet edhe pranimi i personazhit për të gjetur shpëtimin vetëm në botën fiksionale pa tentuar të jetë pjesë e botës reale.

Kur njeriu e përdor imagjinatën dhe vendos t’i përkushtohet pikërisht asaj për të arritur diçka që s’mund ta krijojë në realitet, i shmanget reales,  mirëpo  autorja me vetëdije e ndërton një raport real-imagjinatë për ta bërë sa më reale gjithë ngjarjen e saj fiksionle dhe të ngacmojë intelektin e lexuesit, ajo me të dashurin e saj krijon situata të pafavorshme për një lidhje dhe përdor grindjet e problemet e çifteve që ata kanë në jetë reale për të servuar gjthçka normale, e po ashtu nuk heziton as ta përjetojë zhgënjimin nga  dashuria e saj fiksionale vetëm që të duket e përjetohet si dashuri reale. Krijimi i një gjendjeje të tillë mund të konsiderohet si ndikim për të krijuar një prozë me elemente të absurdit. Këtu edhe ndeshemi me  psiken e autores dhe ndikimin e elementit social në gjithë psikologjinë e saj reale por edhe krijuese. Një gjendje e tillë halucionative arrin absurdin kur personazhi femër provon të konkretizojë imazhin e kijuar nga bota e saj trillluese.

Autorja krijon përvojat e veta sipas dëshirave dhe përfytyrimeve të veta. Ajo me vetëdije i servon lexuesit  një prozë të lehtë në shikim të parë, por që realisht leximi i saj provokon mendjen e çdo lexuesi model. Autorja po ashtu luan edhe me faktin që provon të duket naive duke mos tentuar ta ndajë botën reale me atë imagjinare, por që e gjithë kjo vije si pasojë e krijimit  të vetëdijshëm të marrëdhënieve të tilla për t’i ikur rrethanave të ndryshme duke shkrirë këto dy botë në një të vetme.

 Imagjinata e autores mund të themi që mund të konsiderohet si një “imagjinatë plastike” sepse ajo frymëzohet nga vëzhgimi i pamjes së botës që përcepton.

Imagjinata e saj thyen konditat e  ambientit që e rrethon ngjarjen dhe udhëton me mendje nëpër vende të ndryshme për t’i përmbushur gjithë idealet e saj në lidhje me faktin që preferon t’i ikë ambientit që e rrethon.

 Problemi i cili paraqitet me një imagjinatë kaq të thellë rezulton me gjendjen emocionale duke ardhur në përfundim që a ka kuptim gjithçka që e rrethon dhe sa është e kuptimshme jeta e saj në rrethana të tilla, por përmes gjithçka kemi lexuar deri tani kuptojmë që nëse do të ishte gjithçka në rregull me personazhin narrator ajo nuk do të kishte krijuar raporte të tilla imagjinative me një person të vizatuar sipas imagjinatës së saj, dhe kështu drejpërdrejt lidhemi me gjendjen psikologjike dhe emocionale të saj që ajo e përjeton, çka na tregon shumë për atë që ajo kalon si individ. Mund të themi që përmes shfrytëzimit të një përvoje individuale ka arritur të paraqes një qëllim të saj  për të ndëshkuar idenë e një jete e cila imponohet nga rrethana të ndryshme e sidomos politike, të cilat shkaktojnë probleme të ndryshme që lidhen me individin në përgjithësi.

Duket që jeta të cilën e përjeton në imagjinatë është më e dashur për të sepse në momenti kur njërin tutor ajo e largon nga vetja duke e inkuadruar pikërisht me ambientin dhe rrethanat nga të cilat tenton të largohet, ajo nuk heziton ta krijojë  tutorin tjetër, por tash me një karakter e pamje plotësisht ndryshe, duke e pranuar që është e varur nga jeta, dashuria, problemet të cilat i krijon vetë sipas botës së saj fiksionale.

“Kcimi i Tropojës”, promovim për t’u bërë pjesë e UNESCO-s

 “Kcimi i Tropojës” është një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të Shqipërisë dhe duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj me të cilin ndau bindjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO-s, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare.

“Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, duhet të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Shumë i lumtur të takoja sot kryetarin e shoqatës “Kcimi i Tropojës”, Skënder Haklaj, me të cilin ndamë bindjen për domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare”, shprehet Presidenti Meta.

Vallja apo “Kcimi i Tropojës” është e lashtë sa vetë popullsia e kësaj krahine dhe është karakteristike vetëm për këtë zonë në veri të Shqipërisë. Kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jomateriale./ata

Gzim Dervishi, historia e djaloshit që kërkoi ta shihte statujën e tij në Suedi (VIDEO)

Atë e kishin kthyer nga Suedia shumë vjet më parë, por në qytetin ku jetoi i kishin ngritur një statujë.

Për vite të tëra është përpjekur ta takojë veten, por tentimet ishin të kota.

Më në fund Gzim Dervishi takoi veten e shkrirë në bronz, njofton Klan Kosovës.

Përmes storjes së gazetarit Milot Hasimja do ta kuptoni se në çfarë peripecish ka kaluar ky djalosh deri në qëllimin e tij.


A do të kualifikohet Jonida Maliqi në finalen e Eurovizionit?

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Eurovizionit – Festivalit Evropian të Këngës, ku edhe shqiptarët po përfaqësohen denjësisht.

Jonida Maliqi po qëndron shumë mirë në bastet momentale të gjysmëfinales së dytë, kur edhe do të këndojë.

Ajo është në pozitën e nëntë në Eurovision World Odds 2019, pra gjasat janë të mëdha që ajo të mund të kualifikohet për në finalen e Eurovizionit.

Jonida këtë vit përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, dhe këndon në atë që po quhet gjysmëfinalja e ferrit – sepse të gjitha këngët e forta të Eurovizionit këtë vit janë në këtë gjysmëfinale, dhe kësisoj konkurrenca bëhet më e fortë, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=eo4aFzAkQkA

Jonida ka shkëlqyer ditë më parë në koncertin Eurovision in Concert në Amsterdam, duke i dhënë hov dashurisë së fansave për këtë këngë, dhe për vokalin e saj të fuqishëm në paraqitjet e fundit reklamuese për Eurovizion.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004. Nëse Jonida Maliqi këtë vit kualifikohet për në finale, nga 16 pjesëmarrje do të jenë gjithsej 9 herë që Shqipëria merr pjesë edhe në finale të Eurovizionit.

Pozita e pestë dhe e shtatë në finale janë rezultatet më të mira ndër vite të shqiptarëve në Eurovision Song Contest. / KultPlus.com

Del në shitje numri i ri i revistës “Jeta e re”

Doli në qarkullim numri i ri i revistës letrare të traditës “Jeta e re”, i pari për këtë vit. Të shtatë rubrikat e këtij numri sjellin autorë me peshë nga fusha e letërsisë, teorisë dhe kritikës letrare botërore dhe asaj shqiptare.

Revista hapet me Ligjëratën e shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë Sabri Hamitit me titullin “Mësimi i letërsisë”, mbajtur në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Rubrika e prozës nis me tregimin “Përralla e ishullit të panjohur” të nobelistit Jose Saramago, për të vazhduar me “Në pritje” të shkrimtarit, gjithashtu shumë të njohur, Amos Oz, me tregimet e shkrimtarit, publicistit dhe dramaturgut agjentinas Robero Alt: “Shkak dhe marrëzi xhelozie”, “Vëmendje beqari”, “Zilja e ndrojtur”, “Njeriu që gjithmonë të jep të drejtë” dhe “ Fjalimi që do të kishte sukses”, pastaj me tregimet e shkurtra “ Dreka e Pashkëve” dhe “ Pesë minuta” të shkrimtarit italian Paolo Zardi. Nga autorët tanë, Rrahman Paçarrizi është prezantuar me tregimin me titullin “ Helena ime”, Virion Graçi me “ Takime në mesnatë” dhe “ Xhojsi në fotografi” dhe Gazmend Bërjalolli me “ Fëllanza”.

Rubrika e poezisë nis me një cikël të gjerë poezish të poetit dhe dramaturgut të njohur spanjoll Garsia Lorkës, për të vazhduar me poetin amerikan Lingston Hueghes, me poemën “ Komesari Magreli” të poetit italian Varelio Magrelit.

Ndërkaq, nga autorët, me nga një cikël poezish në këtë numër të revistës janë paraqitur Ibrahim Berisha, Osman Gashi, Skënder Zogaj, Arif Kutleshi dhe Përparim Blakaj, ndërkaq me një intervistë me titullin “Pas çdo fjale fshihet një botë e tërë” vjen shkrimtari Heinrich Boll.

Në rubrikën qendrore të revistës Dossier, në një hapësirë prej 50 faqesh, vjen Eugene Guillovic, një nga poetët madhorë të poezisë franceze të kohës, i përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës. Rubrika nis me një tekst të shkurtër vlerësues të Andre Velter-it me titullin “ Guillevic”, për të vazhduar me një cikël të gjerë poetik të këtij autori, përzgjedhur nga disa libra të tij. Rubrika përfundon me tekstin interesant dhe me interes autobigrafik “Të jetosh në poezi”.

Në rubrikën e kritikës janë prezantuar një numër autorësh tanë dhe të huaj. Rubrika nis me tekstin e David Perkins-it “Kontekstualizmi historik“ e vazhdon me “Gramatika e krijimit” të George Steiner-it, njërit ndër kulturologët më të mëdhenj sot, me “Pamundësia e përkthimit të Franc Kafkës” të shkrimtares së shquar amerikane Cynthia Ozick, me “Teatri dhe drama” të Erenestina Halilit, “ Dimensionet e identitetit multikulturor në letërsinë e vjetër shqipe” të Ilir Brecës dhe “ Erosi i përçmuar” të Marjela Prognit- Pecit.

Përkthyesit që kontribuuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Gëzim Aliu, Alket Çani, Sulejman Dërmaku, Alfred Beka, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Qerim Ondozi, Arta Hallaçi dhe Rexhep Maloku.

Hoteli me 5 yje në Valbonë shton kapacitetin në zonën alpine

Valbona është një nga polet turistike e cila po tërheq shumë vizitorë të huaj për shkak të bukurive malore dhe peizazhit të mrekullueshëm që ajo ofron.

Në këtë kuadër ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një aktivitet me operatorët turistik në Valbonë, ku gjithashtu ministri inspektoi edhe punimet për hotelin me 5 yje që pritet të ndërtohet së shpejti.

Falë investimeve, që janë realizuar në Valbonë, falë traditës, eksperiencës dhe historisë që ka laguna, ministri Klosi tha se është shënuar një hap i rëndësishëm në turizmin malor, në Shqipëri.

”Tashmë është e vështirë që të ndash nëse turistët e huaj që vijnë në Shqipëri, të cilët vitin e kaluar kanë qenë plot 6 milionë turistë të huaj, vijnë më shumë për detin apo vijnë më shumë për malin. Ne na duhet që të kuptojmë se çfarë duan operatorët e zonës. Në sondazhet që kemi realizuar me turistët e ardhur në Shqipëri, që kemi kategori të caktuara turistësh, të cilët nuk e duan detin shqiptar, kanë det në vendet e tyre, por ama e gjithë zona e europës nga ku vijnë turistët dominon zonën malore. Vijnë në Shqipëri për të parë bukuritë e maleve për të parë malin e Korabit, për të shkuar në Tomorr, për të ndjekur zonën e Currajve të epërm, turistët cekë, zonën e mbi Shkodrës, pra kemi shumë pole, të cilat na duhen që t’i admnistrojmë më mirë pasi realisht prodhohet më shumë ekonomi dhe më shumë punësim”, tha ministri Klosi.

Gjatë inspektimit për një nga investimet e reja, që ka nisur të ndërtohet në Valbonë, një hotel me 5 yje, ministri tha se, ”kam bindjen e thellë se një investim si ky i Avniut, këtu në mes të kësaj perle të turizmit shqiptar do ta disafishojë biznesin e zonës. Ky është një hotel që vjen në standardet e hoteleve me 5 yje, që ofron 80 dhoma dhe një sërë aksesorësh të tjerë, që është kaq i nevojshëm për zonat alpine. Ajo që na duhet të diskutojmë me ju është sesa të përgatitur jemi ne për të siguruar shërbim, kamarierë, kuzhinierë, njerëz që ofrojnë shërbime brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë brenda bujtinave, guesthouse-ve dhe një hoteli të vërtetë me 5 yje në zonën e Valbonës”.

Sipas tij, pas certifikimit për herë të parë të udhërrëfyesve turistikë, ka ardhur momenti që guidat të bëhen nga njerëz profesionistë, që e njohin turizmin.

”Jemi tashmë në një fazë konsultimi me guidat profesionale të cilat bëjnë të mundur në mënyrë profesionale shoqërimin e turistëve në bjeshkë që është realisht një profesion, që ka shumë nevojë që të ketë njerëz shumë të personalizuar që njohin malin, natyrën, që dinë të japin ndihmën e shpejtë, që dinë të shpjegojnë nga pikëpamja ekologjike apo e zonave të mbrojtura, që çfarë ato ofrojnë pra të kemi njerëz që realisht t’i bëjnë njerëzit që të qëndrojnë më gjatë në vendin që vizitohet”, u shpreh ministri. /ata

Kantatë për dy zana dhe Agim Ramadani

Nga Halil Matoshi

Si sot, 20-vjet përpara, Agimi i ra gurit t’kufinit,
E ka me qindrue aty deri në fundin e kohës…

Stinët. Fundi

(Kantatë për dy zana dhe Agim Ramadani)

Zani –I-

Poeti sapo e kish gjetë lirinë artistike
Dhe po përballej me dimensionet e saj
Kur muzat i thanë: Po t’ish qielli kopsht
E retë gjethe…
Yjet kishin me kenë portokalle
Me i kputë për qef…

Zani –II-

Luftëtari sapo e gjeti arsyen e t’jetuemit 
Flamur mjesesh t’bardha me u ba…
Mija shigjeta mesjetare u nisën kah ai ditën me ia vërbue
E natës tina me zjarr me i vù!

Zani –I-

E shpirti i lirë i poetit po bridhte si hije e bardhë 
nëpër fushat e atdheut të sheklun nga qizmja e zezë.
I vetëdijshëm për estetikën e pranisë së mungesës 
se qielli s’â kopsht
retë s’janë gjethe 
e yjet s’janë portokalle
dhe s’ka me i k’putë kurrë njeriu qefli
Me i pa janë bâ
jo me i prekë

Zani –II-

Luftëtari për inat tha: Kam me e ndjek yllin tim të fatit
Dhe u nis në rrugëtimin e tij të fundit që plak shekujt

Se yjet kur të piqen e të bien
S’âsht stinë portokallesh
Âsht fundi i kohës…

Nga atdheu s’lypi asgjâ pos me iu bâ plaf dhe me luejt
me ato portokallet estetike qe me i pa janë bâ…
pa t’papamuna thjesht njerëz të mundun me trishtim në sy 
flakëve të luftës u përballi heshta fjale
anmikut zemërimin e shekujve
pak çaste para se me flatrue nalt’ 
ai pa thjesht njerëz të lirë
dhe buza i shkoi n’gaz e tha: Këtë andërr e kam pa ni jetë njeriu!

Të dy zanat bashkue në duet:

Liria âsht vepër arti që ngjizet në dejet e gufueme t’gjakut
Pa tundim ia falim kësaj toke si me mbjellë e ujit lule…

Agim Ramadani tha:
Poet jam e s’munem me pa lisa të perkulun tuj gjemue përball veriut…
Luftëtar jam dhe due me ia fal emnin ditëve të mbështjelluna me zi.
Përballja jeme epike ka me ia pëlcit damarët Fatherlandit 
Dhe stërkalat me qiellin kanë me u bashkue …
E terri ka me u tërhjekë
Siç terheq anmiku kufomat…

Nga rrashta jeme flaut kam me bâ
Në simfoninë e Shtatë të Bethovenit
Dhe në Oden e gëzimit kam me qenë ni zâ!
Himn i të munduarve që ka me jehue përtej historisë së botës
Me jehun e ernave e zukatjen e bletëve, 
me ciërrima trumcakësh e vaje bylbylash 
ka me u bashkëdyzue 
ni fëmijë kam me marrë përdore me e ngjit tek yjet përmi Kosovë
e kam me u dhanë emën tana ditëve prej këtu e deri në fundin e kohës…

Djal’ ka le

Nga Agon Rexhepi

Pushkë kanë qit
e gjymysh kanë ba
veglën mes kambëve
kur ia patën pa

E ishin lut dajve mos me i ga
mas do dite
ku n’spital s’ish kan ma
gzimi i shpis’
n’djep kish pas ra
Me nji qebe e kishin mlu
MashAllah n’cilën ka shkru
Hala naj emër s’ia kishin vnu
gjymyshi vazhdojke, për ta t’u knu
Kerret ishin’ ranis
për me pa gzimin  e shpis’
krejt akraballaku ish dalldis’
hazdret djalit, diçka me i çinis

Nji sy t’kaltërt me ia vnu
prej synit t’keq me e ru
N’djep te kryt, paret ia kishin ba pal’
se mas 4 çikave, kish le djal’

Kur dashuron një rom

Kujtim Paçaku

Kur dashuron një rom
Në pikë të dimrit ia thyen dallëndysheve 
Rrugën e shtegtimit
Kur dashuron një rrom
Ua shkund shtratin luleve të përgjumura
Myzhdenë t’ua japë
Kur dashuron një rrom
Përrenjve të ngrirë
Ua fal çmendurinë e dallgëve
Eh, kur dashuron një rom.. / KultPlus.com

Të mërkurën hapet ekspozita “Ka kohë që s’kam pa ndonjë re” e Valdrin Thaqit

Në ambientet e Hapësirës Ekspozuese “Motrat”, të mërkurën me 10 prill hapet ekspozita “Ka kohë që s’kam pa ndonjë re” e artisti Valdrin Thaqi. Kjo ekspozitë ballafaqon jetën e përditshme, duke shtruar pyetje të shprehive por edhe të jashtëzakonshme në të njëjtën kohë, shkruan KultPlus.

Punimet na kthejnë prapa për të parë dhe vënë në pikëpyetje të përditshmen, nxjerrin në pah gjërat e zakonshme ose lartësojnë të zakonshmet.

Valdrin Thaqi është artist vizuel nga Prishtina dhe student në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Praktikat e tij ndërrojnë nga pikturat eksperimentale, skulpturat, instalacioni dhe intervenimi. Duke përdorur objekte të gjetura, ai i konsideron ato si mbeturinat alkimike, në një kuptim që çdo material tejkalon në një pikë të caktuar, ku pretendon të jetë në një formë të theksuar.

Ekspozita do të hapet nga ora 20:00 dhe do të jetë e hapur për publikun deri me 10 maj./ KultPlus.com

Bëhen të ditura datat e edicionit të 11-të të “PriFest”-it


Këtë vit shënohet edicioni i 11-të me radhë i Festivali të Filmit në Prishtinë “Prishtina International Film Festival” – “PriFest”, shkruan KultPlus.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest” është festival i filmit të metrazhit të gjatë në Kosovë, ai u themelua në vitin 2008. Ky festival është ngjarja më e rëndësishme e filmit që organizohet në kryeqytet.

Festivali ndërkombëtar i filmit “PriFest”  këtë vit do të mbahet më datë 16 deri më 22 korrik / KultPlus.com

Ka veç një problem kjo botë, njeriun

Flogerta Krypi

Berlin
Ka veç një problem kjo botë
Njeriun,
Atë që e njeh veç ti
Ato të këmbënyjtuarit
Që ngrenë rrjeta ku të përpijnë
Të kthejnë në vemje
E pasi të kanë ngrënë
Ashtu si krokodili qajnë
Por jo për ty
Po se kripa të djeg
Fytyrën ta gërryn
Derisa veten e vërtetë sheh.

Berlin
Kurrë se kam kuptuar
Pse njeriun?
Nga të gjithë
Pse me dasht njeriun?
Kur ata si myshqe a likene
Zënë vend nëpër gurë
E gurin thërromojnë
Pa lanë asnjë shenjë
Se aty ku sot shtrihen,
dikur,
Ka jetuar një thërrime gur.

Berlin
Kurrë nuk ma ke shpjegu
Pse njeriun?
Ai kurrë nuk të ka dasht
Kurrë nuk ka për të dasht
Ka për të vjedh
E besomë Berlin
Nuk ka qeli në këtë botë
Që maskat e njeriut mban
Që të vret vetë
Dhe po vetë të qan
E këtu besomë
Fajin krokodilat nuk e kanë.

Unë e di,
Berlin
Se dhe unë fatkeqësisht
Njeri jam lind.
Po tash më thuj Berlin
Pse njeriun?
Pse mu?
Unë desha thjesht një jetë
Pa u ndje vetëm
Pa qenë ngjyrë jeshile…
Pse njeriun Berlin?
A ia ka vlejt?

Berlin
mes rrëmujës gjendet fryma jote
çdo gjë shuhet nën shtëllunga
çdo varg është bërë i rëndomtë
kam ftohtë prej vitesh
dhe në shkretëtirë bie borë.

Berlin
kthetrat e natës më coptuan lëkurën
damarët rrjedhin qelb
buza më lëshon helm prej kohësh
po më vrasin nga pak
nuk ka shpëtim
largimi i hidhur po vjen.

Berlin
krahët janë qepur me kohë
pendët janë kthyer në mallkim
po unë do ngrihem fuqishëm
nëpër qiej
fatmirësisht, nga ikje të tilla ska kthim.

Berlin
sa keq që nuk u takuam dhe një herë
të qeshnin mes trishtimit në Invalden
mes rrënoja muresh
të ngrinim pasqyra për shiun
të fshijnë plagët që lamë ne.

Berlin
mos harro, në çdo ikje
me mua qesh/ KultPlus.com

Në Egjipt gjenden minj e zogj të balsamosur në varrin 2000-vjeçar

Minj të balsamosur janë gjetur mes artefakteve të zbuluara në një varr të dekoruar që është zbuluar së fundmi në qytetin egjiptian Sohag.

Minjtë dhe kafshët e tjera rrethonin dy trupa njerëzish, të balsamosur, dhe dhoma e varrimit mbante detaje të pikturuara të ceremonive të varrimit dhe njerëzve që punonin në fusha.

Ekspertët thonë se varri është më shumë se 2000-vjeçar dhe mendohet se i përket një zyrtari të lartë të quajtur Tutu dhe bashkëshortes së tij. Ai u zbulua në tetor, kur u kapën disa trafikantë që gërmonin ilegalisht për artefakte.

Mostafa Waziry, Sekretar i Përgjithshëm i Antikiteteve, tha: “Ky varr i mirë dekoruar është ende në gjendje perfekte edhe pse është më shumë se 2000-vjeçar. Kur ne filluam gërmimet gjetëm shumë fragmente, shumë objekte dhe më shumë se 50 kafshë dhe zogj të balsamosur”, transmeton Tch.

Ministria egjiptiane e Antikiteteve shpreson se zbulimi do të tërheqë vizitorë në qytetin e braktisur 390 km në jug të Kajros, afër lumit Nil. Që nga trazirat e vitit 2011, destabiliteti politik i vendit dhe pasiguria kanë goditur rëndë industrinë e turizmit. Dhe ministria shpreson që ky atraksion i ri të ndihmojë në kthimin e vizitorëve./ KultPlus.com

Foto nga vdekja e Avni Rustemit dhe hapja e arkivolit pas 58 vitesh

Fotot i përkasin viteve 1924 nga vdekja dhe 1982 hapja e arkivolit.

“Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës”- shkruan ai.

Sipas tij, “U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo”.

Lexojeni të plotë shkrimin e Kastriot Dervishit:

Avni Rustemi është një person që nuk mbahet mend për ndonjë gjë të rëndësishme, përveçse vënien në zbatim të metodave terroriste, atë të përligjjes së vrasjeve me çdo lloj justifikimi, si dhe të keqpërdorjes së rinisë. Pas aktit terrorist të Parisit më 13.6.1920 ndaj ish kryeministrit Esat Toptani dhe kalimit në një proces të çuditshëm të drejtësisë franceze, Rustemi erdhi në Shqipëri. Kapërceu misionin dhe nga një njeri i porositur për një vrasje u fut në politikë duke u zgjedhur deputet në rrethana të dyshimta, pasi humbi qartësisht në zonat të tjera (në vitin 1923 kandidohej më shumë se në një zonë zgjedhore).

“Në veprimtarinë e tij shkatërrimtare për shtetin shqiptar sidomos në drejtim të keqedukimit të rinisë dhe administratës, ai nuk u ndal. Mendonte se vetëm me vrasje mund të arrinte synimet e veta politike. Porositi vrasje të tjera në drejtim të Ahmet Zogut dhe familjeve si Vlora apo Libohova. Si rezultat, erdhi një reagim tjetër që lidhet me filozofinë popullore ‘ç’të mbjellësh do korrësh”.

Më 20 prill 1924 Avni Rustemi u plagos nga Isuf Reçi. Dy ditë më vonë nga plaga e vetme e marrë vdiq në spitalin e Tiranës.
Për të u zhvilluan dy ceremoni varrimi, në Tiranë dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill 1924 me ceremoninë e zhvilluara në sheshin para xhamisë së vjetër në Tiranë. Arkivoli me trupin e tij të balsamosur udhëtoi në Durrës, e prej andej me vaporin “Beogradi”, nën flamujt jugosllavë e shqiptarë, mbërriti në Vlorë, të martën e 29 prillit 1924.

Ceremonia e varrimit u zhvillua të mërkurën e 30 prillit 1924. Figura e të vrarit mori përmasa të mëdha, aq sa shtypi antiqeveritar shkruante se varri i Avni Rustemit do të bëhej si Meka ose Jeruzalemi. Pas mbajtjes së fjalimeve të ashpra para kufomës dhe zemrës së Rustemit të vendosur në një enë qelqi, ithtarët e Rustemit organizuan tri mbledhje në sallën e bashkisë së Vlorës.

Vendi i prehjes së Avni Rustemit ishte menduar një tip bodrumi në qendër të Vlorës, i cili u nderua për vetëm 6-7 muaj. Më pas kaloi një heshtje 58-vjeçare. U desh viti 1982 kur për varrin e Avni Rustemit u interesua ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai. Trupi i Avni Rustemit ishte balsamosur me shumë cilësi nga doktor Sazai Çomo. Përveç kësaj arkivoli ishte izoluar më së mirë, duke mundësuar që trupi të mos dekompozohej.

Në pjesën e sipërme të kokës ai kishte një xham për t’u shikuar, ndërsa vendi i varrimit ishte një dhomë nëntokësore, e përshtatur për të bërë homazhe raste. Ndonëse duket disi e çuditshme, nuk përjashtohet mundësia e imitimit të balsamosjes së Leninit në Moskë. Kapaku i dhomës varr u hap në orën 13.00 të datës 8.10.1982. Ishin të pranishëm disa emra të njohur të historisë, ministra dhe drejtues të pushtetit vendor. U bë dezinfektimi dhe u vendos rihapja dy orë më pas.

Fillimisht regjimi fashist, e më pas ai komunist, e nderuan Avni Rustemin me emra rrugësh, shkollash, bustesh dhe monumente. Secili sipas interesave të veta, fashistët e shikonin si antizogist, ndërsa komunistët përveç kësaj edhe si revolucionar kundër shtresave të pasura, etj.

Asgjë nuk ka ndryshuar edhe sot, kur i adhuruari nga fashistët dhe komunistët nderohet me emra, buste e shtatore.27.al/ KultPlus.com

‘Rruga drejt muzikës është vet muzika’

Rafet Rudi

Muzika – kudo që të shfaqet dhe në cilëndo formë – mbetet vetëm muzikë dhe asgjë tjetër

———————

Në qenien e vet, muzika kryen funksionin imanent të fisnikërimit të njeriut, dhe në këtë mënyrë e ndryshon atë dhe qëndrimin e tij ndaj saj, dhe kështu edhe ajo vetë evoluon, duke ruajtur mundësitë dhe mënyrën e ekzistimit të vet.

Në ç’mënyrë jeton muzika?

Ekzistimin e vet ajo e manifeston me tinguj, të cilët i janë nënshtruar më parë vullnetit të njeriut (kompozitorit) në kombinime të panumërta, duke u shërbyer me elementet e veta themelore të ekzistimit: melodi, ritëm, harmoni, tempo etj. Mirëpo, a ishte kurdoher njeriu korrekt dhe objektiv ndaj saj, kur janë në pyetje mundësitë e saj. Sepse është e vërtet se gjatë historisë (e këtë do ta sqarojmë më poshtë) prej muzikës është kërkuar shumë më tepër nga ajo që mund të ofrojë realisht ky art.

Një gjë dihet me siguri – muzika ka luajtur rol me rëndësi në proçesin e zhvillimit shoqëror të çdo civilizimi. Le të na kujtohet Greqia antike, që muzikës i bënte vend prioritar në mesin e arteve të tjera. Krahas matematikës, poezisë dhe filozofisë, muzika ishte lëmi kyqe për zhvillimin e shtetit. Në filozofinë e Platonit e të Aristotelit, bie fjala, ajo u tregua si një objekt shumë i rëndësishëm pedagogjik e politik. Edhe në qytetërime tjera, në Egjiptin e vjetër, në Kinë, në Mesopotami etj., muzika ka pasur poashtu rol me rëndësi. Më së shpeshti, në të kaluarën, muzika është shfaqur e sinkretizuar me lloje të tjera artesh, posaqërisht me poezinë, me ç’rast janë bërë përpjekje për të paraqitur diçka, për të shprehur, për të sqaruar apo për të kërkuar diçka. Në këtë lloj sinteze, muzika mundet edhe të ndihmojë edhe të jetë e ndihmuar. Mirëpo, kur prej saj është kërkuar që, në mënyrë të pavarur, të shpreh diçka apo të paraqes diçka (në Greqinë e vjetër, bie fjala, në shekullin VI para erës sonë, Skadasi përpiqej ta përshkruaj luftën e Apolonit me kulçedrën, jo ndryshe por duke i rënë aluosit ), të shpjegojë a të kërkojë diçka konkrete (lë të na kultohet magjitë në bashkësitë primitive), atëherë kanë filluar të behën përpjekje që muzikës t’i jepet një dimension tjetër i ri, që në kohë më të reja, ku më shumë e ku më pak, kishte mjaftë ithtarë, sa që në shekullin XIX të arrijë kulmin, me ç’rast edhe u quajt me emrin e vete të vërtet – muzikë programore.

Mundësitë reale të muzikës

Ndryshe nga letërsia, bie fjala, muzika nuk posedon koncepte, përkatësisht, lënda e saj nuk përmban ndonjë përcaktim të veçantë konceptual. Materia e saj e vetme e ekzistimit është tingulli – e dihet se tingulli është vetëm një fenomen akustik, i cili këtu paraqet atë që paraqet fjala në letërësi, guri në skulpturë, ngjyra në pikturë etj. Nëse nga muzika kërkohet t’i kapërcej mundësitë e veta objektive, që determinohen nga natyra e mjeteve të veta shprehëse, atëherë llojin e till të muzikës e quajmë muzikë programore. Dhe ansjelltas, nëse muzika nuk shkon më larg se ajo që mund të ofrojë objektivisht, nëse ajo nuk aspiron që nga fenomenet të thata akustike të kërkojë koncepte precise, atë e quajmë muzikë absolute.

Fillet e muzikës programore, apo më mirë thënë, të programit në muzikë, i përmedëm më lart. Synime të njejta paraqiten edhe gjatë historisë së mëtejshme. Ta përmendim muzikën vokale të J. des Pres-it, të L. Marenzio-s, të O. di Lasso-s, të G. Gabrielit, të J. Gallus-it e të tjerëve, tek të cilët ishte i pranishëm synimi që të bëhen përshkrime me anë të muzikës. E njejta gjë paraqitet edhe në barok e në klasicizëm, madje duke aplikuar pragramin përmes formave të muzikës absolute: përmes simfonisë, kocertit, sonatës etj. Ta marrim një shembull të muzikës programore – te Simfonia VI e quajtur “Pastorale” e Beethovenit, pesë kohët e saj kanë nëntituj, si “Zgjimi i ndjenjave të hareshme në të hyrë të fshatit”, “Skena te përroi”, “Tubimi i hareshëm i fshatarëve”, “Shtrëngata”, “Kënga e bariut”.

Në këtë mënyrë arrijmë të romantizmi dhe tek përfaqësuesit e saj më tipik – Hektor Berliozi dhe Franc Listi. Njëra nga arsyet që ata instistonin me aq ngulm në muzikën programore pamëdyshje është evoluimi i vetë formës muzikore, përkatësisht “shtjerrja” e formave të muzikës absolute (të formës së sonatës, rondos etj.). Duke aplikuar programin në muzikë, ata u përpoqën ta rrënojnë “statizmin” e strukturës formale dhe arkitektonikën e fortë kompozicionale, të cilën deri më atëherë klasikët e kishin ngritur në kulminacion, e që ndonjëher linte përshtypjen e koncepcionit të klishetizuar. Duhet thënë se Berliozi, thuaja ithtar fanatik i muzikës programore, përkundër përpjekjeve të shumta nuk arriti që formën t’ia nënshtrojë përmbajtjes. Ai veçse zgjëroi suazat formale ekzistuese dhe në këtë kontekst aplikoi edhe programin. Ndërkaq, format ekzistuese te Berliozi mbeten të njejta. Ato do t’i lëkundë vetëm përfaqësuesi i dytë i madh i muzikës programore – Franc Listi. “Ai do të përpiqet”, siq thot Albert, “që poemat dhe mitet më të mëdha të njerëzimit t’i përkthejë në gjuhë të orkestrës” (lexo: të muzikës).

Po kështu, edhe përfaqësuesit e impresionizmit, gjatë krijimtarisë së tyre janë lidhur ngusht me programin, por me një program që është më i afërt pikturës sesa letërsisë. Nëse Berliozi dhe Listi synuan që muzikën ta shndërojnë në një lloj poezie, atëherë mund të thuhet se impresionistët përpiqen që muzikës t’i japin një frymë të re, një process të ri jetësor që është karakteristik për pikturën. Zgjidhje të re, Debysi (përfaqësues më tipik i impresionizmit), gjen tek imitimi i pikturës, duke u përpjekur që përmes muzikës ta përsërisë hapin e madh të Manesë e të Renoarit, duke u shprehur ekskluzivisht me anë të ngjyrave…

Muzika e shekullit XX, dhe kompozitorët modern, thuase janë më pragmatike dhe më objektiv karshi karakterit dhe natyrës së këtij arti. Në muzikën moderne dëgjuesi mund të përjetojë muzikën drejtëpërdrejti, me tërë fuqinë që ajo ka, e liruar nga cilido element i jashtëm (jashtëmuzikor), me të cilat janë të ngarkuara artet e tjera dhe të cilat te muzika paraqesin pikërisht përparësinë e saj. Tashmë ajo nuk do të paraqes gjë, por as të shprehë gjë, sepse edhe në rast të tillë, njëfarë objekti bëhet i rëndësishëm, qoftë edhe në pikëpamje psikike, objekt për të cilin shprehemi; ajo do që të bëjë. Ajo paraqet dhe shprehë direkt vetëvetën. Në pajtim me këtë, do të thoshim se më në fund, me këtë pikëpamje, muzika ka siguruar autonomi të plotë. Është me interes pozicioni i Stravinskit lidhur me këtë temë. Ai me një rast thot: mendoj se muzika, përkah esenca e vet, nuk është e aftë të shpreh çkado: një ndjenjë, një qëndrim, një gjendje psikike, një fenomen natyror e të tjera… SHPREHJA nuk ka qenë kur cilësi imanente e muzikës. Raison d’etre i muzikës (arsyeja e ekzistimit të saj) nuk kushtëzohet në asnjë mënyrë nga shprehja. Nëse ngjanë që muzika të shprehë diçka, siq ngjanë rëndomë, është ky vetëm një oluzion e jo edhe realitet. Është ky thjeshtë një element i rastësishëm që ne, me njëfarë konvencioni të heshtur po të rrenjosur, ia kemi dhënë hua muzikës, ia kemi imponuar si etiketë, si protokol, shkurt, si qëndrim, të cilin – në saje të shprehisë apo edhe në mënyrë të pavetëdishme – kemi zënë ta ngatërojmë me esencën e muzikës”.

Por pyetje për një pikëpamje të till edhe më tutje mbetet se nëse muzika nuk po paraqitka, nuk po shprehka, pasi nuk u shërbyeka me “ide”, atehërë si ekziston muzika si art.

Metafizikja në muzikë

Të nisemi nga elementarja. Vepra muzikore, përkah genusi i vet, i takon një forme të posaçme të qenies shpirtërore, i takon “frymës objektive”, që pushon në materie (ligji i objektivizimit i Hartmanit, sipas të cilit shpirti shndërohet në materie). Meqë muzika, pra, nuk mund të shprehë ndonjë ide, siq bën letërsia bie fjala, atëherë, si objektivizohet ajo? Filozofi polak Roman Ingarden ka vërejtur mirë se edhe prapa ideve duhet të ekzistojë ndonjë dimension në të cilin ajo do të mund të sëndërtohet shpirtërisht, e kjo “prapavijë” është – metafizikja.

Metafizikja është dhënë këtu (në muzikë) në relacionet mes toneve, pra në raporte të tyre reciproke, pikërisht aty ku konstituohet vetë muzika. Dhe, pikërisht për këtë arsye mund të thuhet se muzika është, për dallim nga të gjitha artet e tjera, arti më i drejtëpërdrejt, sepse, shpirtësia në të jepet përmes lidhjeve në mes toneve që dëgjuesi i përcepton drejtëpërdrejt me anë të shqisës së të dëgjuarit. Ideja muzikale është mbrenda muzikës e jo jashtë saj. Një kompozitor Italian, me një rast, thot “Muzika kudo që të shfaqet dhe në cilëndo formë – mbetet vetëm muzikë, dhe asgjë tjetër. Ajo mund të hyjë në një kategori tjetër të posaçme (psh. si “muzikë revolucionare, “muzikë kishtare” etj.) vetëm e vetëm në saje të përfytyrimit dhe të titullit apo emrit, në saje të tekstit të shënuar përbri si dhe në saje të situatës në të cilën e vendosim e jo për shkak të strukturës së posaçme dhe specifike.

E gjithë kjo, në realitet, është një qasje ontologjike artit që veprën artistike e konsideron qenie në vete, e cila nuk ka nevojë për argumentim e shpjegim, sepse ajo argumentohet vetë me ekzistencën e vet, sikundër njeriu që nuk mund të argumentojë konceptualisht ekzistimin e vet. Ai mund vetëm të përjetohet nga tjetri apo të ndjehet drejtëpërdrejti. Andaj edhe muzika nuk duhet të spjegojë të shprehë dhe të transmetojë diçka konkrete për t’u “kuptuar”. Rruga drejt saj është e hapur. Në muzikë mund të arrihet vetëm e vetëm me anë të muzikës./ KultPlus.com

Tri artiste sjellin copëza Europe në Kosovë përmes një ekspozite


Në një ambient të vogël ku muret flisni gjithçka përmes fotografisë, u shpalos ekspozita me titull “Poetika e hapësirës”  nga tri gra arkitekte të cilat përmes ekspozites sollën një copëz Europe edhe në Kosovë.

Ekspozita nga Eliza Hoxha, Zana Sokoli  dhe Arta Bytyqi ka rrjedhur në mënyrë spontane ndërsa fotografia ka qenë ajo që i ka bashkuar në një ekspozitë.

“Ka qenë e rastësishme qysh ne të tria edhe pse u përkasim moshave të ndryshme nga njëra-tjetra pasi që ato edhe kanë qenë studente të mija, si pozicion profesional dhe si eksperiencë profesionale, por që në fakt fotografia na ka bashku jo si profesion por si mundësi reflektimi edhe shënjimi i momenteve të caktuara  të arkitekturës që ne kemi qenë ose objekteve që na kanë pëlqyer ose atyre që na kanë inspiruar edhe gjatë studimeve dhe kur kemi arritur t’i shohim ka qenë inspirim i dyfishtë”,  ka thënë Eliza Hoxha për KultPlus.

Sipas Hoxhas ideja kryesore ka qenë me i sjellë disa copëza Kosove dhe disa copëza Europe brenda një konteksti, duke e ditur izolimin e Kosovës dhe mungesën e lëvizjes së lirë në Evropë.

“Ideja kryesore ka qenë me i sjellë disa copëza Kosove dhe disa copëza Europe brenda një konteksti çfarë është Qendra Kulturore Evropiane, ashtu sic u tha edhe më herët nëse ne nuk kemi mundur me lëvizë shpesh jashtë por  që ne kemi lëvizur për arsye shkolle, për ata që s’kanë mundur me lëvizë është një Evropë e vogël”, është shprehur Hoxha.

Zhvillimi i kreativitetit të arkitekturës konsiderohet i kufizuar pa kaluar kufijtë. Për arkitekten Zana Sokoli, shpesh pengesë për këtë kanë qenë vizat ndërsa ajo konsideron se  njeriu nuk është mjaftueshëm i edukuar nëse nuk udhëton.

”Për shumicën e këtyre fotografive me i ba na janë dashtë vizat, është e  rëndësishme sepse unë mendoj që njeriu nuk është mjaftueshëm i edukuar nëse nuk udhëton edhe është pak fatkeqësi kur e përmendi këta tu e dite për kufizimin në lëvizje që e kemi, jo që po du me e minimizu roli e profesioneve të tjera por realisht për artistët është jetike me pa që më e  zhvillu kreativitetin se çka në bëjmë është krejt prapavi e asaj që shohim dëgjojmë edhe pastaj  kështu kultivohet edhe shija edhe kreativiteti e kështu me radhë” është shprehur Sokoli.

E veçanta e kësaj ekspozitë është se ngërthen në veti fotografi që janë bërë  jo për qëllim të kësaj ekspozite, por që këto fotografi janë bërë ndër vite nga në eksperiencat personale të artisteve.

Sipas artistes Zana Sokoli, fotografia ka fillu me u komercializu pasi që  është rritur përdorimi i mediave sociale dhe ekspozimi i madh i fotografive at ka bërë që njerëzit të mos ndalen dhe të fokusohen tek kualiteti dhe mesazhi i fotografisë. Kështu njerëzit jonë shmangur prej idesë kryesore të fotografisë që ajo të  përcjellë një mesazh e që shprehet në pamje e jo fjalë.

“Është një emocion i veçantë i atij momenti që është kapur, nëse shikon objekti është i njëjtë në vendin e njëjtë por nuk e bënë një foto të dytë të njëjtë për arsye se ke qenë me emocion të caktuar momentin kur ke shiku dhe për këtë mendoj që fotografia është  e veçantë  sepse shënon momente që janë të papërsëritshme për njeriun”, ka thënë Sokoli.

Duke e përodur këtë hapësirë si një mundësi për të shprehur ndjenjat e tyre përmes artit pamor sic është fotografia, artistët kanë vendosur që ekspozitën ta titullojnë “Poetika e Hapsirës”.

 “Për neve si arkitekte, hapësira flet që do të thotë se n jemi mësuar se kur don me rregullu një dhomë ti e sheh hapësirën ama vetëm e matë me distancë sa është e madhe që me ditë çfarë kuzhine me ble edhe qysh me vendosë, përtej kësaj hapësira ka edhe një rëndësi tjetër  sepse ndikon se si na ndihemi  brenda asaj hapësire”, ka thënë tutje Sokoli për KultPlus.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 25 prill në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë./ Xh. Uka/ KultPlus.com